Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fëmija 2 vjeç rrëzohet në një kënd lojërash, dërgohet te Trauma

Një fëmijë 2-vjeçar është rrëzuar mbrëmjen e djeshme në një kënd lojërash në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në një kompleks pushimi, rreth orës 22:00. 2-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 30.07.2025, rreth orës 22:00, në spitalin e Lezhës, është dërguar nga familjarët, për […]

The post Fëmija 2 vjeç rrëzohet në një kënd lojërash, dërgohet te Trauma appeared first on FaxWeb.

Maliq/ Ndezi zjarr për hapje kullotash, përfundon në pranga arrestohet 26-vjeçari

Një 26-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Maliqit, pasi akuzohet se ka ndezur zjarr me qëllim hapjen e kullotave, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje toke me bimësi dhe shkurre. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi G. A., banues në fshatin Pirg, dyshohet se më 30 korrik, rreth orës 15:00, ka ndezur zjarr në zonën […]

The post Maliq/ Ndezi zjarr për hapje kullotash, përfundon në pranga arrestohet 26-vjeçari appeared first on FaxWeb.

EMRAT/ Sherri mes shokëve në Borsh, kush është autori dhe i plagosuri

Janë bërë me dije detaje lidhur me plagosjen në Borsh, ku një shok plagosi me pistoletë një tjetër. Falë veprimeve të shpejta hetimore, është identifikuar dhe shoqëruar në polici shtetasi Hekuran Çelaj, i dyshuari për plagosjen me armë zjarri. I plagosuri është Erald Shullazi. Plagosja ndodhi, pas një sherri mes shokëve në një lokal në […]

The post EMRAT/ Sherri mes shokëve në Borsh, kush është autori dhe i plagosuri appeared first on FaxWeb.

Mahmoud Abbas përshëndet vendimin e Kanadasë për të njohur shtetin e Palestinës

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, ka përshëndetur vendimin “historik” dhe “të guximshëm” të Kanadasë, për të njohur një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator. Z. Abbas “mirëpret qëndrimin historik të Kanadasë për të njohur një shtet palestinez”, i cili “do të forcojë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajonin” e Lindjes […]

The post Mahmoud Abbas përshëndet vendimin e Kanadasë për të njohur shtetin e Palestinës appeared first on FaxWeb.

Franca kërkon përjashtimin e verërave dhe pijeve alkoolike nga tarifat e Trumpit

Parisi po kërkon përjashtimin e sektorit të verës dhe pijeve alkoolike nga tarifat e reja amerikane, bëri të ditur të mërkurën Ministri i Tregtisë së Jashtme të Francës, Laurent Saint-Martin, pas arritjes së një marrëveshjeje tregtare midis SHBA-së dhe BE-së. “Ajo që po kërkojmë shumë qartë është një përjashtim për sektorin e verës dhe pijeve […]

The post Franca kërkon përjashtimin e verërave dhe pijeve alkoolike nga tarifat e Trumpit appeared first on FaxWeb.

Kryeministri Rama uron Ditën Botërore të Rojeve Mjedisore: Gratë, pjesë e pandashme e mbrojtjes së natyrës

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e Ditës Botërore të Rojeve Mjedisore, duke vënë në pah rolin e rëndësishëm që kanë gratë në mbrojtjen e natyrës. Në një postim në Facebook, Rama ka ndarë mesazhe domethënëse nga Genta dhe Irma, dy roje mjedisore nga zonat e mbrojtura të vendit. “Mirëmëngjes 😊 […]

The post Kryeministri Rama uron Ditën Botërore të Rojeve Mjedisore: Gratë, pjesë e pandashme e mbrojtjes së natyrës appeared first on FaxWeb.

Degradon sherri mes dy shokëve në Borsh! Njëri qëllon tjetrin me pistoletë, e plagos në dorë

Një plagosje me armë zjarri pistoletë dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin turistik të Borshit. Sipas burimeve të policisë, një i ri është plagosur në dorë, duke shpëtuar kështu nga një goditje fatale. Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali ku dy shokë po konsumonin alkool. Më pas, midis tyre ka nisur […]

The post Degradon sherri mes dy shokëve në Borsh! Njëri qëllon tjetrin me pistoletë, e plagos në dorë appeared first on FaxWeb.

Rusia sulmon Kievin gjatë natës, të paktën 6 të vdekur

Rusia ka ndërmarrë një sulm të përbashkët me raketa dhe dronë ndaj Kievit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën gjashtë personave, përfshirë një fëmijë 6-vjeçar, dhe duke lënë dhjetëra të plagosur, njoftuan autoritetet lokale të enjten. Sipas kreut të administratës ushtarake të kryeqytetit, Tymur Tkachenko, sulmi gjatë natës ka dëmtuar 27 objekte në katër zona […]

The post Rusia sulmon Kievin gjatë natës, të paktën 6 të vdekur appeared first on FaxWeb.

Degjeneron në dhunë masive protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në Angola, 22 të vdekur. Mes viktimave, një oficer policie

Të paktën 22 persona, përfshirë një oficer policie, kanë humbur jetën dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur në protestat kundër rritjes së çmimit të karburantit në Angola, tha ministri i Brendshëm, Manuel Homem. Protestat nisën si grevë e shoferëve të taksive dhe u përhapën në gjithë vendin, me më shumë se 1,200 persona të […]

The post Degjeneron në dhunë masive protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në Angola, 22 të vdekur. Mes viktimave, një oficer policie appeared first on FaxWeb.

DW: Zjarrfikësit të mbingarkuar, vatra zjarri kudo nëpër Ballkan

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, shumë zonanë Bullgari janë përfshirë nga flakët. Popullsia po njoftohet për zjarret përmes aplikacionit “BG Alert”. Deri tani nuk ka njoftime për të plagosur. Por shumë kanë humbur shtëpitë. Si në fshatin Rani Lug, në Bullgarinë perëndimore, në kufirin me Serbinë, ku thuajse të gjitha shtëpitë u shkatërruan nga flakët. […]

The post DW: Zjarrfikësit të mbingarkuar, vatra zjarri kudo nëpër Ballkan appeared first on FaxWeb.

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi më 30 korrik se do të vendosë një tarifë prej 25 për qind ndaj mallrave nga India, si dhe një taksë shtesë për shkak të blerjeve që ky vend bën nga Rusia për naftë. Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump tha se India “është […]

The post Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse appeared first on FaxWeb.

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Njoftimi për njohjen me kushte i Shtetit të Palestinës nga Britania, përbën ndoshta ndryshimin më të madh të qëndrimit diplomatik nga Londra në Lindjen e Mesme, aq më tepër në një zonë ku ata kanë qenë sundues në fillimet dhe mesin e shekullit të kaluar, e influencës të rëndësishëm prej atëherë e deri me sot, […]

The post Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez appeared first on FaxWeb.

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Pas disa vitesh të shtyrjes së procesit, censi i bujqësisë për mbledhjen e të gjitha informacioneve për njësitë ekonomike bujqësore dhe blegtorale, do të realizohet. Ministria e Bujqësisë ka nxjerrë për konsultim publik Projektligjin “Për Censin e Bujqësisë”, qëllimi i të cilit është krijimi i bazës ligjore të konsoliduar për kryerjen e tij, duke marrë […]

The post Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive appeared first on FaxWeb.

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Më shumë se 200 kritikë të Kremlinit, përfshirë ish të burgosur të luftës shprehën zemërim me vizitën e një delegacioni të nivelit të lartë të Moskës në Zvicër, duke e akuzuar Evropën se po mirëpret “kriminelë të luftës” pavarësisht pushtimit rus të Ukrainës. Kundërshtarët e liderit rus, Vladimir Putin, frikësohen se më shumë se tre […]

The post Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia appeared first on FaxWeb.

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Për herë të parë, një grup shtetesh arabe dhe myslimane, përfshirë Katarin, Arabinë Saudite dhe Egjiptin, kanë bërë një thirrje të përbashkët që Hamasi të heqë dorë nga pushteti në Rripin e Gazës dhe të dorëzojë armët, si pjesë e një zgjidhjeje për t’i dhënë fund konfliktit të zgjatur me Izraelin. Deklarata u mbështet edhe […]

The post Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza appeared first on FaxWeb.

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Pas disa minutash ndërprerje, Edinburgu rifillon operacionet me fluturim për në Këln. Aeroporti i Edinburgut thotë se fluturimet atje rifilluan pak para orës 17:00 BST, me një fluturim nga Edinburgu për në Këln. Një zëdhënës shton se 10 fluturime u pezulluan për shkak të problemeve me kontrollin e trafikut ajror këtë pasdite. “Sistemet tona janë […]

The post Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave appeared first on FaxWeb.

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç Balluku: Nesër afati i fundit për bizneset që të zhvendosen nga hapësirat që kanë zaptuar pranë akseve kombëtare Data 31 korrik është afati i fundit për të gjitha subjektet […]

The post Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç appeared first on FaxWeb.

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Izraeli mund të kërcënojë me aneksimin e pjesëve të Gazës për të rritur presionin ndaj Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – tha një zyrtar izraelit më 30 korrik, një ide që do t’i jepte një goditje të madhe shpresave të palestinezëve për shtetësi. Deklaratat e […]

The post Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës appeared first on FaxWeb.

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Të paktën pesë persona humbën jetën sot në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi në autostradën Styriane, në Slloveni. Për shkak të aksidentit, autostrada midis Tepinjës dhe tunelit të Golos do të jetë e mbyllur për një kohë të gjatë. Departamenti i policisë së Celjes fillimisht njoftoi se katër persona u vranë dhe dy […]

The post Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima appeared first on FaxWeb.

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

Fluturimi i avionëve në disa aeroporte të Londrës u pezullua përkohësisht për shkak të një defekti teknik. Autoriteti i trafikut ajror në Mbretërinë e Bashkuar tha se u kufizua numri i avionëve që fluturojnë në zonën e kontrollit të Londrës për të garantuar sigurinë. Problemi ka qenë një defekt teknik në qendrën e kontrollit të […]

The post Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror appeared first on FaxWeb.

❌