❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Datëlindje dashurie

Poezi nga Ángel Gonzålez
Sjellë në shqip nga Erion Karabolli

Si do të jem unë

kur të mos jem më unë?

Kur koha

ta ketë modifikuar strukturën time,

dhe trupi im të jetë tjetër,

tjetër gjaku im,

të tjerë sytë dhe flokët e mi.

Do të mendoj për ty, mbase.

Me siguri,

trupat e mi të njëpasnjëshëm

– duke mĂ« zgjatuar, tĂ« gjallĂ«, drejt vdekjes –

njëri-tjetrit do tŽia kalojnë

dorë më dorë,

zemër më zemër,

mish më mish,

atë elementin e mistershëm

që përcakton trishtimin tim

kur ti ikën,

që më shtyn të të kërkoj verbërisht,

që, në mënyrë të pashmangshme,

më çon tek ti:

me një fjalë, atë çka njerëzit e quajnë dashuri.

Dhe sytë

– çŽrĂ«ndĂ«si ka po s’qenĂ« mĂ« kĂ«ta sy –

do të të ndjekin pas kudo që të shkosh, besnikë./ KultPlus.com

Murat Toptani, një nga pionerët e skulpturës shqiptare

Murat Toptani ka lindur më 13 korrik 1867 në Aka, (Kaukaz) në kohën e internimit të babait-Said Toptanit.

Ai ka qenë patriot, atdhetar, ushtarak, poet, publicist, piktor, skulptor si dhe mësues, që punoi shumë për futjen e gjuhës shqipe nëpër shkollat turke. Gjithashtu zotëronte disa gjuhë të huaja si, turqisht, frëngjisht, arabisht, persisht, gjermanisht dhe italisht.

MĂ«simet i filloi nĂ« shkollĂ«n “Madam Fyrer”, ndĂ«rsa studimet e larta i vazhdoi nĂ« “Gallata Saraj” tĂ« Stambollit. GjatĂ« vijimit tĂ« mĂ«simeve nĂ« “Madam Fyres”, pati rastin tĂ« njihet me Asijen, vajzĂ«n e poetit komĂ«tar Naim FrashĂ«rit. Kjo njohje motivoi lindjen e njĂ« dashurie tĂ« sinqertĂ« nĂ« mes Muratit dhe Asijes, ndĂ«rsa mĂ« vonĂ« me pĂ«lqimin e vĂ«llezĂ«rve FrashĂ«ri kĂ«ta dy tĂ« rinj u martuan. Lidhjet mes familjes Toptani dhe FrashĂ«ri u forcuan edhe mĂ« shumĂ« kur Vesimeja, motra e Murat Toptanit, u martua me mĂ« tĂ« voglin e vĂ«llezĂ«rve FrashĂ«ri, me Mehmet FrashĂ«rin.

Më 1912 Murat Toptani ka qenë përfaqësues i Tiranës në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Aktin e Pavarësisë./ KultPlus.com

Debutimi i Frank Sinatrës më 13 korrik 1939

Së bashku me grupin e Harry James, debutoi me incizimin e tij të parë më 13 korrik 1939, ku më pas u bë shumë i dashur për publikun. 

Karriera e Sinatrës nuk përfundoi pas pesë apo dhjetë viteve, por qëndroi më shumë se gjysmë shekulli.

Ai performoi para një audience shumë të madhe, duke përfshirë edhe presidentët John Kennedy dhe Richard Nixon.

Gjithashtu, incizimet e tij vazhdojnë të jenë prezente te të gjitha moshat.

Disa nga kĂ«ngĂ«t e tij mĂ« tĂ« famshme janĂ«: Fly Me to the Moon, My Way, That’s Life, Come Fly with Me e tĂ« tjera. /KultPlus.com

Zbulimet arkeologjike në fshatin Lin, një udhëtim mes historisë dhe natyrës

Në brigjet piktoreske të liqenit të Ohrit, rreth 20 kilometra larg qytetit të Pogradecit, ndodhet fshati Lin, një nga destinacionet më të veçanta që ndërthur bukurinë natyrore me pasurinë historike.

Ky fshat i vogël, i vendosur mbi një gadishull që futet thellë në liqen, ofron një panoramë magjepsëse dhe një trashëgimi kulturore me vlera të jashtëzakonshme.

Një nga thesaret më të çmuara të Linit janë rrënojat e bazilikës paleokristiane, të zbuluara në majën e kodrës që ngrihet mbi fshat.

Zbulimet arkeologjike tĂ« realizuara gjatĂ« dekadave tĂ« fundit kanĂ« nxjerrĂ« nĂ« dritĂ« njĂ« kishĂ« tĂ« hershme qĂ« daton nĂ« shekujt V–VI pas Krishtit, e pasur me mozaikĂ« tĂ« rrallĂ«, zbukurime gjeometrike dhe simbole kristiane. MozaikĂ«t janĂ« tĂ« ruajtur nĂ« mĂ«nyrĂ« mbresĂ«lĂ«nĂ«se, duke dĂ«shmuar pĂ«r njĂ« qendĂ«r tĂ« rĂ«ndĂ«sishme shpirtĂ«rore dhe kulturore tĂ« asaj kohe.

Një bashkëpunim katërvjeçar midis arkeologëve zviceranë dhe atyre shqiptarë përmbylli me sukses fazën e parë 2021-2025, duke cilësuar sitin pranë Linit, në Pogradec, si vendbanimin më të vjetër palafit në Evropë.

Po ashtu, konfirmohet qĂ« “Lin 3” mbulon 2000 vite tĂ« historisĂ« sĂ« vendbanimeve dhe tĂ« paktĂ«n 10-12 faza apo fshatra tĂ« ndryshĂ«m pĂ«rgjatĂ« hapĂ«sirĂ«s kohore 6000 – 4000 para Krishtit.

Vizitorët që ngjiten në kodër, jo vetëm që përballen me historinë e lashtë të krishtërimit në rajon, por edhe me një pamje panoramike që të lë pa fjalë: Liqeni i Ohrit shtrihet i kaltër përpara, ndërsa kufiri me Maqedoninë e Veriut është vetëm pak minuta larg në horizont.

Fshati Lin është një atraksion më vete. Rrugicat e ngushta me kalldrëm, shtëpitë karakteristike me oborre të gjelbëruara, mikpritja e banorëve dhe traditat e ruajtura me përkushtim i japin këtij vendi një atmosferë të ngrohtë e autentike.

Shumë vizitorë ndalojnë për të provuar gatimet e zonës ose për të bërë një shëtitje buzë liqenit, aty ku koha duket sikur ndalon.

Lini Ă«shtĂ« njĂ« nga ato vende ku natyra dhe historia bashkĂ«jetojnĂ« nĂ« harmoni tĂ« plotĂ«. ËshtĂ« njĂ« udhĂ«tim qĂ« tĂ« çon njĂ«kohĂ«sisht nĂ« rrĂ«njĂ«t e qytetĂ«rimit dhe nĂ« thellĂ«sitĂ« e qetĂ«sisĂ« shpirtĂ«rore.

Për këdo që viziton Pogradecin, ndalesa në Lin është jo vetëm një rekomandim, por një përvojë e domosdoshme./atsh/KultPlus.com

Liqeni i Seferanit, një ndër atraksionet natyrore më të vizituara në Belsh

Liqeni i Seferanit në Belsh është kthyer në një nga atraksionet më të pëlqyera për turistët që zgjedhin të eksplorojnë bukuritë natyrore të Shqipërisë së mesme.

I pozicionuar në fshatin me të njëjtin emër, ky monument natyre përfaqëson një liqen karstik me një sipërfaqe prej rreth 87.5 hektarësh dhe një ekosistem të pasur, që tërheq vëmendjen e vizitorëve të apasionuar pas natyrës, qetësisë dhe biodiversitetit.

Liqeni ofron mundësi për ecje përgjatë brigjeve, vëzhgim të florës dhe faunës vendase, si dhe aktivitete të lehta rekreative, duke e kthyer këtë zonë në një pikë referimi për turizmin rural dhe natyror në qarkun e Elbasanit.

Falë infrastrukturës së përmirësuar dhe promovimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura, Belshi po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, të cilët shprehen të entuziazmuar nga peizazhi dhe mikpritja lokale.

Tashmë Belshi i rilindur tërësisht është një destinacion i rëndësishëm turistik në qarkun e Elbasanit.

Në përgjithësi është një zonë me një peizazh natyror që të bënë për vete në të katër stinët por më interesante është pranvera dhe vjeshta, ku bimësia pikas me ngjyrat e saja të theksuara.

Gjithë krahina numëron rreth 84 liqene, midis tyre ka dhe të vegjël fare, por të gjithë janë të bukur dhe kanë karakteristikat e tyre.

Kanë një florë befasuese sidomos në pranverë. Disa numërohen me emra për bukurinë e tyre si, ai i Seferanit, Merhojes, Cestijes, Degës, me një florë të pasur si, zambaku i bardhë, zambaku i verdhë, karakteristikë për ujërat e këtyre liqeneve që tërheqin vëmendjen e vizitorëve.

Në perëndim të qytezës, në liqenin e Seferanit, ishte faltorja e Afërditës dhe kulti i saj ushtrohej duke hedhur në ujë enë e terrakota si dhurata për perëndeshën./atsh/KultPlus.com

Kulinaria nxitje turizmit, listĂ« me produkte tipike pĂ«r t’u regjistruar

Kulinaria konsiderohet si një pjesë e pandashme e turizmit dhe me shumë potencial në zhvillimin e këtij sektori që jep një kontribut të madh në ekonominë e vendit.

Ministria e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural nĂ« bashkĂ«punim me AgjencinĂ« Gjermane pĂ«r BashkĂ«punimin Ekonomik, po punojnĂ« pĂ«r hartimin e njĂ« liste me produkte tradicionale shqiptare, tĂ« cilat kanĂ« potencialin pĂ«r t’u regjistruar si skema cilĂ«sie, qĂ« do tĂ« shtojnĂ« vlerĂ« nĂ« zhvillimin e turizmit.

Sipas ekspertëve të fushës, turizmi dhe zhvillimi i tij, falë dhe politikave për diversifikimin e ofertave turistike, ka rritur interesin e turistëve të huaj, të zgjedhin vendin tonë për të pushuar.

Konkretisht ekspertët po punojnë në regjistrimin si skema cilësie të recetave të vjetra, ku bëjnë pjesë shumë produkte vendase.

Sipas tyre, në gjysmën e territorit janë screenuar dhe ka mbi 50 produkte që sot kanë potencialin për tu regjistruar si skema cilësie siç i ka Italia.

Ata vlerësojnë se vendi ynë ka qindra produkte që meritojnë të regjistrohen.

MBZHR vitet e fundit po mbështet ngritjen e agroturizmeve si shembujt që po kthehen në trend tashmë nga shumë fermerë dhe banorë të zonave rurale, që investimet në prodhime tipike të zonës dhe i kanë kthyer fermat apo shtëpitë e tyre, në oaze të mikpritjes turistike. /atsh/ KultPlus.com

‘NjĂ« buzĂ«qeshje e ngrohtĂ« Ă«shtĂ« gjuha universale e mirĂ«sisë’

  1. “MirĂ«sia e vazhdueshme mund tĂ« arrijĂ« shumĂ«. Ashtu si dielli e shkrin akullin, mirĂ«sia bĂ«n qĂ« keqkuptimi, mosbesimi dhe armiqĂ«sia tĂ« avullojnĂ«â€.

Albert Shvajcer

2. “Ka prova tĂ« pakundĂ«rshtueshme se sa mĂ« i lartĂ« niveli i vetĂ«vlerĂ«simit, aq mĂ« shumĂ« gjasa ka qĂ« njeriu tĂ« trajtojĂ« tĂ« tjerĂ«t me respekt, mirĂ«si dhe bujari”.

Nethënill Brendën

3. “Transparenca, ndershmĂ«ria, kujdestaria e mirĂ«, madje edhe humori, funksionojnĂ« nĂ« biznes, nĂ« tĂ« gjithĂ« kohĂ«t”.

Xhon Gerzema

4. “Mbani mend, nuk ka njĂ« gjĂ« tĂ« tillĂ«, si njĂ« akt i vogĂ«l mirĂ«sie. Secili akt mirĂ«sie shkakton njĂ« dallgĂ«, e cila nuk ka njĂ« fund logjik”.

Skot Adams

6. “Ai qĂ« tĂ« ka bĂ«rĂ« njĂ« akt mirĂ«sie, do tĂ« jetĂ« mĂ« i gatshĂ«m tĂ« tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« tjetĂ«r, se sa ai qĂ« e keni detyruar”.

Benjamin Frenklin

7. “Dashuria dhe mirĂ«sia nuk shkojnĂ« kurrĂ« dĂ«m. Ato gjithmonĂ« bĂ«jnĂ« diferencĂ«n. BekojnĂ« atĂ« qĂ« i merr dhe bekojnĂ« edhe ty, qĂ« i jep”.

Barbara de Anxhelis

8. “MirĂ«sia Ă«shtĂ« gjuha qĂ« tĂ« shurdhĂ«rit mund ta dĂ«gjojnĂ« dhe tĂ« verbĂ«rit mund ta shohin”.

Mark Tuein

9. “MirĂ«sia Ă«shtĂ« mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme se sa mençuria, dhe pranimi i kĂ«saj Ă«shtĂ« fillimi i mençurisĂ«â€.

Teodor Isak Rubin

10. “MirĂ«sia njerĂ«zore nuk ka dobĂ«suar asnjĂ«herĂ« forcĂ«n apo zbutur strukturĂ«n e njĂ« populli tĂ« lirĂ«. NjĂ« komb nuk ka pse tĂ« jetĂ« mizor, pĂ«r tĂ« qenĂ« i fortĂ«â€.

Frenklin Delano Ruzëvelt

11. “Tre gjĂ«ra nĂ« jetĂ«n e njeriut janĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme. E para Ă«shtĂ« tĂ« jesh i mirĂ«. E dyta tĂ« jesh i mirĂ«. Dhe e treta Ă«shtĂ« tĂ« jesh i mirĂ«â€.

Henri Xhejms

12. “NjĂ« buzĂ«qeshje e ngrohtĂ« Ă«shtĂ« gjuha universale e mirĂ«sisĂ«â€.

Uilliam Artur Uard

13. “GjithmonĂ« jini pak mĂ« tĂ« mirĂ« se sa Ă«shtĂ« e nevojshme”.

Xhejms Berri

14. “Ai qĂ« di si tĂ« tregojĂ« dhe pranojĂ« mirĂ«sinĂ«, do tĂ« jetĂ« njĂ« mik mĂ« i mirĂ« se çdo zotĂ«rim”.

Sofokliu

15. “Ruaje mirĂ« brenda vetes atĂ« thesar, mirĂ«sinĂ«. MĂ«so si ta japĂ«sh pa hezitim, si tĂ« humbasĂ«sh pa pendesĂ«, si tĂ« fitosh pa qenĂ« i keq”.

Xhorxh Send

Debate, shfaqje teatrore e muzikë në Natën e dytë të Etno Fest

Agron Gërguri

Nata e dytĂ« e Etno Fest-it nisi me instalacionin e Malda Susurit “TĂ« kam nĂ« mendje”  pĂ«rcjellur me fjalĂ« qĂ« duhet mbajtur nĂ« mendeje: tĂ« kam, dashni, sy, bardhĂ«si, ajĂ«r, harmoni, bimĂ«, hije, botĂ«, za, zog, hare, motiv, inspirim, univers
 Mbi platformĂ«n e instalacionit plotĂ« ndjesi u zhvillua debat nĂ« temĂ«n “Ndikimi i traditĂ«s nĂ« shendetin mendor” nĂ« debat morĂ«n pjesĂ« Fadil Hysaj i cilli konstatoi se “BĂ«rthama identitare e ruanë  qenien “Vjosa Sadriu Hamiti foli pĂ«r rĂ«ndĂ«sinĂ« e gjuhĂ«s dhe Kanunit nĂ« ruajtjen e bĂ«rthamĂ«s identitare,  ndĂ«rsa Klara Shehu ProfesoreshĂ« e antikĂ«s nĂ« Unversitetin e SorbonĂ«s nĂ« FrancĂ« trajtoi aspekte psikologjike tĂ« ndikimit tĂ« riteve dhe  dhe zakoneve nĂ« shĂ«ndetin tonĂ« mendor duke e vĂ« nĂ« spikamĂ« dallimin midis traditĂ«s dhe zakoneve.

Aktorja Sheqerie Buqaj  me një monolog ilustroi  shpërthimin e dhimbjes së ndrydhur.
Sali Zogiani  tregoi disa anekdota^ në temen e ngushëllimeve në rastet e mortit.


Tema e identitetit nĂ« shfaqjen “TĂ« turpĂ«ruarit” e Altin BashĂ«s

ArtistĂ« nga Kosova dhe ShqipĂ«ria  ishin bĂ«rĂ« bashkĂ« nĂ« shfaqjen teatrore “TĂ« turpĂ«ruarit”. NjĂ« avokati amerikan me origjinĂ« pakistaneze, dhe gruan e tij, Emily, piktore e talentuar nĂ« njĂ« darke me miqĂ« prekin  temĂ«n e identitetit ndĂ«rthurur me religjionin dhe politikĂ«n që rrĂ«nojnĂ« raportet dhe rrjedhimisht edhe  identitetet.

   Në njëfarë mënyre të ata turpërohen në vete dhe kjo ndjesi shkakton dramë që eksploron identitetin, kulturën dhe konfliktet në një shoqëri të diversifikuar. Mesazhi kryesor i shfaqjes është reflektimi mbi identitetin, kulturën dhe konfliktet ndërkulturore në shoqërinë e sotme amerikane referenncialisht edhe në shoqëritë tjera. Personazhet i interoretuan Adrian Morina, Blerta Syla Surroi, Aurita Agushi, Kushtrim Sheremeti dhe Endrit Ahmetaj. Kostumet dhe skenografia e  Iliriana Bashës. 

Tema e shfaqjes prek raporte ndërnjerëzore

PĂ«rmes historisĂ« sĂ« personazheve si Amir Kapoor dhe gruas sĂ« tij Emily, shpalosen sfidat dhe dilemat e njĂ« shoqĂ«rie ku  ndihen ndikimet e trashĂ«gimisĂ« kulturore ptanimi – mospranimi  nĂ« procesin ndryshimeve tĂ« shoqĂ«risĂ« moderne ku interferimet nĂ« identitet janĂ« tĂ« paevitueshme. Shfaqja rrezaton me njĂ« fuqi  inkurajuese mbi marrĂ«dhĂ«niet ndĂ«rkulturore dhe thellon pĂ«rvojĂ«n tonĂ« nĂ« kontekstin e diversitetit kulturor dhe identitetit nĂ« botĂ«n moderne.
Veprën e Ayad Akhtar e kishte lexuar skenikisht përmbajtshëm regjisori Altin Basha me një regjisur spontane. 

 Nukleusini qenies identitar

Dilema e pĂ«rshfaqjes  tĂ« tĂ« kundĂ«rtĂ«s nga qĂ« pĂ«rfaqĂ«sinin personazhet ishte e bukura e shfaqjes, ku pastaj zbardhen edhe marrĂ«dhĂ«net  dashurore qĂ« tejkalojnĂ« raportet identitare dhe bĂ«hen trekĂ«ndĂ«sh
 pĂ«r pasoj prishet identiteti i dashurisĂ« dhe vjen dhuna ndaj gruas

Partirura skenike ku përshfaqet dilima e përkatësisë identitare e Amarit në interpretim të aktorit Adrian Morina ishte nga momentet më dramatike të shfaqjes.
Edhe aktori Endrit Ahmetaj pati poashtu një shpërthim ekspresiv që prekte majat e shqetësimit për pasigurinë identitare që lexohet si dilemë pse jo edhe dyshim se të tjerët janë kundër vetëm se ne jemi musliman. Poashtu në nivel të kërkesave të personazheve ishin edhe Blerta Syla, Aurita Agushi dhe Kushtrim Sheremeti me thyerjet emocionale,  ritmin dhe intonimin shprehës komunikun fuqishëm me publikun e Etno Festit.

   Përveç temës identitare drama prekte edhe disa mikrotema që plotësonin mozaikun e shtjellimit teatror: dashuria, arti dhe tradhëtia.

   Shfaqja nxorri mesazhe shqetësuese që përmblidheshin tek fakti se mungesa e identitetit  ka rrezik të prishë edhe  familjen ku pastaj siç i ndodhë Amir Kaporit as drejtësia dhe arti nuk e gjejnë paqtimin dhe se  dallimet që dalinë si bindje të ngurta identitare nuk  i pajton as dashuria.
Spektatorët e duartrokitën gjatë shfaqjen që provokoj, shqyrtoj dhe dilematizoj raporte të shumfishta njerëzore në kërkim të identitetit. 

Etno nejën e përmbajtësoi me këngë të bukura këngëtarja Vala Mulliqi./ KultPlus.com

Mbahet në Durrës, edicioni i parë i festivalit të artit performativ

Amfiteatri i DurrĂ«sit u shndĂ«rrua mbrĂ«mjen e djeshme nĂ« njĂ« ambient ku qindra artdashĂ«s dhe turistĂ« tĂ« huaj, u bashkuan nĂ« atmosferĂ«n artistike tĂ« festivalit “Nga errĂ«sira nĂ« dritĂ«â€.

Performanca nga lĂ«vizja artistike “Tamom”, tĂ« gĂ«rshetuara me dansin bashkĂ«kohor, krijuan njĂ« atmosferĂ« magjike nĂ« Amfiteatrin e DurrĂ«sit pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t dhe artdashĂ«sit qĂ« morĂ«n pjesĂ«.

Kryebashkiakja e DurrĂ«sit, Emirana Sako tha se kjo “shfaqje, pĂ«rgatitur nga lĂ«vizja mĂ« e re artistike, “Tamom”, nĂ« bashkĂ«punim artistik me Teatrin KombĂ«tar tĂ« OperĂ«s dhe Baletit, shĂ«non edicionin e parĂ« tĂ« asaj, qĂ« synohet tĂ« bĂ«het njĂ« festival tradicional multidisiplinar i artit performativ nĂ« DurrĂ«s”.

Lëvizjet Tamom dhe dansi bashkëkohor, erdhën si një performancë e kuruar dhe prodhuar nga Klod Dedja.

Kjo nismë shënon edicionin e parë të asaj që synohet të bëhet një festival vjetor multidisiplinar i artit performativ në Durrës një hapësirë ku lëvizja, prezenca dhe bashkëpunimi artistik bashkohen pa kufij.

Shfaqja solli një udhëtim në lëvizje me tri vepra koreografike nga emra të njohur ndërkombëtarë si Russell Maliphant (Britani e Madhe), Mauro Bigonzetti (Itali) dhe Erion Kruja (Shqipëri)./atsh/ KultPlus.com

UNESCO i jep edhe një shans Ohrit

Ohrit dhe Maqedonisë së Veriut iu dha një vit tjetër për të përmbushur një sërë detyrimesh dhe për të vepruar sipas rekomandimeve të vërejtura në raportet e mëparshme të Misioneve të Monitorimit Reaktiv, për të cilat do të duhet të paraqitet raport në UNESCO deri më 1 shkurt të vitit të ardhshëm.

Nga ana tjetër, dyzet organizata nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe vende të tjera evropiane kanë të shprehur publikisht shqetësimin nga në lidhje me vendimin e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Organizatat akuzojnë Komitetin se ka injoruar përsëri rekomandimet e ekspertëve.

“Komiteti i TrashĂ«gimisĂ« BotĂ«rore u informua pĂ«r transformimin shqetĂ«sues tĂ« pronĂ«s mĂ« shumĂ« se dy dekada mĂ« parĂ«. NjĂ«zet e dy vjet mĂ« vonĂ« dhe pasi tre misione ngritĂ«n alarmin se Rajoni i Ohrit Ă«shtĂ« de-facto TrashĂ«gimi BotĂ«rore nĂ« Rrezik, Komiteti ka vendosur pĂ«rsĂ«ri tĂ« injorojĂ« ekspertĂ«t dhe tĂ« shpĂ«rblejĂ« shpĂ«rfilljen e KonventĂ«s me njĂ« shans tjetĂ«r. Nuk kemi arsye tĂ« besojmĂ« se kĂ«tĂ« herĂ« do tĂ« jetĂ« ndryshe. Ne besojmĂ« se me kĂ«tĂ« vendim Komiteti ka tradhtuar parimet mbi tĂ« cilat Ă«shtĂ« themeluar dhe ka minuar nĂ« mĂ«nyrĂ« aktive vetĂ« thelbin e KonventĂ«s sĂ« TrashĂ«gimisĂ« BotĂ«rore”, thonĂ« nga Organizatat.

Kryetari Komunës së Ohrit Kirill Pecakov thotë se po përpiqet në përmbushjen e kërkesave të UNESCO-s, megjithatë kritikon Shqipërinë për mosbashkëpunim sa i takon statusit dhe përmbushjes së kërkesave.

“Kemi edhe shumĂ« pĂ«r tĂ« punuar, megjithatĂ« ajo qĂ« mĂ« shqetĂ«son mĂ« shumĂ« si kryetar i qytetit tĂ« Ohrit, edhe pse Ohri Ă«shtĂ« nĂ« sulm ose mĂ« aktual kur flitet pĂ«r statusin e UNESCO-s megjithatĂ« duhet ta kuptojmĂ« se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r rajonin e Ohrit ku varet nga dy shtete dhe nga mĂ« shumĂ« komuna nĂ« pĂ«rparimin e komunave dhe tĂ« gjithĂ« atĂ« qĂ« e bĂ«jmĂ« si Komuna. MĂ« shqetĂ«son se njĂ« nga problemet mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« teren Ă«shtĂ« mosbashkĂ«punimi mes MaqedonisĂ« dhe ShqipĂ«risĂ« dhe vĂ«rejtjet e shumta nĂ« pjesĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, tha Kirill Pecakov, kryetar i KomunĂ«s sĂ« Ohrit.

Komiteti pĂ«r TrashĂ«gimi BotĂ«rore tĂ« UNESCO-s nĂ« draft–dokumentin e miratuar nĂ« kuadĂ«r tĂ« sesionit tĂ« 47-tĂ« tĂ« kĂ«tij viti kĂ«rkoi qĂ« rajoni i Ohrit tĂ« vendoset nĂ« listĂ«n e pasurive botĂ«rore dhe kulturore nĂ« rrezik. Po aty, u theksua se vazhdon degradimi i atributeve tĂ« cilĂ«t e transferuan rajonin e Ohrit si trashĂ«gimi e mbrojtur e UNESCO-s dhe u kĂ«rkua pĂ«rmbushje e vĂ«rejtjeve tĂ« misionit reaktiv monitorues nga viti i kaluar./rtv21/ KultPlus.com

MIK Festival, mbrĂ«mje kushtuar 90-vjetorit tĂ« lindjes sĂ« tenorit Gaqo Çako

Nata e dytĂ« e MIK Festival, nĂ« Korçë, solli njĂ« mbrĂ«mje tĂ« paharrueshme kushtuar Gaqo Çakos, njĂ« prej zĂ«rave mĂ« tĂ« mĂ«dhenj qĂ« ka njohur muzika shqiptare.

Kreybashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo tha se “nĂ« 90-vjetorin e lindjes sĂ« Gaqo Çakos, Korça nderoi me dinjitet dhe krenari trashĂ«giminĂ« e njĂ« emri tĂ« pavdekshĂ«m tĂ« artit lirik”.

Filo u shpreh se nĂ«n drejtimin e mjeshtrit Eno Koço, Orkestra Simfonike e Forcave tĂ« Armatosura dhe emra tĂ« njohur tĂ« skenĂ«s shqiptare si Tatjana Kora Elmazi, Kastriot Tusha, Gjergji Mani, Xhoiden Dervishi dhe i ftuari special Tchako, sollĂ«n emocione tĂ« forta pĂ«r publikun e Teatrit “Andon Zako Çajupi”.

Mbrëmja u moderua me finesë nga sopranoja Inva Mula, duke i dhënë edhe më shumë madhështi këtij homazhi artistik.

Filo u shpreh se “Korça vazhdon tĂ« dĂ«shmojĂ« se Ă«shtĂ« dhe do tĂ« mbetet njĂ« nga qendrat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« kulturĂ«s shqiptare”.

MIK Festival u rikthyer këtë vit në edicionin e tij të 8-të në Korçë.

Bashkimi Evropian mbështeti mbrëmjen e veçantë të MIK Festival, kushtuar artistit të ndjerë./atsh/ KultPlus.com

‘Sa e dua gjithĂ« jetĂ«n, se atje gjej tĂ« vĂ«rtetĂ«n’

Poezi nga Naim Frashëri

JETA

Sa e dua giithë jetën!
Se atje gienj të vërtetën,
Yjtë, hënën, hapësirën,
Te mugëtit, natën, ditën,
Mëngjeze, diellin, dritën,
MbrĂ«mjen dh’ atĂ« errĂ«sirĂ«n;
NatĂ«n, kur Ă«sht’ e qetuar
Edhe gjĂ«sendi s’dĂ«gionet;
Qiellin kur Ă«sht’ i edruar
E hapësira ndritonet,
A kur hapen herë-herë
Ret’ e zeza sten nd’ere;
Vapën, vjeshtën, dimrin, verën,
Retë, shinë dhe lumenjtë,
Gjëmim, mjergull, Përrenjtë,
Deoren,
bresherin’ e erĂ«n’
Malet, fushat edhe brigjet,
Grykat e gukat e shtigjet.
Oshetimën, Pyjet,
drurĂ«t’
ShkĂ«mbenjtĂ«, gĂ«rxhet’ e gurĂ«t,
Lulet, barërat qe mbijnë,
E shpestë që fluturojnë
Edhe këngëra këndojnë
E nëpër dega levrijnë.
Dhe njĂ«rin’ e bagĂ«tinĂ«
Dhe giithĂ« E’ështĂ«
në
jetë
I dua si Perëndinë,
Se ngado që kthenj sytë,
Shoh atje Zotn’ e vĂ«rtetĂ«,
Q’ështĂ« njĂ« e s’ka tĂ« dytĂ«./ KultPlus.com

Nis ndarja e medaljeve presidenciale për mërgimtarët në ShBA që kontribuuan për liri dhe pavarësi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po e vazhdon qëndrimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E para e shtetit, ka takuar sot mërgatën shqiptaro-amerikane, të cilëve u ka ndarë medalje presidenciale.

Ndarja e medaljeve u bë për mërgimtarët të cilët kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

GjatĂ« kĂ«saj ceremonie, e cila po vazhdon akoma, u ndanĂ« dekorata si “Urdhri i PavarĂ«sisĂ«â€ dhe ai “Hasan Prishtina”.

Chanel Feston 110 vjet, spektakël në Grand Palais, yjet përshëndesin shfaqjen ikonike

Shtëpia e modës Chanel shënoi 110-vjetorin e modës së lartë (haute couture) me një shfaqje madhështore në Javën e Modës në Paris, duke e kthyer atelienë e saj legjendare në një set gjigant brenda Grand Palais së restauruar rishtazi. Ky transformim nga intimiteti në spektakël, me një temë të theksuar natyre, solli së bashku yje të listës A si Kirsten Dunst, Keira Knightley, Penélope Cruz dhe Naomi Campbell.

VetĂ«m Chanel mund tĂ« quante sallonin e saj legjendar Rue Cambon “shumĂ« tĂ« vogĂ«l” dhe ta rindĂ«rtonte atĂ«, nĂ« pĂ«rmasa monumentale, brenda njĂ« pallati. Kjo shfaqje tregoi fleksibilitetin dhe forcĂ«n e njĂ« prej gjigantĂ«ve tĂ« luksit, duke demonstruar se trashĂ«gimia e Coco Chanel, e cila revolucionarizoi mĂ«nyrĂ«n si visheshin gratĂ« duke flakur korset dhe duke riimagjinuar luksin si çlirim, shtrihet nga sallonet e vogla tĂ« vitit 1915 deri te kolosi i saj modern.

Yjet dhe përshtypjet

ArtistĂ« tĂ« njohur dhe rrethi i ngushtĂ« VIP i shtĂ«pisĂ« ngjitĂ«n shkallĂ«t e praruara pĂ«r tĂ« hyrĂ« nĂ« atelienĂ« e rindĂ«rtuar. Seti, i krijuar nga Willo Perron, ruante stilin klasik tĂ« Chanel – intim por monumental, i BotĂ«s sĂ« VjetĂ«r por futurist. Naomi Campbell shprehu entuziazmin e saj, duke thĂ«nĂ«: “Thjesht ndjehesha e veçantĂ«, sikur tĂ« hyje nĂ« njĂ« kujtim dhe diçka krejtĂ«sisht tĂ« re. Ka ngrohtĂ«si, intimitet, nostalgji. Chanel mund tĂ« rikrijojĂ« çdo gjĂ«, dhe kjo funksionon.”

Koleksioni vjeshtë-dimër 2025/26

Sfilata u zhvillua në stilin e fantazisë së natyrës, filtruar përmes prizmit Chanel. Rrobaqepësia e veshjeve për meshkuj i shtonte elegancë xhaketave dhe fustaneve të skalitura, ndërsa kostumet mohair në jeshile të errëta dhe kumbulla kanalizonin heshtjen e vjeshtës. Pëlhura me stofë bouclé imitonte lëkurën e deleve; pendët dhe stofi krijonin lesh artificial iluzionar.

Kallinj gruri tĂ« lyer me ar – simboli i bollĂ«kut nĂ« shtĂ«pi – ishin kudo: tĂ« qepur nĂ« pallto, tĂ« qĂ«ndisur nĂ« dekolte, tĂ« vendosur nĂ« vendin e çdo mysafiri. MegjithĂ«se tema mund tĂ« ketĂ« qenĂ« fshatare, puna e fiksuar me dorĂ« ishte mahnitĂ«se: kopsa me gurĂ« tĂ« çmuar, lule tĂ« qĂ«ndisura dhe njĂ« finale me lame aq tĂ« ndritshme sa imitonte rrezet e diellit nĂ« fushat e korrjes. Ekipi i studios, duke mbajtur fortesĂ«n pas largimit tĂ« papritur tĂ« Virginie Viard vitin e kaluar, e ankoroi shfaqjen nĂ« kode klasike, por luajti me zgjuarsi dhe lehtĂ«si.

Rëndësia e Haute Couture për biznesin Chanel

Kjo punë e detajuar dhe tradicionale ka rëndësi të madhe jo vetëm për traditën, por edhe për biznesin. Chanel, një gjigant i modës në pronësi private, raportoi 18.7 miliardë dollarë të ardhura për vitin 2024, duke çimentuar statusin e saj si një nga shtëpitë luksoze më të fuqishme në botë. Moda e lartë, ndonëse një kurorë e shtëpisë, nxit shitjet globale të parfumeve, çantave dhe bizhuterive, duke e bërë atë zili të rivalëve.

Epoka e re dhe debutimi i Matthieu Blazy

Ndryshimi Ă«shtĂ« gjithmonĂ« pranĂ« Chanel. Pas mĂ« shumĂ« se 30 vitesh udhĂ«heqje nga Karl Lagerfeld dhe njĂ« epoke mĂ« tĂ« butĂ« nĂ«n Virginie Viard, industria tani pret me padurim debutimin e stilistit tĂ« ri tĂ« Chanel, Matthieu Blazy. Ky talent belg, me pĂ«rvojĂ« te Margiela, Celine dhe Bottega Veneta, ka fituar fansa pĂ«r pĂ«rzierjen e tij tĂ« inovacionit dhe nderimit pĂ«r zanatin. Naomi Campbell tha pĂ«r Blazy-n, tĂ« cilin e njeh personalisht: “Ai Ă«shtĂ« i pĂ«rqendruar, mendjehapur — do tĂ« sjellĂ« diçka tĂ« veçantĂ«.”

Shfaqja u zhvillua brenda Salon d’Honneur tĂ« restauruar rishtazi nĂ« Grand Palais, me arin dhe gurĂ«t e tij tĂ« zbuluar pas njĂ« restaurimi shumĂ«vjeçar prej 600 milionĂ« eurosh, tĂ« bashkĂ«financuar nga Chanel. Kjo jo vetĂ«m qĂ« shĂ«rben si njĂ« vend, por edhe si njĂ« reklamĂ« e fuqisĂ« dhe pĂ«rkushtimit tĂ« shtĂ«pisĂ« sĂ« modĂ«s ndaj trashĂ«gimisĂ« pariziene./rtsh/ KultPlus.com

Lumi Buna rrjedh i lirë pas 50 vitesh, Rama: Përfundon faza e dytë e pastrimit

Lumi Buna tashmë rrjedh i lirë në shtratin e tij, pas 50 vitesh me përfundimin e fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin e shtratit pranë zonës së Dajlanit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lumi Buna ku ka përfunduar pastrimi në zonën e Dajlanit në Shkodër.

“Lumi Buna pas shumĂ« vitesh rrjedh i lirĂ« nĂ« shtratin e vet, pas mbylljes me sukses tĂ« fazĂ«s sĂ« dytĂ« tĂ« ndĂ«rhyrjes pĂ«r pastrimin e çlirimin e shumĂ«pritur tĂ« zonĂ«s sĂ« Dajlanit nĂ« ShkodĂ«r”, shprehet Rama.

Edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, më herët e cilësoi këtë si një operacion të rëndësishëm ku pas 50 vitesh, lumi Buna rrjedh i lirë në shtratin e vet dhe i hap rrugë një epoke të re për këtë pasuri natyrore.

Ai ka falënderuar të gjitha strukturat që kontribuan që nga momenti i parë në këtë ndërhyrje, dhe veçanërisht ndaj Forcave të Armatosura nën kujdesin e Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Sipas kryebashkiakut të Shkodrës, ekipet e punës në terren punuan me profesionalizëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, të udhëhequr nga nënkolonel Shkumbin Gjana, nënkolonel Egert Kuka dhe të mbështetur nga kolonel Shkëlzen Mhillaj, drejtues i operacionit, të cilët bënë të mundur çmontimin e plotë të strukturës metalike (dajlanit) në lumin Buna.

Beci ka nĂ«nvizuar se “ky operacion nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« arritje teknike, por njĂ« hap i madh drejt mbrojtjes sĂ« mjedisit dhe rikthimit tĂ« lirisĂ« natyrore tĂ« lumit Buna njĂ« aset i çmuar pĂ«r qytetin dhe gjithĂ« rajonin”.

Sipas bashkisë së Shkodrës, në fazën e parë të ndërhyrjes për pastrimin e shtratit të lumit Buna janë hequr rrjetat dhe pinarët, ndërsa në fazën e dytë pjesët metalike që kanë pasur nevojë për ndërhyrje më të specializuar./atsh/ KultPlus.com

Nis rikonstruksioni i sheshit pranĂ« Kinema ‘RepublikĂ«s’ nĂ« ShkodĂ«r

Ka nisur puna pĂ«r rikonstruksionin e plotĂ« tĂ« sheshit pranĂ« Kinema “RepublikĂ«s” nĂ« ShkodĂ«r. Lajmi u bĂ« i ditur nga kryetari i BashkisĂ« ShkodĂ«r, Benet Beci.

PunonjĂ«sit e NdĂ«rmarrjes sĂ« Objekteve ShtetĂ«rore po punojnĂ« pĂ«r sistemimin e kĂ«tij sheshi, me qĂ«llim qĂ« t’i japin njĂ« pamje tĂ« re godinĂ«s sĂ« kinemasĂ«, e cila tashmĂ« Ă«shtĂ« rikthyer nĂ« funksion pĂ«r qytetarĂ«t e ShkodrĂ«s.

Ky projekt synon të përmirësojë infrastrukturën rrethore dhe estetikën e një prej pikave kyçe të qytetit, duke e bërë më tërheqës dhe funksional hapësirën publike pranë këtij objekti kulturor./rtsh/ KultPlus.com

Parku i Drilonit, oaz qetësie dhe bukurie natyrore që të magjeps

Në skajin juglindor të Shqipërisë, vetëm pak minuta larg qytetit të Pogradecit, ndodhet një nga perlat më të çmuara të turizmit natyror: Parku i Drilonit.

Ky vend i rrallë është kthyer prej vitesh në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj, falë gjelbërimit të dendur, burimeve të kristalta dhe faunës së pasur ujore.

Sapo hyn në park, ndjen menjëherë qetësinë që mbizotëron. Rrugicat e shtruara me gurë kalojnë nën hijen e plepave shumëvjeçarë, ndërsa zhurma e lehtë e gjetheve që përplasen nga era krijon një atmosferë të veçantë çlodhjeje.

Burimet natyrore të Drilonit, të cilat furnizojnë direkt liqenin e Pogradecit, përshkojnë parkun përmes kanaleve të qeta ku notojnë shpendët dhe mjellmat e bardha.

Turistët ndalen shpesh për të fotografuar këtë bukuri natyrore, ndërsa fëmijët ndjekin me sy zogjtë që lëvizin lirshëm mbi ujë.

Prania e kafeneve tradicionale buzë kanaleve të liqenit e bën përvojën edhe më të këndshme për vizitorët që duan të shijojnë një pije nën freskinë e pemëve dhe zërat e natyrës.

Driloni është një destinacion që çdo vit tërheq mijëra vizitorë që kërkojnë pak qetësi, bukuri dhe frymëzim. Për ata që duan të largohen për pak nga zhurma e qyteteve, Driloni mbetet një zgjedhje ideale për relaks dhe kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën e paprekur të Shqipërisë juglindore.

PranĂ« Drilonit Ă«shtĂ« edhe fshati Tushemisht me “ZonjĂ«n nga qyteti”, i cili sĂ« bashku me Parkun natyror tĂ« Drilonit janĂ« shndĂ«rruar nĂ« njĂ« pol tĂ« ri ekoturistik jo vetĂ«m pĂ«r Pogradecin, por edhe pĂ«r Korçën.

Driloni apo Voloreka siç e quajnë pogradecarët, vetëm 6 km larg Pogradecit, është një nga mrekullitë natyrore dhe një nga atraksionet më të bukura në vendin tonë, ku investimet e realizuara me ndërtimin e rreth 4 mijë metra rrugica për këmbësorët që kanë zgjeruar sipërfaqen e parkut, kanë nxjerr më në pah potencialin turistik të kësaj zone.

Driloni Ă«shtĂ« njĂ« burim karstik qĂ« pĂ«rbĂ«het nga tri vija uji qĂ« rrjedhin pĂ«r t’u derdhur disa dhjetĂ«ra metra mĂ« tej, nĂ« bregun juglindor tĂ« liqenit. NjĂ«ri prej tyre, ai mĂ« kryesori, krijon njĂ« basen tĂ« madh ujor, ku mund tĂ« shĂ«titĂ«sh, vozitĂ«sh me varkĂ«, tĂ« shijosh bukuritĂ« e florĂ«s dhe faunĂ«s sĂ« pasur.

Rrugicat e ndërtuara lidhin të gjithë sipërfaqen nga burimet e Drilonit në fshatin Gurras, deri në shëtitoren përgjatë liqenit të Ohrit.

Sipërfaqja ku shtrihet shëtitorja e Tushemishtit dhe Parku i Drilonit është shumëfishuar në 150 hektarë, e gjitha në funksion të turizmit, me 13 ura të reja, shëtitore, korsi biçikletash, 8 mijë pemë të mbjella, 5 km gjatësi e lundrueshme me varkë./atsh/ KultPlus.com

Ai donte vdekjen, ajo veç jetën desh

William Shakespeare

Ai desh vdekjen dhe premtimet e saj të zbehta,

Në jetën pa shpresë të një djaloshi në përgjërim,

Ai desh të vdiste, të ndahej veç prej hidhërimit,

Të harronte ditët e netët plot dhimbje e trishtim.

Ajo jetën desh ta gëzonte plot zjarr e harrim,

Donte njerëzit dhe vitet që shkonin plot gëzim,

Qe dhurate prej qiellit e qeshur plot gajret,

Lule e pavyshkur në daç në shi a erë me tërbim.

Por një ditë prej ditësh gjithçka ndryshoi rrjedhë,

Dashuria keq i përfshiu dhe nuk ditën a benë mirë,

Se ajo shumë donte jetën e ai vdekjen fort e desh,

Cili nga të dy nga kjo betejë më i fortë do dil ?

Duheshin aq shumë sa çdo gjë do sakrifikonin,

Çdo gjĂ« pĂ«rreth familje e miq gati tĂ« mohonin,

Gjithçka për tu dashur se ajo qe pasuri e tyre,

Por ajo desh jetën te gëzonte e ai vdekjen desh 


Sa të ndryshëm po aq edhe të afërt në gjithçka,

Për dashurinë e çmendur mes tyre merreshin vesh,

Por njeri veç për vdekjen ëndërronte të ikte fluturim,

E tjetra të jetonte me të desh, pa brenga e hidhërim.

Por historia ka një fund : të ndaheshin me shtrëngim,

Ata që kishin premtuar besnikëri gjer në amshim,

E sot në dhimbje e torturë djaloshi jetën po e shkon,

Nga që vajza për të në qiell lart ka shkuar fluturim 


Ai donte vdekjen, ajo jetën veç desh,

Ai për të jetoi, ajo për të dha shpirt 
/KultPlus.com

‘Eksperienca Ă«shtĂ« mĂ«suesja e tĂ« gjithĂ« gjĂ«rave’

Më 12 korrik të vitit 100 p.e.s ka lindur një nga figurat më të rëndësishme të antikitetit, Jul Cezari, shkruan KultPlus.

Ai ishte gjeneral romak,  i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin e Republikës Romake, në Perandorinë Romake.

Rrjidhte nga një familje aristokrate që pretendonte se e kishte prejardhjen nga Iulus, bir i princit legjendar trojan, Enea.

Në ditën e tj të lindjes KultPlus ju sjell disa prej thënieve të tij:

1- Erdha, pashë, fitova

(E pĂ«rkthyer nga gjuha latine “Veni, vidi, vici” Ă«shtĂ« shprehja qĂ« i atribuohet perandorit romak Jul Cezari, qĂ« e pĂ«rdori kĂ«tĂ« term pĂ«r t’u mburrur nĂ« njĂ« farĂ« mĂ«nyre me sukseset e tij ushtarake. Sipas legjendave historike, Cezari i tha kĂ«to tre fjalĂ« si njĂ« mesazh drejtuar RomĂ«s pĂ«r ta njoftuar pĂ«r suksesin e tij nĂ« betejĂ«n e Zelas.)

2- FrikacakĂ«t vdesin shumĂ« herĂ«, pĂ«rpara se t’u vijĂ« vdekja e vĂ«rtetĂ«

3- Eksperienca është mësuesja e të gjithë gjërave

4- ËshtĂ« mĂ« mirĂ« tĂ« krijosh, se sa tĂ« mĂ«sosh. Krijimi Ă«shtĂ« esenca e jetĂ«s

5- Nëse duhet të shkelësh ligjin, bëje për të marrë pushtetin; në të gjitha rastet e tjera, zbatoje ligjin

6- Më mirë të jesh i pari në një fshat, se sa i dyti në Romë

7- Si rregull, njerëzit shqetësohen më shumë për atë që nuk munden ta shohin, se sa për atë që munden ta shohin

8- Burrat janë pothuaj gjithmonë të gatshëm të besojnë atë që dëshirojnë

9- E dashuroj emrin me nder, më shumë nga sa kam frikë vdekjen

10- Në luftë, ngjarjet me rëndësi, janë pasojë e shkaqeve të papërfillshëm./KultPlus.com

Poezia e poetit Pablo Neruda që frymëzon prej dekadash gjithë botën

Me punĂ«n e tij tĂ« pĂ«rkthyer nĂ« shumĂ« gjuhĂ« tĂ« huaja, Pablo Neruda konsiderohet njĂ« ndĂ«r poetĂ«t mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« shekullit tĂ« XX. NĂ« vitin 1971 Neruda fitoi çmimin Nobel pĂ«r letĂ«rsi, njĂ« çmim ky i kundĂ«rshtuar pĂ«r shkak tĂ« aktivitetit tĂ« tij politik. Novelisti kolumbian Gabriel Garsia Markez e quajti “Poeti mĂ« i madh i shek. XX”.

Kënga Gjithëpërfshirëse e tij (Canto general, 1950), u bë simbol i rreshtimit për letërsinë e popullit kilean.

Ja një nga poezitë më frymëzuese të tij


Dalëngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit,
që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë,
që nuk ndryshon rrugë,
që nuk rrezikon,
që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve,
që nuk i flet atij që nuk e njeh.

Dalëngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën,
që është i pakënaqur nga puna,
që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr,
që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura.

Dalëngadalë vdes ai që nuk udhëton,
që nuk lexon,
që nuk dëgjon muzikë,
që nuk zbulon hijeshi te vetja e tij.

Dalëngadalë vdes ai që shpërfill krenarinë e tij,
që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë,
që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq,
që ankohet për shiun që nuk pushon.

Dalëngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë,
që nuk pyet për gjërat që nuk i di dhe
që nuk përgjigjet për gjërat që di.

E shmangim vdekjen me doza të vogla,
duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë
kërkon një përpjekje shumë më të madhe
se thjeshtë fakti që marrim frymë.

Vetëm durimi i paepur
do të na bëjë të arrijmë
lumturinë më të madhe. / KultPlus.com

❌