❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Aksident tragjik nĂ« Sarandë–DelvinĂ«, humbin jetĂ«n dy vajza, njĂ« i plagosur rĂ«ndĂ«

NjĂ« aksident i rĂ«ndĂ« ka ndodhur sot nĂ« aksin rrugor Sarandë–DelvinĂ«, nĂ« vendin e quajtur “Pularia”, ku pĂ«r pasojĂ« kanĂ« humbur jetĂ«n dy vajza tĂ« reja nga fshati KopaçezĂ«, njĂ«sia administrative DelvinĂ«. Ngjarja e rĂ«ndĂ« ka tronditur zonĂ«n, ndĂ«rsa viktimat janĂ« identifikuar nga autoritetet, por emrat nuk janĂ« bĂ«rĂ« ende publikĂ«.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një person tjetër ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikësja, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave dhe për ndihmën e të plagosurit.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga për shkaqe që janë ende në hetim.

The post Aksident tragjik nĂ« Sarandë–DelvinĂ«, humbin jetĂ«n dy vajza, njĂ« i plagosur rĂ«ndĂ« first appeared on JavaNews.al.

Zjarr i madh në Zharrëz të Fierit, rrezikohen puset e naftës

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me shkurre në fshatin Zharrëz të Fierit, duke vënë në rrezik serioz një nga puset e naftës që ndodhen në këtë zonë, shkruan A2 CNN. Flakët, të përhapura me shpejtësi nga era e fortë, kanë shkaktuar panik te banorët, pasi afërsia me pusin e naftës paraqiste rrezik të madh.

Menjëherë pas sinjalizimit, dy mjete zjarrfikëse të Albpetrolit kanë ndërhyrë duke arritur të izolojnë vatrën e zjarrit dhe të parandalojnë përhapjen e tij në territorin përreth. Për shkak të natyrës së rrezikshme të zonës, operacioni ka qenë mjaft delikat.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë, të cilat po kryejnë hetime për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Ende nuk ka të dhëna nëse bëhet fjalë për një incident aksidental apo për zjarrvënie të qëllimshme. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale të tjera përveç sipërfaqes së djegur me shkurre.

The post Zjarr i madh në Zharrëz të Fierit, rrezikohen puset e naftës first appeared on JavaNews.al.

Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen: Partner i besueshëm!

Zelenski falënderon Shqipërinë për mbështetjen e vazhdueshme në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shpreh mirënjohjen e tij ndaj Shqipërisë dhe Presidentit Bajram Begaj, për urimet e ngrohta në 34-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës.

“Faleminderit sinqerisht Presidentit Bajram Begaj, pĂ«r fjalĂ«t e tij tĂ« ngrohta nĂ« kĂ«tĂ« ditĂ« tĂ« veçantĂ«,” shkruan Zelensky nĂ« rrjetin social “X”.

Ai shton se Shqipëria mbetet një partner i besueshëm i Ukrainës, si në skenën ndërkombëtare, ashtu edhe në marrëdhëniet bilaterale, dhe shprehu shpresën për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ky mesazh vjen në një moment kur miqësia dhe mbështetja ndërkombëtare janë më të rëndësishme se kurrë për Ukrainën, ndërsa vendi vazhdon të përballet me agresionin rus.

The post Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen: Partner i besueshëm! first appeared on JavaNews.al.

Nga opozita nĂ« pushtet! DemokratĂ«t e VlorĂ«s qĂ« iu bashkuan PS-sĂ«! Deromemaj hapi rrugĂ«n e “eksodit blu”

Largimi i Genc Deromemajt nga radhët e Partisë Demokratike dhe emërimi i tij në krye të Kadastrës së Vlorës bëri jo pak bujë.

Ish-kreu u degës së PD-së në Vlorë dhe pjesë e subjektit opozitar që prej vitit 2002, braktisi partinë e tij për postin drejtues në Kadastër, që iu besua pak javë më parë.

Por, një hulumtim i Top Channel zbulon se rrjedhjet nga Partia Demokratike e Vlorës janë të shumta. Figura të larta të PD-së, me kontribut të gjatë në parti, tashmë kanë ikur.

Zamira Sinaj, anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe ish-drejtoreshë e Spitalit Psikiatrik të Vlorës gjatë kohës kur ky subjekt ishte në pushtet, tashmë është bërë pjesë e Partisë Socialiste, duke u zgjedhur edhe deputete në parlamentin e ardhshëm. Për më tepër Sinaj më 11 Maj ishte në listën e sigurt të PS-së.

Edhe shumĂ« emra tĂ« tjerĂ«, qĂ« kanĂ« qenĂ« anĂ«tarĂ« tĂ« PartisĂ« Demokratike, sot janĂ« bĂ«rĂ« pjesĂ« e administratĂ«s publike, tĂ« drejtuar nga socialistĂ«t. NĂ«nkryetarja e BashkisĂ« sĂ« VlorĂ«s, Klea Lalo, vjen nga radhĂ«t e demokratĂ«ve, ashtu si edhe tre kĂ«shilltarĂ«t e kryebashkiakut socialist, Ermal Dredha: Sokol Kuçi, Erdet Mandi dhe Saimir Haxhiu. Po ashtu, Spitali i VlorĂ«s drejtohet nga njĂ« ish-demokrate, Julinda Çuni, ndĂ«rsa Tatimet nga Bled Taushani, dikur pjesĂ« e strukturave tĂ« PD-sĂ«.

Për kreun e Partisë Demokratike në Vlorë, Hysni Sharra, emërimi i demokratëve në poste drejtuese ka qenë zgjedhje e vetë atyre.

Rrjedhjet nga Partia Demokratike u komentuan dhe nga ish-kreu i degës së Vlorës, kandidat në listat e mbyllura më 11 Maj, por që nuk mundi të fitonte mandat, Atird Hoxha, i cili i sheh ikjet si plan të Ramës për të dobësuar PD-në.

Vlora njihet si një bastion i majtë, që në çdo cikël zgjedhor ja ka besuar qeverisjen Partisë Socialiste.

Demokratët që morën poste drejtuese në Vlorë

Genc Deromemaj – Drejtor i KadastrĂ«s

Zamira Sinaj – Deputete e PS

Klea Lalo – NĂ«nkryetare e BashkisĂ« VlorĂ«

Kozma Mali – Drejtor i Financave nĂ« Bashki

Sokol Kuçi – KĂ«shilltar i Kryetarit

Erdet Mandi – KĂ«shilltar i Kryetarit

Saimir Haxhiu – KĂ«shilltar i Kryetarit

Bled Taushani – Drejtor i Tatimeve

Julinda Çuni – DrejtoreshĂ« e Spitalit

The post Nga opozita nĂ« pushtet! DemokratĂ«t e VlorĂ«s qĂ« iu bashkuan PS-sĂ«! Deromemaj hapi rrugĂ«n e “eksodit blu” first appeared on JavaNews.al.

Sherr mes dy familjeve shqiptare në Itali, 5 të plagosur, arrestohen 6 burra

Një sherr ka ndodhur në Itali, mes anëtarëve të dy familjeve me origjinë shqiptare, të cilët janë përleshur fizikisht dhe si pasojë gjashtë burra janë ndaluar nga policia.

Sipas mediave italiane, përleshja dyshohet se ka ndodhur në qendër të Cassano delle Murge, në provincën e Barit, pas një konflikti për motive të dobëta.

Pesë nga të dyshuarit, të moshës midis 27 dhe 66 vjeç, kanë përfunduar në spital.

Tre prej tyre pĂ«suan lĂ«ndime mĂ« tĂ« rĂ«nda, ndĂ«rsa dy tĂ« tjerĂ« mĂ« tĂ« lehta. Gjykata ka caktuar masĂ«n e sigurisĂ« “arrest nĂ« shtĂ«pi” pĂ«r tĂ« gjashtĂ« personat e pĂ«rfshirĂ« nĂ« konflikt.

The post Sherr mes dy familjeve shqiptare në Itali, 5 të plagosur, arrestohen 6 burra first appeared on JavaNews.al.

Dyshohet pĂ«r 1100 viktima nĂ« SpanjĂ«, sezoni mĂ« i “zi” prej zjarreve nĂ« histori

Valës së fundit të të nxehtit në Spanjë i ka ardhur fundi, por pasojat që ka lënë pas janë të zymta.

Midis 3 dhe 18 gushtit, temperaturat ekstreme dyshohet se kanĂ« shkaktuar 1,149 viktima, sipas Instituto de Salud Carlos III. Shifrat vijnĂ« nga njĂ« sistem monitorimi qĂ« gjurmon “vdekjet shtesĂ«â€ duke i krahasuar numrat e pĂ«rditshĂ«m me ato qĂ« normalisht pritet tĂ« ndodhin. NĂ« korrik, sistemi kishte regjistruar 1,060 vdekje tĂ« tjera tĂ« lidhura me tĂ« nxehtin, 50% mĂ« shumĂ« se njĂ« vit mĂ« parĂ«.

Këto shifra nxjerrin në pah një të vërtetë në rritje: vera spanjolle nuk është më thjesht e padurueshme, por vdekjeprurëse.

Edhe pse temperaturat kanë rënë, zjarret e nisura gjatë valës së të nxehtit vazhdojnë të përhapen. Galicia, Castilla y León dhe Extremadura mbeten të goditura rëndë, me vatra të cilat vazhdojnë të jenë jashtë kontrollit.

Vetëm në dy javë janë djegur mbi 100 mijë hektarë tokë, përfshirë 30 mijë hektarë në një ditë të vetme. Këtë vit, Spanja ka humbur 373 mijë hektarë tokë nga flakët. Kjo e bën 2025-ën sezonin më të zi të zjarreve në historinë e vendit, duke kaluar shkatërrimin e vitit 2022 dhe duke iu afruar rekordit absolut të Portugalisë në 2017-ën.

The post Dyshohet pĂ«r 1100 viktima nĂ« SpanjĂ«, sezoni mĂ« i “zi” prej zjarreve nĂ« histori first appeared on JavaNews.al.

Merr fund Ă«ndrra e Lapajt pĂ«r t’u bĂ«rĂ« deputet! Burime: NĂ« çdo rast, mandatin e merr njĂ« zonjĂ«!

Telenovela verore për një karrige në Kuvend që dhuruan Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, të hënën e 25 gushtit do të prodhojë një seri të re me protagonist Kolegjin Zgjedhor që pritet ti japë fund gjithë sagës së ankimimeve për procesin e 11 majit.

Në gjykatën zgjedhore Adriatik Lapaj do kërkojë që mandati i vetëm të transferohet nga e para e listës së mbyllur te i pari në listën e hapur, të cilën e udhëheq vete, duke shpresuar në rrëzimin e vendimmarrjes së Komisionit te Ankimimeve dhe Sanksioneve, por një lëvizje e tillë duket mision i pamundur.

PesĂ« anĂ«tarĂ«t e KAS nĂ« vendimin e tyre te 30 korrikut pĂ«r t’ia kaluar mandatin Ana Dajkos, tĂ« parĂ«s sĂ« listĂ«s sĂ« mbyllur kanĂ« analizuar edhe elementin e kuotĂ«s gjinore. NĂ« argumentin e kĂ«saj trupe edhe nĂ«se bĂ«het transferimi i mandatit, nĂ« tĂ« gjitha rastet duhet tĂ« kalojĂ« nĂ« dorĂ«n e njĂ« zonje, pasi Kodi Elektoral pĂ«rcakton qarte se njĂ« grua nuk mund tĂ« zĂ«vendĂ«sohet me njĂ« burrĂ«, raporton Top Channel.

“NĂ«se kandidatja zgjedh tĂ« mos bĂ«het pjesĂ« e Kuvendit, atĂ«herĂ« Ă«shtĂ« Kuvendi qĂ« ka kompetencĂ«n tĂ« vejĂ« nĂ« lĂ«vizje KQZ-nĂ«, duke i kĂ«rkuar emrin e kandidatit zĂ«vendĂ«sues, i cili, nĂ« zbatim tĂ« pikĂ«s 2, tĂ« nenit 164, tĂ« Kodit Zgjedhor duhet tĂ« vijĂ« gjithashtu nga lista e mbyllur e subjektit dhe duhet t’i pĂ«rkasĂ« gjithashtu gjinisĂ« sĂ« nĂ«n-pĂ«rfaqĂ«suar”, thuhet ne vendimin e KAS tĂ« zbardhur nga gazetarja e Top Channel Elda Menga.

Çështja e kuotĂ«s gjinore u reflektua nĂ« Kodin Zgjedhor si njĂ« mekanizĂ«m qĂ« burrat tĂ« mos u zĂ«nĂ« vendin grave, njĂ« element i Ă«ndĂ«sishĂ«m, tĂ« cilĂ«n Adriatik Lapaj duket se nuk e kishte menduar mirĂ«. NĂ« rast dorĂ«heqjeje tĂ« Ana Dajkos, e para nĂ« listĂ«, radha i shkon tĂ« dytĂ«s, Livia Stavri, partneres sĂ« Endri Shabanit, qĂ«ndrimet e tĂ« cilit ishin shkĂ«ndija qĂ« i dhanĂ« jetĂ« telenovelĂ«s verore.

Cilido qĂ« tĂ« jete vendimi i Kolegjit pĂ«r mandatin e vetĂ«m tĂ« “ShqipĂ«ria BĂ«het”, nuk prek rezultatin e zgjedhjeve, por vetĂ«m i jep dritĂ«n jeshile certifikimit tĂ« rezultatit nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ«, edhe de jure 140 deputetĂ«t e dalĂ« nga zgjedhjet tĂ« kenĂ« mundĂ«si tĂ« betohen nĂ« seancĂ«n e parĂ« tĂ« legjislaturĂ«s sĂ« re parlamentare qĂ« nis mĂ« 10 shtator.

The post Merr fund Ă«ndrra e Lapajt pĂ«r t’u bĂ«rĂ« deputet! Burime: NĂ« çdo rast, mandatin e merr njĂ« zonjĂ«! first appeared on JavaNews.al.

Skema Kombëtare/ Denaj: Fermerët mund të përfitojnë financim me normë interesi vetëm 2%

NĂ« KavajĂ« “Sacro e Profano” Ă«shtĂ« njĂ« nga agroturizmat mĂ« tĂ« rinj nĂ« zonĂ«, njĂ« investim i kuzhinierit Xhovani Ziu, i cili pas shumĂ« vitesh nĂ« Itali vendosi tĂ« rikthehet pĂ«r tĂ« investuar nĂ« vendin e tij.

Ministrja e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhivllimit Rural, Anila Denaj ndau nĂ« rrjetet sociale njĂ« video nga agroturizmi “Sacro e Profano”.

Sipas ministres “kjo sipĂ«rmarrje agroturistike ndĂ«rthur traditĂ«n shqiptare me finesĂ«n italiane, duke ofruar njĂ« ambient tĂ« kuruar nĂ« çdo detaj dhe njĂ« kuzhinĂ« tĂ« pasur me produkte tĂ« freskĂ«ta qĂ« vijnĂ« drejtpĂ«rdrejt nga fermerĂ«t lokalĂ«â€.

Denaj nĂ«nvizoi se pĂ«rmes bashkĂ«punimit me prodhuesit e zonĂ«s, “Sacro e Profano” bĂ«het pjesĂ« e zinxhirit ushqimor Made in Albania, duke sjellĂ« nĂ« tryezĂ« shije autentike dhe duke i dhĂ«nĂ« turizmit rural njĂ« eksperiencĂ« gastronomike tĂ« pasuruar me mikpritje dhe pamje tĂ« mahnitshme nga tĂ« katĂ«r anĂ«t.

“Agroturizmin e kam jetuar nĂ« eksperiencĂ«n time nĂ« Itali. Ne kĂ«tu kemi pĂ«rveç restorantit dhe akomodimin nĂ« zonĂ«. Klientela jonĂ« janĂ« mĂ« shumĂ« kryesisht tĂ« huaj, mĂ« shumĂ« nordikĂ«t se turistĂ« klasikĂ«. Kjo na jep garanci qĂ« nĂ« tĂ« ardhmen mund tĂ« kemi njĂ« rritje tĂ« punĂ«s”, u shpreh Ziu.

Ministrja rikujtoi se “pĂ«rmes SkemĂ«s KombĂ«tare tĂ« Investimeve, me 50% grant dhe mbĂ«shtetjes nga Kredia e ButĂ« tĂ« kombinuar me GarancinĂ« Sovrane, çdo fermer mund tĂ« pĂ«rfitojĂ« financim me normĂ« interesi vetĂ«m 2% dhe mbulim kolateral deri nĂ« 70%, ndĂ«rsa pĂ«r zonat malore mbĂ«shtetja Ă«shtĂ« edhe mĂ« e madhe falĂ« PaketĂ«s sĂ« Maleve”./MarrĂ« nga ATSH

The post Skema Kombëtare/ Denaj: Fermerët mund të përfitojnë financim me normë interesi vetëm 2% first appeared on JavaNews.al.

Elisa Spiropali, mes 14 personazheve të dekoruar nga Zelenski në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Stefanchuk, në një postim në rrjetet sociale njofton se sot, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, Presidenti Zelenksi ka dekoruar 14 kryeparlamentarë, deputetë, senatorë e kongresmenë të ShBA dhe vendeve europiane, mes tyre Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe bashkëpunimin me Parlamentin e këtij vendi.

Kryeparlamentares Spiropali iu akordua Çmimi i LartĂ« ShtetĂ«ror “UrdhĂ«ri i PrinceshĂ«s Ollga, i Klasit tĂ« ParĂ«â€.

“Faleminderit secilit prej jush, miqtĂ« tanĂ« tĂ« dashur, anĂ«tarĂ« tĂ« familjes sĂ« madhe parlamentare, pĂ«r çmimet e merituara qĂ« u janĂ« dhĂ«nĂ« nga Presidenti Zelenski, nĂ« emĂ«r tĂ« popullit ukrainas!”, shkruan kryeparlamentari ukrainas Ruslan Stefanchuk.

The post Elisa Spiropali, mes 14 personazheve të dekoruar nga Zelenski në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës first appeared on JavaNews.al.

Mbeti i bllokuar në mes të detit, shpëtohet turist francez pranë Gjipesë

Pasditen e së dielës pranë shkëmbinjve të Gjipesë është shpëtuar një turist francez që rrezikonte të mbytej. Kanë qenë pushuesit që kanë lajmëruar policinë kufitare e cila e nisur nga Dhërmiu ka arritur të shpëtojë 38-vjeçarin nga Franca.

Turisti i identifikuar si Hassabou Elias, me shtetësi franceze, kishte pësuar probleme me shpinën dhe nuk mund të lëvizte pjesën e poshtme të trupit, duke mos qenë në gjendje të notonte.

Ai u shpëtua në kohë, u transportua drejt bregut dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në gjendje të mirë shëndetësore.

The post Mbeti i bllokuar në mes të detit, shpëtohet turist francez pranë Gjipesë first appeared on JavaNews.al.

Mitologjia si armĂ«, pse Putini beson se Rusia ka “rrĂ«njĂ« tĂ« shenjta” nĂ« UkrainĂ«

Opinion nga Timothy Snyder, Financial Times

Vladimir Putin, arkitekti i luftĂ«s mĂ« tĂ« pĂ«rgjakshme tĂ« shekullit XXI, nuk e sheh pushtimin e UkrainĂ«s thjesht si politikĂ« apo strategji. Ai e justifikon atĂ« pĂ«rmes njĂ« miti tĂ« lashtĂ«, “PĂ«rralla e Viteve tĂ« Shkuara”, njĂ« kronikĂ« mesjetare ku kryeplaku danez RĂžrek (i njohur si Rurik) paraqitet si themelues i njĂ« tradite tĂ« shenjtĂ« qĂ«, sipas Putinit, legjitimon pretendimet e RusisĂ« mbi Kievin.

Por e vërteta historike është tjetër: RÞrek nuk ka shkelur kurrë në Kiev, e aq më pak të ketë themeluar ndonjë shtet rus. Këto janë mashtrime mesjetare që shërbyen për të forcuar pushtetin e princave të asaj kohe, dhe që sot Putini i përdor për të justifikuar një luftë të përgjakshme.

Një mit që udhëton nga murgjit te Kremlini

NĂ« vitin 862, sipas kronikĂ«s sĂ« murgjve tĂ« Kievit, sllavĂ«t i ftuan skandinavĂ«t qĂ« t’i sundonin. HistorianĂ«t janĂ« tĂ« qartĂ«: ky ishte njĂ« trillim i huazuar nga sagat nordike, ku pushtimet justifikoheshin si “ftesa”.

NĂ« fakt, RĂžrek ka sunduar nĂ« brigjet e Baltikut, por kurrĂ« nuk ka qenĂ« nĂ« Kiev. VetĂ«m njĂ« shekull mĂ« vonĂ« skandinavĂ«t filluan tĂ« vendoseshin aty. MegjithatĂ«, murgjit i dhanĂ« RĂžrek-ut njĂ« jetĂ« biblike, e bĂ«nĂ« hero, e bĂ«nĂ« “babain” e njĂ« dinastie imagjinare dhe ia sollĂ«n “trashĂ«gimtarin” fshehurazi nĂ« Kiev.

Kjo ishte thjesht politikë e mitizuar: një mënyrë për të rritur prestigjin e sundimtarëve të Kievit.

Shekuj mĂ« vonĂ«, Moska, e krijuar shumĂ« mĂ« vonĂ« se ngjarjet e shekullit IX, e pĂ«rvetĂ«soi mitin e Rurik-ut pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar dinastinĂ« e saj. NĂ« 1721, Pjetri i Madh e pĂ«rdori pĂ«r tĂ« themeluar “PerandorinĂ« Ruse” dhe pĂ«r ta lidhur atĂ« me njĂ« origjinĂ« tĂ« lashtĂ« skandinave.

Sot, Putini bën të njëjtën gjë, por në një shkallë më të rrezikshme: ai përdor mitin për të thënë se Moskës i takon Kievi, dhe se ukrainasit nuk ekzistojnë si komb më vete.

Hamlet, Putini dhe politika e mashtrimit

Historia e RÞrek-ut nuk ndalet te kronikat e Kievit. Në një tjetër vepër mesjetare, Gesta Danorum, ai paraqitet si një viking pagan, gjysh i Amleth, personazhi që më vonë do të frymëzonte Shekspirin për Hamletin.

Kështu, RÞrek qëndron në prapaskenën e një prej tragjedive më të mëdha të artit botëror. Por ai nuk është themelues i Rusisë, sado që Putini ta paraqesë si të tillë. Ky manipulim i së shkuarës është pikërisht ajo që filozofja Hannah Arendt do ta quante totalitarizëm: kur një regjim përdor mite për të justifikuar pushtimin dhe gjakderdhjen reale.

Ukraina, historia dhe e ardhmja

NdĂ«rsa Putini e “ngrin” tĂ« shkuarĂ«n pĂ«r ta pĂ«rdorur si armĂ«, Ukraina po rilind nĂ« njĂ« tjetĂ«r drejtim. MĂ« shumĂ« se njĂ« shekull mĂ« parĂ«, mendimtarĂ« si Mykhailo Hrushevsky dhe Ivan Franko i dhanĂ« kombit njĂ« histori sociale dhe kulturore, jo mite dinastike. Sot, nĂ« mes tĂ« luftĂ«s, Ukraina po pĂ«rjeton njĂ« ringjallje me botime tĂ« reja, histori globale, dhe njĂ« dialog tĂ« hapur me kulturat tjera.

Kjo e dallon thellĂ«sisht nga Rusia e Putinit, e cila vazhdon tĂ« jetojĂ« me mitin e “RusisĂ« sĂ« pĂ«rjetshme dhe tĂ« pastĂ«r”.

Aleanca e dy cinikëve

Takimi i Putinit me Donald Trump nĂ« AlaskĂ« javĂ«n e kaluar e vĂ«rtetoi kĂ«tĂ« tragjedi. Putini foli pĂ«r “kombin vĂ«llazĂ«ror” ukrainas, duke e lidhur me mitin e Rurik-ut. Trump, nga ana tjetĂ«r, u pĂ«rqendrua te pakĂ«naqĂ«sia e tij pĂ«r faktin se njerĂ«zit kujtojnĂ« ende ndihmĂ«n ruse nĂ« zgjedhjet e vitit 2016.

Trump e mohoi gjithçka si njĂ« “mashtrim”, ndĂ«rsa Putini vetĂ«m buzĂ«qeshi. NĂ« kĂ«tĂ« simbiozĂ«, Ukraina mbeti e padukshme: askush nuk pĂ«rmendi qindra mijĂ«ra tĂ« vrarĂ« e tĂ« plagosur.

Kur arti bëhet armë

Nga Rurik te Hamlet, nga murgjit mesjetarë te diktatorët modernë, arti dhe miti janë përdorur për të justifikuar pushtetin. Por kur politika kthehet në teatër mitesh, ajo sjell tragjedi reale: qytete të bombarduara, fëmijë të rrëmbyer, popuj të zhdukur nga historia.

Putini mund tĂ« besojĂ« se po bĂ«n “tĂ« vĂ«rtetĂ«â€ njĂ« legjendĂ« tĂ« shekullit IX. Por nĂ« shekullin XXI, pasojat e kĂ«tij mashtrimi janĂ« shumĂ« konkrete: gjak, shkatĂ«rrim dhe humbje.

The post Mitologjia si armĂ«, pse Putini beson se Rusia ka “rrĂ«njĂ« tĂ« shenjta” nĂ« UkrainĂ« first appeared on JavaNews.al.

Denoncimi i Pacollit: Ukraina pengon hyrjen e shtetasve tĂ« KosovĂ«s nĂ« territorin e saj, i quan “terroristĂ«â€

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka denoncuar këtë të diel një episod të shëmtuar të ndodhur në dëm të disa shtetasve të Kosovës, të cilët po përpiqeshin të futeshin në Ukrainë.

“Ka dhjetĂ«ra shtete qĂ« ende nuk e kanĂ« njohur KosovĂ«n, por pothuajse tĂ« gjitha u lejojnĂ« qytetarĂ«ve tanĂ« hyrjen me pasaportĂ« kosovare. Sot, Ukraina ka kthyer shtetasit e KosovĂ«s nĂ« pikĂ«n kufitare me MoldavinĂ«, jo vetĂ«m qĂ« i ka refuzuar, por i ka ofenduar dhe keqtrajtuar, madje duke i quajtur “terroristĂ«â€. Ky nuk Ă«shtĂ« rasti i parĂ«: para disa vitesh, e njĂ«jta UkrainĂ« veproi nĂ« mĂ«nyrĂ« skandaloze me ekipin tonĂ« kombĂ«tar tĂ« futbollit, tĂ« cilĂ«t u detyruan tĂ« udhĂ«tonin nĂ« Gjeorgji pĂ«r tĂ« zhvilluar ndeshjen”, shkruan Pacolli nĂ« njĂ« status nĂ« Facebook, pĂ«rcjell A2 CN.

Pacolli kĂ«rkon reagim nga autoritetet shtetĂ«rore pĂ«r kĂ«tĂ« sjellje nga pala ukrainase. “Ne kĂ«tu nĂ« KosovĂ« vazhdojmĂ« tĂ« tregojmĂ« solidaritet dhe dhimbje pĂ«r ta, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ata na poshtĂ«rojnĂ«. A nuk Ă«shtĂ« koha tĂ« rishqyrtojmĂ« qĂ«ndrimet tona ndaj atyre qĂ« nuk na respektojnĂ« as dinjitetin mĂ« minimal?”.

The post Denoncimi i Pacollit: Ukraina pengon hyrjen e shtetasve tĂ« KosovĂ«s nĂ« territorin e saj, i quan “terroristĂ«â€ first appeared on JavaNews.al.

Ali Ahmeti për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Humbje e madhe për gazetarinë dhe jetën publike shqiptare

Në një reagim publik për ndarjen nga jeta të analistit dhe gazetarit Artur Zheji, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, shprehu dhimbjen dhe vlerësimin e tij për figurën e Zhejit.

PĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetet sociale, Ahmeti e cilĂ«soi atĂ« si njĂ« zĂ« tĂ« guximshĂ«m dhe tĂ« pavarur nĂ« hapĂ«sirĂ«n mediatike shqiptare. “Humbja e tij la njĂ« boshllĂ«k tĂ« madh nĂ« gazetari dhe nĂ« jetĂ«n publike shqiptare”, shkruan ai, duke nĂ«nvizuar kontributin intelektual dhe qytetar tĂ« Zhejit nĂ« debatin publik shqiptar.

“Me pikĂ«llim tĂ« thellĂ« mora lajmin pĂ«r ndarjen nga jeta tĂ« gazetarit dhe analistit tĂ« njohur Artur Zheji, nĂ« moshĂ«n 63-vjeçare.

Arturi ishte një zë i guximshëm dhe i pavarur në hapësirën mediatike shqiptare. Ndonëse ndonjëherë në debate dhe diskutime publike kemi ndarë mendime të ndryshme, mirëpo gjithmonë me respekt dhe vlerësim të ndërsjellë, gjë që përbën dëshmi e integritetit dhe kulturës së tij të lartë intelektuale.

Humbja e tij lë një boshllëk të madh në gazetari dhe në jetën publike shqiptare.

NgushĂ«llimet e mia mĂ« tĂ« sinqerta familjes, miqve dhe kolegĂ«ve tĂ« tij. U prehtĂ« nĂ« paqe dhe i qoftĂ« e lehtĂ« toka shqiptare.”, shprehet ai.

The post Ali Ahmeti për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Humbje e madhe për gazetarinë dhe jetën publike shqiptare first appeared on JavaNews.al.

Skandal nĂ« ushtrinĂ« ruse! “Xhelati” i Putinit del mashtrues, plagoste veten pĂ«r para dhe medalje

NjĂ« nga ushtarakĂ«t mĂ« tĂ« dekoruar tĂ« ushtrisĂ« ruse ka rezultuar tĂ« jetĂ« pjesĂ« e njĂ« mashtrimi tĂ« pĂ«rmasave tĂ« mĂ«dha. Hetuesit rusĂ« kanĂ« zbuluar se kolonel-lejtnant Konstantin Frolov, i njohur me nofkĂ«n “Xhelati” pĂ«r aftĂ«sitĂ« e tij si snajper, ka urdhĂ«ruar trupat e tij tĂ« qĂ«llonin qĂ«llimisht mbi tĂ« dhe mbi njĂ«ri-tjetrin pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar kompensime financiare dhe medalje nderi, pĂ«rcjell A2 CNN.

Sipas raportimit të gazetës Kommersant, Frolov dhe 35 ushtarë të Brigadës së 83-të Ajrore të Sulmit arritën të përfitonin rreth 2,5 milionë dollarë nga buxheti i Kremlinit, duke inskenuar plagosje gjatë luftës në Ukrainë.

Skandal nĂ« ushtrinĂ« ruse! “Xhelati” i Putinit del

Frolov, 39 vjeç, ishte kthyer nĂ« njĂ« figurĂ« tĂ« njohur pĂ«rmes mediave shtetĂ«rore, duke rrĂ«fyer histori pĂ«r akte heroike dhe plagosje tĂ« shumta nĂ« front. NĂ« njĂ« video tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes nĂ« vitin 2024, ai deklaronte: “QĂ« fĂ«mijĂ«, detyra dhe nderi nuk kanĂ« qenĂ« kurrĂ« fjalĂ« boshe pĂ«r mua. UnĂ« gjithmonĂ« kam dashur tĂ« jem ushtarak, dhe u bĂ«ra njĂ« i tillĂ«â€.

Madje, ai kishte pretenduar se kishte shpëtuar dhe birësuar një vajzë të plagosur nga bombardimet ukrainase, një histori që hetimet e fundit e cilësuan plotësisht të pavërtetë.

Skandal nĂ« ushtrinĂ« ruse! “Xhelati” i Putinit del

Raportimet e rreme pĂ«r plagosjet u pĂ«rdorĂ«n si bazĂ« pĂ«r t’i akorduar Frolovit disa medalje pĂ«r trimĂ«ri dhe guxim. Por pas njĂ« denoncimi nĂ« qershor tĂ« vitit tĂ« kaluar, autoritetet nisĂ«n njĂ« hetim tĂ« gjerĂ« qĂ« zbardhi mashtrimin, shkruan A2 CNN.

Gjatë hetimeve, Frolov pranoi se kishte kërkuar nga ushtarët e tij të qëllonin mbi të, duke shmangur organet jetike, në mënyrë që të dukej se ishte plagosur në beteja reale. Ai madje denoncoi bashkëpunëtorët e tij për të përfituar një marrëveshje me prokurorinë.

Skandal nĂ« ushtrinĂ« ruse! “Xhelati” i Putinit del

Kremlini refuzoi kĂ«rkesĂ«n e tij pĂ«r t’u rikthyer nĂ« front, ndĂ«rsa Frolov tani pĂ«rballet me akuza pĂ«r mashtrim nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ«, ryshfet, si dhe trafikim tĂ« paligjshĂ«m armĂ«sh dhe pajisjesh shpĂ«rthyese.

The post Skandal nĂ« ushtrinĂ« ruse! “Xhelati” i Putinit del mashtrues, plagoste veten pĂ«r para dhe medalje first appeared on JavaNews.al.

JD Vance bën gafën historike teksa flet për Ukrainë: Lufta e Dytë Botërore mbaroi sepse


Gjatë një interviste për Meet the Press, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance mbrojti qasjen e Presidentit Donald Trump për përfundimin e luftës në Ukrainë përmes negociatave dhe kompromiseve, duke u përpjekur të largonte fokusin nga sanksionet dhe kërkesat për armëpushim që Kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte propozuar më parë ndaj Rusisë.

Vance përdori shembuj nga historia, duke përmendur Luftën e Dytë Botërore, për të argumentuar se diplomacia është e domosdoshme për të përfunduar konfliktet e mëdha.

MegjithatĂ«, ai gaboi kur tha se “Lufta e DytĂ« BotĂ«rore pĂ«rfundoi pĂ«rmes negociatave”.

“NĂ«se kthehemi te Lufta e DytĂ« BotĂ«rore, nĂ«se kthehemi te Lufta e ParĂ« BotĂ«rore, nĂ«se kthehemi tek çdo konflikt i madh nĂ« historinĂ« e njerĂ«zimit, tĂ« gjithĂ« pĂ«rfundojnĂ« me njĂ« lloj negociate,” tha Vance.

Reagimet në rrjetet sociale nuk vonuan.

NjĂ« komentues shkroi: “Vance thotĂ« se Lufta e DytĂ« BotĂ«rore pĂ«rfundoi me negociata, dikush t’i tregojĂ« pĂ«r HiroshimĂ«n”. NjĂ« tjetĂ«r tha se“Lufta e DytĂ« BotĂ«rore pĂ«rfundoi me gjithçka tjetĂ«r, por jo negociata.”

Lufta e Dytë Botërore nuk përfundoi me negociata, por u mbyll me dorëzim të pakushtëzuar të Gjermanisë më 7 maj 1945 dhe të Japonisë më 2 shtator 1945.

Sa i pĂ«rket UkrainĂ«s, Vance theksoi se çdo vendim mbi territoret e humbura nga Rusia duhet tĂ« vendoset nga vetĂ« ukrainasit. “SĂ« pari, ukrainasit do tĂ« vendosin vetĂ« ku tĂ« vendosen kufijtĂ« nĂ« vendin e tyre,” tha ai. Presidenti Volodymyr Zelensky ka bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« se nuk ka asnjĂ« dĂ«shirĂ« tĂ« pranojĂ« humbjen e territorit tĂ« pushtuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme.

Qasjen e propozuar nga Trump, mbështetur nga Vance, disa kritikë e shohin të kundërt me realitetin historik dhe situatën aktuale të konfliktit në Ukrainë, ku Rusia vazhdon të kontrollojë pjesë të mëdha të territorit ukrainas që nga fillimi i pushtimit në 2022.

The post JD Vance bën gafën historike teksa flet për Ukrainë: Lufta e Dytë Botërore mbaroi sepse
 first appeared on JavaNews.al.

Ministrat e rinj? Mandati i katĂ«rt i RamĂ«s s’ështĂ« pĂ«r socialistĂ«t, Ă«shtĂ« pĂ«r EuropĂ«n

Nga Ardit Rada

Fundi i gushtit pritet tĂ« sjellĂ« edhe emrat e ministrave tĂ« rinj tĂ« mazhorancĂ«s socialiste, njĂ« ngjarje kjo jo pa interes kur nĂ« ShqipĂ«ri çdo afrim apo largim nĂ« qeveri pasohet me komente tĂ« gjata nga kafenetĂ« tek panelet telvizive. Por me fitoren e mandatit tĂ« katĂ«rt, Edi RamĂ«s duket se i ka lindur ‘detyra’ qĂ« qeverisjen e ardhshme  tĂ« mos e ndertojĂ« mĂ« mbi themelet e nostalgjisĂ« partiake me “tĂ« fortĂ«t” e bazĂ«s. ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« nĂ« prag tĂ« njĂ« kapitulli historik: udhĂ«timit drejt anĂ«tarĂ«simit tĂ« plotĂ« nĂ« Bashkimin Europian. Kjo sfidĂ«, mĂ« e madhe se çdo tjetĂ«r nĂ« tri dekadat e fundit, kĂ«rkon njĂ« kabinet ndryshe nga ç’jemi mĂ«suar – njĂ« qeveri teknokrate. Kjo edhe pĂ«r faktin se anĂ«tarĂ«simi nĂ« BE Ă«shtĂ« kryefjala e kĂ«tij mandati tĂ« RamĂ«s dhe PS-sĂ«.

Arsyeja kryesore e nevojĂ«s sĂ« njĂ« qeverie tĂ« tillĂ« Ă«shtĂ« vetĂ« natyra e procesit tĂ« integrimit. Negociatat me BE-nĂ« nuk janĂ« betejĂ« politike, por ushtrim i thellĂ« teknik. Çdo kapitull kĂ«rkon ekspertizĂ«: nga standardet mjedisore, tek konkurrenca e tregut, nga sundimi i ligjit, tek bujqĂ«sia dhe siguria ushqimore. PĂ«r tĂ« pĂ«rballuar kĂ«tĂ« sfidĂ« nuk mjafton retorika politike apo loja e pushtetit; nevojiten njerĂ«z qĂ« e njohin dosjen, qĂ« kanĂ« punuar me Brukselin dhe qĂ« kanĂ« aftĂ«sinĂ« t’i pĂ«rkthejnĂ« direktivat europiane nĂ« politika kombĂ«tare konkrete.

NjĂ« qeveri e mbushur me teknokratĂ« – pra me profesionistĂ« qĂ« kanĂ« kontribuar ndĂ«r vite nĂ« procesin e negociatave, qĂ« kanĂ« qenĂ« pjesĂ« e skuadrave tĂ« punĂ«s pranĂ« Komisionit Europian, apo qĂ« kanĂ« ekspertizĂ« akademike dhe praktike nĂ« fushat ku ShqipĂ«ria duhet tĂ« pĂ«rafrohet me standardet europiane. Kjo do tĂ« ishte garancia se mandati i katĂ«rt nuk do tĂ« mbetet peng i ciklit tĂ« brendshĂ«m politik.

Nga ana tjetĂ«r, emĂ«rimi i “socialistĂ«ve tĂ« vjetĂ«r” nĂ« kabinet, qoftĂ« edhe pĂ«r tĂ« shpĂ«rblyer besnikĂ«ri apo pĂ«r tĂ« ruajtur ekuilibra partiakĂ«, do ta kthente qeverinĂ« nĂ« njĂ« administratĂ« rutinĂ«. Kjo do tĂ« ishte fatale nĂ« njĂ« periudhĂ« ku çdo vit Ă«shtĂ« vendimtar pĂ«r kapitujt e negociatave pasi integrimi nuk njeh tolerancĂ« pĂ«r vonesa apo dĂ«shtime teknike. Çdo hap i gabuar pĂ«rkthehet nĂ« vite tĂ« humbura dhe kĂ«tĂ« na e kanĂ« mĂ«suar qeverisjes e tri dekadave tĂ« fundit.

Po ashtu, sfida e integrimit mund tĂ« diktojĂ« krijimin e ministrive tĂ« reja apo riformulimin e atyre ekzistuese. ShqipĂ«ria mund tĂ« ketĂ« nevojĂ« pĂ«r njĂ« Ministri tĂ« Integrimit Europian me fuqi tĂ« plota koordinuese, njĂ« Ministri pĂ«r KlimĂ«n dhe EnergjisĂ« sipas modelit tĂ« vendeve tĂ« BE-sĂ«, apo njĂ« strukturĂ« tĂ« veçantĂ« pĂ«r Dixhitalizimin dhe Inovacionin, qĂ« lidhen drejtpĂ«rdrejt me kapituj tĂ« negociatave. VetĂ«m njĂ« qeveri teknokrate do ta kishte fleksibilitetin dhe vizionin pĂ«r tĂ« rindĂ«rtuar “arkitekturĂ«n” e shtetit, pa u kufizuar nga interesat elektorale.

Në këtë kuptim, mandati i katërt i Edi Ramës nuk është një mandat për pushtet, por një mandat për histori. Ai duhet të zgjedhë mes dy rrugëve: ose të mbajë të njëjtën skemë partiake, duke e kthyer integrimin në një premtim të pafund, ose të ndërtojë një kabinet të ri, të çliruar nga lidhjet e vjetra, të drejtuar nga teknokratë që do ta çojnë vendin drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Në fund të fundit pyetja është e thjeshtë: A duam një qeveri që ruan pushtetin e brendshëm të Partisë Socialiste, apo një qeveri që siguron të ardhmen europiane të vendit? Nëse përgjigjja është e dyta, atëherë mandati i katërt duhet të jetë mandati i teknokratëve.

 

The post Ministrat e rinj? Mandati i katĂ«rt i RamĂ«s s’ështĂ« pĂ«r socialistĂ«t, Ă«shtĂ« pĂ«r EuropĂ«n first appeared on JavaNews.al.

Maduro i kĂ«rkon ndihmĂ« KinĂ«s pasi Trump i dĂ«rgoi flotĂ«n “te dera”, a do tĂ« reagojĂ« Pekini?

Në mes të tensioneve gjithnjë e më të ashpra mes Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës, presidenti Nicolås Maduro po kërkon të thellojë lidhjet me Kinën, rivalin kryesor ekonomik të Uashingtonit.

GjatĂ« mbylljes sĂ« “Kongresit tĂ« ParĂ« Pedagogjik tĂ« MĂ«suesve BolivarianĂ«â€, Maduro tregoi publikisht telefonin e tij tĂ« ri Huawei, tĂ« cilin, sipas tij, ia kishte dhuruar presidenti kinez Xi Jinping. Maduro madje shtoi me humor se pĂ«rmes kĂ«tij telefoni komunikonte drejtpĂ«rdrejt me liderin kinez “nĂ«pĂ«rmjet satelitit”. “Ni hao, ni hao (pĂ«rshĂ«ndetje). Xiexie, xiexie (faleminderit)”, tha ai, duke imituar njĂ« bisedĂ« nĂ« gjuhĂ«n kineze.

Ky veprim, megjithëse simbolik, tregon përpjekjet e qeverisë së Venezuelës për të afruar më shumë Pekinin në një kohë kur presioni amerikan po rritet.

Takimi diplomatik dhe qëndrimi i Kinës

VetĂ«m disa ditĂ« mĂ« parĂ«, Maduro priti ambasadorin kinez nĂ« Karakas, Lan Hu, duke vlerĂ«suar bashkĂ«punimin ekonomik, shkencor dhe teknologjik me KinĂ«n. Ambasadori Hu ka kritikuar hapur “masat e njĂ«anshme dhe shtrĂ«nguese” tĂ« SHBA-sĂ« ndaj VenezuelĂ«s, duke nĂ«nvizuar nevojĂ«n pĂ«r njĂ« botĂ« multipolare tĂ« bazuar nĂ« respektin reciprok.

NdĂ«rkohĂ«, Pekini shprehu shqetĂ«sim pĂ«r dislokimin e madh ushtarak amerikan nĂ« ujĂ«rat e Karaibeve. ZĂ«dhĂ«nĂ«sja e MinistrisĂ« sĂ« Jashtme kineze, Mao Ning, deklaroi se Kina “kundĂ«rshton çdo kĂ«rcĂ«nim ose pĂ«rdorim force qĂ« shkel sovranitetin e njĂ« vendi” dhe u bĂ«ri thirrje SHBA-sĂ« tĂ« shmangĂ« tensionet nĂ« rajon.

Shtetet e Bashkuara rrisin presionin

Administrata Trump njoftoi dĂ«rgimin e njĂ« nĂ«ndetĂ«seje bĂ«rthamore, avionĂ«ve zbulues dhe anijeve luftarake pĂ«r tĂ« luftuar kartelet e drogĂ«s, tĂ« cilĂ«t Uashingtoni i lidh me qeverinĂ« e Maduros. SHBA e ka akuzuar prej vitesh presidentin venezuelas si udhĂ«heqĂ«s tĂ« “Kartelit tĂ« Diellit” dhe sĂ« fundmi ka dyfishuar shpĂ«rblimin nĂ« 50 milionĂ« dollarĂ« pĂ«r informacion qĂ« çon nĂ« arrestimin e tij. Maduro, nga ana tjetĂ«r, shpalli mobilizimin e 4,5 milionĂ« milicĂ«ve dhe theksoi se “asnjĂ« perandori nuk do tĂ« prekĂ« tokĂ«n e shenjtĂ« tĂ« VenezuelĂ«s”.

Interesat ekonomike të Kinës

Ekspertët theksojnë se qëndrimi i Kinës është kryesisht ekonomik. Sipas të dhënave të Observatorit të Kompleksitetit Ekonomik, Kina ka një suficit tregtar prej 2,7 miliardë dollarësh me Venezuelën, duke eksportuar më shumë mallra sesa importon, ndërkohë që investon në mënyrë aktive në sektorin e naftës.

Vetëm këtë javë u raportua se një kompani private kineze ka nisur shfrytëzimin e dy fushave të naftës në Venezuelë, me plane për të investuar mbi 1 miliard dollarë deri në vitin 2026.

“Pekini ka interes qĂ« tĂ« ruajĂ« qasjen e tij ndaj burimeve energjetike tĂ« rajonit, por kjo nuk do tĂ« thotĂ« se Kina do tĂ« ndĂ«rhyjĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« konfliktin SHBA–VenezuelĂ«â€, tha pĂ«r CNN Gabriel Pastor, analist nĂ« qendrĂ«n CERES nĂ« Uruguai.

Megjithëse Maduro po kërkon aleatë të fuqishëm përballë presionit amerikan, Kina deri më tani ka dhënë vetëm deklarata diplomatike, duke shmangur hapa konkretë që do të ndryshonin ekuilibrat në rajon.

The post Maduro i kĂ«rkon ndihmĂ« KinĂ«s pasi Trump i dĂ«rgoi flotĂ«n “te dera”, a do tĂ« reagojĂ« Pekini? first appeared on JavaNews.al.

Irani u frikësohet sanksioneve, Teherani: Të gatshëm të reduktojmë pasurimin e uraniumit

Irani ka shprehur gatishmërinë për të reduktuar programin e tij të pasurimit të uraniumit në përpjekje për të parandaluar rikthimin e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara nga Britania e Madhe.

ZyrtarĂ« iranianĂ« tĂ« paidentifikuar thanĂ« se Teherani Ă«shtĂ« i gatshĂ«m tĂ« zbusĂ« qĂ«ndrimin e tij tĂ« ashpĂ«r pĂ«r tĂ« shmangur kĂ«rcĂ«nimin e sulmeve tĂ« mĂ«tejshme nga Izraeli ose SHBA-ja, raporton ‘The Telegraph’

Ali Larijani, këshilltar i lartë i Ajatollah Ali Khameneit dhe sekretar i sapoemëruar i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare, po nxit liderët të bien dakord për uljen e pasurimit të uraniumit nga 60% në 20% të pastërtisë.

Vendet evropiane kanĂ« paralajmĂ«ruar se, pa pĂ«rparim konkret nĂ« çështjen bĂ«rthamore deri nĂ« fund tĂ« muajit, ato janĂ« tĂ« gatshme tĂ« zbatojnĂ« sanksione “snapback” tĂ« hequra si pjesĂ« e marrĂ«veshjes bĂ«rthamore tĂ« vitit 2015.

Sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj Iranit, të lidhura me programin e tij bërthamor, janë një çështje komplekse që rrjedh nga Marrëveshja e Përbashkët Gjithëpërfshirëse e Veprimit (JCPOA) e vitit 2015 dhe Rezoluta 2231 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Këto sanksione synojnë të pengojnë Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore, duke vendosur kufizime në aktivitetet bërthamore dhe të raketave, si dhe kufizime tregtare dhe financiare.

Para vitit 2015, gjashtë rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1696, 1737, 1747, 1803, 1835 dhe 1929) vendosën sanksione të rrepta ndaj Iranit për shkak të shqetësimeve ndërkombëtare për programin e tij bërthamor. Këto sanksione përfshinin: Embargo armësh: Ndalimi i shitjes ose transferimit të armëve të rënda, si tanke, avionë luftarakë dhe raketa. Kufizime në programin e raketave balistike: Ndalimi i aktiviteteve të lidhura me raketat balistike të afta për të mbajtur armë bërthamore. Inspektimet e ngarkesave: Shtetet anëtare të OKB-së u detyruan të inspektojnë ngarkesat nga dhe drejt Iranit për materiale të ndaluara. Ngrirja e aseteve dhe ndalimet e udhëtimit: Për individë dhe entitete të lidhura me programin bërthamor të Iranit.

Me nënshkrimin e JCPOA-së në 2015, këto sanksione u pezulluan sipas Rezolutës 2231, me kusht që Irani të kufizonte aktivitetet e tij bërthamore, duke përfshirë pasurimin e uraniumit, dhe të lejonte inspektimet nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA).

MegjithatĂ«, mekanizmi “snapback” u pĂ«rfshi pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« sanksionet mund tĂ« rikthehen shpejt nĂ«se Irani shkelte marrĂ«veshjen, ndĂ«rsa sĂ« fundmi, Teherani ka shprehur gatishmĂ«rinĂ« pĂ«r tĂ« reduktuar programin e tij tĂ« pasurimit tĂ« uraniumit.

The post Irani u frikësohet sanksioneve, Teherani: Të gatshëm të reduktojmë pasurimin e uraniumit first appeared on JavaNews.al.

“Anglia ka mbaruar”, Sunday Times: ShqiptarĂ«t po kthehen vullnetarisht. Paguhen me mijĂ«ra paund nga shteti

Këto pamje tregojnë dëbimin e përjavshëm të shqiptarëve pa dokumente nga Anglia për në Shqipëri me avionë charter, paguar nga Ministria e Brendshme, Home Office.

Krahas tyre gazeta Sunday Times të cilës i referohet Top Channel, i kushton një shkrim të gjatë shqiptarëve të cilët vullnetarisht kthehen dhe marrin nga qeveria angleze shumën e 1.200 stërlinave.

Gazetari Richard Assheton ka udhëtuar drejt Kukësit dhe sjell historinë e kthimit vullnetar të 32-vjeçarit, Ardit Shehu.

“Ky shqiptar, azili i tĂ« cilit u refuzua, na deklaroi me njĂ« theks tĂ« rĂ«ndĂ« londinez: ‘Bro, tani Anglia Ă«shtĂ« e mbaruar’”.

Kështu nis artikulli Sunday Times.

Kjo thuhet në artikull sepse Britania e Madhe dhe Shqipëria kanë bashkëpunuar në një skemë riatdhesimi të përshpejtuar që ka zmbrapsur fluksin e mbërritjeve me gomone që në vitin 2022 arriti në gati 13.000 persona.

Sipas Sunday Times të Londrës që nga marrëveshja mes Rishi Sunak dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama në vitin 2022, Britania ka deportuar mbi 13,000 shqiptarë.

Kjo është afërsisht trefishi i numrit të atyre që deportoheshin gjatë viteve 2010. Shqiptarët janë tani kombësia më e deportuar dhe mbërritjet e tyre me varka të vogla kanë rënë me 95%.

“Policia, sa herĂ« qĂ« flasim [nĂ« rrugĂ«] na ndalon”, ka thĂ«nĂ« njĂ« shqiptarĂ« nĂ« njĂ« kafene nĂ« KukĂ«s . “E di? PĂ«r tĂ« arrestuar shqiptarĂ«t, vetĂ«m shqiptarĂ«t.”

Ai kishte jetuar në Barking në lindje të Londrës dhe kishte punuar me para në dorë në të zezë, në kantier ndërtimi, por u deportua gjashtë muaj më parë, tha ai.

Ervin Hoxha, ministri i BrendshĂ«m ka deklaruar pĂ«r Sunday Times: “PĂ«rpjekjet tona tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta e kanĂ« kthyer kĂ«tĂ« çështje nĂ« njĂ« histori suksesi.” Ai tha se ShqipĂ«ria ishte “mirĂ«njohĂ«se” ndaj BritanisĂ« pĂ«r bashkĂ«punimin.

Edval Zoto, i cili deri vitin e kaluar drejtonte njĂ« projekt tĂ« financuar nga Britania si pjesĂ« e marrĂ«veshjes pĂ«r kthimet dhe pĂ«rpiqej tĂ« bindte njerĂ«zit nga KukĂ«si tĂ« mos emigronin drejt BritanisĂ«, tha se: “Nuk mendoj se Rama po e pĂ«rdor kĂ«tĂ« marrĂ«veshje pĂ«r pĂ«rfitim politik
 pĂ«rveç ruajtjes sĂ« marrĂ«dhĂ«nieve tĂ« mira me BritaninĂ«â€.

The post “Anglia ka mbaruar”, Sunday Times: ShqiptarĂ«t po kthehen vullnetarisht. Paguhen me mijĂ«ra paund nga shteti first appeared on JavaNews.al.

TĂ« mori ‘Zonja e Zezë’, o mik i mirë 

Nga Ilir Demaliaj

Dje vendose tĂ« largohesh
 pa njĂ« fjalĂ«, pa njĂ« pĂ«rqafim, pa njĂ« “mirupafshim” tĂ« thjeshtĂ« siç e bĂ«nim gjithmonĂ« me pĂ«rplasjen e kokave – si njĂ« kod qĂ« vetĂ«m ne e kishim.

Shkove papritur, me një heshtje që briti më fort se çdo britmë.

U tregove “i pabesĂ«â€ siç vetĂ«m ti mund tĂ« ishe – me elegancĂ«, pa dramĂ«, pa paralajmĂ«rim.

As Klodin nuk e pĂ«rshĂ«ndete. As Patrikun – qĂ« pikĂ«risht atĂ« ditĂ« kishte ditĂ«lindjen.

As BesĂ«n e as Gerin, qĂ« ti i kishe mbledhur – pa e ditur ne, ndoshta as ti vetĂ« – pĂ«r drekĂ«n e fundit.

O tragjik i lindur, që Homerin e kishe gjak, Danten e lexoje si lutje, Shekspirin e recitoje si frymëmarrje

Pse zgjodhe të ikje pikërisht atë ditë?

ǒishte kjo lojë mes jetës dhe vdekjes që zgjodhe ta luaje në heshtje?

Patriku mĂ« tha sot me njĂ« zĂ« qĂ« s’e kisha dĂ«gjuar kurrĂ« mĂ« parĂ«:

“Kur tĂ« vijĂ« sĂ«rish dita ime, çfarĂ« tĂ« festoj? DitĂ«lindjen
 apo humbjen e atit tim qĂ« e doja si shikimin tim?”

Ti, mjeshtër i fjalës së pastër, që e trajtoje shqipen si një vepër arti


Ti, biri i Petro Zhejit dhe BesĂ«s Imami – dy yje tĂ« pashuar tĂ« mendimit dhe elegancĂ«s


Ti, qĂ« nuk lije fjali pa shkĂ«lqim, qĂ« e vrisje banalitetin me njĂ« batutĂ« tĂ« zgjuar, qĂ« e ndĂ«rtoje mendimin si njĂ« arkitekturĂ« tĂ« shenjtë 

Pse nuk na the asgjë në fund?

Një fjalë të vetme me zërin tënd që tingëllonte si muzikë deti


Një përshëndetje
 një gjest të heshtur


Apo ishe shumĂ« nĂ« nxitim, mĂ« shumĂ« se ç’mund tĂ« pĂ«rballonim ne qĂ« mbetĂ«m pas?

Ti që i dhe zë Kosovës, që e deshe si Besa, që bëre zërin tënd një flamur për të drejtën dhe të vërtetën në mikrofonin e Radios Radikale në Romë.

Ti, që i mësove rinisë se si tingëllon një fjali kur është e ndërtuar me shpirt.

Ti, që ishe i pakompromis me gjuhën, me mendimin, me estetikën e fjalës.

Javën e fundit folëm gjatë. Lamë që do takoheshim në shtator, pas pushimeve.

PĂ«r projektet. PĂ«r intervistĂ«n nĂ« “N’xhiro nĂ« Syçin”.

Premtove. Dhe e di që nuk premtoje kot.

Por s’mund tĂ« kishe ditur qĂ« ky ishte takimi i fundit.

Apo ishte koha qĂ« tĂ« thĂ«rriste dhe ti s’mund ta shtyje mĂ«?

Me kĂ« do kĂ«shillohem tani pĂ«r njĂ« ide qĂ« s’mĂ« lĂ« tĂ« fle?

Kush do të më kundërshtojë me pasion e pastaj do të qeshim për orë të tëra, derisa të na gjejë mëngjesi me gotën e fundit të verës dhe fernetin në fund?

Shko, se ndoshta vetëm atje lart mund të jesh aq i lirë sa të mendosh pa kufi.

Por dije se gjithçka që le pas, gjithçka që ndërtove me fjalë, mendim, pasion e dashuri, do të jetojë më gjatë se kjo jetë e shkurtër.

Ti ishe një nacionalist liberal.

Një mendje e mprehtë, një shpirt rebel.

Një dashnor i thellë i gjuhës, i kombit, i drejtësisë, i jetës me kuptim.

Ti u nise në nxitim
 dhe ne mbetëm me duart zbrazët dhe sytë plot lot.

Përqafoji të gjithë atje lart edhe për ne.
Thuaju që i kujtojmë.

E ti
 do jesh pĂ«rgjithmonĂ« me ne – nĂ« çdo fjali qĂ« do guxojmĂ« tĂ« shkruajmĂ« me pasionin qĂ« na mĂ«sove ti.

The post TĂ« mori ‘Zonja e Zezë’, o mik i mirë  first appeared on JavaNews.al.

❌