Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Euro shënon rënien rekord: Këmbehet shumë pranë 97 lekëve

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun po thyen rekorde të reja. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të enjten monedha europiane u këmbye me 97.15 lekë, niveli më i ulët i shënuar ndonjëherë.

Kursi vazhdon të jetë në rënie edhe me bazë vjetore. Krahasuar me të njëjtën ditë të vitit të kaluar, kursi Euro-Lek është në rënie me 2.7%.

Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, kursi i këmbimit vazhdon të jetë nën efektet sezonale të lidhura me turizmin. Muajt e verës shoqërohen me ofertë të shtuar valutore, për shkak të rritjes së numrit të vizitorëve të huaj.

Oferta e lartë valutore në treg vazhdon të zhvendosë kursin e Euros në rënie, pavarësisht madje edhe ndërhyrjeve të vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë. Duke filluar nga tremujori i dytë i vitit, Banka Qendrore ka rifilluar blerjet e valutës për të frenuar mbiccmimin e monedhës vendase. Megjithatë, as kjo nuk ka mjaftuar për të shmangur forcimin e mëtejshëm të Lekut.

Shifrat e blerjeve në tregun valutor publikohen me një tremujor vonesë dhe për momentin nuk ka një informacion lidhur me volumin e valutës që po tërheq Banka e Shqipërisë nga tregu. Në periudhën korrik-gusht të vitit të kaluar. Banka e Shqipërisë pati blerë 176 milionëeuro, blerje që mjaftuan vetëm për ta mbajtur kursin pak më lart kufirit të 98 lekëve.

Për tremujorin e parë të vitit, statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan se deficiti i llogarisë korrente ra në vlerën e 212 milionë eurove, 41% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Tkurrja e deficitit të jashtëm në tremujorin e parë erdhi paralelisht nga rënia e deficitit në mallra dhe zgjerimi i mëtejshëm i suficitit në shërbime.

Kontributin kryesor në llogarinë e shërbimeve e dha përsëri turizmi, që solli të ardhura neto në vlerën e 295 milionë eurove, në rritje me 10.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Përveç efektit të zakonshëm sezonal, të lidhur me pushimet verore, flukset hyrëse të valutës në ekonominë shqiptare ngelen të larta edhe nga investimet e huaja, sidomos në pasuri të paluajtshme. Agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme shprehen se blerjet nga subjektet nga jashtë vendit vazhdojnë të jenë të larta, veçanërisht në zonat bregdetare.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet e huaja në pasuri të paluajtshme po rriten edhe këtë vit. Për tremujorin e parë, ato arritën vlerën e 104 milionë eurove, 24% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga ana tjetër, edhe politika fiskale shtrënguese e qeverisë, e karakterizuar nga suficite buxhetore, vlerësohet se po vazhdon të luajë një rol shtesë në forcimin e monedhës vendase.

Të dhënat e Ministrisë së Financave treguan se buxheti e mbylli 6-mujorin 2025 me suficit në shumën e 33.1 miliardë lekëve, në rënie sidoqoftë me 36% krahasuar me suficitin e regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Leku i fortë vazhdon të jetë një faktor me ndikim në nivelete ulëta të inflacionit të ulët të importuar në ekonominë shqiptare. Në raportin e fundit të politikës monetare, Banka e Shqipërisë evidenton se inflacioni i ulët në ekonominë shqiptare vazhdon të jetë kryesisht efekt i faktorëve të jashtëm, ndërsa presionet rritëse mbi çmimet në ekonominë e brendshme ngelen të larta.

Nga ana tjetër, forcimi i vazhdueshëm i Lekut vazhdon të ndikojë negativisht eksportet e mallrave dhe shërbimeve, duke filluar nga turizmi, që po bëhet gjithnjë e më shumë sektor themelor për ekonominë shqiptare. /monitor

The post Euro shënon rënien rekord: Këmbehet shumë pranë 97 lekëve first appeared on JavaNews.al.

Alaska 2025 nuk duhet të bëhet Mynihu 1938 dhe as Jalta 1945

Opinion i publikuar nga Le Monde

Ne, përfaqësues të shoqërisë civile globale, refugjatë politikë, aktivistë demokratë dhe mbrojtës të paqes e të të drejtave të njeriut, u drejtojmë këtë thirrje urgjente liderëve të Evropës dhe botës.

Me shqetësim të thellë po vëzhgojmë takimin e ardhshëm mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, i planifikuar për më 15 gusht në Alaska.

Ne kemi frikë se ky takim mund të prodhojë një marrëveshje taktike afatshkurtër, e cila mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për Ukrainën, Evropën dhe sigurinë ndërkombëtare. Alaska 2025 nuk duhet të bëhet Mynihu 1938, marrëveshja që i hapi rrugë aneksimit të Çekosllovakisë dhe as Jalta 1945, ku tre fuqitë fituese të Luftës së Dytë vendosën fatin e Gjermanisë.

Ne shprehim shqetësimin tonë për mundësinë e një marrëveshjeje që do të legjitimonte pushtimin e paligjshëm rus të territoreve ukrainase dhe ndryshimin me forcë të kufijve të vitit 1991. Po ashtu, kemi frikë nga një lehtësim apo heqje e sanksioneve kundër regjimit të Putinit, që do t’i hapte rrugën rikthimit të tij në forume ndërkombëtare si G7-a, si dhe në ngjarje sportive e kulturore, gjë që do të shërbente vetëm për të legjitimuar diktaturën e tij.

Një tjetër rrezik është presioni i paprecedentë mbi Ukrainën për ta detyruar të pranojë një marrëveshje të imponuar dhe të padrejtë, e mbështetur nga një fushatë ndërkombëtare e Putinit për ta paraqitur si “zgjidhje paqësore”.

U bëjmë thirrje liderëve të kombeve evropiane dhe komunitetit ndërkombëtar të sigurojnë që asnjë marrëveshje të mos bëhet pa pjesëmarrjen dhe pëlqimin e drejtpërdrejtë të Ukrainës dhe Evropës. Nuk duhet njohur apo mbështetur asnjë vendim që legjitimon okupimin e paligjshëm të kryer pas një agresioni brutal nga regjimi i Putinit.

Duhet të ruajmë dhe forcojmë sanksionet ndaj këtij regjimi deri në ndalimin e plotë të agresionit, çlirimin e territoreve të pushtuara, lirimin e të gjithë të burgosurve politikë dhe të civilëve e ushtarakëve ukrainas, si dhe nxjerrjen para drejtësisë të përgjegjësve.

Po ashtu, Rusia duhet të mbetet e përjashtuar nga organizatat dhe ngjarjet ndërkombëtare derisa të përmbushë detyrimet e saj sipas të drejtës ndërkombëtare.

The post Alaska 2025 nuk duhet të bëhet Mynihu 1938 dhe as Jalta 1945 first appeared on JavaNews.al.

E pazakontë në Pogradec! I kishin zënë vendin e parkimit, u çan gomat makinave

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në lagjen nr. 3 të qytetit të Pogradecit, ku një shtetas ka dëmtuar tre automjete duke u çarë gomat, për shkak se i kishin zënë vendet e parkimit.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasi në fjalë, pasi është kthyer nga puna, ka konstatuar se hapësirat e parkimit përpara pallatit të tij ishin zënë nga mjete të papajisura me pullë rezidenti.

Fillimisht ai ka kërkuar ndërhyrjen e policisë, por efektivët nuk kanë mundur të gjejnë drejtuesit e automjeteve dhe janë larguar nga vendngjarja.

Më pas, i irrituar, ai është kthyer në banesë, ka marrë një thikë dhe ka çarë gomat e tre makinave. Drejtuesit e mjeteve, pasi kanë konstatuar dëmtimet, kanë bërë kallëzim në polici.

Agresori është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

The post E pazakontë në Pogradec! I kishin zënë vendin e parkimit, u çan gomat makinave first appeared on JavaNews.al.

Apokalips në Spanjë, 60 mijë hektarë në flakë, Las Médulas e UNESCO-s bëhet hi

Spanja po përballet me zjarre të dhunshme që prej së dielës, 10 gusht, të cilat kanë shkaktuar tragjedi njerëzore dhe dëme kolosale në mjedis. Deri tani, tre persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur rëndë, ndërsa rreth 60 mijë hektarë tokë janë shkrumbuar brenda një jave.

Vetëm në rajonin e Castilla y León, mbi 8.000 banorë janë evakuuar nga rreth 30 bashki.

Në mesin e dëmeve të pariparueshme është edhe Las Médulas, monument natyror i listuar nga UNESCO, i famshëm për shkëmbinjtë e kuq gjigantë dhe pyjet e lisit, gështenjës dhe qershisë së egër, të rritura mbi shpatet e minierave të lashta të arit nga koha romake. Sot, kjo pasuri unike është kthyer në hi.

Las Médulas

Evakuime masive në pika turistike dhe qytete

Në Tarifa, në bregdetin e Andaluzisë, mbi 3.500 persona, shumica turistë, u detyruan të braktisin hotelet, kampingjet dhe akomodimet e tjera më 11 dhe 12 gusht.

Në Extremadura, në perëndim të vendit, banorët e një fshati morën paralajmërime emergjente në celularë për të mos dalë nga shtëpitë dhe për të mbyllur dritaret e dyert. Më pas, në orët e natës së 13 gushtit, autoritetet evakuuar 19 persona që kishin refuzuar të largoheshin, pasi flakët përfshinë mijëra hektarë përreth.

Afër Toledos, në qendër të vendit, rreth 4.000 banorë u detyruan të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi më 12 gusht, për shkak të tymit të dendur e të zi nga një vatër zjarri, e cila u shua vetëm të enjten.

14 rrugë dhe një autostradë mbetën të bllokuara për ditë me radhë, duke paralizuar qarkullimin.

The post Apokalips në Spanjë, 60 mijë hektarë në flakë, Las Médulas e UNESCO-s bëhet hi first appeared on JavaNews.al.

OMONIA habit me deklaratën: S’ishte rastësi që zjarret dogjën zonat e minoriteti grek!

Organizata e Minoritetit grek në Shqipëri, Omonia, ka dalë në një deklaratë publike pas situatës së rëndë të zjarreve në jugun e vendit. Organizata Omonia bën të ditur me anë të një deklarate të dërguar me email, se ka mbledhur kryesinë për situatën e zjarreve dhe akuzon qeverinë se ka lënë minoritetin me qëllim nën pushtetin e zjarreve.

Deklarata e OMONIA

Mbledhje jashtëzakonshme e Kryesisë së Përgjithshme të Organizatës. Indinjatë dhe trishtim për pasojat e zjarreve të tejzgjatura dhe të përgjithshme në trevat bazike të Minoritetit Etnik Grek. Vlerësim i dëmeve dhe pasojave në shoqërinë dhe ekonominë lokale.

Nën kryesimin e Kryetarit të Organizatës dhe ndjenjë përgjegjësie të thellë ndaj gjendjes që krijon vazhdimi i tejzgjatur i zjarreve masive në zonat e Sarandës – Delvinës, u mblodh me emergjencë Kryesia e Përgjithshme e Organizatës.

Në një vlerësim të parë të pasojave tragjike shkaktuar nga zjarret në thuajse të gjitha komunitetet me dimension historik, veçanarisht impaktit psikologjik që krijon situata duke qenë periudhë ku numër i madh banorësh kthehen në vatrat e tyre atërore, duke ndarë perceptimin e përgjithshëm në komunitet se zjarret aspak të rastësishme nuk janë dhe më së shumti u provokuan qëllimisht, Kryesia e Përgjithshme shpreh protestën e saj për neglizhencën dhe indiferencën e autoriteteve shtetërore dhe ineficencën në parandalim dhe në vazhdim përballimin e tyre.

Çfarëdo justifikime dhe krahasime me të tjera situata në kohë ose dhe shtete të tjera nuk mund të mbulojnë faktet reale rreth të cilave u bë diskutim i gjerë dhe i hollësishëm.

Pasojat e zjarreve të sezonit të sivjetëm janë ndoshta më tragjiket meqënse përfshinë vetë zonat e banuara duke shkaktuar dëme në banesa familjare por edhe kisha Orthodhokse sikundër në Lefterohor, Lekël, Senicë etj. Për më tepë u shkatërruan ullishta të vjetra dhe të reja, vreshta, ferma blegtorale etj, dëmi financiar dhe ekonomik i të cilave është veçanarisht i lartë. Në veçanti fokusojmë tek pasojat dhe impakti që shkakton kjo në largimin e familjeve të reja shtesë nga trevat meqënse ndërmarrja e përpjekjes sërish kërkon fonde nga njëra anë dhe vullnet nga ana tjetër.

I mëshojmë me përgëzimet e rastit pjesëmarrjes me sensibilitet shoqëror të gjithë banorëve sa mundeshin – sidomos të rinjve që u ndodhën në vatrat tona – në përpjekjen për përballimin e zjarreve dhe shpëtimit të pasurive të tyre por edhe vendeve të adhurimit: manastire, kisha dhe paraklise.

Duke shprehur indinjatën dhe zemërimin për braktisjen në mëshirën e fatit të banorëve dhe komuniteteve nga ana e autoriteteve shtetërore, duke shmangur trajtimin fatalist të gjendjes, Kryesia e Përgjithshme e BDMEG OMONOIA kërkon dhe do të përpiqet në mënyrë që nga ana e shërbimeve të bashkive lokale të bëhet regjistrimi i menjëhershëm dhe vlerësimi ekonomik i dëmeve që lanë pas flakët e zjarrit. Të ketë reflektim të menjëhershëm për zhdëmtimin e tyre meqënse më së shumti i dedikohet neglizhencës shtetërore. Përsa i përket sektorit të bujqësisë kërkojmë me këmbëngulje mbështetjen me prioritet dhe pa justifikime të fermerëve dhe blegtorëve ekonomitë e të cilëve u shkatërruan. Vëmendje dhe financim respektiv kërkojmë edhe përsa i përket procedurave të ripyllëzimit por edhe masave preventive për shmangien e fenomeneve po aq rënduese që do të pasojnë nga rreshjet atmosferike të stinës në zonat e dëmtuara malore.

Në mënyrë që të mos përsëritet përvit e njëjta situatë kërkohet rishikim thelbësor i mentalitetit, strukturimit dhe forcimit të infrastrkurës teknike si edhe shtim i konsiderueshëm i personelit në shërbimet e zjarrfikseve dhe përballimit të situatave emergjente.

Jo si fjalë ngushëlluese dhe urata por në koshiencë të kursit tonë historik dhe dashurisë së shquar për vendlindjen që na dallon, në përgjigje edhe të objektivit të synuar nën konsideratën se zjarret u provokuan qëllimisht dhe me shkaktar, bëjmë thirrje për pjesëmarrje  koshiente këmbëngulëse të secilit prej nesh në mënyrë që të shndërrohet situata në një shans për aktivizim politik të përgjegjshëm në përpjekjen për vijimin e pandërprerë të prezencës së komuniteteve autoktone Greke në trevat tona historike atërore.

The post OMONIA habit me deklaratën: S’ishte rastësi që zjarret dogjën zonat e minoriteti grek! first appeared on JavaNews.al.

“Vdekja kërkonte të më merrte”, mposhti sëmundjen e rëndë, përlotet avokati Vishaj: Besoj se shtatori do të më gjejë në gjykatë

Avokati i njohur Saimir Vishaj fitoi “gjyqin” më të rëndësishëm të jetës, atë kundër sëmundjes së rëndë me të cilën luftoi për disa javë.

Pasi mposhti sëmundjen dhe doli nga gjendja e komës, profesori i njohur i juridikut tregon në një intervistë për gazetaren e Top Channel Ana Kurti, se ligji më i rëndësishëm i kujtdo duhet të jetë të mos dorëzohesh, sado e rëndë të jetë situata.

“Aktualisht jam në rikuperim e sipër, gjendja është e kënaqshme, i gjithë ekipi mjekësor është fokusuar në shëndetin tim, kalova një gjendje shumë të rëndë kome dhe intubim. Në Shqipëri mu dha ndihma e parë nga QSUT rreth 15 ditë, por ishte e pamundur të vazhdoja në atë qendër dhe menjëherë kam ardhur në qendrën shëndetësore San Raffaelo në Milano dhe u jam nënshtruar të gjitha analizave, edhe pse kam qenë në gjendje kome dhe nuk mbaj mend gjë”, u shpreh ai.

Sëmundja ja dha mesazhin e parë atje ku ai ndihej si në shtëpinë e tij të dytë, në një sallë gjykate.

“Kam qenë në një seancë gjyqësore, ku sa ka mbaruar seanca kam rënë në gjendje kome dhe jam zgjuar në reanimacion pranë QSUT. Aty më është dhënë ndihma e parë, por kam qenë i intubuar dhe nuk kam ditur çfarë ka ndodhur me shëndetin tim”, tregoi avokati.

Mjekët në Itali i gjetën një diagnozë të rëndë, ku një prej organeve të tij nuk funksiononte dhe rëndonte shumë pranë mëlçisë, duke bërë që të mos prodhohej një substancë e cila furnizon trurin me oksigjen.

“Duket se kisha 35 vjet që isha shumë i lodhur nga puna, mbase dhe mungesa e kontrollit të vazhdueshëm bëri që të vij në këtë gjendje. Nuk kam pasur më parë shqetësime”, tha Vishaj.

Por cili ishte reagimi i parë kur ai u zgjua nga koma dhe kuptoi se çfarë kishte ndodhur?

“Çfarë mund të them ndryshe kur kam qenë mes vdekjes dhe jetës? Por shyqyr që ia dola… Besoj tani jam mirë, jam drejt rikuperimit… besoj shtatori do më gjejë në seancat gjyqësore”, thotë avokati.

Përmes rrjeteve sociale teksa po rikuperohet, avokati ndan vijimin e betejës me mesazhet për të jetuar e për t’ia dalë. Miq të njohur e të panjohur të botës virtuale i dhanë shumë dashuri, dhe kjo dashuri bën të përlotet edhe një burrë…

“Jo vetëm familjarë por dhe miq që kanë ardhur nga Shqipëria që më kanë vizituar… ju përqafoj të gjithëve…”, tha ai i përlotur.

The post “Vdekja kërkonte të më merrte”, mposhti sëmundjen e rëndë, përlotet avokati Vishaj: Besoj se shtatori do të më gjejë në gjykatë first appeared on JavaNews.al.

DETAJE / Si përfundoi në tragjedi sherri mes 14-vjeçarëve në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot, 14 gusht, fshatin Pirg të Maliqit. Dy të mitur janë përleshur brenda ambienteve të një lokali, dhe për pasojë, njëri prej tyre ka humbur jetën, pasi është goditur me thikë.

Siç raporton gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, të dy 14-vjeçarët janë nga fshatra pranë Pirgut. Ngjarja duket se ka pasur një konflikt të mëparshëm, dhe ata janë takuar në lokal për të sqaruar mosmarrëveshjen.

“Pritet të merret dëshmia e të plagosurit, që është edhe autori i dyshuar, si dhe e dëshmitarëve okularë apo familjarëve,” tha gazetarja Zisi.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa autori i dyshuar ndodhet në spital.

“Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital. 14-vjeçari tjetër, autori i dyshuar i ngjarjes, është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin zyrtar të uniformave blu.

Mësohet se në komisariat janë shoqëruar gjashtë të mitur, që kanë qenë të pranishëm në vendngjarje.

Rasti në Tiranë

Ngjarja e sotme nuk është e para që alarmon vendin tonë me incidente mes të miturve.

Kujtojmë rastin e 14-vjeçarit M.C., i cili u vra më 18 nëntor 2024, vetëm disa metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë. Ai u qëllua nga bashkëmoshatari i tij, M.P., i cili po gjykohet për veprën penale “vrasje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave”.

The post DETAJE / Si përfundoi në tragjedi sherri mes 14-vjeçarëve në Maliq first appeared on JavaNews.al.

Marrëveshje e re me SHBA, përse Putin flet për armët bërthamore para takimit me Trump?

Në deklaratën e tij, në prag të takimit me Trump në Alaskë, Putin sinjalizoi se Ukraina nuk do të jetë çështja e vetme në tryezë, teksa sugjeroi një marrëveshje të re me SHBA-në lidhur me armët bërthamore. Pyetja që ngrihet është: përse Putini flet për armë bërthamore, kur takimi po zhvillohet për Ukrainën?

Putin ka qenë nën presion nga Trump për t’u dakordësuar mbi fundin e luftës 3-vjeçare në Ukrainë, diçka që Moska e quan pjesë të një sërë çështjesh sigurie që kanë ngritur tensionet Lindje-Perëndim në nivelin e tyre më të rrezikshëm që nga Lufta e Ftohtë. Me forcat ruse që përparojnë gradualisht në Ukrainë, Putini ka hedhur poshtë thirrjet e Kievit për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm.

Por nëse takimi me Trump shënon përparim drejt një traktati të ri për kontrollin e armëve, Putini mund të argumentojë se ai po angazhohet në çështje më të gjera paqeje. Kjo mund ta ndihmojë atë të bindë Trumpin se tani nuk është koha e duhur për të vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë, blerësve të naftës së saj dhe eksporteve të tjera kryesore, siç ka kërcënuar udhëheqësi i SHBA-së, shkruan A2 CNN.

Kjo gjithashtu mund të jetë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të përmirësuar marrëdhëniet me Uashingtonin, duke përfshirë çështjet tregtare dhe ekonomike, ku Kremlini thotë se ka një potencial të madh të pashfrytëzuar. SHBA dhe Rusia kanë në fuqi një traktat bërthamor, i nënshkruar nga atëherë presidentët Barack Obama dhe Dmitri Medvedev në vitin 2010, i cili kufizon numrin e testatave bërthamore që SHBA dhe Rusia mund të kenë.

Ky traktat skadon më 5 shkurt dhe analistët e sigurisë presin që të dyja palët të tejkalojnë limitin e vendosur, nëse ai nuk zgjatet ose zëvendësohet.

The post Marrëveshje e re me SHBA, përse Putin flet për armët bërthamore para takimit me Trump? first appeared on JavaNews.al.

Njihuni me katër shenja të zodiakut që kanë fuqi të jashtëzakonshme bindëse

Në shoqëri gjithmonë ka të paktën një person që hyn në një bisedë dhe, para se ta kuptosh, ndryshon një mendim që e mendoje të pandryshueshëm. Fjalët e tyre rrjedhin pa probleme, argumentet e tyre bashkohen vetë dhe buzëqeshja e tyre u jep atyre fuqi shtesë.

Këto shenja të zodiakut përdorin një kombinim të sharmit, logjikës dhe inteligjencës emocionale për të fituar simpatinë e njerëzve. Ato dinë të dëgjojnë, të dallojnë se çfarë është e rëndësishme për ju dhe të krijojnë një histori që tingëllon si zbulimi juaj.

Binjakët

Binjakët i zotërojnë fjalët si një virtuoz me një instrument. Aftësia e tyre për t’u përshtatur me bashkëbiseduesin i bën jashtëzakonisht bindës. Ata ndryshojnë tonin, qasjen dhe argumentet në një çast, të gjitha me një dozë humori që të çarmatos.

Kur një Binjak dëshiron diçka, ai nuk do t’ju sulmojë me argumente, por do t’ju udhëheqë përmes bisedës në mënyrë që në fund vetë të pyesni veten se si përfunduat në anën e tij. Fleksibiliteti i tyre në komunikim është arma e tyre më e madhe.

Luani

Luanët nuk lypin – ata të fitojnë. Siguria e tyre në atë që thonë është aq e fortë sa është e vështirë të qëndrosh indiferent. Kur një Luan paraqet një ide, e bën këtë sikur të jetë e vetmja zgjidhje që ka kuptim.

Ajo që i bën ata veçanërisht bindës është se mund të frymëzojnë entuziazëm për qëllimet e tyre tek të tjerët. Ata jo vetëm që ju bindin, por edhe ju motivojnë të merrni pjesë në vizionin e tyre.

Akrepi

Akrepët nuk i humbasin fjalët me fjalë boshe. Kur duan të bindin dikë, e bëjnë këtë me një përqendrim dhe intensitet të tillë saqë është e vështirë t’i shpëtosh ndikimit të tyre. Ata nuk flasin shumë, por çdo fjali është e menduar dhe e qëllimshme.

Fuqia e tyre e bindjes vjen nga aftësia e tyre për të njohur motivet dhe nevojat e fshehura të personit me të cilin po flasin. Akrepi nuk do të dorëzohet derisa të ndiejë se jeni plotësisht në anën e tij – dhe pa e kuptuar saktësisht se kur ka ndodhur kjo.

Bricjapi

Bricjapët bindin me logjikë dhe qëndrueshmëri. Argumentet e tyre janë të forta, të mbështetura nga fakte dhe të shprehura me një qetësi që frymëzon besim. Kur Bricjapi sugjeron diçka, kjo tingëllon si një plan që është zbatuar tashmë me sukses.

Autoriteti i tyre vjen nga reputacioni – njerëzit e dinë që Bricjapët nuk flasin përmendësh. Kjo është arsyeja pse bindjet e tyre rrallë hasin në rezistencë, sepse është e vështirë të kundërshtosh dikë që mbështet gjithçka që thotë me prova.

The post Njihuni me katër shenja të zodiakut që kanë fuqi të jashtëzakonshme bindëse first appeared on JavaNews.al.

‘Berisha-news’, por s’di ku bie Gërdeci e çfarë bëhet në Sazan!

Nga Jakin Marena

Sali Berisha nuk ka asnjëherë informacion kur atij nuk i intereson për çfarë flitet e bëhet apo dëshiron të fshehë diçka të madhe, përfshirë edhe tentativën për të mos dhënë një qëndrim të qartë mbi një ngjarje apo mbi një fakt.

Me një fjalë, kur Berishës nuk i shkon diçka për ‘osh’ ai bën sikur nuk di asgjë, nuk ka asnjë informacion sado i thjeshtë të jetë, sikur s’njeh askënd, sikur s’ka kaluar kurrë nëpër ato rrugë apo vise që përmenden. E bën aq hapur një gjë të tillë, sa teksa në fillim besohej se vërtetë lideri demokrat nuk merrej me ‘gjëra aq të vogla’ në dukje, por me kalimin e kohës një besim i tillë ka rënë tërësisht, për të zënë vend qartë akuza për hipokrizi ndaj tij.

E themi këtë sepse Berisha ndërsa shprehet për gjërat që nuk i shërbejnë se nuk ka dijeni apo nuk i njeh, tregon qartë se e mban syrin te ‘vrima e çelësit’, duke ‘përgjuar’ dhe marrë nëpër gojë të gjithë ata shqiptarë, politikanë, gjyqtarë, prokurorë ose të thjeshtë, të cilët i cilëson kundërshtarë të tij dhe të familjes së tij, teksa nxjerr në tregun mediatik ‘lajme’ nga më të paimagjinueshmet dhe të pabesueshmet!

Dikush tha se Berisha na kujton atë barcaletën që kishim në rini, kur pyetej një nga personat me kujtesë fenomenale por autodidakt, për ngjarje, data e periudha historike dhe për ta zënë gafil, e pyesnin se ku është bërë Lidhja e Prizrenit, ndërkohë që ai thoshte me pafajësinë proverbiale të tij: Këtë vërtet nuk e di! Por Berisha nuk është nga ky kontigjent. Ai ka kujtesë të fortë, ndërkohë që ‘harron’ vetëm atë që i leverdis ta harrojë, të mos e kujtojë apo të mos e njohë!

Këto na erdhën në mendje, teksa dëgjuam ditë më parë përgjigjen e tij në lidhje me situatën e investimit të dhëndrit të Donald Trump në Sazan! Duke këmbëngulur se nuk ka asnjë dijeni nëse mund të jetë shitur apo falur për Jared Kushner ky ishull, pavarësisht se është në Shqipëri dhe për më tepër Berisha pretendon se nuk fluturon, as noton e as ecën në tokë asgjë pa qenë ai në dijeni.

“Së pari, të jem i hapur me ju, nuk kam asnjë të dhënë se kemi të bëjmë me një shitje. Ligjet shqiptare lejojnë dhënien me 1 euro, siç dihet, për një periudhë të caktuar të terreneve, trojeve dhe tokave. Unë nuk kam asnjë dijeni se, ishulli i Sazanit është blerë nga çifti Kushner apo është shitur nga kreu i organizatës kriminale, Edi Rama personalisht, nuk kam asnjë lloj dijenie, sepse ligjet shqiptare nuk parashikojnë një gjë të tillë”, deklaroi Berisha para mediave. Pra, s’di gjë!

Por vetëm pak kohë më parë Berisha ka deklaruar se kryeministri Rama ia dha Sazanin dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump për qëllime e influencë politike. Teksa u shpreh se për Sazanin ka pasur kërkesa dhe oferta për Sazanin nga shumë biznesmenë dhe investitorë që prej vitit 2001, por qeveria së fundmi vendosi ta jepte të Jared Kushner. Berisha tha i bindur se Rama ia dha Sazanin dhëndrit të presidentit amerikan thjeshtë e vetëm për qëllime e influencë politike. Duke prezantuar tashmë një ndryshim qëndrimi me 360 gradë, në deklaratën e një ditë më parë për këtë investim të rëndësishëm, krahasuar me atë që ka dhënë disa muaj më parë!

Tani këtë ‘piruetë’, Berisha e ka bërë nga frika prej Trump, nga frika se do t’i shkojnë dëm gati 20 milionë dollarët lobime në SHBA për të hequr ‘non gratën’ apo së paku për të garantuar një vizë sa për të shkelur tokën amerikane, nga frika se mund të zbardhen detaje tronditëse nga dosja e tij në DASH që e shpalli ‘non grata’, nëse ‘harron’ sulmon vajzën e preferuar të Trump, Ivanka e dhëndrin e tij Kushner, apo se kështu i volit politiksht në këtë moment, kjo mbetet për t’u parë.

E themi këtë sepse Berisha po atë ditë doli si gjithnjë jashtë kontrollit me fantazitë e tij, duke sulmuar kryeministrin Edi Rama, në lidhje me atë që kreu i PD e quan skandali me shefin e FBI, McGonigal. Teksa ka deklaruar se do të ngrejë një komision hetimi për këtë çështje, ndërsa akuzon kreun e SPAK, Altin Dumani se është një vegël e Edi Ramës, pasi sipas tij e ka varrosur këtë dosje të rëndë! Që për hir të së vërtetës s’ka lidhje aspak me Shqipërinë e shqiptarët!

Hyn dhe në detaje të imta fare, a thua ka qenë prezent në SHBA në të gjitha aktet që ai thotë se kanë ndodhur mes ish shefit të FBI dhe njerëzve të Ramës, që i përmend me emër, mbiemër, familjarë, nga vijnë si origjinë, ku kanë punuar, kur janë martuar, sa kalamaj kanë, e gjëra të tjera të këtij lloji! E di se nuk merret njeri për verifikimin e këtyre detajeve të panevojshme, ndërkohë që ata që u përmend emrin as duan t’ia dinë se çfarë thotë Berisha. Kapet pas çdo situate, pas çdo lajmi të rremë në media, të cilin pasi e merr dhe e përpunon siç di vetëm ai, e degjeneron në atë farë feje, sa dhe nëse ka ndonjë përqindje sado të vogël vërtetësie brenda tij, e “këput” fare, duke e bërë tërësisht të pabesueshëm e të papërtypshëm. Berisha këtu është në ‘habitatin’ e vet!

Kërkon hetim për McGonigal, pavarësisht se SHBA e ka mbyllur hetimin e vet atje, për shkelje të rregullave e ligjeve amerikane nga ana ish zyrtarit të lartë të FBI-së, ku s’përmendet në asnjë rast fjala “korrupsion” apo lidhje me Shqipërinë. Berisha ditë pas dite po bën teori konspirative, duke e kthyer Shqipërinë në qendër e botës dhe duke cilësuar Ramën me pa të drejtë, njeriun që qeveris jo vetëm Shqipërinë por dhe Amerikën. Dikur përmes Sorosit e zyrtarëve të lartë të FBI, sipas Berishës, ndërsa tani hajde merre vesh se me kë po e ‘menaxhon’ Rama dhe Trump-in.

Ndërkohë që Berisha nuk di se çfarë ndodh me ishullin tonë në Shqipëri, Sazanin, e tha një ditë më parë, kohë më parë sajonte teori të pabesueshme konspiracioni, për nga nga shkalla e fantazisë, duke e “impostuar” kryeministrin e vendit Rama, në “një ishull” të veçuar të Paqësorit në mes të askundit dhe ku sipas tij “po pyetet nga agjentët e FBI”. Paçka se asokohe Berishës, ende nuk ia kishin pranuar 20 milionë dollarët për lobim në SHBA për të hequr atë të bekuar ‘non grata’. Ndërsa ende nuk kishte ardhur Trump në Shtëpinë e Bardhë!

Dhe këtu ka një kontraditkë shumë të madhe në ato që thotë Berisha, në kohë të ndryshme, për të treguar se ka informacion të ‘thelluar’ për gjithçka dhe nga ana tjetër bën sikur është i paditur dhe për informacione elementare. Nga njëra anë flet me detaje për gjithçka, duke thurur teori të mëdha konspiracioni, sikur ka qenë në “ishullin” ku “qëndroi për tre ditë” sipas tij Rama duke u pyetur nga agjentët e FBI”, sikur ka qenë pas ferrës dhe ka dëgjuar dhe mbajtur shënim gjithçka, sikur ka qenë prezent si hije në të gjitha marrëveshjet e supozuara nga vetë ai, mes Ramës e ish zyrtarit të FBI që i paskan bërë “puçin” kreut të PD për ta shpallur ‘non grata’ nga SHBA e për ta evidentuar nga CIA amerikane si filorusin më të madh në Shqipëri, që u financua me gjysmë milioni dollarë për të destabilizuar vendin, para që i mori Berisha në fakt!

E sipas këtij realiteti paralel që ka krijuar vetë dhe me të vetët, Berisha kërkon të ngrejë komision hetimi për ‘McGonigal’, çështje që tashmë e ka harruar dhe vetë Amerika! Hajde merre vesh!

Apo flet me kompetencë dhe për ngjarjet më të fundit, ato të  përfshirjes së shumë fshatrave dhe zonave turistike nja zjarret, pothuajse në 99 për qind të raste të vënë nga dora e njerëzve, ‘piromanët’ ndjejnë kënaqësi kur shohin djegien e vreshtave me ullinj, pemëtoreve, pyjeve apo banesave, ndonjë kishe dhe kasolleve të bagëtive me gjithë bagëtitë brenda, duke rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve shqiptarë! Berisha sërish bën kompetentin, të gjithëditurin, duke deklaruar se nuk kishte ushtarë e policisë shqiptarë për fikjen e flakëve, por ishin të huaj! Ka fyer të gjithë këta heronj që u përballën e flakët për të shpëtuar jetë njerëzish e pasurinë e shqiptarëve, anipse rrezikuan dhe jetën e tyre.

U poqën nga njëra anë zjarri, fryt i devijancës së trurit njerëzor siç janë ‘piromanët’, nga ana tjetër vapa e tmerrshme nga temperaturat më të lartat e dekadave me radhë, nga ana tjetër Berisha që flet ‘kaluar’ nga bjeshkët e Tropojës ku gjendet bashkë me dhëndrin, se ushtarët dhe policët shqiptarë nuk janë në aksion për fikjen e zjarreve. Madje hedh dhe lajme të tjera me ithtarë të tij, sipas të cilave zjarret janë ndezur për të pastruar vendin për ndërtimin e kullave! Kulla në Gramsh, në Delvinë, Bulqizë, Munellë? S’ka faj’ i ka punët në terezi, është me vila e shtëpi në Shqipëri dhe në të gjitha kryeqytetet më në zë të Evropës, leku letër dhe e ka harruar kasollen e lopës në Viçidol të Tropojës, ku ka lindur dhe është rritur!!

Nga ana tjetër Berisha bën të paditurin për shumë e shumë gjëra, përfshirë dhe ishullin tonë, jo në mes të Paqësorit, por diku aty përballë Vlorës sonë heroike. Bën të paditurin sidomos për ato shkelje ligji e deri korrupsioni të përgjakshëm ku kanë gisht ai e familja e tij, kanë shkaktuar humbje jetësh të pafajshme, miliona euro të vjedhura, prona të tjetërsuara dhe vrasje nga shteti i drejtuar prej tij në mes të bulevardit. Sipas akuzës këto të gjitha, nuk po ia shpikim ne! Për këto gjëra të ‘vogla’ nuk kishte dhe nuk ka ‘dijeni” Berisha fare. Po fare. Madje as nuk i kupton, bën sikur nuk dëgjon pyetjet dhe nuk sheh asgjë.

Ende ka ‘dilema’, nëse Berisha e ka mësuar se ku ‘bie’ Gërdeci, fshati që hodhi në erë djali i tij me biznesin e demontimit të municioneve, duke vrarë 26 njerëz të pafajshëm dhe plagosur mbi 300 të tjerë. Berisha asokohe deklaroi se nuk e dinte ku binte Gërdeci, megjithëse e ka marrë me zvarritje këtë zonë gjatë zboreve, një jetë të tërë. Deklaroi se nuk dinte se nga binte Gërdeci, nuk e kishte dëgjuar këtë emër kurrë më parë, pavarësisht se ishte ‘therur’ me ish zv.kryeministrin Ilir Rusmali e ish ministrin Financave Ritvan Bode, të cilët nuk pranuan për qamet kalimin e lejes për Gërdecin me vendim qeverie, duke ia lënë ‘peshqesh’ ministrisë së Mbrojtjes, të drejtuar asokohe nga Fatmir Mediu, i cili tani është në dyert e gjykatave!

Berisha madje nuk ‘dinte’ as se punonte baxhanaku i tij në këtë punishte, i marrë në punë nga Shkelzeni, duke i ngatërruar me qëllim dhe emrin, teksa deklaronte emrat e viktimave të këtij shpërthimi të korrupsionit shtetëror të drejtuar nga djali i tij sipas akuzave, dhe për të cilin ishte angazhuar i gjithë shteti, në fillim për ta ngritur e më pas për të mbrojtur krimin që ndodhi. Duke shkatërruar edhe drejtësinë shqiptare nga themelet. S’i kish treguar gjë liria për martesën e motrës! Le më të ketë qenë në drekën e vogël në formë dasme, të organizuar me këtë rast!

Ndaj nuk e besojnë më shqiptarët Berishën, në këto ‘pirueta’ që bën herë pas here. I ka mashtruar aq shumë, sa dhe historinë më të bukur konspirative të tregojë, madje të ‘qendisur dhe me fije ari’ ta rrëfejë, gjithnjë shqiptarëve Berisha do t’ju kujtohet se tha se nuk e dinte ku binte Gërdeci, nuk njihte baxhanakun e tij. Prandaj nuk na bëri shumë përshtypje deklarata e Berishës se s’dinte asgjë çfarë ndodhte me Sazanin dhe investimet e dhëndrit të Trump. ‘Film’ i parë ky!Për më tepër dukej sikur pajtohej me Ramën në këtë pikë, duke dalë tërësisht nga boshti i tij konspirativ i kohëve më parë. Sidomos para zgjedhjeve të 11 majit të këtij viti.

Megjithatë, në fund të herës Berisha është shumë, shumë argëtues! Sidomos kur bën sikur s’sheh, sikur s’kupton, sikur s’njeh askënd, sikur nuk ka asnjë informacion! E pastaj ngrihet ‘pupthi’ e fillon e ‘kurdiset’ pas disa minutash, me informacione të ‘dorës së parë’ për detaje nga më të imtat! Anipse në 99% të tyre del bllof, duke i ardhur përgënjeshtrimet nga të gjitha anët! Por ama bën sikur i di të gjitha!

Ta ‘hajë kush ta hajë’, ai ka për detyrë që ta nxjerrë nga goja atë që ka në mendje, jo të thotë ndonjë të vërtetë! Kështu ka vepruar gjithnjë, ky është ‘habitati’ i tij për 35 vite me radhë! Nuk presim të ndryshojë tani në pleqërinë e thellë! Madje as nuk duam që të ndryshojë për aq vite sa i kanë mbetur. Është më argëtues kështu! Dhe mbi të gjithë, larg pushtetit, pa mundur të ngatërrojë gjë më. Na dhimbsen pak, demokratët, por ata Berishën duan!

The post ‘Berisha-news’, por s’di ku bie Gërdeci e çfarë bëhet në Sazan! first appeared on JavaNews.al.

Ngjarje e rëndë në Maliq, sherr me thika mes të miturve, ndërron jetë 14-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pirg të Maliqit. Siç bën me dije polici një sherr me thika mes dy të miturve, i ka marrë jetën një 14-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Pirg. E.Xh., 14 vjeç si pasojë e plagëve të marra nga sherri me thika, ka ndërruar jetë në spital.

Sakaq, 14-vjeçari tjetër, autori i dyshuar i ngjarjes është në spital për të marrë mjekim në mbikqyrjen e policisë.

Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

The post Ngjarje e rëndë në Maliq, sherr me thika mes të miturve, ndërron jetë 14-vjeçari first appeared on JavaNews.al.

Meta nga burgu: Flakët në “Syrin e Kaltër” janë të qëllimshme, duan të ndërtojnë…

Ilir Meta, në një postim në Facebook ka reaguar lidhur me zjarrin që përfshiu zonën e “Syrit të Kaltër”, duke e cilësuar ngjarjen si një tjetër sinjal alarmi për abuzimin dhe mungesën e përgjegjësisë shtetërore ndaj pasurive natyrore.

Meta shpreh indinjatën e tij për shkatërrimin e një prej perlave turistike të vendit dhe thekson se zjarri i rënë në pyllin përreth nuk është një aksident i rastësishëm, por pasojë e neglizhencës së qëllimshme dhe mungesës së çdo mase parandaluese nga qeveria.

Ai e quan të pakuptueshme se si në një zonë me mijëra vizitorë çdo ditë, me prezencë të policisë private, restorante dhe të ardhura të konsiderueshme nga biletat, zjarri ka mundur të marrë përmasa apokaliptike pa u ndërhyrë në kohë.

Ndër të tjera, Meta ngre shqetësimin se, ashtu si në raste të mëparshme në zona si Manastiri i Sarandës apo pyjet e Shëngjinit, edhe në këtë rast flakët mund të jenë parapërgatitje për të hapur rrugën e betonit dhe interesave klienteliste.

Postimi i Metës

Srebrenica, Syri i Kaltër dhe “pikëzat” e Rilindjes

Ishin të pabesueshme për mua përmasat e flakëve në pyllin që rrethon dhe hijeshon Syrin e Kaltër, këtë monument natyror unik, që në këtë kohë vizitohet nga mijëra turistë çdo ditë.

E pamundur, thashë me vete, që këto flakë apokaliptike po kapin qiellin pikërisht te Syri i Kaltër.
M’u kujtua vizita ime e fundit atje para dy vitesh, te ajo mrekulli natyrore që ka një fuqi magnetizuese në rritje, që përherë të shton padurimin për t’u rikthyer.

Si shumë vizitorë të tjerë edhe unë nuk i rezistova tundimit për t’u zhytur në ujërat e freskëta të Syrit të Kaltër ku, bashkë me freskinë e atij uji të bekuar, soditja e atij pylli madhështor dhe shumëshekullor e çon kënaqësinë në zenit.

Çudi sesi mund të shkonin flakët e zjarrit në qiell atje ku jo vetëm në çdo moment ka qindra vizitorë, por edhe shumë personel të policisë private, që nis nga parkingu e ndodhet kudo.

Atje ku çdo ditë mblidhen mijëra euro nga biletat e vizitorëve, atje ku ka edhe plot restorante dhe ambiente shërbimi.

Atje ku ka ujë pa fund dhe, sikur vetëm kova me ujë të ishin përdorur nga policia private, do ishte fikur zjarri që në shkëndijën e parë.

Por m’u kujtua edhe “pikëza” e vogël që na tregoi Ministrja Kumbaro te Manastiri i Sarandës, që sot është kthyer në një qytezë betoni.

M’u kujtua edhe flaka që fshiu pak kohë më parë pyllin me pisha në mes të Shëngjinit, ditën për diell, që thonë se u bë për t’i çelur rrugë betonizimit fitimprurës.

Ndërkohë m’u kujtua 15 vite më parë edhe vizita në Srebrenicë, në përkujtim të 8 mijë viktimave që u vranë mizorisht nga kriminelët e Karaxhiçit dhe Mlladiçit.

Pas ceremonisë, në kthim, diskutonim për atë tragjedi të papërshkrueshme që turpëron sot e përgjithmonë jo vetëm ata që e bënë dhe kombin e tyre, por edhe ata që nuk e parandaluan.

Ndërkohë soditnim pyjet e mrekullueshme të Bosnjës, që janë të pafund dhe të mirëmbajtur me shumë përkujdesje.

Atje çdo pemë ishte e matrikulluar me çdo të dhënë.

Duke diskutuar për këtë përkujdesje të jashtëzakonshme ndaj pyjeve atje, papritur bashkëbiseduesi im tha diçka që u gdhend përgjithmonë në kujtesën time:

Vërtet ata ishin kriminelë dhe vranë mijëra njerëz, por nuk prenë asnjë pemë dhe nuk dogjën asnjë pyll.

Ndërsa “Rilindja” këtu ka zgjedhur prej kohësh jo vetëm t’i përzërë njerëzit nga vendi i tyre, e sidomos zonat rurale, por edhe atyre të paktëve që kanë mbetur, t’ua shtojë vuajtjet dhe dëmet, siç po ndodh edhe këtë vit ku asnjë politikë parandaluese nuk u ndoq, e jo më të shpallej Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore.

Si mund të pritet përgjegjshmëri nga një Kryeministër i provuar si armik i mjedisit, si shkatërrues i hapësirave të gjelbra dhe publike, armik i zonave të mbrojtura dhe promotor i betonizimit të Tiranës, që sot vetëm për këtë arsye ka një nxehtësi përvëluese disa gradë më shumë dhe po kështu është kryeqyteti më i ndotur në kontinent.

Ndaj të mos habitemi që flakët që pamë te Syri i Kaltër të jenë në të ardhmen një “pikëz” betoni si ajo e Manastirit të Sarandës.

The post Meta nga burgu: Flakët në “Syrin e Kaltër” janë të qëllimshme, duan të ndërtojnë… first appeared on JavaNews.al.

Rama ironizon Berishën: Nga plazhet e Durrësit siç nuk ua tregojnë ata që duan t’ju thonë se turizmi ka ngecur

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga plazhi i Durrësit, ku siç edhe shihet është i mbushur me pushues.

Teksa falenderon personin që ia ka dërguar videon kreu i qeverisë nuk i ka kursyer as ironitë.

“Faleminderit për këtë video kujt ma dërgoi. Nga plazhet e Durrësit siç nuk ua tregojnë ata që duan t’ju thonë se turizmi ka ngecur”, shkruan kreu i qeversië.

Para disa ditësh kreu i PD Sali Berisha publikoi në rrjetet sociale një foto nga Durrësi, duke pretenduar se qyteti bregdetar ishte bosh dhe se turizmi po shkatërrohet nga qeveria.

The post Rama ironizon Berishën: Nga plazhet e Durrësit siç nuk ua tregojnë ata që duan t’ju thonë se turizmi ka ngecur first appeared on JavaNews.al.

Një ditë para takimit Trump-Putin, ja harta e zonave në Ukrainë që kontrollohen aktualisht nga Rusia

Presidenti Donald Trump ka thënë se, si Ukraina, ashtu edhe Rusia, do të duhet të heqin dorë nga toka për t’i dhënë fund luftës. Një ide që të dy vendet e refuzojnë.

Rreth 24 orë para takimit mes Trump dhe Putin, këto janë zonat në Ukrainë që Rusia i ka nën kontroll tani:

Harta Ukraine

The post Një ditë para takimit Trump-Putin, ja harta e zonave në Ukrainë që kontrollohen aktualisht nga Rusia first appeared on JavaNews.al.

Trump: Besoj se Putini është i gatshëm të arrijë marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se beson që homologu i tij rus, Vladimir Putin, do të arrijë një marrëveshje dhe se kërcënimi për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë me gjasë ka luajtur rol në Moskë që të zhvillohet takimi.

Trump është paraparë të takohet me Putinin në Alaskë të premten. Presidenti amerikan tha se nuk është i sigurt nëse mund të arrihet një armëpushim i menjëhershëm në luftën në Ukrainë, por shprehu interes që të ndërmjetësojë një marrëveshje paqeje.

“Unë besoj tani se ai është bindur që do të arrijë një marrëveshje, ai do të bëjë marrëveshje. Mendoj se do ta bëjë këtë, por do ta shohim”, tha Trump në një intervistë për Fox News Radio.

Më herët gjatë ditës, Putini tha se Shtetet e Bashkuara po bëjnë “përpjekje të sinqerta” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe sugjeroi që Moska dhe Uashingtoni mund të bien dakord për një marrëveshje për armët bërthamore, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të forcuar paqen.

Gjatë intervistës për Fox News, Trump po ashtu e përmendi se ai ka tri vende në mendje për një takim pasues me Putinin dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, megjithëse tha se nuk është e garantuar që ky takim i dytë do të mbahet.

“Në varësi të asaj që ndodhë me takimin tim, do t’i telefonoj presidentit Zelensky dhe le ta sjellim aty ku do të takohemi”, tha Trump.

Më 13 gusht, udhëheqësit evropianë dhe Zelensky zhvilluan një video-konferencë gjatë së cilës ata i kërkuan Trumpit që t’i bëjë presion Putinit për paqe në Ukrainë.

Pas kësaj bisede, Trump paralajmëroi Rusinë për “pasoja shumë të rënda” nëse nuk ndalet lufta në Ukrainë.

Takimi mes Trumpit dhe Putinit synon gjetjen e një rruge drejt përfundimit të luftës në Ukrainë që ka nisur mbi tre vjet e gjysmë më parë. Trump ka thënë se të dyja palët do të duhet të shkëmbejnë territor për të ndalur luftime të ashpra që kanë shkaktuar dhjetëra mijëra viktima nga të dyja palët dhe kanë detyruar miliona ukrainas që të zhvendosen.

Uashingtoni duket se po përgatit Kievin dhe Moskën për kompromiset e mëdha për të përfunduar luftën, teksa nënpresidenti amerikan, JD Vance, paralajmëroi se çdo marrëveshje paqeje do të lërë të dyja palët “të pakënaqura”. /rel

The post Trump: Besoj se Putini është i gatshëm të arrijë marrëveshje first appeared on JavaNews.al.

Iu kap mbi 1 kg drogë dhe para cash, arrestohet 47-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët e Strambinos në Itali arrestuan një burrë 47-vjeçar shqiptar dhe denoncuan gruan e tij 38-vjeçare italiane si pjesë e një operacioni anti-drogë që lidhet me trafikun e drogës në zonën e Liqenit Sirio.

Hetimi, i koordinuar nga Prokuroria e Ivreas, erdhi si pasojë e patrullimeve të intensifikuara në zonë këtë verë, gjatë të cilave disa individë ishin raportuar tashmë në Prefekturën e Torinos për përdorim droge.

Bastisja u zhvillua pasditen e 12 gushtit. Pas një bastisjeje në shtëpi, ushtria sekuestroi 117.1 gramë hashash, 862.4 gramë kokainë, peshore precize, materiale paketimi dhe 4,500 euro para të gatshme, që besohet të jenë të ardhura nga trafiku i drogës.

47-vjeçari, i dyshuar seriozisht për posedim me qëllim shitjen e narkotikëve, u transferua në burgun e Ivreas. Bashkëshortja e tij me të cilën bashkëjetonte u akuzua për të njëjtin krim në gjendje të lirë.

The post Iu kap mbi 1 kg drogë dhe para cash, arrestohet 47-vjeçari shqiptar në Itali first appeared on JavaNews.al.

U arrestua pas vrasjes së Lulzim Vishës, lirohet Eduart Lami!

Eduart Lami, i cili u arrestua pas ngjarjes ku mbeti i vrarë Lulzim Visha, është liruar nga qelia.

Lami u dënua vetëm për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, për të cilën gjykata i caktoi një dënim prej 10 muajsh burg. Ai e ka shlyer këtë dënim me kohën e kaluar në paraburgim.

Ndërkohë, akuza për vrasje ndaj tij nuk është ngritur, pasi deri më tani nuk janë gjetur prova që ta lidhin me ekzekutimin e Vishës.

Vrasja e Lulzim Vishes

Konfliktet për një prone dyshohet se çuan në ekzekutimin e 48-vjeçarit, Lulzim Visha, krimi ndodhur mëngjesin e 24 Janarit në Zall Mner.

Viktima pretendonte një sipërfaqe të madhe toke, të cilët aktualisht e posedon Ervis Lami. Konfliktet mes tyre kanë shkuar deri edhe në përplasje fizike.

Ndërkohë ka dyshime se 31-vjeçari dhe kushëriri i tij i arrestuar Eduart Lami janë autorë të dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit.

Ervis Lami është një emër i njohur për policinë në vend, pasi vite me parë ai ndihmoi të dënuarin Admir Tafili që të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës.

Prej asaj kohe, ai dyshohet të jetë përfshirë në krime të rënda. Ndërsa vitet e fundit ka qëndruar shpesh në Dubai.

Arrestimi i Lamit

Eduart Lami është ndaluar gjatë kontrolleve në zonën e Kamzës për akuzën e armëmbajtjes pa leje, ndërsa është shpallur në kërkim kushëriri i tij, Ervis Lami.

Gjithashtu, dyshohen si të përfshirë në atentatin ndaj 48-vjeçarit Lulzim Visha, ndaj të cilit u qëllua me të pakten 12 plumba teksa ndodhej në automjetin e punës.

Ndërkohë hetimet e policisë janë përqëndruar në një konflikt që viktima dhe vëllai i tij kanë pasur kohët e fundit.

Zbulimi i dy kushërinjve

Blutë kanë kryer kontrolle në banesën në rrugën Paqësore, Zall Mner, gjatë hetimeve për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së 48-vjeçarit, Lulzim Visha.

Mësohet se gjatë kontrolleve u gjetën një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e shtëpisë janë gjetur 4 gëzhoja armë.

“Arma e zjarrit, gëzhojat si dhe sendet e tjera të sekuestruara në banesë po dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme për të parë nëse kjo armë zjarri është përdor në ngjarje kriminale”, informojnë blutë.

Raportohet se banesa ku u gjetën sendet e kundraligjshme është në posedim të Ervis Lamit dhe përdorej nga 31-vjeçari, si edhe kushëriri i tij, Eduart Lami.

Në pranga u vendos 37-vjeçari, banues në Kamëz, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve të ftohta”.

Ndërsa u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e Ervis Lamit.

The post U arrestua pas vrasjes së Lulzim Vishës, lirohet Eduart Lami! first appeared on JavaNews.al.

Sistem i ri vizash për profesionistët e rinj të shkencës dhe teknologjisë

Kina do të prezantojë një kategori të re vizash për talentet e reja në shkencë dhe teknologji, pas një vendimi të Këshillit të Shtetit.

Kryeministri Li Qiang ka nënshkruar një dekret të Këshillit të Shtetit për të shpallur vendimin për të ndryshuar rregulloren e vendit mbi administrimin e hyrjeve dhe daljeve të të huajve.

Sipas vendimit, Kina do të shtojë një vizë K në kategoritë e saj të zakonshme të vizave, të disponueshme për profesionistët e rinj të shkencës dhe teknologjisë që plotësojnë kushtet.

Aplikantët për këtë vizë duhet të plotësojnë kualifikimet dhe kërkesat e përcaktuara nga autoritetet përkatëse kineze dhe të paraqesin dokumentacionin mbështetës.

Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 tetor.

The post Sistem i ri vizash për profesionistët e rinj të shkencës dhe teknologjisë first appeared on JavaNews.al.

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Aktualisht, në të gjithë vendin raportohen 23 vatra aktive, ku po vijon puna për izolimin dhe shuarjen e tyre.

Ndër zonat ku po zhvillohen operacione janë:

Syri i Kaltër (Delvinë) – Në Malin e Sopotit vijon puna intensive me 67 zjarrfikës, 80 efektivë të Forcave të Armatosura, 30 forca bashkiake dhe 30 forca mbështetëse. Në operacion ndihmon edhe avioni italian Canadair.

Pecë, Sirikat, Kardhikaq (Finiq) – Zjarr në shkurre dhe pyje, nën vëzhgim.

Kuç (Himarë) dhe Brataj (Selenicë) – Zjarre në sipërfaqe pyjore e shkurre, me forca zjarrfikëse në terren.

Mali me Gropa, Val (Bulqizë) – Dy vatra në zonë të mbrojtur, në monitorim nga AdZM dhe vullnetarë.

Tërnovë (Bulqizë) – Zjarr në pyje të dendura, me mbështetje nga një helikopter.

Zhapokikë, Plashnik, Rezervati Balloll (Poliçan) – Zjarr me përhapje të shpejtë; dje u evakuuan 20 banorë. Në operacion janë zjarrfikës, punonjës të AdZM, FA dhe tre helikopterë (2 nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe 1 nga Çekia).

Velçan (Berat) – Falë ndërhyrjes nga toka dhe ajri, u shmang rreziku për banesat; do të vijojë operimi deri në shuarje të plotë.

Zona të tjera nën kontroll ose monitorim përfshijnë: Orizaj (Skrapar), Vokopolë dhe Mbrakull (Poliçan), Ibë, Damjan-Fortuzaj, Isufaj, Ferraj dhe Zall-Herr (Tiranë), Spanesh, Kazie (Rrogozhinë), Dhuvjan, Lugar, Frashtan (Dropull), Hormovë (Tepelenë), Kullollas, Kodovjat, Ermenj dhe Mukaj, Sojnik (Gramsh), Kunorë Dardhë – Laku Klyz, Rrafshi i Sakatit (Fushë Arrëz), Gërmenj (Kolonjë) dhe Velës (Mirditë).

Ministria thekson se falë koordinimit mes forcave zjarrfikëse, ushtrisë, strukturave bashkiake, AdZM-së dhe ndihmës ndërkombëtare, rreziku për banesat është shmangur në shumicën e rasteve. Megjithatë, operacionet vijojnë për neutralizimin e plotë të vatrave aktive.

The post Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike first appeared on JavaNews.al.

  “ Alaska-aty ku akullnajat,ajsbergët dhe superfuqitë takohen”

Nga Eljanos Kasaj*

Zgjedhja e Alaskës si vend takimi për bisedimet midis presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putin dhe Donald Trump,nuk është një zgjidhje rastësore bazuar në disa faktorë rrethanor ose “influencë politike”,por përkundrazi, ajo mbart në vetvete një mesazh të qartë politik, sa edhe ideologjik.

Ndërkohë që shumë gazetare, analiste dhe ekspert evropian hipotezonin mbi mundësinë e zhvillimit të bisedimeve në “vende klasike neutrale”(si Republika Helvetike e Zvicrës, Shtetit-Qytet të Vatikanit ose Emiratet e Bashkuara Arabe), ku atmosfera politike do të ishte në krahun e tyre ashtu si atmosfera e një skuadre futbolli që luan ndeshjen në stadiumin e saj-konditat e zgjidhjes së vendit, rrjedhimisht të impaktuara drejtpërdrejt nga rezultatet e luftimeve në fushëbetej(fitoret e njëpasnjëshme pirroike të ushtrisë ruse gjithsesi mbeten fitore) dhe nga farkëtimi i aleancave të reja politiko-ushtarake(si aleanca ruso-koreanoveriore ose ruso-kineze)që sot po minojnë themelt e rendit botërorë të pas-Luftës së Dytë Botërore(1939-1945), duket se kanë sjellë një kthesë të papritur për çdokënd.

Por Alaska veç pozicionit të saj unikal si një territor ende i “virgjër” dhe i pa-eksploruar në arenën e diplomacisë botërore,mbart në vetvete edhe një mesazh ideologjik, i cili është i lidhur ngushtë me zhvillimim historik të këtij trualli.

Historikisht Alaska ose e njohur ndryshe si “Amerika Ruse/Русская Америка” ka qenë një nga të vetmet koloni ruse në kontinentin Amerikan-së bashku me kolonitë Fort-Ross(Форт-Росс) në Kaliforni, dy fortresat Elizavetinskaja (Елизаветинская крепость),Aleksandra(крепость Александра) dhe Fort Barklaja de-Tolli(форт Барклая-де-Толли)-të cilat kanë qënë të eksploruara prej eksploratorëve rus që prej fundshekullit të XVII!shumë kohë përpara mbëritjes së britanikëve ose francezëve në territoret përtej Gjirit Hudson.

Një legjendë e vjetër ruse thotë se kohë kur eksploratori Semjon Ivanoviç Dezhnjov lundroi nga grykëderdhja e lumit Kolima përmes Oqeanit Arktik dhe rreth skajit lindor të Azisë deri në lumin Anadir, disa nga anijet e tij u nxorën jashtë kursit dhe arritën në Alaskë.Megjithatë,sot nuk ka mbijetuar asnjë provë e ndonjë vendbanimi.

Prej vitit 1799 të gjitha kolonitë ruse në territorin amerikan u bënë pjesë e “Kompanisë Ruso-Amerikane/Российская Американская компания” ose ,siç njihej ndryshe,”Kompania Ruso-Amerikane nën Patronazhin e Lartë të Madhërisë së Tij Perandorake/Под Высочайшим Его Императорского Величества покровительством Российская Американская компания”-e cila operonte kryesisht në territorin e kolonisë së Alaskës dhe Kalifornisë(Fort-Ross) ,kryeqendër e së ciles qe qyteza e Novi-Arhangelsk(Ново-Архангельск),sot qyteza e Sitka-s(Ситка).

Ndonëse Perandoria Ruse investoj jo-pak në kolonitë e saj amerikane, pak entuziazëm pati në popull eksplorimi dhe kolonizimi i këtyre tokave të largëta,të populluara nga fiset e egër indigjen lëkurëkuq dhe nga kushte klimaterike të ngjashme me ato të Siberisë ose Kamçatkas. Kështu kolonitë amerikane u kthyen në një mënyrë a nē një tjetër në barrë për buxhetin perandorak rus si dhe për investitorët në Kompani-në një kohë kur luftrat dhe revolucionet evropiane,si dhe fushtat ruse në Kaukaz,Ballkan dhe Azinë Centrale po zinin gjithmonë e më shumë faqet e gazetave të kohës dhe po rrëmbenin zemrat e publikut rus.

Fati i kolonive u vendos pas disfatës së Perandorisë Ruse në Luftën e Krimesë(1853-1856),ku u bë e qartë re Perandoria duhej të reformohej dhe se teprimet ose donkishotizmat në buxhetin perandorak duhet të merrnin fund(njëkohësisht ekspansioni britanik drejt territoreve perëndimore herët ose vonë do të sillte një përplasje midis dy Perandorive) -kështu në vintin 1867 qeveria perandorake ruse, e cila kishte qenë gjithashtu mbështetësja më e madhe e qeverisë amerikane gjatë viteve të Luftës Civile(1861-1865),vendosi shitjen e kolonive të saj amerikane Shteteve të Bashkuara të Amerikës për 7.2 milionë dollarë (2 cent për akër, ekuivalente me 161,982,857 dollarë në vitin 2024), ndërsa të gjitha zotërimet e “Kompanisë Ruso-Amerikane” u likuiduan.

Në këtë kontekst Alaska del jo vetëm një truall i cili ndan një histori të përbashkët,sa ruse aq edhe amerikane, por ajo është edhe një pikë bashkimi (tek e fundit edhe gjeografikisht distanca prej Ishullit të Diomidas të Vogël në Alaska drej Ishullit të Diomidas të Madh në Çukotka është rreth 3.5 kilometra) midis dy superfuqive, të cilat sot ashtu si në vitin e largët 1867 duket fort të afërta me kurset e tyre politiko-ideologjike për ruajtjen e sovranitetit të tyre kombëtar, politikat me bazë në vlerat e konservatorizmit-tradicionalist si dhe me luftën e tyre për tu çliruar prej vargonjve të Botës së Vjetër (verësisë prej Evropës).

Ndonëse axhendat politike e takimit midis presidentëve ende janë të paditura për publikun(edhe pse qëndrimet e tyre janë pak-a-shumë të njohura tashmë),pritshmëritë janë fort të larta për rezultatet e shumëpritura-ndërsa për vëzhguesit e kujdesëshëm, simbolizmat që vijnë prej Alaskës së dëbortë i përngjasin dritave boleare të saj-të mistershme,përrallore,aq sa dhe mashtruese,…ashtu si vdekja e bardhë e acarit që i buzqesh qiellit të smerald…

*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

The post   “ Alaska-aty ku akullnajat,ajsbergët dhe superfuqitë takohen” first appeared on JavaNews.al.

❌