Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio Conti. Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të erërave të forta, të cilat ndryshuan papritur drejtim, duke kërcënuar qytetin dhe duke rrezikuar banorët e zonës. Kushtet e motit penguan ndërhyrjen […]

Krim makabër në Napoli! Burri vret nënën dhe partnerin e ish gruas, më pas…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Forio d’Ischia në afërsi të Napolit, ku një burrë 63-vjeçar me origjinë ukrainase qëlloi për vdekje tre persona, përfshirë veten. Sipas raportimeve paraprake, autori ka ekzekutuar nënën dhe partnerin e ri të ish-bashkëshortes së tij, ndërsa ka plagosur rëndë edhe ish-gruan. Pas kryerjes së krimit, ai ka […]

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

Një nga figurat më emblematike të ekranit italian, Pippo Baudo, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Sipas mediave italiane, lajmi është konfirmuar nga miku i tij i afërt dhe këshilltari ligjor, Giorgio Assumma. Baudo ka qenë një ikonë e padiskutueshme e televizionit, i njohur për karrierën e tij të gjatë si prezantues dhe për […]

Aksident i rëndë në Qafë Thanë/ Makinat bëhen copash, tre të plago*ur, një në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Qafë Thanë. Raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat nga përplasja kanë marrë dëmtime të shumta. Gjithashtu raporohet se nga ngjarja janë plagosur tre persona. Fatkeqësisht një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetën. Të plagosurit […]

Plagosi me thikë bashkëjetuesen pas sherrit në shtëpi, vihet në pranga 41-vjeçari në Tiranë!

Një plagosje ka ndodhi në kryeqytet mbrëmjen e djeshme. 41-vjeçari me iniciale F. C., ka plagosur me thikë për motive të dobëta bashkëjetuesen e tij. Autori tashmë është vënë në pranga, ndërsa ngjarja ka ndodhur pas një debati në banesën e tyre. “Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besim Alla”, një shtetas kishte plagosur […]

Detaje nga vrasja e 14-vjeçarit në Maliq! Autori i xhiroi gomat e makinës, viktima u mbrojt me karrige, por…

Detaje të reja nga vrasja e 14 vjeçarit në fshatin Pirg. Nga dosja hetimore mësohet se disa ditë para se të ndodhte krimi autori ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës ka xhiruar gomat dhe është larguar. Ditën e ngjarjes viktima së bashku me një shok kanë […]

Reagon për herë të parë publikisht Donald Trump pas takimit me Putin në Alaska

Pas takimit të zhvilluar dje në Alaskë me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë, Presidenti Donald Trump publikoi një reagim ku thekson suksesin e bisedimeve dhe rëndësinë e arritjes së një zgjidhjeje përfundimtare të konfliktit në Ukrainë. Në statusin e tij në Truth, Trump shpjegoi se ai kishte gjithashtu një bisedë telefonike me Presidentin Volodymyr Zelenskyy […]

Shpërthim në një fabrikë në Rusi! Zjarri në Ryazan lë 11 të vdekur dhe mbi 130 të plagosur

Një zjarr shkatërrues në një fabrikë industriale në rajonin e Ryazanit, në juglindje të Moskës, ka shkaktuar humbjen e jetës së 11 personave dhe ka lënë të plagosur më shumë se 130 të tjerë. Ngjarja ndodhi në kompleksin “Elastik” në zonën Shilovsky, ku dyshohet se shpërthimi erdhi si pasojë e zjarrit në një punishte baruti […]

I moshuari humbi jetën nga flakët në Gramsh, nusja me lot në sy: I thërrita kur ra zjarri, kur e gjeta…

Në fshatin Kullollas të Gramshit, si pasojë e flakëve ka humbur jetën një i moshuar, rreth 80 vjeç, pasi dyshohet se zjarri që ndezi në kopshtin e banesës i doli jashtë kontrollit dhe për pasojë u asfiksua. Nusja e djalit të tij është transportuar në spital me asfiksi të lehtë, ndërsa rrëfen sesi ndodhi ngjarja. […]

Plan special rikuperimi, data se kur do të rikthehet Jude Bellingham pas operacionit në shpatull

Data e rikthimit të Jude Bellingham pas operacionit në shpatull është zbuluar, ndërsa ylli i Real Madridit po ndjek një “plan special rikuperimi”. Mesfushori i kombëtares angleze e pësoi për herë të parë dëmtimin në shpatull në nëntor të vitit 2023, gjatë ndeshjes kundër Rayo Vallecano, kur pësoi një zhvendosje të shpatullës. Që nga ai […]

Zjarret masive në Gramsh/ Thellohet bilanci, shkon në 8 numri i të lënduarve, shumë të plagosur mbeten ende të bllokuar në zonat rurale

Burime zyrtare konfirmojnë se 8 persona janë transportuar për ndihmë mjekësore pas lëndimeve të shkaktuara nga zjarret shkatërruese që kanë përfshirë disa fshatra të Gramshit. Të lënduarit raportohen me djegie të lehta dhe të shkallës mesatare, ndërsa ndodhen nën kujdesin e mjekëve.Fatkeqësisht, një i moshuar ka humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë kanë pësuar dëmtime […]

Aksident i rëndë në autostradën Levan–Tepelenë, automjeti përplas furgonin me turistë

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj. Në ngjarje janë përfshirë një automjet tip “Audin”, me të cilin udhëtonin 3 turistë turistë francezë që po udhëtonin drejt Ksamilit, dhe një mikrobus i linjës Libohovë. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa ende nuk raportohet për numrin dhe […]

Situata alarmante në Gramsh/ Flasin banorët e evakuar nga zjarri: Helikopteri u vonua, u dogjën shtëpi e bagëti

Situata në Grmash është tejet alarmante gjatë orëve të fudnit, pasi vatrat e zjarrit po përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar jetën dhe pronat e banorëve. Teksa flakët dhe tymi kanë “oushtuar” gjithë zonën, banorët janë detyruar të lënë gjithçka dhe të evakuohen nga banesat e tyre. Duke folur për Syri Tv, banorja shprehet se helikopterët […]

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë një video konferencë me liderët e BE dhe Zelenskyn më 13 gusht

Të mërkurën, më 13 gusht , pas diskutimeve që Volodymyr Zelensky do të zhvillojë me përfaqësuesit e vendeve evropiane, do të zhvillohet videokonferenca e Donald Trump me udhëheqësit evropianë dhe presidentin ukrainas, sipas informacionit të cituar nga NBC News. Në të njëjtën bisedë do të marrë pjesë edhe zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance . Të […]

Milani godet në merkato, mbrojtësi belg firmos për pesë sezone

Milan ka mbyllur me sukses marrëveshjen për mbrojtësin belg Koni De Winter, duke finalizuar një operacion të shpejtë dhe efikas në merkato. Ish-lojtari i Genoas ka mbërritur sot në Milano, ku pasdite kreu vizitat mjekësore në klinikën “La Madonnina” dhe më pas nënshkroi kontratën pesëvjeçare me kuqezinjtë, me një pagë prej 1.8 milionë eurosh në […]

Flakët shkrumbojnë teqenë e Shemberdhenjes, rëndohet situata nga zjarret

Situata nga zjarret në Gramsh është rënduar ndjeshëm paraditen e kësaj të marte. Teqeja e Shemberdhenjes është shkrumbuar nga flakët, ndërsa raportohet se një person dyshohet të jetë bllokuar brenda saj. Vatra aktive janë regjistruar në disa fshatra të njësisë Skënderbegas, përfshirë Kullollas, Bletës, Sojnik, Mukaj dhe Kukur. Deri më tani përballja me flakët është […]
❌