Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

Kina dhe Rusia po kryejnë stërvitje të reja të përbashkëta detare , duke vazhduar të thellojnë lidhjet e tyre dhe të forcojnë bashkëpunimin. Stërvitjet e reja po zhvillohen në detin e Japonisë. Sipas Ministrisë kineze të Mbrojtjes, ato filluan në ujërat pranë portit rus të Vladivostokut dhe do të zgjasin tre ditë. Ushtrimet do të […]

Kthyen fermën në laborator droge, vihen në pranga tre shqiptarë në Itali

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane si drejtues të grupit kriminal. Tre shqiptarët të moshave 37, 38 dhe 39 vjeç, akuzohen për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen. Përveç zbulimit të një laboratori për përgatitjen e drogës, u sekuestruan gjithashtu afërsisht dy kilogramë kokainë. Siç raportohet tre shqiptarët shkonin rregullisht për të prerë […]

Qeveria refuzoi afatin e qëndrimit të tyre në vend, Pakistani rifillon dëbimin e 1.4 milion afganëve

Autoritetet në Pakistan e kanë rifilluar dëbimin me forcë të refugjatëve afganë, pasi qeveria federale nuk pranoi ta zgjasë afatin e qëndrimit të tyre në vend, thanë zyrtarët të hënën. Kjo vendim prek rreth 1.4 milionë afganë që mbajnë kartela të Dëshmisë së Regjistrimit (PoR), të cilëve u ka skaduar statusi ligjor në fund të […]

Shpërthen bombula e gazit në Vlorë, banesa shkrumbohet plotësisht

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në brendësi të zonës së Çoles, pjesë e lagjes “24 Maji” në Vlorë. Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë, në një prej pallateve katërkatëshe të zonës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Shpërthimi ka shkrumbuar totalisht banesën, duke lënë pas vetëm shkatërrim […]

Shein gjobitet me 1 milion euro nga Italia për mashtrime mjedisore

Autoriteti Italian i Konkurrencës (AGCM) ka gjobitur gjigantin e modës “fast fashion” Shein me 1 milion euro për përdorimin e “mesazheve dhe pretendimeve mjedisore mashtruese dhe/ose të rreme”. Vendimi u bë publik të hënën dhe vjen vetëm një muaj pas gjobës së rëndë prej 40 milionë eurosh që Franca i vendosi kompanisë për ulje të […]

I dënuar me burg nga gjykata e Dibrës, arrestohet 56-vjeçari i shpallur në kërkim

Në Bulqizë u kap dhe u ndalua për veprën penale “Ngacmimi seksual”, shtetasi Iqmet Rama i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me burg nga gjykata e Dibrës. Njoftimi: Bulqizë/ Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve […]

Osmani: Thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë, të papranueshme

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar për thirrjet anti-shqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut – Rumani. Osmani tha se këto thirrje janë të papranueshme. Ajo theksoi se edhe më shqetësues mbetet fakti që zyrtarët më të lartë shtetërorë në Shkup nuk kanë reaguar ndaj kësaj gjuhe urrejtëse e përjashtuese, duke lënë hapësirë […]

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar

Ngjarja ndodhi orët e vona të mbrëmjes së sotme te rrethrrotullimi i Skeles. Krimi dyshohet se ka ardhur pas grindjes, ndalohen edhe 2 persona që dyshohet se janë të implikuar në krim. Gjendet dhe një thikë, të dyshuarit shoqërohen ne Komisariat. Hetime për shkaqet dhe rrethanat Vlorë- Dy persona të plagosur me mjete prerëse përfunduan […]

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Mësohen detaje të reja për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Fresk, Tiranë. 27-vjeçari që u plagos, ishte brenda në automjet, kur u qëllua me armë zjarri, duke marrë një plumb në bark. Sipas informacioneve, autori i ngjarjes qëlloi ndërsa ishte në këmbë dhe është identifikuar tashmë nga policia. Pas plagosjes, 27-vjeçari ka shkuar menjëherë […]

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

Gjermania ka njoftuar se do të dërgojë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore të tipit Patriot në Ukrainë gjatë dy ose tre muajve të ardhshëm, përfshirë edhe lëshues dhe komponentë të tjerë ndihmës. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, deklaroi se ky veprim bëhet në kuadër të një marrëveshjeje të re me Shtetet e Bashkuara për […]

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Në Maqellarë të Dibrës është regjistruar një ngjarje e rëndë brenda një familjeje, ku djali ka plagosur rëndë nënën e tij me thikë. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre, ku 25-vjeçari L.S., i cili ka përfunduar studimet e larta por ishte ende i papunë, ka goditur me mjet prerës nënën e tij 48-vjeçare, N.S., […]

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

Manchester United vijon të kërkojë përforcime të reja. Sipas asaj që shkruan The Sun, klubi nga Manchesteri synon të afrojë mesfushorin e Barcelonës, Fermin Lopez. Anglezët janë të gatshëm të ofrojnë 61 milionë paund, pra 70 milionë euro për kartonin e futbollistit, në mënyrë që Barça të lërë të lirë Lopezin. Madje, United ka në […]

Shik, agjenti del hapur: Patrik po kërkon kuqezinjtë

Milani vijon kërkimin për një sulmues që të shoqërojë Santi Gimenezin në repartin ofensiv, ndërsa në pritje të Vlahoviçit dhe duke sondazhuar edhe Gonçalo Ramosin, nga Gjermania vijnë deklarata intriguese nga Pavel Kuka, agjenti i Patrik Shikut. Në një intervistë për “Milannews”, Kuka nuk përjashton një transferim të sulmuesit çek në Milano, megjithëse e sheh […]

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Numërimi mbrapsht ka filluar. Disa anije luftarake kineze kanë hyrë në portin kryesor të Flotës së Paqësorit Rus përpara një stërvitjeje të përbashkët ushtarake që do të mbahet në ditët në vijim në Detin e Japonisë. Konkretisht, shkatërruesit me raketa të telekomanduara Dragon Shaoxing dhe Urumqi janë ankoruar në qytetin e Vladivostokut, ku do të […]

Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj

Një përplasje serioze institucionale ka shpërthyer në Mal të Zi mes presidentit Jakov Milatoviq dhe zëvendëskryeministrit e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeljoshaj. Në qendër të debatit është kthimi i Ligjit për Tatimin mbi Pasuritë e Paluajtshme nga ana e presidentit për rishqyrtim në Kuvendin e Malit të Zi, gjë që, sipas Kabinetit të presidentit, […]

“Ne jemi të gatshëm të presim”, Putin fajëson Ukrainën për mungesën e përparimit në bisedimet për armëpushim

Presidenti rus Vladimir Putin, të premten, e zhvendosi përgjegjësinë tek Ukraina për mungesën e përparimit në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, që ka nisur mbi tre vjet më parë. Putin tha se është në favor të angazhimit në bisedime me Ukrainën, por se pritjet për rezultatet nuk duhet të jenë “të […]
❌