Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Qytetet evropiane po shpërblejnë turistët për sjellje të mirë

Qytetet evropiane po gjejnë mënyra të reja për të nxitur turizmin e gjelbër. Në vend që të vendosin gjoba apo taksa, ato po shpërblejnë turistët që sillen me përgjegjësi ndaj mjedisit. Në Kopenhagë, përmes skemës CopenPay, vizitorët që përdorin transport publik, marrin pjesë në pastrime ose ndihmojnë në kopshtet komunitare fitojnë shpërblime si biçikleta falas, […]

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, shpallet në kërkim 70-vjeçari në Cërrik

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur Cërrik ku një 70-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Si pasojë 62-vjeçarja ka tentuar të vetvritet duke konsumuar medikamente. Aktualisht ajo ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Njoftim i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit […]

Dështon zgjedhja e emrit të ri për kryetar të Kuvendit në Kosovë

Dështoi zgjedhja e kandidates së Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, për kryetar të Kuvendit të Kosovës në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive. Në seancë nga 115 deputetë të pranishëm, 57 votuan për, 52 kundër dhe 7 abstenime. Propozimi i bërë nga Donika Gërvalla u përcoll me reagime të zëshme të deputetëve në sallë. Më parë, […]

Arrestohet vajza e Eli Farës, kapet me kokainë në Tiranë

TIRANË- Policia arrestoi vajzën e këngëtares së njohur, Eli Fara, gjatë ditës së enjte. Report Tv mëson Roxhensa Kapurani, 39 vjeçare, e cila njihet me emrin Marina Fara, u arrestua në Vorë. Sipas një njoftimi të policisë, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e komisariatit të policisë së Vorës i gjetën një sasi kokaine. Report Tv mëson […]

Të shtëna në Kombinat, detajet e para

Të shtëna armësh zjarri janë dëgjuar pak minuta më parë në zonën e Kombinanit në Tiranë. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për përdorim armësh automatike, ndërsa në zonë dëgjohen sirenat e automjeteve të policisë dhe auto-ambulancave. Ndërkaq ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia. “Në Kombinat, ka qëlluar njëri me […]

Vjen nga Italia për të vjedhur në Ksamil, arrestohet 21-vjeçarja

Policia njofton se: “Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të veprimeve për goditjen e krimeve kundër pronës, pas marrjes së njoftimit për një vjedhje të ndodhur në zonën e Ksamilit, zhvilluan një punë hetimore të shpejtë dhe profesionale, e cila bëri të mundur identifikimin e autorëve, si dhe dokumentimin e plotë të […]

Kapet autori i dyshuar i pl*gosjes së dy personave në Sarandë, Ramadan Zoto

Në një operacion të mirëkoordinoar mes Policisë së Vlorës, Forcës Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe Policisë së Korçës, është vënë në pranga shtetasi Ramadan Zoto, 43 vjeç, i dyshuar si autor i plagosjes së dyfishtë të ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Sarandës. Zoto u lokalizua dhe u […]

BE paralajmëron se dhjetëra mijëra trupa evropiane nevojiten për Ukrainën, shtetet e mëdha duhet të dërgojnë nga 10 mijë ushtarë

Udhëheqësit evropianë të NATO-s nuk duhet të jenë naivë kur diskutojnë për një forcë paqeje në Ukrainë, por të përballen me realitetin se do t’u duhet të vendosin dhjetëra mijëra trupa në vend për një periudhë afatgjatë, tha kreu i sindikatës së ushtarëve të Gjermanisë. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po kërkon të ndërmjetësojë paqen […]

Zjarr i përmasave të mëdha shumë pranë banesave në Dukat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në fushën e Dukatit, vetëm 50 metra larg një banese. Situata tepër alarmante, ndërsa flakët përhapen me shpejtësi dhe rrezikojnë të përfshijnë banesat aty pranë. Në vendngjarje, deri pak minuta më parë, ndodhej vetëm një makinë policie dhe kalimtarë të rastësishëm, ndërkohë që zjarrfikësja nuk kishte mbërritur […]

Gjermania ka gati 350 miliardë euro për tu shndërruar në superfuqi ushtarake

Ministria gjermane e Mbrojtjes paraqiti plane prokurimi me vlerë më shumë se 350 miliardë euro deri në vitin 2041, me të cilat kancelari Friedrich Merz konfirmon premtimin e tij se Bundeswehr do te behet ushtria me e fortë konvencionale në Evropë. Sipas projektbuxhetit federal për vitin 2026, i cili iu dërgua Bundestagut të hënën, planifikuesit […]

Netanyahu: Po zbatohet plani i ushtrisë për marrjen e Gazës, negociata për lirimin e pengjeve

“Kam ardhur për të zbatuar planet e IDF-së për kapjen e Qytetit të Gazës dhe mposhtjen e Hamasit. Në të njëjtën kohë, kam udhëzuar që të fillojmë menjëherë negociatat për lirimin e të gjithë pengjeve tona dhe përfundimin e luftës me kushte të pranueshme për Izraelin.” Ky njoftim u bë gjatë një vizite në Rripin […]

Shqiptari i arratisur pas 12 vjedhjeve në Itali, kapet në Spanjë dhe ekstradohet në Milano

Një 36-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim për të paktën 12 vjedhje banesash, është ekstraduar nga Spanja drejt Italisë dhe është dorëzuar dje në mëngjes në aeroportin e Milano Linate nga autoritetet spanjolle. Për 36-vjeçarin u lëshua një mandat evropian arresti, i lëshuar nga Prokuroria e Milanos, për veprat penale të pjesëmarrjes në organizatë kriminale, […]

Tushemisht, kaluan vijën kufitare në mënyrë të paligjshme, kapet dhe bllokohet skafi me 7 persona

Një mjet lundrues tip Jet Ski, që po lundronte në ujërat territoriale të Shqipërisë, me 7 persona në bord u ndalua nga policia kufitare në zonën turistike përballë fshatit Tushemisht. Nga verifikimet e kryera, rezultoi se mjeti kishte kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Në përfundim të verifikimeve, në zbatim të ligjit nr. 127, […]

Putini vazhdon bombardimet, Ukraina dhe Rusia mbeten shumë larg paqes

Ukraina dhe Rusia janë ende larg një përfundimi të luftës, edhe pse janë planifikuar bisedime të mëtejshme politike. Natën e së enjtes, Rusia sulmoi përsëri me qindra drone dhe raketa. Pavarësisht përpjekjeve për paqe, sulmet ruse ndaj Ukrainës nuk u ulën. Forcat ajrore ukrainase raportuan se u përdorën 574 drone dhe 40 raketa, prej të […]
❌