Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Ndihmësregjisori i “Emily in Paris” ka ndërruar jetë gjatë xhirimeve të sezonit të 5-të në Venecia. 47-vjeçari Diego Borella u rrëzua përpara stafit të xhirimeve ndërsa përgatitej për skenat e fundit, duke bërë që xhirimet të ndërpriteshin përkohësisht. Sipas La Repubblica, mjekët mbërritën me urgjencë në hotelin Danieli rreth orës 19:00 të enjten, më 14 […]

U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

Të paktën 12 emigrantë nga vendet e Magrebit janë shpallur të zhdukur, pasi sipas raportimeve, ata janë hedhur në det nga një varkë që po lundronte drejt Ishujve Balearik. Autoritetet spanjolle ndërhynë dhe arritën të shpëtojnë 14 persona nga varka, e cila ndodhej rreth 58 kilometra larg jugperëndimit të ishullit Cabrera. Ekipet e shpëtimit kanë […]

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e shqetëson Evropën. Disa kanë thënë se edhe një herë evropianët ‘e kanë vënë qerren para kalit’.” Ndërsa ata vetë nuk duket se besojnë shumë në perspektivën e një paqeje të shpejtë […]

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është bërë e mundur shuarja dhe izolimi i 9 vatrave zjarri, ndërsa vetëm 1 vatër mbetet nën monitorim. Forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga strukturat vendore, shërbimi pyjor, policia dhe agjencitë e […]

“Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndoqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra

Ylli Ndroqi i ka kushtuar një homazh prekës Artur Zhejit, duke e kujtuar si “njeriun që jetoi 360 gradë”, por që u nda papritur nga jeta ditën e sotme. postimi: Tur Zheji, vëlla, ose Zoti 360 gradë, siç të quanim miqësisht, kur iu bashkove familjes mediatike Yldon Media Group, në vitin 2017, zemra më rrahu […]

Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve

Ministrja Belinda Balluku denoncon një tjetër rast zjarrvënie në Fier, duke theksuar se aktet e tilla rrezikojnë shtëpitë, jetën e qytetarëve dhe shkaktojnë pasoja të rënda për mjedisin. Postimi: Sot në #Fier një tjetër zjarrvënie e qëllimshme vuri në rrezik shtëpitë pranë vendgjarjes dhe shqetësoi të gjithë qytetin me renë e tymit që mbuloi atë. […]

‘Një kg domate kushton 30 dollarë’/ Rrëfimet tronditëse të qytetarëve në Gaza: Hamë vetëm bukë e kripë

Uria katastrofike e shkaktuar nga bllokada e ndihmes ne Gaza po rëndon mbi me te pambrojturit: te moshuarit, te rinjte, te varfrit dhe të sëmuret. Sipas esperteve te mbeshtetur nga OKB, kushtet e pasigurisë ekstreme ushqimore tashme mund të cilësohen si “uri masive”, duke permbushur tre kriteret kyçe te spalljes se nje urie, raporton The […]

Tragjedi në ditën e gëzimit/ Shuarja e Artur Zhejit, po festonte ditëlindjen e djalit në restorant

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot opinionin publik. Gazetari dhe publicisti i njohur Artur Zheji ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, teksa ishte ulur në drekë me familjen për të festuar ditëlindjen e djalit të tij 22-vjeçar. Ajo që nisi si një ditë gëzimi e mbushur me urime, u kthye brenda pak minutash në një […]

Aksident në Shkodër, plagosen 3 familjarët

Aksident me tre të plagosur ka ndodhur këtë të shtunë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”, tek Ura e Vrakës, kur shtetasi V. A., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga […]

Qytetet evropiane po shpërblejnë turistët për sjellje të mirë

Qytetet evropiane po gjejnë mënyra të reja për të nxitur turizmin e gjelbër. Në vend që të vendosin gjoba apo taksa, ato po shpërblejnë turistët që sillen me përgjegjësi ndaj mjedisit. Në Kopenhagë, përmes skemës CopenPay, vizitorët që përdorin transport publik, marrin pjesë në pastrime ose ndihmojnë në kopshtet komunitare fitojnë shpërblime si biçikleta falas, […]

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, shpallet në kërkim 70-vjeçari në Cërrik

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur Cërrik ku një 70-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Si pasojë 62-vjeçarja ka tentuar të vetvritet duke konsumuar medikamente. Aktualisht ajo ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Njoftim i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit […]

Dështon zgjedhja e emrit të ri për kryetar të Kuvendit në Kosovë

Dështoi zgjedhja e kandidates së Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, për kryetar të Kuvendit të Kosovës në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive. Në seancë nga 115 deputetë të pranishëm, 57 votuan për, 52 kundër dhe 7 abstenime. Propozimi i bërë nga Donika Gërvalla u përcoll me reagime të zëshme të deputetëve në sallë. Më parë, […]

Arrestohet vajza e Eli Farës, kapet me kokainë në Tiranë

TIRANË- Policia arrestoi vajzën e këngëtares së njohur, Eli Fara, gjatë ditës së enjte. Report Tv mëson Roxhensa Kapurani, 39 vjeçare, e cila njihet me emrin Marina Fara, u arrestua në Vorë. Sipas një njoftimi të policisë, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e komisariatit të policisë së Vorës i gjetën një sasi kokaine. Report Tv mëson […]

Të shtëna në Kombinat, detajet e para

Të shtëna armësh zjarri janë dëgjuar pak minuta më parë në zonën e Kombinanit në Tiranë. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për përdorim armësh automatike, ndërsa në zonë dëgjohen sirenat e automjeteve të policisë dhe auto-ambulancave. Ndërkaq ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia. “Në Kombinat, ka qëlluar njëri me […]

Vjen nga Italia për të vjedhur në Ksamil, arrestohet 21-vjeçarja

Policia njofton se: “Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të veprimeve për goditjen e krimeve kundër pronës, pas marrjes së njoftimit për një vjedhje të ndodhur në zonën e Ksamilit, zhvilluan një punë hetimore të shpejtë dhe profesionale, e cila bëri të mundur identifikimin e autorëve, si dhe dokumentimin e plotë të […]

Kapet autori i dyshuar i pl*gosjes së dy personave në Sarandë, Ramadan Zoto

Në një operacion të mirëkoordinoar mes Policisë së Vlorës, Forcës Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe Policisë së Korçës, është vënë në pranga shtetasi Ramadan Zoto, 43 vjeç, i dyshuar si autor i plagosjes së dyfishtë të ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Sarandës. Zoto u lokalizua dhe u […]
❌