Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit i mbaron mandati tre vjeçar në krye të këtij institucioni.

“Është herët për të thënë, por mund të kandidojë Adnan Xholi, që ka kandiduar edhe më herët. Mund të kandidojë Klodian Braho.

Mundet të rikandidojë edhe Arben Kraja, që ka patur mandatin tre vjeçar dhe tani i lind sërish e drejta.

Në mesin e grave prokurore, shoh Anita Jellën.

Mendoj se do të jetë një betejë e fortë sepse emri që do të jetë në krye do të përcaktojë të ardhmen e institucionit.

Fakti që po bëhet një luftë e madhe për drejtuesin e BKH, që është absolutisht shumë më pak i rëndësishëm se drejtuesi i SPAK, imagjinoni se sa debat do të ketë për drejtuesin e SPAK”. tha Lala./kb

E vërteta, apatia dhe cinizmi

Nga Ben Andoni

Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij të befta. Bash në stinën më të vështirë të vitit, kur pjesa më e madhe njerëzve ulin impenjimet e përditshme dhe kërkojnë prehjen për të përballur pjesën tjetër të vitit; ashtu si një pjesë tjetër e vogël që biznesin e vet e ka ngritur mbi turizmin dhe shërbimin është konfrontuar me një fushatë që në thelb është e drejtë, por që në kohën kur bëhet dhe nga mënyra sesi e kanë ushqyer dhe toleruar mekanizmat administrativë dhe institucionet e terrenit të kontrollit dhe certifikimit është e lodhshme dhe absurde. Opozita ka rezistuar dobët kurse mungesa e idesë sesi ata do të përballeshin atë në këtë rast me informalitetin i ka bërë palë të dështuar. Në këtë fillimjavë të javës së tretë të korrikut, gjërat janë fashitur, përveç kërcënimeve alla Mafia që nuk mbarojnë. Pronarët kanë nisur t’i çmontojnë vetë impiantet e tyre; njerëzit e bulmetit po shikojnë se çdo bëjnë me realitetet e reja; në plazhe, pronarët po kujdesen të jenë “korrekt”, paçka çmimeve të lodhshme dhe shërbimit që me sa duket ne nuk i kapim dot standardet. Qytetari tjetër shqiptar, pa këto “andralla” pret vitin, mbijetesën dhe përballjen me institucionet. Kudo flitet për të vërtetën dhe rregullin. E shpreh dhe e ushtron si vullnet Rama, e kërkon Berisha, e mëtojnë banorët e Thethit dhe ngado. Cila është e vërteta dhe për cilën të vërtetë flasim?! Kjo ka qenë dilema e banorëve të Thethit këto ditë dhe e shqiptarit zakonisht para institucioneve të tij. Ku ishin moria e këtyre njerëzve të inspektoriateve para kundravajtjeve, po drejtorët që japin dorëheqje njëzëri pa bërë dhe mbrojtjen më të vogël të tagrit, ku është plani i zhvillimit të vendit…?!

Në fakt e vërteta vazhdimisht paragjykohet, pasi ndryshe e shikojmë në jetën e përditshme, ndryshe në histori dhe krejt tjetër në shkencë. Një gjë është e sigurt, sidomos në Shqipëri, se nuk e kemi perceptuar kurrë si duhet, kurse historia vazhdimisht dhe në momentet më të rëndësishme na tregon se e vërteta modifikohet. Në shkencë, ajo mbijeton më shumë, ndaj vendet më të përparuara, logjikën e çojnë drejt racionalitetit dhe si pasojë zhvillimi i tyre është më solid, ashtu si administrata dhe inspektoriatet homologe me ne nuk rrinë si pemë kur u kërkohet llogari. Qoftë kushdo Autoritet, qoftë personazhe si Rama përballë dhe qofshin akuzat e shumta të opozitës sonë, që tashmë duket krejt në drejtim të paditur. Një nga autorët më të mirë të kohës sonë, shkrimtari spanjoll Javier Cercas Mena, e zbërthente shumë thjeshtë konceptin e të vërtetës në intervistën me gazetarin e njohur grek Anteos Hrisostomidhis. Autori i “Ushtarëve të Salaminës” shprehej lidhur me të se: nëse do merremi thjesht me ekzistencën e një të vërtete atëherë “…kjo duhet të jetë shuma e gjithë varianteve të realitetit. Kjo mund të vlejë për Historinë, por nuk mund të vlejë ama për moralin: ekziston një larmi tejet e madhe të vërtetash morale. Atje, nuk kemi vetëm një të vërtetë, por shumë syresh”.

Kjo është dilema e madhe sot, nëse duhet të jemi me të vërtetën që përballin institucionet; atë që e dikton morali; atë që kërkon opozita; apo atë ‘sublimen’ që na e përcjell Rama. Individi shqiptar jo vetëm po dobësohet prej vetes dhe makutërisë së një pjese të administratës por nuk mbledh dot veten nga këto “ndryshime“ të befta për të pasur një ide afatgjatë zhvillimi në kokë. Kujto këtu edhe amullinë që përcollën një pjesë e njerëzve të opozitës si Noka, Vokshi, Alizoti, Shehu, Boçi, kudo që shkonin kur flisnin për spastrime, anullime dhe masa. Fushata që Rama po i bën sipas mënyrës së tij, ku pushteti i Majtë i të cilit duket si një koperturë e një të Djathte shumë agresive që do t’ia kishte zili me të drejtë PD-ja, nëse do të arrinte ndonjëherë në pushtet. Larg këtyre, është e lodhshme goditja e njerëzve më të dobët dhe të pambrojturve dhe liria e një grupi të vogël që nuk i hyn kurrë gjembi në këmbë. Dhe, realiteti “i barazisë” relative te ne është tregues: Në raportin vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, depozituar dhe publikuar nga Kuvendi i Shqipërisë, tregojnë se në 7 përqindëshin e depozitave të të pasurve gjenden 7.4 miliardë euro ose 58% e të gjitha depozitave të individëve në sistemin bankar, ndërsa në 93 për qind të depozitave të tjera gjenden 42% e kursimeve totale ose 5.34 miliardë euro.

Reagimi dhe bindja që po ndodh duket normal në kohën tonë, veç atyre të tipit mafioz në Shkodër. Nga ana tjetër, qytetari shqiptar është bërë cinik sepse sheh një sistem të manipuluar dhe e kupton se asgjë nuk është më e dedikuar për të. Media po përball dhe interviston shumë individë që e tregojnë hapur këtë paradoks, ku njerëzit janë të lodhur nga ndjenja e pafuqisë. E moshuara e Vlorës që pak ditë më parë, rendte të takonte Ramën e dinte se vetëm tek ai mund të gjendej një përgjigje, pasi sistemi i krijuar prej tij është shurdh dhe ironik me të varfërit. Në masë shqiptari po e përdor cinizmin si një mjet mbrojtës para ndjenjës sonë dërrmuese të pafuqisë. Në literaturë, cinizmi trajtohet si një shtresë mbrojtëse psikologjike që na pengon të ngjallim shpresat tona dhe zhgënjimin që vjen pas. Aq vetë-shkatërrues sa është e bën sot ikjen masive të shqiptarit dhe humbjen e besimit në fasha të gjëra të shoqërisë.

Cinizmit të shoqërisë i shtohet pjesa apatike dhe papërgatitja për ndryshim dhe mungesa e informimit të duhur politik. Zgjedhjet e fundit të përgjithshme e treguan më së miri këtë.  Anthony Downs në artikullin e tij të njohur të vitit 1957: “Një Teori Ekonomike e Demokracisë” shkon më tej dhe e shikon këtë në lënien në terr të njerëzve dhe mënyrën e trajtimit të tyre me rastin e vendit të tij SHBA-së. “Meqenëse ka shumë të ngjarë që asnjë zgjedhje të mos jetë aq e ngushtë sa ta bëjë vendimtare votën e ndonjë personi të vetëm, ose votat e të gjithë atyre që ai mund të bindë të bien dakord me të, rrjedha racionale e veprimit për shumicën e qytetarëve është të mbeten të painformuar politikisht”. Media dhe aktorë të ndryshëm interesi, përfshirë vetë politikën gjenden përballë një publiku ku cinizmi dhe apatia është mjet mbrojtës që i bën të mos informohen më para një sistemi që nuk i pyet dhe mbahet me bekimin e dy forcave kryesore. Në shoqëritë e sotme nuk duket më as në horizont ndonjë mënyrë që ne, si shqiptarë të punojmë së bashku për të arritur çka është në interesin tonë kolektiv, secili prej nesh sillet në mënyrë “racionale” dhe për këtë arsye saboton veten kolektivisht. Sjellja me turizmin, shërbimet, administrata, mungesa e rregullave po na dëmtojnë të gjithëve. Themi se sjellja racionale na dëmton, duke mbështetur arsyetimin e Downs, pasi njerëzit po shkëputen nga sistemi ynë politik dhe votojnë me një logjikë të ngushtë dhe të deformuar. Kjo i bën që të zgjedhim deputetë, kryetarë bashkie dhe drejtorë që dorëhiqen me një fishkëllimë dhe njerëz që janë pa zë dhe pa shtyllë. Ndërkohë, kinse kontrolli i institucioneve dhe demokracia alla shqiptare vetëm sa po rrit pushtetin e atyre që janë tashmë në krye. Dhe, rasti i Ramës po e tregon këtë përballë të vërtetave, cinizmit dhe vetë apatisë…që e ka kapluar shoqërinë tonë./kb

1209 – Masakra në Béziers: Fillimi i Kryqëzatës kundër Albigensëve (Katharëve)

Më 22 korrik 1209, qyteti i Béziers në Languedoc (jug i Francës së sotme) u sulmua dhe u shkatërrua brutalisht nga forcat e kryqëzatës të thirrura nga Papa Inocenti III. Kjo masakër shënoi fillimin e Kryqëzatës kundër Albigensëve, një nga fushatat më të përgjakshme të Mesjetës në Evropën Perëndimore.

Kryqëzata dhe Masakra në Béziers

Papa Inocenti III nisi këtë kryqëzatë me qëllim zhdukjen e një herezie që po përhapej me shpejtësi në rajonin e Languedoc-ut. Ky rrymë fetare, e njohur si Katharizmi (nga greqishtja katharos, që do të thotë “i pastër”), predikonte një teologji dualiste, sipas së cilës ekzistonte një luftë midis forcave të mirës (shpirti, Zoti) dhe të ligës (materia, bota fizike).

Qyteti i Béziers, një nga qendrat më të rëndësishme të këtij besimi, u refuzua t’u dorëzohej forcave të kryqëzatës. Si pasojë, ushtria papnore sulmoi qytetin dhe vrau pa dallim banorët, si heretikë ashtu edhe katolikë. Sipas dëshmisë së një kronikani cistercian, kur komandanti pyeti se si të dallonte heretikët nga besimtarët, përgjigja e famshme ishte: “Caedite eos. Novit enim Dominus qui sunt eius” e cila në shqip vjen: “Vritini të gjithë; Zoti i njeh të vetët”.

Katharizmi dhe Lidhjet me Ballkanin

Katharizmi nuk ishte një rrymë lokale e izoluar, por kishte rrënjë në Lindje, në lëvizje të tjera dualiste si: Paulicianizmi në Armeni

Bogomilizmi në Ballkan (veçanërisht në Bullgari dhe territorin e Shqipërisë mesjetare)

Këto lëvizje, të cilat shihnin Kishën zyrtare si të korruptuar dhe materialiste, u përhapën në Evropën Perëndimore përmes kontakteve tregtare dhe shpërnguljeve.

‘Albanenses’ dhe Shqipëria në këtë histori

Sipas Enciklopedisë Katolike, botimi i vitit 1913, Albanenses ishin një grup katharësh me origjinë nga Shqipëria, që besohet se kanë qenë aktivë qysh në shekullin VIII. Të përndjekur për bindjet e tyre dualiste, ata emigruan drejt Italisë dhe më pas u vendosën në jug të Francës – pikërisht në ato territore ku më vonë u përhap katharizmi në formën e Albigensëve (emër që lidhet me qytetin Albi).

Ky fakt hedh dritë mbi një lidhje të hershme shqiptare me rrymat alternative të krishterimit, qëndresa ndaj autoritetit fetar dhe përhapja e ideve dualiste në Evropë.

Pasojat e Kryqëzatës kundër Albigensëve

Kryqëzata zgjati rreth 20 vjet (1209–1229) dhe solli një shkatërrim të madh në rajonin e Languedoc-ut. Vlerësimet flasin për afro 1 milion të vrarë, përfshirë civilë, besimtarë të thjeshtë dhe prijës lokalë.

Përfundimisht, katharizmi u zhduk si një rrymë fetare, por ndikimi i tij – si një simbol i qëndresës ndaj dogmës dhe pushtetit klerikal – mbetet i thellë në historinë e Perëndimit.

Përgatiti: L.Veizi

Horoskopi ditor, 22 Korrik 2025

Dashi

Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni këtë një ditë pozitive. Bëni hapësirë ​​për ndjenjat dhe jini të sinqertë. Beqarët tani do jenë gati për të kërkuar personin e duhur.

Puna: Sot mund të keni kënaqësi të madhe në vendin e punës. Jupiteri mbron biznesin tuaj dhe forcon përqendrimin tuaj.

Demi

Dashuria: Do të rizbuloni romantizmin tuaj të lindur dhe dashuria do të udhëtojë me shpejtësi të plotë. Do të animoheni nga një ndjeshmëri e madhe dhe nga aq shumë pasion saqë do t’ua mbush zemrën. Sot beqarët mund të marrin propozime të papritura që do t’i bëjnë ata të lumtur.

Puna: Pavarësisht nga forma e shkëlqyer fizike, do t’ju mungojë përqendrimi dhe aftësia për të qenë të qartë dhe të vendosur në ekspozimin e ideve tuaja.

Binjakët

Dashuria: Shmangni heshtjen nëse doni të rikuperoni një marrëdhënie të rëndësishme. Hapuni partnerit tuaj dhe besoni sekretet tuaja, nëse ai ju do do t’ju kuptojë dhe ju dashurojë edhe më shumë. Beqarët do duhet të marrin frenat e jetës së tyre ë dorë dhe ta drejtojnë atë drejt një të ardhme më konkrete.

Puna: Edhe në punë do të duhet të bëni një përpjekje për të komunikuar. Ju nuk mund të mendoni të bëheni dikush pa e vendosur veten në linjë.

Gaforrja

Dashuria: Sot problemet e dashurisë që dukej se ishin zgjidhur do të kthehen. Një person që me sa duket kishit harruar do të kthehet dhe të bëjë që zemra juaj të rrahë sërish! Beqarët po kërkojnë diçka për të gjallëruar jetën e tyre!

Puna: Disa çështje mund të gjejnë një zgjidhje, por mbase është koha për t’u përgatitur për një ndryshim.

Luani

Dashuria: Jini të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë me partnerin tuaj dhe kërkoni sqarime nëse diçka nuk është në rregull me ju. I dashuri juaj do të vlerësojë sinqeritetin tuaj dhe do të besojë. Beqarët mund të gjejnë lehtësisht një shpirt binjak dhe të përjetojnë momente intensive dhe romantike.

Puna: mbështetuni në anën tuaj praktike për të bërë biznes ose për të bashkëpunuar.

Virgjëresha

Dashuria: Sot Venusi do të përmirësojë sferën tuaj sentimentale dhe do të jeni të kthjellët dhe të aftë të bashkëveproni më mirë me njerëzit që kanë nevojë për ndihmën tuaj. Beqarët do jenë plot sharm dhe do mbizotërojnë përreth tyre pa mundim.

Puna: Ditë e shkëlqyeshme për sferën profesionale. Do të jeni plot nisma dhe të gjitha propozimet tuaja do të kurorëzohen me sukses.

Peshorja

Dashuria: Një pengesë në sferën sentimentale do të çojë në diskutime në marrëdhëniet në çift. Mundohuni të kapërceni frikën tuaj dhe të reflektoni për atë që po ndodh. Beqarët do të jenë në gjendje të përqendrohen në disa aspekte themelore për të ardhmen e tyre.

Puna: Do të jetë një ditë ulje-ngritjesh, me ngjarje dhe keqkuptime të papritura për shkak të një nervozizmi. Zbut tensionet.

Akrepi

Dashuria: Sapo keni kaluar një kohë të vështirë dhe dyshoni për partnerin tuaj që ju sulmon edhe një herë. Ndiqni instinktet tuaja dhe lërini pasiguritë. Zemrat e vetmuara do të jenë në gjendje të planifikojnë një udhëtim, mbase me njohje të reja!

Puna: Diçka fillon të ecë në pjesën e përparme të punës dhe mund të keni këndvështrime të reja për të ardhmen. Mbani këmbët tuaja të qëndrueshme në tokë.

Shigjetari

Dashuria: Do të keni ide të hutuara dhe disa vështirësi do t’ju shqetësojnë. Pas këtyre momenteve, marrja e një vendimi do të jetë edhe më e vështirë, mbase është më mirë të shtyhet. Ata që janë beqarë do të jenë në gjendje të fillojnë me aventura të reja!

Puna: Rendisni këshillat e një kolegu që thjesht dëshiron t’ju marrë në rrugën e duhur. Shqyrtoni disa vendime.

Bricjapi

Dashuria: Do i përkushtoheni pa kushte partnerit tuaj por tregohuni të kujdesshëm për të mos e tepruar. Jini të matur me vëmendjen ndaj të dashurit por pa insistuar. Beqarët do duhet të bëjnë kujdes që të mos përfshihen shumë në biznesin e njerëzve të tjerë.

Puna: Një mërzitje e vogël do t’ju bëjë të humbisni mundësi të mira për të ardhmen tuaj. Merrni situatën në dorë nëse doni të merrni diçka.

Ujori

Dashuria: Do të jetë një ditë rutinë, pa shumë risi dhe me disa re në horizont. Pak vrull në jetën e dashurisë dhe disa shqetësime do ju bëjnë nervoz. Për beqarët do jetë një ditë  mirë për të kaluar së bashku me miqtë e afërt.

Puna: Do të kaloni një ditë të rëndë në punë dhe nuk do të gjeni kohën për tu qetësuar. Jepini vetes pushim nëse doni të rimerrni përqendrimin.

Peshqit

Dashuria: Jeta e çifteve vazhdon pa risi, por kushtojini vëmendje partnerit i cili mbase pret diçka më shumë. Jini objektiv dhe reflektoni në sjelljen tuaj. Beqarët do mund të kalojnë më shumë kohë për veten e tyre dhe për të lënë mënjanë shpenzimet.

Puna: Ju jeni ambiciozë dhe dëshironi qëllime të rëndësishme. Shikoni përreth dhe shfrytëzoni disa mundësi./kb

 

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria bëhet” mes Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt në emisionin Debat në A2 CNN. Ajo theksoi se, në bazë të marrëveshjes, mandati i deputetit i takonte Lapajt dhe se, në vend të Shabanit, ajo nuk do ta pranonte kurrë mandatin, edhe nëse diferenca mes tyre do të ishte vetëm një votë.

“Unë i njoh që të dy. Por në këtë rast, në bazë të marrëveshjes që ata kanë, mandati i takonte Lapajt. Po të isha në vend të Shabanit, një votë sikur të ishte diferenca, nuk do ta pranoja mandatin”, deklaroi Kocaqi.

Ajo kritikoi ashpër kulturën politike në Shqipëri, duke e cilësuar si të mbushur me mungesë të burrërisë dhe besnikërisë.

“Problemi është se në politikën shqiptare nuk ka burrëri, nuk ka besnikëri dhe vuajmë. Politika nuk është imorale. Politikën imorale e kanë bërë meshkujt imoralë në politikë,” tha Kocaqi, duke shtuar se vetë politika si proces nuk duhet demonizuar për shkak të sjelljes së individëve. m.p.

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka Bashkia Tiranë të bëhen 5, ku secili të ketë profile të caktuara.

Gazetarja Eksiola Shehu mësoi se kjo kërkesë e kreut të ekzekutivit ka ardhur pasi zv.kryeministrja Belinda Balluku në mbledhje ka paraqitur një strukturë me problematika të bashkisë të cilat kanë dalë në pah pas inspektimit në terren nga deputetët në takimet me qytetarët.

Për këtë është ngritur një grup pune, ku disa prej anëtarëve janë Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhja dhe Petrit Malaj të cilët do të zhvillojnë intervista me kandidatët potencialë për nënkryetarë bashkie.

Sa i takon nënkryetarëve aktuale, Rama mësohet të ketë thënë se janë të mirëpritur për të vazhduar këtë garë.

Në mbledhje Rama mësohet se nuk u ka kërkuar dorëheqjen nënkryetarëve aktualë.

Anuela Ristanit i është ngarkuar nga kryeministri pjesa e digjitalizimit në Bashkinë Tiranë. m.p.

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, parti së cilës tha se i ka bërë ofertë konkrete.

“Me Limajn kemi zhvilluar një takim pardje. LVV-ja dhe unë kemi shprehur interesimin dhe gadishmërinë për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate dhe në përputhje me këtë unë kam bërë edhe një ofertë konkrete që gjithçka të përmbyllet sa më shpejt e mirë, ta kemi konstitutim të Kuvendit dhe Qeverinë”, tha Kurti gjatë një konference për media në Qeverinë e Kosovës.

Kurti tha se nuk mund të ofrojë hollësi pasi kjo ofertë ende nuk është konkretizuar në marrëveshje, duke theksuar se “nevojitet të vazhdojnë bisedimet dhe vullneti politik”, në mënyrë që të krijohen institucionet e reja.

Kreu i LVV-së, partisë fituese të zgjedhjeve të shkurtit, tha se shpreson që bisedimet me partinë e Limajt të finalizohen gjatë kësaj jave.

“Këtë fundjavë do ta kemi lajmin për marrëveshjen e arritur ose mungesën e saj”, tha ai.

Më 21 korrik, deputetët për herë të 50-të dështuan të konstituonin Kuvendin e Kosovës, pasi partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë po kundërshtojnë ndryshimin e mënyrës së votimit për kryeparlamentar nga i hapur në të mbyllur.

Kurti dhe Limaj u takuan gjatë fundjavës në përpjekje për të gjetur një zgjidhje drejt zhbllokimit të situatës. Para takimit, eksponentë të Nismës Socialdemokrate deklaruan se duan që Limaj të zgjidhet kryeparlamentar, në këmbim të votimit të Qeverisë së re të Kosovës, të udhëhequr nga partia e Kurtit. m.p.

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë fundjavë (25-29 korrik), tha për Politico zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Vendimi vjen pas padisë së presidentit kundër WSJ për artikullin e saj që pretendon se Donald Trump i dërgoi një letër që përmbante një vizatim të turpshëm dhe një mesazh me përmbajtje seksuale sugjestive Jeffrey Epstein në vitin 2003, me rastin e 50-vjetorit të tij.

Një ditë pasi gazeta publikoi artikullin që raportonte për lidhjet e tij me financierin e pasur Jeffrey Epstein, presidenti Donald Trump ngriti një padi prej 10 miliardë dollarësh kundër gazetës The Wall Street Journal dhe manjatit të medias Rupert Murdoch më 18 korrik.

Ky veprim erdhi menjëherë pasi Departamenti i Drejtësisë i kërkoi një gjykate federale të premten të zbulonte transkriptet e jurisë së madhe në çështjen e trafikimit seksual të Epstein. m.p.

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben Kraja.

Myslim Murrizi shprehet në rrjete sociale se është habitur nga kjo lëvizje ndërsa thekson se ‘sherri’ ka nisur për kreun e BKH. Sipas Murrizit, e gjitha lidhet me firmën që Arben Kraja ka hedhur për skualifikimin e Nevruz Ndregjonit në procedurën e shpallur për pozicionin Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Murrizi shton se Dumani ka harruar që Kraja përkrah vetëm çfarë janë nga ish-sigurimi dhe ish-gjyqtarë, ish-prukurorë, ish-hetues të komunizmit por kurrë nga shtresa e të përndjekurve politik. m.p.

Kush e zëvendëson Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon emrin

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit i mbaron mandati tre vjeçar në krye të këtij institucioni.

“Është herët për të thënë, por mund të kandidojë Adnan Xholi, që ka kandiduar edhe më herët. Mund të kandidojë Klodian Braho.

Mundet të rikandidojë edhe Arben Kraja, që ka patur mandatin tre vjeçar dhe tani i lind sërish e drejta.

Në mesin e grave prokurore, shoh Anita Jellën. Mendoj se do të jetë një betejë e fortë sepse emri që do të jetë në krye do të përcaktojë të ardhmen e institucionit.

Fakti që po bëhet një luftë e madhe për drejtuesin e BKH, që është absolutisht shumë më pak i rëndësishëm se drejtuesi i SPAK, imagjinoni se sa debat do të ketë për drejtuesin e SPAK”. tha Lala. m.p.

“Endri Shabani më ka zhgënjyer”, kandidatja e NISMA-s: Më vjen turp

Ish-kandidatja për qarkun Vlorë e koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit, Ornela Hila është shprehur e zhgënjyer nga Endri Shabani pasi çështja e mandatit të fituar në Tiranë degjeneroi deri në fyerje personale mes tij dhe Adriatik Lapajt.

Hila tha se ende nuk e ka kuptuar përse kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani mori këtë vendim politik.

“Personalisht me thënë të drejtën më ka zhgënjyer dhe në një farë mënyrë më ka ardhur edhe turp, pasi në asnjë mënyrë ky qëndrim i zotit Shabani nuk mund të përfaqësojë atë që kemi synuar dhe synojmë të përfaqësojmë ne si të rinj, që tentuam të futemi në politikë me një model të ri, duke i dhënë prioritet meritokracisë”, u shpreh Hila në “Debat” në A2 CNN.

Më tej Hila tha se Shabani nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë, kur “Nisma Thurje” dhe Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ranë dakord të garonin në një koalicion më 11 maj.

“Ka qenë një mosmbajtje falje e paprecedentë, pasi modeli i politikës së re që ne aspironim nuk ishte ky. Por unë kam bindjen se zoti Shabani është një eksponent i kufizuar dhe s’mund të cenoje i vetëm, atë që është i gjithë synimi i atyre që u bënë pjesë e kësaj gare përmes koalicionit “Nisma – Shqipëria Bëhet”, që është pikërisht shpresa se vërtetë Shqipëria bëhet”, deklaroi Hila. m.p.

Egli këndoi “Mora Fjalë”, Albina Kelmendi: Turp të kesh!

Eftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë artistja e njohur Albina Kelmendi. Ajo ka sqaruar deklaratën e saj ku ka shprehur hapur mospëlqimin ndaj një prej performancave të Egli Takos, e cila në një nga koncertet e saj, interpretoi këngën “Mora fjalë” të artistes Shkurte Fejza, duke u bërë virale në rrjete sociale për shkak të veshjes, që nga shumë komentues u cilësua si mungesë respekti ndaj kësaj kënge patriotike.

Në postimin e Albina Kelmendit në InstaStory shkruhej:

Më falni dhe mua që po e bëj share. Uroj që kjo të jetë një montazh e keqe!

Rolando e pyeti se çfarë e shqetësoi më shumë Albinën që bëri këtë reagim. Këngëtarja u përgjigj duke thënë se:

Së pari më vjen keq që reagimi im është keqkuptuar në rrjetet sociale. Qëllimi im nuk ka qenë kurrë që të paragjykoj dikë dhe aq më pak ta sulmoj dikë për pamjen apo veshjen. Unë nuk njihem për këto gjëra dhe nuk i kam bërë kurrë në karrierën time sepse nuk më përkasin si natyrë.

E them me shumë respekt që nuk i ka hije një artisti që të sillet në këtë mënyrë. Nuk e kam zgjedhur që kjo rastësi të ndodhi me Egli Takon. Më vjen shumë keq, ja që ndodhi. Nuk po flas për të si person, por flas për veprimin që ndodhi publikisht. Kur e pashë videon ishte thjeshtë e papranueshme për mua si arstiste dhe si njeri që e do këtë vend dhe këto këngë me shpirt.

Më tej ajo shtoi se:

Të dëgjosh këngën “Mora fjalë” me zërin e Shkurte Fejzës dhe një këngëtar që del në skenë dhe lëviz vetëm buzët, bën sikur po këndon është turp, sidomos kur bëhet fjalë për një këngë për një hero të Kosovës dhe vëmendja shkon tek ‘playback’-u dhe paraqitja e ekzagjeruar. Rrjetet e mia sociale ishin stërmbushur, nëse mendojnë se kërkoj famë përmes kësaj dhe iu prek idhulli disa fansave besoj se unë e kam dëshmuar që unë nuk jam pjesë e këtyre diskutimeve boshe. Nuk më interesojnë dramat, por kur e kalon çdo kufi dhe kur shkelet një këngë me aq peshë sigurisht që nuk mundem të hesht. Duhet t’i respektojmë edhe ata artist që kanë kënduar në kohë lufte, me shpirt dhe me lot e me rrezik mbi kokë. Për mua kjo pjesë nuk është normale.

Ndodhi që të ishte Egli, një rastësi. Nuk jam femër paragjykuese dhe nuk më pendon paraqitja e askujt se si vishet. Mua më acaron fakti që mund të kesh zgjedhur me ‘playback’, por jo në këtë mënyrë të lutem. A është normale të dalësh me ‘playback’ me një këngë si “Mora Fjalë”? A është normale të përdorësh zërin e Shkurte Fejzës sikur po këndon? Pa asnjë respekt për emocionin dhe historinë që ka kjo këngë.

Gjithashtu Albina tha se ‘playback’-u në përgjithësi nuk është normal, por ka artistë që e kanë zgjedhur dhe që publiku i do.

‘Playback’-u në përgjithësi nuk është normal. Ka artistë që e kanë zgjedhur dhe publiku i do. Nuk është normale që një këngë për një hero të Kosovës të shndërrohet në show, për të marrë disa klikime dhe për të plotësuar minutazhin e koncertit. m.p.

50 dështime! Kuvendi i Kosovës në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Kuvendi i Kosovës tashmë numëron 50 përpjekje të dështuara për të konstituuar veten pasi ende nuk ka vota për të zgjedhur kryeparlamentarin. Seanca u ndërpre pasi komisioni që duhet të ngrihet për të mbikëqyrur votimin e fshehtë nuk kaloi. Partitë që deri dje ishin në opozitë vijuan të qëndrojnë në sallën plenare për të shprehur pakënaqësinë me situatën duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e tyre Albin Kurti.

“Për të Albin Kurti kjo kohë është pjesë e një plani. Për përmbysjen e rendit kushtetues, për delegjitimimin e demokracisë dhe institucioneve dhe për zhbërjen e ADN-së së shoqërisë sonë”, tha Vlora Çitaku nga PDK.

“Kryesuesi Avni Dehari le ta kthejë seancën në rendin e rregullt të ditës dhe kandidatja Albulena Haxhiu] le të tërhiqet nga kandidatura. Vetëm atëherë mund të ketë hapësirë për reflektim dhe ndoshta edhe ndryshim të qëndrimeve nga deputetë të tjerë”, tha Fadil Hadërgjonaj nga LDK.

“Po më duket se po i pëlqen karrigia e kryeparlamentarit dhe ndoshta LVV-ja do të ishte mirë me lënë krejt si kryeparlamentar. Abuzim i skajshëm, këta po mendojnë se janë mbi shtetin dhe mbi ligjin e Kushtetutën e Kosovës”, u shpreh Time Kadrijaj.

Këtë javë përfundon edhe afati 30 ditor i përcaktuar nga Kushtetuesja për të konstituuar Kuvendin, ndërsa janë shpeshtuar përpjekjet për një marrëveshje me Vetëvendosjes dhe Nismës.

Kryetari i Listës Guxo, Faton Peci ftoi Fatmir Limajn që të mendojë për shtet pasi edhe do të shpërblehet nga qytetarët.

“Sa më të vogla janë partitë politike që shprehin gatishmëri për të dhënë kontributin dhe pjesëmarrjen në institucione, zakonisht është reflektimi dhe shpërblimi qytetar që ka ardhur përmes votës”, tha Faton Peci nga LVV.

Pas dështimit të së hënës, pati edhe protestë e aksione simbolike në hyrje të Kuvendit. Avokati Arianit Koci qethi kokën, ndërsa një tjetër qytetar akuzoi Kurtin se ka gënjyer edhe për bashkim kombëtar. m.p.

Pushuesi nga Maqedonia e Veriut ndërron jetë në plazhin e Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës ku një pushues nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar jetë pasi ka pësuar arrest kardiak në det.

Mësohet se viktima është një 66-vjeçar me iniciale Sh.A. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkak të humbjes së jetës së 66-vjeçarit.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 19:00, në Shkëmbin e Kavajës, shtetasi Sh. A., 66 vjeç, banues në Maqedoni, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në det e për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 66-vjeçarit. m.p.

Spartak Ngjela: Duhet të zgjatet mandati i SPAK, plugu do futur më thellë

Nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krijimit të Organizuar në vitin 2016, kjo strukturë ka goditur zyrtarë të lartë kundër korrupsionit, përfshirë ish-Kryeministrin Sali Berisha, dosja e të cilit ka kaluar së fundmi për gjykim, ish-Presidentin Ilir Meta, ish-zv/Kryeministrin Arben Ahmetaj, etj.

Teksa SPAK po i afrohet përfundimit të mandatit 9-vjeçar, avokati Spartak Ngjela, në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj në emisionin “Studio Live” në Report Tv, ka vlerësuar punën e SPAK, por ka theksuar se duhet të thellohet akoma në çështjet e korrupsionit.

Spartak Ngjela: SPAK-u ka qenë një arritje e re në historinë e drejtësië shqiptare. Kryesorja është që ka ndihmë ndërkombëtare në kuptimin e gjithanshëm, edhe profesional. Deri tani, për mendimin tim ka ecur mirë. Mund të kishte ecur pak më shpejt, por për faktin që atje janë ekspertë të huaj, ata nuk të lënë të livadhizësh pa prova të sakta. Çështja qëndron që ne i kemi provat deri tani ose faktet e veprimtarisë së SPAK janë dy Kryeministra, dy ish-Kryeministra të arrestuar, një President, disa ministra, kryetarë bashkish. Çështja antikorrupsion mendoj se është në një rrugë të mirë. Do të vazhdojë akoma të thellohet, se korrupsioni këtu ka qenë shumë i madh dhe shumë i rëndë, por të shikojmë se si do eci më tutje SPAK-ut.

dërkohë, i pyetur nëse duhet të zgjatet mandati i SPAK-ut, avokati Ngjela shprehet se pa hezitim që po.

Mandati i përfundon, është 9-vjeçar. Duhet të zgjatet sipas jush, apo jo?

Spartak Ngjela: Është e detyrueshme të zgjatet. Bëri një punë shumë të madhe në Shqipëri, por çështja kërkon akoma. Plugu do futur më thellë. Korrupsioni ka qenë gjigand, i paimagjinueshëm për një vend europian. Nuk e di si vazhdon në këto momente, por SPAK ka krijuar atë tensionin e frikës. Duhet të vazhdojë, dhe më thellë. m.p.

SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës

Aeroplanmbajtësja britanike HMS Prince of Wales, anija më e madhe luftarake që ka ndërtuar ndonjëherë Britania, është bashkuar me USS George Washington në Detin Timor më 18 korrik, në një demonstrim të fuqishëm ushtarak të aleancës transatlantike mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.

Pamje spektakolare tregojnë momentin kur dy gjigantët detarë lundrojnë krah për krah gjatë stërvitjes shumëkombëshe Talisman Sabre 2025, nën fluturimet e avionëve luftarakë F-35C dhe F-35B, që përforcojnë edhe më tej mesazhin e gatishmërisë ushtarake.

Stërvitja përkon me një rritje të tensioneve në rajonin e Indo-Paqësorit, ndërsa Kina vijon ekspansionin e saj ushtarak dhe ndërtimin e flotës detare më të madhe në botë. Marrëdhëniet gjithnjë e më të ftohta mes Pekinit dhe Perëndimit, e bëjnë këtë bashkëpunim detar një simbol të qartë të aleancës dhe përkushtimit për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur.

Kjo është hera e parë që aeroplanmbajtëse të fuqizuara me avionë nga Britania dhe SHBA veprojnë së bashku në një formacion të përbashkët detar. Komandanti i Grupit të Goditjes Detare të Mbretërisë së Bashkuar, Komodori James Blackmore, tha se operacioni është një “dëshmi e fuqishme e aftësive luftarake dhe vendosmërisë së aleatëve për të bashkëpunuar në kohë krize”.

HMS Prince of Wales është në një mision tetëmujor global të koduar “Operacioni Highmast”, që përfshin stërvitje në Mesdhe, Lindjen e Mesme, Azinë Juglindore, Japoninë dhe Australinë, së bashku me aleatë nga 19 vende dhe mbi 35,000 trupa. E shoqëruar nga HMS Dauntless dhe tankeri RFA Tidespring, anija britanike u bashkua në Paqësor me anije të Australisë, Norvegjisë dhe Kanadasë.

Qeveria britanike nuk ka konfirmuar ende nëse flotilja do të kalojë nëpër ngushticën e kontestuar të Tajvanit, por një kalim i tillë do të përforconte sinjalin e vendosmërisë ndaj ambicieve kineze për ishullin që Pekini e konsideron territor të vetin. m.p.

Çfarë do të thotë ‘40% mundësi për shi’ në aplikacionin e motit? Shumica nuk e kuptojnë

Çfarë fshihet pas përqindjes së shiut në parashikimin e motit?

Sa herë keni hapur aplikacionin e parashikimit të motit në iPhone-in tuaj dhe keni parë shkrimin “40% mundësi për shi” dhe keni menduar: a do të thotë kjo se do të bjerë shi për 40% të kohës? Apo se 40% e territorit do të përfshihet nga reshjet? Ose ndoshta se keni 40% mundësi që të prishni stilin e flokëve? Nëse jeni të hutuar – nuk jeni vetëm.

Në Reddit është hapur një diskutim që ka shkaktuar një valë debatesh për kuptimin real të këtij përqindjeje të famshme. Një përdorues me emrin Wonderscout1 shpjegon: “Nëse meteorologu është 80% i sigurt që do të bjerë shi, por pret që reshjet të përfshijnë vetëm 50% të një rajoni të caktuar, aplikacioni do të tregojë 40% mundësi për shi.”

“Apo, në anën tjetër, nëse është 100% i sigurt që do të bjerë shi në një zonë, por vetëm 40% i sigurt që reshjet do të arrijnë vendndodhjen tuaj, prapë do të shfaqet 40%,” shton ai.

Të hutuar? Shumë janë.

Ndërsa disa pranuan se edhe pas këtij shpjegimi nuk kuptuan shumë, të tjerë dhanë shpjegime edhe më të sakta:

“Kjo përqindje në të vërtetë tregon probabilitetin që në një pikë të caktuar brenda një zone më të gjerë të bjerë shi. Llogaritet si: probabiliteti që diku të bjerë shi × përqindja e territorit që do të preket.” Ose, siç tha dikush në mënyrë të thjeshtë: “Përqindja nuk do të thotë se do të bjerë shi 40% të kohës, por se ka 40% shanse që shi të bjerë pikërisht aty ku ndodhesh ti.”

Por a është kjo e saktë?

Kjo përqindje, që në aplikacione si ai i iPhone-it e shihni si “40% chance of rain” (40% shanse për shi), i referohet probabilitetit që në një vend të caktuar gjatë një intervali të caktuar kohor, zakonisht brenda një ore – të bjerë shi. Pra, “40% shanse për shi” do të thotë se ka 40% mundësi që gjatë asaj ore aty të bjerë shi, transmeton Telegrafi.

Çfarë NUK do të thotë kjo?

– Nuk do të thotë se do të bjerë shi 40% të ditës.
– Nuk do të thotë se 40% e territorit do të përfshihet nga reshjet.
– Nuk do të thotë se do të bjerë shi 40% të kohës gjatë asaj ore.

Po shpjegimi i Reddit-it?

Një përdorues në Reddit përshkroi një metodë të vjetër meteorologjike nga SHBA, të njohur si formula PoP:

PoP = C × A, ku:
C = besimi i meteorologut që do të bjerë shi diku në rajon
A = përqindja e atij rajoni që do të preket nga reshjet

Shembull: 80% siguri që do të bjerë shi, por vetëm në 50% të territorit → 0.8 × 0.5 = 0.4 → 40% shanse.

Por! Kjo formulë nuk është universale dhe nuk përdoret domosdoshmërisht nga Apple apo aplikacionet moderne të motit. Sot ato mbështeten më shumë në modelet e mësimit makinerik dhe të dhënat mikrolokacionale precize, duke bërë që numrat të jenë shumë më të saktë dhe shpesh i referohen pikërisht vendndodhjes suaj aktuale.

Përfundimi për përdoruesit e iPhone-it

Kjo përqindje tregon probabilitetin e reshjeve për vendndodhjen tuaj të saktë gjatë një ore të caktuar (p.sh. “40% shanse për shi midis orës 14:00 dhe 15:00”).

Nëse shihni “40%”, do të thotë se modelet parashikojnë 40% shanse që shi të bjerë pikërisht aty ku ndodheni, gjatë atij intervali kohor. /e.t

Largohen edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës! Rama do emra të rinj

Nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e Tiranës dhe drejtues të Bashkisë, burimet bëjnë me dije se do të largohen nga drejtimi edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës.

Rama mësohet të ketë thënë që duhet të gjejmë burime të tjera njerëzore (për nënkryetarët) që do të marrin përsipër sektorë të ndryshëm për të drejtuar bashkinë deri në zgjedhje (pa dhënë një afat), shkruan A2 CNN.

Burime nga bashkia bëjnë me dije se Rama ka shkarkuar edhe Anuela Ristanin me gjithë nënkryetarët e bashkisë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se prej ditësh zv. kryeministria Belinda Balluku po kryen intervista me drejtorët e bashkisë duke kërkuar vetëm praninë e sekretarit të përgjithshëm dhe jo Anuela Ristanit.

Ndërkohë në mbledhje të gjithë kanë raportuar për zonat e tyre të cilat kanë në administrim. Pozitivisht Rama është shprehur vetëm për IMT dhe Policinë Bashkiakë (duke mos fshehur që edhe këto kanë probleme). m.p.

E rëndë/ Foshnja e porsalindur humb jetën pasi i mituri e hedh në dysheme

Një tragjedi e rëndë ka goditur spitalin pediatrik në qytetin Lille të Francës, ku një foshnjë vetëm pesë ditëshe, e lindur para kohe, ka humbur jetën në rrethana të tmerrshme. E mitura, Zayneb-Cassandra, ndodhej në repartin Rainbow nën kujdes intensiv, pasi kishte lindur gjashtë javë para afatit të parashikuar.

Ajo u gjet pa ndjenja më 11 korrik, pranë krevatit të saj, me shenja të dukshme dëmtimi në kokë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë përmes aparaturave, foshnja ndërroi jetë katër ditë më vonë, më 15 korrik.

Sipas konfirmimeve zyrtare nga prokuroria e Lille, vdekja është shkaktuar nga një traumë në tru që përputhet me një rënie nga një lartësi e ulët. Hetimet paraprake kanë zbuluar se një fëmijë gjashtëvjeçar, që ndodhej në të njëjtin repart me familjen e tij, dyshohet se ka marrë foshnjën nga krevati dhe e ka hedhur në dysheme. Dëshmitarë të pranishëm e kanë parë atë në afërsi të krevatit të të porsalindurës në kohën e ngjarjes.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar se si ka qenë e mundur që një fëmijë pa mbikëqyrje të ketë hyrë në një dhomë me një foshnjë në gjendje të brishtë shëndetësore.

Dëshmitë fillestare flasin për mungesë të dukshme kontrolli në repartin ku ndodhi ngjarja, ndërsa hetimet pritet të përqendrohen edhe në përgjegjësinë institucionale për sigurinë e pacientëve të mitur. Ngjarja ka tronditur thellë opinionin publik në Francë dhe ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi standardet e sigurisë në spitalet pediatrike.

Sipas konfirmimeve zyrtare nga prokuroria e Lille, vdekja është shkaktuar nga një traumë në tru që përputhet me një rënie nga një lartësi e ulët. Hetimet paraprake kanë zbuluar se një fëmijë gjashtëvjeçar, që ndodhej në të njëjtin repart me familjen e tij, dyshohet se ka marrë foshnjën nga krevati dhe e ka hedhur në dysheme. Dëshmitarë të pranishëm e kanë parë atë në afërsi të krevatit të të porsalindurës në kohën e ngjarjes.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar se si ka qenë e mundur që një fëmijë pa mbikëqyrje të ketë hyrë në një dhomë me një foshnjë në gjendje të brishtë shëndetësore.

Dëshmitë fillestare flasin për mungesë të dukshme kontrolli në repartin ku ndodhi ngjarja, ndërsa hetimet pritet të përqendrohen edhe në përgjegjësinë institucionale për sigurinë e pacientëve të mitur. Ngjarja ka tronditur thellë opinionin publik në Francë dhe ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi standardet e sigurisë në spitalet pediatrike./e.t

Zvicra do modernizojë rreth 8000 bunkerë të vjetër në të gjithë vendin

Ushtria zvicerane planifikon të modernizojë rreth 8,000 bunkerë të vjetër të kohës së luftës në të gjithë vendin, disa prej të cilëve datojnë që nga viti 1886, duke përdorur zgjidhje inovative dhe të përballueshme.

Bunkerët, të cilët dikur mbronin pikat strategjike gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Ftohtë, janë lënë pas dore prej kohësh, shumë prej tyre u janë shitur civilëve dhe janë shndërruar në bodrume djathi, galeri, hotele ose depo të dhënash.

Për shkak të rritjes së sfidave të sigurisë për shkak të luftës në Ukrainë, ushtria ka pezulluar shitjen e bunkerëve dhe planifikon t’i shndërrojë ato në qendra moderne mbrojtëse me kosto dhe personel minimal.

Përveç forcimit të mbrojtjes kombëtare, disa kantone përshtatën strehimore civile për strehim të përkohshëm për refugjatët.

Shoqata Zvicerane për Teknologjinë dhe Forcat e Armatosura do të organizojë një “ditë inovacioni” në shtator për të mbledhur ide nga sektorë të ndryshëm.

“Ne po kërkojmë ide nga të gjithë sektorët, jo vetëm nga mbrojtja”, theksoi kompania. m.p.

❌