Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Më shumë se një lojë: Si ndikon shahu në zhvillimin mendor dhe emocional

By: Ke Si
6 August 2025 at 18:50

Nga strategjia te kreativiteti – përfitimet surprizuese të shahut në jetën tuaj

Shahu nuk është vetëm një garë mendore mes dy lojtarësh, por një ushtrim i thellë intelektual që ndihmon në formësimin e trurit dhe karakterit. Kjo lojë mijëravjeçare e ka kaluar kohën dhe kufijtë gjeografikë, duke u bërë pjesë e përditshme e jetës në dhoma pritjeje, biblioteka publike, shkolla e sheshe në të gjithë botën.

Shahu është më shumë se një sport intelektual, është një mënyrë për të ndërtuar një mendje më të mprehtë, më të qëndrueshme dhe më të aftë për të përballuar sfidat e jetës. Pavarësisht moshës apo përvojës, një tabelë shahu është gjithmonë një ftesë për të ushtruar trurin.

Por përse shahu konsiderohet kaq i dobishëm për zhvillimin e trurit? Ja disa nga përfitimet më të rëndësishme:

1. Zhvillon aftësinë për të menduar me empati

Për të qenë një lojtar i suksesshëm, nuk mjafton të mendosh vetëm për lëvizjen tënde – duhet të hysh në mendjen e kundërshtarit. Kjo aftësi për të kuptuar mendimet dhe qëllimet e të tjerëve lidhet ngushtë me konceptin psikologjik të “teorisë së mendjes”, që është thelbësor për marrëdhënie sociale të suksesshme.

2. Forcon kujtesën afatshkurtër dhe atë vizuale

Lojtarët e shahut janë të ekspozuar ndaj qindra kombinimeve të mundshme gjatë çdo loje. Kjo i detyron ata të mbajnë mend pozicione, skema dhe strategji, një sfidë që stërvit kujtesën vizuale dhe atë logjike në të njëjtën kohë. Studime të ndryshme tregojnë se ata që luajnë rregullisht shah kanë performancë më të mirë në teste që kërkojnë rikujtim të imtësishëm dhe njohje të shpejtë të modeleve.

3. Nxit mendimin strategjik dhe planifikimin në afatgjatë

Çdo lëvizje në shah është një hap drejt një qëllimi më të madh. Për këtë arsye, loja nxit lojtarin të planifikojë disa hapa përpara, duke marrë parasysh të gjitha mundësitë dhe kundërveprimet e mundshme. Kjo formë mendimi është e dobishme jo vetëm në lojë, por edhe në jetë, nga menaxhimi i kohës deri tek marrja e vendimeve të rëndësishme.

4. Rrit fleksibilitetin mendor dhe zgjidhjen e problemeve të reja

Lojtarët e shahut përballen vazhdimisht me situata të reja që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Kjo përfshin zhvillimin e asaj që quhet inteligjencë fluide, aftësia për të analizuar probleme të panjohura dhe për të reaguar në mënyrë efikase. Gjithashtu, loja përmirëson edhe shpejtësinë e përpunimit të informacionit, duke i bërë lojtarët më të shpejtë në vendimmarrje.

5. Zhvillon kreativitetin dhe mendimin divergent

Në kontrast me idenë se shahu është vetëm logjikë e ftohtë, loja kërkon edhe mendim krijues. Kur situatat në lojë nuk janë të zakonshme, lojtarët duhet të gjejnë zgjidhje kreative dhe të dalin jashtë rregullave standarde. Një eksperiment në Indi tregoi se fëmijët që luanin shah kishin rezultate më të mira në teste të kreativitetit krahasuar me ata që nuk luanin.

6. Përmirëson përqendrimin dhe vetëkontrollin

Një ndeshje shahu mund të zgjasë orë të tëra, dhe çdo gabim mund të kushtojë humbjen e lojës. Kjo kërkon një nivel të lartë përqendrimi dhe vetëdisiplinimi. Aftësia për të qëndruar i fokusuar për një kohë të gjatë është e rëndësishme jo vetëm në shah, por edhe në arsim, punë dhe situata të jetës së përditshme.

7. Ndihmon në rregullimin e emocioneve dhe menaxhimin e stresit

Shahu i mëson lojtarët të menaxhojnë presionin emocional dhe të përballen me humbjen në mënyrë konstruktive. Përmes lojës, një individ mëson të ruajë qetësinë, të mendojë para se të veprojë dhe të mësojë nga gabimet pa u zhgënjyer. Këto aftësi janë të rëndësishme për mirëqenien psikologjike.

8. Mbron trurin nga plakja e hershme

Ka gjithnjë e më shumë dëshmi se aktivitetet mendore komplekse, si shahu, ndihmojnë në ruajtjen e funksioneve njohëse te të moshuarit. Studime kanë sugjeruar se njerëzit që merren rregullisht me lojëra si shahu, kanë rrezik më të ulët për zhvillimin e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimeri./e.t

“E dua jetën shumë”/ Dua Lipa feston gjatë gjithë natës marrjen e shtetësisë së Kosovës

By: el da
2 August 2025 at 21:40

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë zyrtarisht shtetësinë e Kosovës dhe emocionin e ka ndarë me ndjekësit e saj.

Ajo është shprehur e lumtur dhe plot energji, teksa ka festuar në Sunny Hill Festival një natë pas marrjes së shtetësisë.

Në një postim në rrjete sociale, ajo shkruan: “E dua jetën shumëëë”.

Postimi i këngëtares së njohur me famë ndërkombëtare, Dua Lipa:

Mora nënshtetësinë 🇽🇰 një natë më herët dhe pastaj festova fort natën pas saj në @sunnyhillfestival!!!! @officialfatboyslim !!!!! e dua jeten shumëëë ./e.t🫶🏻🫶🏻🫶🏻

VIDEO/ Aktorit të humorit i ndodh e papritura, bie nga skena gjatë spektaklit

By: el da
2 August 2025 at 17:58

Një situatë e papritur, por edhe paksa komike ka ndodhur në Bulqizë, ku protagonisti ishte aktori i njohur i humorit, Salsano Rrapi.

Teksa ishte në skenë në kulmin e një skeçi bashkë me kolegët e tij, Salsano bëri një lëvizje drejt skajit të skenës, por humbi ekuilibrin dhe përfundoi direkt në tokë.

Momenti shkaktoi të qeshura në sallë, por Salsano pas disa sekondash u ngrit nga toka dhe u ngjit në skenë për të vazhduar shfaqjen.

/e.t

HOROSKOPI I SË SHTUNËS/ Cila shenjë do të zhgënjehet? Beqarët e kësaj shenje mund të…

By: D Marku
2 August 2025 at 08:40

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025

Dashi

Sot do ndiheni më të çliruar dhe do keni kurajën të shprehni hapur ndjenjat, mendimet dhe dëshirat tuaja. Nëse jeni në një lidhje, do tregoheni të sinqertë dhe marrëdhënia me partnerin do përmirësohet ndjeshëm. Do dini të kërkoni falje për gabimet dhe kjo do afrojë më shumë zemrat. Beqarët nuk duhet të mbyllen në vetvete, por t’i hapin zemrën dashurisë sepse rasti i duhur është shumë pranë. Në punë gjithçka do ecë me qetësi dhe efektivitet. Po bashkëpunuat me disa kolegë me përvojë, rezultatet do jenë të shkëlqyera. Buxheti mbetet i brishtë, ndaj shmangni shpenzimet për kënaqësi momentale.
Shëndeti: Do ndiheni të lehtësuar nga ankthi dhe më të kthjellët mendërisht. Kujdesuni për gjumin.
Këshilla e ditës: Çlirimi emocional është forcë, jo dobësi — mos kini frikë të tregoni zemrën.

Demi

Do keni nevojë për vlerësim dhe komplimente sot, dhe kjo do ju motivojë për të ecur edhe më shumë përpara. Në dashuri, dita do jetë ndër më të bukurat e muajit. Lidhja juaj do shndërrohet në një oaz dashurie të pastër dhe emocionet do kulmojnë me gjeste të ëmbla e surpriza. Beqarët do përjetojnë emocione të forta dhe do fillojnë histori pasionante që mund t’u ndryshojnë jetën. Në punë do jeni energjikë dhe të përkushtuar. Asgjë nuk do ju duket e pamundur. Në planin financiar ruani ekuilibrin dhe mos nxitoni në investime të mëdha.

Shëndeti: Energjia do jetë në nivele të larta. Kujdesuni vetëm të mos e teproni me entuziazmin fizik.

Këshilla e ditës: Kur je i dashuruar me jetën, ajo të shpërblen me më shumë

Binjaket

Do jeni disi tekanjozë dhe të papërmbajtshëm sot. Fatkeqësisht, kjo do ndikojë negativisht në ecurinë e ditës. Në çift do ketë debate të forta për arsye të parëndësishme, ku asnjëri prej jush nuk do pranojë të lëshojë pe. Beqarët, nga ana tjetër, do përjetojnë një përmbysje surprizuese dhe mund të nisin një lidhje shumë emocionuese. Në punë, edhe pse do përdorni strategji të zgjuara, do hasni vështirësi për të përmbyllur një detyrë të rëndësishme — rezultat i gabimeve të së shkuarës. Financat kërkojnë kujdes maksimal sepse çdo rrëshqitje mund të kushtojë shumë.

Shëndeti: Stresi do ndikojë në përqendrim dhe gjendjen shpirtërore. Merrni pak kohë për veten.

Këshilla e ditës: Mos lejoni që momentet e pakëndshme t’ju errësojnë vizionin — qetësia sjell kthjellim.

Gaforrja

Më 2 gusht, dita juaj do jetë dinamike dhe e mbushur me zhvillime pozitive. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia me partnerin mund të mbetet e paqëndrueshme, sidomos nëse ai ndikohet lehtësisht nga personat përreth. Mund të lindin keqkuptime, ndaj tregoni kujdes me reagimet tuaja. Ju që jeni beqarë do keni mundësinë të filloni një romancë të veçantë që mund të zgjasë. Në punë do ju bëhet një propozim interesant dhe me shumë vlerë për të ardhmen tuaj, ndaj mos e nënvlerësoni.

Shëndeti: Mos e neglizhoni lodhjen mendore. Pushoni mjaftueshëm dhe gjeni kohë për veten.

Financat: Rrezikoni të bëni shpenzime të pamenduara. Po nuk vepruat me maturi, situata do përkeqësohet.

Këshilla e Ditës: Mos i besoni verbërisht fjalëve të të tjerëve – dëgjoni zemrën tuaj dhe ruani ekuilibrin emocional.

Luani

Dita do të karakterizohet nga pozitiviteti dhe qartësi mendore. Në dashuri, ndikimi i disa planetëve do sjellë ndjenja të thella dhe emocione të fuqishme. Do arrini të lini pas problemet e së shkuarës dhe të rifreskoni marrëdhënien tuaj. Ju beqarët do jeni në qendër të vëmendjes, por shmangni nxitimin me njohjet e reja. Në sferën profesionale, qasja e matur dhe e duruar do ju ndihmojë të zgjidhni çdo sfidë.

Shëndeti: Do ndiheni në formë të mirë fizike, por mos e teproni me aktivitetin gjatë ditës.

Financat: Buxheti mbetet i paqëndrueshëm. Kujdes me shpenzimet për gjëra luksi apo argëtim.

Këshilla e Ditës: Gëzoni momentet pozitive, por mos harroni të mbani këmbët në tokë dhe të silleni me maturi në çdo hap.

Virgjëresha

Kjo ditë kërkon kujdes dhe vëmendje. Gjërat nuk do jenë gjithmonë ashtu siç duken dhe mund të përballeni me sfida të vështira. Në çift, marrëdhënia do jetë e tensionuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje. Vetëm pak çifte do arrijnë të ruajnë qetësinë. Beqarët nuk do jenë në humorin më të mirë dhe do refuzojnë mundësitë që do iu ofrohen. Në punë do gjendeni përballë situatave të ndërlikuara, por falë ndihmës së kolegëve mund t’ia dilni.

Shëndeti: Shëndeti mendor do kërkojë më shumë kujdes. Përpiquni të mos mbyteni në ankth apo stres.

Financat: Probleme të vjetra do kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Mos i lini pas dore.

Këshilla e Ditës: Mos u tërhiqni nga ndjesitë e momentit. Qetësia, reflektimi dhe bashkëpunimi janë çelësi për të kapërcyer çdo pengesë.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do tregoheni tejet kapricozë dhe do doni të provoni gjëra të reja në çdo moment. Për ju që jeni në një lidhje, do ndjeni një dëshirë të fortë për ta çuar marrëdhënien në një nivel më të thellë. Do flisni hapur me partnerin dhe do arrini të gjeni një gjuhë të përbashkët. Beqarët do e kenë të vështirë të joshin personin që pëlqejnë, prandaj duhet të tregohet durim dhe vetëpërmbajtje. Në punë duhet të siguroheni mirë para se të veproni, sepse kjo do ju shpëtojë nga gabimet. Financat do jenë të qëndrueshme dhe nuk do ketë shqetësime të mëdha.

Shëndeti: Kujdesuni më shumë për shtyllën kurrizore dhe bëni ushtrime që ndihmojnë në çlirimin e tensionit.

Këshilla e ditës: Mos veproni me ngut, edhe emocionet e bukura kanë nevojë për kohën e tyre që të lulëzojnë.

Akrepi

Emocionet do jenë të forta sot dhe shpesh do e keni të vështirë t’i përmbani. Nëse jeni në një lidhje, shmangni dëshirën për të dominuar mbi partnerin sepse kjo do çojë në debate të panevojshme. Përpiquni të bashkëpunoni dhe të ruani një klimë të qetë. Beqarët do kenë mundësi për takime interesante, por nuk duhet të hedhin hapa të nxituara. Në fushën profesionale, sakrificat do jenë të mëdha, por rezultatet do jenë vërtet mbresëlënëse. Financiarisht do ishte mirë të shmangni rreziqet, edhe nëse ndiheni të sigurt.

Shëndeti: Kujdes me ushqimet e rënda dhe shmangni stresin emocional. Praktikoni frymëmarrje të thellë dhe meditoni.

Këshilla e ditës: Kontrolli ndaj vetes është fuqia më e madhe. Përdoreni për të ndërtuar e jo për të shkatërruar.

Shigjetari

Do ndiheni të pasigurt dhe të shqetësuar gjatë kësaj dite. Nëse jeni në një lidhje, mos kërkoni gjëra të pamundura nga partneri. Qëndroni me këmbë në tokë dhe vlerësoni atë që keni. Beqarët do mbyllen në botën e tyre të ëndrrave dhe do ndihen mirë aty, megjithëse realiteti nuk do sjellë ndryshime. Në punë, në fillim çdo gjë do duket e vështirë, por me përpjekje dhe vendosmëri do arrini suksesin. Në aspektin financiar shmangni çmenduritë dhe ruani ekuilibrin.

Shëndeti: Shëndeti mendor ka nevojë për më shumë vëmendje. Gjeni kohë për qetësi, natyrë dhe biseda pozitive.

Këshilla e ditës: Nuk ka rëndësi sa herë ndihesh i pasigurt. Rëndësi ka të mos heqësh dorë nga rruga drejt qëllimit tënd.

Bricjapi

Mundohuni të ruani vetëkontrollin gjatë kësaj dite dhe do shihni se gjithçka do rrjedhë më mirë se sa prisnit. Nëse jeni në një lidhje, dita do sjellë emocione të forta dhe ndjesi të veçanta pranë partnerit. Bashkë mund të merrni edhe vendime të rëndësishme për të ardhmen. Ju beqarët do jeni të prirur të mendoni për të kaluarën dhe nuk do iu kushtoni shumë rëndësi ftesave apo mundësive të reja. Në punë do ju ofrohen disa mundësi të vlefshme që mund të ndikojnë pozitivisht edhe në financat tuaja. Shfrytëzojini me maturi dhe mos i lini t’ju ikin nga duart.

Shëndeti: Do ndiheni mirë në përgjithësi, por mund të ndiheni pak të tensionuar në mbrëmje. Praktikoni relaksimin përmes meditimit ose ecjeve të qeta në natyrë.

Këshilla e Ditës: Mos u ktheni pas në të kaluarën. Mundësitë më të bukura janë përpara.

Ujori

Sot planetët nuk do jenë shumë në anën tuaj, ndaj priten disa sprova, sidomos në jetën personale. Nëse jeni në një lidhje, mund të tundoheni nga një flirt që do ju ndjekë nga pas. Kujdes, sepse një moment dobësie mund të sjellë pasoja serioze në të ardhmen. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm me personat që njohin rishtazi dhe të mos japin përgjigje të nxituara. Në punë do jeni energjikë dhe të vendosur për të ecur përpara. Do tregoni zgjuarsi dhe do arrini të ruani pozicionin që keni fituar me përpjekje. Financat do jenë në ekuilibër falë një menaxhimi të kujdesshëm.

Shëndeti: Duhet të shmangni stresin dhe lodhjen mendore. Bëni pushime të shkurtra gjatë ditës për të ruajtur qetësinë.

Këshilla e Ditës: Kujdes me tundimet. Mos rrezikoni diçka të rëndësishme për kënaqësi të përkohshme.

Peshqit

Sot gjithçka do marrë një shkëlqim të veçantë. Dielli do ju ndriçojë mendjen dhe do ju japë forcë për të përballuar çdo sfidë. Në dashuri, për ata që janë në një lidhje, vështirësitë do zbuten dhe në vend të tyre do mbizotërojë harmonia dhe entuziazmi. Do ndiheni të përmbushur shpirtërisht. Beqarët do ndihen të pasigurt dhe do tërhiqen nga frika e refuzimit, duke mos guxuar të ndërmarrin hapa të rinj. Në punë, falë intuitës së mprehtë, do gjeni zgjidhje edhe për çështjet më të ndërlikuara. Do ecni me ritëm të mirë. Financat, megjithatë, do mbeten një pikë e ndjeshme, ndaj shmangni çdo rrezik të panevojshëm.

Shëndeti: Duhet të tregoni kujdes me sistemin tretës dhe të shmangni ushqimet e rënda. Një dietë më e lehtë do ishte zgjedhja më e mirë.

Këshilla e Ditës: Mos lejoni frikën të pengojë zemrën tuaj të rritet. Dilni nga guaska dhe besoni në vetvete.

The post HOROSKOPI I SË SHTUNËS/ Cila shenjë do të zhgënjehet? Beqarët e kësaj shenje mund të… appeared first on Albeu.com.

A është noti pas ngrënies i dëmshëm?/ Fakte që duhet t’i dini

By: Ke Si
28 July 2025 at 13:40

Nëse keni probleme me zemrën ose qarkullimin e gjakut, bëni kujdes, sepse çdo hyrje e papritur në ujë mund të shkaktojë probleme

Rekomandimet verore, si “mos notoni me stomak të mbushur” apo “lyeje plagën me ujë të kripur që të shërohet më shpejt”, vazhdojnë të jenë rregulla të pathyeshme për shumë njerëz gjatë pushimeve. Megjithatë, ekspertët hedhin poshtë këto urtësi popullore dhe mbështet teoritë që, nëse na intereson shëndeti ynë, janë zgjedhje më të mençura.

A e shëron uji i kripur plagën më shpejt?

Ky është një këshillë që e dëgjojmë shpesh nga brezat më të vjetër, por që nuk është gjithmonë e saktë. E vërteta është se disa plagë, veçanërisht ato që janë të thella dhe të ndotura, mund të përfitojnë nga kontakti me ujin e kripur, sepse përshpejtohet procesi i shërimit. Por dëmtimet më të lehta, si ato nga rënia nga biçikleta, sidomos tek fëmijët, nuk është mirë të ekspozohen në ujë të kripur, sepse ai e përkeqëson plagën dhe e ngadalëson shërimin.

A është noti pas ngrënies i dëmshëm?

Për shumë kohë është besuar se hedhja në ujë pas ngrënies, sidomos në ujë të ftohtë, mund të shkaktojë dhimbje dhe ngërçe në stomak. Por shkenca e ka mohuar këtë teori të vjetër. Organizmi pas ushqimit është i angazhuar në tretje, çka vetëm e ngadalëson pak aktivitetin, por nuk përbën pengesë për të shijuar ujin në mënyrë të relaksuar.

Megjithatë, nëse keni probleme me zemrën apo me qarkullimin e gjakut, atëherë, pavarësisht nëse keni ngrënë apo jo, çdo hyrje e menjëhershme në ujë të ftohtë mund të shkaktojë probleme serioze. Nëse jeni i ri, i shëndetshëm dhe nuk keni ndonjë problem mjekësor, mund të notoni lirshëm edhe pas një vakti të lehtë, por shmangni mbingopjen, transmeton Telegrafi.

Faktor mbrojtës 30 nuk është dy herë më i fortë se faktori 15

Kjo është një ide krejtësisht e gabuar. Kremi me faktor mbrojtës 30 siguron mbrojtje pak më të gjatë në kohë sesa ai me faktor 15, dhe faktori 50 zgjat më shumë se 30, por duhet pasur parasysh se as kremi me SPF 50 nuk ofron mbrojtje të plotë. Prandaj, është e rëndësishme të shmanget ekspozimi në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, pavarësisht faktorit të përdorur,

Mos përdorni kremin e vjetër të verës së kaluar

Nëse ende keni një shishe kremi mbrojtës nga vera e kaluar, është më mirë ta hidhni. Afati i përdorimit të shumicës së produkteve për mbrojtje nga dielli është një vit nga momenti i hapjes, me kusht që të jenë ruajtur në vend të freskët dhe të thatë. Edhe nëse afati i përdorimit ende nuk ka skaduar, veprimi mbrojtës i disa kremrave dhe losioneve mund të jetë ndjeshëm i reduktuar./e.t

HOROSKOPI I SË HËNËS/ Yjet flasin qartë për ata që dinë të dëgjojnë! Këto dy shenja duhet të kenë KUJDES!

By: D Marku
27 July 2025 at 23:59

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025

Dashi

Falë ndikimit të njëhershëm të Hënës, Venusit dhe Jupiterit, shpirti juaj do ndihet më i qetë sot. Tashmë çdo problem ka për të gjetur një zgjidhje. Për ju të dashuruarit ka shumë mundësi që marrëdhënia me partnerin tuaj të përmirësohet ndjeshëm. Shfrytëzojeni sa të mundni çdo moment dhe shprehini ndjenjat pa dorashka. Ju beqarët do keni nevojë për më tepër siguri para se të filloni një lidhje. Prisni edhe pak kohë sepse do e gjeni atë që doni. Në punë do bëni mirë të respektoni kolegët dhe të flisni me ta para se të merrni vendime të mëdha. Sigurisht që zgjedhja do jetë e juaja, por disa mendime më shumë nuk të bëjnë asnjëherë keq. Financat do jenë shumë të mira dhe do mund të bëni edhe investimet që kishit menduar prej kohësh.

Demi

Gjatë kësaj dite do dini gjithë kohës të qeshni, të dashuroni dhe të ndani emocionet pozitive. Yjet do sjellin harmoni dhe shume gëzim për ju që keni një lidhje. Gjithçka do jetë edhe më e bukur se disa kohë më parë. Ju beqarët gjithashtu do takoni disa persona interesantë dhe do filloni histori dashurie pasionante. Në punë duhet pranuar se gjërat do jenë pak më të vështira, por juve nuk do ju mungojë gjallëria dhe dëshira për të ecur përpara. Çdo gjë do e realizoni në perfeksion. Neptuni do ju mbështesë mjaft në planin financiar dhe do ju bëjë më të qartë për gjendjen në të cilën ndodheni. Do mateni mirë para se të hidhni çdo hap.

Binjakët

Falë Jupiterit sot do jeni më në humor dhe të gatshëm për të hedhur hapa të rejë. Nuk do ju mungojë as durimi dhe as vendosmëria. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur. Do merreni vesh për mrekulli me partnerin dhe do i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet. Ju beqarët do i refuzoni ftesat që do iu bëhen duke humbur kështu mundësi të shkëlqyera. Në punë vërtet do ju duhet të kaloni goxha sfida gjatë kësaj dite, por falë organizimit dhe mbështetjes nga kolegët do mund t’ia dilni. Në planin financiar shumë gjëra do jenë më ndryshe se me parë. Gjendja sa do vije e do përmirësohet. Gjithçka falë përkujdesit tuaj.

Gaforrja

Nuk do ju pëlqejnë aspak komandimet gjatë kësaj dite dhe as ata që mundohen t’ua hedhin. Për fat të keq suksesi nuk do jetë në anën tuaj. Ju të dashuruarit do jeni shumë xhelozë ndaj partnerit dhe mund të debatoni ashpër me të. Sa më shpejt ta kuptoni gabimin që keni bërë aq më të lehtë do e keni të rivendosni qetësinë. Ju beqarët do realizoni takime të jashtëzakonshme dhe do e ndryshoni menjëherë statusin tuaj. Në punë duhet të respektoni çdokënd që keni pranë dhe të keni më shumë besim tek ata. Dijeni se të vetëm nuk keni për të arritur shumë. Në planin financiar do jeni të detyruar të bëni kujdes që gjendja të mos ketë më shumë tronditje.

Luani

Falë Marsit dhe Uranit do dini gjithmonë si të veproni sot prandaj gjërat do ju ecin më së miri. Ju të dashuruarit duhet t’i marrin gjërat si t’iu vijnë dhe nuk duhet të kërkoni me ngulm gjëra të pamundura. Ju beqarët do jeni të paqëndrueshëm dhe ka rrezik të refuzoni disa ftesa që do ju bëhen. Në fakt do pendoheni shpejt për këtë sjellje tuajën. Në punë do vazhdoni në jeni në kërkim të ëndrrave tuaja dhe mundet të shpërqendroheni paksa nga gjërat reale që duhet të arrini. Kthehuni shpejt me këmbë në tokë nëse nuk doni të keni probleme. Financat do mbeten në të njëjtën gjendjen si më parë. Duhet të shpenzoni me kursim dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të jepni hua.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do keni reflekse shumë të mira dhe do jeni përherë koherentë. Kjo mënyrë të vepruari do ju sjellë vetëm përfitime. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e mbushur me bashkëpunim kjo e sotmja. Gjërat do ju ecin më së miri dhe nuk do keni për çfarë të ankoheni më. Ju beqarët do kërkoni në çdo cep princin tuaj të kaltër, por nuk do mund ta gjeni dot atë. Në punë do jeni edhe më të përkushtuar se më parë kështu që në asnjë moment nuk do ju lindin probleme. Edhe mbështetja e kolegëve do jetë e adhurueshme. Në planin financiar duhet të bëni disa zgjidhje të zgjuara në mënyrë që situata të përmirësohet. Ju jeni të zotët kështu që mund t’ia dilni.

Peshorja

Ju do e kaloni ditën e sotme në një mënyrë të jashtëzakonshme. Do ndiheni të lumtur dhe krenarë për gjithçka keni mundur të arrini. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni më të dashuruar se kurrë dhe do i shprehin pafund ndjenjat tuaja. Nëse jeni beqarë do i koleksiononi aventurat dhe do ndiheni mjaft mirë. Gjithsesi do duhet ende kohë që statusi t’iu ndryshojë. Në punë keni për të shkëlqyer dhe të gjithë do ju mbajnë në gojë për mirë. Do keni ide fantastike edhe për projektet e kolegëve kështu që do i ndihmoni. Financat do kërkojnë më shumë maturi se kurrë më parë. Po bëtë gabime sot do keni probleme për një kohë të gjate. Mendohuni para se të veproni.

Akrepi

Do zgjoheni si zakonisht gjatë kësaj dite dhe as nuk do mendoni sesa jeta do ju zbukurohet. Planetët do ju sjellin lumturi pafund dhe fat. Për ju të dashuruarit jeta do marrë një kthesë shumë të mirë. Shpesh do ju duket sikur jeni në ëndërr dhe do keni frikë të zgjoheni. Partneri ka menduar gjithçka në detaje dhe do ju bëjë të ndiheni mjaft mirë. Ju beqarët do vazhdoni të mbeteni ashtu si jeni edhe për pak kohë. Në punë do bëheni pjesë e një projekti të rëndësishëm që do ua ndriçojë mendimet dhe do ju ndihmojë të realizoni planet afatgjata. Edhe nëse punoni në grup rezultatet kanë për të qenë shumë të mira. Për financat do bëni edhe sakrifica dhe fatmirësisht gjendja do mbetet gjithë kohës e stabilizuar.

Shigjetari

Do keni arsye të forta për të besuar tek fati gjatë kësaj dite. Në fakt çdo gjë do ju ecë më së miri dhe në disa momente do habiteni edhe vetë. Ju të dashuruarit do arrini të rivendosni komunikimin në jetën tuaj në çift dhe do ndiheni mjaft mirë pranë atij që dashuroni. Ai nga ana tjetër do jetë tolerant dhe do ua plotësojë dëshirat. Ju beqarët do jeni të paqartë për atë që doni të bëni, prandaj do ngurroni edhe të hidhni hapa. Në punë, çelësi për arritjet e mëdha do jetë brenda jush. Po u treguat të logjikshëm, të vendosur e me besim në vetvete keni për të arritur majat. Në planin financiar do jeni shumë të arsyeshëm dhe nuk do keni as problemin më të vogël.

Bricjapi

Do bëni mirë të merrni disa vendime gjatë kësaj dite pasi duke ia lënë gjërat kohës nuk i dihet çfarë mund të ndodhë nesër. Ju që jeni në një lidhje ka rrezik të përballeni me zhgënjime të mëdha. Gjithçka që keni menduar për partnerin do bjerë poshtë menjëherë. Ju beqarët do bëni mirë të qëndroni edhe sot ashtu si jeni sepse mundësitë nuk do jene të kënaqshme. Në punë, nëse tregoheni shumë autoritare, keni për të hyrë në konflikt me të gjithë. Bëni shumë kujdes më mënyrën e komunikimit. Në planin financiar ka rrezik të bëni gabime nga dëshira e madhe për t’u pasuruar shpejt. Asgjë nuk mund të bëhet me inat.

Ujori

Në disa momente mund t’iu dalin edhe probleme gjatë kësaj dite, por nuk duhet kurrsesi ta lëshoni veten. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e zakonshme. Do ja kaloni mirë pranë partnerit, por nuk do përjetoni emocione të veçanta. Nëse jeni beqarë nuk duhet të nxitoheni për të krijuar një lidhje sepse disa persona do kërkojnë vetëm t’iu gënjejnë e t’iu mashtrojnë. Jeta profesionale nuk do ketë ndonjë ndryshim të madh. Vonesat që keni pasur nuk do ju çojnë aq shpejt në objektivat që keni parashikuar. Bëni durim, por mos i ndalni asnjë çast përpjekjet. Mërkuri do ju ndihmojë në planin financiar dhe do ua bëjë më të qarta mendimet. Gjendja do të stabilizohet shpejt.

Peshqit

Komunikimi dhe privilegjimi i jetës sociale do ju ndihmojë shumë ta përmirësoni jetën tuaj sot. Do keni edhe ide shumë të këndshme që duhet t’i shprehni sa të mundeni. Nën ndikimin e madh të Venusit, ju të dashuruarit do i kushtoni më tepër rëndësi se kurrë më parë jetës në çift. Do kaloni më shumë kohë me partnerin dhe do i përgatisni surpriza. Ju beqarët do keni një ditë intensive dhe plot e përplot me takime. Shfrytëzojeni sa më shumë. Në punë, gabimet e disa kohëve më parë do ju bëjnë të bëni një bilanc të gjithckaje. Merrni sa më shpejt masa në mënyrë që situata të rregullohet. Financat do kenë goxha përmirësime falë një shume të konsiderueshme që do merrni pas një projekti të përfunduar.

The post HOROSKOPI I SË HËNËS/ Yjet flasin qartë për ata që dinë të dëgjojnë! Këto dy shenja duhet të kenë KUJDES! appeared first on Albeu.com.

Bananja “6 milionë dollarëshe” konsumohet për herë të dytë

By: Ke Si
23 July 2025 at 15:25

Bananja e ngjitur në mur me ngjitës, pjesë e veprës së famshme të artistit italian Maurizio Cattelan, e titulluar “Komediani”, u konsumua për herë të dytë nga një vizitor në një muze në Francë, shkruan euronews.

Vlera e kësaj vepre arrin në 6 milionë dollarë ndërsa ngjarja ndodhi më 12 korrik në galerinë Centre-Pompidou Metz, në lindje të Francës, ku vizitori konsumoi bananen, ndërsa ekipi i sigurisë veproi shpejt duke rikthyer veprën në vend vetëm disa minuta më vonë.

Bananja është një element i prishshëm i veprës, i cili zëvendësohet rregullisht sipas udhëzimeve të artistit.

Galeria njoftoi se artisti ishte i zhgënjyer nga veprimi i vizitorit ndërsa kjo nuk është hera e parë që kjo banane bëhet objekt i këtij veprimi.

Në vitin 2019, në panairin Art Basel Miami në Florida, amerikan David Datuna e shkuli bananen nga muri, e qëroi dhe e hëngri para qindra vizitorëve, duke krijuar një moment viral në botën e artit.

Atëherë, vepra u shit me një banane zëvendësuese për 120 mijë dollarë.

Në nëntor 2024, koleksionisti kinez Justin Sun e bleu “Komediani” në ankand për 6.24 milionë dollarë, përpara se të hante vetë bananen.

Galeria Centre-Pompidou në Metz e cilëson këtë vepër si “ndoshta veprën e artit më të ngrënë të 30 viteve të fundit.”/e.t

Pica me ananas kushton 100 euro/ Videoja nga një restorant në Maltë bëhet virale

By: Ke Si
23 July 2025 at 13:12

Një turiste mbeti e shtangur pasi vuri re çmimin marramendës të një pjate të diskutueshme në një piceri në Maltë.

Valentina Trujillo Olivares, nga Kili, vuri re “çmimin e tepruar” pasi ndaloi te Sotto Prosciutteria për një vakt gjatë një udhëtimi të kohëve të fundit në Gżira, shkruajnë mediat e huaja

Stilistja dhe studentja 27-vjeçare dokumentoi përvojën e saj në një video të ndarë në mediat sociale më 10 korrik, në të cilën ajo filmoi veten duke shfletuar menunë e restorantit.

Aty shihen çmimet e disa picave më të lira – me një çmim të arsyeshëm prej 9.45 €, ndërsa Semplice dhe Tirolese kushtonin secila 14.70 €.

@valetrujillooo Respuesta a @deividps abro debate por la pizza hawaiana 🤣 #pizzahawaiana ♬ sonido original – Vale Trujillo

Por çmimi i një pice Havaiane – e cila përmban proshutë dhe ananas – e la pushuesen e shtangur pasi vuri re se ishte e listuar me një çmim marramendës prej 100 €.

Ajo tha në pamjet filmike: “Jam në një restorant italian dhe shikoni sa kushton pica Havaiane – 100 euro!”.

Valentina shpjegoi se me kuriozitet e kishte pyetur një kameriere nëse opsioni ishte në të vërtetë i disponueshëm, por pretendoi se nuk e porositi për shkak të ‘fytyrës’ që bëri anëtari i stafit, dhe në vend të kësaj porositi specialitetin e rekomanduar të shtëpisë, Calzone./e.t

Mos i hidhni kot/ Ushqimet që mund t’i hani edhe pas datës së skadimit

By: Ke Si
23 July 2025 at 13:05

Shumë njerëz kanë frikë të konsumojnë produkte të cilave u ka kaluar data e përdorimit, por në fakt, disa ushqime janë plotësisht të sigurta edhe pas kalimit të kësaj date, nëse ruhen si duhet dhe nëse nuk tregojnë shenja prishjeje

Në të kundërt me bindjen e zakonshme, jo çdo produkt ka një “vijë të kuqe” të prerë për konsum. Shpesh, data e skadencës ngatërron konsumatorët: për pasojë, hidhen sasi të mëdha ushqimesh që mund të ishin përdorur pa asnjë rrezik.

Sigurisht që disa produkte, sidomos mishi, peshku apo frutat e detit, kërkojnë vëmendje të madhe — ato nuk tolerojnë vonesë dhe duhet të hidhen sapo t’u kalojë afati. Por për shumë ushqime të tjera, rregullat janë më fleksibël.

Një dallim i madh duhet bërë mes frazës “afati i përdorimit” (p.sh. përdor deri më datë…) dhe “më mirë të përdoret deri më…”. I pari nënkupton që produkti mund të bëhet i rrezikshëm pas asaj date; i dyti flet më shumë për cilësinë dhe freskinë maksimale të shijes. Pra, edhe nëse data kalon, shumë artikuj nuk paraqesin rrezik, por mund të mos kenë më të njëjtin shije ose aromë.

Sipas dietologes Maya Feller, MS, RD, CDN, që ka folur për Bustle: “Kushdo që ka imunitet të dobësuar duhet të shmangë çdo ushqim që është qartësisht i prishur ose ka kaluar afatin e konsumit, sidomos nëse ka aromë ose pamje të dyshimtë.”

Në fund të fundit, datat në paketim i shërbejnë më shumë tregtarëve për të garantuar cilësinë e plotë, sesa për të treguar sigurinë absolute. Për disa produkte, datat mund t’i injoroni me kujdes — duke përdorur shqisat dhe logjikën, transmeton Telegrafi.

1. Biskotat

Falë konservuesve, biskotat shpesh qëndrojnë të sigurta edhe disa javë ose deri në dy muaj pas datës së skadencës. Megjithatë, mund të humbin krokantësinë. Një truk i thjeshtë është t’i fusni pak minuta në furrë për t’ua kthyer freskinë.

2. Buka

Buka mund të konsumohet edhe disa ditë pas datës së shënuar, nëse nuk ka myk. Mbajtja në frigorifer (sidomos në frigoriferë “no frost” ku nuk krijohet lagështi) e zgjat jetëgjatësinë. Nëse shfaqet myk, hidheni menjëherë.

3. Brumërat e thatë

Shpagetat, makaronat dhe të gjitha llojet e brumërave të thatë mbeten të sigurta për konsum për vite të tëra, për sa kohë ruhen në vende të freskëta, të thata dhe të mbyllura mirë.

4. Qumështi

Edhe pse tingëllon çuditshëm, qumështi mund të jetë i mirë edhe disa ditë pas afatit, nëse ka ruajtur aromën dhe strukturën normale. Nëse bëhet kokrrizor, ka erë kosi apo djathi, mos e përdorni. Shpesh, qumështi prishet para datës së shënuar, prandaj gjithmonë kontrolloni me hundë dhe sy.

5. Jogurti

Një kavanoz jogurti i pahapur mund të jetë i konsumueshëm deri tri javë pas datës së përdorimit, nëse ambalazhi është i paprekur. Aroma e pakëndshme ose ndryshimi në strukturë tregojnë që duhet ta hidhni.

6. Djathërat e fortë

Kaçkavalli dhe djathërat e tjerë të fortë kanë një kore që ndalon përhapjen e mykut. Nëse krijohet myk në sipërfaqe, hiqeni me kujdes pjesën e prekur dhe pjesa tjetër mund të konsumohet. Nëse ndryshon aroma dhe shija, hidheni pa hezitim.

7. Mishi, mos rrezikoni kot

Nëse nuk jeni të sigurt, mos e konsumoni. Mishi mund të jetë i sigurt pak ditë pas datës, por nuk duhet të ketë aromë të keqe, ngjyrë të çuditshme ose lëng të trashë. Nëse e ngrini përpara skadencës, mund ta ruani më gjatë.

8. Orizi i bardhë

Orizi i bardhë mund të zgjasë me vite nëse mbahet në qese hermetike ose kavanoza qelqi, larg lagështisë. Orizi integral prishet më shpejt për shkak të yndyrnave që përmban.

9. Vezët

Kur ruhen në frigorifer, vezët mund të konsumohen deri tri javë pas datës së shënuar. Vezët e prishura kanë një erë të rëndë të dallueshme menjëherë.

10. Sallata jeshile

Nëse gjethet janë ende të freskëta, pa myk ose lagështi të dyshimtë, mund të konsumohen edhe pas afatit të treguar.

11. Perimet e ngrira

Nëse nuk janë shkrirë asnjëherë, perimet e ngrira mund të qëndrojnë të sigurta pothuajse pa afat. Por nëse shkrijnë dhe ri-ngrihen disa herë, mund të humbin cilësinë ose të dëmtohen.

12. Sheqeri

Sheqeri i ruajtur në vende të thata e të freskëta nuk ka afat skadence praktikisht. Lagështia është armiku i vetëm.

13. Çokollata

Çokollata mund të duket e “zbehtë” ose me shtresë të bardhë – kjo është yndyra e kristalizuar dhe nuk dëmton. Shija mund të mos jetë si e freskëta, por nuk është e rrezikshme.

14. Çipsat

Edhe çipsat mund të hahen disa javë pas datës. Kripa vepron si konservues natyral, por freskia nuk do të jetë e njëjtë.

15. Kafja

Kafja e mbyllur ose kokrrat e kafes mund të ruhen me muaj pas datës së shënuar, veçanërisht nëse ruhen në kuti hermetike larg lagështisë.

16. Çaji

Qeskat ose gjethet e çajit mund të jenë të sigurta për konsum deri në gjashtë muaj pas datës së përdorimit. Ruajini në vend të thatë dhe të errët.

17. Pijet e forta

Whiskey, vodka, gin, rakia – këto pije nuk skadojnë praktikisht kurrë, nëse ruhen të mbyllura. Shija mund të ndryshojë shumë pak me kohën.

18. Mustarda dhe keçapi

Një shishe keçapi e pahapur mund të qëndrojë edhe një vit pas afatit. Pasi hapet, rekomandohet të konsumohet brenda gjashtë muajve. Mustarda mund të ruhet deri në dy vjet, ose një vit pasi të hapet.

19. Erëzat

Piper, kanellë, spec i kuq – të gjitha këto ruajnë aromën e tyre për dy vjet pas datës, nëse ruhen në kavanoza qelqi, në vend të thatë dhe pa dritë direkte.

20. Turshitë

Turshitë e bëra vetë ose të konservuara mund të konsumohen deri në dy vjet, nëse janë ruajtur në kushte të duhura.

21. Produktet e konservuara

Konservat, nëse janë të padëmtuara dhe ruhen në vend të freskët, zgjasin 3-4 vjet pas datës së prodhimit.

22. Uthulla

Uthulla, falë aciditetit të lartë, ka jetë pothuajse të pakufizuar. Mund të humbasë pak nga aroma e fortë me kalimin e kohës, por nuk prishet.

23. Salca e sojës

Salcat e fermentuara si salca e sojës mund të ruhen më shumë se tre vjet, nëse mbyllen mirë dhe nuk ekspozohen ndaj lagështisë.

24. Mjalti

Mjalti origjinal nuk skadon. Nëse kristalizohet, vendoseni kavanozin në ujë të ngrohtë që të kthehet në gjendje të lëngshme. Sa më hermetik kavanozi, aq më i sigurt është mjalti juaj.

Këshillë e fundit: Pavarësisht datave, gjykimi më i mirë është shqisa juaj e nuhatjes dhe syri. Nëse diçka duket ose nuhatet keq – mos e konsumoni! Më mirë të hidhni një produkt, sesa të rrezikoni shëndetin. /e.t

Alarm për bombë në Prishtinë, anulohet koncerti i Noizyt!

By: Ke Si
23 July 2025 at 11:31

Rap-artisti Noizy ishte planifikuar të performonte mbrëmjen e së martës në një nga klubet më të njohura të Prishtinës, por gjithçka u anulua në moment të fundit.

Shkak? Një paralajmërim për mjet shpërthyes që rezultoi alarm i rremë.

Klubi reagoi në rrjete sociale, duke bërë të ditur se kishte bashkëpunuar me autoritetet dhe pas kontrolleve të plota, nuk u gjet asgjë, as brenda, as jashtë ambientit./e.t

Çfarë do të thotë ‘40% mundësi për shi’ në aplikacionin e motit? Shumica nuk e kuptojnë

By: Ke Si
21 July 2025 at 20:50

Çfarë fshihet pas përqindjes së shiut në parashikimin e motit?

Sa herë keni hapur aplikacionin e parashikimit të motit në iPhone-in tuaj dhe keni parë shkrimin “40% mundësi për shi” dhe keni menduar: a do të thotë kjo se do të bjerë shi për 40% të kohës? Apo se 40% e territorit do të përfshihet nga reshjet? Ose ndoshta se keni 40% mundësi që të prishni stilin e flokëve? Nëse jeni të hutuar – nuk jeni vetëm.

Në Reddit është hapur një diskutim që ka shkaktuar një valë debatesh për kuptimin real të këtij përqindjeje të famshme. Një përdorues me emrin Wonderscout1 shpjegon: “Nëse meteorologu është 80% i sigurt që do të bjerë shi, por pret që reshjet të përfshijnë vetëm 50% të një rajoni të caktuar, aplikacioni do të tregojë 40% mundësi për shi.”

“Apo, në anën tjetër, nëse është 100% i sigurt që do të bjerë shi në një zonë, por vetëm 40% i sigurt që reshjet do të arrijnë vendndodhjen tuaj, prapë do të shfaqet 40%,” shton ai.

Të hutuar? Shumë janë.

Ndërsa disa pranuan se edhe pas këtij shpjegimi nuk kuptuan shumë, të tjerë dhanë shpjegime edhe më të sakta:

“Kjo përqindje në të vërtetë tregon probabilitetin që në një pikë të caktuar brenda një zone më të gjerë të bjerë shi. Llogaritet si: probabiliteti që diku të bjerë shi × përqindja e territorit që do të preket.” Ose, siç tha dikush në mënyrë të thjeshtë: “Përqindja nuk do të thotë se do të bjerë shi 40% të kohës, por se ka 40% shanse që shi të bjerë pikërisht aty ku ndodhesh ti.”

Por a është kjo e saktë?

Kjo përqindje, që në aplikacione si ai i iPhone-it e shihni si “40% chance of rain” (40% shanse për shi), i referohet probabilitetit që në një vend të caktuar gjatë një intervali të caktuar kohor, zakonisht brenda një ore – të bjerë shi. Pra, “40% shanse për shi” do të thotë se ka 40% mundësi që gjatë asaj ore aty të bjerë shi, transmeton Telegrafi.

Çfarë NUK do të thotë kjo?

– Nuk do të thotë se do të bjerë shi 40% të ditës.
– Nuk do të thotë se 40% e territorit do të përfshihet nga reshjet.
– Nuk do të thotë se do të bjerë shi 40% të kohës gjatë asaj ore.

Po shpjegimi i Reddit-it?

Një përdorues në Reddit përshkroi një metodë të vjetër meteorologjike nga SHBA, të njohur si formula PoP:

PoP = C × A, ku:
C = besimi i meteorologut që do të bjerë shi diku në rajon
A = përqindja e atij rajoni që do të preket nga reshjet

Shembull: 80% siguri që do të bjerë shi, por vetëm në 50% të territorit → 0.8 × 0.5 = 0.4 → 40% shanse.

Por! Kjo formulë nuk është universale dhe nuk përdoret domosdoshmërisht nga Apple apo aplikacionet moderne të motit. Sot ato mbështeten më shumë në modelet e mësimit makinerik dhe të dhënat mikrolokacionale precize, duke bërë që numrat të jenë shumë më të saktë dhe shpesh i referohen pikërisht vendndodhjes suaj aktuale.

Përfundimi për përdoruesit e iPhone-it

Kjo përqindje tregon probabilitetin e reshjeve për vendndodhjen tuaj të saktë gjatë një ore të caktuar (p.sh. “40% shanse për shi midis orës 14:00 dhe 15:00”).

Nëse shihni “40%”, do të thotë se modelet parashikojnë 40% shanse që shi të bjerë pikërisht aty ku ndodheni, gjatë atij intervali kohor. /e.t

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

By: el da
18 July 2025 at 22:50

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre.

Emoji, të cilat janë krijuar për herë të parë në vitin 1999 nga krijuesi japonez, Shigetaka Kurita, janë bërë kaq të njohura sa që dërgohen rreth 10 miliardë ‘emoji’ çdo ditë.

Në vitin 2015, fjalori i Oxfordit e shpalli ‘emoji’ si fjalën e vitit.

Sipas ekspertëve të Emojipedia, tre figurat digjitale më të përdorura janë: ❤zemra e kuqe- simbol i dashurisë dhe afeksionit; 😭 një fytyrë që qan me zë të lartë – përdoret për të shprehur trishtim ose gëzim të tepruar; 😂një fytyrë që shkrihet nga e qeshura – shpreh qeshje të forta ose humor të madh.

Për më tepër, çdo ‘emoji’ duhet të miratohet nga Unicode Consortium, një grup që vendos se cilët ‘emoji’ duhet të shtohen në përdorim.

Aktualisht, ekzistojnë më shumë se 3500 ‘emoji’, duke ofruar një gamë të gjerë shprehjesh dhe simbolikash për përdoruesit./E.T

Pse dashuria nuk zgjat? Frojdi zbulon gabimin që gratë e bëjnë vazhdimisht

By: Ke Si
17 July 2025 at 14:00

Psikoanalisti i famshëm Sigmund Freud, babai i psikoanalizës, ka lënë pas shumë citate dhe ide që edhe sot, më shumë se një shekull më vonë, na bëjnë të reflektojmë mbi marrëdhëniet dhe mënyrën si e kuptojmë dashurinë

Në një rast, ai dha një këshillë të thjeshtë, por të fuqishme për gratë që zgjedhin një partner me të cilin planifikojnë të kalojnë pjesën tjetër të jetës.

“Gruaja nuk duhet ta dobësojë një mashkull, por ta relaksojë”, ka thënë Frojdi, duke treguar gabimin klasik të shumë grave që përpiqen ta “ndryshojnë” ose “zbusin” partnerin e tyre.

Sipas tij, shumë gra e lidhin dashurinë me idenë se partneri duhet të formësohet sipas pritshmërive të tyre, të bëhet më ambicioz, më i fortë, më i motivuar. Por një burrë që duhet të motivohet me zor, nuk është gati për të “pushtuar botën” apo për të ndërtuar një jetë të qëndrueshme. Përpjekjet e vazhdueshme për ta ndryshuar, vetëm sa lodhin dhe i bëjnë marrëdhëniet të tensionuara.

Këshilla e Frojdit për gratë?

Zgjidhni dikë që rrezaton energji dhe stabilitet vetë, pastaj thjesht mbështeteni në mënyrë diskrete. Një burrë që ndihet i qetë, i relaksuar dhe i pranuar, do të japë shumë më shumë. Sipas Frojdit, “Ai do të bëjë tri herë më shumë për ju, nëse nuk i bëni presion.”

Ekspertët modernë të marrëdhënieve shpesh pajtohen me këtë ide. Ata theksojnë se kur dikush ndjen presion të vazhdueshëm për të ndryshuar, krijohet distancë emocionale. Përkundrazi, pranim dhe mbështetje e butë janë çelësi që një partner të lulëzojë vetë, pa imponim.

Në fund të fundit, dashuria nuk është projekt për t’u riparuar, por një hapësirë ku të dy ndihen të sigurt dhe të lirë për të dhënë më të mirën e tyre. Dhe kjo është këshilla që mbetet e vlefshme edhe sot, mbi 100 vjet pas Frojdit.

“A mendoni se Frojdi kishte të drejtë?”

E rrallë/ Zbuloi se ishte shtatzënë vetëm 17 orë para lindjes

By: Ke Si
15 July 2025 at 13:46

Një grua 20-vjeçare, Charlotte Summers, ndau përvojën e saj të papritur të lindjes vetëm 17 orë pasi zbuloi se ishte shtatzënë për shkak të një gjendjeje të rrallë të quajtur shtatzëni e fshehtë.

Ky fenomen ndodh kur një person mbetet i pavetëdijshëm për shtatzëninë e tij deri në fazat e fundit.

Para se të lindte një djalë të shëndetshëm, Summers ia atribuoi shtimin në peshë dhe rritjen e madhësisë së rrobave stresit, në vend të shtatzënisë.

Ajo shpjegoi në një video: “Unë ende blija rroba të madhësia tetë. Shtova pak në peshë, mendoj. Por jam në një lidhje dy vjet e gjysmë dhe thjesht supozova se ishte pak peshë e lumtur në një lidhje. Gjithashtu po kaloja shumë gjëra stresuese në jetën time në atë kohë.”

Gjatë një vizite te mjeku i përgjithshëm për shqetësime të ndjeshmërisë ndaj glutenit më 6 qershor, Summers iu kërkua papritur të bënte një test shtatzënie.

Mjeku i përgjithshëm konfirmoi shtatzëninë e saj, por besonte se ishte herët.

Megjithatë, pasi familja e të dashurit të saj caktoi një kontrolle te gjinekologu po atë ditë, ajo u trondit kur mësoi se ishte 38 javë e katër ditë shtatzënë, një zbulim që i zuri të gjithë në befasi.

Pak më vonë, ajo u pranua në repartin e maternitetit dhe lindi një djalë vetëm 17 orë e 21 minuta pas konfirmimit fillestar të shtatzënisë./e.t

Punëtorë që meritojnë dyfishin e pagës, është e pabesueshme çfarë arrijnë në punë!

By: el da
11 July 2025 at 16:52

Në çdo profesion ka njerëz që thjesht bëjnë detyrën e tyre, por ka edhe të tillë që shkojnë shumë përtej saj.

Janë ata që nuk e shohin punën vetëm si një mjet për të fituar rrogën mujore, por si një mision, pasion dhe dëshmi të aftësive të tyre të jashtëzakonshme.

Këta 10 punëtorë janë shembulli ideal i përkushtimit, kreativitetit dhe profesionalizmit. Ata përballen çdo ditë me sfida që shumica do t’i shmangnin, por jo vetëm që i përballojnë, i kthejnë në mundësi për të shkëlqyer. Puna e tyre është aq precize, efikase dhe unike, saqë është e vështirë të mos mbetesh pa fjalë duke i parë në veprim.

Nga mjeshtra të ndërtimit që bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për të realizuar detaje perfekte, te punonjës magazinash që lëvizin me shpejtësinë e dritës dhe saktësinë e një makinerie – këta njerëz janë arsyeja pse shumë kompani funksionojnë si orë zvicerane.

Ata nuk bëjnë vetëm detyrat e tyre, por shpesh marrin përgjegjësi shtesë, ndihmojnë kolegët, përmirësojnë proceset dhe sjellin zgjidhje të reja që askush tjetër nuk i kishte menduar. Puna e tyre duhet të vlerësohet siç duhet – të paktën me një pagë të dyfishtë!

Këta janë punëtorët që nuk presin duartrokitje, por i meritojnë. Të shohësh çfarë arrijnë është një frymëzim i vërtetë për të gjithë ne. /e.t

Këta janë tradhëtarët e horoskopit, kini kujdes!

By: D Marku
6 July 2025 at 13:53

Jo të gjitha shenjat janë besnike… Disa dinë ta fshehin, të tjerat as që mundohen.

Nëse zemra jote ka rrahur ndonjëherë për një Dash, Akrep apo Binjak, ndoshta duhet të kujtohesh pak më mirë si përfundoi ajo histori.

Binjaket janë mjeshtër të fjalës dhe lojës mendore. E kanë vështirë të ndalen te një person i vetëm, sepse mendja e tyre kërkon gjithmonë diçka më të re, më sfiduese, më të ndaluar.

Dashët veprojnë para se të mendojnë. Impulsivë dhe të zjarrtë, i josh ideja e ndalimit dhe fshehtësisë. Ata mund të pendohet… por vetëm pasi dëmi është bërë.

Akrepat janë të errët, pasionantë dhe të thellë. Kur ndihen të pavlerësuar, hakmerren në heshtje. Tradhtia për ta nuk është vetëm trup, por edhe lojë pushteti.

Peshorja, ndonëse simbol i balancës, shpesh lëkundet në dy anë të dashurisë. I frikësohet vetmisë dhe prandaj e kërkon gjithmonë një “plan rezervë”, edhe kur është në një lidhje.

Por mos harro: çdo shenjë tradhton në mënyrën e vet… kur nuk i ushqehet ajo që kërkon më shumë – vëmendja, ndjenja, pasioni. Dhe kur kjo mungon, yjet mund të kthehen në armë kundër vetes.

The post Këta janë tradhëtarët e horoskopit, kini kujdes! appeared first on Albeu.com.

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

By: el da
5 July 2025 at 22:11

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes të dhënave që ofron aplikacioni Appfigures, një platformë që monitoron performancën e aplikacioneve në App Store dhe Google Play. Kjo platformë jep një panoramë të qartë të mënyrës se si ndryshojnë preferencat e përdoruesve shqiptarë në përdorimin e aplikacioneve në smartphone.

Sipas këtyre të dhënave, aplikacioni më i shkarkuar aktualisht në Shqipëri është Temu, i cili ka hyrë fuqishëm në tregun shqiptar. Me ardhjen e tij, duket se shumë shqiptarë kanë zgjedhur ta kalojnë kohën duke shfletuar ofertat dhe duke bërë blerje të lehta përmes këtij aplikacioni, që është pjesë e një kompanie ndërkombëtare të njohur për shitjet online. Ndërkohë, kjo rritje e shpejtë e Temu ka bërë që ChatGPT, aplikacioni i inteligjencës artificiale, të zbresë në vendin e dytë në renditje. Edhe pse ka rënë nga numri i shkarkimeve dhe përdorimit, ChatGPT mbetet ende shumë lart në klasifikim për shkak të interesit të vazhdueshëm.

Ajo që tërheq vëmendjen është se në vendin e tretë ndodhet një aplikacion shëndetësor: “Blood Sugar & Diabetes Tracker”, që përdoret për të monitoruar diabetin. Kjo tregon se teknologjia po bëhet një ndihmë e madhe për njerëzit që vuajnë nga sëmundje kronike, duke i ndihmuar ata të kontrollojnë më mirë shëndetin e tyre përmes aplikacioneve të thjeshta e praktike.

Në vendin e katërt renditet aplikacioni “1.1.1.1+ WARP Safer Internet”, i cili i ndihmon përdoruesit të jenë më të sigurt dhe të kenë një përvojë më të shpejtë kur përdorin internetin, sidomos në rrjete publike si ato në kafene, shkolla apo hotele.

Ndërkohë, në vendin e pestë gjendet Roblox, një platformë shumë e popullarizuar që lejon përdoruesit të luajnë dhe të krijojnë lojëra. Roblox është veçanërisht i dashur nga fëmijët dhe të rinjtë dhe ka një komunitet shumë të madh aktiv.Më poshtë në renditje ndodhen aplikacionet e rrjeteve sociale si Instagram, TikTok dhe Facebook, të cilat, ndonëse përdoren shumë, nuk kanë pësuar rritje të mëdha në shkarkime pasi nuk janë të reja në treg./e.t

Brenda rezidencës mahnitëse ku gjithçka është prej ari (VIDEO)

By: Ke Si
30 June 2025 at 21:00

Priyam Saraswat vizitoi së fundmi një rezidencë mahnitëse në Indore të Indisë, ku gjithçka, nga mobiljet te prizat elektrike, është prej ari.

Videoja magjepsëse, që shfaq rezidencën unike, ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme në internet.

Ajo i çon shikuesit në një turne në rezidencën mahnitëse.

Me lejen e pronarëve të shtëpisë, Saraswat eksploroi pronën, duke zbuluar një koleksion automjetesh luksoze, përfshirë një Mercedes të rrallë të vitit 1936.

Ndërsa ecte nëpër rezidencë, mahnitej nga luksi që e rrethonte. /E.T

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Priyam Saraswat (@priyamsaraswat)

Financat e këtyre shenjave të zodiakut përmirësohen para fundit të muajit

By: D Marku
26 June 2025 at 15:30

Gaforrja

Gjërat po përmirësohen në të gjitha fushat e jetës së Gaforres, veçanërisht pasi Jupiteri, planeti i fatit dhe bollëkut, hyn në shenjën e tyre. Një nga vendet e para ku Gaforret do ta përjetojnë këtë ndikim pozitiv është karriera e tyre, dhe për këtë arsye financat e tyre. “Gaforret do të fillojnë të dalin në qendër të vëmendjes në qershor,” tha Brobeck. “Ata mund të fillojnë një projekt të ri krijues ose të kenë shumë më tepër pushtet dhe vëmendje mbi ta kur janë në qendër të vëmendjes. Sidoqoftë, Gaforret mund të presin të ngrihen në një rol më të spikatur gjatë dy viteve të ardhshme, ndërsa njihen gjithnjë e më shumë për punën e tyre krijuese. Pra, është e rëndësishme të vazhdojmë të punojmë shumë.”

Peshorja

Peshoret do të shohin një rritje të madhe në karrierë këtë muaj me Jupiterin që hyn në shenjën e Gaforres , duke sjellë fat dhe bollëk në jetën e tyre profesionale. “Ata do të fillojnë të shohin një rritje dhe zgjerim të madh të imazhit të tyre publik dhe të asaj se kush janë në publik dhe në punë”, shpjegoi astrologu. “Nga të qenit në qendër të vëmendjes më shumë si rezultat i krijimit të përmbajtjes deri te marrja e një bonusi të madh, ata do të shohin ndryshime të gjera pozitive që kanë një potencial serioz afatgjatë, pasi Jupiteri mbetet në Gaforre deri në qershor 2026.”

Shigjetari

Me Jupiterin si planetin sundues të Shigjetarit, njerëzit tërhiqen nga kjo shenjë e njohur për fatin e saj. Por kjo nuk do të thotë që Shigjetari është një kërkues i vëmendjes, kështu që sado me fat që janë, ndonjëherë mund të ndihen të kontrolluar në vend që të admirohen. Gjërat përmirësohen në punë dhe financiarisht deri në fund të qershorit 2025, pasi Shigjetari do të punojë më shumë dhe do të jetë në qendër të vëmendjes. Meqenëse Gaforrja sundon shtëpinë dhe familjen, Jupiteri mund ta bëjë Shigjetarin të mendojë se ku duhet ta kalojë kohën e tij. “Ata mund të mësojnë shumë për imazhin e tyre publik gjatë kësaj kohe, por edhe për gjetjen e një ekuilibri midis profesional dhe personal. Nëse janë të gatshëm të punojnë shumë, ata madje mund të zbulojnë se krijimi i përmbajtjes është një rrugë e shkëlqyer karriere – kështu që kombinoni shtëpinë me punën dhe keni sukses.”

The post Financat e këtyre shenjave të zodiakut përmirësohen para fundit të muajit appeared first on Albeu.com.

Horoskopi ditor për sot, e martë 24 Qershor 2025

By: D Marku
24 June 2025 at 08:11

Dashi

Dashuria: Situata juaj e dashurisë nuk është sigurisht më e mira, në fakt sot do të ketë shumë nervozizëm. Ata që kanë provuar një ndarje së fundmi do të donin të gjenin paqe. Moment ideal që beqarët të sqarohen me një person.

Puna: Gjatë ditës mund të ketë një tension të vogël në vendin e punës, kini kujdes.

Demi

Dashuria: Sot disa polemika në dashuri do të jenë të pashmangshme dhe ata me një histori të gjatë mund të marrin një vendim drastik. Beqarët do kenë pak dëshirë të angazhohen, por nuk do i shmangin aventurat dhe nuk do të kenë asnjë problem për t’i jetuar!

Puna: Një ditë ideale për të kryer një biznes të mirë, lajmet e mira mund të arrijnë në mbrëmje.

Binjakët

Dashuria: Ditë e shkëlqyeshme për të planifikuar të ardhmen e jetës suaj si çift. Sidoqoftë, përpara se të merrni ndonjë vendim, këshillohuni me partnerin tuaj. Edhe për beqarët ka risi dhe surpriza në dashuri, ata me të vërtetë mund të krijojnë një mirëkuptim të bukur me një person të veçantë.

Puna: Në vendin e punës do të jetë një periudhë shumë interesante dhe në çdo sektor mund të arrini rezultate të shkëlqyera.

Gaforrja

Dashuria: Dashuria do të jetë qendra e vëmendjes sot dhe do të kaloni shumë kohë me të dashurin tuaj. Ju jeni duke kaluar një periudhë idilike që ju kënaq me kaq shumë vuajtje! Për beqarët, lajmet mund të vijnë nga disa ish.

Puna: Kujdes nga disa probleme të vogla në punë, sqaroni një çështje me një koleg dhe gjithçka do të zgjidhet.

Luani

Dashuria: Është një kohë e pasigurisë për shumë njerëz, në dashuri do të ndiheni të pasigurt. Marrëdhënia juaj romantike nuk ju kënaq ashtu siç dëshironi dhe kjo mund të krijojë shumë tension. Beqarët do duhet të zgjedhin miqësi më të mira për të marrë pjesë.

Puna: Në vendin e punës, disa prej jush kohët e fundit kanë pranuar një punë të re dhe ende po përpiqen të mësohen me të.

Virgjëresha

Dashuria: Sot fati do të jetë në krye për ata që po jetojnë një histori të bukur dashurie. Ju mund të forconi marrëdhëniet dhe madje të organizoni disa udhëtime jashtë qytetit për t’u çlodhur së bashku. Një ditë intensive për ata që janë vetëm, mundësi të mira për t’u argëtuar me miqtë.

Puna: Në punë, ata që kanë pasur mosmarrëveshje të ndryshme kohët e fundit, do të jenë në gjendje të gjejnë qetësi me kolegët e tyre.

Peshorja

Dashuria: Kushtojini vëmendje disa polemikave të vogla që mund të ndodhin në familje. Ata që kanë pasur një marrëdhënie të gjatë mund të kenë grumbulluar probleme që tani do të duhet të zgjidhen. Beqarët nuk janë përqendruar shumë tani për dashurinë.

Puna: Për momentin jeni të interesuar të zgjidhni disa probleme pune që keni lënë të pazgjidhura dhe do të keni sukses.

Akrepi

Dashuria: Falë Venusit sot do të keni mundësi të fitoni pak qetësi pas një periudhe kontrastesh në dashuri. Mërkuri do t’ju japë një nxitje shtesë dhe do t’ju lejojë të bëni njohje të reja, por kini kujdes të merrni pjesë në të duhurat.

Puna: Në punë sot do të keni mundësi të çoni idetë tuaja përpara dhe të arrini rezultate të shkëlqyera.

Shigjetari

Dashuria: Sot beqarët janë më të disponueshëm dhe më të hapur për njohje të reja, të cilat mund të sjellin ndryshime në jetën private. Edhe për ata që janë në çifte do të ketë lajme, disa shumë interesante dhe fitimprurëse.

Puna: Në vendin e punës ndoshta do të duhet të përshtateni në një situatë të re, bëni atë për të shmangur surprizat.

Bricjapi

Dashuria: Marrëdhënia juaj romantike mund të vihet në provë nga disa pengesa, por nëse keni një lidhje të qëndrueshme me partnerin tuaj nuk do keni asgjë frikë. Nëse një marrëdhënie miqësie ose dashurie duket se ka qenë në fund, mos insistoni ta çoni përpara.

Puna: Në një nivel profesional do t’ju duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje disa projekteve që duket se janë vonë.

Ujori

Dashuria: Ata që kanë ndërmarrë një lidhje të re mund të gjenden në situata që nuk janë plotësisht të këndshme. Kini kujdes përpara se të bëni ndonjë hap të madh dhe mos nxitoni kohën, mund të pendoheni për të. Ditë me fat për beqarët, në funksion të takimeve të reja.

Puna: Situata ekonomike nuk duket të jetë shumë e qëndrueshme. Por yjet do të shpërblejnë ata që duan ta bëjnë të tillë.

Peshqit

Dashuria: Nëse jeni duke përjetuar një ndarje në jetën tuaj si çift, sot mund t’i shihni gjërat nga një këndvështrim tjetër. Në funksion të mundësive të reja për të rizbuluar dëshirën për të dashur, veçanërisht për ata që janë beqarë.

Puna: Në kohët e fundit shpenzimet kanë qenë më të larta se të ardhurat, tani do të duhet të sillni ekuilibër në financa.

The post Horoskopi ditor për sot, e martë 24 Qershor 2025 appeared first on Albeu.com.

❌
❌