Arben Jaupaj â AsnjĂ«herĂ« mĂ« parĂ« se sa sot, nĂ« historinĂ« e shoqĂ«risĂ« njerĂ«zore, ndeshim raste kur qytetarĂ« nĂ« shumĂ« vende tĂ« botes, kanĂ« mundesinĂ« tĂ« votojnĂ« dhe tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« vendimmarrje direkte pĂ«r njĂ« numĂ«r tĂ« madh çështjesh qĂ« i shqetĂ«sojnĂ«. QĂ« nga fillimi i shekullit tĂ« ri, e drejta referendare po bĂ«het gjithmonĂ« e mĂ« tepĂ«r pjesĂ« e legjislacioneve dhe praktikave shoqĂ«rore, mĂ« shumĂ« qytetarĂ« kanĂ« mundesi tĂ« ushtrojnĂ« ndikimin e tyre nĂ« rrjedhĂ«n e zhvillimeve politike.
Një nga modelet më interesante në këtë fushë është modeli zviceran. Organizimi politik në Zvicër, i cili njihet me emrin demokraci direkte ka ngjallur gjithmonë interes tek studiuesit dhe politologët ndërkombëtarë. Ky sistem që dikur ngjallte dyshime, përpos lirive më të mëdha për qytetarët dhe forcimin e demokracisë së praktikuar, po shihet sot si një rrugë e pashmangshme në të ardhmen e afërt. Ajo që njohim ne më shumë sot, është demokracia përfaqësuese, por Zvicra ka një model edhe më të evoluar që është demokracia direkte.
Demokracia direkte Ă«shtĂ« me tĂ« gjitha gjasat zona mĂ« demokratike dhe emocionuese e zhvillimit tĂ« demokracisĂ« moderne. Ajo Ă«shtĂ« e drejta e qytetarĂ«ve pĂ«r tâu pĂ«rfshirĂ« direkt nĂ« vendimarrjen politike. Me anĂ« tĂ« saj qytetarĂ«t shkojnĂ« mĂ« larg se thjesht qĂ« tĂ« zgjedhin partite politike dhe pĂ«rfaqĂ«suesit e tyre, ata kanĂ« mundĂ«si qĂ« tĂ« influencojnĂ« edhe axhendĂ«n e tyre politike dhe tĂ« vendosin mbi çështje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme substanciale. NĂ« Zvicer, kjo praktikĂ« pĂ«rfshin njĂ« proces referendar edhe pse e kĂ«rkon njĂ« grup qytetarĂ«sh, edhe pse kushtetuta e parashikon. Demokracia direkte presupozon ekzistencĂ«n dhe pĂ«rdorimin e instrumenteve politike nĂ« duart e qytetareve tĂ« cilet i pĂ«rdorin nĂ« shĂ«rbim tĂ« interesave tĂ« komunitetit. Demokracia direkte nuk mund te kontrollohet nga qeveria dhe parlamenti, as nga partite politike, ajo nuk mund tĂ« influencohet nga grupet e interesit.

Një tipar i rëndësishem i organizimit politik në Zvicer është hapësira dhe kujdesi që tregohet për të mundësuar maksimalisht vendimmarrjen në nivelet lokale dhe nga qytetarët direkt të përshirë në çështjet e votuara dhe vetëm në rastet e këtilla të pamundura, mundësimin në vendimmarrje në nivele trans-lokale, kanton ose konfederatë. Ky organizim mbështetet mbi parimin: centralizim sa është e nevojshme, decentralizim sa është e mundur. Edhe në vendimmarrjet në nivele kantonale, asnjë kanton pavarësisht nga roli i rëndësishëm që mund të luajë brenda konfederatës, nuk ka të drejtën e vetos në raport me vendimet e mara kolektivisht.
Por si zbatohet dhe çfarë nënkupton Demokracia Direkte? Ka tre proçedura me anë të së cilave zbatohet ajo në Zvicër: E para është Referendumi Detyrues: Nëse Parlamenti dëshiron ti shtojë diçka Kushtetutës ose ta amendoje atë, Kushtetuta vetë parashikon se projekt-amendamenti ose suplementi duhet të aprovohet në Referendum Kombëtar. E dyta është Referendumi Fakultativ: ligjet e reja ose ndryshimet në ligj, të cilat janë kaluar nga Parlamenti mund ti nënshtrohen një referendumi fakultativ, që do të thotë se do të duhet të marrin një aprovim ose refuzim final në Referendum popullor nëse këtë e kërkojnë 50 000 qytetarë. E treta është Nisma Qytetare: qytetarët kanë të drejtë të bëjnë propozime legjislative të cilat duhet të hidhen në referendum nëse propozimi mbështetet nga 100 000 qytetarë votues.
Vendimet e referendumeve mund të jenë Detyruese ose Konsultative. Kjo i jep mundësi një pjese të elektoratit që të parashtrojë para të gjithë elektoratit çështje, të cilat Parlamenti nuk dëshiron të merret ose të cilat nuk i ka vërejtur më parë. Nismat e qytetarëve të cilat kanë votat e mjaftueshme hidhen në referendum pavarësisht kërkesave, qoftë të qeverisë apo të Parlamentit.
NjĂ« rĂ«ndĂ«si tĂ« vecantĂ« nĂ« zhvillimin e kĂ«tij modeli zĂ« tema e kualitetit tĂ« procesit, njohja e mire e legjislacionit nga ana e qytetarĂ«ve, kur qytetarĂ«t duhen thirrur nga qeveria pĂ«r tâu konsultuar dhe kur kĂ«ta tĂ« fundit vendosin tĂ« jenĂ« tĂ« konsultuar nga qeveria. PĂ«r kryerjen e njĂ« referendumi dizenjohet me kujdes njĂ« skemĂ« e cila ngre pyetje pĂ«r iniciativĂ« -marrĂ«sit: Sa kohĂ« duhet pĂ«r mbledhjen e firmave, reaksionin e qeverisĂ«, debatin nĂ« parlament, fushatĂ«n referendare etj.? Me câfarĂ« metode do tâi mbledhin firmat, me diskutime apo nĂ« mĂ«nyrĂ« restriktive, nĂ« rrugĂ« apo nĂ« qĂ«ndra? etj.
Përveç nivelit federal, qytetarët zviceranë mund të përfitojne nga iniciativa dhe referendumi në nivel kantonal dhe lokal, në tema jo thjesht legjislative por mbi të gjitha në ato financiare. Në Kanton Grixhone p.sh., një nga kantonet me të shtrira gjeografikisht, cdo shpenzim i ri me shumë se 10 milionë franga zvicerane, pavarësisht nga projekti që përmban, duhet te aprovohet me referendum te detyrueshëm popullor. Një tjetër tipar i këtij modeli është se për efekt të mundësive të shumta të ushtrimit të pushtetit, mund të ndodhi që qytetaret të thirrën për të votuar njëkohësisht për një numër çështjesh. P.sh. në 18 maj 2003 qytetarët e Komunës së Fribahut, afër Zyrihut u thirën për të votuar për 23 çështje, 9 prej tyre ishin tema federale, 3 ishin kantonale, 3 ishin komunale dhe 8 ishin kërkesa nënshtetësie.
Një qytetar tipik zviceran në kalendarin e tij vjetor duhet të marrë pjesë në 6 referendume, gjatë së cilave mesatarisht vendos për 30 cështje.
Qeveria vetĂ« nuk mund tĂ« thĂ«rrasĂ« njĂ« referendum. Zvicra nuk e njeh plebishitin, me fjalĂ« tĂ« tjera, nuk ekzistojnĂ« procedura pĂ«r votimet popullore qĂ« mund tĂ« lançohen dhe kryhen ekskluzivisht ânga lartâ me dĂ«shirĂ«n e autoriteteve, pavarĂ«sisht se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r qeverinĂ«, presidentin apo parlamentin. Plebishitet si procedura votimi konsiderohen nga opinion i juristĂ«ve e mĂ« gjerĂ« si mekanizma nĂ« duart e njerĂ«zve tĂ« pushtetit, pavarĂ«sisht nga forma e tij, qĂ« kĂ«rkojne aprovimin e popullit me qĂ«llim konsolidimin ose shpĂ«timin e pushtetit personal. Votimet plebishitare, pavarĂ«sisht pjesĂ«marrjes, nuk duhen ngatĂ«rruar me demokracinĂ« referendare pasi qĂ«llimi nuk Ă«shtĂ« implementimi i demokracisĂ«. PĂ«r fat tĂ« keq, ende pĂ«rdoret termi âreferendumâ pĂ«r tĂ« dyja rastet megjithĂ« dallimin thelbĂ«sor mes tyre.
Demokracia Direkte u themelua nĂ« ZvicĂ«r qĂ« nĂ« shekullin e XIX dhe Ă«shtĂ« zhvilluar qĂ« prej asaj kohe. Burime tĂ« saj kanĂ« qĂ«nĂ« eksperienca dhe idetĂ« e revolucionit amerikan dhe akoma mĂ« shumĂ« atij francez. âE drejtaâ e lindur nga revolucioni francez pĂ«rmbante shumĂ« mekanizma tĂ« kĂ«tij modeli tĂ« cilat u adoptuan mĂ« vonĂ« nĂ« ZvicĂ«r dhe u studjuan me imtĂ«si. NĂ« vitin 1848 Zvicra e atĂ«hershme e formuar nga 25 shtete tĂ« vegjĂ«l indipendentĂ«, gjendej para problemeve dhe sfidave tĂ« ngjashme me kĂ«to qĂ« ka sot Bashkimi Evropian. ZviceranĂ«t nuk formuan njĂ« shtet centralist por njĂ« konfederatĂ«, nĂ« tĂ« cilĂ«n autoritetet federale ushtronin atĂ« pushtet qĂ« iu jepej nga qytetaret dhe kantonet. Ata duhej tĂ« gjenin njĂ« rrugĂ« tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r tĂ« pajtuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pranueshme si tĂ« drejtat demokratike tĂ« qytetarĂ«ve ashtu dhe interesat dhe pavarĂ«sine e kantoneve, nĂ« veçanti tĂ« atyre tĂ« vegjĂ«l kundrejt tĂ« mĂ«dhenjve. GjatĂ« mĂ« shumĂ« se 150 viteve tĂ« drejtat e qytetarĂ«ve janĂ« shtrirĂ« vazhdimisht dhe tani mbulojnĂ« tĂ« gjitha nivelet e jetĂ«s politike (kombĂ«tare, kantonale dhe lokale) dhe tĂ« gjitha fushat e politikĂ«s (pĂ«rfshirĂ« edhe politikĂ«n e jashtme).
Ky model konsiderohet nga shumë studjues zviceranë si një konstruksion politik ende larg përsosmërisë, me të mira dhe sfida që i përcjell drejt gjeneratave të reja.
Demokracia Direkte mund tĂ« sjellĂ« mĂ« shumĂ« pjesĂ«marje nĂ« proçesin politik, mĂ« shumĂ« kohezion social, legjitimitet mĂ« tĂ« madh, mĂ« shumĂ« risi dhe mbrojtje mĂ« tĂ« mire tĂ« minoriteteve. PĂ«r disa ajo ngre dyshime mbi vendimet qĂ« mund tĂ« merren nga qytetarĂ« tĂ« pakualifikuar ose tĂ« keqinformuar, mbi çështjet politike qĂ« emocionalizohen dhe qĂ« ânjollosenâ nga elementĂ« populistĂ«. NĂ« kundĂ«rshtim me kritikĂ«t qĂ« e shoqĂ«rojnĂ« demokracinĂ« e drejtpĂ«rdrejtĂ« me populizmin, shumĂ« sociologĂ« dhe juristĂ« besojnĂ« se ajo vepron mĂ« shumĂ« si njĂ« mburojĂ« kundĂ«r teprimeve populiste. Duke i bĂ«rĂ« tĂ« dukshme tensionet sociale dhe duke detyruar debatin mbi çështje tĂ« ndjeshme, referendumet lejojnĂ« njĂ« formĂ« rregullimi demokratik.
Disa iniciativa popullore tĂ« kryera pa mbĂ«shtetje tĂ« madhe financiare kanĂ« dĂ«shmuar se paratĂ« nuk ndikojnĂ« shumĂ« nĂ« organizimin dhe rezultatet e tyre, pĂ«r njĂ« shumicĂ« nĂ« ZvicĂ«r, ato konsiderohen gjithmonĂ« si nj proces mĂ«simi kolektiv. TashmĂ« mund tĂ« thuhet me plot gojĂ«n se shembulli zviceran e ka rrĂ«zuar mitin e âqytetarit inkompetentâ.
Inisiativat referendare matin pulsin e shoqërise, shërbejne si sistem paralajmerues dhe pasqyrë e shoqërisë civile. Ato mund të transferojnë ankthe dhe shpresa, rezistencë kundër ndryshimeve dhe prezantim të dëshirave dhe ideve të reja kundrejt sistemit politik. Ato japin një kontribut vendimtar në transformimin e demokracisë mazhoritare zvicerane në një demokraci konsensuale.
E drejta për të thirrur një referendum (duke mbledhur firmat) mbi një ligj të kaluar nga Parlamenti vendos një presion konstant mbi ata që janë në pushtet në mënyrë që ata të marrin para sysh interesat e një spektri sa më të gjerë forcash politike dhe organizatash qytetare kur të marrin vendimet e tyre.
Një tjetër efekt pozitiv i demokracisë direkte është zhvillimi i personalitetit të individit. Zvogëlimi i barazisë në raport me ushtrimin e pushtetit, ka sjellë që në shoqërine zvicerane qytetarët të ndjehen më të vlerësuar dhe me të afërt me ushtrimin e pushtetit dhe vendimmarjen dhe të jenë larg ndjesive të të qenit i përjashtuar dhe i pafuqishëm. Mekanizmi i demokracise direkte dhe pjesëmarrja qytetare lufton një rrezik prezent në kapitalizmin modern, atë të shndërrimit të individit në një qenie konsumatore të zhveshur nga humanizmi dhe kreativiteti.
Dy studjues zvicerane, Bruno Frey dhe Alois Stutzer realizuan njĂ« studim mbi raportin: lumturi -demokraci direkte nĂ« vitin 2002. Me njĂ« sociometri tĂ« thjeshtĂ« ata testuan opinionin qytetar dhe mendimet e tyre mbi shkallen e tĂ« qenit âmĂ« shumĂ«â ose âmĂ« pakâ demokratike kantonet zvicerane ku jetonin dhe sondazhet i vunĂ« nĂ« raport me sondazhet e kryera mbi shkallĂ«n e âgjendjes sĂ« lumturisĂ«â nĂ« tĂ« njejtat kantone. TĂ« njĂ«jtĂ«n metodĂ« e pĂ«rdoren me qytetarĂ«t zvicerane dhe ata tĂ« huaj, rezidentĂ« nĂ« ZvicĂ«r dhe respektivisht nĂ« tĂ« njĂ«jtat kantone. PĂ«rfundimet afirmuan se njĂ« pĂ«rbĂ«rĂ«s i rĂ«ndĂ«sishem i lumturisĂ« sĂ« nje komuniteti kalon pĂ«rmes pjesĂ«marrjes popullore direkte, tĂ« pa filtruar nga pushteti.
Rezultatet e studimeve tĂ« fundit mbi avantazhet ekonomike tĂ« demokracisĂ« se direkte kanĂ« ngjallur interesa tĂ« gjera dhe kanĂ« krijuar jo pak habi. Shkenca tradicionale i Ă«shtĂ« pĂ«rmbajtur deri vonĂ« opinionit se tĂ« drejta tĂ« zgjeruara tĂ« vetvendosjes kanĂ« efekte frenuese pĂ«r inovacionin dhe rritjen ekonomike. NĂ« fakt studimet kanĂ« treguar tĂ« kundĂ«rten, proçedurat e demokracisĂ« sĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« e forcojnĂ« ekonominĂ«, reduktojnĂ« shmangien e taksave dhe ulin nivelin e borxhit publik. Nuk kanĂ« qenĂ« tĂ« pakta eksperiencat kur referendume qĂ« kanĂ« synuar ulje taksash apo shkurtim tĂ« shpenzimeve publike sâkanĂ« fituar, sepse qytetarĂ«t kanĂ« qĂ«nĂ« tĂ« ndĂ«rgjegjshem pĂ«r faktin qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« tĂ« mirĂ«n e tyre nĂ« disa raste tĂ« paguajnĂ« mĂ« shumĂ«. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye Zvicra Ă«shtĂ« quajtur edhe vendi i âhumbĂ«sve tĂ« kĂ«naqurâ
Realiteti shoqëror zviceran nuk është një realitet i shkëputur, demokracia referendare njihet dhe aplikohet në shkallë të ndryshme në vende të tjera, por lëvizjet nacional -konservatore në gjirin e shoqërisë evropiane si shqetësim për emigracionin si dhe forcimi i autokracisë në disa shtete sjellin sfida për zbatimin e saj në shoqëritë e tjera.
Filozofi bashkĂ«kohor Giorgio Agamben, nĂ« analizĂ«n e tij mbi situatat e âgjendjes sĂ« jashtĂ«zakonshmeâ, shtron njĂ« kritikĂ« tĂ« fuqishme ndaj devijimeve tĂ« demokracive bashkĂ«kohore nga shteti i sĂ« drejtĂ«s, pĂ«rmes vendosjes sĂ« masave pĂ«rjashtuese qĂ« pezullojnĂ« âde factoâ rendin juridik. Ai sheh nĂ« kĂ«tĂ« ânormalizim tĂ« pĂ«rjashtimitâ njĂ« rrezik pĂ«r shuarjen e dallimit ndĂ«rmjet demokracisĂ« dhe totalitarizmit. NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, ajo qĂ« e dallon demokracinĂ« zvicerane -sipas tij -Ă«shtĂ« pĂ«rdorimi i mekanizmave tĂ« saj direkte, si iniciativa popullore, qĂ« kanĂ« mundĂ«suar kufizimin e kĂ«tyre masave nga vetĂ« qytetarĂ«t, siç ndodhi me fushatĂ«n e kthimit nĂ« demokracinĂ« direkte pas LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore.
PĂ«r studjues si Olivier MeuĂ«ly, demokracia e drejtpĂ«rdrejtĂ« zvicerane Ă«shtĂ« rezultat i njĂ« procesi tĂ« gjatĂ« historik dhe kulturor, thellĂ«sisht i rrĂ«njosur nĂ« federalizmin zviceran, kulturĂ«n e kompromisit dhe ndjenjĂ«n e dialogut. ĂshtĂ« rezultat i njĂ« sinteze unike midis traditave popullore tĂ« âLandsgemeindeâ-s dhe ideve racionale tĂ« Iluminizmit.
Sot nĂ« epokĂ«n e globalizimit ekonomik, kur janĂ« zbehur kufijtĂ« politikĂ« dhe ligjorĂ« mes shteteve, shumĂ« individĂ« mund tĂ« marin pjesĂ« nĂ« çështjet e pĂ«rbashkĂ«ta globale nĂ« rolin e investitorit ose tĂ« konsumatorit, por jo nĂ« atĂ« tĂ« qytetarit vendimmarrĂ«s. Modeli i DemokracisĂ« Direkte megjithĂ«se thellĂ«sisht i lidhur me kontekstin kombĂ«tar, mund tĂ« frymĂ«zojĂ« shoqĂ«ri tĂ« tjera qĂ« kĂ«rkojnĂ« pjesĂ«marrje mĂ« tĂ« madhe qytetare nĂ« proceset e brendshme politike, sepse si shprehej filozofi franko-zviceran Jean- Jacques Rousseau: âNĂ«se çdo burrĂ« dhe grua do tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« hartimin e ligjeve, ndaj tĂ« cilave nĂ«nshtrohen, atĂ«here sâduhet tĂ« bĂ«jnĂ« gjĂ« tjetĂ«r veçse tâi binden vetvehtesâ.
Bibliografi e konsultuar:
- âGuida alla democrazia diretta in Svizzera e oltre frontieraâ -Bruno Kauffman, Rolf Buchi, Nadja Braun, IRI-Europe, 2009.
- âEconomia e felicitĂ . Come lâeconomia e le istituzioni influenzano il benessereâ âBruno S. Frey & Alois Stutzer, Il Sole 24 Ore, 2006.
- âĂtat dâexception, dĂ©mocratie directe, exception dĂ©mocratique: Le cas Suisseâ â Alice El -Wakil, RĂ©mi Baudoui et Matteo Gianni, En Jeu, (Rev) N.5, 2015â.
- âComment la dĂ©mocratie directe vint aux Suissesâ â Olivier MeuĂ«ly, Swissinfo, 14 Octobre 2018.
Arben Jaupaj -PĂ«rgjegjĂ«s i GalerisĂ« sĂ« Arteve âEdward Learâ, Berat.