Reading view

Sherr në Durrës, plagoset 45-vjeçari, policia në kërkim të autorëve

✇Albeu
By: M C

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e Shkallnurit, në Durrës, ku si pasojë një 45-vjeçar me shtetësi sllovene ka mbetur i plagosur. Blutë sqarojnë se rreth orës 21:30, shtetasi me inicialet M. M., i cili dyshohet se jetonte në kushte endacake, është konfliktuar me disa persona ende të paidentifikuar, të cilët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Gjatë konfliktit, 45-vjeçari ka pësuar dëmtime fizike me mjet prerës dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të situatës. Sakaq, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.

The post Sherr në Durrës, plagoset 45-vjeçari, policia në kërkim të autorëve appeared first on Albeu.com.

  •  

Ishte gati të shkrinte gjithë pasurinë e tij që Meta të dilte nga burgu, Kujtim Cakrani flet për përçarjen e tij me ish-presidentin! A ishte komploti arsyeja?

✇Albeu
By: M C

Një nga lajmet që pak kush e priste ishte “ndarja” mes avokatit Kujtim Cakrani dhe ish-presidentit Ilir Meta. Vetëm pak kohë më parë, Cakrani deklaronte publikisht se ishte i gatshëm të shkrinte të gjithë pasurinë e tij, vetëm e vetëm që Ilir Meta të dilte nga qelia, megjithatë ajo që dikur dukej si një raport i ndërtuar mbi besim dhe vendosmëri, mesa duket nuk i rezistoi kohës.

Studio Ligjore “Cakrani” njoftoi zyrtarisht ndërprerjen e marrëdhënies profesionale me kreun e Partisë së Lirisë, duke argumentuar se vendimi erdhi si pasojë e humbjes së mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit mes palëve.

Lidhur me këtë vendim, ish-avokati i Ilir Metës ka folur në një intervistë për Top Channel, ku është pyetur nga gazetarja Anila Hoxha nëse deklarata e tij pas një prej seancave gjyqësore, ku mohoi ekzistencën e një komploti ndaj Metës, ishte momenti që solli përçarjen përfundimtare mes tyre.

Cakrani sqaroi se qëndrimet e tij kanë qenë gjithmonë të bazuara mbi provat dhe faktet që ndodhen në dosjen hetimore, e jo mbi perceptime apo emocione.

“Duhet të kuptojmë diçka, unë nuk flas në bazë të emocioneve unë flas në bazë të provave dhe fakteve që ndodhen në dosje. Edhe pse duke njohur mirë me detaje dosjen unë nuk mund të flas për komplote që nuk ekzistojnë. Nuk ka komplote, nuk ka dëshmi, nuk ka fakte, nuk ka asgjë dhe unë nuk besoj që nga pamja procedural nuk ka asnjë komplot ndaj ish-presidentit”, tha avokati, teksa më tej shtoi se mund të ketë pasur zhvillime dhe komploto para arrestimit të Metës, por jo elementë proceduralë që mbështesin pretendimet për një komplot në procesin penal.

“Nuk e di, ka komplote të tjera, ka komplote politike, në menaxhimin e asaj situate para arrestimit e kështu me radhë. Nuk ka asnjë komplot ndaj tij nga pikëpamja procedurale, apo nga pikëpamja e dëshmitarëve apo provave që janë aty”, tha ai ndër të tjera.

The post Ishte gati të shkrinte gjithë pasurinë e tij që Meta të dilte nga burgu, Kujtim Cakrani flet për përçarjen e tij me ish-presidentin! A ishte komploti arsyeja? appeared first on Albeu.com.

  •  

Zgjodhi të bëhet nënë përmes metodës IVF, Juliana Nura flet për herë të parë për shtatzëninë dhe donatorin: Është shqiptar!

✇Albeu
By: M C

Juliana Nura, e njohur nga edicioni i parë i Big Brother VIP Kosova, po përjeton një nga periudhat më të rëndësishme të jetës së saj, pasi është në pritje të fëmijës së parë dhe ndodhet në muajin e 7-të.

Ajo u shfaq për herë të parë publikisht me barkun e rrumbullakosur, në një event në Kosovë, duke konfirmuar zyrtarisht se është në pritje të ëmbël.

Juliana ka vendosur ta përjetojë këtë rrugëtim si nënë e vetme, duke zgjedhur procedurën e Fekondimi in Vitro ose IVF, një vendim që ka ngjallur shumë diskutime. Interesi i publikut u përqendrua menjëherë te identiteti i babait biologjik të foshnjës dhe në rrjet qarkulluan aludime të ndryshme.

Megjithatë, në një intervistë për Prive by Liberta Spahiu, Juliana vendosi t’i japë fund çdo spekulimi dhe sqaroi edhe origjinën e donatorit.

“Personi që ka dhënë pjesën e 49% të formimit, të fillimit të embrionit, është donator shqiptar. Shqiptar është beba! Shqiptar edhe nga nëna, edhe nga baba. Puro shqiptar”, u shpreh Juliana.

Gjatë intervistës, ajo tregoi se vendimi për t’u bërë nënë në këtë mënyrë nuk ishte impulsiv, por i menduar me kujdes. Sipas saj, kjo ishte zgjedhja më e mirë për të mos rrezikuar qetësinë e saj dhe të fëmijës me marrëdhënie që mund të mos funksiononin në të ardhmen.

Juliana iu përgjigj edhe kritikave të atyre që e konsiderojnë këtë vendim egoist. Ajo theksoi se askush nuk mund ta gjykojë pa qenë në vendin e saj dhe shtoi se komentet negative, sipas përvojës së saj, vijnë kryesisht nga burrat, ndërsa gratë e kanë mbështetur dhe e kanë përgëzuar për guximin.

The post Zgjodhi të bëhet nënë përmes metodës IVF, Juliana Nura flet për herë të parë për shtatzëninë dhe donatorin: Është shqiptar! appeared first on Albeu.com.

  •  

Horoskopi 28 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri

✇Albeu
By: M C

Dashi

Sot do afroheni me shume se kurrë me atë qe keni ne krah dhe do flisni edhe për disa te fshehta te se kaluarës. Do gjeni mirëkuptimin. Beqaret do kenë me tepër se kurrë besim tek vetja dhe do e gjejnë princin e kaltër. Shume gjera kane për te qene ndryshe tashme. Me financat do jeni kurdoherë te matur dhe situata nuk do jete aspak problematike.

Demi

Do bëni çdo gjë qe te keni ne dore sot vetëm qe marrëdhënia ne çift te mbetet sa me e mire. ne mbrëmje mund te provoni edhe eksperienca te reja. Beqaret do ëndërrojnë me shume sesa duhet dhe realiteti do jete i trishtë. Ne planin financiar nuk duhet te kryeni operacione te rrezikshme sepse gjendja do përkeqësohet. Qëndroni gjithë kohës me këmbë ne toke.

Binjaket

Dite shume e zakonshme dhe pa te papritura kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Beqaret nuk duhet t’i refuzojnë personat qe do iu vijnë rreth e rrotull edhe sikur me ta te kenë vetëm aventura kalimtare. Emocionet dhe kënaqësitë do jene te papërshkrueshme. Perspektivat janë te mira për sektorin e financave.

Gaforrja

Ka rrezik te ëndërroni për dike tjetër sot dhe me mendje mund ta tradhtoni partnerin. Ne fakt pas pak kohesh do ndihen keq për këtë qe keni bere. Beqaret do jene mjaft tërheqës dhe do arrijnë te bëjnë për vete cilindo qe do pëlqejnë. Sektori i financave do jete goxha me i qëndrueshëm se kohe me pare. Do i shlyeni edhe borxhet qe keni pasur.

Luani

Yjet do ju krijojnë kushtet e përshtatshme qe ju te ndiheni sa me mire ne krahët e partnerit tuaj. Do dashuroheni si kurrë me pare dhe do ndiheni mjaft mire. Beqareve do ju duhet te presin edhe pak kohe për te ndryshuar statusin. Ne planin financiar do jeni me te organizuar dhe gjendja do vije duke u përmirësuar. Me ne fund mund te kryeni shpenzimet e dëshiruara.

Virgjeresha

Do mahniteni sot kur te zbuloni disa cilësi te reja te partnerit tuaj dhe do e dashuroni me më shume pasion atë. Beqaret do i kushtojnë vëmendjen e duhur atij qe pëlqejnë dhe ai pak nga pak do afrohet me ta. Mbrëmja do jete me e këndshme. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Nuk do keni aspak frike kur te shpenzoni për gjerat e nevojshme.

Peshorja

Ndikimi i madh i Plutonit do sjelle probleme serioze ne jetën tuaj ne çift sot. Nuk do merreni vesh për asgjë dhe do kërkoni me ngulm gjera te pamundura. Beqaret ka mundësi te afrohen shume me një person qe nuk do ju përputhet ne asnjë pike. Kujdes! Ne planin financiar gjendja do jete disi me e mire, megjithatë çdo shpenzim duhet kryer me kujdes.

Akrepi

Do diskutoni gjere e gjate me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe me ne fund do i zgjidhni problemet e vogla qe ju kishin dale me herët. Beqaret do jene nen presion dhe ka rrezik te mos përfitojnë fare nga mundësitë qe do iu jepen. me financat duhet te merreni me tepër. Shpenzimet kryen\jini me kujdes dhe vetëm për gjera te domosdoshme.

Shigjetari

Kjo do jete një dite e veçante për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ju përgatisë surpriza marramendëse te cilat do ju bëjnë te ëndërroni gjithë kohës. Beqaret do kenë shume pretendente dhe do e kenë paksa te vështirë te bëjnë zgjedhjen e duhur. Ne planin financiar do keni sukses dhe gjendja do ndryshoje rrënjësisht ne pak kohe. Do ndiheni mjaft mire.

Bricjapi

Ata qe janë ne një lidhje do merren vesh mire me personin qe kane ne krah. Do jeni tolerante dhe mjaft te kuptueshëm. Beqaret do lëvizin çdo lloj guri ne mënyrë qe te gjejnë dike qe t’iu përshtatet. Do e kenë paksa te vështirë, por gjithsesi bëjnë mire te mos ndalen. Me financat do jeni impulsive dhe ka rrezik te bëni gabime te pafalshme. Kujdes!

Ujori

Te dashuruarit do vazhdojnë te kenë një dite normale dhe pa gjera te jashtëzakonshme. Beni atë qe do ju duket juve me e arsyeshmja. Fati i beqareve do jete i përcaktuar nga yjet. Përgatituni për emocione te papërshkrueshme dhe për ndryshime rrënjësore. Ne planin financiar do keni fat dhe sukses. Te gjithë do habiten sesi gjendja e te ardhurave tuaja do ndryshoje menjëherë.

Peshqit

Kjo dite nuk do jete aspak e favorshme për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni për gjithçka me partnerin tuaj dhe nuk do ndiheni mire. Beqaret do qëndrojnë me disa miq te vjetër dhe nuk do e ndiejnë aspak nevojën e një partneri. Për te përmirësuar financat do mbështeteni tek te afërmit. Ata do ju japin ndihme te pakushtëzuar. Gjithsesi mendoni pak se çfarë do bëni nesër.

The post Horoskopi 28 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri appeared first on Albeu.com.

  •  

Protestuesit vijojnë marshimin rrugëve të Tiranë, thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja, bashkohuni me ne

✇Albeu
By: M C

Protestuesit po vijojnë marshimin rrugëve të kryeqytetit, duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama. Gjatë marshimit ata u kanë bërë thirrje qytetarëve tu bashkohen, duke theksuar se do të vijojnë mobilizimin deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Gjatë marshimit protestuesit ftonin qytetarët t’i bashkoheshin tubimit me thirrje “Bashkohuni me ne”, “Çohuni nga kafja”. Një tjetër slogan që u përsërit vazhdimisht “Rama, jep dorëheqjen”, duke e cilësuar këtë si kërkesën kryesore të protestës.

KËRKESAT E PROTESTUESVE:

Kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon sa më poshtë:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.

The post Protestuesit vijojnë marshimin rrugëve të Tiranë, thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja, bashkohuni me ne appeared first on Albeu.com.

  •  

Ish-bashkëshortja e reperit Eminem shpallet në kërkim, çfarë ka ndodhur?

✇Albeu
By: M C

Kim Scott, ish-bashkëshortja e reperit të famshëm Eminem, është shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane pasi nuk u paraqit në një seancë gjyqësore që lidhet me akuzat për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe drogës.

Sipas mediave amerikane, 51-vjeçarja duhej të paraqitej në Gjykatën e Qarkut Macomb në Michigan, por mungesa e saj bëri që gjykata të lëshonte një urdhër arresti ndaj saj.

Raportohet se për Kim Scott ishte caktuar një garanci prej 10 mijë dollarësh, ndërsa prokurorët kërkuan menjëherë lëshimin e urdhër-arrestit dhe konfiskimin e shumës së garancisë pasi ajo nuk u paraqit në seancë.

Deri më tani, autoritetet kanë bërë të ditur se Scott ende nuk është arrestuar. Çështja lidhet me një incident të ndodhur më 14 maj në Michigan, kur Kim Scott u ndalua nga policia pas një aksidenti automobilistik. Sipas hetimeve, ajo dyshohet se po drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe substancave narkotike.

Mediat amerikane raportojnë se më herët ajo ishte përfshirë edhe në një përplasje me një automjet të parkuar, ku sipas policisë forca e goditjes ishte aq e madhe sa kamioni i goditur u zhvendos disa metra.

Kim Scott dhe Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers III, kanë pasur një nga marrëdhëniet më të komentuara në botën e showbiz-it. Ata u martuan për herë të parë në vitin 1999, por u divorcuan në vitin 2001.

Çifti u ribashkua dhe u martua sërish në vitin 2006, por martesa e dytë zgjati vetëm disa muaj para ndarjes përfundimtare.

Së bashku ata janë prindër të Hailie Jade, ndërsa reperi ka adoptuar edhe dy vajza të tjera nga familja e ish-bashkëshortes së tij.

The post Ish-bashkëshortja e reperit Eminem shpallet në kërkim, çfarë ka ndodhur? appeared first on Albeu.com.

  •  

Harry dhe Meghan pranojnë ofertën, do qëndrojnë në pronën mbretërore gjatë vizitës në Britani

✇Albeu
By: M C

Duka dhe Dukesha e Sussex kanë pranuar një ofertë për të qëndruar në një rezidencë mbretërore me dy fëmijët e tyre kur të vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar muajin e ardhshëm.

Harry dhe Meghan, si dhe djali i tyre Archie, shtatë vjeç, dhe vajza Lilibet, pesë vjeç, do të jenë mysafirë të Mbretit në një pronë mbretërore për udhëtimin e tyre të parë si familje në Britani në katër vjet.

Rezidenca mbretërore që ata do të përdorin nuk është bërë publike.

Familja do të jetë në Mbretërinë e Bashkuar për disa ditë dhe gjithashtu do të qëndrojë në akomodim privat gjatë udhëtimit të tyre.

Princi Harry po viziton Britaninë për të filluar numërimin mbrapsht njëvjeçar për Lojërat Invictus për personelin ushtarak të plagosur, që do të mbahen në Birmingham korrikun e ardhshëm.

Ai pritet gjithashtu të vizitojë organizata të tjera bamirësie me bazë në Mbretërinë e Bashkuar që ai ka vazhduar të mbështesë që nga zhvendosja e tij në Kaliforni.

Në vizitat e mëparshme, Princi Harry ka refuzuar ofertën për të qëndruar në Pallatin Buckingham për shkak të shqetësimeve të sigurisë për përdorimin e një ndërtese kaq të profilit të lartë dhe të dukshme.

Vitin e kaluar, ai humbi një betejë ligjore për të pasur mbrojtje policore gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar.

Rregullat e sakta të sigurisë për udhëtimin e muajit të ardhshëm nuk janë bërë publike, por kuptohet se nuk është ofruar asnjë masë shtesë sigurie nga Pallati i Buckingham-it.

Çdo masë shtesë sigurie do të jetë çështje e Ministrisë së Brendshme.

Herën e fundit që Mbreti i pa nipërit e mbesat e tij personalisht ishte gjatë festimeve të Jubileut të Platinit të Mbretëreshës Elizabeth II në vitin 2022.

Shtatorin e kaluar, Princi Harry piu çaj me të atin në Clarence House, që ishte takimi i tyre i parë ballë për ballë që nga shkurti i vitit 2024.

As Buckingham Palace dhe as përfaqësuesit e Dukës dhe Dukeshës së Sussex nuk do të komentojnë mbi mundësinë që Mbreti të takojë të birin, nusen dhe nipërit e mbesat e tij, duke e përshkruar atë si një çështje private familjare.

The post Harry dhe Meghan pranojnë ofertën, do qëndrojnë në pronën mbretërore gjatë vizitës në Britani appeared first on Albeu.com.

  •  

Sekreti pas lotëve të lumturisë që shumica nuk e dinë

✇Albeu
By: M C

Të qarit shpesh shoqërohet me emocione si zemërimi, frustrimi ose trishtimi. Kur mendoni për lumturinë, pothuajse me siguri nuk mendoni për lotët. Por a keni dëgjuar ndonjëherë për termin “lot lumturie”? Mund ta keni përjetuar edhe vetë!

Shumë njerëz qajnë kur janë të lumtur, të gëzuar ose të emocionuar të gjitha emocione pozitive. Pra, nëse zakonisht qani me lot gëzimi kur merrni lajme të mira, duhet ta dini se nuk jeni vetëm.

Sipas një studimi të bërë, 68% e pjesëmarrësve raportuan se një ngjarje e lumtur ose pozitive i bëri të qanin. E qara nga gëzimi është një dukuri e zakonshme dhe krejtësisht normale. Nëse jeni kuriozë se pse ndodh saktësisht, lexoni më tej.

Shkenca që fshihet pas lotëve të lumturisë

Shkencëtarët dhe studiuesit kanë kërkuar prej kohësh të kuptojnë pse njerëzit qajnë kur përjetojnë gëzim ose lumturi. E qara, e cila zakonisht shoqërohet me ndjenja frustrimi, zemërimi ose trishtimi, mund të jetë konfuze për t’u parë në një rast të gëzueshëm, por ndodh shpesh.

Gjatë dekadave, shkencëtarët dhe studiuesit kanë hartuar teori për të shpjeguar pse ndodh e qara e lumtur.

Ke ndjenja të shtypura

Një teori e hershme sugjeronte se kjo ndodhte si rezultat i ndjenjave të shtypura. Kjo do të thoshte se njerëzit që qanin kur përjetonin diçka të gëzueshme kishin ndjenja themelore trishtimi që nuk i kishin trajtuar.

Shumë studiues i kanë kundërshtuar këto teori gjatë viteve, por duket se kjo është një nga përpjekjet e para për të kuptuar pse qajmë kur jemi të lumtur.

Të qarit mund të rregullojë trupin tuaj

Lotët përmbajnë enzima, lipide, elektrolite dhe metabolite. Por lotët emocionalë mund të përfshijnë edhe proteina dhe hormone të tjera. Hipoteza është se çlirimi i hormoneve të stresit si prolaktina dhe leu-enkefalina mund të ndihmojnë në rregullimin e homeostazës fizike dhe emocionale të trupit.

Ndihesh i pafuqishëm mbi emocionet e tua

Një tjetër teori e propozuar nga shkencëtarët Miceli dhe Castelfranchi sugjeron që të gjitha llojet e të qarit burojnë nga ndjenjat e perceptuara të frustrimit, pafuqisë dhe dorëzimit.

Ju ndihmon të menaxhoni emocionet intensive

Të qarit duket pothuajse e pashmangshme kur përjeton një emocion të fortë, qoftë gëzim, frustrim apo zemërim. Ndërkohë që mund të mos i lejosh gjithmonë lotët të rrjedhin lirshëm, shpesh i ndjen se po vijnë.

Disa studime sugjerojnë se kjo ndodh sepse të qarit mund t’ju ndihmojë të menaxhoni emocionet e forta. Kur qani, ndiheni sikur po dëboni disa nga këto emocione. Si i tillë, ndërsa mund të jeni duke përjetuar një rast të lumtur ose të gëzueshëm, mund ta gjeni emocionin të pakapërcyeshëm. Të qarit ju ndihmon të lironi një pjesë të këtij emocioni.

The post Sekreti pas lotëve të lumturisë që shumica nuk e dinë appeared first on Albeu.com.

  •  

Horoskopi 27 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri

✇Albeu
By: M C

Dashi

Në dashuri nuk do e keni të lehtë menaxhimin e situatës. Në punë do të jeni energjik dhe me shumë gjasë, do të keni mundësi që të merrni në dorë disa situata, të cilat do të keni mundësi që ti rishikoni.

Demi

Në dashuri nuk duhet ti shtyni gjërat për më vonë. Nëse bashkëjetoni me dikë ose keni diçka për ta zgjidhur, mos i shtyni vendimet. Ndërsa në punë, do të keni mundësi për tu çlodhur pak, pasi dita në vijim do të jetë e ngarkuar me stres.

Binjakët

E shtuna do të jetë mjaft e favorshme sa i takon ndjenjave. Nëse keni nevojë për ndihmë apo duhet të flisni, bëjeni. Ndërsa sa i takon punës, mundohuni që të shmangni polemikat e kota. Keni nevojë për të gjetur qetësinë e munguar.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do të jeni të lodhur dhe nervozuar. Bëni mirë që ti shtyni debatet familjare apo të natyrave të tjera, për një moment tjetër.

Luani

Kush ka jetuar një dashuri në distancë dhe çiftet që janë larg, do të kenë mundësi riafrimi, por duhet përkushtim nga të dyja palët. Sa i takon punës, nuk keni pasur mundësi të përballoni një moment stresi dhe pavendosmërie.

Virgjëresha

Kjo e shtunë do të jetë mjaft e favorshme për takimet. Sa i takon punës, mundohuni që të ruani qetësinë dhe të mbani nën kontroll gjendjen e acaruar. Gjithsesi gjërat do të ecin në anën e duhur.

Peshorja

Ju pret një ditë e bukur në dashuri, për shkak të pranisë së Hënës në shenjën tuaj. Sa i takon punës, mund të merrni një propozim, por para tetorit do e keni të vështirë që të kuptoni se pse bëhet fjalë.

Akrepi

Hëna do të hyjë në shenjën tuaj dhe dita parashikohet që të jetë mjaft intriguese sa i takon dashurisë. Në punë, ata që janë në pritje të një konfirmimi, do e marrin. Nëse keni një rol me përgjegjësi, mundohuni që të jeni të përgjegjshëm dhe të mos ju humbë mundësia.

Shigjetari

Venusi ka ndikim mjaft të favorshëm për takimet dhe dashuritë e reja. Sa i takon punës, mundohuni që të ruani qetësinë, shkruan noa.al. Edhe nëse diçka nuk ecën siç duhet, mos u dorëzoni. Mund të jeni gati që të bëni diçka të re.

Bricjapi

Bëni mirë që gjatë kësaj dite ti mbani larg gjërat e komplikuara. Dëgjoni veten dhe vetëm kështu do të arrini të gjeni zgjidhjet e duhura, sa i takon punës.

Ujori

Këtë fundjavë do ta jetoni më qetësisht. Nga fundi i së dielës do të kthehen tensionet, ndaj shijojeni pozitivitetin në dashuri. Sa i takon punës jeni të lodhur dhe negociatat, do të jenë të vështira për tu drejtuar.

Peshqit

Do të keni mundësi që gjatë kësaj dite të zgjidhni problemet e lindura prej pak kohësh. Dita do t’iu sjellë një këshillë me leverdi. Sa i takon punës, kjo periudhë kërkon që të zgjidhni disa probleme.

The post Horoskopi 27 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri appeared first on Albeu.com.

  •  

Horoskopi 26 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri

✇Albeu
By: M C

Dashi

Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit. Ne këtë mënyrë marrëdhënia juaj do jete edhe me e ngrohte. Beqaret do përzgjedhin shume dhe serish do ngelen vetëm. Pranoni te paktën te njiheni me ta. Financa do jene mjaft te stabilizuara dhe do kryeni shpenzimet e nevojshme. Me ne fund!

Demi

Marrëdhënia ne çift do thellohet edhe me tepër gjate kësaj dite dhe do ndiheni akoma me mire ne krahët e atij qe dashuroni. Beqaret ka gjasa te kenë dashuri me shikim te pare te cilat do i bëjnë te ndihen si ne ëndërr. Veshtoni me kujdes ne çdo vend kur te ndodheni. Financat nuk do kenë probleme, kështu qe mund te qëndroni te qete ne këtë fushe.

Binjaket

Do jeni shume te ndjeshëm ndaj fjalëve qe do iu thotë partneri sot dhe kjo do iu mërzitë pa mase. Mundohuni ta kuptoni edhe gjendjen e tij sepse jo gjithmonë njerëzit janë me humor te mire. Beqaret do kenë një ndote pozitive dhe ne mbrëmje priten disa takime. Gjithçka do jete ne dorën e tyre. Te ardhurat nuk do kenë ndryshime te mëdha nga disa dite me pare.

Gaforrja

Do e keni te vështirë t’ia shprehni ndjenjat partnerit ashtu si i keni ne shpirt. E mira do ishte te flisnit me ndonjë psikolog i cili do iu ndihmonte mjaft për ta kaluar këtë gjendje. Beqaret duhet te tregohen me te hapur. Mundësitë për aventura do jene te shumta, prandaj përfitoni nëse ato iu tërheqin. Financat nuk do kenë probleme. Mund te rini te qete ne këtë sektor.

Luani

Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire gjate kësaj dite dhe ju do ndiheni për mrekulli ne krahët e atij qe dashuroni. Ai mund t’iu plotësojë edhe disa nga dëshirat me te zjarrta. Beqaret do takojnë një person i cili do i mahnite. Duke e pasur mendjen tek ai do harrojnë edhe te hane e te pine. Financat do kenë disa përmirësime te vogla.

Virgjeresha

Do bëni çmos qe ta largoni rutinën nga jeta juaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ja dilni bane me sukses. Emocionet do jene me te shumta dhe me te veçanta se kurrë. Beqaret do marrin disa propozime, por nuk do e kenë te lehte te vendosin se cilin do zgjedhin. Ne planin financiar do jeni te privilegjuar dhe situata do përmirësohet ndjeshëm.

Peshorja

Ata qe janë ne çift do kenë probleme serioze sot. Te sy do jeni kokëfortë dhe do doni te dale juaja. Nëse vazhdoni me këtë sjellje nuk keni për te shkuar askund. Beqaret do jene te shoqërueshëm dhe te qeshur me gjithë personat qe do takojnë. Kjo do beje qe edhe propozimet te jene te shumta dhe serioze. Ne planin financiar shpenzoni aq sa ua mban xhepi.

Akrepi

Jeta private dhe çështjet e zemrës do kenë prioritet gjate kësaj dite. Beqaret do kenë takime pasiononte dhe nuk do ngurrojnë te krijojnë lidhje. Merkuri do i beje ata qe janë ne çift me kërkues dhe te pakënaqur. E keni menduar ndonjëherë sa jepni ju për partnerin? Nëse mundoheni te arrini rezultate ne pune do keni edhe përmirësim te financave, përndryshe situata do jete delikate.

Shigjetari

Te gjithë planetët do bëhen një për t’ua bere edhe me te bukur ditën sot. Pas një periudhe te ftohte dhe kur keni qëndruar larg njeri-tjetrit, situata duket se do përmirësohet. Beqaret duhet te qëndrojnë vetëm edhe sot qe te mendojnë çfarë duan te bëjnë ne te ardhmen. Financat do jene te mira, por një dhurate e dikujt do ua beje ditën edhe me te bukur e me te kënaqshme.

Bricjapi

Te gjithë planetët do jene te favorshëm gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift, por Plutoni do jete ai qe do sjelle me shume te mira. Nëse jetoni bashke dita do jete me sensuale dhe e lumtur. Beqaret do ndihen te pashprese, pa e ditur se një surprize e madhe i pret ne mbrëmje. Ne sektorin e financave gjerat do shkojnë mire. Ju duhet vetëm te ulni pak shpenzimet dhe nuk do keni probleme.

Ujori

Ata qe janë ne çift do përballen me zhgënjime dhe do ndihen keq. Beqaret nuk do kenë shume gjasa te fillojnë një lidhje serioze, por duhet te përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen për t’u njohur me persona te rinj. Me kalimin e kohës gjithçka mund te ndodhe. Financat do kenë përmirësime te ndjeshme fale maturisë qe ju keni treguar me shpenzimet.

Peshqit

Te gjithë planetët do bëhen një për t’ua bere edhe me te bukur ditën sot. Pas një periudhe te ftohte dhe kur keni qëndruar larg njeri-tjetrit, situata duket se do përmirësohet. Beqaret duhet te qëndrojnë vetëm edhe sot qe te mendojnë çfarë duan te bëjnë ne te ardhmen. Financat do jene te mira, por një dhurate e dikujt do ua beje ditën edhe me te bukur e me te kënaqshme.

The post Horoskopi 26 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri appeared first on Albeu.com.

  •  

Dita e 26-të e protestës/ Policia e Tiranës procedon penalisht edhe Dritan Goxhajn

✇Albeu
By: M C

Policia e Shtetit ka njoftuar procedimin penal të 11 personave, të cilët dyshohen se kanë qenë pjesë e tubimeve të paligjshme të zhvilluara në kryeqytet gjatë datave 22 dhe 23 qershor.

Në listën e personave të vënë nën hetim figuron edhe Dritan Goxhaj. Sipas autoriteteve policore, ai akuzohet se ka udhëhequr turmën duke tejkaluar perimetrin e sigurisë të miratuar paraprakisht për zhvillimin e tubimit.

Sipas njoftimit zyrtar, këta shtetas akuzohen për veprime që kanë cenuar rendin dhe qetësinë publike gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

The post Dita e 26-të e protestës/ Policia e Tiranës procedon penalisht edhe Dritan Goxhajn appeared first on Albeu.com.

  •  

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e nesërme/ Zbuloni sa do të arrijnë temperaturat ‘afrikane’

✇Albeu
By: M C

Ditën e premte kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët deri në mesditë dhe shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare në pjesën më të madhe të territorit, prezente deri pasdite.

Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në pjesën më të madhe të territorit (përjashtuar vijën bregdetare e lokalisht Ultësirën Perëndimore).

Përgjatë relieveve malore në lindje dhe jug në periudha afatshkurtra shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin pas orëve të pasdites.

Temperaturat maksimale pritet te arrijne deri ne 36 grade celcius, ndersa ato minimale ne 15 grade celcius.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 14 m/s.

The post Njihuni me parashikimin e motit për ditën e nesërme/ Zbuloni sa do të arrijnë temperaturat ‘afrikane’ appeared first on Albeu.com.

  •  

Nuk do ta besoni se cili futbollist është kushëriri i Benitës

✇Albeu
By: M C

Një detaj që askush nuk e dinte është zbuluar nga Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Benita Zena, se ka një kushëri të njohur futbollist.

Gjatë emisionit, ishte Marina ajo që e zbuloi këtë lidhje duke thënë:

“Ndër të tjera, kushëriri i Benitës, Granit Xhaka”.

Benita e përshëndeti menjëherë kapitenin e Zvicrës, ndërsa kur moderatorja i kërkoi një koment për të, ajo u përgjigj shkurt dhe bukur:

“Xhaka si Xhaka, ku është Xhaka ka fitore!”

Kjo thënie doli fiks në shenjë.

Mbrëmë, Zvicra fitoi përsëri, këtë herë kundër Kanadasë me rezultatin 2-1, duke vërtetuar fjalët e Benitës se ku është Xhaka, ka vetëm fitore.

The post Nuk do ta besoni se cili futbollist është kushëriri i Benitës appeared first on Albeu.com.

  •  

Horoskopi 25 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri

✇Albeu
By: M C

Dashi

Dite premtuese dhe e mbushur me momente harmonike kjo e sotmja për te dashuruarit. Marsi do ju nxite te tregoheni me te hapur dhe te flisni edhe për gjerat qe me pare nuk keni mundur. Beqaret do takojnë personin qe aq shume kane ëndërruar. Sektori i financave do jete gjithë kohës i mbrojtur. Kujdes! Kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni sa te doni.

Demi

Do jeni me romantike se me pare sot dhe do përjetoni me shume emocione. Do flisni me te vërtetat dhe nuk do tregoheni aspak te pamatur. Beqaret do jene te fillojnë aventura afatshkurta vetëm qe te përjetojnë emocione. Një lidhje serioze nuk ehte ende ne mendjen e tyre. Ne planin financiar reflektoni mire para se te bëni investime te mëdha.

Binjaket

As për ju situata ne çift nuk do jete e favorshme. Do jeni kokëfortë dhe nuk do i pranoni me lehtësi ato qe do ju thotë partneri. Nëse vazhdoni ne këtë mënyrë mund te shkatërroni gjithë atë qe keni ndërtuar deri me sot. Beqaret do kenë ndryshime mjaft pozitive ne jetën sentimentale. Bëjini sytë katër kudo qe te shkoni. Buxheti nuk do jete ne një gjendje te keqe.

Gaforrja

Dielli dhe Venusi do e bëjnë ditën edhe me te bukur pe gjithë te dashuruarit. Do ia kaloni mire pranë atij qe keni ne krah dhe do flisni për gjithçka. Një pjese e beqareve do kenë takime për te cilat do iu rrahe zemra fort. Financat do kalojnë një periudhe te vështirë. Nuk është ende momenti për te filluar investime te mëdha. Prisni te paktën edhe disa dite.

Luani

Jeta ne çift do jete shume e thjeshte gjate kësaj dite, por edhe pa emocione te mëdha. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa menduar mbi te ardhmen. Për beqaret do favorizohen mjaft takimet e veçanta. Përfitoni sa me shume qe te mundni. Ne planin financiar do keni fat, megjithatë nuk duhet te shpenzoni shume te mëdha për gjera pa vlere te rëndësishme.

Virgjeresha

Dite e vështirë kjo e sotmja edhe për ju. Do kujtoni gabimet e njeri-tjetrit dhe besimi do ju venitet. Janë pikërisht yjet ata qe do jene te pozicionuar keq ne qiellin tuaj dhe do sjellin probleme. Beqaret do kenë takime pa fund, por nuk do vendosin dot se cili person ju përshtatet me tepër. Ne planin financiar gabimi me i vogël mund te jete fatal.

Peshorja

Gjate kësaj dite jo gjithçka do shkoje mire ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah. Here pas here nuk do ju pëlqejnë ato qe do ju thotë dhe kjo mund te ndeze debate. Beqaret do vazhdojnë ta kërkojnë kudo princin e kaltër, por mundësitë për ta gjetur do jene te pakta. Financat do vijnë duke u përmirësuar fale një shume te ardhurash qe do ua dhurojnë disa familjare.

Akrepi

Mjedisi yjor do e favorizoje jashtë mase jetën sentimentale te çifteve sot. Do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dhe do jeni me te qete. Beqaret edhe pse nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje do marrin propozime mjaft interesante. Mendohuni mire para se te merrni vendime. Ne planin financuar situata do jete tërësisht e paqëndrueshme.

Shigjetari

Dite pasionante dhe emocionuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Do e kaloni me partnerin çdo moment te lire dhe do arrini te flisni hapur për gjithçka. Beqaret do jene te kënaqur edhe me ndonjë aventure kalimtare te cilat nuk do mungojnë për asnjë moment. Financat do vijnë duke u përmirësuar pak nga pak. Me ne fund mund t’i kryeni shpenzimet me te domosdoshme pa pasur frike.

Bricjapi

Çiftet me shume gjase do fillojnë te mendojnë për një lidhje me serioze gjate kësaj dite, mbase edhe për ndonjë bashkëjetesë. Beqaret nga ana tjetër, pas aventurave kalimtare dhe pa te ardhme, do mendojnë te krijojnë një lidhje afatgjate. Mundësitë nuk do mungojnë. Ne planin financiar mos u alarmoni me vështirësinë e pare qe do ju dale, por tregohuni te guximshëm.

Ujori

Edhe pse keni kohe qe jeni ne një lidhje dhe mendoni se e njihni mire njeri-tjetrin, ka gjithmonë disa limite qe nuk duhen tejkaluar. Mos e prekni atë qe keni ne krah atje ku i dhemb me shume. Beqaret qe do shkojnë jashtë qytetit te tyre ka gjasa te takojnë një person te veçante. Ne planin financiar duhet te reflektoni mire para se te hidhni hapa te mëdhenj.

Peshqit

Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni me tepër rëndësi jetës intime dhe do provoni kënaqësi te reja. Edhe beqaret do bëjnë gjithçka qe ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Fale mbështetjes se yjeve do ia arrijnë qëllimit. Situata financiare do filloje dalëngadalë te përmirësohet. Vazhdoni te bëni kujdes me shpenzimet qe ky përmirësim te jete me i shpejte.

The post Horoskopi 25 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri appeared first on Albeu.com.

  •  

Aksident i rëndë në Lezhë-Milot, plagosen katër persona

✇Albeu
By: M C

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure pranë urës së Milotit. Bëhet me dije se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.

Të lënduarit janë transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë, ndërkohë që njëri nga të lënduarit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Lezhë-Milot, plagosen katër persona appeared first on Albeu.com.

  •  

Zi në familjen e Butrint Imerit, këngëtari ndan lajmin e trishtë: Nanushi im faleminderit për kujtimet, Allahu të mëshiroftë parajsën

✇Albeu
By: M C

Zia ka pllakosur në familjen e këngëtarit Butrinti Imeri pasi mësohet se është ndarë nga jeta gjyshja e artistit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari, i cili përmes një postimi në rrjet njofton ndarjen nga jeta të gjyshes së tij, një ngjarje e cila e tronditur.

Teksa publikoi foton e gjyshes, Butrinti shkruan se ndonëse gjyshja mbylli sytë përgjithmonë, ai do ta kujtojë gjithë jetën për mirësinë, kujtimet dhe buzëqeshjen që ajo u mësoi pasardhësve të saj.

“Gjyshja ime, ti më ke mësuar se çfarë është dashuria e pastër dhe mirësia. Shpirti yt i bardhë na ka pritur me buzëqeshje, ngrohtësi dhe dashuri të pakufizuar. Nanushi im, faleminderit për të gjitha kujtimet dhe momentet që i kemi kaluar bashkë.

Do të më mungosh përjetë, ti sot je larguar prej neve vetëm fizikisht, sepse çdo sekond të jetës ti je pjesë e pandarë e shpirtit tonë. Pushofsh e qetë në paqe, gjyshja ime e dashur. Allahu të mëshiroftë dhe ta dhuroftë parajsën e merituar. Do të të dua pafundësisht përgjithmonë”, shkruan Butrinti në reagimin e tij.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të zemrës.

The post Zi në familjen e Butrint Imerit, këngëtari ndan lajmin e trishtë: Nanushi im faleminderit për kujtimet, Allahu të mëshiroftë parajsën appeared first on Albeu.com.

  •  

Horoskopi 24 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri

✇Albeu
By: M C

Dashi

Do keni nevoje për me shume siguri sot ne jetën tuaj ne çift ne mënyrë qe te merrni vendime te rëndësishme. Thuajani partnerit këtë. Beqaret do jene shume joshës dhe do kenë fat ne dashuri. Jeta e tyre do marre një tjetër kthese edhe me te bukur. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj kështu qe nuk do keni për çfarë te shqetësoheni. Mund te kryeni edhe shpenzimet me te domosdoshme.

Demi

Si ju ashtu edhe partneri juaj do keni te njëjtat synime për te ardhmen dhe do ecni ne te njëjtin drejtim. Marrëdhënia mes jush do jete me e qëndrueshme se me pare. Beqaret do kenë takime impresionuese te cilat do i lënë me goje hapur. Shfrytëzojini! Ne planin financiar duhet te bëni kujdes me shpenzimet apo dhëniet e huave. Tregohuni me largpamës.

Binjaket

Dite shume e vështirë dhe e mbushur me probleme te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do jeni për asnjë moment te qete dhe kjo do ju mundoje pa mase. Beqaret do bëjnë sakrifica jashtë çdo kufiri për te gjetur dashurinë, por serish nuk do ja dalin dot mbanë. Ne planin financiar nuk është momenti për te marre hua edhe nëse situata do jete e vështirë.

Gaforrja

Do jeni te vendosur te merrni ne dore fatin e jetës suaj sentimentale sot dhe do arrini te vini nen kontroll gjithçka. Do e afroni me tepër pas vetes partnerin dhe gjerat do shkojnë me mire se kohet e fundit. Beqaret do kenë mundësi te njihen me persona serioze, te dashur dhe me para. Nëse nuk tregoheni te arsyeshëm me shpenzimet do keni probleme te mëdha financiare.

Luani

Ne përgjithësi e vlerësoni mjaft partnerin tuaj për sjelljen e tij ndaj jush, por sot ne ndikimin negativ te planetëve do e kritikoni atë dhe nuk do jeni te kënaqur. Beqaret do qëndrojnë gjithë kohës ne pritje, por nuk do e gjejnë personin e tyre te ëndrrave. Ne planin financiar nuk duhen filluar operacione te rrezikshme. Prisni edhe pak kohe.

Virgjeresha

Te gjithë planetët do jene te pozicionuar mire sot ne jetën tuaj ne çift. Gjithçka do shkoje sipas parashikimeve dhe zemra do rrahe me shpejt. Për beqaret gjithçka do ndodhe si me magji. Ne ndonjë moment do iu duket vetja sikur jeni ne një film romantik. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire pers hak te disa vonesave ne marrjen e te ardhurave.

Peshorja

Sot do qëndroni me tepër kohe me partnerin tuaj dhe do flisni gjere e gjate për te ardhmen. Ne mbrëmje mund te merrni një surprize te këndshme e cila do e ndeze atmosferën. Beqaret do kenë një dite te ngarkuar me pune dhe angazhime e nuk do kenë kohe te mendojnë për dashurinë. Ne planin financiar mos prisni qe situata te përmirësohet vete, por merrni sa me shpejt masa.

Akrepi

Fale konfigurimit te yjeve, sot do kaloni nga njëra surprize tek tjetra, por edhe nga një debat tek tjetri. Mos u alarmoni për këtë fakt sepse ne fund te ditës do ngeleni me një shije te mire. Beqaret do kenë me shume fat se te gjithë dhe do takojnë me ne fund princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar mos harroni te shihni njëherë buxhetin para se te shpenzoni.

Shigjetari

Kjo e sotmja do jete një dite e mrekullueshme për ata qe janë ne një lidhje. Atmosfera ne mbrëmje nuk do jete e ngrohte, por e zjarrte. Përgatituni për kënaqësi pa fund. Edhe beqaret do kenë një dite me fat dhe te mbushur me takime impresionuese. Ne planin financiar priten përmirësime për shkak te një projekti te suksesshëm qe do përmbyllni.

Bricjapi

Marrëdhënia ne çift ka shume gjasa te përmirësohet gjate kësaj dite. Do ndiheni me te afërt me njeri-tjetrin dhe do bashkëpunoni mjaft. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do marrin propozime te shumta. Përfitoni nga ky fakt për te bere zgjedhjen e duhur. Një pakujdesi e vogël me financat mund t’iu kushtoje shume. Shikoni buxhetin para se te shpenzoni.

Ujori

Konfigurimi i yjeve do jete mjaft pozitiv gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Fati do iu buzëqeshë dhe do ia kaloni me se miri nen praninë e atij qe dashuroni. Beqaret do jene luftarake dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe kane pëlqyer prej kohesh. Ne planin financiar edhe pse me shume vështirësi do arrini t’i bëni balle tundimit dhe te shmangni shpenzimet e mëdha.

Peshqit

Ka shume mundësi qe sot te qëndroni larg partnerit tuaj dhe te reflektoni me kujdes mbi ato qe do bëni ne te ardhmen. Do i kuptoni edhe disa gabime qe keni bere. Për beqaret dita do jete si gjithë te tjerat dhe nuk do ketë surpriza te mëdha. Beni pak me tepër durim! Financat nuk do jene te këqija, megjithatë mendoni edhe për te ardhmen dhe kursehuni me shpenzimet.

The post Horoskopi 24 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri appeared first on Albeu.com.

  •  

Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, nisin fjalimet: Edi Rama jep dorëheqjen!

✇Albeu
By: M C

Protestuesit janë zhvendosur para Kryeministrisë, ndërsa gjatë marshimit të tyre kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ata kanë nisur fjalimet e tyre para godinës qeveritare, ndërsa qindra mijëra qytetarë kanë mbushur bulevardin. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi ata kanë bërë thirrje për ndryshim.

The post Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, nisin fjalimet: Edi Rama jep dorëheqjen! appeared first on Albeu.com.

  •  

Temperatura përvëluese/ Zbuloni parashikimin e motit, për ditën e nesërme

✇Albeu
By: M C

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mot relativisht të paqëndrueshëm.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit nga orët e mesditës deri pasdite, më të theksuara në lindje e jug.

Në mesditë deri pasdite reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët dhe kryesisht në formë pikash në pjesën më të madhe të territorit.

Përgjatë relieveve malore në juglindje-jug reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 36 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 17 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim era hera-herës me shpejtësi deri në 10 m/s.

The post Temperatura përvëluese/ Zbuloni parashikimin e motit, për ditën e nesërme appeared first on Albeu.com.

  •  

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë, plagosen dy persona

✇Albeu
By: M C

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme, ku një furgon që transportonte turistë është përplasur me një autoveturë. Nga të dhënat e para nga vendngjarja, mësohet se si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar lehtë dy persona.

Mësohet se, ata janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Siç shihet edhe nga pamjet, dëmet materiale në të dy mjetet e përfshira në aksident janë të konsiderueshme. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të plota të këtij aksidenti.

The post Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë, plagosen dy persona appeared first on Albeu.com.

  •  
❌