Reading view

“Sot jam 40 vjeç”, Olta Gixhari “rrëmben” vëmendjen e fansave në ditëlindjen e saj

✇Albeu
By: M C

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Olta Gixhari, feston sot një ditë të veçantë në jetën e saj, 40 vjetorin e lindjes.

Olta ka ndarë së fundmi një postim në Instagram, ku shkruan: “Sot jam 40 vjeç…”.

Në postim, ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet e veshur me një fustan blu elegant, duke vënë në pah linjat e saj.

Me rastin e ditëlindjes, Olta ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj, të cilët i kanë shprehur urimet dhe dashuri për të.

The post “Sot jam 40 vjeç”, Olta Gixhari “rrëmben” vëmendjen e fansave në ditëlindjen e saj appeared first on Albeu.com.

  •  

Mbledhja e Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE/ Zyrtari i KE: Shqipëria duhet të mbajë fjalën për rishikim e ligjit të investimeve strategjike

✇Albeu
By: M C

Clive Rumbold nga divizioni i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor në Komisionin Europian ka folur për protestat masive të cilat kanë përfshirë vendin prej 38 ditësh. Duke folur në mbledhjen e Stabilizim Asociimit Shqipëri BE, në Strasburg ai u shpreh se qytetarët po ushtrojnë të drejtën e të mbledhurit dhe të shprehurit. Rumbold theksoi se këto zhvilime po ndiqen me vemendjen nga BE.

“Ne inkurajojmë të gjithë të përfshirët të jenë të qetë dhe nga ata tjetër të sigurohet një protestë e paqtë dhe e mbajtur në kushte të sigurta. Ata po ushtrojnë të drejtën e të mbledhurit dhe të shprehurit dhe duhet ta bëjnë këtë paqësisht sipas ligjit.

Kjo është me rëndësi për vijimin e Shqipërisë në pasjen e standardeve demokratike e kësisoj në vijimin e rrugës europiane. Ne po i ndjekim këto zhvillime nga afër. Delegacioni ynë ka qenë në terren aktiv prej nisjes së protestës duke organizuar vizita dhe parë situatën”, u shpreh ai.

Clive Rumbold pati edhe një kërkesë konkretë për qeverinë shqiptare. Ai tha se lufta kundra korrupsionit është në zemër të zgjerimit të BE-s dhe puna e deritanishme duhet të vazhdojë në Shqipëri. Rumbold theksoi se Shqipëria duhet ta mbajë fjalën për rishikim e ligjit të investimeve strategjike deri në fund të vitit.

“Ne kemi mësuar se ka një hetim aktiv të SPAK për sa i përket pronave në Zvërnec. Me lejoni të them se lufta kundra korrupsionit është në zemër të zgjerimit të BE-s dhe puna e deritanishme duhet të vazhdojë në Shqipëri. Ne shpresojnë të realizohet një studim i plotë mbi impaktin në ambient me standardet më të larta. Shpresojmë që Shqipëria ta mbajë fjalën për rishikim e ligjit të investimeve strategjike deri në fund të vitit. Dialogu mes të gjithë aktorëve është rruga që duhet të ndiqet”, tha ai.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar drejt anëtarësimit në BE. Sipas tij, vendi po pret dritën jeshile në mbylljen edhe të 3 kapitujve, gjë e cila do të pasojë nga mbledhja ndërqeveritare Shqipëri- BE.

“Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar drejt anëtarësimit. Presim dritën jeshile në mbylljen edhe të 3 kapitujve gjë e cila do të pasojë nga mbledhja ndërqeveritare Shqipëri- BE. Dezinformimi e zëvendëson debatin me manipulimin, faktet me gënjeshtrat dhe besimin me dyshimin. Lufta kundër dezinformimit është mbrojtje e së vërtetës, e lirisë dhe e vetë demokracisë. Europa jo vetëm destinacion por transformim i vendin”, tha Balla.

Nga ana tjetër, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ngriti shqetësimin se parlamenti nuk merr në shqyrtim kërkesat e paraqitura nga deputetët e opozitës. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se opozita ka kërkuar 11 interpelanca me Ramën. Ai shtoi se asnjë prej tyre nuk është zhvilluar sepse kryeministri refuzon të japë llogari për vendimet që mbajnë firmën e tij.

“Parlamenti nuk er në shqyrtim nismat e deputetëve të opozitës. Parlamenti nuk kontrollon qeverinë. Gjatë këtij sesioni opozita ka kërkuar 11 interpelanca me Ramën, asnjë prej tyre nuk është zhvilluar sepse kryeministri refuzon të japë llogari për vendimet që mbajnë firmën e tij”, tha Bardhi.

The post Mbledhja e Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE/ Zyrtari i KE: Shqipëria duhet të mbajë fjalën për rishikim e ligjit të investimeve strategjike appeared first on Albeu.com.

  •  

Aktori i njohur, Agron Llakaj ndan rrëfimin e jetës si asnjëherë më parë/ Histori me bashkëshorten e ndjerë, Kostandina

✇Albeu
By: M C

Aktori i mirënjohur, Agron Llakaj, i ftuar ne emisionin televiziv sportiv, gjatë rubrikës “Golat e Jetës”, në ekran i janë shfaqur disa fotografi, të cilat ai i ka komentuar. Në një moment u shfaq një imazh nga dasma e tij, për të cilën tha:

“Atëherë i thoshin Kostandinës ‘ku e gjete moj?’, se isha i tharë”.

I pyetur se ku e ka bërë dasmën, Llakaj u përgjigj:

“Në Memaliaj”.

Më pas Manushi i drejtohet: “Ku, në lokal apo në oborr?”

“Aty te bahçja e shtëpisë. 40 veta, pa orkestër, këndonim vetë. Pastaj në jetë, Kostandinës i doli mirë. Natyrshëm që në çdo kohë unë mund të flas shumë herë për dhimbjen por mbaj mend shumë gjëra të bukura, ato që të ndërtuara ose të shkaktuara për shkak të marrëdhënies me njëri-tjetrin”.

Agroni tregoi edhe një histori me bashkëshorten e tij të ndjerë. Ai tha se ka lindur një gjerman në karakter dhe si i tillë do të vdesë. Llakaj shtoi se me oraret nuk fal, ndërkohë Kostandina ka qenë ‘nëna e vonesës.

“Kostandina në raport me mua kishte një lloj sherri sepse unë kam lindur gjerman në karakter dhe do të vdes i tillë. Unë me oraret nuk fal, ajo isha nëna e vonesës. Unë lija punën dhe iknim për në Vlorë në fundjavë dhe i thosha në filan orë.

‘Na çmende me këtë orar, ja ku është Vlora’. I thosha që dua një orë, në 6 ose 7. Më tha në orën 7 dhe unë zbres te makina. Vajti ora 8 dhe unë lëshova një batare sharjes ‘made in’ Tepelena, Memaliaj. ‘Shaj, shaj po edhe shplodhu nga pak se u lodhe’. Ndërsa kur shkuam në Vlorë më tha ‘ke sharje më?’. E pyeta pse dhe më tha ‘kam harruar çelësin e shtëpisë’”, tregoi aktori i mirënjohur.

The post Aktori i njohur, Agron Llakaj ndan rrëfimin e jetës si asnjëherë më parë/ Histori me bashkëshorten e ndjerë, Kostandina appeared first on Albeu.com.

  •  

Parashikimi i horoskopit, zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

✇Albeu
By: M C

Dashi

Do keni te drejte te bëni disa zgjedhje gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do ketë goxha përmirësime. Beqaret do kenë një dite shume te qëndrueshme dhe aspak problematike. Me shume gjase do ndryshojnë edhe statusin se shpejti. Financat do jene shume te mira. Do mund te kryeni te gjitha investimet e menduara dhe gjendja nuk do ketë tronditje.

Demi

Dita e sotme do jete disi me e animuar për ata qe janë ne një lidhje. Për pasoje edhe emocionet kane për te qene me te fuqishme. Shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret do mundohen me kot te gjejnë shpirtin e tyre binjak sepse mundësitë nuk do jene aspak te favorshme. Te ardhurat do kenë disa përmirësime te vogla, megjithatë te vlefshme për gjendjen ne te cilën ju ndodheni.

Binjaket

Do keni shume mosmarrëveshje me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift nuk do jete aspak ashtu si e keni pritur. Filloni te tregoheni me tolerante. Beqaret do tregohen te pavëmendshëm dhe nuk do përfitojnë dot nga mundësitë e mira qe do iu jepen. Gjendja e financave do filloje te përmirësohet shpejt dhe do ndiheni shume here me te qete.

Gaforrja

Marrëdhënia me partnerin do varet nga mënyra se si ju do silleni. Po u treguat kokëfortë dhe po kërkuat me ngulm gjera te pamundura asgjë nuk ka për t’iu ecur si duhet. Beqaret do jene te gatshëm te bëjnë çfarëdo lloj sakrifice vetëm qe ta ndryshojnë njëherë e mire statusin. Buxheti do jete me i dobët se me pare dhe shpeshherë do ndiheni keq qe nuk do mundni te kryeni disa shpenzime te nevojshme.

Luani

Jeta juaj ne çift do jete shume e qëndrueshme gjate gjithë kësaj dite. Asnjë planet nuk do e prishe harmoninë dhe do dashuroheni ashtu si do e ndjeni. Beqaret do ndihen mire me miqtë dhe me te afërmit e tyre dhe papritur mund te linde edhe ndonjë simpati për ndonjë. Ne planin financiar merrni masa strikte para se situata te marre tatëpjetën.

Virgjeresha

Dite shume e favorshme për ata qe janë ne një lidhje. Do ndihen me gati se kurrë për te rrezikuar e për te marre vendime me rëndësi. Beqaret qe kane kohe qe dëshirojnë te ndryshojnë status do jene me fat. Shume gjera kane për te qene me ndryshe për ta. Gjendja financiare do ketë përmirësime shume te vogla, por qe do mjaftojnë për t’iu nxjerre nga situata ku jeni futur.

Peshorja

Qetësia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje, Do kuptoheni me se miri me partnerin dhe nuk do bëni asgjë qe ta mërzitë atë. Beqaret do kenë veçse dashuriçka kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Përfitoni nëse edhe ato ju pëlqejnë. Perspektivat financiare janë edhe me te mira nga sa kishit menduar. Çdo gjë do ece si duhet ne këtë plan.

Akrepi

Tregohuni me te përkujdesshim ndaj partnerit tuaj sot dhe mos lejoni për asnjë çast qe ai te mërzitet. Ne mbrëmje përgatisni edhe surpriza ne mënyrë qe emocionet te shumëfishohen. Beqaret do jene te pavendosur për atë qe duan te bëjnë dhe do i refuzojnë ftesat. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Tregohuni sa me te kujdesshëm qe te mundeni.

Shigjetari

Nuk do keni një marrëdhënie te mire me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Për çdo gjë do debatoni dhe do konfliktoheni ashpër me te. Beqaret nga ana tjetër do jene te paduruar dhe mund te pranojnë ftesat e cilitdo pa marre parasysh pasojat. Ne planin financiar asgjë nuk do ece si e kishit menduar. Do e keni te vështirë te kryeni edhe shpenzimet e domosdoshme.

Bricjapi

Do jeni shume pasionante gjate gjithë kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin d jete fantastike. Shfrytëzojeni çdo çast sikur te ishte i fundit. Beqaret do jene te kujdesshëm dhe nuk do pranojnë çdo lloj ftese qe do ju behet. Gjendja financiare nuk do jete e mire, por fale ndikimit te madh dhe pozitiv te Diellit, gjerat do fillojnë te stabilizohen paksa, pas mesditës.

Ujori

Tregohuni sa me te matur sot juve qe jeni ne një lidhje sepse partneri do jete me nerva dhe ne një moment apo ne një tjetër mund te keni debate te forta. Beqaret do merren me çështje te rëndësishme dhe nuk do gjejnë kohen për t’iu përkushtuar dashurisë. Gjendja e financave do mbetet e paqëndrueshme edhe për disa kohe. Mundohuni te merrni masa.

Peshqit

Ndikimi i yjeve do jete pozitiv për jetën tuaj ne çift sot. Çdo gjë qe keni dëshiruar do mund t’iu plotësohet dhe do ndiheni me te sigurte për te vazhduar me tutje. Beqaret duhet te mos bëjnë sakrifica tej normave te lejuara sepse do i vuajnë me vone pasojat. Marrëdhënia juaj me paranë nuk do jete aspak e mire. Do shpenzoni shuma marramendëse dhe gjendja do mbetet delikate.

The post Parashikimi i horoskopit, zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot appeared first on Albeu.com.

  •  

Përplasje në BE për rrugëtimin europian të Serbisë, vendet anëtare të ndara për hapjen e Kapitullit 3

✇Albeu
By: M C

Procesi i anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian rikthehet në qendër të debatit në Bruksel, teksa institucionet europiane po shqyrtojnë mundësinë e rinisjes së negociatave për hapjen e Kapitullit 3.

Të mërkurën, vendet anëtare pritet të diskutojnë kërkesën e Beogradit për avancimin e procesit negociator, por brenda BE-së nuk ka ende një qëndrim të unifikuar nëse hapat e ndërmarra nga Serbia për reformimin e sistemit të drejtësisë janë të mjaftueshme.

Komisioni Europian u ka paraqitur shteteve anëtare një dokument informues, ku argumenton se reformat e fundit të ndërmarra nga Serbia justifikojnë hapjen e këtij kapitulli. Sipas Komisionit, Beogradi ka korrigjuar një pjesë të “kthimit pas” të evidentuar në fillim të këtij viti dhe ka ndërmarrë masa për forcimin e kapaciteteve të Prokurorisë për Krimin e Organizuar.

Megjithatë, vetë Komisioni pranon se mbetet ende punë për t’u bërë në sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial. Debati në Bruksel duket se shkon përtej një kapitulli të vetëm negociator. Serbia shihet si një partner me rëndësi strategjike për Bashkimin Europian, çka ka krijuar dy qasje të ndryshme mes vendeve anëtare.

Një pjesë e zyrtarëve europianë argumentojnë se vazhdimi i angazhimit me Beogradin është mënyra më efikase për të nxitur reforma të mëtejshme, ndërsa të tjerë kërkojnë më shumë garanci për respektimin e standardeve demokratike, duke vënë në dukje edhe qëndrimin e Serbisë ndaj politikës së jashtme të BE-së dhe refuzimin për t’iu bashkuar sanksioneve europiane ndaj Rusisë. Komisioni Europian ka theksuar se vendimi përfundimtar për hapjen e kapitullit i takon qeverive të vendeve anëtare, përmes Këshillit të Bashkimit Europian.

Ndërkohë, marrëdhëniet mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësuesve të Brukselit në Beograd kanë qenë shpesh të tensionuara. Vuçiç ka pasur përplasje publike edhe me komisioneren europiane për zgjerimin, Marta Kos, për të cilën ka deklaruar se nuk pret më rezultate nga takimet me të dhe se nuk ka më çfarë të diskutojë.

“Të dashur anëtarë të Parlamentit, duke pasur parasysh progresin e vendeve të tjera në procesin e pranimit, nuk duam ta shohim Serbinë të mbetet prapa. Prandaj, për shkak të hapave pozitivë të kohëve të fundit, Komisioni i ka rekomanduar përsëri Këshillit të hapë Grupin 3”, deklaroi Kos.

Vendimi i ardhshëm i BE-së pritet të tregojë nëse Brukseli do të zgjedhë të shtyjë përpara procesin e integrimit të Serbisë, apo do të kërkojë më shumë prova për përmbushjen e reformave dhe standardeve europiane.

The post Përplasje në BE për rrugëtimin europian të Serbisë, vendet anëtare të ndara për hapjen e Kapitullit 3 appeared first on Albeu.com.

  •  
❌