Marc Marquez, i pandalshëm në shiun e Sachsenring
Nga Gazeta Si – Moti i lagësht ishte protagonist në “Liqui Moly Grand Prix of Germany” por sërish nuk ja doli ta ndalte Marc Marquez (Ducati Lenovo Team) nga vendosja e “pole position”. Ishte një rivalitet i ngushtë mes Johann Zarco (CASTROL Honda LCR) dhe numrit #93 në Provat Zyrtare që pa Marquez të fitonte me vetëm 0.151s. Cka do të thotë se Ducati niset përpara Honda-s në rradhën e parë në Sachsenring. Aprilia Racing dhe Marco Bezzecchi i ndjekin. Ky ishte “pole position” numër 73 për Marc Marquez, ndërsa Morbidelli niset i pari në rradhën e dytë përpara Pedro Acosta-s (Red Bull KTM Factory Racing) dhe impresionuesit Alex Marquez që përpiqet të limitojë dëmet në klasifikimin e përgjithshëm. I shtati do të niset Fabio Quartararo (Monster Energy Yamaha MotoGP) që në rradhën e tretë është bashkë me dominuesin e të premtes, Fabio Di Giannantonio (Pertamina Enduro VR46 Racing Team) dhe Miller. Ndërsa Binder, i zhgënjyeri Francesco Bagnaia (Ducati Lenovo Team) dhe Viñales kompletuan “top 12”.
The post Marc Marquez, i pandalshëm në shiun e Sachsenring appeared first on Gazeta Si.