Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Radio “Europa e Lirë”: Trump presion Putinit. Kundërpërgjigjet Moska: Ne nuk jemi Irani dhe Izraeli!

Njoftimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për shkurtimin e afatit për Rusinë që të pajtohet për një armëpushim në Ukrainë nga 50 ditë në “10-12 ditë” është përballur me pothuajse heshtje të plotë nga Kremlini dhe një valë të re të sulmeve vdekjeprurëse ndaj qyteteve ukrainase, duke sugjeruar se Moska mund të jetë e gatshme ta sfidojë atë. Trump i bëri këto deklarata më 28 korrik…

Source

Tërmet 8.7 ballë në Kamchatka, alarm tsunami në dy kontinente – rrezik për brigjet nga Azia në Amerik

Një tërmet masiv me magnitudë 8.7 ballë ka goditur afër Gadishullit Kamchatka në Lindjen e Largët ruse, duke shkaktuar menjëherë paralajmërime për cunami në një gamë të gjerë vendesh përtej Oqeanit Paqësor. Autoritetet njoftojnë se vala goditëse është e fuqishme dhe potencialisht vdekjeprurëse. Situata sipas vendeve të prekura: Rusia – Vala cunami me lartësi deri në 4 metra ka goditur qytetin…

Source

Shkaterrojnë shtratin e lumit Mat me gërmime, ndalohen nga policia

Vijojnë goditjet ndaj veprimtarive të paligjshme që cenojnë mjedisin. Policia njofton se “nga kontrolli i ushtruar nga Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me IKMT, u evidentua një subjekt që ushtronte veprimtari të kundërligjshme në shtratin e lumit Mat. Shpallet në kërkim administratori i subjektit që ushtronte këtë veprimtari, procedohen penalisht 3 punonjës. Sekuestrohen 4 mjete të…

Source

SPAK jep masa penale për “korrupsion në zgjedhje”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin e çështjes për gjykim, të procedimit penal nr.117 të vitit 2021 me marrëveshje fajësie në ngarkim të katër të pandehurve, të akuzuar për veprat penale si…

Source

Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Shteti i Kosovës është në gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur – kështu e përshkruan situatën institucionale në Kosovë, politologu Dritëro Arifi, profesor në Kolegjin UBT në Prishtinë. Sipas tij, kjo gjendje është pasojë e dështimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të përmbyllur konstituimin e këtij institucioni deri më 26 korrik. Kjo datë shënonte skadimin e afatit prej 30 ditësh…

Source

Trump i zhgënjyer me Putinin: Nuk dua të flas më të. Reagon Moska: Po shkojmë drejt luftës me SHBA!

Trump i zhgënjyer me Putinin: “Ultimatumi i ri, vetëm 10 ditë për paqe – nuk dua më të flas me të” Moska reagon ashpër: “Një hap drejt luftës me SHBA” Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur për herë të parë publikisht një zhgënjim të thellë ndaj Presidentit rus Vladimir Putin, duke lënë të kuptohet se besimi mes tyre ka marrë fund. Nga Skocia, në prag të një takimi me kryeministrin…

Source

Edhe plazhi i Velipojës u “çlirua”! Ca të “fortë” shkodranë, që ishin zaptues, ikën me vrap kur policia…

Kryeministri Edi Rama nuk lëshon terren në aksionin për lirimin e hapësirave publike, duke e bërë të qartë se asnjë cep i bregdetit nuk do të tolerohet. Pas ndërhyrjeve në zona të tjera, radha i ka ardhur Velipojës, ku autoritetet janë në gatishmëri të përditshme për të siguruar rend, rregull dhe akses publik në çdo metër katror të vijës bregdetare. Qëllimi, sipas qeverisë…

Source

Trump sulmon kryetarin e bashkisë së Londrës përpara Starmer: “Një person i keq”

Presidenti amerikan Donald Trump nuk kurseu fjalët ndaj kryetarit të bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, gjatë një takimi me kryeministrin britanik Keir Starmer. I pyetur nëse do të vizitonte Londrën gjatë vizitës së tij zyrtare në shtator, Trump u përgjigj prerazi: “Nuk jam fans i kryetarit të bashkisë. Mendoj se ai ka bërë një punë të tmerrshme… një person i keq”. Në përpjekje për ta zbutur…

Source

Inagurohet aksi Ura e Çerenecit–Zgosht, që lidh Dibrën me Elbasanin

Rruga e re Bulqizë–Librazhd, aksi Ura e Çerenecit–Zgosht, hap një korridor të ri lindor që lidh Dibrën me Elbasanin, duke transformuar qasjen ndaj zhvillimit rural dhe turizmit malor. Ky investim strategjik jo vetëm përmirëson ndërlidhjen mes dy qarqeve, por krijon një akses të ri të qëndrueshëm dhe të shpejtë drejt bukurive natyrore të zonës lindore, duke i sjellë më afër vizitorit malet, pyjet…

Source

SHBA-ja dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tarifat

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian arritën një marrëveshje për tarifat të dielën, pas një takimi të shkurtër mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Kjo marrëveshje vjen vetëm disa ditë para përfundimit të afatit të vendosur nga Shtëpia e Bardhë për vendosjen e tarifave ndëshkuese ndaj importeve nga BE-ja, e cila përbëhet nga 27…

Source

Projekt Kodi i Ri Penal masa me burg për gazetarët që publikojnë kritika apo dokumenta sekrete gjatë hetimit

Nga shtatori, parlamenti i ri do të nisë punën me një goditje të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes dhe medias. Drafti i ri i Kodit Penal, hartuar nga grupi i punës i kryesuar nga Arben Rakipi dhe i mbështetur nga krerët më të lartë të drejtësisë, ka ndezur alarmin. Dhe me të drejtë. Madje, edhe kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, nuk i kurseu ironitë, duke thënë se “me këtë draft…

Source

Si e tradhtoi dhe e braktisi Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën, biznesmeni që kishte përfituar shumë nga kryebashkiaku

Deri tani ka dy biznesmenë me emrin Gentian Sula. Njeri që ka Kodrën e Diellit dhe një tjetër që ka jo pak biznese. Ky i dyti njihet si mik i familjes së Erion Veliajt. Ky ia bëri gjëmën Ajola Xoxës, pavarësisht fajeve të saja personale. Në fillim të dhjetorit 2024, kur Erion Veliaj ende mbante zyrtarisht postin e kryebashkiakut të Tiranës, SPAK nisi të lëvizte gurët në heshtje.

Source

Ngjarje tronditëse në Vlorë: Nënkomisari i policisë dhe një individ me precedent rrahin kamarierin në mes të lokalit

Një akt dhune i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën e frekuentuar të Skelës, në qytetin e Vlorës. Në ambientet e një hoteli të njohur, përballë klientëve vendas dhe të huaj, një kamarier i ri është dhunuar brutalisht gjatë orarit të punës. Sipas burimeve dhe pamjeve nga vendngjarja, Ardian Isufi – ish-shef i Qarkullimit Rrugor të Vlorës dhe aktualisht nënkomisar në Komisariatin e…

Source

Kuvendi Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

Edhe në përpjekjen e fundit – që erdhi rreth tetë orë pas asaj parapake – deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës dështuan në tentimin për ta konstituuar Kuvendin. Tani, pasi është mbyllur afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, deputetët nuk do të mund të marrin asnjë veprim apo vendim drejt…

Source

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha: Mjete të ushtrisë dhe emergjencave civile, shërbimet zjarrëfikëse, në çdo bashki dhe autoambulanca

“Rreziku nga zjarret – Shërbimi zjarrfikës, efektivë të Forcave të Armatosura të anagazhuar në misione në të gjithë vendin. Mjete të ushtrisë dhe emergjencave civile, shërbimet zjarrëfikëse, në çdo bashki dhe autoambulanca. 4 helikopterë në gadishmëri për ndërhyjet nga toka ajri në çdo kohë. Angazhim i strukturave lokale dhe atyre qendrore në monitorimin e situatës”– shkruan Ervin Hoxha…

Source

Argita Malltezi (Berisha) e ka traditën botërore se si merret partia nga babai!

PD ka humbur në zgjedhje. Me justifikimet se na i vodhën apo ”nuk ishin zgjedhje”, PD-ja rrezikon të humb çdo palë zgjedhje vendore apo parlamentare. Berisha e ka bërë epokën e tij, dikush e lavdëron apo dikush e shan, por historia do ta jap verdiktin final të epokës së tij 35 vjeçare në politikë. Porse nuk ecet më me Berishën për të fituar betejat e ardhshme politike…

Source

Ilir Alimehmeti: Berisha kryetar i PD? I takon forumeve të vendosim, por që nuk po mblidhen!

Ilir Alimehmeti: PD ka nevojë për reflektim dhe rotacion – Berisha është kryetar, por fjala i takon forumeve. Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, shprehet se çdo diskutim për lidershipin e PD duhet të zhvillohet në mënyrë institucionale, brenda forumeve të partisë. Në një prononcim për “Top Channel”, ai theksoi se statusi i Sali Berishës si kryetar nuk është…

Source

Linda Rama i përgjigjet pyetjes: A e ka menduar ndonjëherë t’i futet politikës?

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Inside Albania” në Euronews Albania, ku u pyet mes të tjerash nëse kishte menduar ndonjëherë të bëhej pjesë e politikës aktive. Intervistën e drejtoi gazetarja e njohur Alice Taylor. Pjesë nga intervista: Alice Taylor: Linda, mirë se erdhët në Inside Albania. Faleminderit që u bashkuat me mua sot.

Source

❌