❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Manalit: Fabrika që po ushqen makinerinë e luftës së Rusisë

NĂ« pranverĂ«n e vitit 2024, Qeveria e BjellorusisĂ« e vendosi fabrikĂ«n pĂ«r prodhimin e komponentĂ«ve tĂ« radios nĂ« Vitebsk, Manalit, nĂ« Bordin e Nderit tĂ« RepublikĂ«s, pĂ«r “rezultate tĂ« shkĂ«lqyera ekonomike”.

Kjo ishte hera e dytë radhazi që fabrika merr vlerësim të tillë.

Vlerësimi për Manalitin, prodhuesin me pronësi ruse që vepron në Bjellorusi, u bë në një kohë kur fabrika ishte bërë furnizues kyç i komponentëve elektronikë me besueshmëri të lartë për raketa, radarë dhe avionë, të cilët përdoren nga Rusia në luftën e saj kundër Ukrainës.

Gjatë dy vjetëve të para të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, që filloi në shkurt të vitit 2022, fitimet vjetore të Manalit u rritën pothuajse gjashtëfish, të nxitura gati tërësisht nga eksportet ushtarake drejt Rusisë.

Historia e Manalit pasqyron atĂ« tĂ« shumĂ« ndĂ«rmarrjeve tĂ« industrisĂ« sĂ« madhe bjelloruse. E themeluar nĂ« kohĂ«n e Bashkimit Sovjetik si prodhues kryesor i kondensatorĂ«ve qeramikĂ«, fabrika hyri nĂ« krizĂ« nĂ« vitet e ’90-ta, kur kĂ«rkesat ranĂ« ndjeshĂ«m. Deri nĂ« vitin 2009, ajo ishte pranĂ« shuarjes sĂ« plotĂ«.

Në vitin 2011, shpëtimi dhe ndryshimi rrënjësor erdhën nga ish-konkurrenti i saj: fabrika Kulon në qytetin e dytë më të madh të Rusisë, Shën Petersburg.

Investitorë rusë blenë 51 për qind të aksioneve, duke e kthyer praktikisht Manalitin në një bazë prodhimi jashtë vendit për industrinë e mbrojtjes ruse.

Kondensatorë të ndërtuar për luftë

Manaliti njihet për prodhimin e kondensatorëve qeramikë me shumë shtresa, me qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, të certifikuar për përdorim në mjete ushtarake dhe hapësinore.

“NĂ«ntĂ«dhjetĂ« e shtatĂ« pĂ«r qind e prodhimit tonĂ« i shĂ«rben industrisĂ« sĂ« mbrojtjes sĂ« RusisĂ«â€, pati thĂ«nĂ« drejtori i Manalit, Alyaksandr Shumakher, pĂ«r agjencinĂ« shtetĂ«rore BelTA, nĂ« nĂ«ntor tĂ« vitit 2020.

NĂ« vitin 2024, kryetari i Komitetit Ekzekutiv Rajonal tĂ« Vitebskut, Alyaksandr Subotsin, theksoi se fabrika “po punonte nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« rregullt” dhe kishte treguar rezultate “tĂ« kĂ«naqshme” gjatĂ« dy vjetĂ«ve tĂ« fundit.

Kondensatorë si seria K10-84 e Manalit nuk janë menduar për elektronikë të konsumit. Ata gjenden në sistemet e drejtimit të raketave, në radarë, module të luftës elektronike dhe sisteme të kontrollit bërthamor, ku dështimi mund të nënkuptojë humbjen e një misioni apo arme.

Një mangësi ligjore në sanksione

Sanksionet që Perëndimi i vendosi ndaj Rusisë në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë, ia ndërprenë Kremlinit qasjen e drejtpërdrejtë në elektronikë të avancuar perëndimore për përdorim ushtarak.

Por, Bjellorusia nuk iu nĂ«nshtrua tĂ« njĂ«jtave kufizime deri nĂ« vitin 2022. PĂ«r gati tetĂ« vjetĂ«ve, Manaliti e shfrytĂ«zoi kĂ«tĂ« boshllĂ«k, duke importuar pajisje dhe materiale nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, pĂ«r t’i dĂ«rguar mĂ« pas komponentĂ«t e pĂ«rfunduar nĂ« Rusi si zĂ«vendĂ«sim pĂ«r pjesĂ«t e ndaluara perĂ«ndimore.

Edhe sot, pavarĂ«sisht sanksioneve tĂ« BE-sĂ« dhe SHBA-sĂ«, Manaliti mund tĂ« blejĂ« linja prodhimi KEKO nga Sllovenia, t’i pajisĂ« me panele kontrolli Pro-face nga Japonia (nĂ« pronĂ«si tĂ« Schneider Electric tĂ« FrancĂ«s) dhe tĂ« vazhdojĂ« tĂ« furnizohet me pluhur metalesh tĂ« çmuara nga SHBA-ja pĂ«r prodhimin e kondensatorĂ«ve.

Prova në mbetjet e luftës

Sipas një specialisti nga Drejtoria Kryesore e Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (HUR), kondensatorët K10-84 të prodhuar nga Manaliti janë gjetur në raketat balistike Iskander, raketat lundruese Kalibr, raketat ajrore Kh-101, raketat mbrojtëse ajrore S-200 dhe S-300, si dhe në sistemet e radarëve kundër-bateri, Zoopark.

“Sistemi i presionit tĂ« ajrit nĂ« raketat Kh-101, tĂ« gjithĂ« kondensatorĂ«t dhe 80 pĂ«r qind e mikroçipave janĂ« tĂ« prodhimit bjellorus. Sa i pĂ«rket blloqeve tĂ« kontrollit nĂ« IskanderĂ«t e modelit 2024, pothuajse çdo kondensator aty Ă«shtĂ« nga Manaliti”, tha specialisti pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Lidhjet me Kremlinin

Eksportet e Manalit drejt Rusisë kalojnë përmes një shpërndarësi të vetëm: Spetselektronkomplekt (SpecEk), një furnizues i rëndësishëm i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.

Të dhënat doganore të siguruara nga REL-i dhe Qendra Hulumtuese Bjelloruse tregojnë se nga tetori 2022 deri në mars 2025, Manaliti i ka dërguar SpecEk mallra me vlerë 43 milionë dollarë, 96 për qind të të cilave janë kondensatorë qeramikë.

SpecEk është i regjistruar në regjistrin e mbyllur të kontraktorëve të mbrojtjes në Rusi, që liston furnizues për partnerë si:

  • Rostec: PĂ«rfshin 350 ndĂ«rmarrje tĂ« mbrojtjes, qĂ« prodhojnĂ« 40 pĂ«r qind tĂ« porosive shtetĂ«rore tĂ« armĂ«ve.
  • Almaz-Antey: Prodhues i sistemeve raketore S-300, S-400, Buk dhe Tor.
  • KRET: Sisteme tĂ« luftĂ«s elektronike.
  • UAC: AvionĂ«t Su, MiG dhe Tupolev.
  • Korporata e Raketave Taktike: Raketat precize, pĂ«rfshirĂ« Kh-101.
  • UralVagonZavod: Prodhues i tankeve kryesore tĂ« betejĂ«s.
  • HelikopterĂ«t rusĂ«: Mi-8, Ka-52, Mi-35.

Fitimet nga lufta, sanksionet

Para fillimit të luftës në vitin 2022, fitimi vjetor i Manalit ishte rreth 1.4 milionë dollarë. Deri në vitin 2024, fitimi neto arriti në 6.2 milionë dollarë. Kompania ka pasur rritje mbi 460 për qind gjatë pesë vjetëve të fundit.

Ajo ka arritur fitime rekord gjatë konfliktit më të përgjakshëm në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

NĂ« maj 2023, Ukraina vendosi sanksione ndaj Manalit pĂ«r “lehtĂ«sim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« agresionit ushtarak rus”. NdĂ«rkohĂ«, as BE-ja dhe as SHBA-ja nuk kanĂ« ndjekur tĂ« njĂ«jtin hap, duke i lĂ«nĂ« kompanisĂ« qasje tĂ« hapur tek furnizuesit perĂ«ndimorĂ«.

Kjo e ka bĂ«rĂ« Manalit “portĂ« tĂ« sanksioneve” – njĂ« entitet ligjor bjellorus qĂ« dĂ«rgon teknologji perĂ«ndimore drejt ushtrisĂ« ruse.

Që nga kalimi nën kontrollin rus në vitin 2011, Manaliti është modernizuar me pajisje perëndimore, ka ruajtur qasje të hapur në lëndë të para nga Evropa dhe SHBA-ja dhe ka siguruar certifikimin ushtarak rus.

Ajo ka furnizuar gjithashtu kondensatorë të gjetur në raketa që kanë goditur shumë qytete ukrainase.

Derisa qeveritë perëndimore diskutojnë për sanksione të reja, kondensatorët e prodhuar në një fabrikë të qetë bjelloruse vazhdojnë rrugën e tyre nga linjat e montimit në Vitebsk drejt fabrikave të raketave në Rusi dhe, në fund, drejt qiellit mbi Ukrainë./REL

Vodhën një tabakino gjatë natës në Lezhë, arrestohen dy shtetas të Kosovës

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 2 shtetas kosovarë, pasi vodhën në një tabakino, gjatë natës.

Ata u lokalizuan nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që po tentonin të largoheshin drejt Malit të Zi, me automjetin që kanë përdorur për të kryer vjedhjen.

“FalĂ« reagimit nĂ« kohĂ« dhe veprimeve tĂ« shpejta e profesionale tĂ« shĂ«rbimeve tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« LezhĂ«, pas njoftimit tĂ« marrĂ« dje, pĂ«r vjedhje nĂ« njĂ« tabakino, u bĂ« i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i 2 autorĂ«ve tĂ« dyshuar tĂ« vjedhjes, shtetasve: 

A. S., 18 vjeç dhe T. I., 18 vjeç, të dy banues në Kosovë.

Nga hetimet dyshohet se kĂ«ta shtetas, gjatĂ« natĂ«s, kanĂ« vjedhur produkte tĂ« ndryshme nĂ« njĂ« tabakino nĂ« aksin rrugor “Milot-LezhĂ«â€ dhe mĂ« pas kanĂ« tentuar tĂ« largohen me automjet, drejt Malit tĂ« Zi”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

I morën paratë dhe celularin me dhunë një 44-vjeçari,në pranga një shtetas në Durrës

Një 40-vjeçar në Durrës është arrestuar dhe një 49-vjeçare është shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim i morën me dhunë celularin dhe një shumë parash një 44-vjeçari.

Uniformat blu bëjnë të ditur se dy të dyshuarit ishin në arrest shtëpie në gjatë momentit që ndodhi ngjarja.

Po ashtu bĂ«het e ditur se para se t’i merrnin me dhunĂ« paratĂ« dhe celularin, 49-vjeçarja i kishte ofruar shĂ«rbime seksuale kundrejt pagesĂ«s 44-vjeçarit.

“SpecialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« DurrĂ«s arrestuan nĂ« flagrancĂ« shtetasin R. L., 40 vjeç, banues nĂ« fshatin ShĂ«navlash, dhe shpallĂ«n nĂ« kĂ«rkim shtetasen A. H., 49 vjeçe, banuese nĂ« DurrĂ«s.

49-vjeçarja, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ishte me masĂ« sigurie “Arrest nĂ« shtĂ«pi”, dyshohet se i ka ofruar marrĂ«dhĂ«nie seksuale, kundrejt pagesĂ«s, nĂ« banesĂ«n e saj, njĂ« 44-vjeçari.

Në këtë banesë, shtetasi R. L. i ka marrë me dhunë 44-vjeçarit, celularin dhe një shumë parash.

Shtetasja A. H. dhe shtetasi R. L. ishin me masĂ« sigurie “Arrest nĂ« shtĂ«pi”, tĂ« caktuar nga Gjykata e DurrĂ«sit, nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit tĂ« koduar “Last Threat”, i zhvilluar nĂ« muajin prill”, njofton policia.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës./Opinion.al

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në fshatin Papër pranë Elbasanit.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

“ShĂ«rbimet e PolicisĂ« Rrugore, nĂ« bashkĂ«punim me specialistĂ«t e Seksionit pĂ«r Hetimin e Trafiqeve dhe NarkotikĂ«ve, tĂ« DVP Elbasan, bazuar nĂ« informacionet e shkĂ«mbyera me Interpol TiranĂ«n, kapĂ«n nĂ« rrugĂ«n e fshatit PapĂ«r, ndĂ«rkohĂ« qĂ« qarkullonte me automjet, dhe arrestuan shtetasin E. B., 41 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar pasi Gjykata e Sabadellit, SpanjĂ«, mĂ« datĂ« 30.06.2025, ka lĂ«shuar urdhĂ«r arresti, pĂ«r veprat penale “Kultivimi i bimĂ«ve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisĂ« elektrike”.

Interpol Tirana, nĂ« bashkĂ«punim me homologĂ«t nĂ« SpanjĂ«, do tĂ« kryejĂ« procedurat pĂ«r ekstradimin e shtetasit E. B.”, njofton policia.

Protestat, Vuçiç kĂ«rcĂ«non studentĂ«t: S’do tĂ« lejojmĂ« qĂ« bandat tĂ« sundojnĂ« rrugĂ«t

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë sot një kërcënim drejt studentëve të revoltuar që me protesta po kundërshtojnë politikat e tij.

Ai në një fjalim të tij dramatik, paralajmëroi vendime të papritura nga shteti që ai drejton.

”DitĂ«ve nĂ« vijim do tĂ« shihni njĂ« reagim shtetĂ«ror ndryshe nga çdo herĂ« tjetĂ«r. Ne nuk do tĂ« lejojmĂ« mĂ« qĂ« bandat tĂ« sundojnĂ« rrugĂ«t. Ngjarjet nĂ« Valjevo ishin tĂ« tmerrshme, pak mĂ« pak nĂ« Beograd, dhe po aq tĂ« rĂ«nda nĂ« Novi Sad. Duhet tĂ« themi tĂ« vĂ«rtetĂ«n nuk ishte protestĂ«, ishte sulm i organizuar”, tha ai.

Siç tha ai, brenda 10 ditëve do të ketë edhe arrestime, për secilin pjesëmarrës në veprimet siç i quajti ai të dhunshme.

”NjĂ« pjesĂ« e mirĂ« e atyre mĂ« agresivĂ«ve do tĂ« kapen dhe do tĂ« pĂ«rgjigjen. Ne do tĂ« rikthejmĂ« rendin nĂ« çdo mĂ«nyrĂ«â€, tha ai.

Bolivianët drejt kutive të votimit,a mund të përfundoj sundimi i majtë 20-vjeçar?

Bolivianët i janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhje që mund të shënojnë një kthesë të rëndësishme politike, duke i dhënë fund pothuajse dy dekadave të qeverisjes nga partia e majtë Movimiento al Socialismo (MAS).

MAS, e cila erdhi në pushtet me zgjedhjen e parë të Evo Morales në vitin 2005, rrezikon të humbasë edhe statusin ligjor nëse nuk arrin pragun minimal prej 3% të votave, një shifër që nuk e ka arritur në sondazhet e fundit, raporton The Guardian.

NĂ« garĂ«n presidenciale, dy kandidatĂ«t e opozitĂ«s kryesore janĂ« pothuajse tĂ« barabartĂ«: Samuel Doria Medina, biznesmen dhe ish-ministĂ«r planifikimi me prirje qendĂ«r-djathtas, dhe Jorge “Tuto” Quiroga, ish-president me orientim tĂ« djathtĂ«.

Presidenti aktual Luis Arce, 61 vjeç, i papëlqyer në mes të krizës më të rëndë ekonomike që nga vitet 1980, zgjodhi të mos kandidojë. Ai përkrahu kandidaturën e ministrit të tij të Brendshëm, Eduardo del Castillo, i cili sipas sondazheve ka mbështetje vetëm rreth 2%.

Ndërkohë, Evo Morales, ish-presidenti dhe figura historike e MAS, është përballur me një urdhër arresti mbi akuza të rënda dhe ka bërë thirrje për vota të pavlefshme, duke pretenduar se kjo do të shërbente si një formë legjitimimi për të. Analistët, megjithatë, theksojnë se kjo strategji nuk pritet të ndryshojë rezultatin.

Në krahun e majtë, fragmentimi është thelluar: senatori 36-vjeçar Andrónico Rodríguez, dikur i konsideruar trashëgimtari politik i Morales, kandidoi përmes një koalicioni tjetër të majtë, duke sfiduar hapur partinë ku u formua.

Sipas analistëve politikë, zgjedhjet e së dielës po mbahen në sfondin e një krize të ashpër ekonomike me mungesë dollari dhe karburanti, rritje të çmimeve dhe pakënaqësi popullore. Rreth 7.9 milionë qytetarë janë të thirrur për të votuar, ndërsa rezultatet e para pritet të shpallen në mbrëmje.

Nëse asnjë kandidat nuk arrin mbi 50% të votave, apo të paktën 40% me një epërsi prej 10 pikësh ndaj ndjekësit më të afërt, vendi do të shkojë në balotazh më 19 tetor, një zhvillim pa precedent në historinë politike të Bolivisë.

Zëdhënësja ruse sulmon Macronin: Ti po e tërheq Kievin drejt katastrofës!

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, iu përgjigj ashpër deklaratës së Presidentit Francez Emmanuel Macron, i cili tha pas takimit virtual të liderëve të BE-së me Zelenskin se Rusia gjoja po i ofronte Ukrainës kapitullim, dhe jo paqe.

Zakharova i quajti fjalët e udhëheqësit francez gënjeshtra dhe akuzoi Parisin se po e shtyn Kievin drejt shkatërrimit.

“ÇfarĂ« gĂ«njeshtre e paturpshme! Rusia ka propozuar njĂ« zgjidhje paqĂ«sore pĂ«r krizĂ«n e brendshme ukrainase pĂ«r shtatĂ« vjet brenda kuadrit tĂ« marrĂ«veshjeve tĂ« Minskut!“, shkroi Zakharova.

Ajo nw vijim i kujtoi Macron se ishin politikanĂ«t francezĂ« ata qĂ«Â â€œi shtynĂ« mercenarĂ«t ukrainas tĂ« organizonin “Maidanin” dhe tĂ« kryenin grushte shteti”, duke minuar paqen dhe sigurinĂ«.

Zakharova citoi fjalĂ«t e ish-Presidentit francez Francois Hollande, i cili nĂ« vitin 2023 pranoi drejtpĂ«rdrejt se marrĂ«veshjet e Minskut ishin tĂ« nevojshme vetĂ«m pĂ«r t’i “dhĂ«nĂ« UkrainĂ«s kohĂ« pĂ«r tĂ« rritur gatishmĂ«rinĂ« e saj luftarake“.

Sipas zĂ«dhĂ«nĂ«ses sĂ« MinistrisĂ« sĂ« Jashtme ruse, kapitullimi aktual i UkrainĂ«s u propozua nga ata qĂ« pĂ«r vite me radhĂ« i ngulitĂ«n Kievit iluzionin e “fitores nĂ« fushĂ«n e betejĂ«s”, duke e kuptuar plotĂ«sisht se kjo ishte e pamundur.

NĂ« fund tĂ« mesazhit tĂ« saj, ajo pĂ«rmendi fajtorin kryesor tĂ« kĂ«tij procesi: “Midis tyre, para sĂ« gjithash, vetĂ« Macroni“.

Macron:Nëse tregojmë dobësi sot kundër Rusisë,do të paguajmë një çmim të rëndë nesër

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur pesimizëm në lidhje me qëllimet e Rusisë përpara bisedimeve vendimtare në Uashington ditën e nesërme.

“MĂ« pyesni nĂ«se besoj se Putini dĂ«shiron paqe. Mendoj se pĂ«rgjigjja Ă«shtĂ« jo”, tha Macron, duke shtuar se “situata Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht serioze, jo vetĂ«m pĂ«r UkrainĂ«n, por edhe pĂ«r EvropĂ«n”.

UdhĂ«heqĂ«si francez theksoi se qĂ«llimi i pĂ«rbashkĂ«t i evropianĂ«ve ështĂ«Â â€œnjĂ« paqe e fortĂ« dhe e qĂ«ndrueshme pĂ«r UkrainĂ«n” dhe pĂ«rsĂ«riti se “ne duam qĂ« integriteti territorial i UkrainĂ«s tĂ« respektohet”.

Emmanuel Macron theksoi gjithashtu se bisedimet e së hënës në Uashington midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky synojnë të paraqesin një front të përbashkët për Ukrainën me aleatët e saj evropianë.

“NĂ«se tregojmĂ« dobĂ«si sot kundĂ«r RusisĂ«, po hapim rrugĂ«n pĂ«r konflikte tĂ« ardhshme“, tha Macron.

Në këtë kontekst, presidenti francez theksoi se Evropa duhet të tregojë forcë dhe vendosmëri.

“NĂ«se Evropa dĂ«shiron tĂ« jetĂ« e lirĂ« dhe e pavarur, duhet tĂ« na kenĂ« frikë dhe tĂ« jemi tĂ« fortĂ«. NĂ«se jemi tĂ« dobĂ«t sot, do tĂ« paguajmë njĂ« çmim tĂ« rĂ«ndë nesĂ«r“, paralajmĂ«roi ai.

Lidhur me UkrainĂ«n, ai theksoi se “asnjĂ« vend nuk mund tĂ« pranojĂ« humbjen e territorit nĂ«se nuk ka garanci tĂ« qarta sigurie pĂ«r territoret e saj tĂ« mbetura”.

Rrezikoi mbytjen, policia kufitare shpëton pushuesen në Gjirin e Shën Janit

Një pushuese në Gjirin e Shën Janit, u shpëtua ditën e sotme, 17 gusht 2025, nga Policia Kufitare e Vlorës, pasi rrezikonte mbytjen.

Sipas njoftimit të uniformave blu të Vlorës, pushuesja ishte nxjerrë në breg fillimisht nga pushuesit e tjerë, e se kishte pirë shumë ujë.

Kështu, policia kufitare arriti të jepte ndihmën e parë në breg, së bashku me pushuesit e tjerë, e më pas ajo u transportua me mjet lundrues në portin e Durrësit, për të mbërritur në Spitalin Rajonal të Vlorës. Pushuesja gjatë rrugës shfaqi përkeqësim të gjendjes shëndetësore, por tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

“Policia Kufitare VlorĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me qytetarĂ«t, i erdhi nĂ« ndihmĂ« njĂ« shtetaseje qĂ« rrezikoi mbytjen nĂ« det, nĂ« Gjirin e ShĂ«n Janit. Sot, gjatĂ« patrullimit me mjet lundrues, shĂ«rbimet e PolicisĂ« Kufitare VlorĂ« konstatuan thirrjet pĂ«r ndihmĂ« tĂ« pushuesve. NĂ« breg ndodhej njĂ« shtetase, e cila ishte nxjerrĂ« nga deti nga qytetarĂ«t, pasi gjatĂ« notimit kishte pirĂ« ujĂ« dhe kishte rrezikuar mbytjen. PunonjĂ«sit e PolicisĂ« Kufitare, sĂ« bashku me pushuesit, i dhanĂ« ndihmĂ«n e parĂ« nĂ« breg dhe mĂ« pas e transportuan me mjetin lundrues drejt portit tĂ« VlorĂ«s. GjatĂ« rrugĂ«s, gjendja e saj shĂ«ndetĂ«sore u pĂ«rkeqĂ«sua, por u asistua pĂ«rsĂ«ri nga punonjĂ«sit e PolicisĂ« Kufitare dhe u bĂ« e mundur stabilizimi i saj deri nĂ« momentin e dorĂ«zimit tek ekipi i urgjencĂ«s mjekĂ«sore. FalĂ« reagimit tĂ« shpejtĂ« tĂ« qytetarĂ«ve dhe PolicisĂ« Kufitare, shtetasja ndodhet jashtĂ« rrezikut pĂ«r jetĂ«n, nĂ«n kujdesin e mjekĂ«ve tĂ« Spitalit Rajonal VlorĂ«. Policia e Shtetit falĂ«nderon qytetarĂ«t pĂ«r bashkĂ«punimin dhe apelon pĂ«r kujdes maksimal, ndĂ«rsa strukturat e saj vijojnĂ« tĂ« jenĂ« tĂ« angazhuara pĂ«r sigurinĂ« e pushuesve dhe turistĂ«ve“, njofton policia.

Patos/ Përfshihet nga flakët një servis automjetesh

NjĂ« servis automjetesh Ă«shtĂ« pĂ«rshirĂ« nga flakĂ«t e zjarrit pak momente mĂ« parĂ« pranĂ« vendit tĂ« quajtur “Kthesa e Patosit”.

Sipas burimeve mësohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale të konsiderueshme.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, të cilat po bëjnë neutralizimin e flakëve si dhe policia së bashku me grupin hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

Ndërkohë që e gjithë zona është mbuluar nga tymi.

Zelensky: Çdokush Ă«shtĂ« i bindur se kufijtĂ« nuk ndryshohen me forcĂ«!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kaa reaguar lidhur me video-konferencën që zhvilloi me liderët europianë.

Përmes një postimi në platformën X, Zelensky u shpreh i kënaqur për rezultatet e kësaj konference virtuale.

Po ashtu, Zelensky foli për një vendim historik, ku Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të marrin pjesë në garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Postimi i Zelenskyt:

“Jam mirĂ«njohĂ«s ndaj tĂ« gjithĂ« pjesĂ«marrĂ«sve nĂ« AleancĂ«n e GatshĂ«m pĂ«r diskutimin e sotĂ«m nĂ« Bruksel – nĂ« prag tĂ« takimit nĂ« Uashington me Presidentin Trump. Ishte shumĂ« i dobishĂ«m. VazhdojmĂ« tĂ« koordinojmĂ« pozicionet tona tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta. Ka mbĂ«shtetje tĂ« qartĂ« pĂ«r pavarĂ«sinĂ« dhe sovranitetin e UkrainĂ«s. TĂ« gjithĂ« bien dakord qĂ« kufijtĂ« nuk duhet tĂ« ndryshohen me forcĂ«. TĂ« gjithĂ« mbĂ«shtesin qĂ« çështjet kyçe tĂ« zgjidhen me pjesĂ«marrjen e UkrainĂ«s nĂ« njĂ« format trefazor – Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

Ky është një vendim historik që SHBA-ja është e gatshme të marrë pjesë në garancitë e sigurisë për Ukrainën. Garancitë e sigurisë, si rezultat i punës sonë të përbashkët, duhet të jenë vërtet shumë praktike, duke ofruar mbrojtje në tokë, në ajër dhe në det, dhe duhet të zhvillohen me pjesëmarrjen e Europës.

Sigurisht, diskutuam edhe pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si tĂ« ndalojmĂ« sa mĂ« shpejt vrasjet. Po punojmĂ« pĂ«r tĂ« formuar njĂ« vizion tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r atĂ« se si duhet tĂ« duket njĂ« marrĂ«veshje paqeje – me tĂ« vĂ«rtetĂ« e drejtĂ«, e shpejtĂ« dhe efektive. Faleminderit!”

 

Përkujtohet masakra e Qafës së Valmirit

Në Mirditë u përkujtua 76-vjetori i Masakrës së Qafës së Valmirit, ku u dënuan me vdekje 14 burra prej dyerve të fisme të kësaj treve, në shenjë hakmarrjeje pas vrasjes së Sekretarit të Parë të Mirditës nga Komiteti i Maleve, një formacion i armatosur që ishte kundër regjimit komunist dhe që kërkonte bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Familjarë të viktimave, përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë dhe deputetë të Partisë Demokratike, bënë homazhe pranë memorialit të ngritur në nderim të viktimave. Të afërmit e cilësuan 17 gushtin e vitit 1949 si një ditë të zezë për Mirditën.

“U bĂ«j thirrje tĂ« gjithĂ« bashkĂ«vuajtĂ«sve tanĂ«, duhet tĂ« bashkohemi sa mĂ« shumĂ«, tĂ« jemi sa mĂ« tĂ« fuqishĂ«m dhe tĂ« pĂ«rballojmĂ« çdo tĂ« keqe qĂ« kemi.”

Masakra e Qafës së Valmirit është një prej ngjarjeve më të dhimbshme për Mirditën, pasi pas saj nisi një valë terrori, ku qindra persona u burgosën, 400 familje u internuan dhe u çarmatos popullsia me dhunë nga forcat e ushtrisë.

Klan News

Merdare/ Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ndaluar të dielën një person me inicialet S.S, në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, nën dyshimet për kryerje të krimeve të luftës.

Sipas komunikatĂ«s sĂ« ProkurorisĂ«, ai dyshohet se e ka kryer veprĂ«n penale “krime lufte kundĂ«r popullsisĂ« civile” nĂ« komunĂ«n e VushtrrisĂ«.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje për kombësinë e të ndaluarit.

MĂ« herĂ«t gjatĂ« javĂ«s, Prokuroria Speciale e KosovĂ«s e ka dorĂ«zuar nĂ« GjykatĂ«n Themelore nĂ« PrishtinĂ« njĂ« aktakuzĂ« nĂ« mungesĂ« kundĂ«r 21 tĂ« dyshuarve pĂ«r dĂ«bimin me forcĂ« tĂ« mbi 800.000 civilĂ«ve shqiptarĂ« nga Kosova gjatĂ« luftĂ«s sĂ« viteve 1998-’99.

Në një konferencë për media në Prishtinë, prokurori që ka hetuar rastin, Atdhe Dema, ka thënë se aktakuza është përgatitur pas pesë vjetëve hetime intensive.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë deri në shkurt të vitit 2025, janë ngritur 50 aktakuza në mungesë, kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.

NdĂ«rkaq, aktgjykimi i parĂ« nĂ« mungesĂ« Ă«shtĂ« shqiptuar dhjetorin e vitit 2024 nĂ« rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dĂ«nua me 15 vjet burgim pĂ«r krime lufte kundĂ«r popullatĂ«s civile.

Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Mbi 1.600 persona vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« ende tĂ« pagjetur – pjesa mĂ« e madhe e tyre shqiptarĂ«.

Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet./rel

Rama ndan lajmin: Hapet Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Laçit

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije pasditen e sotme se qendra shëndetësore pranë Kishës së Laçit, tashmë është e hapur.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë edhe pamjet nga kjo qendër shëndetësore.

Ky është sezoni i parë veror në të cilën është hapur kjo qendër, e se do të jetë në shërbim të pelegrinëve dhe vizitorëve të këtij vendi të shenjtë.

“Qendra ShĂ«ndetĂ«sore Verore pranĂ« KishĂ«s sĂ« Laçit, e hapur pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« kĂ«tĂ« sezon veror, Ă«shtĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« pelegrinĂ«ve dhe vizitorĂ«ve vendas e tĂ« huaj Me staf mjekĂ«sor tĂ« pĂ«rkushtuar dhe shĂ«rbim tĂ« gatshĂ«m pĂ«r çdo nevojĂ« shĂ«ndetĂ«sore”, shkruan Rama.

Jeta nën talibanët: Të rinjtë e Kabulit dhe rezistenca e tyre në heshtje

Pak para se kryeqyteti afgan Kabuli, të binte në duart e talibanëve në gusht të vitit 2021, Radio Evropa e Lirë ka biseduar me disa të rinj në Kabul, të cilët janë shprehur të shqetësuar për të ardhmen. I kemi kontaktuar sërish këtë javë për të parë se si kanë ndryshuar jetët e tyre.

Ahmad Dawood i kryen disa punĂ« – prej shitjes sĂ« pemĂ«ve nĂ« rrugĂ« e deri te puna nĂ« kuzhinĂ« – qĂ« tĂ« mund tĂ« blejĂ« bukĂ« pĂ«r familjen e tij.

Dawood, rrobaqepës me profesion, është dashur ta mbyllë dyqanin e tij të vogël në qendrën e zhurmshme të dyqaneve që e ka pasur në Kabul katër vjet më parë, pas kthimit të talibanëve ultra-konservatorë në pushtet.

Zyrtarët e regjimit të ri nuk i lejojnë gratë që të flasin me burrat, të cilët nuk i kanë në rrethin familjar.

“E kam marrĂ« nĂ« shtĂ«pi makinĂ«n e qepjes dhe ende qep fustane pĂ«r disa klientĂ«â€, ka thĂ«nĂ« ai.

KlientĂ«t e Dawoodit shkojnĂ« “fshehurazi” nĂ« shtĂ«pinĂ« e tij nĂ« lagjen Kairkana, ku jeton 28-vjeçari me prindĂ«rit e tij.

MirĂ«po, biznesi i Dawood-it Ă«shtĂ« zvogĂ«luar ndjeshĂ«m, “jo vetĂ«m pĂ«r shkak tĂ« frikĂ«s nga talibanĂ«t”, por edhe pĂ«r shkak tĂ« krizĂ«s ekonomike dhe varfĂ«risĂ« qĂ« e ka mbĂ«rthyer Afganistanin.

“Kush mendon pĂ«r fustana tĂ« rinj kur njerĂ«zit nuk kanĂ« bukĂ«?” ka pyetur Dawoodi.

Mungesa e vendeve të punës dhe një mori kufizimesh në të drejtat e vajzave dhe grave, janë disa prej shqetësimeve kryesore nën udhëheqësinë e udhëhequr nga talibanët, sipas disa profesionistëve në Kabul që kanë folur për Radion Evropa e Lirë këtë javë.

Talibanët, të cilët janë kthyer në pushtet, pas rrëzimit të Qeverisë në Kabul, të përkrahur nga Perëndimi, në gusht të vitit 2021, ua kanë ndaluar vajzave edukimin përtej shkollës fillore.

Grave nuk u lejohet të udhëtojnë pa një familjar burrë, nuk mund të dalin që të drekojnë jashtë shtëpive të tyre, apo të punojnë me grupe ndërkombëtare të ndihmave, të cilat dikur punësonin mijëra gra në gjithë shtetin.

Askush nuk ka kohë për aktivitete jashtë punës
“NĂ« ditĂ«t e sotme, shumica e banorĂ«ve tĂ« Afganistanit, pĂ«rfshirĂ« klasĂ«n e mesme, mbijetojnĂ« me bukĂ« dhe çaj”, ka thĂ«nĂ« Naseem Karimi, njĂ« 29-vjeçar qĂ« dikur ka punuar si mĂ«sues, dhe tani jeton nĂ« lagjen Karte Se.

Karimi ka punuar nĂ« njĂ« shkollĂ« private nĂ« Kabul dhe ka Ă«ndĂ«rruar qĂ« tĂ« shkruajĂ« njĂ« novel apo tĂ« udhĂ«tojĂ« jashtĂ« vendit. Ai e ka pĂ«rshkruar jetĂ«n e tij para regjimit tĂ« talibanĂ«ve si “tĂ« rehatshme”, me “pagĂ« adekuate” dhe me “kohĂ« tĂ« mjaftueshme” pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« ndonjĂ« aktivitet jashtĂ« punĂ«s – shembull tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« netĂ«t poetike.

Shkolla e ka humbur gjysmĂ«n e studentĂ«ve – vajzat – pĂ«r shkak tĂ« ndalesĂ«s qĂ« u Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« atyre nĂ« edukim. DhjetĂ«ra djem e kanĂ« braktisur shkollĂ«n, gjithashtu, pasi familjet nuk kanĂ« mundur t’i pĂ«rballojnĂ« mĂ« shpenzimet e shkollave private.

Karimi e ka lĂ«nĂ« punĂ«n nĂ« fillim tĂ« vitit 2022, pasi paga e tij nuk ia ka mbuluar “as shpenzimet e autobusit”. Ai nuk ka treguar se me çfarĂ« po merret tani, por ka thĂ«nĂ« se ka punuar nĂ« shumĂ« projekte dhe punĂ«, pĂ«rfshirĂ« si punĂ«tor krahu.

“Nuk kam asnjĂ« aktivitetet jashtĂ« punĂ«s dhe asnjĂ« Ă«ndĂ«rr. Nuk kam lexuar libĂ«r qĂ« njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Karimi pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

“Kthehem vonĂ« nĂ« shtĂ«pi dhe lodhem nga puna. Ha bukĂ« dhe shtrihem pĂ«r tĂ« fjetur dhe mĂ« pas zgjohem herĂ«t pĂ«r tĂ« punuar ditĂ«n tjetĂ«r. Nuk kam kohĂ« as tĂ« bisedoj me familjen time”, ka thĂ«nĂ« Karimi.

Ai jeton me prindĂ«rit e tij dhe Ă«shtĂ« nĂ« dilemĂ« “nĂ«se do tĂ« martohet ndonjĂ«herĂ«â€, pĂ«r shkak se Ă«shtĂ« shumĂ« i varfĂ«r pĂ«r tĂ« krijuar familje tĂ« re.

“Nuk na lejohet t’i thĂ«rrasim mĂ« ‘talibanĂ«â€™â€
Zainab Ramz, 26-vjeçare, i fiton rreth 150 dollarë në muaj nga puna e saj në një radio të Kabulit.

Ramz, e cila jeton me prindĂ«rit e saj dhe dy motra mĂ« tĂ« vogla, ka thĂ«nĂ« se paga e saj modeste mezi i mbulon shpenzimet pĂ«r gjĂ«ra tĂ« domosdoshme – pĂ«r bukĂ« dhe rrugĂ«n qĂ« bĂ«n nĂ« punĂ«.

NdonjĂ«herĂ« ajo e qeras veten me “luks”, qĂ« pĂ«r tĂ« Ă«shtĂ« akulloja.

“PunĂ«n nuk e bĂ«j vetĂ«m qĂ« tĂ« kem para. E bĂ«j pĂ«r lirinĂ« time dhe ruajtjen e shĂ«ndetit tim mendor, sepse mĂ« pas kam qĂ«llime nĂ« jetĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Ramz pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Ramz nuk është larguar nga shtëpia e saj për gati gjashtë muaj pasi talibanët e kanë marrë pushtetin, zhvillim që ka ndodhur vetëm disa javë pasi ajo është ka diplomuar në drejtimin e gazetarisë në Universitetin e Kabulit.

“Ka pasur thashetheme se luftĂ«tarĂ«t talibanĂ« i dhunonin apo i detyronin gratĂ« tĂ« martoheshin”, ka thĂ«nĂ« Ramz.

“NjerĂ«zit kanĂ« qenĂ« shumĂ« tĂ« frikĂ«suar nĂ« javĂ«t dhe muajt e parĂ«, por gradualisht situata ka ndryshuar”.

“NjĂ« luftĂ«tar taliban na ka thĂ«nĂ« se kur ka ardhur pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« Kabul, Ă«shtĂ« habitur qĂ« njerĂ«zit e Kabulit kanĂ« qenĂ« myslimanĂ« dhe ‘normalë’, dhe qĂ« ajo ka qenĂ« krejtĂ«sisht nĂ« kundĂ«rshtim me atĂ« qĂ« e ka imagjinuar ai dhe luftĂ«tarĂ«t tjerĂ«â€, kujton ajo.

Ramz është në mesin e grave afgane që u janë kthyer vendeve të punës në media, banka, spitale, shkolla fillore dhe institucione tjera shtetërore dhe private.

Ajo vesh fustan të gjerë, shami në kokë, sipas kodit të veshjes që diktojnë talibanët.

“Si grua gazetare, nuk mĂ« lejohet tĂ« zhvilloj intervista me talibanĂ«t. UnĂ« ju shkruaj mesazhe nĂ« telefon dhe ata mi kthejnĂ« mesazhet me zĂ«â€, ka thĂ«nĂ« ajo teksa ka treguar mĂ« shumĂ« pĂ«r punĂ«n qĂ« bĂ«n.

Sipas saj, puna në media nën regjimin taliban nënkupton edhe vetcensurë, sikurse shmangie të kritikave për liderët dhe politikat e tyre.

“Neve nuk na lejohet t’iu themi as ‘talibanĂ«â€ nĂ« media. Duhet t’iu referohemi si qeveritarĂ«â€, ka shtuar Ramz.

“Tani ka mĂ« pak korrupsion”
Në lagjen Makrojan të Kabulit, Sara Atazada merr pjesë në një kurs privat të gjuhës angleze, me shpresën që do të bëhet mësuese për vajza.

Kurset private janë mënyra e vetme që vajzat të kenë qasje në edukim të lartë në Afganistan.

Atazada nuk ka mundur t’i pĂ«rfundojĂ« studimet nĂ« Universitetin e Kabulit pĂ«r shkak tĂ« ndalesĂ«s sĂ« vĂ«nĂ« nga talibanĂ«t.

“PĂ«r ta pĂ«rmbledhur, jetĂ«t tona janĂ« pĂ«rmbysur nĂ« katĂ«r vjetĂ«t e fundit. Situata ekonomike Ă«shtĂ« pĂ«rkeqĂ«suar. Sektori shĂ«ndetĂ«sor Ă«shtĂ« bukĂ« kolapsit. NjerĂ«zit mezi e sigurojnĂ« bukĂ«n”, ka thĂ«nĂ« Atazada.

“MirĂ«po, mĂ« duhet tĂ« them se nĂ«n talibanĂ«t Ă«shtĂ« pĂ«rmirĂ«suar siguria”, ka thĂ«nĂ« ajo, sikurse edhe disa tĂ« rinj tjerĂ« nĂ« Kabul me tĂ« cilĂ«t ka biseduar Radio Evropa e LirĂ«.

“Gjithashtu ka shumĂ« mĂ« pak korrupsion nĂ« strukturat qeveritare”, sipas gazetares Ramz.

PĂ«rgjatĂ« dy dekadave tĂ« konfliktit ushtarak, afganĂ«t janĂ« pĂ«rballur me rreziqe ditore pĂ«r shkak tĂ« bombave vetĂ«vrasĂ«se dhe bombave rrugore, pĂ«r tĂ« cilat janĂ« fajĂ«suar kryesisht talibanĂ«t, sa kanĂ« qenĂ« duke luftuar kundĂ«r QeverisĂ« sĂ« pĂ«rkrahur nga PerĂ«ndimi nĂ« periudhĂ«n 2001 – 2021.

“Po, mĂ« nĂ« fund jemi nĂ« paqe, por kemi nevojĂ« tĂ« ushqehemi, na duhen mundĂ«si dhe liria”, ka thĂ«nĂ« Karimi, ish-mĂ«sues.

“Tani pĂ«r tani krijohet pĂ«rshtypja se jemi duke i humbur vitet mĂ« tĂ« mira tĂ« jetĂ«s”./rel

14-vjeçari vrau bashkëmoshatarin në Maliq, flet avokati: Autori shprehu pendesë

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, ku u vendos masa e sigurisë për 14-vjeçarin që vrau me thikë një moshatar të tij në Maliq, ka reaguar avokati i autorit të ngjarjes, Ledian Spaho.

NĂ« njĂ« prononcim pĂ«r mediat, Spaho u shpreh se masa “arrest me burg” u caktua gjithashtu edhe pĂ«r babain, si dhe pĂ«r xhaxhain e tĂ« miturit, pĂ«r ndihmĂ« pas kryerjes sĂ« krimit.

Avokati tha se klienti i tij ka shprehur pendesë të thellë për atë që ndodhi.

‘Shpreh ngushĂ«llimet pĂ«r humbjen e familjarĂ«ve. Gjykata vendosi qĂ« autori tĂ« caktojĂ« masĂ«n arrest nĂ« burg. Kjo pasojĂ« e krijuar nga konflikt i çastit, edhe pse fĂ«mijĂ«, gjykata vlerĂ«soi tĂ« vlefshĂ«m arrestit, edhe pĂ«r babain Edison Guri, po ashtu edhe pĂ«r xhaxhain.

TĂ« miturit e tjerĂ«, gjykata vendosi jo tĂ« ligjshĂ«m arrestimin, por vendosi mbikqyrjen nga prindĂ«rit dhe paraqitjen para gjykatĂ«s. Autori shprehu pendesĂ«. Tha nuk doja tĂ« kishte kĂ«tĂ« pasojĂ«, se dija qĂ« veprimet e mia do krijonin kĂ«tĂ« pasojĂ«, shpreh ngushĂ«llimet pĂ«r familjen. TĂ« njĂ«jtĂ«n gjĂ« ka deklaruar edhe babai i tĂ« miturit duke thĂ«nĂ« se na vjen keq pĂ«r pasojĂ«n’, tha avokati.

Maliq/ Vrau bashkëmoshatarin e tij me thikë, lihet në burg 14-vjeçari

Në Gjykatën e Korçës është zhvilluar pasditen e sotme seanca për komunikimin e masave të sigurisë ndaj të ndaluarve për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo në Maliq.

Togat e zeza kanë vendosur të lënë në burg pa afat, autorin e vrasjes Enedio Guri, babain e tij Edison Guri dhe xhaxhain e autorit të mitur, Roland Guri.

I mituri, është shprehur në sallën e gjyqit se nuk ka dashur të kryente krim, e se është penduar për veprimin e tij.

“Jam penduar, nuk kam dashur tĂ« kryej vrasje”, tha 14-vjeçari para togave tĂ« zeza.

Mësohet se disa ditë para se të ndodhte krimi, autori ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës ka xhiruar gomat dhe është larguar.

DitĂ«n e ngjarjes, mĂ« 14 gusht 2025, 14-vjeçari sĂ« bashku me njĂ« shok ka shkuar nĂ« fshatin Pirg pĂ«r t’u qethur. Ata kanĂ« parĂ« autorin duke kaluar me makinĂ« dhe i kanĂ« fishkĂ«llyer me qĂ«llim pĂ«r t’u sqaruar. Pasi ka dalĂ« nga makina, ai ka nisur tĂ« debatojĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ka nxjerrĂ« thikĂ«n.

14-vjeçari, nĂ« kĂ«to kushte, ka marrĂ« njĂ« karrige nga oborri i lokalit pĂ«r t’u vetĂ«mbrojtur, duke e vendosur pĂ«rpara trupit, por teksa bĂ«nte hapa pas Ă«shtĂ« penguar dhe autori, nĂ« atĂ« moment, e ka goditur me thikĂ«. E gjithĂ« ngjarja Ă«shtĂ« filmuar nga kamerat e sigurisĂ« sĂ« lokalit.

Humbin pasaportat e 50 turistëve izraelitë në Bosnje-Hercegovinë

Rreth 50 turistë prej Izraelit, që kanë qenë duke qëndruar në Sarajevë, kanë raportuar se u kanë humbur pasaportat, kanë konfirmuar autoritetet e Bosnje-Hercegovinës në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Zharko Laketa, drejtor i ShĂ«rbimit pĂ«r Çështje tĂ« Jashtme tĂ« BosnjĂ«s, ka thĂ«nĂ« se Ă«shtĂ« duke u punuar pĂ«r zgjidhje tĂ« problemit dhe qĂ« turistĂ«ve izraelitĂ« do t’iu lĂ«shohen dokumente udhĂ«timi.

NĂ« njĂ« paraqitje publike tĂ« mĂ«vonshme, ai e ka konfirmuar se ka informacion qĂ« “pasaportat janĂ« hedhur si pasojĂ« e njĂ« aksidenti”.

Disa media izraelite kanĂ« raportuar se 47 turistĂ« izraelitĂ« kanĂ« mbetur tĂ« “bllokuar” nĂ« Bosnje-HercegovinĂ« dhe qĂ«, sipas tyre, pasaportat u janĂ« hedhur “aksidentalisht nĂ« koshin e mbeturinave tĂ« njĂ« hoteli”.

Policia në Sarajevë është e informuar për rastin, mirëpo nuk ka ofruar më shumë hollësi.

Ajo nuk i ka kthyer përgjigje Radios Evropa e Lirë se në cilin hotel janë turistët.

Sipas mediave izraelite, grupi i turistëve supozohej të kthehej nga Bosnja të shtunën, mirëpo nuk ka arritur të udhëtojë në mungesë të pasaportave./REL

Witkoff: Putini u pajtua me garanci të sigurisë të modelit të NATO-s për Ukrainën

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, ka thënë të dielën se lideri rus, Vladimir Putin është pajtuar në samitin e zhvilluar me presidentin amerikan, Donald Trump që ta lejojë SHBA-në dhe aleatët evropianë të ofrojnë garanci të sigurisë për Ukrainën, që i ngjajnë mandatit të mbrojtjes kolektive të NATO-s, në kuadër të një marrëveshjeje eventuale për përfundim të luftës.

“Kemi arritur tĂ« fitojmĂ« kĂ«tĂ« koncesion, qĂ« SHBA-ja tĂ« ofrojĂ« mbrojtje tĂ« modelit tĂ« Artikullit 5, i cili Ă«shtĂ« ndĂ«r arsyet kryesore pse Ukraina dĂ«shiron tĂ« jetĂ« pjesĂ« e NATO-s”, ka thĂ«nĂ« ai pĂ«r rrjetin televiziv amerikan CNN.

Neni 5 i NATO-s është themeli i aleancës që parasheh se një sulm i armatosur kundër një ose më shumë anëtarëve të saj do të konsiderohet sulm kundër të gjithë anëtarëve.

Witkoff ka thënë se kjo është hera e parë që ka dëgjuar se Putini është pajtuar me diçka të tillë.

Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thĂ«nĂ« nĂ« njĂ« konferencĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r media me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, se mirĂ«pret “gatishmĂ«rinĂ« e Trumpit tĂ« kontribuojĂ« nĂ« garanci tĂ« sigurisĂ« pĂ«r UkrainĂ«n, tĂ« llojit tĂ« Artikullit 5”. Ajo ka thĂ«nĂ« se BE-ja Ă«shtĂ« e gatshme ta kryejĂ« pjesĂ«n e vet nĂ« kĂ«tĂ« drejtim.

Witkoff, duke ofruar disa prej hollĂ«sive tĂ« para tĂ« asaj se çfarĂ« Ă«shtĂ« diskutuar nĂ« samitin e sĂ« premtes nĂ« AlaskĂ«, ka thĂ«nĂ« se dy palĂ«t janĂ« pajtuar pĂ«r “garanci tĂ« sigurisĂ«, çka unĂ« do ta pĂ«rshkruaja si revolucionare”.

Sipas tij, Rusia ka thënë se do të bëjë zotime ligjore që të mos synojë territor shtesë në Ukrainë.

Zelensky i ka falĂ«nderuar Shtetet e Bashkuara pĂ«r sinjalet e fundit, qĂ« Uashingtoni Ă«shtĂ« i gatshĂ«m t’i mbĂ«shtesĂ« garancitĂ« e sigurisĂ« pĂ«r UkrainĂ«n, por qĂ« shumĂ« hollĂ«si mbesin tĂ« paqarta.

“ËshtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« Amerika tĂ« punojĂ« me EvropĂ«n dhe tĂ« ofrojĂ« garanci tĂ« sigurisĂ« pĂ«r UkrainĂ«n”, ka deklaruar ai.

“MirĂ«po, nuk kemi hollĂ«si si do tĂ« funksionojĂ« gjithçka dhe çfarĂ« roli do tĂ« ketĂ« Amerika, çfarĂ« roli do tĂ« ketĂ« Evropa dhe çfarĂ« mund tĂ« bĂ«jĂ« BE-ja. Kjo Ă«shtĂ« detyra jonĂ« kryesore, duhet tĂ« sigurohemi qĂ« garancitĂ« e llojit tĂ« Artikullit 5 tĂ« NATO-s tĂ« funksionojnĂ« dhe e konsiderojmĂ« anĂ«tarĂ«simin nĂ« BE pjesĂ« tĂ« kĂ«tyre garancive tĂ« sigurisĂ«â€.

Witkoff e ka mbrojtur vendimin e Trumpit për të hequr dorë nga kërkesa ndaj Rusisë për armëpushim të menjëhershëm, duke thënë se presidenti është drejtuar kah marrëveshja për paqe, sepse është arritur përparim i madh.

“I kemi mbuluar pothuajse tĂ« gjitha çështjet e nevojshme pĂ«r marrĂ«veshje pĂ«r paqe”, ka thĂ«nĂ« Witkoff, pa dhĂ«nĂ« mĂ« shumĂ« hollĂ«si.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka insistuar se do tĂ« ketĂ« “pasoja shtesĂ«â€ siç ka paralajmĂ«ruar edhe Trumpi para takimit me Putinin, nĂ«se nuk arrihet armĂ«pushimi.

Mirëpo, Rubio e ka përmendur se nuk synohej arritja e ndonjë marrëveshje për armëpushim, meqë Ukraina nuk ishte pjesë e bisedimeve.

“NĂ« fund tĂ« fundit, nĂ«se nuk do tĂ« ketĂ« marrĂ«veshje pĂ«r paqe, nĂ«se nuk pĂ«rfundon lufta, presidenti ka qenĂ« i qartĂ«, do tĂ« ketĂ« pasoja”, ka thĂ«nĂ« Rubio pĂ«r rrjetin televiziv ABC.

“Por, ne po pĂ«rpiqemi qĂ« ta shmangim kĂ«tĂ«. MĂ«nyra se si po tentojmĂ« t’i shmangim pasojat Ă«shtĂ« me njĂ« pasojĂ« tjetĂ«r, qĂ« Ă«shtĂ« paqja, pĂ«r dhĂ«nie fund tĂ« armiqĂ«sive”.

Ai ka thĂ«nĂ« se bota nuk Ă«shtĂ« “nĂ« prag tĂ« arritjes sĂ« njĂ« marrĂ«veshjeje pĂ«r paqe” sepse arritja deri aty nuk Ă«shtĂ« e lehtĂ« dhe merr shumĂ« kohĂ«.

“Ne kemi bĂ«rĂ« pĂ«rparim nĂ« aspektin qĂ« i kemi identifikuar fushat potenciale tĂ« marrĂ«veshjes, mirĂ«po ende ka hapĂ«sirĂ« tĂ« madhe pĂ«r mospajtim. Ende jemi shumĂ« larg”, ka thĂ«nĂ« mes tjerash Rubio.

Pas takimit me Putinin, Trump e pret të hënën Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë.

TĂ« dielĂ«n Ă«shtĂ« konfirmuar se Zelenskyn do ta shoqĂ«rojnĂ« edhe udhĂ«heqĂ«sit kryesorĂ« evropianĂ«, pĂ«r t’i diskutuar hapat e radhĂ«s drejt arritjes sĂ« paqes.

Ukraina dhe liderët evropianë kanë thënë se strategjia e Putinit që favorizon negociatat e gjata drejt një marrëveshjeje të plotë dhe refuzimi i një armëpushimi të shpejtë, i mundëson liderit rus të blejë kohë për ta ashpërsuar ofensivën në fushëbetejë./rel

Denaj prezanton aplikacionin Agritourism al:Zbulo Shqipërinë përmes fermave


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka prezantuar pasditen e sotme aplikacionin Agritourism al.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Denaj shkruan se ky aplikacion, synon që të reklamojë fermat agroturistike të Shqipërisë.

Për këtë arsye, Denaj fton të gjithë të shkarkojnë aplikacionin, për të njohur Shqipërinë nga veriu në jug, përmes këtyre fermave.

Postimi i plotë:

“Nga veriu nĂ« jug, zbulo ShqipĂ«rinĂ« pĂ«rmes fermave agroturistike!

Shijoni gatime tradicionale të përgatitura me produkte të freskëta vendase, përjetoni nga afër jetën e fermerëve dhe bëhuni pjesë e përditshmërisë së tyre.

Shkarkoni aplikacionin AGRITOURISM AL dhe eksploroni tĂ« gjitha fermat agroturistike nĂ« mbarĂ« vendin, aty ku tradita bashkohet me natyrĂ«n dhe mikpritja shqiptare kthehet nĂ« pĂ«rvojĂ« unike!”, shkruan Denaj.

❌