❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në Gazën qendrore të dielën.

Trupat e tyre u dërguan në Spitalin al-Awda në Nuseirat, ku po trajtohen 16 persona të tjerë të plagosur, përfshirë shtatë fëmijë, tha një mjek në Gaza.

Dëshmitarët okularë treguan për BBC se droni i ushtrisë izraelite lëshoi një raketë drejt një turme që qëndronte në rresht me shishet e mëdha që ishin ende bosh pranë një rezervuari uji në kampin e refugjatëve al-Nuseirat.

Ushtria izraelite u shfajĂ«sua duke thĂ«nĂ« se njĂ« “gabim teknik” ndodhi gjatĂ« sulmit, i cili tha se kishte pĂ«r qĂ«llim goditjen e “terroristĂ«ve” tĂ« Xhihadit Islamik, duke bĂ«rĂ« qĂ« municioni tĂ« binte dhjetĂ«ra metra larg objektivit. “Incidenti Ă«shtĂ« duke u hetuar”, tha ushtria izraelite.

Forcat MbrojtĂ«se tĂ« Izraelit (IDF) thanĂ« se ishin nĂ« dijeni tĂ« “pretendimeve pĂ«r viktima nĂ« zonĂ« si pasojĂ« e sulmit”, duke shtuar se “shprehin keqardhje pĂ«r çdo dĂ«m tĂ« shkaktuar ndaj civilĂ«ve“.

Pamjet e paverifikuara që qarkullojnë në internet pas sulmit tregojnë fëmijë të përgjakur dhe trupa të pajetë, të shoqëruar nga britma, panik dhe dëshpërim.

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit në Shkodër ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në një atraksion gjithnjë e më të kërkuar nga turistët e shumtë.

Për banorët e zonës, plazhi rikthen nostalgjinë e kohëve kur noti në lumin e fshatit ishte një pjesë e pandarë e verës.

Ndërsa turistët e huaj shprehen se natyra dhe uji i pastër janë një mrekulli.

“Jam nga Malta. ËshtĂ« hera e dytĂ« qĂ« vij. MĂ« sĂ« shumti mĂ« pĂ«lqen natyra kĂ«tu dhe temperaturat, tĂ« cilat nuk janĂ« shumĂ« tĂ« larta dhe janĂ« mĂ« tĂ« pĂ«rshtatshme se ato nĂ« vendin prej nga vij, sidomos pĂ«r muajin korrik. Fillimisht do tĂ« qĂ«ndroj kĂ«tu pĂ«r dy javĂ« dhe kryesisht nĂ« veri tĂ« vendit. E rekomandoj me patjetĂ«r ShqipĂ«rinĂ« sepse Ă«shtĂ« njĂ« vend fantastik, me natyrĂ« tĂ« mrekullueshme, njerĂ«z shumĂ« mikpritĂ«s dhe ushqim fantastik”, thotĂ« njĂ« turist.

“Jam nga Spanja. MĂ« pĂ«lqen shumĂ« kĂ«tu, plazhi, uji Ă«shtĂ« krejtĂ«sisht i pastĂ«r dhe mĂ« pĂ«lqen qĂ« mund tĂ« bĂ«j padell”, shprehet vajza e vogĂ«l e turistit.

Kjo është një parajsë natyrore në Shkodër dhe një zonë e qetë dhe e mbrojtur, ku dhjetëra vizitorë gjejnë çlodhje dhe freski mes gjelbërimit dhe ujërave të pastra të Bunës.

Klan News

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën për herë të parë që kur u rikthye në detyrë.

Financimi i ri mund tĂ« pĂ«rdoret pĂ«r t’i dĂ«rguar njĂ« mesazh RusisĂ«, thanĂ« burimet, me Trumpin qĂ« Ă«shtĂ« shprehur publikisht i frustruar me Vladimir Putinin ditĂ«t e fundit.

Zyrtarët amerikanë besojnë se Trump ka 3.85 miliardë dollarë të mbetura në autoritetin presidencial të tërheqjes së buxhetit nga epoka e Bidenit, të cilin mund ta përdorë për të dërguar pajisje ushtarake amerikane në Ukrainë.

Ish-zyrtarĂ«t thanĂ« gjithashtu se presidenti amerikan ka fuqinĂ« tĂ« sekuestrojĂ« rreth 5 miliardĂ« dollarĂ« asete ruse tĂ« huaja dhe t’i drejtojĂ« fondet nĂ« UkrainĂ«, megjithĂ«se as Trump dhe as Joe Biden nuk e kanĂ« bĂ«rĂ« kĂ«tĂ«.

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

Presidenti i GjermanisĂ«, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Evropa nuk ndodhet mĂ« pĂ«rballĂ« njĂ« “kĂ«rcĂ«nimi pĂ«r luftĂ«â€, por Ă«shtĂ« nĂ« mes tĂ« njĂ« lufte tĂ« vĂ«rtetĂ«, duke akuzuar RusinĂ« se me agresionin e saj nĂ« UkrainĂ« ka “shkatĂ«rruar tĂ« gjithĂ« arkitekturĂ«n e sigurisĂ« nĂ« EvropĂ«â€.

Në intervistën vjetore për televizionin publik ZDF, kreu i shtetit gjerman theksoi nevojën që vendi të nxjerrë mësime nga situata aktuale dhe të rihapë debatin për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

“Evropa dhe Gjermania duhet tĂ« mbrohen mĂ« mirĂ«. Kjo pĂ«rfshin edhe njĂ« rritje tĂ« kapaciteteve njerĂ«zore tĂ« ushtrisĂ« gjermane (Bundeswehr), e cila nuk mund tĂ« arrihet vetĂ«m me rekrutim vullnetar,” u shpreh Steinmeier.

Ai theksoi se është përkrahës i rikthimit të detyrimit ushtarak, duke vlerësuar se në rrethanat aktuale të sigurisë, Gjermania ka nevojë për një ushtri më të madhe dhe më të përgatitur.

Kritika për SHBA-në dhe apeli për Gazën

Presidenti gjerman komentoi edhe mbi përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme, duke kritikuar SHBA-në, konkretisht administratën e mëparshme të Donald Trump, për braktisjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin. Sipas tij, kjo ka çuar në zhvillimin e mëtejshëm të programit bërthamor iranian dhe ka ndikuar në përshkallëzimin e konfliktit.

“Pas njĂ« procesi tĂ« gjatĂ« negociatash, nĂ« vitin 2015 u arrit njĂ« marrĂ«veshje historike pĂ«r tĂ« kufizuar programin bĂ«rthamor tĂ« Iranit. Ajo marrĂ«veshje u prish nga qeveria Trump dhe qĂ« atĂ«herĂ« Irani ka avancuar me kapacitetet e veta bĂ«rthamore,” tha Steinmeier.

Në lidhje me situatën humanitare në Rripin e Gazës, ai bëri thirrje për presion diplomatik ndaj Izraelit nga ana e Gjermanisë, duke e cilësuar këtë si një përgjegjësi që Berlini duhet ta marrë përsipër, për shkak të marrëdhënieve të ngushta me Izraelin.

Bashkëpunimi me NATO-n dhe mesazh për paqe

Steinmeier vlerĂ«soi si tĂ« suksesshĂ«m samitin e fundit tĂ« NATO-s, duke theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e bashkĂ«punimit tĂ« ngushtĂ« me aleatĂ«t evropianĂ« dhe transatlantikĂ«. “Nuk pĂ«rgatitemi pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« luftĂ«, por pĂ«r ta parandaluar atĂ«,” tha ai.

RrĂ«zohet aeroplani nĂ« Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

Një aeroplan i vogël është rrëzuar të dielën në Aeroportin Southend, në bregdetin juglindor të Anglisë, njoftoi policia lokale.

“Jemi aktualisht nĂ« vendngjarje dhe po bashkĂ«punojmĂ« ngushtĂ« me tĂ« gjitha shĂ«rbimet e emergjencĂ«s. Operacionet e shpĂ«timit dhe hetimit do tĂ« zgjasin disa orĂ«. I bĂ«jmĂ« thirrje publikut tĂ« shmangĂ« zonĂ«n derisa pĂ«rpjekjet tĂ« vazhdojnĂ«â€, tha policia nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

Sipas mediave britanike, aeroplani i rrëzuar është një Beechcraft King Air B200 me dy motorë. Fluturimi ishte i destinuar për qytetin Lelystad në Holandë.

Imazhet qarkulluan nĂ« mediat sociale duke treguar tym tĂ« zi tĂ« dendur qĂ« ngrihej mbi aeroport, ndĂ«rsa njĂ« dĂ«shmitar okular u tha mediave lokale se pa njĂ« “top zjarri tĂ« madh”.

Rrethanat e aksidentit dhe numri i personave në bordin e avionit mbeten të panjohura, ndërsa hetimet janë në kulmin e tyre.

Grenell akuzon Osmanin pĂ«r “manipulim tĂ« fjalĂ«ve” tĂ« Trumpit

Richard Grenell, i dĂ«rguari i presidentit amerikan pĂ«r Misione tĂ« Posaçme, e ka kritikuar tĂ« dielĂ«n presidenten e KosovĂ«s, Vjosa Osmani, pĂ«r siç ka thĂ«nĂ«, “manipulimin e fjalĂ«ve” tĂ« presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai i Ă«shtĂ« referuar njĂ« deklarate tĂ« Osmanit, tĂ« bĂ«rĂ« mĂ« herĂ«t gjatĂ« javĂ«s nĂ« Uashington, pĂ«rgjatĂ« sĂ« cilĂ«s i ka konfirmuar deklaratat e presidentit Trump se ai e ka parandaluar njĂ« pĂ«rshkallĂ«zim tĂ« mundshĂ«m nga Serbia nĂ« KosovĂ« “nĂ« javĂ«t e fundit”.

“Donald Trump Ă«shtĂ« nominuar pĂ«r Çmimin Nobel pĂ«r Paqe pĂ«r punĂ«n e tij pĂ«r paqe dhe normalizim ekonomik mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ« mĂ« 2019 dhe 2020 pĂ«rmes nĂ«nshkrimit tĂ« MarrĂ«veshjes sĂ« Uashingtonit nĂ« ZyrĂ«n Ovale. Osmani nuk ka qenĂ« pjesĂ« e asaj marrĂ«veshjeje. Pretendimi qĂ« ka pasur diçka tĂ« re Ă«shtĂ« absurde”, ka thĂ«nĂ« Grenell pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« X.

Në nëntor të vitit 2019, Grenell ishte emëruar nga Trump si i dërguari i posaçëm për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, dhe ai ka qenë i përfshirë nga afër në këtë proces.

NĂ« mandatin e parĂ« tĂ« Trumpit, mĂ« saktĂ«sisht mĂ« 2020, Kosova dhe Serbia kanĂ« nĂ«nshkruar njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r normalizim tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve ekonomike – e njohur si MarrĂ«veshja e Uashingtonit – e cila nuk Ă«shtĂ« zbatuar kurrĂ« nĂ« tĂ«rĂ«si.

Vetë Trump i ka përmendur Kosovën dhe Serbinë në disa raste në javët e fundit, duke thënë se ka parandaluar një konflikt mes tyre, por pa ofruar hollësi për periudhën kohore.

“Serbia, e dini, po pĂ«rgatitej pĂ«r luftĂ«, me njĂ« grup qĂ« as nuk do ta pĂ«rmend, sepse nuk ndodhi. Ne arritĂ«m ta parandalonim, por kam njĂ« mik nĂ« Serbi qĂ« tha se do tĂ« shkojĂ« pĂ«rsĂ«ri nĂ« luftĂ«. Nuk do tĂ« them se Ă«shtĂ« Kosova, por Ă«shtĂ« Kosova. Ata po pĂ«rgatiteshin pĂ«r njĂ« luftĂ« serioze, ne e parandaluam. E parandaluam pĂ«r tregti. Ata donin tĂ« tregtonin me Shtetet e Bashkuara. UnĂ« thashĂ«: ne nuk tregtojmĂ« me ata qĂ« luftojnĂ«â€, ka deklaruar Trump mĂ« 29 qershor.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Shtëpinë e Bardhë për sqarim lidhur me këto deklarata, por nuk ka marrë përgjigje.

Përgjigje nuk ka nisur as Qeveria në detyrë e Kosovës, kur është pyetur se për çfarë lloj përshkallëzimi të situatës bëhet fjalë.

Misioni i NATO-s nĂ« KosovĂ«, KFOR, i ka thĂ«nĂ« Radios Evropa e LirĂ« se Ballkani PerĂ«ndimor vazhdon tĂ« ketĂ« rĂ«ndĂ«si strategjike pĂ«r aleancĂ«n dhe ajo Ă«shtĂ« e pĂ«rkushtuar pĂ«r stabilitet rajonal, pa dashur t’i komentojĂ« deklaratat e fundit tĂ« Osmanit dhe Trumpit.

Pas deklaratave të Grenellit, Osmani ka paralajmëruar konferencë për media, menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë.

Edhe autoritetet serbe kanë thënë se presidentja Osmani po e akuzon rrejshëm Serbinë dhe që po manipulon me fjalët e Trumpit.

“FatkeqĂ«sisht, duket se manipulimet dhe fabrikimet janĂ« mĂ«nyra e vetme qĂ« Osmani dhe Prishtina tĂ« marrin vĂ«mendjen e Uashingtonit”, ka shkruar ministri i JashtĂ«m serb, Marko Gjuriq pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« X.

Deklaratat e Osmanit i ka hedhur poshtë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, më 12 korrik.

“Nuk e kemi angazhuar asnjĂ« ushtar, nuk e kemi nisur asnjĂ« makineri, as nuk na shkon mendja, ne duam tĂ« punojmĂ«, tĂ« ndĂ«rtojmĂ«â€.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë mbeten të larta, sidomos në veri të Kosovës, ku shumica e popullsisë është serbe.

PĂ«rshkallĂ«zimi i situatĂ«s nĂ« veri tĂ« KosovĂ«s ka kulmuar nĂ« shtator tĂ« vitit 2023 kur njĂ« grup i armatosur serbĂ«sh, i udhĂ«hequr nga Millan Radoiçiq – ish-nĂ«nkryetar i ListĂ«s Serbe – e ka sulmuar PolicinĂ« e KosovĂ«s nĂ« fshatin BanjskĂ« dhe ka vrarĂ« njĂ« rreshter policie.

Kosova e ka pĂ«rshkruar sulmin si terrorist dhe e ka akuzuar SerbinĂ« se qĂ«ndron pas tij – gjĂ« tĂ« cilĂ«n Beogradi zyrtar e ka mohuar./rel

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër.

Sipas asaj që raporton gazetarja Anila Sefa, flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ullishte.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Por, sipas burimeve nga terreni, ndërhyrja po vështirësohet për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer kodrinor.

Gjatë 24 orëve të fundit, në gjithë vendin janë raportuar 18 vatra zjarri. Deri tani janë shuar 14, dy mbeten aktive dhe dy të tjera janë nën monitorim.

Aktualisht, vatrat aktive janĂ« regjistruar nĂ« “Liqenin e Luleve”, pjesĂ« e Parkut KombĂ«tar tĂ« LurĂ«s, si dhe nĂ« fshatin Zambish tĂ« RrogozhinĂ«s. Autoritetet po monitorojnĂ« gjithashtu situatĂ«n nĂ« Skuraj tĂ« Kurbinit dhe nĂ« Polis tĂ« Elbasanit.

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

Kryetari i PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s (PDK) Memli Krasniqi, anĂ«tarja e Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s (LDK) Hykmete Bajrami dhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« ListĂ«s Serbe – partisĂ« mĂ« tĂ« madhe tĂ« serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« – janĂ« takuar nĂ« pasditen e sĂ« dielĂ«s me diplomatin e ZyrĂ«s sĂ« Departamentit amerikan tĂ« Shtetit pĂ«r Çështje Evropiane dhe Euroaziatke, Brendan Hanrahan.

Hanrahan është zyrtari më i lartë i administratës së re amerikane që viziton Kosovën.

Krasniqi ka thënë se me Hanrahanin ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë e përtej dhe ka theksuar përkushtimin e partisë së tij për bashkëpunim politik dhe zgjidhje në të mirë të qytetarëve.

“Biseduam pĂ«r domosdoshmĂ«rinĂ« e njĂ« marrĂ«veshjeje pĂ«rfundimtare mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ«, me njohjen reciproke nĂ« qendĂ«r, si dhe pĂ«r rolin e pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m tĂ« SHBA-sĂ« nĂ« ruajtjen e paqes dhe stabilitetit nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor”, ka thĂ«nĂ« Krasniqi pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Facebook.

Hykmete Bajrami ka thĂ«nĂ« se nĂ« takim me Hanrahanin ka folur pĂ«r krizĂ«n institucionale nĂ« KosovĂ« – referencĂ« pĂ«r moskonstituimin e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s.

Deputetët mblidhen prej 15 prillit në tentim për të konstituuar Kuvendin pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, mirëpo nuk arrijnë të gjejnë kompromis për situatën e krijuar.

Bajrami ka thënë se LDK-ja qëndron në anën e zgjidhjeve që forcojnë institucionet, ruajnë demokracinë dhe mbi të gjitha i shërbejnë interesit shtetëror.

“Ndava propozimin e LDK-sĂ« pĂ«r njĂ« qeveri kalimtare, qĂ« do tĂ« mundĂ«sonte tejkalimin e bllokadĂ«s dhe kthimin e vendit nĂ« normalitet institucional deri nĂ« zgjedhjet presidenciale tĂ« vitit 2026, si dhe shpreha gatishmĂ«rinĂ« pĂ«r tĂ« diskutuar edhe modele tĂ« tjera gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se qĂ« sjellin stabilitet”.

Situata është bllokuar në Kuvend pasi PDK, LDK, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit është jokushtetuese.

LĂ«vizja VetĂ«vendosje – fituesja e mĂ« sĂ« shumti votave nĂ« zgjedhjet e 9 shkurtit – kĂ«rkon qĂ« pĂ«r Albulena Haxhiun – tĂ« propozuar pĂ«r kryeparlamentare – tĂ« votohet vetĂ«m njĂ« herĂ« pĂ«rmes votimit tĂ« fshehtĂ« dhe nĂ«se nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do tĂ« tĂ«rhiqet nga gara.

Ajo nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme.

Ndonëse gjykata e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë.

PĂ«rfaqĂ«suesit e ListĂ«s Serbe kanĂ« thĂ«nĂ« pĂ«rmes njĂ« komunikate se nĂ« takim kanĂ« diskutuar me zyrtarin amerikan pĂ«r ato qĂ« i kanĂ« cilĂ«suar ”veprime tĂ« njĂ«anshme tĂ« pĂ«rditshme tĂ« institucioneve nĂ« PrishtinĂ«, tĂ« cilat e pĂ«rkeqĂ«sojnĂ« mĂ« tej situatĂ«n e brishtĂ« tĂ« sigurisĂ« dhe cenojnĂ« tĂ« drejtat themelore tĂ« popullit serb”.

Megjithatë, ata nuk kanë përmendur diçka specifike kur kanë folur për cenimin e të drejtave të komunitetit serb.

Një ditë më parë, diplomati amerikan është takuar edhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti në rezidencën e të ngarkuarës me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati.

Përmes një komunikatë për media, Zyra e Kryeministrit ka thënë se palët kanë diskutuar për marrëdhëniet biletarale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit.

“Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s janĂ« aleat i palĂ«kundur pĂ«r vendin tonĂ« dhe Republika e KosovĂ«s do tĂ« jetĂ« gjithmonĂ« partner i besueshĂ«m i tyre”, Ă«shtĂ« cituar tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« Kurti sipas komunikatĂ«s.

Para Kosovës, Hanrahan ka zhvilluar vizita edhe në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë.

Në nisje të vizitës, ai ka thënë se pret me padurim përforcimin e lidhjeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të rajonit të Ballkanit./rel

 

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

Gjatë një jave që nga nisja e këtij aksioni, IKMT ka shembur objektet pa leje, por u përball herë pas here edhe me kundërshtimin e banorëve.

Por ndryshe nga ditët e tjera, gjatë së dielës, në punën e inspektorëve nuk pati rezistencë nga pronarët e ndërtimeve.

Puna e mbetur pritet të vijojë, pasi sipas IKMT janë konstatuar në total rreth 80 ndërtime të cilat nuk kanë lejet përkatëse të zhvillimit të pronës.

Paralelisht me aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje, para Kishës së Thethit, dhjetëra banorë të zonës u mblodhën për të diskutuar për situatën. Ata kërkojnë dialog dhe më shumë informacion për Paketën e Maleve që pritet të vendoset në zbatim nga qeveria.

Ky operacion nisi pas denoncimit të kreut të qeverisë për një kompleks vilash pa leje të ndërtuara pranë kishës ikonike të Thethit.

Lejimi i kësaj paligjshmërie i kushtoi largimin nga detyra të drejtuesve më të lartë të policisë së Shkodrës dhe drejtuesit lokal të postës së Thethit.

Klan News

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

Dy Jet Ski janë përplasur me njëra-tjetën pasditen e sotme në plazhin e Golemit, në Kavajë.

Sipas informacionit paraprak, një nga mjetet drejtohej nga shtetasi S. D., 25 vjeç, ndërsa tjetri nga shtetasi P. B., 31 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, P. B. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi tjetër, S. D., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë.

Njoftimi i policisë:

Kavajë / Informacion paraprak

Rreth orĂ«s 17:36, nĂ« Golem, KavajĂ«, nĂ« vendin e quajtur “Manhatan”, rreth 800 metra larg perimetrit tĂ« sigurisĂ«,(zonĂ« detare pĂ«r lundrim jo zonĂ« plazhi), shtetasi S. D., 25 vjeç, lindur nĂ« ÇorovodĂ«, duke drejtuar njĂ« motor uji, Ă«shtĂ« pĂ«rplasur nĂ« det me njĂ« tjetĂ«r motor uji, qĂ« drejtohej nga shtetasi P. B., 31 vjeç, lindur nĂ« KosovĂ«.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi P. B. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital, nga shërbimet e Policisë Kufitare që po monitoronin hapësirën detare. Aktualisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi S. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Nga verifikimet paraprake, rezulton se të dy drejtuesit e mjeteve lundruese po lundronin së bashku dhe ishin të pajisur me jelekë shpëtimi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të përplasjes së dy Jet Ski-ve.

Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë

Kancelari gjerman Friedrich Merz shpreson se qytetarët do ta vërejnë që tani në verë efektin pozitiv të vendimeve që janë marrë prej marrjes së pushtetit. Në intervistën e verës, në televizionin ARD, Merz tha se gati të gjitha planet për periudhën para verës janë realizuar.

Tani po fillojnë pushimet e verës në Bundestag, por Merz ka dhe disa termine shumë të rëndësishme para vetes. Në seancën e fundit të Bundestagut kishte një përshtypje të përçarjes serioze në koalicion, pasi që deputetët e Unionit CDU/CSU nuk i kanë mbështetur kandidatët e SPD për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Merz tha se ai mbështet vendimet e deputetëve të Unionit dhe drejtuesin e grupit parlamentar Jens Spahn.

Negociatat me SPD
Merz tha se në Bundestag është vështirë të krijohet një shumicë prej dy të tretave sa është e nevojshme për zgjedhjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Por ai është i bindur se kjo mund të arrihet, ndërsa në pushimet e verës do të zhvillohen negociata me SPD për të tejkaluar diferencat mes tyre.

Tarifat mund të kenë pasoja serioze
Kancelari Merz foli edhe për tarifat e mundshme amerikane prej 30% ndaj Bashkimit Evropian nga data 1. gusht. Ai tha se në shumicën e rasteve më parë është dëshmuar se letrat e presidentit Trump janë në fakt pozicionet e tij për negociata.

Merz tha se të premten ka biseduar me presidentin Trump e më pas edhe ke Komisioneren Ursula von der Leyen dhe presidentin e Francës Macron për tarifat. Ai shpreson se tarifat nuk do të vendosen nga SHBA, ndryshe edhe BE duhet të reagojë. Por vendosja e tarifave do të dëmtonte shumë ekonominë gjermane. Kancelari Merz tha se shpreson të gjendjen një zgjidhje e pranueshme për të dy palët.

Mosdarkordimi me veprimet e Izraelit
Sa i përket gjendjes në Rripin e Gazës, kancelari Merz u angazhua edhe njëherë për një zgjidhje me dy shtete mes izraelitëve dhe palestinezëve, të[ cilët, sipas tij, duhet ta kenë hapësirën e tyre për jetesë.

“UnĂ« prej javĂ«sh nuk jam dakord me ate qĂ« po bĂ«n Izraeli nĂ« GazĂ«. Shpresoj qĂ« sĂ« bashku me evropianĂ«t dhe amerikanĂ«t tĂ« gjendjet njĂ« zgjidhje e pranueshme pĂ«r tĂ« dyja palĂ«t”, theksoi Merz./dw

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH,konfirmon përkushtim për anëtarësim në NATO

Kryetari i AleancĂ«s pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar njĂ« takim nĂ« AmbasadĂ«n e Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s nĂ« PrishtinĂ« me Zyrtarin e LartĂ« tĂ« ByrosĂ« pĂ«r Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, si dhe me ZĂ«vendĂ«s NdihmĂ«s Sekretarin e Shtetit nĂ« detyrĂ«, Mark Fleming.

Në këtë takim, Haradinaj ka theksuar rëndësinë strategjike të forcimit të marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me fokus të veçantë në thellimin e partneritetit në fushën e sigurisë, transmeton KosovaPress.

Ai ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për anëtarësim të plotë në NATO, duke vlerësuar mbështetjen amerikane si jetike për këtë proces.

“Aleanca jonĂ« me AmerikĂ«n Ă«shtĂ« e pĂ«rjetshme dhe e pathyeshme. PĂ«rkushtimi ynĂ« si vend Ă«shtĂ« i palĂ«kundur pĂ«r ta forcuar kĂ«tĂ« aleancĂ« çdo ditĂ«â€, Ă«shtĂ« shprehur Haradinaj pas takimit.

Gjermani, kontributet e sigurimeve rriten deri në 50%?

Rreth 42 përqind e të ardhurave në Gjermani derdhen që sot në fondet e sigurimeve shoqërore. Barra tatimore ka të ngjarë të rritet ndjeshëm në vitet e ardhshme, paralajmërojnë ekspertët e bëjnë thirrje për reforma.

Ekonomisti dhe anĂ«tar i KĂ«shillit tĂ« EkspertĂ«ve tĂ« EkonomisĂ« Gjermane, Martin Werding, ka thĂ«nĂ« se punonjĂ«sit duhet tĂ« pĂ«rgatiten pĂ«r kontribute tĂ« sigurimeve shoqĂ«rore qĂ« arrijnĂ« deri nĂ« 50 pĂ«rqind tĂ« tĂ« ardhurave tĂ« tyre bruto. “Zhvillimi aktual Ă«shtĂ« marramendĂ«s. Pyetja nuk Ă«shtĂ« nĂ«se normat e kontributeve do tĂ« arrijnĂ« 50 pĂ«rqind nĂ« njĂ« moment, por kur”, tha Werding pĂ«r Rheinische Post.

Për shkak të popullsisë në plakje, tendenca drejt rritjes së kontributeve do të vazhdojë e pandryshuar në Gjermani, nëse nuk bëhen reforma edhe në vitet 2030, parashikon Werding. Profesori i politikës sociale dhe financave publike në Universitetin e Ruhr-it në Bochum pret që rritja e ardhshme e kontributeve të ndodhë që në vitin 2026.

Aktualisht, kontributet e sigurimeve shoqĂ«rore pĂ«r punonjĂ«sit dhe punĂ«dhĂ«nĂ«sit sĂ« bashku arrijnĂ« nĂ« rreth 42 pĂ«rqind tĂ« tĂ« ardhurave bruto. Werding pret qĂ« ato tĂ« rriten nĂ« 43 pĂ«rqind gjatĂ« vitit. Ai theksoi se disa kompani sigurimi shĂ«ndetĂ«sor kanĂ« kaluar ndĂ«rkohĂ« mesataren prej 17 pĂ«rqind dhe tashmĂ« i kanĂ« rritur pĂ«rsĂ«ri kontributet e tyre shtesĂ« kĂ«tĂ« vit. “Aktualisht, mesatarja ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« jetĂ« 17.5 pĂ«rqind.”

Edhe njĂ« rritje tjetĂ«r e sigurimit pĂ«r kujdesin afatgjatĂ« shĂ«ndetĂ«sor pritet me ndĂ«rrimin e viteve. Fondi i pensioneve pritet tĂ« preket mĂ« vonĂ«: nĂ« vitin 2027 ose mĂ« sĂ« voni nĂ« vitin 2028, kontributet, tĂ« cilat kanĂ« mbetur konstante nĂ« 18.6 pĂ«rqind pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ«, do tĂ« rriten nĂ« pothuajse 20 pĂ«rqind. “Kjo do tĂ« thotĂ« arritja e njĂ« barre tatimore prej 45 pĂ«rqind sĂ« shpejti deri nĂ« fund tĂ« kĂ«saj periudhe legjislative”, tha ekonomisti, i cili bĂ«ri thirrje pĂ«r reforma tĂ« thella.

PĂ«r ekspertin masat qĂ« po diskutohen aktualisht, tĂ« tilla si rritja e kufirit tĂ« vlerĂ«simit tĂ« kontributeve shoqĂ«rore dhe pĂ«rfshirja e nĂ«punĂ«sve civilĂ« nĂ« sigurimet shoqĂ«rore, nuk janĂ« tĂ« mjaftueshme. “NĂ« disa raste, kjo thjesht krijon boshllĂ«qe financiare diku tjetĂ«r – pĂ«r shembull, nĂ« buxhetet e landeve qĂ« punĂ«sojnĂ« shumicĂ«n e nĂ«punĂ«sve civilĂ«â€, thekson Werding. Nevojiten debate pĂ«r zhvillimet e shpenzimeve shoqĂ«rore, efektivitetin e tyre, si pĂ«r shembull, pensioni pĂ«r nĂ«nat, qĂ« ka disa specifika e ka shkaktuar debat nĂ« Gjermani. Eksperti Martin Werding Ă«shtĂ« anĂ«tar i KĂ«shillit tĂ« EkspertĂ«ve tĂ« EkonomisĂ« Gjermane qĂ« merret nga ana studimore me zhvillimin ekonomik tĂ« GjermanisĂ«./dw

30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE,Spiropali:Falë arritjeve dolëm nga


Shqipëria ka shënuar sot 30-vjetorin e anëtarësimit në Këshillin e Europës.

Lidhur me këtë, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka shpërndarë një mesazh, ku ka vlerësuar këtë moment historik si një hap thelbësor në rrugën drejt konsolidimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore të njeriut në vendin tonë.

Ajo nënvizoi se gjatë kësaj legjislature, si rezultat i reformave në drejtësi, luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të institucioneve demokratike, Shqipëria doli nga faza e monitorimit të Këshillit të Europës më 21 prill 2024.

Po ashtu, Spiropali shprehu gjithashtu mirënjohjen për punën dhe kontributin e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, për angazhimin në të gjitha çështjet kyçe ndër vite.

Mesazhi i Spiropalit:

“30 vjet mĂ« parĂ« ShqipĂ«ria u bĂ« anĂ«tare e KĂ«shillit tĂ« EuropĂ«s, njĂ« hap kyç nĂ« rrugĂ«n drejt konsolidimit tĂ« demokracisĂ«, sundimit tĂ« ligjit dhe respektimit tĂ« tĂ« drejtave themelore tĂ« njeriut.

Ky përvjetor na kujton se angazhimi i vazhdueshëm për konsolidimin e institucioneve e vlerave demokratike dhe progresi në sistemin e pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, mbetet prioritet i Kuvendit.

Si rezultat i reformave transformuese në sistemin e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit, forcimit të institucioneve demokratike dhe përparimit në zbatimin e standarteve të të drejtave të njeriut, gjatë kësaj legjislature, në 21 prill 2024, Shqipëria doli nga faza e monitorimit të Këshillit të Europës.

Si vendi kandidat pararojë për anëtarësim në Bashkimin Europian, ky është moment për të reflektuar mbi rrugën që kemi përshkuar dhe për të shumëfishuar kontributet për Shqipërinë Europiane.

ËshtĂ« rasti tĂ« pĂ«rsĂ«risim qĂ«ndrimin e vendosur tĂ« ShqipĂ«risĂ« se KĂ«shilli i EuropĂ«s, kjo organizatĂ« prestigjoze e me impakt global, Ă«shtĂ« jo e plotĂ« pa RepublikĂ«n e KosovĂ«s dhe se anĂ«tarĂ«simi i KosovĂ«s nĂ« KiE duhet tĂ« ndodhĂ« sa mĂ« shpejt.

Si Kryetare e Kuvendit tĂ« ShqipĂ«risĂ«, shpreh vlerĂ«simin dhe mirĂ«njohjen pĂ«r kontributin konsistent, tĂ« vlerĂ«suar e tĂ« spikatur tĂ« delegacionit tĂ« Kuvendit nĂ« AsamblenĂ« Parlamentare tĂ« KiE, pĂ«r tĂ« gjitha çështjet kyçe pĂ«rgjatĂ« kĂ«tyre katĂ«r viteve.”

“MĂ« thonĂ« je çupĂ«!” Alberti i fyer nga vĂ«llai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!

Vergjinushja Ă«shtĂ« njĂ« nĂ«nĂ« 76-vjeçare, e vuajtur, e ofenduar dhe e dhunuar nga djali i madh dhe nusja e tij. Ajo gjendet pĂ«rballĂ« djalit tĂ« vogĂ«l, Albertit nĂ« “Shihemi nĂ« Gjyq”nga “E Diela Shqiptare” nĂ« Tv Klan, i cili i kĂ«rkon me ngulm qĂ« tĂ« ndahen tĂ« dy nga ajo shtĂ«pi.

Vergjinushja jeton prej 22 vitesh me djalin e madh, nusen dhe dy fĂ«mijĂ«t e tyre, ndĂ«rsa prej pak kohĂ«sh ka humbur bashkĂ«shortin. Familja ushqehet me pensionin e saj, por nga ana tjetĂ«r, nuk kanĂ« reshtur kurrĂ« ofendimet e dhuna ndaj saj, me fjalĂ«t mĂ« tĂ« rĂ«nda. Fyerjet i ka pĂ«rjetuar edhe Alberti, i cili thotĂ« se vĂ«llai e kunata e quajnĂ« “vajzĂ«â€.

Albert: Unë jam beqar! Për shkak të tyre, unë nuk martohem sot se mua më del vëllai, më del tjetri, më del kunata në mes të rrugës, ofendon. Del vëllai në lokal, më ofendon.

Eni Çobani: Po pse?

Albert: Më ofendon, je budalla! Je çupë!

Eni Çobani: ÇfarĂ« tĂ« thotĂ« mo?

Albert: Je çupë!

Eni Çobani: ÇupĂ« ty? Po pse?

Albert: Po, më thotë kunata!

Eni Çobani: Po pse je çupĂ« ti?

Albert: Nuk e di. Mua më vjen zor kur dal në Pogradec se mua më pikëllon atje ku shkon më keq.

Eni Çobani: Po kjo qenka shumĂ« e rĂ«ndĂ« Vergjinush!

Vergjinush: E rĂ«ndĂ« Ă«shtĂ« edhe pĂ«r mua qĂ« mĂ« thotĂ« nusja nĂ« sy tĂ« djalit, mĂ« thotĂ« gomaricĂ« qĂ« mua mĂ« ka bĂ«rĂ« njĂ« baba dhe nuk mĂ« ka bĂ«rë . ose le tĂ« mĂ« gjejĂ« burrĂ« mua qĂ« jam k**vĂ«! 76 vjeçe!

Albert: Unë ndihem i kërcënuar në Pogradec!

Vergjinush: Unë, më erdhi djali
 prit ore Berti, të lutem!

Albert: Jo mama, nuk dua! Dua të japësh drejtësi!

Alberti thotĂ« se nĂ«se ai e nĂ«na nuk jetojnĂ« veçmas tyre, nuk i pĂ«rjashton disa skenare tĂ« mundshme qĂ« mund t’i ndodhin atij kur ajo tĂ« ndĂ«rrojĂ« jetĂ«. Sipas tij, kunata dhe mbesa mund tĂ« inskenojnĂ« sikur ai i ka sulmuar apo qĂ« tĂ« jetĂ« provokuar dhe tĂ« mos ketĂ« reaguar.

Albert: Edhe atë e pres nesër, që po të vdesë kjo nënë, prandaj nuk dua të më lërë, prej atyre dy zonjave që kam në shtëpi, nusen e mbesën, pres nesër budallallëkun tjetër! Përderisa thua që është çupë, nesër pres një gjë tjetër se sot nuk është e kollajshme. Sot unë jam vetë atje, nesër të vdeesë kjo copë nënë, gris fanellën nusja dhe thotë erdhi kunati apo xhaxhi, unë nuk i përballoj dot ato gjëra se mua më vjen turp të dal nesër para publikut apo Pogradecit atje. Unë, me këtë fjalë që tha ai sot, je çupë, unë nuk bëhem dot me shoqërinë.

Eni Çobani: Kjo qenka shumĂ« e rĂ«ndĂ«!

Albert: Nuk piqem se sot, edhe kĂ«to qĂ« fola nĂ« publik, sot thonĂ«, mua mĂ« vete mendja, qĂ« ky miku
 ka vajtur me tĂ« pa e ka nxjerrĂ« çupĂ« ajo!

Eni Çobani: E kuptoj, Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«, sikur ajo ka tentuar me ju dhe ju s’keni mundur.

Albert: Po!/tvklan.al

Aksident në Rrugën e Arbrit/Automjetet përplasen kokë më kokë,plagosen dy drejtuesit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit.

Sipas informacioneve tĂ« para, dy automjete janĂ« pĂ«rplasur “kokĂ« mĂ« kokĂ«â€, duke shkaktuar plagosjen e dy drejtuesve tĂ« mjeteve.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë për ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Bulqizës. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Mark Rutte vizitë zyrtare në SHBA, takim me Trump dhe zyrtarë të tjerë

Shefi i NATO-s Mark Rutte do të vizitojë Uashingtonin nesër për të zhvilluar takim me Donald Trump dhe zyrtarët e lartë të kabinetit të tij.

Njoftimi për shtyp që bëri me dije vizitën e Rutte nuk dha një arsye specifike për udhëtimin, por Trump tha së fundmi se do të ishte i gatshëm të furnizonte me armë Ukrainën nëpërmjet NATO-s.

Presidenti amerikan gjithashtu ka premtuar se do tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« “deklaratĂ« tĂ« madhe” nĂ« lidhje me RusinĂ« nesĂ«r, tĂ« cilĂ«n disa besojnĂ« se mund tĂ« jetĂ« mbĂ«shtetja e tij pĂ«r njĂ« projektligj sanksionesh kundĂ«r MoskĂ«s.

Përveç takimit me Trump në udhëtimin dy-ditor, Rutte do të zhvillojë gjithashtu bisedime me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio dhe Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth.

“E ofenduar nga djali, e dhunuar nga nusja!” Deklarata: Kunata ma quan nĂ«nĂ«n k**vĂ«!

Konflikti i radhĂ«s nĂ« rubrikĂ«n “Shihemi nĂ« Gjyq” tĂ« sĂ« “DielĂ«s Shqiptare” nĂ« Tv Klan, zhvillohet mes nĂ«nĂ«s dhe djalit. Vergjinushja, 76 vjeçe, shpreh nĂ« insertin prezantues problematikĂ«n e rĂ«ndĂ« tĂ« dhunĂ«s nga nusja dhe fyerjeve nga i biri.

“Jam 76 vjeç. TĂ« tĂ« rrahĂ« nusja, tĂ« tĂ« ofendojĂ« djali, tĂ« tĂ« japĂ« zeher tĂ« hash dhe tĂ« tĂ« thĂ«rrasĂ« me fjalĂ« ofenduese, tĂ« ofendojĂ« edhe djalin e vogĂ«l, 100 tĂ« zeza m’i thotĂ«, kam shumĂ« pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ«!”

Edhe kur hyn nĂ« studio, ajo pĂ«rsĂ«rit tĂ« njĂ«jtĂ«n gjĂ«, e pĂ«rlotur. “E dhunuar nga djali, e ofenduar nga nusja, e ofenduar nga mbesa, e rrahur. FjalĂ«t mĂ« tĂ« pista i janĂ« thĂ«nĂ« kĂ«saj nĂ«ne, 76 vjet grua!”, thotĂ« e moshuara, e cila sĂ« fundmi ka mbetur edhe vejushĂ«.

Nga ana tjetër, djali, Alberti, ka një konflikt me nënën dhe i kërkon të zgjedhë.

“Jam shumĂ« i revoltuar! Nga shtĂ«pia, nga kunata dhe nga nĂ«na, personalisht. UnĂ« sot nuk qĂ«ndroj dot me nĂ«nĂ«n se jam i kĂ«rcĂ«nuar, po mĂ« pengon. NĂ«na mban tĂ« dy krahĂ«t. Sot o tĂ« mĂ« zgjedhĂ« mua, ose tĂ« mbajĂ« familjen tjetĂ«r.”

Vergjinushja nis të tregojë se ka dy djem, nga të cilët i madhi është i martuar. Ajo thotë se djali i madh i ka dhënë edhe ilaç, pavarësisht se për 22 vjet ka qëndruar në shtëpinë e saj bashkë me familjen e tij. Nga djali dhe nusja, ajo është ofenduar vazhdimisht por i ka duruar të gjitha. Alberti konkretizon cilat kanë qenë këto ofendime të rënda, të cilat janë thënë prej nuses së shtëpisë kundrejt nënës së tij.

Vergjinush: Zonja Vergjinush ka njĂ« mal me halle, publiku do tĂ« çuditet me kĂ«tĂ« zonjĂ«n Vergjinush dhe do tĂ« thotĂ« kĂ«shtu publiku qĂ« si ka ardhur kjo grua plakĂ«, si nuk e ka ngrĂ«nĂ« ilaçin e atij djalit qĂ« e ka mĂ«suar djali nĂ«nĂ«n tĂ« hajĂ« ilaç ku ma ka lĂ«nĂ« dhe nuk kisha pĂ«r tĂ« ardhur kĂ«tu, por mĂ« mbajti kjo grua (Eni Çobani) qĂ« nuk kam çfarĂ« tĂ« them unĂ« si plakĂ« qĂ« jam.

Albert: Të ndërhyj unë?

Eni Çobani: Prit tĂ« dĂ«gjojmĂ« mamanĂ«, do tĂ« ndĂ«rhysh, do tĂ« flasĂ«sh.

Albert: Të ndërhyj se më del aty ku dua unë.

Eni Çobani: ÇfarĂ« do tĂ« thuash?

Albert: Nga ai ilaçi i saj jam ofenduar edhe unë, nga hatri i saj që e ka mbajtur ajo se ajo zonja nuse kur është ndarë, ka vajtur dhe i ka kërkuar falje. Kur i ka kërkuar falje më ka marrë edhe mua në qafë sot, se nuk i kërkon dot falje.

Eni Çobani: Djalit tjetĂ«r?

Albert: Nuses i ka kërkuar, jo djalit dhe më ka thënë mua duro, duro, unë nesër mund të vritem. Sot që dal nga këtu, unë nuk jam i garantuar. Dakord? Sot o ai o unë në shtëpi.

Vergjinush: UnĂ« e kam martuar djalin dhe e kam mbajtur djalin, kam bĂ«rĂ« njĂ« gabim qĂ« tĂ« mos ma falĂ« publiku dhe mos ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ« qĂ« kam bĂ«rĂ« unĂ«, 22 vjet e kam mbajtur bashkĂ«. E ofenduar nga djali, e ofenduar nga nusja, unĂ« i shkelja ofendimet me kĂ«mbĂ«. Por qĂ« e kam mbajtur bashkĂ«, e kam mbajtur vetĂ«m nga turpi, thoshin nuk mban vjehrra nuse. UnĂ« pastaj kĂ«ta djemtĂ«, i thosha djalit puno, tĂ« madhit. HerĂ« punonin, herĂ« s’punonin. I mbaja vetĂ«m me njĂ« pension, i mbaja vetĂ« i gjashtĂ« nĂ« shtĂ«pi, me dy fĂ«mijĂ« nĂ« shkolla. Si pĂ«rfundim, nusja ndahej dhe vinte nĂ« shtĂ«pi mĂ« bashkohej.UnĂ« si vjehrrĂ« nuk ia thosha dot qĂ« moj bijĂ« ti u ndave dhe ike. UnĂ« si vjehrrĂ« kam bĂ«rĂ« njĂ« gabim qĂ« nuk mĂ« falet, tĂ« mos ma falĂ« publiku.

Eni Çobani: Ke bĂ«rĂ« shumĂ« mirĂ« se nĂ« fund tĂ« fundit, me djalin tĂ«nd ke qĂ«ndruar dhe me nusen, nuk Ă«shtĂ« gabim.

Albert: Kur u nda radhën e parë, mos të kishte shkuar ta kishte thirrur në shtëpi. Të mos e kishte thirrur kur u nda dhe është gabimi edhe i nënës që shkon e i kërkon falje, edhe është fajtore, edhe shkon i kërkon


Eni Çobani: NĂ«na fal gjithmonĂ«, nĂ«nat kĂ«shtu janĂ«. NĂ«nat janĂ« me zemĂ«r tĂ« madhe.

Albert: Të më falë publiku se e kam nënë, arrin sot në sy të djalit, nusja në sy të djalit, bëhet nëna ime sot k**vë dhe pu**në! Mund ta nxjerr me video!

Vergjinush: Gomaricë! Më ka bërë nusja gomaricë!

Albert: I thashë të ma tregojë nëna ime kë kam baba unë!

Vergjinush: Një grua pa burrë! Z. Ardit, të më dëgjosh me vëmendje, edhe znj. Eni!

Albert: E kam bërë gati incizimin, ta dëgjojë sot publiku! Nëse unë gënjej, të më shpien me pranga që sot!

Vergjinush: UnĂ« kam bĂ«rĂ« njĂ« gabim qĂ« nuk mĂ« falet. Si u ndanĂ« kĂ«ta, kishim pesĂ« lekĂ« muhabet, fĂ«mijĂ«t m’i linin mua dhe sot djalit tĂ« djalit tĂ« madh, ia shtroj unĂ« rrobat, 76 vjeçe dhe ia ngre. E kam nip! E kam tĂ« djalit, ma do shpirti, ma do barku! Nuk e pĂ«rzĂ« dot!

Albert: Ajo po s’e pĂ«rzuri atĂ«, unĂ« nuk rri! UnĂ« iki qĂ« sot!

Vergjinush: Berti, lërmë nënën!

Albert: Nuk ndahesh me djathin, nuk shoh prej hirrĂ«s. Kur s’pashĂ« prej vĂ«llait, prej kunatĂ«s, nuk shoh prej hirrĂ«s.

Eni Çobani: Ti çfarĂ« kĂ«rkon tani, tĂ« mos flejĂ« me nipin?

Albert: As me nipin, asgjë! Të bëjë nëna dorëheqje! O me atë, o me mua!

Vergjinush: Unë jam gjyshe!

Albert: Nuk të lë të mbarosh, unë jam i kërcënuar!

Vergjinush: Turp të kesh që të kam rritur!

Albert: Turpin le ta kem unë!

Vergjinush: Më kërcënon në sy të publikut, nuk ju kam kërcënuar kurrë!/tvklan.al

Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës

Gisele Pelicot, gruaja franceze që ka fituar vëmendje ndërkombëtare pasi ka dëshmuar publikisht në gjyqin për dhunimin masiv që ka përjetuar, i është ndarë titulli më i lartë i Francës.

Kjo 72-vjeçare është emëruar Kalorëse e Legjionit të Nderit, sipas një liste të publikuar para Ditës Kombëtare të Francës.

Pelicot ka hequr dorë nga e drejta për anonimitet në një gjyq të profilit të lartë kundër burrit të saj, i cili e ka droguar dhe dhunuar, si dhe i ka ftuar dhjetëra burra tjerë të huaj që të abuzojnë me të për gati një dekadë.

Pelicot është në mesin e 589 personave që u është ndarë ky çmim prestigjioz.

Ajo ka marrë pjesë në seancat gjyqësore pothuajse çdo ditë.

Ato kanë përfunduar në dhjetor të vitit të kaluar dhe Dominique Pelicotit, 72-vjeçar, i është dhënë dënim maksimal prej 20 vjetësh burgim për dhunim, pasi e ka pranuar se e ka dhunuar Giselen dhe i ka rekrutuar rreth 50 burra për ta dhunuar, derisa ajo ka qenë pa vetëdije në shtrat.

“Dua qĂ« tĂ« gjitha gratĂ« qĂ« janĂ« dhunuar tĂ« thonĂ«: Zonja Pelicot ia ka dalĂ«, mundem edhe unĂ«â€, u ka thĂ«nĂ« mĂ« parĂ« ajo gazetarĂ«ve, duke treguar se ka vendosur ta bĂ«jĂ« tĂ« hapur procesin gjyqĂ«sor pĂ«r “t’ia ndĂ«rruar vendin turpit” duke e bartur nga viktima te dhunuesi.

Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka nderuar publikisht figurĂ«n e saj, duke thĂ«nĂ« se “dinjiteti dhe kuraja e saj e kanĂ« inspiruar FrancĂ«n dhe botĂ«n”.

Sipas avokates së saj, një libër me hollësi për përjetimet e Gisele Pelicotit do të publikohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Tuma e Kamenicës zgjon interesin e studiuesve të huaj

Trashëgimia e pasur historike dhe arkeologjike e Korçës po zgjon çdo vit e më tepër kuriozitetin e vizitorëve, sidomos të huaj. Këtë të diel, një grup studiuesish austriakë, mes të cilëve arkeologë, historianë dhe filologë, vizituan Tumën e Kamenicës, një vendvarrim prehistorik që daton në shekullin e XII para Krishtit.

Vizitorët e kanë një pikë të veçantë në guidat e tyre Tumën e Kamenicës, pasi si ajo nuk ka një të dytë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Rajon, për nga vlerat dhe interesi arkeologjik dhe antropologjik.

Vizitorët mbetën të befasuar nga ajo çka panë dhe dëgjuan për këtë varrezë prehistorike, ku gjenden veç varreve edhe objekte prej kocke, qeramike, armë dhe zbukurime prej bronzi, ari dhe argjendi. Vendbanimi i Linit në Pogradec dhe Tuma e Kamenicës në Korçë marrin rëndësi të veçantë, pasi plotësojnë një boshllëk për historinë e vendit.

“Punoj nĂ« Departamentin e Antikitetit nĂ« Universitetin e Salsburgut dhe fokusi im Ă«shtĂ« arkeologjia nĂ«nujore dhe historia e mjekĂ«sisĂ«. ShumĂ« mbresĂ«lĂ«nĂ«se, mĂ« pĂ«lqeu shumĂ«. NjĂ« zonĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme kĂ«tu dhe nga sa dĂ«gjova ka njĂ« lidhje mes vendndodhjes dhe TumĂ«s, gjĂ« qĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« e rrallĂ«. ËshtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme puna qĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« kĂ«tu, jo vetĂ«m nĂ« anĂ«n e mjekĂ«sisĂ«, pra Ă«shtĂ« shumĂ« impresionuese. ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« njĂ« vend shumĂ« interesant, jam i lumtur qĂ« jam kĂ«tu. Kam qenĂ« vite mĂ« parĂ« dhe kam vizituar Butrintin, dhe kĂ«tĂ« herĂ« kam parĂ« shumĂ« vende historike dhe arkeologjike”, thotĂ« Rupert Breitwieser.

“Vij nga Vjena dhe jam mĂ«suese e latinishtes, ndaj jam shumĂ« e interesuar pĂ«r arkeologjinĂ« e Ballkanit. Ne kemi shumĂ« studentĂ« me origjinĂ« nga vendet e Ballkanit si Maqedonia e Veriut, Bosnja si edhe ShqipĂ«ria, ndaj mĂ« shĂ«rben tĂ« kuptoj mĂ« shumĂ« pĂ«r vendet nga ata vijnĂ«. Mendoj qĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« interesante dhe keni bĂ«rĂ« njĂ« punĂ« shumĂ« tĂ« mirĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ«n sesi e prezantoni historinĂ« tuaj. Mendoj qĂ« Ă«shtĂ« ende duke u zhvilluar dhe ajo qĂ« i shkrova bashkĂ«shortit tim dje Ă«shtĂ« qĂ« jam shumĂ« kurioze sesi do tĂ« duket pas 10 vitesh, ndaj shpresoj tĂ« vijmĂ« pas 10 vitesh pĂ«r ta parĂ«â€, shprehet Annamaria Lesigang.

“Kemi 2-3 ditĂ« qĂ« kemi ndĂ«rmarrĂ« kĂ«tĂ« tur dhe kemi parĂ« TiranĂ«n dhe ShkodrĂ«n. Jemi duke vizituar sitet antike dhe prehistorike dhe ky vend Ă«shtĂ« shumĂ« i pasur. Jam mĂ«suese e latinishtes dhe anglishtes nĂ« VjenĂ«, Austri. Kemi njĂ« program shumĂ« tĂ« ngjeshur. Kemi parĂ« gĂ«rmimet e Linit, ishte njĂ« pamje shumĂ« e bukur nĂ« liqen. ËshtĂ« mahnitĂ«se. Kemi qenĂ« mĂ« herĂ«t nĂ« njĂ« tur nĂ« Bullgari dhe aty kemi parĂ« tuma tĂ« ngjashme, çka mĂ« kujton disi atĂ« kulturĂ«. Interesi im kryesor Ă«shtĂ« kultura romake dhe mĂ« pĂ«lqeu shumĂ« rruga Egnatia nĂ« Elbasan, por mendoj qĂ« ky muze kĂ«tu Ă«shtĂ« shumĂ« informues dhe i mbajtur shumĂ« mirĂ«â€, thotĂ« Barbara Beckenberger.

Tuma e Kamenicës daton të jetë ndërtuar në shekullin e XII para Krishtit. Deri tani janë zbuluar 400 skelete njerëzore të asaj periudhe dhe rreth 3500 objekte arkeologjike. Ajo përfaqëson monumentin më të madh mortor të zbuluar në Shqipëri.

Tv Klan

❌