Me kokainë dhe shishe me verë, arrestohet 67-vjeçari në Portin e Durrësit, i sekuestrohen mijëra euro
Një 67-vjeçar nga Patosi ka rënë në prangat e policisë së Durrësit.
Gjatë kontrollit të automjetit të Maksim Lajthisë në Portin e Durrësit, efektivët gjetën një sasi kokainë, shishe me verë dhe 12 200 euro që ai nuk e kishte deklaruar
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 67 vjeç, banues në Patos, pasi në PKK Port Durrës, në hyrje, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, shishe me verë dhe 12 200 euro që ai nuk e kishte deklaruar”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
The post Me kokainë dhe shishe me verë, arrestohet 67-vjeçari në Portin e Durrësit, i sekuestrohen mijëra euro first appeared on JavaNews.al.