Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Video e shembjes me telekomandim të godinës pa leje në Vlorë

“Me këto pamje nga përballja me paligjshmërinë që lëndon e shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij vendi, e ku do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve, ju uroj një javë sa më të mbarë”- shkruan kryeministri Edi Rama në profilin e tij në facebook këtë të hënë, datë 11 gusht 2025. Dhe e shoqeron me videon e shëmbjes…

Source

Temperaturat sot mbi 40 gradë. Për fikjen e zjarreve mbërriten edhe dy helikopterë nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Sot fillon tmerri i temperaturave të larta. Parashikohet se do jenë mbi 40 gradë në hije. Tirana. Elbasani, Gjirokastra e Berati parashikohet se mund të kapin edhe 44 gradë. Kujdesi duhet nga ora 11.00 deri në 17.00, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit. Ndërkohë situata e zjarreve po vjen duke u vështirësuar prej temperaturave të larta, por edhe nga zjarrvëniet e qëllimshme.

Source

Në turizëm, pasuri s’janë tullat dhe pishinat, por turisti që rikthehet për herë të dytë

Nga Kreshnik Spahiu- Dje takova në Tiranë djalin e Janaqit, Raqin. Ishte një ditë përvëluese dhe termometri shënonte 38 gradë. Po furnizohesha me karburant te “Ekspozita Shqipëria Sot”, kur befas më doli përpara Raqi – 120 kilogramë i shëndoshë, dhe kokrrat e djersës i rrëshqisnin si ujvarë nëpër pjerrësinë e tuleve, duke lagur bluzën prej najloni të stampuar me gërma të mëdha “Emporio ARMANI”.

Source

Belinda Balluku: Në plazhet e Semanit dhe Darëzezës, më lirë se kudo tjetër, shërbim cilësor nga njerëz që të presin me buzëqeshje

Belinda Balluku i bën supër reklamë zonës së saj elektorale, duke ftuar vizitorë, turistë, etj që të shkojnë plazhet e Semanit dhe Darëzezës. Ja se çfarë shkruan Balluku: “Det, diell, Fier. Fieri ka det dhe të mrekullueshëm madje. E diel në plazhet e Semanit dhe Darëzezës. Provoni plazhet e Fierit këtë verë! Më lirë se kudo tjetër, shërbim cilësor nga njerëz që të presin me buzëqeshje dhe…

Source

E dielë vrasjesh në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Pas vrasjes në Kosovë të tre personave sot në mesditë nga Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, vjen edhe një vrasje tjetër në Tetovë. Një 46-vjeçar nga Tetova humbi jetën nga incidenti i armatosur në Tetovë që ndodhi sot në mesditë në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, pas një shkëmbimi me armë zjarri nga dy automjete, që la pas edhe katër të plagosur.

Source

Vrasja e trefishtë në Gjilan nga Mefail Shkodra. Jeta luksoze në “Instagram”, akuzat për fajde dhe krim të rëndë

Emri i Mefail Shkodrës është rikthyer në qendër të vëmendjes pas akuzave për një nga ngjarjet më të rënda kriminale të viteve të fundit: vrasjen e trefishtë të ndodhur mesditën e së dielës në Gjilan. I njohur për jetën e tij luksoze dhe praninë e shpeshtë në rrjetet sociale, Shkodra nuk hezitonte të publikonte foto me makina luksoze si Range Rover dhe BMW X5, si dhe imazhe krah politikanëve të…

Source

Zelensky paralajmëron: Çdo përpjekje për ndarjen e Ukrainës, ftesë për një tjetër pushtim rus

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të ndarë territorin ukrainas do të çojë në një tjetër valë agresioni nga Rusia. Në një deklaratë të fortë, Zelensky tha se lejimi i Vladimir Putinit për të aneksuar Krimenë në vitin 2014 çoi drejtpërdrejt në pushtimin e rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut. Sipas tij, historia po rrezikon të përsëritet. “Tani…

Source

Çmime të larta në turizëm, rrezikojmë të biem në kolaps vitin tjetër*

Hyrjet e të huajve në vend janë raportuar në rritje, ndonëse të dobët, gjatë pjesës së parë të këtij viti, por strukturat hoteliere dhe operatorët turistikë shprehen se kjo nuk po reflektohet në bregdet. Sipas tyre, profili i turistit që po viziton Shqipërinë nuk është ai që kërkon plazhet dhe detin me ditë të tëra, por ai që kërkon të marrë maksimumin me kosto sa më të ulët dhe të eksplorojë sa…

Source

Haxhiu: Dyshohet se gjyqtari Llaban është bashkëpunëtor i BIA-s serbe

-Botuar në radion “Europa e Lirë”- Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se dielën se gjyqtari i pakicës serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Radomir Llaban, dyshohet se është “bashkëpunëtor i Agjencisë për Siguri dhe Informim të Serbisë, BIA”. Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, Haxhiu tha se dyshimet bazohen në informacionet që ajo ka nga…

Source

Rama: Shteti ka konfiskuar 8 katet pa leje te Kulla në sheshin “Skënderbej”

Kryeministri Rama sot sqaroi edhe hamendjet dhe thashethemet se 8 katet pa leje të kulla në sheshin Skënderbej nuk janë sekuestruar. Rama tha prerë se të 8 katet pa leje i ka marrë shteti dhe do ti përdorë për zyra për administratën e bashkisë apo të institucioneve që varen nga qeveria. Pra sapo të dalë leja e shfrytëzimit të kullës së lartë te 8 katet do të regjistrohen nga Agjensia Shtetrore e…

Source

Shpëtoi katër persona që u aksidentuan rëndë, me pas makina shpërtheu në flakë

Klaidi Mustaj, 26 vjeç, efektiv policie nga Fieri, është kthyer në “heroin e ditës” pasi rrezikoi jetën për të shpëtuar katër persona që udhëtonin me një automjet tip “Benz”, i cili u përmbys mbrëmjen e kaluar në Qafën e Koshovicës. Ngjarja ndodhi kur drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe makina doli nga rruga, duke përfunduar e përmbysur. Mustaj, ish-jurist i Bashkisë Mallakastër që la…

Source

Dhunohet në një dasëm në Kosovë këngëtari Shpat Kasapi

Një festë familjare në restorantin “Grand Events” në Shkabaj, në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, është shndërruar në skenë dhune, ku mes të lënduarve kanë qenë edhe këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe vëllai i tij, Albin Kasapi. Sipas burimeve të portalit kosovar Sinjali, dy vëllezërit, përkatësisht rreth 40 dhe 47 vjeç, kanë deklaruar se janë sulmuar fizikisht nga Feim Kicaj, 62 vjeç…

Source

Çim Peka: Asnje media nuk transmetoi live sot ate qe ndodhi me “News24”

Nga Çim Peka- Çfare turpi, cfare nenshtrimi! Asnje media nuk transmetoi live sot ate qe ndodhi me “News24”. Me perjashtim te SYRIT! Edhe keto partite “opozitare” si ajo e atij jarges se “call center” heshten deri ne darke, edhe pse ishte ekrani i tyre gjate fushates me qellimin e demtimit te opozites reale. Asgje editorialisht nuk me lidh me oshilacionet e “News 24”, por ajo e sotmja eshte…

Source

Andi Bushati: Mbyllja e News 24, fundi i një hakmarrjeje personale

Nga Andi Bushati- Edhe invadimi i sotëm të bashibozukëve me uniforme tek News 24, njësoj si për hedhjen në erë Prestige Resort para tre vitesh, sërish do të sërviren të njëjtat alibi. Nga ata që duan, me çdo kusht, ta shohin Edi Ramën si një një diktator liberal, ngjarja nuk do të shihet si një raport i pushtetit me mediat, por si një çështje mospagimi qerash apotaksash Rreth shtatë vite më…

Source

Berisha dhe Meta solidarizohen me news24 dhe pronarin e televizionit

POSTIMI I SALI BERISHES: Me prerjen e sinjalit të News24 Ramaduro kreu një akt prej xhelati ndaj fjalës së lirë. Në traditën e babait të tij biologjik Kristaq Rama që në 10 gusht 1988 firmosi varjen publike në litar të poetit disident Havzi Nela, Ramaduro më 11 gusht 2025 rrethoi me polici dhe urdhëroi xhelatët e tij të fjalës së lirë të ndërpresin sinjalin e televizionit të News24…

Source

Ylli Manjani: Pronarët, në u daltë hesapi, duhet thjesht të investojnë dhe jo të mbrojnë hallet e tyre me lirinë e medias

Ylli Manjani ka reaguar për atë që ka ndodhur me News 24. “Më vjen keq për gazetarët të cilët detyrohen të bëhen lajm dhe jo të përcjellin lajme. Padyshim që jam me çdo gazetar, i cili krahas halleve për pagat e vonuara apo sigurimet e papaguara u duhet të mbajnë dhe hallet e pronarëve kur zihen me shtetin. Ndodh shpesh kjo, jo vetëm sot e jo vetëm tek News24. Por definitivisht nuk ka media…

Source

Takimi Trump-Putin në Alaskë. Mund të flitet për “shkëmbim territoresh” mes Rusisë dhe Ukrainës!

-Botuar në radion shtetore gjermane DW- Presidenti i SHBA-sëDonald Trump dhe ai Rusisë Vladimir Putin të premten e ardhshme (15.08.2025) duan të takohen në Alaskë për t’u konsultuar mbi mundësinë e fundit të luftës në Ukrainë. Takimi në shtetin federal të SHBA-së në veri-perëndimin e largët pritet “me interes”, deklaroi Trump në platformën e tij sociale “Truth Social”.

Source

Italia do të ndërtojë urën për në Sicili 13.5 miliardë euro

Një urë për në Sicili e ëndërrojnë prej dekadash politikanët iatalinë. Ministri i Komunikacionit Matteo Salvini deklaroi, se është dhënë leja për ndërtimin e urës. Kritikët druajnë për një kantjer ndërtimi pa fund. Ura për në Sicili është projekti i zemrës për ministrin e Komunikacionit Matteo Salvini. Ndërtimi i urës do të hyjë në histori, deklaroi ai (06.08.2025).

Source

❌