Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Analisti Vokshi tregon prapaskenat që çuan në burg liderët e UÇK-së

Analisti Indrit Vokshi ishte i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ku komentoi prapaskenat e asaj që ai e konsideron si një ndërhyrje të drejtpërdrejtë të faktorit ndërkombëtar në skenën politike të Kosovës përmes Gjykatës Speciale. Sipas Vokshit, kjo gjykatë nuk është një institucion i pavarur, por një mekanizëm në duart e vendeve perëndimore, që përdoret për të kufizuar ose orientuar…

Source

”Thethi s’ka nevojë për buldozerë”, Vangjeli: Shteti të zgjidhte problemin e pronës, të çonte ujë dhe energji

Analisti Lorenc Vangjeli e komenton me nota kritike aksionit të qeverisë në Theth për prishjen e ndërtimeve pa leje. Thethi nuk ka nevojë për rruspa dhe buldozerë por për ujë dhe energji elektrike dhe të ishte zgjidhur më parë çështja e pronës. ”Për ta kuptuar më mirë, duhet të ballafaqohet me të shkuarën. Ka patur klimë armiqësore në 2005-2011 kur Rama ishte kryebashkiak me zotin Berisha.

Source

Tronditëse, skena gjigante e Tomorrowland përfshihet nga flakët

Tronditëse është situata e zjarrit që ka shkatërruar plotësisht skenën kryesore të festivalit Tomorrowland në Belgjikë, duke hedhur dyshime mbi zhvillimin e mëtejshëm të eventit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë flakët që përpijnë skenografinë e ndërlikuar, ndërsa gazeta lokale GVA raportoi para orës 20:00 se zjarri dukej se ishte vënë nën kontroll. Banorëve që jetojnë pranë zonës…

Source

Kontrolle blic në paraburgimet e Tiranës

Kontrolle blic po bëhen kontroll tek paraburgimet 302 dhe 313 në Tiranë. Ende nuk dihet arsyeja e këtyre kontrolleve, por dyshohet për gjetjen e sendeve të ndaluara. Në qelinë e 313-ës, ndodhet dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ky i fundit, u dënua dhe iu ndalua të kryejë ushtrime në ambiente të përbashkëta për 2 javë, që prej datës 10 korrik 2025. Meta, përmes një postimi në rrjete sociale…

Source

Qeveria merr vendimin: Do të riorganizohen 14 institucione inspektuese, mes tyre dhe AKU

Këtë të mërkurë Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për riorganizimin e institucioneve inspektuese të vendit. Ky vendim ka për qëllim sigurimin e standarteve që inspektorët të kenë njohuritë, aftësitë dhe integritetin e posaçëm për ushtrimin e funksionit të tyre. Do të jenë 14 institucione të cilat do të riorganizohen. Bëhet fjalë për: Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore…

Source

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Sokol Malaj. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 29/2023, datë 12.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sokol Malaj kundër…

Source

Ministri Mazniku: 26097 punonjës do të trajnohen në 3 vjet në Akademinë e Pushtetit Vendor

Këtë të mërkurë, Këshilli i Ministrave vendosi sot autorizimin e ministrit përgjegjës për Çështjet Vendore për negocimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes me njësitë e vetëqeverisjes vendore për krijimin e personit juridik si subjekt i kompetencave të përbashkëta me vetëqeverisjen vendore për rritjen e kapaciteteve të qeverisjes vendore të Republikës së Shqipërisë. Ministri i Shtetit për Pushtetin…

Source

Zjarri në Drenovë vë në rrezik nënstacionin elektrik

Këtë të mërkurë është riaktivizuar sërish zjarri në masivin pyjor të Drenovës në Mallakastër, duke vënë në rrezik një sipërfaqe me pyje dhe bimësi. Zjarri në Drenovë është përhapur në një sipërfaqe të gjerë dhe flakët po afrohen pranë një nënstacioni elektrik. Shërbimet zjarrfikëse dhe mjetet janë përqëndruar pranë nënstacionit për të neutralizuar flakët që përhapen me shpejtësi…

Source

Identifikohet i riu që humbi jetën në makinë në parkimin e pallatit në ”Astir”

Një 29-vjeçar ka ndërruar jetë brenda automjetit të tij. Ai është i identifikuar si Enea Dine, është gjetur pa shenja jete nga familjarët në parkimin e pallatit ku banonte, brenda automjetit të tij. 29-vjeçari ka mbërritur me automjetin e tij mbrëmë rreth ores 23:00 te parkimi i pallatit, ndërsa vetëm pasditen e kësaj të mërkure është konstatuar nga familjarët e tij i pajetë brenda në makinë.

Source

MVJ magjeps publikun me këngën ”Dost”, një krijim unik me vibe aziatik

Artisti shqiptar Jeton Ramiqi i njohur me emrin e artit MVJ ka suprizuar me projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Dost”, një këngë me ritme të qeta verore që vjen si një kombinim i stilit urban me elemente orientale. Më shumë ajo që tërheq vëmendjen menjëherë është videoklipi, i cili sjell motive të qarta aziatike, duke krijuar një estetikë të veçantë vizuale.

Source

Lirimi i hapësirave publike, forca policie dhe IKMT te lokalet rreth stadiumit ”Air Albania”

Mbrëmjen e sotme, forca të shumta të policisë bashkiake, Policisë së Shtetit dhe IKMT-së kanë zbarkuar pranë Stadiumit “Air Albania” në Tiranë, për lirimin e hapësirave publike. Autoritetet kanë rrethuar me shirit pjesën pranë stadiumit të futbollit, ku janë të vendosura karrige dhe tavolina të lokaleve e restoranteve që ndodhen në katin e parë të godinës.

Source

Vendimi i ri nga qeveria, ish-zyrtarët mund të marrin mbrojtje nga Garda nëse…

Qeveria ”Rama 3” ka miratuar një vendim të ri që u jep të drejtë ish-zyrtarëve të lartë shtetërorë të përfitojnë mbrojtje personale dhe për banesën nga Garda e Republikës, nëse janë të rrezikuar pas përfundimit të detyrës së tyre. Mbrojtja jepet vetëm nëse rreziku lidhet drejtpërdrejt me funksionin e mëparshëm dhe kërkesa duhet të paraqitet brenda 6 muajve nga largimi nga detyra.

Source

Në sherrin Lapaj-Shabani, në mes futet deputeti Sula: Kur do t’i bësh gropën tjetrit, bie vetë brenda

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula është përfshirë në përplasjen e sotme mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e fituar nga koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’. Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ironizuar situatën e krijuar, Sula shprehet se kur do t’i bësh gropën tjetrit, bie vetë brenda. Ai rikthen në kujtesë një bisedë të zhvilluar me Lapajn në momentin që po pretendonte…

Source

12 vatra zjarri të raportuara, 8 të shuara dhe 4 janë ende aktive

Ministria e Mbrojtjes informoi sot mbi situatën e zjarreve në vend. Në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 19:20, janë raportuar 12 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 8 dhe 4 janë aktive. Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave: Në fshatin Fushë-Milot, njësia administrative Milot…

Source

Qeveria hap thesin, 113 milionë lekë për komunitetet fetare

Këshilli i Ministrave vendosi sot përcaktimin e masës së financimit në buxhetin e vitit 2025 për bashkësitë fetare, që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave Qeveria miratoi masën e financimit, prej 113 000 000 (njëqind e trembëdhjetë milionë) lekësh, nga buxheti i vitit 2025, për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare. Sipas këtij vendimi Komuniteti Mysliman i Shqipërisë…

Source

Rama: Pushues vendas dhe të huaj në plazhin e Darëzezës, qendra shëndetësore është në gatishmëri të plotë

Në zonat turistike të vendit, si në bregdet ashtu dhe në zonat malore, janë hapur qendra shëndetësore verore për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët, që frekuentojnë vendin gjatë këtij sezoni veror. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjete sociale pamje nga qendra shëndetësore verore në plazhin e Darëzezës në Fier, i cili çdo ditë e më shumë po frekuentohet nga pushues…

Source

Berisha akuzon Ramën: Përdori 250 mln euro garanci sovrane dhe grante për fermerët për të blerë votat e tyre

Sali Berisha vijon që të mos e pranojë 11 Majin. Këtë të mërkurë, kreu i PD-së akuzon kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ka përdorur 250 mln euro garanci sovrane dhe grante për fermerët për të blerë votat e tyre. ”Kodi zgjedhor e ndalon, Ramaduro nuk pyet! Në afatin e ndaluar me ligj, përdori 250 mln euro garanci sovrane dhe grante për fermerët për të blerë votat e tyre”.

Source

U akuza nga Lapaj për komplot me dajën në marrjen e mandatit, Shabani: Ku ta dija unë se armiku ishim ne

Endri Shabani nuk ka vonuar dhe i është përgjigjur me një poezi akuzave të Adriatik Lapajt që pretendon se kreu i Nismës Thurje është pjesë e “komplotit” bashkë me dajën e tij, Zeqir Kordhoni, për të mbajtur mandatin e deputetit që Nisma Shqipëria Bëhet fitoi në Tiranë më 11 maj. Postimi i plotë Mora pushkën dola malit, Të luftoja për atdhe, Ku ta dija unë i varfri, Se armiku ishim ne.

Source

Sherri për mandatin, Lapaj shpërthen ndaj Shabanit: Ty dhe dajon tënd ju gjykon populli

Adriatik Lapaj ka reaguar pasi kandidati për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni i ka dërguar një letër Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, ku shpreh vullnetin për të pranuar mandatin, në rast se do të shpallet fitues i tij. Kandidatët e këtij koalicioni në listën e mbyllur kishin nënshkruar para zgjedhjeve një deklaratë noteriale ku deklaronin se hiqnin dorë nga…

Source

❌