Bashkimi Evropian njoftoi se sistemi i ri i kontrollit kufitar pĂ«r shtetasit qĂ« nuk janĂ« nga blloku evropian, i cili do tâi japĂ« fund vendosjes sĂ« vulave nĂ«pĂ«r pasaporta, do tĂ« nisĂ« zbatimin nĂ« tetor.
I ashtuquajturi Sistem i Hyrje/Daljes (EES) fillimisht ishte paraparë të hynte në fuqi nëntorin e vitit të kaluar, por u shty në momentet e fundit pasi disa shtete ende nuk ishin të gatshme që ta zbatonin.
Komisioni Evropian ka vendosur 12 tetorin e vitit 2025 si datĂ« pĂ«r nisjen e operacioneve pĂ«r zbatimin e EES-sĂ«. Nga 12 tetori e tutje, EES-ja do tĂ« nisĂ« gradualisht tĂ« zbatohet nĂ« kufijtĂ« e jashtĂ«m tĂ« 29 shteteve evropiane, pĂ«r gjashtĂ« muaj. Ky zbatim gradual do tâu japĂ« autoriteteve, pasagjerĂ«ve dhe industrisĂ« sĂ« transportit mĂ« shumĂ« kohĂ« pĂ«r tâu pĂ«rshtatur me procedurat e reja, tha BE-ja.
Sistemi është krijuar në nëntor të vitit 2017 dhe zbatimi i tij u shty disa herë. Sistemi pritet të vlejë për rreth 60 vende, përfshirë edhe ato të Ballkanit Perëndimor, për hyrjen e tyre në BE, si dhe në Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn, të cilat janë pjesë e zonës Schengen.
EES-ja do të regjistrojë datën e hyrjes dhe daljes së vizitorëve dhe do të ketë të dhëna për qëndrimet e tejzgjatura dhe hyrjet e refuzuara.
Sipas sistemit tĂ« ri, udhĂ«tarĂ«ve do tâu mblidhen tĂ« dhĂ«nat personale dhe biometrike â fotografitĂ« e fytyrĂ«s dhe gjurmĂ«t e gishtĂ«rinjve.
Pasaportat në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë biometrike; në çipet e tyre ruhen gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia, dhe janë plotësisht të harmonizuara me kushtet që ka kërkuar Bashkimi Evropian, në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të përfitojnë regjimin pa viza.
Zbatimi i këtij sistemi ka rritur frikën se do të ketë radhë dhe pritje të gjata për njerëzit që udhëtojnë për në Evropë me trena, tragete dhe aeroplanë.
Në mars, disa shtete anëtare u pajtuan që zbatimi të bëhet përmes fazave, që do të nisë më 12 tetor.
âKjo do tĂ« rrisĂ« sigurinë⊠duke na ndihmuar qĂ« tĂ« identifikojmĂ« personat qĂ« tejkalojnĂ« kohĂ«n e qĂ«ndrimit, tĂ« parandalojmĂ« lĂ«vizjet e parregullta dhe tĂ« ulim mashtrimet me dokumente dhe identiteteâ, tha Magnus Brunner, komisionar pĂ«r Migrim.
Komisioni Evropian tha se për udhëtarët do të ketë fushata informuese në aeroporte dhe në pikëkalime kufitare në mbarë BE-në para se të nisë zbatimi i sistemit.
Sipas tij, periudha gjashtëmujore, sa është vendosur koha për përshtatjen me këtë sistem, është kohë e mjaftueshme për shtetet anëtare, udhëtarët dhe bizneset që të përshtaten me sistemin e ri.
Sipas zbatimit të planifikuar në faza, vendet anëtare të BE-së duhet të fillojnë të operojnë sistemin në gjysmën e pikave kufitare pas tre muajsh dhe ta kenë tërësisht funksional atë pas gjashtë muajsh.
âEES mund tâi marrĂ« secilit udhĂ«tar disa minuta shtesĂ« pĂ«r tâu pĂ«rfunduar, prandaj pĂ«rgatituni tĂ« prisni mĂ« gjatĂ« se zakonisht nĂ« kufi sapo tĂ« nisĂ« sistemiâ, tha Ministria e Jashtme e BritanisĂ« nĂ« njĂ« pĂ«rditĂ«sim pĂ«r udhĂ«time. REL
Â