Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

‘Iceman II’ diplomohet në Universitetin e Motosport-it

Nga Gazeta Si – Oscar Piastri fitoi “Belgian GP”, raundin e 13 sezonal në Spa-Francorchamps pas parakalimit ndaj Lando Norris në xhiron e parë të një starti të vonuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut në Belgjikë. Charles Leclerc plotësoi podiumin pas rezistencës perfekte ndaj Max Verstappen që një ditë më parë, fitoi eventin Sprint duke u nisur nga vendi i 2. Piastri u bë australiani i 3 që fiton në Spa-Francorchamps pas Jack Brabham dhe Daniel Richiardo-s dhe në të njëjtën kohë ndërpreu fitoret rradhazi të shokut të skuadrës.

Norris vinte në Belgjikë pas sukseseve në Austri dhe Britaninë e Madhe. Monegasku i Ferrari-t u ngjit në podiumin e 5 të sezonit, 6 më pak se Norris në 13 garat e 2025. Ndërsa Piastri festoi fitoren e 6, dy më shumë se Norris, 4 më shumë se  Verstappen dhe 5 më shumë se Russell. Britaniku i Mercedes e mbylli garën në vendin e 5, përpara Albon që i rezistoi presionit të Hamilton që nuk bëri do të më mirë se vendi i 7 pas nisjes nga “pit lane”. Laëson, Bortoleto dhe Gasly plotësuan “top10” në zonën e pikëve.

The post ‘Iceman II’ diplomohet në Universitetin e Motosport-it appeared first on Gazeta Si.

Carja ‘vret’ evropianin e Madridit

Nga Gazeta Si – Peshëngritësja Enkileda Carja ishte sportistja e ditës në evropianin e Madridit (U15 & të rinj) që po zhvillohet në Spanjë. Sportistja shqiptare bëri një paraqitje brilante duke thyer 3 rekorde Evropiane në rrugën e saj drejt medaljeve të arta. Në kategorinë 63 kg, Carja ngriti 93 kg në shkëputje dhe 111 kg në shtytje për 204 kg në total. Në këtë mënyrë Carja ngriti 24 kg më shumë se vendi i dytë (turkja Sevim Sudenaz – 82 kg + 98 kg = 180 kg) dhe 206 kg më shumë se vendi i tretë (armenja Sargsyan Natalya – 81 kg + 97 kg = 178 kg).

The post Carja ‘vret’ evropianin e Madridit appeared first on Gazeta Si.

Shqipëria në vendin e 6 në Botë në Mundjen e Lirë

Nga Gazeta Si – Në më pak se dy muaj nga Kampionati Botëror i mundjes që do të zhvillohet në Zagreb, Kroaci nga 13-21 Shtator, Shqipëria fiton një vend dhe renditet e 6 në klasifikimin e skuadrave për stilin e lirë. Gjithçka falë paraqitjeve të suksesshme të sportistëve tanë, Chermen Valiev (i pari në peshën 74 kg) dhe Islam Dudaev (i 4 në peshën 65 kg). Kuqezinjtë kaluan në klasifikimin botëror, rivalët e Kazakistanit dhe qëndrojnë pas fuqive historike në këtë sport si Rusia dhe Irani apo dhe surprizës japoneze që fitoi gjithashtu një vend dhe tani ndodhet e 3 në klasifikimin e mëposhtëm:

1-Rusi 153 pikë
2-Iran 147
3-Japoni 107
4-USA 103
5-Azerbaixhan 65
6-SHQIPERIA 55
7-Kazakistan 53 
8-Gjeorgji 48
9-Kirgizstan 40
10-Bahrein 37
11-Taxhikistan 36
12-Greqi 35
12-Indi 35
14-Armeni 32
15-Bullgari 31
16-Mongoli 27
17-Hungari 20
18-Uzbekistan 19
19-Turqi 18
20-Sllovaki 17
21-Bjellorusi 10
21-Kinë 10
21-Meksikë 10
21-Kore e Veriut 10
21-Turkmenistan 10
26 Porto Riko 8
27-Moldavi 6
27-Ukrainë 6
29-Francë 2

The post Shqipëria në vendin e 6 në Botë në Mundjen e Lirë appeared first on Gazeta Si.

Si u shndërrua holandezja në traineren më të suksesshme në historinë e futbollit botëror…

Nga Gazeta Si – Pas një starti jo të lehtë në “UEFA Women’s Euro 2025”, Anglia do të kërkojë sot titullin e dytë rradhazi në evropian. Sarina Wiegman i transformoi “Lionesses” në fituese, por a do t’ja dalë ajo të marrë revanshin skuadrës që e mundi Anglinë në Finalen e botërorit të vitit 2023? Ky edicion në “UEFA Women’s Euros” ishte dëshmitar i një tjetër momenti definues në futbollin e femrave. Pas fitores së Anglisë ndaj Italisë, Sarina Wiegman u bë e para trainere në futbollin e meshkujve dhe femrave që arrin 5 Finale rradhazi duke e shkruar emrin e saj mes më të mëdhënjve të të gjitha kohërave. Përkrah emrash të tillë si Vicente del Bosque, Jill Ellis dhe Didier Deschamps që kanë fituar trofe dhe krijuar një trashëgimi që do të zgjasë. Karriera e Wiegman ka qënë një “masterclass” në vazhdimësi, inteligjencë taktike dhe “leadership” transformues.

Më shumë ndeshje në turne madhorë dhe më shumë fitore në historinë e evropianit

Ajo ka arritur diçka të paprecedentë në futbollin e meshkujve dhe femrave: të drejtojë dy Kombëtare të ndryshme në majën e Evropës. Por suksesi i Wiegman nuk ka të bëjë vetëm me trofetë por edhe me mënyrën se si i fiton ato. Skuadrat e saj janë fleksibël, difensivisht të disiplinuara dhe të pamëshirshme në sulm. Suksesi i saj e vendosi atë në Panteonin e të Mëdhenjve.

Shoqëri e nderuar
Wiegman ka fituar 26 nga 31 ndeshjet e drejtuara në turnetë madhorë (2B-3H), duke drejtuar Anglinë në Finalen e 3 rradhazi duke u renditur në vendin e 4 të të gjitha kohërave.

Rezultatet e trainerëve të Anglisë në futbollin e femrave dhe meshkujve

Mbretëresha e Evropës
Wiegman është trainerja e vetme që ka fituar Evropianin me dy Kombëtare të ndryshme. Holandën në vitin 2017 përpara se të udhëhiqte Anglinë në Lavdinë e vitit 2022. Ajo i shndërroi të dy vendet në fuqi të futbollit mes elitës së sporit të femrave.

Arkitektja e suksesit anglez
Wiegman i transformoi “Lionesses” në një forcë fituese në futbollin ndërkombëtar. Në suksesin e vitit 2022, Anglia shënoi më shumë gola në një edicion të vetëm, 22 deri në ngritjen e trofeut në “Wembley Stadium”.

The post Si u shndërrua holandezja në traineren më të suksesshme në historinë e futbollit botëror… appeared first on Gazeta Si.

Lando Norris vendos ‘pole position’ në Spa-Francorchamps

Nga Gazeta Si – Britaniku i Mclaren, Lando Norris do të niset i pari në “Belgian Grand Prix” nga “pole position” që siguroi në Provat Zyrtare. Ky ishte i 13 “pole” në karrierën e Norris që në vijën e parë do të niset përkrah pilotit tjetër të McLaren dhe kryesuesi I klasifikimit të përgjithshë,, Oscar Piastri. Ndërsa Ferrari dhe Charles Leclerc plotësojnë 3 të parët në Spa-Francorchamps. Pas vensoi ritmin në sesionin e parë, Norris u shfaq më mirë se Piastri edhe në segmentin e dytë kualifkues. Paraqitje që e ruajti dhe në sesionin e fundit duke vendsur kohën 1’40”562. E pathyeshme pas provave të Piastri-t që u rendit i dyti vetëm 0.085” pas makinës tjetër “papaya”. Leclerc nga ana e tij bëri një përmirësim të ndjeshëm duke i marrë vetëm në fund vendin e 3, rivalit të Red Bull dhe Kampionit në fuqi, Max Verstappen që plotëson vijën e dytë. Alex Albon impresionoi me vendin e 5 për Williams, përpara Mercedes dhe George Russell në vendin e 6.

Yuki Tsunoda (Red Bull) ndjek në rradhën e katërt që plotësohet nga Isack Hadjar i ndjekur nga Liam Lawson në vendin e 9, përpara Kick Sauber dhe Gabriel Bortoleto-s që plotësoi rradhën e 5. Pavarësisht një paraqitjeje positive në Sprint, binomi i Haas, Esteban Ocon dhe Ollie Bearman u eleminuan në sesionin e dytë dhe do nisen nga vendet 11-12 përpara Alpine dhe Pierre Gasly në të 13. Pas podiumit të parë në Silverstone, Nico Hulkenberg u rendit në vendin e 14 ndërsa Carlos Sainz e ndoqi në të 15. Drama nuk mungoi që në sesionin e parë kur Leëis Hamilton pa ti fshihej koha më e shpejtë që e detyroi të pranonte vendin e 16. Pas tij do të niset argjentinasi i Alpine,  Franco Colapinto ndjekur nga Mercedesi i Kimi Antonelli-t në vendin e 18. Prova Zyrtare të vështira për Aston Martin që me Fernando Alonso-n dhe Lance Stroll do të plotësojë rradhën e fundit.

The post Lando Norris vendos ‘pole position’ në Spa-Francorchamps appeared first on Gazeta Si.

Verstappen triumfon përpara Mclaren në Sprint-in belg të Spa

Nga Gazeta Si – Max Verstappen fitoi te parin Sprint sezonal në “Belgian Grand Prix”. Piloti Red Bull ruajti kryesimin pas një parakalimi impresionues ndaj Oscar Piastri-t në xhiron e parë. Pavarësisht presionit të australianit, kampioni holandez rezistoi duke detyruar Piastri-n dhe Norris të plotësonin podiumin me vendet 2 dhe 3 respektivisht. Charles Leclerc i ndoqi në vendin e 4, pavarësisht disa kilometrave përpara Norris në xhirot e para. Esteban Ocon (Haas), Carlos Sainz (Williams), Ollie Bearman (Haas) dhe piloti i Racing Bulls, Isack Hadjar u renditën deri në vendin e 8 të zonës së pikëve.

The post Verstappen triumfon përpara Mclaren në Sprint-in belg të Spa appeared first on Gazeta Si.

Evropiani i femrave në futboll – Revansh anglez, apo ‘bis’ spanjoll?

Nga Gazeta Si – Rruga e Anglisë drejt titullit në vitin 2022 ishte një marshim, 6 ndeshje, 6 fitore dhe vetëm 2 gola të pësuar. Ndërsa mbrojtja e titullit mund të krahasohet me një karusel ku humbën ndeshjen e parë ndaj Francës, ndërsa u kthyen me fitore impresionuese ndaj Holandës dhe Uellsit. Në ndeshjet me eleminim direkt kaluan Suedinë dhe Italinë. Dicka që Sarina Wiegman arriti ta menaxhojë mirë në fushë dhe në stol. Ndërkohë Spanja ka zhvilluar një turne dominues që nga fillimi, shënoi 14 gola në 3 ndeshjet e grupit dhe më pas “La Roja” u vu në provën që e kaloi me sukses në ndeshjet KO. Eleminoi fillimisht Zvicrën vendase dhe për Finalen e parë evropiane, kaloi nënkampionen e vitit 2022, Gjermaninë.

Fitorja ndaj “Lionesses” në Finalen e Kupës së Botës në vitin 2023, mund ti japë Spanjës një avantazh të lehtë psikologjik për trofeun e rradhës pas “2024 UEFA Women’s Nations League”. Nga viti 2017, kjo është finalja e 5 rradhazi për holandezen që drejton Anglinë. Sarina Wiegman u shpall Kampione e Evropës (2017) dhe nënkampione e Botës (2019) në drejtimin e Holandës. Gjithashtu është Kampione e Evropës (2022) dhe nënkampione e Botës (2023) me Anglinë. Wiegman dhe “Lionesses” kërkojnë reavanshin për Finalen e fundit të humbur në botëror, ndërsa Spanja luan për “bis”, trofeun e dytë rradhazi në futbollin e femrave.  

Formacionet e mundshme
Anglia:
Hampton; Bronze, Williamson, Morgan, Greenwood; Toone, Walsh, Stanway; James, Russo, Hemp

Spanja: Cata Coll; Batlle, Paredes, Aleixandri, Olga; Bonmatí, Patri, Alexia; Mariona, Pina, Esther González

  • Finalet e mëparshme 
    1984 Suedi 1–1 England (4–3 me penallti)
    1987 Norvegji 2-1 Suedi
    1989 Gjermania Perëndimore 4-1 Norvegji
    1991 Gjermani 3–1 Norvegji pas kohës shtesë
    1993 Norvegji 1–0 Itali
    1995 Gjermani 3–2 Suedi
    1997 Gjermani 2–0 Itali
    2001 Gjermani 1–0 Suedi me “golden goal”
    2005 Gjermani 3–1 Norvegji
    2009 Gjermani 6–2 Angli
    2013 Gjermani 1–0 Norvegji
    2017 Holandë 4–2 Danimarkë
    2022 Angli 2-1 Gjermani pas kohës shtesë

The post Evropiani i femrave në futboll – Revansh anglez, apo ‘bis’ spanjoll? appeared first on Gazeta Si.

Piastri, ‘pole position’ – Hamilton eleminohet në sesionin e parë kualifikues të Sprint në Spa

Australiani i Mclaren, Oscar Piastri dominoi Provat Sprint dhe shkatërroi rekordin e vitit 2020 duke lënë pas Verstappen dhe shokun e skuadrës, Norris. Leclerc në vendin e 4. Ky sesion kualifikues nisi me eleminimin e menjëhershëm të Hamilton dhe Antonelli-t. Në sesionin e tretë, Mercedes nuk ishte e e pranishme duke paralajmëruar një fundjavë të vështirë në Spa për skuadrën nga Brackley. Antonelli dhe Hamilton që vendosën kohën më të shpejtë në Provat Sprint të Kinës dhe Miami-t, nuk ja dolën të përsërisnin të njëjtën paraqitje. Ndërkohë që të gjithë do të përqëndrohen tek dy rradhët e para, Haas erdhi si pa u ndjerë me Ocon në vendin e 5 dhe Bearman në të 7. Sainz do të kërkojë pikët e para që nga fundjava kanadeze ndërsa Gasly kërkon një tjetër paraqitje të shkëlqyer si ajo në Silverstone. Në fund Hadjar dhe Bortoleto, do të provojnë të rrëmbejnë ndonjë pikë të mundshme në Sprint.

5 rradhët e para në eventin Sprint të Spa Francorchamps në Formula 1

The post Piastri, ‘pole position’ – Hamilton eleminohet në sesionin e parë kualifikues të Sprint në Spa appeared first on Gazeta Si.

Zyrtarizohet MotoGP 2026

22 gara në 5 kontinete për një sezon. MotoGP prezantoi kalendarin e vitit 2026 që starton në Shkurt dhe përfundon në Nëntor. Brazil kthehet në aktivitet në një treg të stabilizuar tashmë. Goiania do të presë raundin e dytë në fundin e Marsit përpara se MotoGp të spostohet drejt Veriut, në Austin, Teksas. Nga dritat e natës të Lusail, eventi transferohet në Jerez për kthimin në Europe me garat në Francë, Barcelonë dhe Mugello. Red Bull Ring e pret MotoGp në Shtator ndërsa Brno është afruar në Qershor përpara vizitës së dytë në “Balaton Park” të Hungarisë.

Gara e fundit përpara pushimeve do të jetë në Sachsenring të Gjermanisë. Në fillimin e Gushtit, kthimi bëhet në Silverstone që ndiqet nga “MotorLand Aragon” në datat 28 dhe 30 Gusht. Motegi e kthen eventin në Japoni në datat 2 dhe 4 Tetor përpara transferimit në ishullin Lombok për “Grand Prix of Indonesia” në Mandalika. 7 ditë më pas Australia dhe Malajzia njëra pas tjetrës mbyllin muaj Tetor në “Phillip Island” dhe “Sepang”. Në fund do të garohet në Algarve dhe Valencia për një sezon që si zakonisht pritet të ofrojë emocionet e një sporti të jashtëzakonshëm mbbi Tokë.

The post Zyrtarizohet MotoGP 2026 appeared first on Gazeta Si.

Bayern ezauron biletat e sezonit të ri për ndeshjet në shtëpi

Nga Gazeta Si – Kur duhet më pak se një muaj nga mbrojtja e titullit që Bayern do fillojë ndaj RB Leipzig, rekordmenët në Bundesliga raportojnë një interesim të rritur për ndeshjet e ardhshme në “Allianz Arena”. Si zakonisht, Bayern do luajë 17 nga 34 ndeshjet e Bundesliga 2025/26 në shtëpinë me kapacitet 75.024 shikues. Biletat do të shpërndahen mes anëtarëve dhe fan clubs-eve fillimisht, pastaj do të vijë rradha e kërkesave nga “jashtë shtëpisë” për tu plotësuar. Jan-Christian Dreesen (CEO i Bayern) konfirmon se – “Që prej inagurimit të ‘Allianz Arena’-s, 20 vite më parë, janë shitur të gjitha biletat për ndeshjet zyrtare”.

Popullariteti në rritje edhe pas dy dekadave dëshmon për rëndësinë e Bayern dhe stadiumit unik. Pa “Allianz Arena”-n, Bayern nuk do të ishte kjo skuadër njohim sotPërveç ndeshjes në raundin e parë ndaj Leipzig, sfida si ato ndaj Borussia Dortmund (18 Tetor) dhe Bayer Leverkusen (1 Nëntor) janë mes më të kërkuarave në “Allianz” fazën e parë të sezonit 2025/26. Bayern pret Mainz në ndeshjen e fundit në shtëpi për vitin 2025 më 13 Dhjetor, përpara se të kthehet në 10 Janar, kur Wolfsburg do të udhëtojë drejt kryeqytetit bavarez. 33 herë kampionët në Bundesliga, do ta mbyllin sezonin përpara tifozëve të tyre, kundër Këlnit, më 16 Maj.

The post Bayern ezauron biletat e sezonit të ri për ndeshjet në shtëpi appeared first on Gazeta Si.

504 ditë i dëmtuar, ter Stegen bën me dhimbje koke Barcelonën dhe Gjermaninë

Nga Gazeta Si – Ter Stegen vendos të operohet në shpinë dhe menjëherë ka një kontradiktë mes mjekëve dhe drejtuesve katalanas për kohën e rekuperimit. Mjekët mendojnë se Ter Stegen do të rifillojë stërvitjen pas 3 muajve ndërsa Barcelona i druhet periudhës 4-5 muaj. Një tjetër goditje kjo për ter Stegen që e sheh veten si numri 3 pas blerjes së Joan Garcia-s dhe rinovimit të veteranit Wojciech Szczesny. Megjithatë ai ka si objektiv të rikthehet dhe luftojë për vendin e tij te Barcelona. Katalanasit janë befasuar nga vendimi i Kapitenit gjerman, pasi në këtë moment ata nuk e kanë të sigurtë rregjistrimin e Joan Garcia-s për shkak të problemeve financiare.

Përveç katalanasve operacioni i ter Stegen do të ndikojë edhe te Gjermania që do të luajë 4 ndeshje pa të. 33 vjeçari do të mungojë në eleminatoret ndaj Sllovakisë, Irlandës së Veriut dy herë dhe Luksemburgut. Julian Nagelsmann mund ta ketë sërish në dispozicion në muajin Nëntor pas ter Stegen përveç kthimit te Barca ka si objektiv edhe botërorin e ardhshëm. Për ti realizuar ai sapo ka filluar një garë me kohën.

Historiku i dëmtimeve të Marc-Andre ter Stegen
2020/21 – 104 ditë mungesë për dëmtim në gju
2023/24 – 86 ditë mungesë për dëmtim në shpinë
2024/25 – 214 ditë mungesë për dëmtim në tendinë
2025/26 – 100 ditë mungesë për dëmtim në shpinë

The post 504 ditë i dëmtuar, ter Stegen bën me dhimbje koke Barcelonën dhe Gjermaninë appeared first on Gazeta Si.

Çfarë duhet të dini për fundjavën belge në F1

Nga Gazeta Si – Formula 1 kthehet në Spa-Francorchamps për raundin e 13 kalendarin e sezonit 2025, “Belgian Grand Prix”. Eventi Sprint e bën fundjavën të ndryshme nga kalendari tradicional. Provat e para të Lira dhe “Sprint Qualifying” do të zhvillohen sot, ndjekur nga Gara Sprint dhe Provat Zyrtare, ditën e nesërme. Ndërsa “Grand Prix” do të zhvillohet të dielën në datën 27. Më poshtë mund të gjeni disa prej statistikave për garën belge të Formula 1. 

– Gara e parë – 1950
– Gjatësia e pistës – 7.004 km
– Xhiro rekord – 1’44”701, Sergio Perez, Red Bull, 2024
– Më shumë pole positions – Lewis Hamilton (6)
– Më shumë fitore – Michael Schumacher (6)
– Distanca deri në kthesën e parë – 165 metra
– Parakalime të kompletuara në 2024 – 62
– Probabiliteti për Safety Car – 63%*
– Probabiliteti për Virtual Safety Car – 0%*
– Koha e humbur në Pit stop– 18.8 sekonda
Kuriozitet – Spa është cirkuiti më i gjatë në kalendarin aktual të F1
*Nga 8 garat e fundit në Belgjikë 

Të dhënat teknikë për pistën belge në Ardennes

Pesë pole position të fundit në “Belgian GP”
2024 – Charles Leclerc (Ferrari)*
2023 – Charles Leclerc (Ferrari)**
2022 – Carlos Sainz (Ferrari)***
2021 – Max Verstappen (Red Bull)
2020 – Lewis Hamilton (Mercedes)
*Max Verstappen ishte më i shpejti në Provat Zyrtare por u penalizua me  10 vende
**Verstappen ishte më i shpejti në Provat Zyrtare por u penalizua me  5 vende
***Verstappen ishte më i shpejti në Provat Zyrtare por kërkoi të nisej nga bokset

Pesë fituesit e fundit të “Belgian GP”
2024 – Lewis Hamilton (Mercedes)
2023 – Max Verstappen (Red Bull)
2022 – Max Verstappen (Red Bull)
2021 – Max Verstappen (Red Bull)
2020 – Lewis Hamilton (Mercedes)

The post Çfarë duhet të dini për fundjavën belge në F1 appeared first on Gazeta Si.

Conference League – Vllaznia përmbys Vikingur, Egnatia fiton në Minsk

Nga Gazeta Si – Tre ndeshje, tre fitore që rrisin shpresat për kualifikimin në raundin e 3 paraeleminator të Conference League. Pas Dinamo City-t që përmbysi Atletic Escaldes, të njëjtën gjë dhe në shifra identike bëri Vllaznia. Ndryshimi i vetëm, stadium… kuqeblutë përmbysën Vikingur në “Loro Boriçi”. Ishin miqtë që shënuan të parët me Gunnarsson në 10’, avantazh që zgjati 57 minuta. Bajrami në 67’ dhe Mala në 75’ mjaftuan që vendasit fillimisht të barazonin dhe më pas përmbysnin miqtë. Më herët ishte Kapiteni Balaj që iu afrua golit. Fitore masive e kampionëve të Superiores në Minsk. Lushkja (28’) dhe Bakayoko (88’) një orë pas tij shënuan në çdo pjesë për një rezultat që i vendos me një këmbë në turin tjetër. 7 ditë më pas në shtëpi, Egnatia duhet minimalisht të administrojë këtë rezultat për të kaluar në turin e 3 kualifikues. Ndërkohë Prishtina rezistoi në Irlandën e Veriut ndaj Larne dhe një javë më pas do provojë të kualifikohet në “Fadil Vokrri”. Ndërsa Decic u mund me 2 gola në shtëpi nga austriakët e Rapid duke qënë pothuajsë jashtë Evropës tashmë.

The post Conference League – Vllaznia përmbys Vikingur, Egnatia fiton në Minsk appeared first on Gazeta Si.

Dinamo City kthehet fituese në Evropë

Nga Gazeta Si – Zabërgja dhe Qardaku shënuan dy gola në pjesën e dytê duke përmbysur vendasit e Atletic Escaldes në Andorra. Vieira zhbllokoi sfidën 2 minuta para pushimit, por të besuarit e Dajës, përmbysën gjithçka, 4 minuta para fundit të kohës së rregullt. Blutë kryeqytetas tentuan 11 herë të gjenin portën ndaj 6 konkluzioneve të vendasve. Edhe goditjet nga këndi (3-5) konfirmuan supremacinë e Dinamo City-t në ndeshjen e parë në Evropë pas 15 viteve. Ndeshja e kthimit do të luhet në 31 Korrik në orën 20:45 në “Elbasan Arena”.

The post Dinamo City kthehet fituese në Evropë appeared first on Gazeta Si.

Conference League kthen skuadrat shqiptare në fushë

Nga Gazeta Si – Pas dy fitoreve të Ballkanit (Conference League) dhe Shkëndijës (UCL) dhe humbjes së Dritës (UCL) të martën, skuadrat shqiptare kthehen sot në turin e dytë kualifikues të Conference League. Prej orës 16:00 në “Estadi FAF” kur Dinamo City do të luajë përballë vendasve të Escaldes në Andorra. Blutë janê të favorizuar në letër, por duhet të kenë kujdes nga surprizat. Në orën 20:30 Vllaznia pret në “Loro Boriçi” miqtë e Vikingur. Islandezët vijnë pas goleadës 8-0 ndaj Malishevës.

15 minuta më vonë në “Municipal Stadium Mezokovesd” të Minskut, vendasit e Dinamos presin Egnatian që ja doli të federojë në kohë dy blerjet e fundit, Guliem Jaime dhe Xheferson (kompletojnë krahët e mbrojtjes). Në orën 21:00 në “Tusko Polje”, Decic pret austriakët e Rapid në një sfidë që i sheh miqtë të favorizuar ndaj shqiptarëve në Malin e Zi.

The post Conference League kthen skuadrat shqiptare në fushë appeared first on Gazeta Si.

Formacioni që Barcelona transferoi nga Premier League

Marcus Rashford la pas kalvarin dhe siguroi huazimin për një sezon te Barcelona në La Liga. Sulmuesi anglez që sezonin e kaluar e mbylli (i huazuar) te Aston Villa shpreson që nën drejtimin e Flick në “Camp Noë” të rigjejë edhe një herë formën e tij më të mirë. Pas zyrtarizimit të huazimit ai u bë një ndër 11 futbollistët (vetëm i 2 nga Manchester United) që ndër vite janë transferuar nga Premier League te Barcelona. Nga Arsenal gjithashtu u transferuan dy lojtarë. Ndërkohe Manchester City dhe Liverpool transferuan nga 3 lojtarë secili dhe vetëm 1 futbollist u largua nga Leeds drejt Barcelonës.

Sergio Aguero nga Manchester City
Gerard Pique nga Manchester United
Marcus Rashford nga Manchester United
Javier Mascherano nga Liverpool
Ilkay Gundogan nga Manchester City

Raphinha nga Leeds United
Philippe Coutinho nga Liverpool
Joao Cancelo nga Manchester City
Thierry Henry nga Arsenal
Cesc Fabregas nga Arsenal
Luis Suarez nga Liverpool


The post Formacioni që Barcelona transferoi nga Premier League appeared first on Gazeta Si.

WRC, Oliver në gjurmët e babait Peter… 7245 ditë më pas

Oliver Solberg ndoqi hapat e babait Kampion Bote (Petter Solberg) kur arriti fitoren e parë në FIA World Rally Championship në “Delfi Rally Estonia”. 23 vjeçari suedez befasoi elitën e WRC me paraqitjen dominuese në rrugët e shpejta mbi çakullin e Estonisë së jugut në bordin e Toyota GR Yaris Rally1. Sukses i arritur pothuajse 20 vite pas fitores së fundit të Petter në WRC. Solberg dhe bashkëpiloti, Elliott Edmondson kishin vetëm dy ditë në dispozicion për testet përpara garës së parë pas “Repco Rally New Zealand” në vitin 2022. Por ata nuk humbën kohë për të lënë shenjën e tyre në fitoren e 100th të Toyota-s në WRC me një diferencë prej 25.2 sekondash përpara heroit vendas dhe Kampionit të Botës në vitin 2019 Ott Tänak.

Pavarësisht se nuk fitoi, rezultati i Tänak, ishte i mjaftueshëm që të kalonte Elfyn Evans në kryesimin e klasifikimit të pilotëve me 1 pikë. Thierry Neuville mori një penalitet prej 10 sekondash për një start të gabuar që e la 23.1 sekonda pas Tänak në vendin e 3. Kalle Rovanperä bëri një paraqitje pozitive por nuk ishte në gjëndje të arrinte podiumin. Dy herë Kampioni i Botës dhe 3 herë fituesi i “Rally Estonia”, u rendit 7.3 sekonda pas Neuville në vendin e 4. Adrien Fourmaux u rendit në vendin e 5 përpara Evans që u ndoq nga Sami Pajari. Top 10 u plotësua nga Mārtinš Sesks, Josh McErlean dhe Grégoire Munster. WRC do të spostohet në Jyväskylä për raundin e 9 në “Secto Rally Finland” në datat 31 Korrik – 3 Gusht.



The post WRC, Oliver në gjurmët e babait Peter… 7245 ditë më pas appeared first on Gazeta Si.

Partizani nuk gjen qetësi, Gega jep dorëheqjen, Abilaliaj e ‘zëvendëson’…

Nga Gazeta Si – Katër muaj dhe 11 ndeshje zgjati aventura e dytë e Skënder Gegës në stolin e Partizanit. Njeriu që ktheu titullin pas 26 vitesh në klubin e kuq, u largua krejt papritur sot nga stoli i kryeqytetasve. Një situatë aspak e qetë në klub, madje e tensionuar që kuptohet edhe nga njoftimi “i thatë” në rrjetet sociale. Skënder Gega ishte traineri i 3 te Partizani në sezonin e shkuar. Orges Shehi e drejtoi skuadrën në Kupat e Evropës. Pas largimit të tij, skuadrën e drejtoi për një periudhë të shkurtër Arbër Abilaliaj (Drejtori Sportiv i Partizanit) që ja la vendin Aleksandër Veselinoviç i cili u zëvendësua nga Gega. Tani Partizani do kërkojë sërish shpëtim nga Abilaliaj i cili fillimisht do të marrë drejtimin e fazës përgatitore dhe në të njëjtën kohë do të kërkojë një trainer të ri për klubin.

The post Partizani nuk gjen qetësi, Gega jep dorëheqjen, Abilaliaj e ‘zëvendëson’… appeared first on Gazeta Si.

FIFA mbyll Arenën Kombëtare… sërish!

Nga Gazeta Si – “FIFA e bën rrugë”, mbyll sërish 20% të tribunave në Arenën Kombëtare për eleminatoren ndaj Letonisë dhe dënon FSHF me një gjobë prej 161.500 frangash zvicerane. FSHF njoftoi se ky vendim është marrë – “për shkak të sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë (këngë me përmbajtje diskriminuese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, përdorimi i gjesteve apo mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare) në eleminatoren ndaj Serbisë më 7 Qershor. Edhe ndeshja ndaj Serbisë pati të njëjtin fat, ku 20% e stadiumit kombëtar u mbyll për tifozërinë duke u lënë në dispozicion të grupimeve të ndryshme për barazi gjinore. I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Tifozëve Kuqezinj (në një konflikt të hapur me FSHF) – “Një herë vendosen ta eliminojnë TKZ-në nga shpërndarja e biletave dhe ja rezultati: 161.500 euro dënim. Ky dënim kaq i madhë në vlerë monetare nuk ka ndodhur asnjëherë, as kur të gjitha tifogrupet kanë qenë në stadium prezent. Ky është “menaxhimi i kontrolluar” i biletave nga ana e FSHF-së. Kjo është pasqyra e vërtetë e politikës ndaj tifozëve të saj besnik“.

The post FIFA mbyll Arenën Kombëtare… sërish! appeared first on Gazeta Si.

Njeriu i harruar pas Legjendës

Nga Gazeta Si – Ka lojtarë që shkruajnë historinë e futbollit, ndryshojnë jetën e tyre dhe gjithë të tjerëve që i rrethojnë. Por ky nuk është rasti i Ronaldo Luíz Nazário de Lima, që ndryshe njihet si “Ronaldo, Fenomeni”. Sulmuesi brazilian që luajti me Barcelonën, Inter dhe Real Madrid mes të tjerëve, i ka fillimet e tij në Cruzeiro ku mbërriti në vitin 1993 në moshën 17 vjeçare, për të debutuar në sezonin 93/94.

Por më herët, kur Ronaldo ishte një djalosh që luante si kushdo tjetër futboll. Gjë që ndodhi deri në momentin që Fernando dos Santos Carvalho (zbulues talentesh, pak më shumë se 20 vjeç), nuhati potencialin e R9. Fillimisht nëna e Fenomenit ishte kundër pasi jetonin në një lagje tjetër. Por Carvalho e bindi duke e ndjekur dhe i qëndruar pranë, kampionit të ardhshëm të Botës, madje shpesh edhe duke paguar shpenzimet e udhëtimit.

Nëse këto janë fillimet e Ronaldo brazilianite, ajo që të lë pa fjalë është jeta e zbuluesit të tij në ditët e sotme. Carvalho që aktualisht është 58 vjeç është i sëmurë, në varfëri dhe pa një shtëpi të tijën. Ai tregon se e ka kontaktuar disa herë për ta ndihmuar të blinte të paktën një paisje ndihmëse për të ecur. Madje duke udhëtuar deri në Sao Paolo, por Ronaldo nuk e kishte pritur. Madje mesazheve të tij, nuk i përgjigjen as të njohurit e brazilianit që drejtojnë bizneset e tij në Spanjë.

The post Njeriu i harruar pas Legjendës appeared first on Gazeta Si.

❌