Ja cilat janë profesionet më të paguara në Shqipëri
Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200 mijë lekë në muaj. Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT, “Drejtuesit administrativë dhe komercialë” kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 207 mijë lekë në vitin 2024, nga 194 mijë lekë një vit më parë, me një rritje prej 6.6% në krahasim me mesataren e një viti më parë.