Zbardhet vrasja e Renis Dobrës. Arrestohen dy autorët, tre në kërkim
Është zbardhur vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra në liqenin e Shkopetit. Lidhur me ngjarjen janë arrestuar dy persona, ndërsa janë shpallur në kërkim tre të tjerë. Në pranga kanë rënë Petrit Ç. i cili është në Lekbibaj të Tropojës, si edhe Fatjon B., i arrestuar në Tiranë. Në kërkim janë shpallur Kristi dhe Aleksandër B., ndërsa ende nuk dihen shkaqet se pse e vranë të riun.