Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) ka dalë me një njoftim zyrtar pas aksionit të fundit për kontrollet e sigurisë ushqimore dhe pajisjen me faturë tatimore të produkteve bujqësore. Sipas ministrisë, këto kontrolle nuk janë kundër fermerëve, por janë një hap i domosdoshëm për formalizimin, forcimin dhe mbështetjen e sektorit bujqësor. MBZHR, në bashkëpunim me Ministrinë e…

Source

Rama në Bavari: Europa ka qenë dhe mbetet një civilizim

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele” në Bavari të Gjermanisë, ku çdo vit një i ftuar adreson temën e Europës. “Të gjendesh këtu, nën harqet e një pallati që lindi jo nga politika, por nga një ëndërr, një ëndërr për bukurinë, vetminë dhe përtejshmërinë, do të thotë të ndjesh diçka më të madhe se arkitektuara. Do të thotë të përqafosh një…

Source

DW: A mund ta frikësojnë Putinin kërcënimet e Trump?

50 ditë, ky është afati i fundit. Pastaj vendosen tarifa ndëshkuese 100 për qind. Si afati ashtu edhe kërcënimi vijnë direkt nga Shtëpia e Bardhë dhe shënojnë ndryshimin e qëndrimit tëDonald Trump, për momentin. Presidenti amerikan po i jep Kremlinit afat deri në fillim të shtatorit për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës. Nëse deri atëherë nuk ka një “marrëveshje” ose të paktën një armëpushim…

Source

4.76 milionë turistë në gjashtë muajt e parë të 2025, Rama: Fryt i një pune të suksesshme

Kryeministri Edi Rama bën me dije se 4.76 milionë turistë kanë vizituar vendin tonë në gjashtë muajt e parë të vitit 2025. “4.76 milionë vizitorë të huaj në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë tregues i një rritjeje të stabilizuar të flukseve hyrëse dhe ekuilibrave të qëndrueshëm në menaxhimin e ofertës turistike, ndërsa 1.32 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë qershorit janë fryt i një…

Source

Nuk ka zgjidhje në Kosovë! Dështon për herë të 47-të konstituimi i Kuvendit

Për të 47-ën herë me radhë, përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës përfundoi pa sukses më 15 korrik. Edhe kësaj radhe, mbledhja e deputetëve të zgjedhur nuk solli ndonjë ndryshim në ngërçin politik që po zgjat tash e tre muaj. Partitë deri më tash në opozitë – PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe – refuzuan të propozojnë anëtarët për komisionin që duhet të organizojë votimin e fshehtë për…

Source

Kujtim Gjuzi me mirditorët niset drejt Thethit, kanë një thirrje për Ramën

Ish-deputeti Kujtim Gjuzi, së bashku me disa mirditorë, janë nisur këtë të martë drejt Thethit në mbështetje të banorëve atje, të cilët prej ditësh janë përplasur me forcat e policisë dhe inspektorët e IKMT për aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje. Kujtim Gjuzi u shpreh se kryeministri Edi Rama ka bërë një gabim dhe se duhet të dëmshpërblejë një për një të gjithë banorët…

Source

Urdhri i Ramës, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve në disa bashki të vendit

Pas urdhrit të Kryeministrit Rama në Bashlinë e Bulqizës kanë dhënë dorëheqjen 8 Administratorë të njësive përfshirë edhe qytetit. Ndërkohë dorëheqjen kanë dhënë edhe dy nënkryetarët si dhe drejtorët e drejtorive që i përkasin bashkisë. Në Bashkinë Klos nuk kanë dhënë dorëheqjen 4 administratorët dhe nënkryetari pasi janë në proces akoma për dorëheqjen. Në proces të dorëheqjes së…

Source

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, 4 ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Mat, Rrogozhinë, Vorë, Tiranë, Vlorë, Kuçovë, Krujë, Librazhd, Prrenjas, Malësi e Madhe dhe Korçë. Aktualisht mbeten aktive vatrat: Qarku Dibër. Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë ka vijuar puna për…

Source

Ish-ministri Ilir Beqaj shtrohet në QSUT, si paraqitet gjendja e tij

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është shtruar me urgjencë që prej të shtunës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Beqaj është paraqitur në spital me temperaturë të lartë dhe një infeksion të rëndë në lëkurë, ndërsa gjendja e tij vazhdon të mbetet e pastabilizuar. Ilir Beqaj ndodhej prej më shumë se një viti në…

Source

Erion Braçe: A ka mundësi që zyrtarët e shtetit të mos hyjnë në baxho bulmeti siç vijnë nga rruga?!

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar me tone kritike ndaj mënyrës se si po zhvillohet aksioni për kontrollin e sigurisë ushqimore në vend. Braçe ka ndarë disa pamje nga zyrtarët e Administratës Tatimore dhe inspektorët, të cilët, sipas deputet socialist, nuk duhet të hyjnë në baxho bulmeti siç vijnë nga rruga. “Brenda në aksion për sigurinë e ushqimit. A ka mundësi që zyrtarët e shtetit…

Source

SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

SPAK ka dhënë pretencën për dosjen e dytë në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. SPAK kërkon dy vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj ndaj Goros për shpërdorim detyre më shumë se njëherë lidhur me tjetërsimin e tokës në zonën e Livadhës me përfitues Arqile Bollanon. Për Vasillaq Strakoshën, ish-drejtor i menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë, ka kërkuar 1 vit e 6…

Source

17-vjeçarja tentoi vetëvrasjen. Ushtruan dhunë ndaj adoleshentes, arrestohet babai, procedohet edhe gjyshi

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur dje, në lagjen “Kushtrimi”, ku u vetëplagos rëndë me armë zjarri një 17-vjeçare. Vihet në pranga babai i 17-vjeçares dhe procedohet në gjendje të lirë gjyshi i saj. Në vijim të veprimeve hetimore që po kryhen në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mesditën e djeshme, në lagjen “Kushtrimi”…

Source

Ja si duket Gjirokastra në 20-vjetorin e saj si pasuri botërore në UNESCO (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje nga Gjirokastra, e cila sot shënon 20-vjetorin e përfshirjes në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. “Dhe nga Gjirokastra që kremton 20-vjetorin si pasuri Botërore në UNESCO dhe përjetësisht pasuri e shpirtit, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Source

Këmbimi valutor sot, me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 83 lekë dhe do të shitet me 84 lekë. Euro do të blihet me 97.4 lekë dhe do të shitet me 98 lekë. Franga zvicerane do të blihet me 103.9 lekë dhe do të shitet me 105 lekë. Ndërsa paundi britanik do të blihet me 111.5 lekë dhe do të shitet me 113 lekë. Dollari kanadez këmbehet me 60.4 lekë në blerje dhe me 61.9…

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 15 korrik 2025

Dashi Mos e lejo shpirtin tënd sipërmarrës të humbasë vrullin. Është e mundur që çështjet më të mëdha të errësojnë planet e tua, por kjo nuk është arsye për të hequr dorë nga qëllimet e tua. Mbaji ëndrrat e tua gjallë, edhe nëse kjo do të thotë t’i lësh ato në plan të dytë në këtë kohë. Demi Bota më në fund është gati ta dëgjojë mesazhin tënd. Ndjeni se njerëzit janë në pozicionin për të…

Source

Krybashkiaku i Hasit: Nuk kam në plan të shkarkoj asnjë punonjës

Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, është shprehur se nuk e ka në plan të shkarkojë asnjë punonjës, vetëm nëse shkelin ligjin. Ai pohoi se vetëm një javë më parë punonjësit e bashkisë Has bënë një punë kolosale duke shuar plotësisht vatrën e zjarrit në afërsi të malit të Pashtrikut. Ndërkohë Bashkia Kukës ka shkarkuar të gjithë administratorët dhe dy nënkryetarët e saj për performancë të…

Source

I nxehtë përvëlues deri në fund të korrikut

Muaji korrik do të vijojë me temperatura përvëluese deri në fund, paralajmëron sinoptikania Lajda Porja. Sipas saj, Shqipëria do të përfshihet nga një valë e re e të nxehtit për shkak të depërtimit të masave ajrore të ngrohta nga Afrika drejt Ballkanit. Temperaturat pritet të arrijnë deri në 41 gradë Celsius në disa zona të vendit, ndërsa edhe temperaturat minimale do të jenë më të larta se…

Source

Jetonte me gjyshërit, konflikti me babain, shkak i tentativës së 17-vjeçares për t’i dhënë fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 17-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me plumb. Shkak për ngjarjen mësohet se janë mosmarrëveshjet me babain e saj. Sipas burimeve, e mitura jetonte me gjyshërit pasi prindërit e saj ishin divorcuar. Babai i saj raportohet se kishte krijuar një familje të re dhe ka kërkuar ta marrë adoleshenten në fshat, e cila ka refuzuar…

Source

Vrapimi intensiv mund të ngadalësojë plakjen në nivel qelizor

Një studim i fundit ka zbuluar se vrapimi me intensitet të lartë për 30-40 minuta, pesë herë në javë, mund të ndihmojë në ngadalësimin e procesit të plakjes. Shkencëtarët kanë vërejtur se personat që ndjekin këtë rutinë kanë telomere dukshëm më të gjata, kapuçët mbrojtës të ADN-së që lidhen drejtpërdrejt me procesin e plakjes. Në fakt, treguesit biologjikë të këtyre individëve rezultuan gati…

Source

❌