Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Policia jep detaje për plagosjen në Sarandë: Arma shkrepi pa dashje!

“Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 20.07.2025, rreth orës 19:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me qytën e pistoletës në pjesën e kokës shtetasin A. V.

Source

Vijon ngërçi politik në Kosovë! Dështon për herë të 50-të konstituimi i Kuvendit

Edhe tentativa e 50-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës ka dështuar, duke thelluar krizën institucionale që po zvarritet prej muajsh tashmë. Mungesa e konsensusit mes partive politike vazhdon të jetë pengesa kryesore për formimin e institucioneve të reja. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se përpjekja e radhës do të zhvillohet të mërkurën, në orën 11:00. Në thelb të bllokadës…

Source

Vijon zjarri në malin e Dukatit, po punohet për të shmangur përhapjen e flakëve drejt parkut të Llogarasë

Vijon të jetë aktiv prej disa ditësh zjarri në malin e Dukatit në Vlorë. Aktualisht puna për shuarjen e flakëve po vazhdon nga toka edhe pse terreni është mjaft i vështirë. Në vendin e ngjarjes janë prezente 17 forca zjarrfikëse, 30 efektivë të Forcave të Armatosura, por edhe punonjës të Emergjencave Civile Vlorë dhe të pyjores. Forcat po punojnë për të lokalizuar flakët për të mos lejuar…

Source

Si i mbolli flokët Salianji në burg? Flet zv/drejtori i Burgjeve

Zv/drejtori i Burgjeve, Feim Sufaj, ka shpjeguar se si Ervin Salianji mbolli flokët gjatë kohës që ishte në burg. “Çdo i burgosur mund të dalë për vizita sepse i kufizohet liria, por i gëzon të gjitha të drejtat e tjera. Aktet rregullative i japin akses dhe të drejtë që të shkojë edhe në klinikë private, sigurisht duke marrë masat e sigurisë e duke parë mundësitë tona për të bërë garantimin e…

Source

Reportazh: Në rrugën e lashtë Egnatia, ku historia rilind dhe fshati frymon me turistë

Në verën përvëluese të Elbasanit, ka një cep ku koha duket se ka ndalur për të treguar histori që pak i njohin dhe më pak i vizitojnë. Një monument i lashtë, një rrugë romake dhe një fshat që bashkon antikitetin me mikpritjen, ky është Bradasheshi. Vetëm disa hapa më tutje, Shijoni, fshati i kumbullave dhe fiqve të pjekur, i manastirit Shën Joan Vladimir, të kujton se ndonjëherë…

Source

Rama: Duhet të rishikojmë ligjin për arsimin e lartë. I janë bërë vitet…

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ligji i arsimit të lartë do të rishikohet. Institucionet që administrojnë arsimin e lartë dhe ato përkatëse të qeverisë dua t’i falënderoj me shumë mirënjohje. Këtë takim e kërkuam për një bilanc të domosdoshëm të punës intensive në një 4-vjeçar kohor të bordit të akreditimit, i cili meriton respekt dhe falenderime për angazhimin…

Source

Mbahet sot në GJKKO seanca e dytë për Berishën dhe Malltezin

Zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës për çështjen “Partizani”. Seanca pritet të nisë në orën 10:30, ndërkohë që ajo paraardhëse u shty për shkak se kreu i PD Sali Berisha nuk ishte i pranishëm. Berisha tha se nuk kishte marrë një njoftim zyrtar në lidhje me seancën. Sali Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë” e kryer në bashkëpunim…

Source

Këmbimi valutor sot, me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 83 lekë dhe do të shitet me 84.2 lekë. Euro do të blihet me 97 lekë dhe do të shitet me 97.8 lekë. Franga zvicerane do të blihet me 103.5 lekë dhe do të shitet me 105 lekë. Ndërsa paundi britanik do të blihet me 111.5 lekë dhe do të shitet me 113 lekë. Dollari kanadez këmbehet me 60.5 lekë në blerje dhe me 62 lekë në…

Source

Rama: Reformat po na çojnë në BE, s’ka më ndërtime pa leje!

Kryeministri Rama foli sot në rubrikën e tij “Sy m’sy” edhe për teorinë e dëmtimit të turizmit, duke e mohuar dhe këmbënguli se ka ardhur koha që t’i jepet fund epokës për ndërtimet pa leje dhe që të lirohen hapësirat publike. “Ke 13 vite në qeveri dhe mendon si të bësh ushtri socialiste. Fillo me ujin e pijshëm në gjithë vendin se jemi në kohën e Zogut”, ishte një nga komentet e qytetarëve për…

Source

Lirimi i hapësirave publike, Kryeministri: Përmes dronëve do të ndjekim gjithçka që ndodh në territor!

Kryeministri Edi Rama ka rinisur komunikimin e tij me qytetarët përmes rrjeteve sociale në rubrikën “Sy s’sy”. Në nisje të fjalës së tij Rama ka folur edhe një herë lidhur me aksionin e fundit të IKMT-së për lirimin e hapësirave publike. Kryeministri tha se qeveria është në proces të nisë monitorimin teknologjik të strukturuar të territorit ku do të ndiqet çdo gjë që ndodh në territor përmes…

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 21 korrik 2025

Dashi Financiarisht, dëshira për të ndërmarrë rreziqe të guximshme mund të jetë e fortë, por do të ishte mirë të kontrolloni dy herë detajet para se të bëni investime. Në punë, prania e qëndrueshme e Jupiterit mbështet të mësuarit dhe komunikimin, kështu që ndarja e ideve mund të çojë në përparim. Në çështjet e dashurisë, Afërdita dhe Hëna sjellin ngrohtësi dhe një dëshirë për rehati.

Source

Aksident i trefishtë në Maliq, dy persona të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Symizë në Maliq, pasi tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët po dërgohen me urgjencë drejt spitalit të Korçës. Nuk dihen ende rrethanat, policia sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Source

Makina përplas turmën e njerëzve në Los Angeles, raportohet për më shumë se 20 të plagosur

Më shumë se 20 persona u plagosën pasi një makinë u përplas me një turmë njerëzish në East Hollywood të shtunën në mëngjes. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit, pranë West Santa Monica Boulevard. Sipas LAFD, tre persona ndodhen në gjendje kritike, gjashtë janë në gjendje të rëndë, ndërsa 19 të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta. Pamjet filmike nga vendngjarja tregojnë persona të…

Source

Ambasadorja e Izraelit falënderon Elisa Spiropalin për takimin me babanë e Tamir Nimrodit, i cili mbahet peng nga Hamasi prej 651 ditësh

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, falënderon Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, për takimin me babanë e Tamir Nimrodi, i cili mbahet peng nga Hamas prej 651 ditësh. “Faleminderit, Kryetare Elisa Spiropali, për takimin me Alon Nimrodi, babai i Tamirit, i cili po mbahet peng nga terroristët e Hamasit prej 651 ditësh. Qëndrimi juaj njerëzor dhe profesional i dha atij shpresë se Shqipëria…

Source

Zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik në Lin të Progradecit (FOTO)

“Në Lin, një nga zbulimet më të jashtëzakonshme arkeologjike po ndodh në brigjet e liqenit të Ohrit, në fshatin piktoresk të Linit. Sipas arkeologëve nga Universiteti i Bernës dhe Instituti Shqiptar i Arkeologjisë, jeta në këtë vend daton nga 8000 deri në 4000 vjet p.e.s., duke e bërë Linin vendbanimin palafit më të hershëm të zbuluar ndonjëherë në Europë. Gërmimet në zonën e Buqezës kanë…

Source

Fenomeni Yamal, në 48 orë shiten 700 mijë fanella, Barça fiton shifra të frikshme

Tek Lamine Yamal, Barcelona sheh pasuesin e Messi-t në çdo aspekt, jo vetëm në fushë, por dhe jashtë sajë. Drejtuesit e klubit bluagrana po kujdesen që Yamal të jetë imazhi i ri i klubit, e tashmja dhe e ardhmja, kjo tregohet qartë nga kontrata e fundit që firmosi talenti spanjoll, një kontratë deri në 2031, 20 milionë euro në sezon dhe mbi të gjitha fanella me numrin 10-të. Kjo është një super…

Source

55 vjeçe në top formë! Sekretet e vogla të Melania Trump

Edhe pse rrallëherë ndan publikisht detaje të stilit të saj të jetesës, nga intervista dhe dëshmi të afërta me të, zbulohet një rutinë e disiplinuar dhe efektive. Një nga zakonet më interesante të saj është përdorimi i peshave të lehta në kyçet e këmbëve, një metodë e njohur për stimulimin e tonifikimit të muskujve dhe djegien e kalorive edhe gjatë ecjes së zakonshme. Kjo teknikë…

Source

Ambasada e SHBA: Ja si stërviten Forcat Ajrore Shqiptare dhe Garda Kombëtare e Nju Xhersit (FOTO)

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë sot një postim në Facebook ku bën me dije se mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey-t kanë qenë këtë javë në Shqipëri, duke bashkëpunuar me Forcat Ajrore Shqiptare për trajnime të përbashkëta dhe mirëmbajtje të avionëve. Në fokus të stërvitjes ishin misionet e kërkimit dhe shpëtimit…

Source

Vrasja e Renis Dobrës në Mat, lihen në burg dy autorët e dyshuar

Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin, të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarin Renis Dobra. Për ngjarjen e rëndë, janë shpallur në kërkim dhe dy vëllezërit e Fatjon Bushgjokës, Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, që dyshohet se janë larguar nga Shqipëria. Vrasja e 23-vjeçarit u zbardh më 16 Korrik, ku u vendosën në pranga 2 prej…

Source

Roja u gjet pajetë në Portin e Sarandës, reagon Prokuroria: Kuforma u dërgua në Tiranë për autopsi

Reagim i Prokurorisë Sarandë në lidhje me shtetasin I.R. i gjetur i pajetë në Limjon Duke marrë shkas nga disa informacione të bëra publike më datë 18.07.2025, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë bën me dije se më datë 18.07.2025 shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Sarandë u njoftuan se në vendin e quajtur Limjon, në lagjen nr.4…

Source

❌