Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

11 Maji, Kolegji Zgjedhor i hap rrugën KQZ-së për certifikimin e zgjedhjeve

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar 12 paditë e paraqitura nga Partia Demokratike. Mes tyre ishin edhe ankesat e fundit për qarqet Elbasan, Durrës dhe Fier. Ky vendim i hap rrugën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Të gjitha përpjekjet ligjore të opozitës për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve janë mbyllur. Tashmë mbetet në dorën e KQZ-së që në…

Source

Revista ”Time” nxjerr në kopertinë Giorgia Meloni: Ndër figurat më interesante në Europë

Revista amerikane ”Time” i ka kushtuar kopertinën dhe një profil të gjatë kryeministres italiane Giorgia Meloni, me titullin: “Ku po e çon Giorgia Meloni Europën”. Meloni përshkruhet si “figurat më interesante në Europë”, e aftë të krijojë një “nacionalizëm të ri”. Ajo cilësohet si populiste, nativiste dhe pro-perëndimore, por e angazhuar në aleancat euroatlantike. Kur erdhi në pushtet në…

Source

Bizneset përgjatë akseve kombëtare, Belinda Balluku: 7 ditë afat për zhvendosje vullnetare. Zero tolerancë për subjektet

Bizneset që ushtrojnë aktivitetin përgjatë akseve kombëtare në të gjithë territorin e vendit, kanë një afat prej 7 ditësh për të spostuar vullnetarisht aktivitetin e tyre brenda hapësirës së tyre, duke respektuar kriteret ligjore për ndërtimet pranë rrugëve. Zv/kryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me drejtuesen e Inspektoratit Kombëtar…

Source

Shkeli perimetrin e sigurisë me varkën në liqen dhe rrezikoi pushuesit, 100 mijë lekë gjobë pronari

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke lundruar me varkë metalike, ndëshkohet me masë administrative 100 mijë lekë drejtuesi dhe bllokohet mjeti lundrues. Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare Pogradec kanë kryer një aksion patrullimi në ujërat e liqenit gjatë orëve të fundit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike. Shkelja është konstatuar në vendin e…

Source

Fundjavë përvëluese, e premtja pritet të shënojë 42 gradë. Shi të dielën

Kjo e premte do të regjistrojë temperaturën më të lartë të kësaj vere, 42 gradë Celsius. Meteorologia Anira Gjoni, thotë se nga temperaturat e larta do të preken thuajse të gjitha qarqet, edhe Kukësi, ku pritet që temperatura maksimale të arrijë deri në 39 gradë. ”E premtja pritet që të shënojë temperaturat më të larta. Të premten në bregdet presim që minimalja të shënojë 22 gradë…

Source

Babai abuzoi me të bijën që kur ishte adoleshente, sot 31-vjeçarja lind një fëmijë

Një dramë e heshtur, e mbuluar për vite me radhë nga frika, shtrëngimi dhe imponimi familjar u zbulua në Greqi, pas një raporti të shërbimit social që zbuloi shenja të abuzimit serioz dhe veproi menjëherë, duke ia referuar çështjen Zyrës së Prokurorit të Rodosit. Zyra e Prokurorit, duke njohur rëndësinë e akuzave, ndërhyri pa vonesë dhe urdhëroi kryerjen e një ekzaminimi paraprak…

Source

Berisha: Altin Hajri pagoi 700 mijë euro për t’i shpëtuar akuzës për vrasje

Këtë të enjte në deklaratën për shtyp, Sali Berisha u ndal tek Altin Hajri, një person në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Berisha tha se ai ka mrrë pjesë aktive në fushatën e 11 majit dhe madje ka kërcënuar edhe demokratët. Kreu i PD-së po ashtu aludoi se Hajri ka paguar deri në 700 mijë euro që t’i shpëtonte akuzës për vrasjen e Prengës, ndërsa shtoi se është lakuar edhe emri i…

Source

FOTO/ Don Xhoni hedh një thumb dhe e ka për Jozin: Na ishte se ç’na ishte

Don Xhoni përpos projekteve muzikore, po përflitet për një romancë. Ajo ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale, duke ndezur polemika pas një deklarate të bërë nga ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Joz Marku. Ky i fundit në një intervistë është shprehur se ”Po shoqërohet me njerëz të padëshirueshëm, bën gjeste aspak të hijshme”, një gjë që shumë ndjekës e kanë interpretuar si një thumb të…

Source

”Ura e Zogut” mbyllet përfundimisht

Ura e Milotit është mbyllur përfundimisht për qarkullimin. Vendimi ka ardhur pas dëmtimeve serioze në këmbët mbajtëse, kjo të shkaktuara si pasojë e mungesës së ndërhyrjes për mirëmbajtje dhe marrjes së inerteve në afërsi të strukturës së saj. Mbyllja është marrë si masë sigurie, pasi ura përbën një rrezik real për shembje dhe kalimi mbi të është bërë i pamundur. Nuk është dhënë asnjë…

Source

Kryeinspektorati Digjital i Territorit, Rama: Do të mbulojë hap pas hapi gamën e aktiviteteve shoqërore e shtetërore

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga puna e atij që e quajti Kryeinspektorati Digjital i Territorit, duke treguar se çfarë do të bëjë. Sipas Ramës, do të mbulojë hap pas hapi gamën e aktiviteteve shoqërore e shtetërore në territor. ”Videoja është një fragment i shkurtër i informacionit që ky Kryeinspektorat po mbledh nëpër Shqipëri, për të filluar punën për zbatimin e masave të reja…

Source

Vrau 4 studentë, jepet dënimi për 30-vjeçarin

30-vjeçari që vrau katër studentë të Universitetit të Idahos në SHBA, në nëntor të vitit 2022 është dënuar me burgim të përjetshëm. Bryan Kohberger u deklarua fajtor si pjesë e një marrëveshjeje që nënkuptonte se ai do të shmangte dënimin me vdekje. Kohberger hyri fshehurazi në një shtëpi me qira në Idaho, e cila nuk është shumë larg kampusit universitar, dhe vrau Ethan Chapin, Xana Kernodle…

Source

Rama poston foton nga Gjiri i Lalzit: Bregdeti është i të gjithë shqiptarëve, jo vetëm i disa tregtarëve

Hapësira publike e zënë nga çadrat dhe shezlongët në plazhin e gjirit të Lalzit ka marrë tjetër pamje. Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale duke ironizuar ata që sipas tij sfidojnë shtetin duke uzurpuar pronën publike. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë shtoi se kjo ndërhyrje është vetëm fillimi i një qasjeje të re ndaj vijës bregdetare, ku hapësirat publike nuk do të uzurpohen më për…

Source

Arbër Hitaj për Berishën: Dalja përditë e padobishme. Në vjeshtë ka zgjedhje, PD e papërgatitur

Gazetari Arbër Hitaj e quan strategjinë e PD-së për të denoncuar atë që ata e quajnë farsë elektorale të 11 Majit, dhe për të shtyrë për në shtator analizën e humbjes, si një ushqim që Berisha kërkon t’ja hedhë militantëve. Për të Berisha po përpiqet të fitojë kohë, po e shtyn sa më shumë analizën e zgjedhjeve, ndërkohë vera po ikën me deklarata që nuk prodhojnë politikë. ”Në shtator mund të…

Source

”PD ka bërë gabime për 11 Majin”, Jola Hysaj: Presim raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR

Jola Hysaj, kandidate e PD-së në zgjedhjet e fundit të 11 Majit, thotë do të pritet raporti final i OSBE/ODIHR pikërisht për atë që selia blu e quan fasadë elektorale, sepse është e pamundur të quhen zgjedhje. Për të edhe PD ka bërë gabime jo vetëm në këto zgjedhje, por gjatë gjithë këtyre 34 viteve, por nga ana tjetër, një analizë e thellë do të çojë në një vendim të Kryesisë së PD…

Source

VIDEO/ I blinduar nga Policia zbarkon në Rinas, Denis Bajri ekstradohet nga Dubai

Denis Bajri u arrestua në shkurt të vitit 2024 në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe këtë të mërkurë u ekstradua në vendin tonë. Policia e Shtetit tha se në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, rreth orës 16:30, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, të Denis Bajri 37-vjeç. Postimi i plotë Finalizohen procedurat…

Source

Marina kroate demonstron forcën para 30-vjetorit të “Stuhisë”

Marina Kroate ka kryer stërvitjen përfundimtare të anijeve në kazermat Lora në Split të mërkurën, duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për pjesëmarrjen në një paradë të madhe në Adriatik, e cila do të mbahet më 31 korrik për të shënuar 30-vjetorin e operacionit ushtarako-policor “Stuhia”. Parada do të mbahet njëkohësisht me paradën qendrore të Forcave të Armatosura Kroate në Zagreb…

Source

Zjarri në Parkun e Llogarasë, ministri Vengu: E shkaktuar nga dora e njeriut, shmangëm një katastrofë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu flet për situatën nga zjarret në vend. Ai tha se është shuar një vatër zjarri brenda Parkut të Llogarasë e cila për të ishte ndezur qëllimisht. Po ashtu Vengu theksoi se na vatrat e zjarrit që kanë aktive nuk ka pasur rrezik për banesat. ”Ne e kemi mision që të gjendemi pranë qytetarëve, tashmë jemi përballë një situate temperaturash ekstreme që do të vijoj deri…

Source

Financimi i partive politike, Xhafaj: Jo me dy qasje, shohim kush prevalon

Në kuadër të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit është zhvilluar sot në Kuvend një tryezë konsultimi për projektligjin “Për financimin e partive politike”. Ekspertë të Nivelit të Lartë të atashuar pranë këtij komisioni, përfaqësues të institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile, grupeve të interesit dhe partnerëve ndërkombëtarë…

Source

Ndërtues! Lexoni Vendimin e ri të qeverisë: Ndalohet dhënia e lejeve të ndërtimit për vendosjen e rrethimeve dhe trarëve

Këtë të mërkurë, në Këshillin e Ministrave u morën një sërë ndryshimesh, mes të cilave edhe ndryshime në ligjet që lidhen me lejet e ndërtimit. Qeveria ka vendosur sot ndalimin e dhënies së lejeve të ndërtimit nga autoritetet përkatëse për të kryer çdo lloj punimi apo për të vendosur rrethime apo trarë. DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.408, DATË 13.5.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE…

Source

Zjarri përfshin parkun e Llogorasë, dyshohet e qëllimshme

Një zjarr ka shpërthyer pasditen e sotme brenda Parkut Kombëtar të Llogorasë, mbi fushën e sportit, duke rrezikuar seriozisht zonën e mbrojtur me pyje pishe dhe bimësi karakteristike. Flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe, ndërsa dëmet në sipërfaqe pyjore janë ende të pakonfirmuara zyrtarisht. Banorë të zonës, kryesisht pronarë restorantesh dhe punonjës të tyre…

Source

❌