Unaza prej një milion dollarësh e Lauren Sanchez nën kritika: A është tepër e brishtë për një diamant kaq të shtrenjtë?
Lauren Sanchez, e njohur për dashurinë e saj ndaj bizhuterive luksoze, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje ku shihet me një unazë të re martese me diamant gjigant. Fansat janë bindur se unaza është aq delikate në dizajn, saqë ekziston rreziku që guri i çmuar të bjerë nga momenti në moment.
Kujtojmë se ish-gazetarja 55-vjeçare tregoi për herë të parë unazën e saj të fejesës në vitin 2023, pasi u propozua nga themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, në superjahtin e tij luksoz prej 500 milionë dollarësh, “Koru”. Pas një darke romantike nën qiellin e hapur, Bezos kishte fshehur unazën madhështore poshtë jastëkut të saj dhe i kishte bërë propozimin.
Unaza e parë, me një diamant të rrallë rozë me peshë rreth 30 karatësh, vlerësohet të kushtojë mes 3 dhe 5 milionë dollarë. Më vonë, në një intervistë për Vogue, Sánchez zbuloi se bëhej fjalë për një gur tepër të veçantë.

Megjithatë, për ceremoninë e martesës, ajo vendosi të mos e mbante këtë unazë të fejesës dhe e zëvendësoi me një tjetër, duke e vendosur të parën në dorën tjetër. Gjatë dasmës luksoze në Venecia, ajo prezantoi unazën e re, për të cilën ekspertët e bizhuterive mendojnë se kushton rreth 4 deri në 5 milionë dollarë – një “imtesi” për një miliarder si Bezos.
Megjithëse pranga e re vezulloi para syve të të ftuarve VIP, komentet në rrjetet sociale nuk vonuan. Shumë përdorues kritikuan dizajnin, duke thënë se është shumë i brishtë për një diamant kaq masiv.
Deena Bassam, pronare e kompanisë Deena Diamond Designs, në një video virale në TikTok u shpreh: “Një unazë kaq e hollë me një diamant të përmasave të tilla… është një aksident që pret të ndodhë”. Në përshkrimin e videos, ajo shtoi: “Jam e frikësuar”.
@deenafinejewelry I’m scared. But rest assured, I will always steer you in the right direction. Part of being a designer is making sure your ring fits all facets of your life! Your ring should not only fit your aesthetic preferences but also suite your lifestyle! #laurensanchez #jewelrydesign #30ctdiamond #engagementring #largediamond #foryoupage ♬ original sound – SAINTED
Dizajnerja nga Dallasi sqaroi se një unazë nuk duhet të përputhet vetëm me estetikën, por edhe me stilin e jetës së mbajtëses. Ajo theksoi për Daily Mail se gjithmonë u kujton klientëve të saj: “Nuk ekziston një bizhuteri prej metali të çmuar që të jetë e pashkatërrueshme, pavarësisht sa mirë është punuar”.
Përdoruesit në rrjet u pajtuan menjëherë me të, duke shprehur habinë për përmasat e diamantit dhe për faktin që unaza dukej e brishtë. Shumë besojnë se diamantët më të vegjël që zbukurojnë rrethin e unazës mund ta dobësojnë më tej strukturën, duke e bërë më të rrezikshme për përdorim. Por duhet pasur parasysh se Sánchez nuk kryen punë të zakonshme si mbledhja e valixheve apo larja e enëve – aktivitete gjatë të cilave një gur i tillë mund të dëmtohej lehtësisht.
Disa komentues shkruan: “Janë të pasur në mënyrë të çmendur dhe me siguri unaza është e siguruar. Nëse i bie, do blejnë një tjetër”, “Me pasurinë që kanë, nuk ka rëndësi nëse thyhet pas një muaji”.
@tiamogemco Lauren Sanchez Engagement Ring is a STUNNING 30-45 carat oval natural diamond! But is it a sturdy, functional ring setting? C0ntact me to build your dream custom ring for less with diamonds or moissanite! #laurensanchez #ovalengagementring #ovaldiamond #customengagementring #ringinspo #celebrityrings #privatejeweler #engagementring ♬ original sound – YOUR CONCIERGE
JEWELLER
Ndërkohë, gemologia Olivia Landau gjithashtu konfirmoi për Daily Mail se vendosja e një diamanti kaq të madh në një unazë kaq të hollë nuk rekomandohet. “Nëse rrethi është shumë i hollë, ekziston rreziku që diamantët më të vegjël të bien,” – sqaroi ajo nga Nju Jorku.
Megjithatë, jo të gjithë janë të mendimit se katastrofa është e pashmangshme. Monil Kothari, themelues i Haus of Brilliance, deklaroi: “Platina është materiali më i fortë në botën e bizhuterive – e qëndrueshme, rezistente dhe e ndërtuar për të zgjatur”.
Ai vlerësoi se dizajni është në fakt shumë i menduar. “Duket se shpërndan peshën e diamantit në mënyrë të barabartë në gisht, çka e zvogëlon presionin mbi rrethin. Nuk është një ndërtim i keq,” – tha ai.
“Diamanti është mahnitës, unaza është e mrekullueshme, dhe interneti është thjesht shumë negativ”.
Në përfundim, Kothari shtoi: “Sinqerisht, më duket qesharake ideja që themeluesi i Amazon-it pret të thyhet unaza për të marrë dëmshpërblim nga siguracioni. Bezos nuk bën pazar në Alibaba! Profesionistët e vërtetë e ndërtojnë një prangë të tillë për të zgjatur përjetësisht”. /Telegrafi/
The post Unaza prej një milion dollarësh e Lauren Sanchez nën kritika: A është tepër e brishtë për një diamant kaq të shtrenjtë? appeared first on Telegrafi.