Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Një nga 27 fustanet e nusërisë së Lauren Sanchez u zhduk gjatë dasmës

By: user 6
4 July 2025 at 22:39

Një nga 27 fustanet e nusërisë së Lauren Sanchez u zhduk gjatë dasmës së saj me Jeff Bezos. Fustani u zhdukur që nga dita e ceremonisë dhe mediave ai ishte vjedhur nga një “mysafir i paftuar i veshur me stil”. Megjithatë, kjo teori nuk konsiderohet më si e mundshme dhe nuk është paraqitur asnjë raport zyrtar policor.

Nuk dihet se cili nga fustanet mund të ketë humbur, por me siguri nuk është fustani i bardhë me dantellë me jakë të rrumbullakët nga Dolce & Gabbana, të cilin 55-vjeçarja e veshi në dasmën e saj me themeluesin e Amazon në Venecia të premten, më 27 qershor. Çifti u martua në ishullin e San Giorgio Maggiore.

Lauren Sanchez postoi një foto të saj dhe Jeff Bezos në Instagram menjëherë pas ceremonisë, së bashku me datën e dasmës. Në foto, Sanchez tregoi fustanin e saj mahnitës të nusërisë. Ajo u fotografua me fustanin e nusërisë para dasmës për Vogue. Duke folur për revistën, ajo kujtoi se u ndje si një “princeshë” gjatë provës së përgjithshme, e cila u zhvillua në Milano.

“Ishte më tronditëse nga sa prisja”, – tha ajo për momentin kur e veshi për herë të parë. Ajo zbuloi gjithashtu se Jeff Bezos iu lut t’ia tregonte fustanin, por, siç është zakoni ajo shpjegoi se nuk do t’ia zbulonte para ditës së madhe. “Gati sa nuk u dorëzova”, – pranoi ajo, duke shtuar: “Por doja që të ishte një surprizë. Teksa plakesh, nuk ka shumë surpriza në jetë. Mezi prisja të shihja fytyrën e tij”.

Lauren Sanchez gjithashtu bëri përshtypje me një fustan rozë prej mëndafshi muslini Atelier Versace, të dizenjuar nga vetë Donatella Versace, për dasmën e fundit. Fustani kishte një korse, të qëndisur me dorë me kristale Swarovski ngjyrë ari rozë. ©LAPSI.al

The post Një nga 27 fustanet e nusërisë së Lauren Sanchez u zhduk gjatë dasmës appeared first on Lapsi.al.

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, zbulohen detajet e marrëveshjes paramartesore

By: gaze tare
3 July 2025 at 23:37

Jeff Bezos është djegur një herë. Dhe një djalë si ai nuk jep shanse te tjera në raste të tilla. Pra, pasi u detyrua t’i paguante 35/40 miliardë dollarë gruas së tij të parë MacKenzie Scott, pas divorcit të tyre në vitin 2019, tani me Lauren Sanchez, shefi i Amazon donte t’i sqaronte gjërat menjëherë.

Me një marrëveshje paramartesore që ekspertët e përcaktojnë si “shumë të detajuar dhe super të sigurt”. Në të cilën ata flasin për pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, aventura dhe kujdestari të katër fëmijëve të Bezos, vdekjen e parakohshme të manjatit dhe madje edhe një bonus të vetëm pas nënshkrimit të vetë marrëveshjes.

Klauzola e parë e përfshirë në kontratë thotë se gjithçka që Jeff Bezos fitoi dhe ndërtoi para martesës së tij me Lauren Sanchez përjashtohet nga negociatat në rast divorci. Duke pasur parasysh se pasuritë e themeluesit të Amazon vlerësohen në mbi 200 miliardë dollarë, duhet pranuar se nusja e re ka pranuar të heqë dorë nga mjaft gjëra.

Një ndërlikim tjetër me të cilin avokatët u përballën gjatë hartimit të dokumentit ishte për shkak të ligjeve që rregullojnë marrëveshje të tilla, të cilat në SHBA ndryshojnë nga shteti në shtet. Për shembull, Kalifornia do t’i kërkonte Jeff Bezos të shkruante (dhe për këtë arsye të zbulonte) të gjitha pronat e tij, si të luajtshme ashtu edhe të paluajtshme. Diçka që sigurisht asnjë manjat nuk do të donte të detyrohej ta bënte. Kjo është arsyeja pse duket se marrëveshja paramartesore është hartuar sipas ligjeve të Floridës, ku Bezos dhe Sanchez u martuan para ceremonisë në Venecia (e cila nuk kishte vlerë ligjore) dhe ku banojnë kryesisht, duke pasur parasysh se është në Miami ku Bezos ka pasuri të paluajtshme vlera e të cilave vlerësohet në rreth 250 milionë dollarë.

Epo, sipas ligjit të Floridës, në rast divorci, Lauren Sanchez do të ketë të drejtë për një mbështetje financiare të paracaktuar, por jo për një pjesë të të ardhurave ose investimeve të reja që Bezos do të fitojë gjatë martesës. Dhe kjo është gjithashtu një klauzolë themelore e marrëveshjes paramartesore. Pikërisht sepse kërkesa për divorc, veçanërisht për ata si Jeff Bezos që kanë prona në të gjithë botën, teorikisht mund të paraqitet në çdo shtet, duke e detyruar palën tjetër t’i nënshtrohet ligjeve të atij vendi.

Kështu, për shembull, një marrëveshje paramartesore e vlefshme në Nju Jork mund të anulohet në Londër. Kjo është arsyeja pse Jeff Bezos ka futur klauzolën mbi zgjedhjen e ligjit të zbatueshëm, e cila përcakton se cili juridiksion zbatohet (ai i Floridës, saktësisht) pavarësisht nga vendi ku ndodh divorci. Gjithashtu sepse, vetëm për të dhënë një shembull tjetër, marrëveshjet paramartesore si kjo në Itali nuk kanë vlerë ligjore. Dhe kjo shpjegon gjithashtu pse ajo në Venecia nuk ishte, në realitet, një martesë e vërtetë me kuptim formal.

The post Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, zbulohen detajet e marrëveshjes paramartesore appeared first on iconstyle.al.

I kërkoi pesë milionë euro? E vërteta pse Lady Gaga nuk performoi në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

2 July 2025 at 10:59

Dasma e bujshme e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, dhe partneres së tij Lauren Sanchez ka qenë një nga eventet më të komentuar të javëve të fundit.

Me një organizim madhështor që kushtoi rreth 17 milionë euro dhe u zhvillua në Venecia, ceremonia zyrtare dhe festat që zgjatën tre ditë ishin të mbushura me yje të shumtë dhe momente të paharrueshme.

Megjithatë, mungesa e një prej artistëve më të mëdhenj në botë, Lady Gaga, në këtë dasmë ka ngjallur shumë spekulime dhe thashetheme në media. Në fillim u raportua se këngëtarja 39-vjeçare ishte planifikuar të performonte në këtë ceremoni madhështore.

Foto: Instagram

Kjo la la shumë dyshime, duke bërë që mediat dhe fansat të spekulojnë për arsyet e mungesës së saj.

Një nga thashethemet më të përhapura ishte se Lady Gaga kishte kërkuar një tarifë prej pesë milionë eurosh për të kënduar në dasmën e Bezos, një shumë që themeluesi i Amazon dyshohet se nuk e pranoi.

Megjithatë, një burim i afërt me çiftin ka thënë për “Daily Mail” se këto spekulime janë të pavërteta dhe se mungesa e Lady nuk ka lidhje me çështjen e pagesës.

Sipas këtij burimi, asnjë ofertë serioze nuk është bërë kurrë për të angazhuar këngëtaren në dasmë.

Lady Gaga

Në fakt, nëse Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez do të kishin dëshiruar që ajo të performonte, një marrëveshje do të ishte realizuar pa asnjë problem.

“Lady Gaga merr oferta çdo sekondë dhe sigurisht që do ta kishte konsideruar ftesën për dasmën e Bezos, por nuk ka pasur asnjë ofertë serioze apo reale që të diskutohej”, shpjegon burimi.

Burimi shtoi se çifti miliarder kishte “opsione të pafundme” dhe ide të ndryshme për organizimin e dasmës së tyre dhe vendosën të shkojnë në një drejtim tjetër artistik dhe muzikor.

“Nëse do të kishte pasur një ofertë serioze, ajo do të ishte bërë, por kjo kurrë nuk ndodhi, prandaj nuk duhet të ketë polemika për Lady Gagën në lidhje me këtë dasmë”, përfundoi burimi.

Në përfundim, duket se mungesa e Lady Gagës ishte thjesht pjesë e zgjedhjeve artistike dhe organizative të çiftit, që donin një atmosferë dhe program të ndryshëm për ditën e tyre të veçantë.

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u zhvillua me sukses dhe pa performanca live, duke sjellë një festë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit. /Telegrafi/

The post I kërkoi pesë milionë euro? E vërteta pse Lady Gaga nuk performoi në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez appeared first on Telegrafi.

Salma Hayek mungoi në dasmën e Jeff Bezos, ka një arsye

1 July 2025 at 15:44

Aktorja meksikano-amerikane, Salma Hayek, ishte e ftuar në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, por ajo nuk ishte e pranishme.

Megjithatë, bashkëshorti i saj, Francois-Henri Pinault, u pa në festë.

Në vend që të merrte pjesë në dasmën e çiftit të famshëm, Hayek shijoi ‘Festivalin Glastonbury’ në Somerset përkrah Stella McCartney, Cara Delevingne, Chelsea Handler, Anya Taylor-Joy dhe të tjerëve.

Foto: X

Disa nga emrat që performuan në festival përfshijnë Neil Young, the 1975, Charli XCX, Olivia Rodrigo, Rod Stewart dhe The Prodigy.

Nga ana tjetër, bashkëshorti i Salma Hayek, Francois-Henri Pinault, u fotografua duke hipur në një taksi uji në Venecia me Kim Kardashian, Oprah Winfrey, Orlando Bloom, Tom Brady dhe Leonardo DiCaprio.

Hayek nuk është ylli i vetëm që nuk mori pjesë në dasmën e vitit.

Eva Longoria mungoi sepse po xhiron serialin “Eva Longoria: Searching for Spain”. Nga ana tjetër bashkëshorti i Longorias, Jose Baston, nuk u shfaq sepse po shërohet nga një operacion në shpatull. /Telegrafi/

The post Salma Hayek mungoi në dasmën e Jeff Bezos, ka një arsye appeared first on Telegrafi.

Kris Jenner u grind me të dashurin e saj në dasmën e Bezos për një arsye të çuditshme

30 June 2025 at 21:31

Kris Jenner dhe partneri i saj afatgjatë, Corey Gamble, thuhet se kanë pasur një përplasje të tensionuar teksa po largoheshin nga dasma luksoze e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia. Sipas Daily Mail, gjithçka ndodhi të premten, menjëherë pas ceremonisë, dhe momenti është kapur nga kamerat.

Sipas Nicole Hickling, eksperte për leximin e buzëve, arsyeja e debatit ishte insistimi i Kris që gjatë udhëtimit me taksi ujor të mos kishte asnjë pasagjer tjetër përveç tyre. Në video shfaqet Kris teksa futet në taksi, ndërsa pas saj vjen Corey. Hickling interpreton se në atë moment ai i drejtohet stafit duke thënë: “Jemi të lumtur që udhëtojmë vetëm. Kjo është ajo që Kris dëshiron.”

Kjo, thuhet, ka bërë që Jenner të ndërhyjë e irrituar dhe t’i thotë partnerit të saj: “Çfarë po bën? Duhet të flasësh? Ta kam thënë… për hir të Zotit… dua të udhëtoj e vetme”.

Foto: Profimedia/EPA

Corey atëherë doli për një moment nga varka për të konfirmuar me një punonjës se do të udhëtonin pa të tjerë në bord, e më pas u kthye pranë Krisit.

Pavarësisht tensionit të dukshëm me Coreyn, Jenner ruajti mirësjelljen ndaj stafit. Në një pjesë tjetër të videos, dëgjohet duke i thënë Coreyt: “Thuaju që i falënderova,” pasi një punonjës i portit i ofroi asaj një pecetë për t’u fshirë nga uji i mundshëm gjatë udhëtimit.

Çifti ndodhej në Venecia me rastin e dasmës madhështore tre-ditore të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez, e cila mblodhi shumë fytyra të njohura dhe elitën botërore. Kris dhe Corey mbërritën të enjten, të shoqëruar nga vajzat e saj Kim dhe Khloé Kardashian, si dhe Kylie e Kendall Jenner.

Foto: Profimedia/EPA

Megjithatë, sipas një burimi pranë familjes, plani fillestar nuk përfshinte gjithë këtë shoqëri. Thuhet se Kendall, Khloé dhe Kylie nuk ishin të ftuara fillimisht, dhe ftesat për to erdhën vetëm pasi Kris ndërhyri. Gjatë qëndrimit në Paris për mbrëmjen e vajzave, Kris i kishte kërkuar Laurenit që të përfshinte edhe tri vajzat e tjera.

“Në fillim ishin ftuar vetëm Kim dhe Kris,” tha burimi. “Por Mama Kris e pyeti Laurenin nëse mund të sillte edhe vajzat e tjera teksa ishin në Paris.”

Po sipas burimit, Lauren Sánchez nuk i njeh shumë mirë Kendallin, Khloén dhe Kylen. Ky veprim nuk është i pazakontë për 69-vjeçaren Kris, e cila shpeshherë kërkon leje për të marrë gjithë familjen në ngjarjet më të rëndësishme.

Madje, flitet se Kris kishte edhe një motiv tjetër – sipas personave të afërt, ajo mendonte se kjo dasmë mund të ishte mundësi e mirë që vajzat e saj të pamartuara të njiheshin me partnerë të pasur dhe të famshëm. /Telegrafi/

Foto: Profimedia/EPA

The post Kris Jenner u grind me të dashurin e saj në dasmën e Bezos për një arsye të çuditshme appeared first on Telegrafi.

Aktorja e njohur fyen Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez për martesën 50 milionë dollarëshe

By: gaze tare
30 June 2025 at 20:03

Aktorja Charlize Theron ka kritikuar ashpër Jeff Bezos dhe gruan e tij të re, Lauren Sanchez, për dasmën e tyre luksoze prej 50 milionë dollarësh në Venecia të Italisë. Gjatë eventit vjetor bamirës për organizatën e saj Charlize Theron, fituesja e çmimit Oscar nuk i kurseu fjalët duke theksuar papërgjegjësinë e çiftit.

“Mendoj se ne jemi të vetmit njerëz që nuk morëm ftesë për dasmën e Bezos,” komentoi Theron me ironi në skenë në galën e Los Angeles.

Ndërsa shfrytëzoi rastin për të falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen, ajo vuri në dukje gjithashtu situatën shqetësuese mjedisore me të cilën përballet planeti: “sidomos kur bota ndihet sikur është në flakë, sepse është” .

Ylli i “ The Old Guard” e përdori fjalimin e saj për të adresuar çështjet sociale: “Këtu në Los Angeles, në SHBA dhe në mbarë botën, po shkojmë prapa me shpejtësi. Politika e imigracionit ka shkatërruar jetën e familjeve, jo të kriminelëve; të drejtat e grave po veniten; jeta e personave queer dhe trans po fshihet gjithnjë e më shumë; dhe dhuna me bazë gjinore është në rritje. Kjo nuk është vetëm politikë, është personale.” Ajo e mbylli fjalimin e saj me një fjali të drejtpërdrejtë: “Po, në djall ata.”

Ndërkohë, disa figura në industrinë e argëtimit treguan mbështetjen e tyre, jo për çiftin e sapomartuar, por për MacKenzie Scott, ish-gruan e Bezos. Filantropja, e cila u divorcua nga themeluesi i Amazon në vitin 2019 pas 25 vitesh martesë, iku me një pasuri prej rreth 38 miliardë dollarësh, më shumë se gjysmën e së cilës ajo e ka dhuruar për kauza bamirësie.

Aktorja Mia Farrow postoi një fotografi të Scott në Instagram duke theksuar bujarinë e saj: “Sa e mrekullueshme është MacKenzie Scott! (Gruaja e parë e Jeff Bezos dhe nëna e katër fëmijëve të tij)”. Sipas Farrow, Scott kishte dhuruar 19.3 miliardë dollarë për më shumë se 1,600 organizata deri në dhjetor 2024.

The post Aktorja e njohur fyen Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez për martesën 50 milionë dollarëshe appeared first on iconstyle.al.

Charlize Theron kritikon dasmën luksoze të Jeff Bezos:”*

By: user 10
30 June 2025 at 16:25

Charlize Theron, nuk i kurseu kritikat për Jeff Bezos dhe bashkëshorten e tij të re, Lauren Sánchez Bezos, për dasmën luksoze që çifti organizoi në Venecia të Italisë.

Fituesja e çmimit “Oscar”, 49 vjeç, u shpreh publikisht kundër dasmës madhështoreqë kushtoi rreth 50 milionë dollarë, gjatë një eventi bamirësie që organizoi të shtunën në Los Anxhelos për fondacionin e saj “Charlize Theron Africa Outreach Project”.

“Mendoj se jemi të vetmit që nuk morëm ftesë për dasmën e Bezos,” u shpreh Theron me ironi në skenë, sipas “Hollywood Reporter”.

“Por nuk ka problem… sepse ata janë të tmerrshëm dhe ne jemi cool,” shtoi ajo mes të qeshurave të publikut.

Aktorja gjithashtu shfrytëzoi momentin për të denoncuar situatën e rëndë politike dhe sociale në SHBA dhe në mbarë botën.

“Politikat për emigracionin kanë shkatërruar jetë familjesh, jo kriminelësh. Të drejtat e grave po zbehen çdo ditë e më shumë. Jetët e personave queer dhe trans po fshihen gjithnjë e më shumë. Dhuna ndaj grave është në rritje. Kjo nuk është vetëm politikë, është personale,” tha Theron.

lNdërkohë që shumë personazhe të Hollivudit morën pjesë në dasmën e Bezos dhe Sánchez, të tjerë të famshëm që nuk u ftuan, u solidarizuan me ish-bashkëshorten e Bezos, MacKenzie Scott.

Ajo ka qëndruar larg vëmendjes mediatike pas ndarjes në vitin 2019, por është vlerësuar për angazhimin e saj në filantropi, duke dhuruar mbi $19.3 miliardë në mbi 1600 organizata bamirëse.

Në rrjete sociale, aktorja Mia Farrow publikoi një foto të MacKenzie-t me përshkrimin:

“Sa e mrekullueshme është MacKenzie Scott! (Ish-gruaja e Jeff Bezos dhe nëna e 4 fëmijëve të tij)”.

Komentet pozitive për MacKenzie Scott u shumëfishuan nga personazhe si Olivia Munn, Cheryl Strayed dhe Rosanna Arquette, të cilët e përshkruan atë si “një forcë e mirësisë dhe humanizmit”.

Ndërkohë, edhe gazetarja e njohur Katie Couric shprehu kritika për fustanin e nusërisë së Lauren Sánchez, të markës Dolce & Gabbana, duke e quajtur atë “të rëndomtë dhe të shëmtuar”.

Në një koment në Instagram, ajo shkroi:

“Mirë se vini në vitet ’80 — kur flokët voluminozë dhe shpenzimet ekstreme ishin në modë. Mesa duket, vulgariteti është kthyer në trend.”

 

The post Charlize Theron kritikon dasmën luksoze të Jeff Bezos:”* appeared first on Lapsi.al.

Kourtney Kardashian vlerësohet për mungesën në dasmën e Bezos: E vërtetë dhe me klas

By: gaze tare
30 June 2025 at 12:03

Ndërsa emrat më të mëdhenj të showbiz-it, përfshirë motrat Kardashian-Jenner, ishin të pranishme në dasmën madhështore të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia, Kourtney Kardashian zgjodhi të kalojë fundjavën në mënyrë më të thjeshtë, në përvjetorin e martesës me bashkëshortin Travis Barker dhe fëmijët e saj.

Në vend të luksit dhe vëmendjes mediatike, 46-vjeçarja ndau me ndjekësit në Instagram momente të qeta në ambient intim pranë oqeanit. Darka romantike, trëndafila të kuq dhe një menu e personalizuar ishin detajet që e bënë këtë përvjetor të tretë të veçantë.

Veshur me stil elegant, por pa teprime, Kourtney u shfaq me një pamje të natyrshme dhe të përkushtuar ndaj familjes. Ndjekësit e vlerësuan qasjen e saj, duke e cilësuar si “motra më e vërtetë” dhe “shembull i thjeshtësisë me klas”.

The post Kourtney Kardashian vlerësohet për mungesën në dasmën e Bezos: E vërtetë dhe me klas appeared first on iconstyle.al.

Kourtney Kardashian lavdërohet nga fansat për mungesën në dasmën e Bezos: Po jeton jetën tënde më të mirë

30 June 2025 at 11:45

Ndërsa e gjithë familja Kardashian-Jenner ndodhej në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia, Kourtney Kardashian zgjodhi një fundjavë ndryshe — larg glamurit dhe larg vëmendjes së tepërt.

Vendimi i saj për të mos marrë pjesë në eventin e vitit u përshëndet nga fansat, të cilët e vlerësuan për autenticitetin dhe jetën familjare që po përqafon.

46-vjeçarja ndau në Instagram momente të qeta me bashkëshortin Travis Barker dhe fëmijët e saj, duke festuar përvjetorin e tretë të martesës në mënyrë intime dhe të personalizuar, shkruan DailyMail.

Me pamje nga një darkë romantike me trëndafila të kuq, veshje elegante dhe një atmosferë buzë oqeanit, ndjekësit e saj u shprehën se ajo “po jeton jetën e saj më të mirë”.

Kourtney u shfaq me një stil të kuruar, por të relaksuar — nga veshjet joshëse me dantella dhe taka elegante, deri te momentet e thjeshta me fëmijët e saj në Calabasas.

Fotografitë e publikuara përfshinin edhe dhuratat nga bashkëshorti i saj dhe një menu të personalizuar nga restoranti Caruso për përvjetorin e tyre.

Ndryshe nga motrat e saj që shpesh përballen me kritika për ekspozim të tepërt, Kourtney u vlerësua për zgjedhjen për të qëndruar pranë familjes. “Më e mira nga të gjitha motrat”, shkruante një komentues, ndërsa të tjerë e quajtën “shembull i thjeshtësisë me klas”.

Në një botë ku çdo lëvizje e familjes Kardashian përcillet me zhurmë, Kourtney duket se po ndjek rrugën e saj — më të qetë, më të thellë dhe ndjeshëm më njerëzore. /Telegrafi/

The post Kourtney Kardashian lavdërohet nga fansat për mungesën në dasmën e Bezos: Po jeton jetën tënde më të mirë appeared first on Telegrafi.

Kapelja që “vodhi shfaqjen”: Leonardo DiCaprio komentohet masivisht në rrjete pas paraqitjes në dasmën e Jeff Bezos

By: gaze tare
30 June 2025 at 09:30

Leonardo DiCaprio ka qenë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për një rol të ri kinematografik, por për stilin e tij të pazakontë në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez, të zhvilluar në Venecia. Aktori hollivudian, i njohur për paraqitjet e tij të rafinuara në tapetin e kuq, u shfaq me një kombinim që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale: një smoking klasik i zi i kombinuar me një kapele sportive që i mbulonte pothuajse tërë fytyrën.

Kjo pamje e pazakontë e DiCaprio-s, ndërsa ecte drejt vendit të ceremonisë në ishullin San Giorgio Maggiore, nuk i shpëtoi syrit të pjesëmarrësve dhe aq më pak atij të internetit. Ndërkohë që përpiqej të qëndronte nën radar, koka me mbishkrimin “Los Angeles Dodgers” e bëri të pamundur këtë përpjekje – përkundrazi, e bëri një nga figurat më të përfolura të mbrëmjes.

Reagimet në rrjet nuk munguan. Disa e morën me humor, duke komentuar se aktori “po përpiqej të ishte i padukshëm, por përfundoi në qendër të gjithë vëmendjes”. Të tjerë e ironizuan me batuta si: “Leo, ky nuk është një mision sekret”, apo “Hiqe kapelen, nuk je në stadium”.

The post Kapelja që “vodhi shfaqjen”: Leonardo DiCaprio komentohet masivisht në rrjete pas paraqitjes në dasmën e Jeff Bezos appeared first on iconstyle.al.

Kylie Jenner mori vëmendjen në dasmën e Jeff Bezos, por edhe në rrugët e Venedikut

30 June 2025 at 07:20

Kylie Jenner kaloi fundjavën në Venedik së bashku me motrat e saj Kim, Khloé dhe Kendall, si dhe me nënën Kris Jenner, për të marrë pjesë në dasmën madhështore të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez – një nga ngjarjet më të përfolura të vitit në botën e showbizit.

Përveçse tërhoqi gjithë vëmendjen në dasmë me një fustan që theu të gjitha rregullat tradicionale të veshjes për ceremoni martesore, Kylie bëri bujë edhe në rrugët e Venedikut me paraqitjen e saj provokuese.

Ylli i reality show-t dhe influencuesja 27-vjeçare u shfaq duke shëtitur në qytet e veshur me një top të zi shumë të shkurtër, nën të cilin dukej reçipeta e saj e zezë. Veshjen e kishte kompletuar me një fund të gjatë të zi, me detaje prej lëkure që i jepnin një pamje të guximshme dhe të sofistikuar.

Foto: Instagram/Profimedia

Fotografët e kapën në momentin kur ajo po hipte në një taksi ujor, ndërsa vetë Kylie ndau pamje nga ky stil edhe në profilin e saj në Instagram.

Megjithatë, paraqitja e saj në dasmën e Bezos nuk kaloi pa komente të shumta në rrjetet sociale. Fustani i saj nxiti reagime të forta, ku përdoruesit e rrjeteve e akuzuan se po përpiqej të spikasë më shumë se vetë nusja.

Foto: Instagram/Profimedia

“Ngjan si nuse”, “Të krijohet përshtypja se Kardashianet duan të errësojnë nusen”, “Të ekspozosh dekoltenë në një dasmë është e papërshtatshme” dhe “Këta njerëz duket qartë se kërkojnë vëmendje, dhe është vërtet neveritëse të shohësh këtë nivel kotësie”, ishin disa nga komentet që qarkulluan në rrjet. /Telegrafi/

The post Kylie Jenner mori vëmendjen në dasmën e Jeff Bezos, por edhe në rrugët e Venedikut appeared first on Telegrafi.

Lauren Sanchez tregon unazën e saj të martesës: Diamanti kushton plot katër milionë dollarë

29 June 2025 at 20:34

Lauren Sánchez i ka shtuar një bizhuteri të re koleksionit të saj të bizhuterive, dhe fotot e reja tregojnë një unazë martese në dorën e saj që vlerësohet të ketë një vlerë prej 4 milionë dollarësh (3.4 milionë euro).

Fotot nga afër zbuluan dy unaza të mëdha diamanti në duart e saj. Njëra dukej e prerë me jastëk, ndërsa tjetra ishte një gur në formë ovali.

Sipas Zack Stone të shtëpisë së bizhuterive Steve Stone: “Vepra përmban atë që duket të jetë një diamant i mrekullueshëm 20 karatësh në formë jastëku, i vendosur në një unazë elegante platini”.

Foto: Reuters

Stone vlerësoi se unaza me diamantin oval vlente plot 4 milionë dollarë (3.4 milionë euro), që është më shumë se unaza me diamant rozë 20 karatësh që Bezos përdori për t’i propozuar Sánchez në vitin 2023, e cila vlerësohej në 2.5 milionë dollarë (2.1 milionë euro).

Ish-gazetarja u pa gjithashtu duke mbajtur një byzylyk me inicialet “LB”, i cili të kujton inicialet e saj të reja.

Dasma vlerësohet të ketë kushtuar midis 46 dhe 55 milionë dollarëve (39 dhe 47 milionë eurove) . Megjithatë, vendasit e Venedikut nuk i pritën me krahë hapur dhe u organizuan protesta kundër dasmës mes rritjes së turizmit në qytet.

Si kujtesë, miliarderi dhe themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, u martua me Lauren Sánchez të premten në Itali, në një martesë që ka vazhduar prej disa ditësh, edhe pse ata ishin tashmë të martuar ligjërisht në Shtetet e Bashkuara.

Ata shkëmbyen betimet në ishullin e San Giorgio Maggiore para personaliteteve të shumta, përfshirë disa anëtarë të familjes Trump, motra nga familja Kardashian, si dhe Oprah Winfrey, Leonardo DiCaprio, Bill Gates, Barbara Streisand, Usher dhe Orlando Bloom. /Telegrafi/

The post Lauren Sanchez tregon unazën e saj të martesës: Diamanti kushton plot katër milionë dollarë appeared first on Telegrafi.

Tashmë zonja Bezos! Lauren Sánchez bën ndryshimin e menjëhershëm në rrjetet sociale

By: armand
29 June 2025 at 13:14

Një dasmë që nuk kaloi pa u vënë re! Lauren Sánchez, prezantuesja dhe tashmë gruaja e Jeff Bezos, ka marrë titullin e shumëpritur, “Zonja Bezos”. Ceremonia e saj e martesës me themeluesin e Amazon, të zhvilluar të premten në Venecia të Italisë, ishte një ngjarje e paharrueshme që tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës. Por […]

The post Tashmë zonja Bezos! Lauren Sánchez bën ndryshimin e menjëhershëm në rrjetet sociale appeared first on BoldNews.al.

Ivanka Trump elegante në të zeza në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

29 June 2025 at 13:53

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, tërhoqi vëmendjen në ceremoninë madhështore të martesës së pronarit të Amazon, Jeff Bezos, me Lauren Sanchez, të mbajtur të premten në Venecia.

E veshur me një fustan të zi elegant dhe të shkurtë, Ivanka u paraqit me një pamje të sofistikuar, duke marrë vlerësime për stilin e saj të thjeshtë, por magjepsës.

Pamja e saj u cilësua si një nga më të rafinuarat mes të ftuarve VIP.

Foto: Ivanka Trump/FaceBook

Në një postim në rrjetet sociale, Ivanka ndau një foto nga eventi, shoqëruar me përshkrimin: “Një natë e ëmbël”.

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni që u përshkrua si “dasma e shekullit”, me mbi 200 të ftuar të nivelit më të lartë nga bota e biznesit, artit, modës dhe politikës, përfshirë emra si Oprah Winfrey, Kim Kardashian, Tom Brady dhe Leonardo DiCaprio.

Dasma u zhvillua në ishullin San Giorgio Maggiore, një nga vendet më piktoreske në Venecia, ndërsa eventi u shoqërua nga një festë shumëditore me luks të pakursyer. /Telegrafi/

The post Ivanka Trump elegante në të zeza në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez appeared first on Telegrafi.

Momente tensioni mes Kris Jenner dhe të dashurit të saj Corey Gamble, në dasmën luksoze të Jeff Bezos

29 June 2025 at 13:24

Kris Jenner dhe i dashuri i saj prej kohësh, Corey Gamble, ishin ndër të ftuarit VIP në dasmën madhështore të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia, por duket se pas pamjes së tyre elegante fshiheshin tensione të padukshme.

Jenner, 69 vjeçe, e veshur me një fustan bardh e zi, u pa me një buzëqeshje të gjerë teksa largohej me një taksi uji pas ceremonisë.

Por, sipas një ekspertje të leximit të buzëve, Nicola Hickling, çifti pati një shkëmbim të tensionuar para nisjes së varkës, shkruan DailyMail.

Në një video, Kris shfaqet duke u përpjekur të shmangë ndarjen e udhëtimit me të tjerë. Ajo shihet duke thënë: “Do të doja të udhëtoja vetëm”, dhe në një moment i drejtohet Corey-t me një ton të acaruar: “Çfarë po bën? Ke nevojë të flasësh?”.

Corey, 44 vjeç, dukej i përpjekur për ta qetësuar situatën dhe konfirmoi tek stafi që do të udhëtonin vetëm. Pas pak, taksia ujore nisi rrugën e saj, me Kris dhe Corey të vetëm brenda.

Interesant është fakti që Kris nuk u pa afër vajzave të saj të famshme — Kim, Khloe, Kendall dhe Kylie — të cilat gjithashtu ishin të pranishme në ceremoninë e përfolur, e cila u zhvillua në ishullin privat San Giorgio Maggiore dhe thuhet se kushtoi 20 milionë dollar (afërsisht 18.6 milionë euro).

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez ishte një spektakël i vërtetë me të ftuar si Oprah Winfrey, Tom Brady, Leonardo DiCaprio, Orlando Bloom dhe Bill Gates.

Sanchez u shfaq në kopertinën e Vogue me fustanin e saj mahnitës të nusërisë, ndërsa Bezos veshi një smoking klasik për këtë ditë të veçantë.

Pavarësisht pamjes glamuroze, dasma zbuloi edhe prapaskena më të tensionuara për disa nga çiftet më të famshëm të Hollivudit. /Telegrafi/

The post Momente tensioni mes Kris Jenner dhe të dashurit të saj Corey Gamble, në dasmën luksoze të Jeff Bezos appeared first on Telegrafi.

Pizhame firmato, shapka nga Amazon dhe shumë stil: Brenda “pajama party”-s së Jeff Bezos

By: gaze tare
29 June 2025 at 08:26

Mbrëmjen e së shtunës, më 28 qershor, shumë yje u fotografuan teksa mbërrinin me taksi uji në festën post-dasmore të Jeff dhe Lauren . Disa zgjodhën të qëndronin te eleganca klasike, por shumë të tjerë përqafuan temën dhe sollën interpretimet e tyre ekstravagante të “look”-ut të natës.

Usher u veçua me një kostum blu me një detaj interesant: në vend të xhaketës tradicionale, ai veshi një mantel të gjatë me detaje të bardha. Leonardo DiCaprio zgjodhi një set pizhamesh burgundy, të kombinuar me një xhaketë të zezë, ndërsa Brian Grazer u shfaq me një set me print kafshësh, mjaft i guximshëm. Bill Gates solli një version më të sofistikuar me pizhame Prada, ndërsa mikeshat e ngushta Oprah Winfrey dhe Gayle King shkëlqyen në interpretimet e tyre glamuroze të temës.


Oprah veshi një komplet bronzi me shkëlqim dhe mëngë të zbukuruara me pupla, ndërsa Gayle zgjodhi një fustan të shkurtër me një mantel me print të gjallë.

Kim Kardashian e shtyu më tej kufirin e stilit me një veshje mjaft sensuale: një korse e zbuluar, e kombinuar me geta transparente dhe lidhëse elegante.


Veshjen e saj për këtë festë e zbuloi vetë Lauren Sánchez për Vogue, duke treguar se kishte zgjedhur një fustan pa rripa nga Atelier Versace, të punuar me georgette dhe të zbukuruar me rrjetë kristalesh, të shoqëruar me një mantel në të njëjtin stil.

Të ftuarit nuk u larguan pa një kujtim të veçantë nga mbrëmja: meshkujt morën dhuratë shapka kadife blu nga Vibi Venezia, ndërsa femrat u surprizuan me shapka të buta me majë të hapur nga Amazon. “Kështu, të gjithë kishin diçka të dyfishtë!” – tha Lauren për Vogue, e cila pas ceremonisë ndryshoi edhe emrin në Instagram në Lauren Sánchez Bezos.

The post Pizhame firmato, shapka nga Amazon dhe shumë stil: Brenda “pajama party”-s së Jeff Bezos appeared first on iconstyle.al.

Khloe Kardashian magjeps me dukjen në dasmën e Jeff Bezos

28 June 2025 at 19:28

Khloe Kardashian tërhoqi gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, e cila u mbajt në Venecia dhe kushtoi plot 20 milionë dollar (18.7 milionë euro).

Me një fustan rozë me xixa dhe një mantil tyl dramatik, ajo shkëlqeu në mesin e 200 të ftuarve VIP, përpara se të largohej para përfundimit të festës.

Ylli i “The Kardashians” ndau disa pamje përgatitore nga hoteli në Instagram, ku dukej elegante dhe plot stil, shkruan DailyMail.

Më vonë, Khloe u bashkua me motrën e saj Kim Kardashian, përpara se të dyja të largoheshin me gondolë nga vendi i dasmës – një dalje e papritur, ndërsa festimet ishin ende në kulm.

Në dasmën e përshkruar si “e shekullit” morën pjesë emra të mëdhenj si Oprah Winfrey, Ivanka Trump, Usher e Orlando Bloom.

Edhe pse festa e së premtes përfundoi pa Khloe dhe Kim, aktivitetet pritet të vazhdojnë gjatë fundjavës në qytetin ikonik italian. /Telegrafi/

The post Khloe Kardashian magjeps me dukjen në dasmën e Jeff Bezos appeared first on Telegrafi.

Jeff Bezos në dasmën e shekullit, por një “gabim i vogël” nuk i shpëtoi syrit të stilistëve

By: gaze tare
28 June 2025 at 18:55

Edhe pse Jeff Bezos u shfaq me një pamje të hijshme gjatë dasmës së tij me Lauren Sánchez në Venecia, themeluesi i Amazon nuk i ka shpëtuar kritikave nga ekspertët e modës.

Stilistja nga Nju Jorku, Liz Teich, vuri në dukje se zgjedhja e një papioni të lidhur paraprakisht ishte një “gabim klasik” që i uli hijeshinë pamjes. Sipas saj, një papion i lidhur me dorë do të kishte qenë më i denjë për një ceremoni të tillë.

Edhe gazetari i modës Derek Guy ka shtuar komentet, duke sugjeruar se Bezos mund të kishte bërë një zgjedhje më të mirë edhe për jelekun që kishte veshur.

Megjithatë, pavarësisht kritikave, ceremonia glamuroze në ishullin San Giorgio Maggiore u mbajt mes një atmosfere përrallore, me të ftuar të shumtë dhe një vëmendje të madhe ndërkombëtare.

The post Jeff Bezos në dasmën e shekullit, por një “gabim i vogël” nuk i shpëtoi syrit të stilistëve appeared first on iconstyle.al.

Zbulohet “gabimi” i sikletshëm i modës i Jeff Bezos në dasmën e tij me Lauren Sanchez

28 June 2025 at 15:55

Jeff Bezos mund të jetë dukur elegant me ‘smokingun’ e tij në ditën e dasmës, por sipas një eksperti të modës, themeluesi i Amazon bëri një gabim mode gjatë festës së tij luksoze në Venecia.

Miliarderi 61-vjeçar u fotografua të premten pasdite, duke buzëqeshur, i veshur me një smoking të zi, duke hipur në një taksi uji jashtë një hoteli përpara dasmës së tij në ishullin San Giorgio Maggiore, ku u martua me Lauren Sanchez.

Gabimi i modës i Bezos

Edhe pse eventi ishte mbresëlënës vizualisht dhe Bezos e përqafoi shkëlqimin, stilistja e modës nga Nju Jorku, Liz Teich, sugjeroi që ai bëri një gabim në modë duke zgjedhur një papion të lidhur paraprakisht.

“Ankesa ime më e madhe për pamjen e tij është se do të doja të mos kishte zgjedhur një papion të lidhur paraprakisht. Duket shumë më elegante kur e lidh vetë”, tha ajo për Daily Mail.

Liz nuk ishte e vetmja që kritikoi zgjedhjet e modës së Bezos. Gazetari i modës Derek Guy foli në Platform X për të sugjeruar që Bezos duhet të kishte zgjedhur një jelek tjetër.

Ceremonia martesore mes Bezos dhe Sanchez zgjoi një vëmendje të jashtëzakonshme mediatike, me çiftin që celebroi dashurinë e tyre në qytetin e bukur të Venecia-s me plot të ftuar të famshëm.

The post Zbulohet “gabimi” i sikletshëm i modës i Jeff Bezos në dasmën e tij me Lauren Sanchez appeared first on Telegrafi.

Si dukej Lauren Sanchez para famës, sot ajo është një nga gratë më të famshme në botë

28 June 2025 at 15:22

Ish-prezantuesja amerikane Lauren Sanchez është tani një nga gratë më të famshme në botë, pasi u martua me themeluesin e Amazon, Jeff Bezos.

Thashethemet se ajo iu nënshtrua operacionit kanë qarkulluar prej kohësh.

Ajo ka lindur në vitin 1969 në New Mexico. Gjithmonë ka dashur të bëhet moderatore lajmesh, por pasi mbaroi shkollën e mesme hoqi dorë nga ky plan sepse vuante nga disleksia. Vendosi të futej në aviacion.

Sanchez u zhvendos në Los Angeles dhe aplikoi për një punë si asistente fluturimi. Ajo u zemërua kur i thanë se ishte shumë e shëndoshë për të qenë asistente fluturimi, pavarësisht se peshonte vetëm 55 kilogramë. Më pas ajo u përqendrua përsëri në gazetari.

Foto: Lauren Sanchez / GettyImages

Ajo filloi të punonte në një media të vogël në Arizona dhe më pas punoi për Extra, Fox Sports Net dhe Good Day LA. Përmes gazetarisë, ajo u bë mikeshë me shumë personazhe të famshëm.

Ajo u bë e njohur në botë në vitin 2019, kur filluan të përhapeshin thashetheme se ajo po dilte me Bezos, gjë që rezultoi e vërtetë. Ata u martuan së fundmi dhe festimi i tyre luksoz në Venecia tërhoqi vëmendjen.

Foto: Lauren Sanchez / GettyImages

Lauren ka qenë prej kohësh objekt komentesh për pamjen e saj. Shumë besojnë se ajo e teproi me kirurgjinë plastike. Kirurgët plastikë i thanë më parë Daily Mail se ishte e qartë se ajo bëri një ‘lifting’ fytyre, vendosi mbushës në faqe dhe injektoi botoks, veçanërisht në zonën përreth buzëve.

Foto: Lauren Sanchez / Instagram

The post Si dukej Lauren Sanchez para famës, sot ajo është një nga gratë më të famshme në botë appeared first on Telegrafi.

❌
❌