Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës u vendos nga golat e Lushkjes dhe Bakayokos.

Kampionët e Shqipërisë morën fitore të pastër, ndërsa patën mundësi për të shënuar më tepër gola. Dinamo Minsk në anën tjetër nuk bëri asgjë për të merituar më tepër.

Tashmë Egnatia ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit. Fitore që i bën të ëndërrojnë kualifikimin për herë të parë në një kompeticion./ D.C

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League.

Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën e 10-të. Mysafirët nga Islanda ndëshkuan shkodranët me Gunnarsson, i cili realizoi me kokë.

Në pjesën e parë, të besuarit e Edi Martinit provuan të reagojnë dhe goditën dy herë portën e kundërshtarit, por pa mundur dot të finalizojnë si duhet.

Në pjesën e dytë, ishte Bajrami ai që vendosi ekuilibrat, me golin e tij në të 67-tën.

Vllaznia përmbysi ndeshjen me golin e Malës, çerek ore nga fundi. Takimi i kthimit luhet në 31 korrik./ D.C

Inter përmirëson ofertën për Lookman, nigeriani kërkon transferimin vetëm te zikaltërit

Ademola Lookman është prioriteti kryesor i Interit në këtë merkato, me drejtuesin Piero Ausilio që po punon për të mbyllur marrëveshjen me Atalantën. Sulmuesi nigerian e ka bërë të qartë dëshirën për t’u transferuar në Milano.

Interi tashmë ka arritur marrëveshje personale me lojtarin për një kontratë katërvjeçare me vlerë 4.5 milionë euro në sezon. Megjithatë, negociatat me Atalantën mbeten të vështira për shkak të kërkesave të larta të klubit bergamask.

Oferta fillestare e Interit prej 40 milionë eurosh në formë huazimi me detyrim blerjeje u refuzua. Atalanta kërkon 50 milionë euro dhe ndjehet në pozicion force, sidomos pas shitjes së Mateo Reteguit për 65 milionë euro në Al-Qadsiah në Arabi.

Në këtë drejtim, Interi pritet të përmirësojë ofertën në 42-43 milionë euro plus bonuse, duke u afruar me kërkesën e Atalantës. Megjithatë, raportimet e mediave italiane thonë se edhe kjo shumë mund të mos mjaftojë.

Atalanta synon të përsërisë një skenar të ngjashëm me atë të transferimit të Koopmeiners te Juventusi, ku bardhezinjtë përfundimisht pranuan të paguajnë mbi 57 milionë euro në total me bonuse.

Lookman, ndërkohë, vazhdon rikuperimin nga një dëmtim në pulpë që pritet ta mbajë jashtë fushave për 2-3 javë. Ai ka refuzuar opsione të tjera si Atletico Madrid dhe po pret Interin.

Për të finalizuar gjithçka, Interi mund të ketë nevojë të realizojë disa shitje, për të pasur fleksibilitet financiar dhe për të bindur Atalantën të pranojë marrëveshjen./ D.C

Kumbulla nuk bind Gasperinin, Roma nxjerr në shitje mbrojtësin e Kombëtares

Marash Kumbulla mbylli një vit thuajse perfekt në La Liga, tek ekipi i Espanyol, me qendërmbrojtësin kuqezi që zhvilloi 35 ndeshje në Spanjë, titullar i pa diskutuar. Pavarësisht këtij fakti, dëshira e Kumbullës ishte të rikthehej në Serie A, të provonte edhe një herë shanset tek ekipi i Romës, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij.

Me një trajner të ri në kryeqytet, Kumbulla është përpjekur këtë periudhë të bind Gasperinin, por sipas mediave italiane, futbollisti kuqezi nuk bën pjesë në planet teknike të trajnerit. Il Tempo shkruan se Kumbulla pritet të largohet sërish gjatë kësaj merkatoje verë pasi Roma është e detyruar të liroj një vend në prapavijë për t’i vendosur në dispozicion trajnerit Gasperini elementët që ai kërkon.

Problem në këtë pikë mbetet vlera e tij e kartonit, me Romën që nuk ka ndërmend të lëshojë nën kosto pasi Kumbulla është një lojtar për të cilin investuan mbi 20 milionë euro për ta blerë nga Verona. Në kushte të tilla, Kumbulla pritet të largohet sërish në formë huazimi, me Espanyol që është gati ta rikthehej edhe një herë në Spanjë./ D.C

Zyrtare/ Tronditet Partizani, Skënder Gega jep dorëheqjen nga posti i trajnerit

Skënder Gega ka dhënë dorëheqjen nga Partizani. Klubi i kuq njofton vendimin e trajnerit tropojan, i cili është pranuar nga presidenti Demi. 

Largimi vjen disa ditë pas eliminimit në Europë nga Kalju. “Demat” mbeten kështu pa trajner vetëm 1 muaj para fillimit të kampionatit./ D.C

Njoftimi i klubit: 

“FK Partizani njofton se trajneri Skënder Gega ka paraqitur dorëheqjen nga detyra, e cila është pranuar nga Presidenti i klubit.

E falënderojmë trajnerin Gega për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe dhe i urojmë suksese në vazhdim”.

Xhaka arrin marrëveshjen me klubin anglez, rikthimi në Premier League pothuajse i kryer

Granit Xhaka i ka komunikuar klubit të tij aktual, Bayer Leverkusen, se dëshiron të transferohet te Sunderland, raporton gazetari i njohur David Ornstein për “The Athletic”.

Mesfushori shqiptar ka arritur tashmë marrëveshje për kushtet personale me klubin e rikthyer në Premier League dhe është i fokusuar vetëm te kalimi në “Stadium of Light”.

Megjithëse ende nuk ka marrëveshje mes klubeve, negociatat po vazhdojnë dhe Xhaka i ka kërkuar drejtuesve të Leverkusenit që të përshpejtojnë transferimin.

Raportimet për interesimin e Sunderlandit për Xhakën u shfaqën javën e kaluar, por në atë kohë thuhej se klube nga Arabia Saudite ishin gjithashtu në garë për të.

🚨 EXCL: Granit Xhaka informs Bayer Leverkusen he only wants to join Sunderland as club-to-club talks continue. Agreement now in place between 32yo & #SAFC. #Bayer04 asked by Switzerland midfielder to close deal rapidly. Negotiations ongoing @TheAthleticFC https://t.co/spjmXUgbLL

— David Ornstein (@David_Ornstein) July 22, 2025

Sipas The Athletic, ofertat saudite ishin më të mëdha financiarisht, si për Leverkusenin ashtu edhe për vetë lojtarin, por dëshira e Xhakës është që të rikthehet në Premier League.

Ai ka ende kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2028, çka i jep klubit gjerman një pozicion të fortë negociues për të përfituar nga shitja e tij.

Granit Xhaka kaloi shtatë sezone te Arsenali nga viti 2016 deri më 2023, përpara se të kalonte te Leverkuseni, ku fitoi titullin e Bundesligës sezonin e kaluar. Një rikthim në Angli do të ishte befasues, por i mirëpritur nga shumë tifozë./ D.C

Revolucion tek Liverpooli/ Reds firmosin me Ekitike në sulm, në shitje Nunez dhe Diaz

Një tjetër goditje në merkato nga Premier League, me shifra që, edhe pse respektojnë vlerën e lojtarëve të përfshirë, duken të ekzagjeruara. Liverpool ka finalizuar për 69 milionë paund (rreth 80 milionë euro), plus 10 të tjera (rreth 11,5 milionë euro) në formë bonusesh, blerjen nga Eintracht Frankfurt të sulmuesit 23-vjeçar Hugo Ekitike, autor i 22 golave në 48 ndeshje me skuadrën gjermane sezonin e kaluar.

Në repartin ofensiv të Reds, Ekitike do të zëvendësojë Diogo Jotën, i cili fatkeqësisht humbi jetën në një aksident rrugor.

Në qershor, Liverpool kishte blerë Florian Wirtz dhe Jeremy Frimpong nga Bayer Leverkusen, përkatësisht për 135 dhe 34,7 milionë euro. Tani drejtuesit e kampionëve të Anglisë do të fokusohen në shitje, duke kërkuar të largojnë Darwin Núñez dhe Federico Chiesa, ndërsa deri tani kanë refuzuar ofertat e Bayern Munich për Luis Díaz.

Një strategji vërtet e veçantë e ndjekur këtë sezon nga “The Reds”. Pavarësisht se arritën të shpalleshin kampion në Premier League sezonin e shkuar, duket se Arne Slot dhe drejtuesit kanë vendosur të ndryshojnë, duke kryer shumë lëvizje sidomos në sulm, me repartin ofensiv që thuajse ka ndryshuar plotësish “fytyrë”./ D.C

Asllani mes katër “rrugëve” tek Interi, një klub tërhiqet nga gara për shqiptarin

Kristjan Asllani po kthehet gjithnjë e më shumë në një problem për Interin. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është jashtë planeve të klubit dhe kjo është pranuar publikisht edhe nga drejtuesit e zikaltërve. Por ata nuk po bëjnë asgjë që të ndihmojnë mesfushorin që të gjejë një sistemim të ri.

Pasi Asllani refuzoi Betisin, sepse dëshiron të vazhdojë të luajë në Serinë A, u përfol se dy skuadra kishin mbetur në garë për të, të interesuara për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Kombëtares shqiptare. Fiorentina dhe Bologna janë në kërkim të përforcimeve në mesfushë dhe shohin te Asllani një element që mund t’i ndihmojë të bëjnë një tjetër hap cilësor.

Por mediat italiane raportojnë se Fiorentina është tërhequr nga interesimi për futbollistin, për shkak të çmimit të lartë që Interi i ka vendosur kartonit të tij. Zikaltrit kërkojnë 18-20 milionë euro për të lënë të lirë futbollistin e Kombëtares dhe në Itali kjo shifër nuk paguhet lehtësisht. Ndaj klubi i qytetit të Firences është tërhequr dhe tashmë është një opsion më pak për të ardhmen e Asllanit./ D.C

Rikthim në Superiore, Mirel Josa merr “frenat” e ekipit që i shpëtoi rënies nga kategoria

Mirel Josa rikthehet në Superiore pas më shumë se një viti.. Ai do të marrë drejtimin e skuadrës së Bylisit i cili shpëtoi rënies në javën e fundit. Ai do të pasojë Gentian Mezanin i cili sipas klubit ballshiot do të largohet në Itali për shkak të impenjimeve familjare gjatë kësaj periudhe./ D.C

POSTIMI I PLOTË

NJOFTIM!

FK Bylis ka kënaqësinë të njoftojë uljen e trajnerit të mirënjohur, Mirel Josa në stol.

Skuadra jonë i beson drejtimin trajnerit me më shumë trofe në historinë e futbollit shqiptar, të mirënjohurit Mirel Josa. 62-vjeçari do të pasojë në këtë detyrë Gentian Mezanin, i cili pati një rol deçiziv në mbijetesën e Bylisit në sezonin e shkuar, duke shmangur edhe “Play-out”, por që për shkak të impenjimeve familjare gjatë kësaj periudhe do të largohet në shtetin fqinj Itali edhe me konsensusin e presidentit Besnik Kapllanaj, nisur edhe nga miqësia mes dy palëve. Për Mirel Josën, Bylisi regjistron kapitullin e 21-të në karrierën e tij, me më shumë se dy dekada, ku ka fiksuar rezultate shumë të mira që kulmojnë me rekordin e trofeve të fituar, plot 12, 5 tituj kampion, 4 kupa dhe 3 superkupa. Të mërkurën, trajneri i ri do të prezantohet para skuadrës dhe do të nisë menjëherë nga puna. I urojmë mirëseardhjen trajnerit të ri Mirel Josa, njëkohësisht e falënderojmë edhe Gentian Mezanin, për punën e mirë që ka bërë në skuadrën tonë!

Kapiteni i Brugge flet për Jasharin: “Po të isha aq i ri, dhe un do të shkoja te Milani”

Hans Vanaken, kapiteni i Club Brugge, foli për Sky Sport pas fitores 2-1 të ekipit të Hajen në Superkupën e Belgjikës kundër Union SG, duke analizuar situatën në lidhje me Ardon Jasharin, i cili ka kohë që kërkon një transferim te Milani, por ende nuk ia ka dalë, duke pasur parasysh rezistencën e klubit të tij.

“Nëse ai do të kthehej në stërvitje me ne nesër (sot), ne do ta mirëprisnim me krahë hapur, pa asnjë problem. Sinqerisht, mund ta kuptoj: nëse do të isha një lojtar i ri në vendin e tij, do të doja të shkoja në një klub si Milani. Kjo nuk është një situatë e lehtë, por mendoj se nëse Milani paguan 40 milionë euro për Jasharin, atëherë marrëveshja mund të arrihet”, tha ai./ D.C

Sivasspor i bën “bllokadë” Manajt, zbulohet klauzola e largimit për sulmuesin kuqezi

Mediat turke bëjnë me dije se Sivasspor, ekipi që ka në pronësi kartonin e Rey Manaj nuk ka ndërmend të lëshojë sulmuesin kuqezi, pa marrë fillimisht atë që kërkojnë, 4 milionë euro.

Ofertat për Manajn nuk mungojnë, e fundit ishte ajo e Samsunspor, me ekipin e Arbnor Mujas që trokiti në derën e Sivas me një ofertë zyrtare, 1,5 milionë euro, por kjo ofertë u refuzua në mënyrë të prerë: nëse dëshironi Manajn duhet të paguani klauzolën e largimit, 4 milionë euro.

Manaj është nën kontratë deri në 2026 me Sivasspor, dhe gjatë rinovimin në janar, drejtuesit e klubit përfshinë në kontratë edhe këtë klauzolë largimi. Në këto kushte, Manaj është i detyruar të qëndrojë te Sivasspor, sezonin e ri mund të luajë në kategorinë e parë, larg elitës, nëse nuk gjen një skuadër të aftë të paguajë klauzolën e tij të largimit.

Pavarësisht se Manaj rrezikon të largohet falas pas një viti, drejtuesit e Sivasspor po marrin përsipër këto kosto, të bindur se bomberi kuqezi vlen të paktën 4 milionë euro./ D.C

Paul Pogba flet për transferimin e Rashford tek Barça: “Jam shumë i lumtur për të”

Barcelona ka siguruar shërbimet e Marcus Rashford, një nga lëvizjet më të mëdha të kësaj merkato. Marrëveshja do të bëhet zyrtare në orët e ardhshme, me sulmuesin që pritet të bëhet një shtesë e re në skuadrën e Hansi Flick.

Këtë kalim e komentoi dhe Paul Pogba, pasi të dy futbollistët kanë qenë shokë skuadre te Manchester United. Mesfushori francez, tani te Monaco, foli me transmetuesin Speedy HQ në rrjetet sociale.

“Është çmenduri. Jam i lumtur për të sepse nuk po gjente më hapësirë tek United. Ata po humbasin një lojtar të shkëlqyer, gjë që është keq për ta, por mirë për Barcelonën. Nuk po flas fare për United, sepse ata kanë nënshkruar disa lojtarë dhe trajneri i ri, Amorim, dëshiron të imponojë stilin e tij, mendoj. Nuk mendoj se është faji i trajnerit nëse nuk beson te një lojtar… Ata duhet të fitojnë, në fund të fundit. Nëse nuk fitojnë dhe nuk luajnë mirë, do ta shkarkojnë”, përfundoi Pogba./ D.C

Dopietë me gola dhe assist, Leo Messi vijon formën fantastike tek Inter Miami

Lionel Messi shënoi dygolëshin e tij të gjashtë në shtatë ndeshje, duke ndihmuar Inter Miami-n të përmbysë dhe të fitojë bindshëm 5-1 ndaj New York Red Bulls në MLS.

Pasi i përfundoi seria prej pesë ndeshjesh me dygolësha në takimin e fundit, teksa skuadra nga Florida u mposht 3-0 ndaj Cinccinatit mesjavën e shkuar, Messi u sigurua që Inter Miami të kthehej te fitorja.

Alexander Hack i dha epërsinë Red Bulls vetëm pas 14 minutash, kur mbrojti topin dhe goditi me volej nga afërsia pas një këndi të ekzekutuar nga Emil Forsberg, duke e lënë të pafuqishëm portierin Rocco Rios Novo.

Por vetëm 10 minuta më vonë, Jordi Alba barazoi rezultatin me një goditje të saktë në këndin e sipërm të djathtë, pas një pasimi të shkëlqyer nga Messi.

A perfect pass if we've ever seen one. 😍

Messi finds Alba for a BEAUTY. 1-1. pic.twitter.com/vebOneh65Q

— Major League Soccer (@MLS) July 20, 2025

Messi shënoi golin e parë të tij në minutën e 60-të, duke dalë përballë portierit pas një kundërsulmi të shpejtë, për ta kaluar me qetësi dhe për të dërguar topin në rrjetë nga afër.

Një tjetër kundërsulm i shpejtë i hapi hapësirën përsëri në minutën e 75-të, kur Messi kontrolloi topin me gjoks pas një krosimi nga Luis Suarez dhe goditi fuqishëm për golin e pestë të Miami-t, duke lënë të pafuqishëm portierin Coronel./ D.C

Six braces in his last seven games? Messi things. 🐐 pic.twitter.com/licMBu71GU

— Major League Soccer (@MLS) July 20, 2025

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois. 

Raundin e parë Usyk e nisi më mirë me një goditje të saktë, ndërsa Dubois synoi trupin e ukrainasit, por pati vështirësi të godasë. Në fund realizoi një kombinim të mirë, por Usyk u kundërpërgjigj menjëherë.  

Raundi i dytë ishte i balancuar, me të dy boksierët që shkëmbyen goditje të forta. Dubois befasoi me dy goditje të fuqishme, por Usyk reagoi duke e lëkundur britanikun në sekondat e fundit. 

Në raundin e tretë Dubois ishte agresiv, por Usyk e kontrolloi me mjeshtëri me lëvizje të shkëlqyera duke i dhënë një goditje të fortë me të majtën. 

𝗢𝗹𝗲𝗸𝘀𝗮𝗻𝗱𝗿 𝗨𝘀𝘆𝗸
𝗔 𝗴𝗲𝗻𝗶𝘂𝘀.
𝗔𝗻 𝗮𝗹𝗹-𝘁𝗶𝗺𝗲 𝗴𝗿𝗲𝗮𝘁.#UsykDubois2 pic.twitter.com/xX4TAgB4cO

— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) July 19, 2025

Në raundin e katërt Usyk shmangu me lehtësi një goditje të fuqishme nga Dubois dhe kontrolloi ritmin me kundërsulme, ndërsa britaniku dominoi qendrën, por pa efikasitet në goditje. 

Ishte raundi i pestë ai që bëri dallimin në këtë ndeshje me Usyk që dha disa goditje të njëpasnjëshme tejet të fuqishme, për ta rrëzuar Dubois në ring./ D.C

Usyk destroys Dubois in round 5 #UsykDubois2 pic.twitter.com/z2bk7feFgA

— Haduucken III (@HaduuckenIII) July 19, 2025

Largimi nga Manchester City, De Bruyne tregon arsyen pse zgjodhi Napolin

Kevin De Bruyne ka zbuluar në detaje arsyet që e çuan të bashkohej me Napolin si lojtar i lirë, pas një periudhe të gjatë dhe të suksesshme në Premier League me Manchester Cityn. 

Ai pranoi se kishte disa mundësi të tjera për të vazhduar karrierën, në Evropë, në Arabinë Saudite dhe madje edhe në Shtetet e Bashkuara, por zgjedhja përfundimtare ra mbi Napolin, një vend me rëndësi personale për mesfushorin belg, pasi ai dhe bashkëshortja e tij u martuan aty disa vite më parë. 

“Nga ana sportive, është një vend shumë interesant për të qenë. Ata fituan titullin një vit më parë, treguan se kanë shumë cilësi”. 

“Natyrisht është diçka shumë ndryshe nga ajo që kam pasur në Angli, por pikërisht kjo më ngacmon dhe më emocionon”. 

“Ndjej që ende kam motivim dhe cilësi për të dhënë diçka në këtë nivel. Napoli ishte një zgjedhje shumë, shumë e mirë. Edhe moti është shumë ndryshe nga ai në Angli”. 

“Arsyeja kryesore është se doja të vazhdoja të luaja në nivelin më të lartë. Kur drejtori sportiv erdhi në Angli dhe më prezantoi projektin që po ndërtojnë, më emocionoi shumë”. 

“Shikuam gjithçka në detaje dhe vendosëm që ky ishte vendi më i mirë për mua”, ka thënë De Bruyne./ D.C

Drejtori sportiv i Interit i bën “dalje” Asllanit: “Kush duhet të largohet tashmë e di”

Në media flitej prej kohësh, që Inter kishte nxjerr në shitje Asllanin, por tashmë vjen dhe konfirmimi zyrtar nga vetë drejtori zikaltër, Piero Ausilio. I pranishëm në një eveniment bamirësie, Ausiolo u ndal nga gazetarët e shumtë, duke iu përgjigjur një sërë pyetjesh në lidhje me merakton, në hyrje dhe në dalje. Ausilio u treguar i drejtpërdrejtë, duke folur me emra konkret. Pasi preku disa nga çështjet më të nxehta si ajo e Lookman apo Calhanoglu, Ausiolo i dërgoi një mesazh të qartë edhe Kristjan Asllanit:

“Asllanit ia kemi komunikuar vendimin tonë. Pas 3 vitesh është e drejtë që të largohet për të luajtur diku tjetër më shumë. Kemi bërë disa zgjedhje, të gjithë lojtarët që janë në shitje janë informuar në mënyrë të qartë, të ndershme dhe transparente. Kush duhet të largohet tashmë e di”, u shpreh Ausilio.

Drejtori i Inter nuk e mohoi as faktin se po punojnë për të afruar në Milano sulmuesin e Atalanta-s, Ademola Lookman: “Lookman na pëlqen, kemi folur me Atalantën, por nuk do të bëjmë tentativa të ekzagjeruara. E njëjta gjë vlen edhe për të tjerët. Calhanoglu? Ai do të qëndrojë. Nuk na ka kërkuar kurrë të largohet. Frattesi është i pashitshëm, ashtu si edhe Thuram”, theksoi ndër të tjera Drejtori Sportiv i Interit./ D.C

Nën “radarin” e disa klubeve evropiane, Barça insiston për rikthimin e Xavi Simons

Barcelona ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Xavi Simons, duke eksploruar mundësinë e transferimit të mesfushorit holandez në “Camp Nou”. 21-vjeçari aktualisht është i huazuar te RB Leipzig, nga klubi francez Paris Saint-Germain, dhe është lidhur me disa skuadra të mëdha evropiane.

Simons, që dikur ishte pjesë e akademisë së La Masias, ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te PSV Eindhoven dhe RB Leipzig, duke rritur interesimin e Barcelonës për rikthimin e tij. RB Leipzig kërkon të paktën 70 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin, një shumë që mund të jetë pengesë për një transferim të përhershëm.

Barça tentoi ta huazonte Simons edhe verën e kaluar, por marrëveshja nuk u arrit, por këtë herë, situata duket më premtuese. Lidhjet e klubit katalanas me agjentë të afërt me përfaqësuesit e lojtarit mund të ndihmojnë në përshpejtimin e bisedimeve. Darren Dein, një agjent me lidhje me Joan Laportën, përfaqëson Simons dhe pritet të luajë rol kyç në negociata, veçanërisht nëse opsioni i huazimit bëhet më i mundshëm nga një klauzolë që i jep lojtarit të drejtën të zgjedhë destinacionin./ D.C

Arabia Saudite vjen me ofertën më të çmendur në histori të futbollit për Vinicius

Arabia Saudite nuk po heq dorë nga Vinicius Junior. Pavarësisht lidhjeve të forta të brazilianit me Real Madridin dhe dëshirës së tij për të zgjatur kontratën e tij përtej vitit 2027, sipas talkSPORT , zyrtarët e Ligës Profesionale Saudite po përgatisin një ofertë marramendëse në përpjekje për të bindur klubin dhe lojtarin.

Sauditët thuhet se po shqyrtojnë një strategji edhe më agresive se ajo e para, t’i ofrojnë Real Madridit 350 milionë euro për 25-vjeçarin, me një kontratë pesëvjeçare me vlerë 1 miliard euro.

Qëllimi do të ishte që Vinicius të bëhej lojtari më i shtrenjtë në histori, duke tejkaluar rekordin e Neymar te PSG (222 milionë euro në vitin 2017) dhe ofertën prej 300 milionë eurosh për Mbappe që PSG e refuzoi në vitin 2023.

Pavarësisht një sezoni të komplikuar nga mbërritja e Mbappe, Vinicius e përfundoi sezonin 2024-25 me shifra mbresëlënëse: 22 gola dhe 19 asiste në 59 ndeshje. Megjithatë, sezoni i Real Madridit ishte zhgënjyes, pa sukses në La Liga ose në Ligën e Kampioneve. Me rolin e tij si “ylli i parë” në dyshim dhe negociatat për rinovimin e kontratës të bllokuara, Arabia Saudite dëshiron të përfitojë nga kjo./ D.C

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka uruar shkodranët.

Postimi:

Urime Vllaznisë për kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Conference League! 🇦🇱⚽

Një fitore e bukur në transfertë ndaj Daugavpils, që u kurorëzua me kualifikim dhe i jep edhe më shumë kuptim përpjekjeve të skuadrës dhe stafit teknik.

Shpresojmë që ky rrugëtim të vazhdojë sa më gjatë, si përfaqësim dinjitoz i futbollit shqiptar në Europë.

Do të kishim dashur të festonim edhe me Partizanin, por futbolli i tillë është. Rruga vazhdon dhe ne jemi gjithmonë pranë klubeve tona!/ D.C

Juventus nis ofertën e radhës për Sanchon, pengësë bëhet një lojtar i bardhezinjve

Juventusi nuk po heq dorë nga pista për Jadon Sancho dhe në orët e fundit ka paraqitur një ofertë të re për Manchester United, që kërkon 25 milionë euro për të lënë të largohet sulmuesi anglez.

Sipas gazetarit Alfredo Pedula, bardhezinjtë kanë rritur ofertën e tyre në 15 milionë sterlina (rreth 17.3 milionë euro), një ofertë që ka marrë edhe miratimin e vetë lojtarit. Megjithatë, për të realizuar këtë transferim, është e nevojshme që Juventusi të largojë një lojtar tjetër, konkretisht Nico Gonzalezin, sulmuesin argjentinas.

Klubi saudit Al Ahli ka ofruar 30 milionë euro për Gonzalez, një shumë mjaft tërheqëse që do të ndihmojë Juventus të mbulojë shpenzimet që bëri një vit më parë për ta sjellë atë në Torino (33 milionë euro për të siguruar huazimin dhe blerjen e tij nga Fiorentina). Edhe pse Gonzalez ka qenë më i rezervuar në lidhje me mundësinë e kalimit në një klub tjetër, duket se tani është i hapur për të shqyrtuar ofertën saudite, duke përfshirë edhe mundësinë për t’u larguar nga Torino.

Ndërkohë, plani i trajnerit të Juventusit, Igor Tudor, është të krijojë një sulm dinamik dhe të paparashikueshëm duke formuar një partneritet të fuqishëm midis Sancho dhe Francisco Conceicao. I gjithë procesi është thuajse i mbyllur për transferimin e Conceicao nga Porto, me një marrëveshje të përfunduar për 32 milionë euro, dy milionë më shumë se klauzola e tij e shkëputjes prej 30 milionë eurosh. Në total, ky transferim arrin në rreth 40 milionë euro, duke përfshirë edhe 9.5 milionë eurot që Juventusi pagoi për huazimin e tij vitin e kaluar./ D.C

❌