Nga Gazeta Si – Në një kthesë të papritur, Presidenti i Lille OSC, Olivier Létang deklaroi se Edon Zhegrova (26 vjec) mund të qëndrojë në klub për vitin e fundit të kontratës.
Futbollisti dardan pritet të bashkohet të hënën në stërvitje me skuadrën pasi kushtet aktuale janë në favor të qëndrimit të tij.
Më herët Lille kishte vendosur një cmim mes 15-20 milionë eurove për kartonin e tij.
Létang shpjegoi se klubi kishte arritur në përfundimin se e kishte në gjirin e tij, lojtarin që do të kërkonte në merkato.
Dicka që i befasoi të gjithë, pasi i njëjti drejtues në Korrik kishte deklaruar se Zhegrova donte të largohej dhe klubi nuk mund të rrezikonte humbjen në parametra zero.
Gjatë javës që po lëmë pas, ishin “Foot Mercato” dhe “L’Équipe” që botuan lajmin për interesimin e Olympique de Marseille që sezonin e ri do të luajë në Champions League.
Nga Gazeta Si – Më në fund pushimet mbaruan dhe në ishull është koha për trofeun e parë të sezonit 2025-26. Crystal Palace dhe Liverpool do të luajnë në Finalen e “FA Community Shield” të dielën në orën 16:00.
Diskutimi nëse kjo është një ndeshje e vërtetë zyrtare apo një miqësore e glorifikuar nuk do të mbarojë. Por të shohim se si vijnë dy finalistet e këtij sezoni.
Liverpool e bën diçka të tillë pas barazimit të 20 titujve kampionë në Premier League (aq sa Manchester United).
Ndërsa Crystal Palace fitoi në mënyrë sensacionale, trofeun e parë madhor ndaj Manchester City-t (1-0 në Finalen e FA Cup në Maj).
“The Reds” do të luajnë të katërtën “Community Shield” në 7 vitet e fundit. Po aq sa ata zhvilluan në 28 vitet paraardhëse.
Ata u mundën me 11 metërsha në 2019 (vs Man City-t) dhe 2020 (vs Arsenal) por e fituan trofeun në 2022 kur mundën City-n, 3-1 në “King Power Stadium”.
Crystal Palace do të debutojë në “Community Shield” dhe statistikat i ka kundër. Të paktën 4 skuadrat e fundit debutuese, nuk e kanë fituar kompeticionin në paraqitjen e parë.
Dy prej tyre u mundën pikërisht nga Liverpool (Southampton në 1976 dhe Wimbledon në 1988). Liverpool është favorite për triumfin në kohën e rregullt (54.9% sipas simulimeve të Opta).
Por fituesit në fuqi të “FA Cup” triumfuan në 7 nga 9 edicionet e fundit. Kjo është hera e parë që këto dy skuadra ndeshen në “Wembley Stadium”.
Palace ka fituar vetëm 1 nga 16 ndeshjet e fundit ndaj Liverpool në të gjitha kompeticionet (3B – 12H), 1-0 në “Anfield” në Prill të 2024 në Premier League.
Sezonin e kaluar Liverpool fitoi 1-0 në “Selhurst Park”, përpara barazimit 1-1 në javën e fundit në “Anfield” ku “Reds” morën trofeun e Premier League.
Formacionet e mundshme –Crystal Palace: Dean Henderson, Chris Richards, Maxence Lacroix, Marc Guéhi, Daniel Muñoz, Tyrick Mitchell, Adam Wharton, Daichi Kamada, Ismaïla Sarr, Eberechi Eze, Jean-Philippe Mateta. Trainer: Oliver Glasner
– Liverpool: Alisson, Jeremie Frimpong, Ibrahima Konaté, Virgil van Dijk, Milos Kerkez, Ryan Gravenberch, Dominik Szoboszlai, Florian Wirtz, Mohamed Salah, Cody Gakpo, Hugo Ekitiké. Trainer: Arne Slot
Nga Gazeta Si – E pamundur. E papritur. E paparashikuar. Këto 3 fjalë përshkruajnë më së miri befasinë që shkaktori 18 vjeçarja Victoria Mboko kur mundi 4 herë fituesen e turneve “Grand Slam”, Naomi Osaka në “Canadian Open” për femra.
Edhe pse e humbi setin e parë, ajo ja doli të përmbyste ndeshjen në shifrat 2-6 6-4 6-1. Mboko që e filloi vitin kalendarik si numri 333 në Botë, u ngjit në vendin e 24 pas suksesit në shtëpi.
Ajo triumfoi ndaj 4 fitueseve në turnetë “Grand Slam” përfshi edhe Finalen përpara 11.000 spektatorëve. Më herët diçka të tillë e kishte bërë Serena Williams në vitin 1999.
Ben Shelton u ngjit në vendin e 6 në Botë dhe u bë amerikani më i ri që fiton një turne “ATP Masters 1000” në dy dekada, pas triumfit ndaj Karen Khachanov në “National Bank Open” në Toronto.
22 vjeçari amerikan e fitoi të parën Finale në “Masters 1000” në shifrat 6-7(5), 6-4, 7-6(3) duke ecur në gjurmët e 21 vjeçarit Andy Roddick që fitoi turneun e Miami-t në vitin 2004.
Ky ishte titulli i 3 në karrierë për të pas sukseseve në Tokyo, Japoni (2023) dhe Houston, SHBA (2024).
Nga Gazeta Si – Burnley zyrtarizoi transferimin e Armando Brojës nga Chelsea. 23 vjeçari kuqezi që firmosi për 5 sezone në “Turf Moor” erdhi në parametra zero nga “Stamford Bridge”
Sulmuesin shtatlartë ka luajtur më herët u huazuar të Southampton, Fulham dhe Everton dhe Burnley bëhet skuadra e tij e 5 në ishull.
Fjalët e para si një “Clarets” ishin: “Jam vërtet i kënaqur që jam këtu si një lojtar i Burnley-t”.
Broja nënshkroi kontratën e parë si profesionist te Chelsea në vitin 2020.
Ndërsa në Holandë te Vitesse ai shënoi 10 gola në 30 ndeshje.
Lando Norris e rihapi edhe një herë luftën për titullin e pilotëve pas duelit të fituar nga vendi i 5 në të parin në “Hungarian Grand Prix”.
Por nëse ai shkon me kokën lart në pushime, disa prej rivalëve të tij nuk do të jenë të qetë. Për ti mësuar kush janë, lexoni për fituesit dhe humbësit në Budapest…
–Fitues Lando Norris McLaren Mercedes Aston Martin Gabriel Bortoleto Liam Lawson
– Humbës Oscar Piastri Charles Leclerc Lewis Hamilton Red Bull Alpine
Nga Gazeta Si – U shpall pak më parë lista e shkurtër me kandidatët për çmimin individual më prestigjioz në futboll Topi i Artë. Fituesit do të shpallen në Galanë e rastit më 22 Shtator.
“Ballon d’Or”, duajeni ose urrejeni, është ëndërra e çdo futbollisti që dëshiron ta fitojë një ditë. Në përfundim të sezonit 2024-25, nominimet bëhen publike për të gjithë.
Ka emra të njohur dhe të suksesshëm që kërkojnë skeptrin e Rodri-t me paraqitjen e tyre në 12 muajt e kaluar, përfshi edhe “Club World Cup” që pritet të ketë peshën e saj në përcaktimin e fituesve.
Paris Saint-Germain apo Chelsea, Ousmane Dembele, Lamine Yamal apo dikush tjetër? Galeria që kemi përgatitur ju njeh me kandidatët për meshkuj, femra, trainerët dhe skuadrat.
Nga Gazeta Si – Egnatia në Slloveni përballë Olimpija Ljubljana dhe Dinamo City në Kroaci ndaj Hajduk Split janë dy sfidat derbi që do të përcaktojnë fatin e skuadrave nga Kategoria Superiore në Conference League.
Vendasit në Ljubljanë e nisën rrugën evropiane nga Champions League ku u eleminuan nga Kairat me shifrat e përgjithshme 3-1. Në Conference League u përballën me modestët e Inter Club nga Andorra.
Pas fitores 4-2 në shtëpi, ju mjaftoi barazimi 1-1 në transfertë për tu kualifikuar në raundin e 3. Të njëjtin udhëtim kreu dhe Egnatia që pas eleminimit 5-1 nga Breidablik në Champions League, kaloi të parin tur evropian ndaj Dinamo Minsk 3-0 (pas dy fitoreve).
Më e shkurtër por më e vështirë ka qënë rruga e Hajduk Split ndaj Zira-s për eleminimin e të cilës kërkoi kohën shtesë në ndeshjen e dytë (3-2 rezultat i përgjithshëm).
Edhe Dinamo City (që e nisi rrugën nga turi i dytë kualifikues) u kualifikua me të njëjtat shifra, por në kohë të rregullt ndaj Atletic Escaldes.
Në fushë zbresin edhe dardanët e Ballkanit që drejtohen nga Orges Shehi. Në “Fadil Vokrri” ata presin irlandezët e Shamrock Rovers.
Vendasit që kanë luajtur dy herë në fazën e grupeve (nën drejtimin e Ilir Dajës) e nisën ndaj Floriana-s të cilën e kaluan në shifrat e përgjithshme 5-3 (decizive fitorja 4-2 në shtëpi).
Ndërsa miqtë (klubi më i suksesshëm irlandez) erdhën pas eleminimit që i shkaktuan St Joseph’s (4-0 pas 180 minutave dhe fitores në fitores në transfertë). Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen të enjten e ardhshme.
Pasi u eleminuan nga Champions League, sezoni i tyre do të vazhdojë në Europa League. Gjigandët rumunë të FCSB presin Dritën në ndeshjen e parë të enjten.
Fituesja e këtij çifti do të ndeshet me Aberdeen fazën “playoff”.
Pavarësisht se shënoi e para, FCSB dështoi të përmbyste humbjen e Shkupit ndaj Shkëndijës në UEFA Champions League duke u eleminuar në rezultatin e përgjithshëm 3-1.
Dikur fituese e Kupës së Kampioneve si Steaua Bucharest, tani FCSB po has probleme për ta rifituar të njëjtin status pas 5 humbjeve në 8 ndeshjet e zhvilluara deri tani.
Ndërkohë Drita eleminoi Differdange-n për tu përballur me danezët e Copenhagen në raundin e dytë ndaj të cilëve u eleminua pas dy humbjeve në shifrat 3-0 pas 180 minutave.
Katër herë kampionët e Kosovës kanë ende shanse për të qënë në Ligën e Fazës.
Për këtë shpresojnë të shfrytëzojnë avantazhin e momentit negativ të FCSB, për ta pasur më të lehtë ndeshjen e kthimit në Prishtinë.
DFL ka vendosur të ndryshojë përkufizimet e sprintit dhe vrapimeve të shpejta në Bundesliga 1 dhe 2.
Impakti ishte evident që në javën e parë të Bundesliga 2 dhe një gjë e tillë erdhi pas kërkesës së stafeve teknike nga 2 kategoritë në kampionatin gjerman.
Një nga arësyet kryesore të këtyre ndryshimeve është përafrimi me standartet e përdorura në shkencën sportive ndërkombëtare dhe krahasimi me Ligat simotra si Premier League dhe La Liga.
Së dyti, përmirësimi i të dhënave ndihmon për rregjistrimin e një kohe më të shkurtër të quajtur sprint që i afrohet më shumë realitetit të kësaj lëvizjeje në lojën e futbollit.
Më herët sprint quhej vrapimi i futbollistit me shpejtësi 4.0 m/s (14.4 km/h) për më shumë se 2 sekonda dhe që arrinte në 6.3 m/s (=22.68 km/h) për të paktën një sekondë.
Kufij që tashmë janë rritur nga ky sezon një futbollist profesionist duhet të vrapojë me një shpejtësi më të lartë se 25 km/h që të konsiderohet “sprint.”
Të kualifikohet si i tillë, futbollisti duhet të vrapojë më shumë se 25 km/h për të paktën 0.5 sekonda. Gjithashtu është rritur edhe kufiri për vrapimin me temp, nga 4.68 km/h, në 5 km/h.
Rregullime të tilla erdhën në përshtatje me kërkesat e trainerëve atletikë.
Nga ky sezon, nëse vrapon më shumë se 20 km/h do të klasifikohesh te “vrapimet intensive” që në detaje ndahen në “sprint” dhe “vrapim me temp”.
Nga Gazeta Si – Elfyn Evans rimori kryesimin në botërorin e Rally-t pas vendit të 4 në “Rally Finland” që u fitua nga heroi lokal, Kalle Rovanpera.
Uellsiani nuk ruajti dot shpejtësinë e Rovanpera-s ndërsa Toyota u bë konstruktori i vetëm që vendos 5 makina në 5 vendet e para pas Lancia-s që e bënte diçka të tillë në “Rally de Portugal” në vitin 1990.
Fituesit e garës, top 10 dhe klasifikimi i përgjithshëm pas “Rally Finland”
Shpejtësia mesatare e Rovanpera-s gjatë 4 ditëve ishte 129.95km/h. më e larta në historinë “WRC” që i dha mundësinë të fitonte me një diferencë prej 39.2 sekondash.
Hyundai me Thierry Neuville dhe Adrien Fourmaux patën probleme me gomat dhe nuk e vunë dot nën presion 24 vjeçarin Rovanpera.
Ndërsa Evans mund të festojë kthimin në vendin e parë të klasifikimit të përgjithshëm, Rovanpera është vetëm 3 pikë pas tij në vendin e dytë.
Ndërkohë 6.6 sekonda ndanë japonezin Takamoto Katsuta, francezin Sebastien Ogier dhe Evans që në finish zunë përkatësisht vendet 2-3 dhe 4 ndërsa finlandezi Sami Pajari kompletoi pesëshen e Toyota-s në krye.
Nga Gazeta Si – Një gol nga 11 metrat iu mjaftoi azerëve të arrinin fitoren e tretë rradhazi në turret paraeleminatore të UEFA Champions League. Një gabim nga Webster në tentativë për të spastruar zonën e rreptësisë ndëshkoi Shkëndijën me 11 metërsh të cilin e ktheu në gol Toral Bayramov.
Pas minutës së 18 gjithcka ishte e barabartë me përjashtim të rezultatit. Rastet për shënim 17-18 për miqtë, goditjet nga këndi 6-7 dhe madje edhe kartonat e verdhë, 4-3. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet një javë më pas në orën 18:00 në “Tofiq Bəhramov adına Respublika stadionu” të Bakusë.
Nga Gazeta Si – Fillon pas pak minutash sfida mes kuqezinjve të Tetovës dhe azerëve të Qarabag, e vlefshme për turin e 3 paraeleminator në UEFA Champions League. Skuadrat do të luajnë me këto formacione:
Nga Gazeta Si – Të gjithë të lumtur dhe të kënaqur, mund të përkufizohet në këtë mënyrë mbyllja e Sagës “Milan-Jashari”.
34 milionë euro (në 4 këste) plus 3 milionë të tjera bonus si dhe dëshira e palêkundur e futbollistit dardan, bindën Club Brugge ta lënë të lirë drejt Serie A.
Kujtojmë që Jashari ishte objektiv i Igli Tares që ditën e parë si Drejtor Sportiv në Milanello.
Për mesfushorin dardan u interesuan Leverkusen në Bundesliga dhe Neom SC në Saudi Pro League.
Zyrtarizimi i mbërritjes së tij në Milano u bë pak orë pas prezantimit të Luka Modric.
Tani që Luis Díaz është zyrtarisht një lojtar i Bayern Munich, është koha të njihemi me 5 kolumbianët më të suksesshëm në Bundesliga.
– James Rodriguez (Bayern Munich, 2017-19) Ai shënoi 7 gola dhe shërbeu për 11 të tjerë në titullin e 27 në Bundesliga dhe ndihmoi Bayern-in të mbërrinte në ½ finalet e “UEFA Champions League” ku u eleminuan nga Real Madrid. Në total, sulmuesi kolumbian shënoi 15 gola e dha 20 asists në 67 ndeshje në të gjitha kompeticionet me plurikampionët e Gjermanisë.
– Rafael Borré (Eintracht Frankfurt, 2021-2024) 27 vjeçari fitoi “UEFA Europa League” në të parin sezon me “Eagles”, ku mbërriti si lojtar i lirë pas 56 golave në 189 ndeshje për River Plate. Borré shënoi 1 gol e dha 2 asists në Finalen e “DFB Cup” që Frankfurt humbi ndaj Leipzig në vitin 2023.
– Faryd Mondragon (Koln, 2008-11) Mondragon shkroi historinë si portieri i parë jugamerikan në Bundesliga dhe kontribuoi për ngjitjen e Koln nga Bundesliga 2 në Bundesliga në vitin 2007. Sezoni i fundit ishte më i miri për të pasi vetëm Manuel Neuer e ruajti portën të paparekur në 15 raste, 3 më shumë se heroi nga Koln (12 në sezonin 2009/10).
– Jhon Cordoba (Mainz, Koln, Hertha Berlin: 2015-2021) Sulmuesi shtatlartë shënoi 30 gola në 119 ndeshje në 5 sezonë me 3 klube të ndryshme në Bundesliga. Gjithashtu Cordoba shënoi 20 gola në Bundesliga 2 duke ndihmuar Koln të vinte mes më të mirëve si Kampion i inferiorëve në sezonin 2018/19.
– Adrian Ramos (Hertha Berlin, 2009-14, Borussia Dortmund, 2014-17) Luajti për të 8 vite në Gjerman në rradhët e Hertha Berlin dhe Borussia Dortmund që përfituan nga talenti i tij. Sulmuesi dinami qëndroi 5 sezone në “Olympiastadion” duke shënuar 58 gola në 157 ndeshje për Hertha-n. Shifra që e ndihmuan të transferohej në Dortmund si pasues i talismanit, Robert Lewandowski që u largua drejt Bayern. Ishte pikërisht starti shpërthyes i Ramos që ndihmoi verdhezinjtë të fitonin Superkupën, 2-0 ndaj Bayern në “Signal Iduna Park”.
Nga Gazeta Si – Shkëndija do të provojë të shfrytëzojë faktorin fushë kur të presë Qarabag sot në “Tose Proeski Arena” për ndeshjen e parë të raundit të 3 kualifikues në “UEFA Champions League”.
Të dyja skuadrat kanë arritur fitore brenda dhe jashtë në raundin paraardhës ku “Ballistët” eleminuan FCSB 3-1 pas 180 minutave ndërsa gjigandët nga Azerbaixhani u kualifikuan ndaj Shelbourne pas shifrave të përgjithshme 4-0.
Ecuria e Shkëndijës deri tani nuk ka kaluar pa rënë sy pasi është vetëm hera e dytë që kjo skuadër mbërrin në turin e 3 paraeleminator. Në turin e parë eleminuan jo pa vështirësi uellsianët e TNS.
Madje në ndeshjen e dytë sfida kërkoi kohën shtesë. Ndërsa triumfi ndaj FCSB, bëri më shumë jehonë pasi u arrit ndaj një klubi me histori në fazë grupesh. Fitorja 1-0 në Tetovë mund të konsiderohej e rastësishme po ajo 2-1 në Bukuresht çimentoi kualifikimin e merituar të djemve të Jeton Beqirit.
Qarabag nga ana tjetër ka justifikuar parashikimet në sezonin e 11 në eleminatoret e Champions League ku kërkojnë kualifikimin e dytë në Fazën e Ligës tashmë (faza e grupeve deri dy sezone më parë).
Më herët luajtën në grupet e sezonit 2017-18. Ata e filluan nga raundi I dytë ku eleminuan irlandezët e Shelbourne. Të besuarit e Gurban Gurbanov kanë 3 fitore në 4 ndeshjete fundit zyrtare dhe duan fitoren e dytë në transfertë pas asaj në Dublin.
Herën e fundit në këtë raund, ata eleminuan Ludogorets në shifrat 8-4, madje pas humbjes së ndeshjes së parë në shtëpi. Por nuk arritën të shkojnë në grupe pasi u eleminuan nga Dinamo Zagreb.
Nga Gazeta Si – Ardon Jashari te AC Milan është zyrtare dhe mesfushori dardan më në fund do të largohet nga Club Brugge.
Njoftimi jepet nga “Sky Swiss” dhe flet për një kontratë 5 vjeçare.
Pas akordit me klubeve, për tu saktësuar ka mbetur mënyra e pagesës, për të cilën duket se Igli Tare është gati ta kryejë në 4 këste nga 5 të propozuara fillimisht.
Pas një sezoni bindës 2024/25 ku shënoi 21 gola, Patrik Schick rinovoi deri në 2030 te Bayer Leverkusen.
I kosideruar si një ndër shënuesit më të rregullt në Evropë tani është gati të nisë një kapitull të ri nën drejtimin e Erik ten Hag.
Me vetëm 1 gol nga penalltia ai ishte shënuesi më i mirë i sezonit nga loja.
Ndërsa pavarësisht dëmtimit në sezonin 2023/24 ai shënoi 13 gola në të gjithë kompeticionet, përfshi 7 në Bundesliga duke ndihmuar skuadrën e drejtuar nga Xabi Alonso të Kupën dhe kampionatin brenda një sezoni.
Shtatlarti mori një vendim të ndryshëm nga Wirtz, Frimpong dhe Xhaka duke besuar se Ten Hag është në gjëndje ta kthejë Leverkusen sërish në majën e futbollit gjerman.
Në planin personal ai mezi po pret të udhëheqë skuadrën në një tjetër sfidë për titull.
Schick dhe Leverkusen janë pranë fundit të përgatitjeve dhe do të luajnë miqësoret e fundit ndaj Pisa-s më 5 Gusht dhe ndaj Chelsea-t 4 ditë më pas.
Sezonin do ta nisë në Kupë ndaj Sonnenhof Großaspach më 15 Gusht ndërsa në Bundesliga do të luajnë në 23 Gusht ndaj Hoffenheim.
Nga Gazeta Si – Kylian Mbappe do të mbajë bluzën me numrin 10 në sezonin e ri te Real Madrid dhe “merengues” mezi po përballojnë kërkesat për bluzën e re të francezit.
Në futboll ka pak numra që identifikohen si ikonë dhe ai 10 është një i tillë. Numër i mbajtur nga Legjenda të shumta me pritshmëri të mëdha.
Kur flitet për Real Madrid, numri 10 është një trashëgimi legjendash me protagonistë të harruar. Ndaj le të shohim se cilët e mbajtën fanellën me numri 10 te Real Madrid në shekullin aktual:
– Luis Figo 1999-2005 – Robinho 2005-2008 – Wesley Sneijder 2008-2009 – Lassana Diarra 2009-2011 – Mesut Ozil 2011-2014 – James Rodriguez 2014-2017 – Luka Modric 2017-2025