Emri i vërtetë i Tom Cruise nuk është ai që fansat mendonin – dhe arsyeja pse e ndryshoi është e dhimbshme
Tom Cruise prej dekadash është një nga yjet më të mëdhenj të Hollywood-it, ikonë e filmave aksion dhe i njohur për faktin se i realizon vetë skenat më të rrezikshme. Megjithatë, shumë fansa janë duke zbuluar vetëm tani se emri me të cilin njihet në gjithë botën nuk është emri i tij i vërtetë.
Aktori ka lindur në vitin 1962 me emrin Thomas Cruise Mapother IV. Prindërit e tij ishin Thomas Cruise Mapother III, një inxhinier elektroteknike, dhe Mary Lee Pfeiffer, një mësuese. Ai u rrit me tre motra në kushte të vështira ekonomike dhe në një mjedis strikt katolik. Në moshën 18-vjeçare, Tom vendosi të braktiste gjithçka dhe të zhvendosej në New York për të nisur karrierën në aktrim — dhe një pjesë e asaj ndryshimi të madh ishte edhe heqja dorë nga mbiemri Mapother.
Edhe pse emri më i shkurtër tingëllon më tërheqës dhe i përshtatshëm për botën e Hollywood-it, arsyeja e vërtetë pas këtij ndryshimi ishte shumë më personale dhe e dhimbshme. Tom Cruise dëshironte të shkëputej nga e kaluara dhe veçanërisht nga babai i tij, të cilin në një intervistë për revistën Parade në vitin 2006, e përshkroi si abuzues dhe “burim kaosi”.

“Ai ishte ai lloj njeriu që të godiste nëse diçka shkonte keq. Ishte një mësim i madh për mua – fillimisht të bënte të ndiheshe i sigurt, dhe më pas… bum!”, rrëfeu aktori.
“Për mua ishte e qartë: ‘Ka diçka që nuk shkon me këtë njeri. Mos i beso. Ji i kujdesshëm.’”
Nëna e tij u divorcua nga babai kur Tom ishte vetëm 12 vjeç. Aktori e takoi të atin vetëm një dekadë më vonë, në shtratin e vdekjes.
“Kur e pashë të përvuajtur nga dhimbjet, mendova: ‘Sa jetë e vetmuar.’ Ishte e trishtueshme”, kujton Cruise.
Interesant është fakti që jo të gjithë anëtarët e familjes së tij hoqën dorë nga mbiemri. Kushëriri i Tom-it, William Mapother, është gjithashtu një aktor i suksesshëm, i njohur për rolet në serialin Lost dhe filmin Zodiac, dhe ai ka ruajtur mbiemrin familjar.
Tom Cruise nuk është i vetmi personazh i famshëm që ka ndryshuar emrin. Dukesha e Sussex-it ka lindur si Rachel Meghan Markle, por ka zgjedhur të përdorë emrin e mesëm. Këngëtarja Shania Twain ka lindur si Eilleen Regina Edwards, ndërsa komedianja Tina Fey si Elizabeth Stamatina Fey. Ngjashëm me Cruise, edhe Ricky Martin, i lindur si Enrique Morales, ndryshoi emrin pas një marrëdhënieje të tensionuar me babain. /Telegrafi/
The post Emri i vërtetë i Tom Cruise nuk është ai që fansat mendonin – dhe arsyeja pse e ndryshoi është e dhimbshme appeared first on Telegrafi.