❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

BE mbështet ekonominë qarkulluese të vendit/ Fondet si pjesë e Kapitullit 27..

Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike janë Kapitulli 27 i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, ku këto dy pika të rëndësishme janë të ndërlidhura edhe me ekonominë qarkulluese të vendit. Në kuadër të EU4GreenGen, Bashkimi Europian ka financuar në vendin tonë disa projekte që kanë impakt në ekonomi dhe në tranzicionin e gjelbër.

Njëri prej start-upeve është transformimi i materialeve të ndërtimit në produkte dizajnimi, siç është rasti i abazhurëve të krijuar nga gurët e zonës piktoreske të Palasës.

Ndërsa në Baldushk të Tiranës, Bashkimi Europian ka financuar një laborator biologjik, i cili ofron menaxhim të qëndrueshëm të burimeve dhe ka impakt në ekonominë qarkulluese të zonës.

Duke qenë se Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike janë Kapitulli 27 i negociatave me BE-në, në fokus është edhe ndotja nga plastika apo materiale të ndryshme.

Në Bubq të Fushë-Krujës, me mbështetjen e Bashkimit Europian është ndërtuar projekti i parë pilot në Shqipëri për riciklimin e qelqit.

Bashkimi Europian, por edhe anëtarët e bllokut si Gjermania dhe Suedia, po bashkëpunojnë me qeverinë shqiptare për të krijuar më shumë vende pune me paga të larta, falë inovacionit dhe projekteve që lidhen me ekonominë qarkulluese. Klan News

Zjarrvënia në disa qarqe/ Policia arreston dhe procedon 12 shtetas

Policia ka ndërmarrë veprime intensive hetimore dhe operacionale për parandalimin e zjarrvënieve, si dhe ka identifikimuar dhe kapur autorët.

Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe të koordinuar të strukturave të policisë, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, gjatë 72 orëve të fundit janë identifikuar, kapur, arrestuar apo proceduar penalisht 12 shtetas të dyshuar si autorë të zjarrvënieve në disa qarqe të vendit, konkretisht:

Tiranë: Arrestohet autori i zjarrvënies në zonën e mbrojtur të Malit me Gropa.

Durrës/Shijak: Arrestohet autori i dyshuar i zjarrit që përfshiu një sipërfaqe pyjore në fshatin Shetel, Njësia Administrative Gjepalaj, duke rrezikuar banesat përreth.

Fier: Arrestohet autori i zjarrvënies në fshatin Frakull e Vogël, si dhe procedohet penalisht një tjetër shtetas që dogji mbeturina në tokën e tij, në fshatin Stan Karbunarë, duke dëmtuar disa rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi tjetër.

Vlorë: Ndalohet një shtetas për zjarrvënie të qëllimshme gjatë pastrimit të territorit, që shkaktoi djegien e një sipërfaqeje të madhe me bimësi në malin e Shashicës.

Sarandë: Procedohet penalisht një 59-vjeçar, për zjarrvënie në malin e Finiqit.

Gjirokastër: Arrestohet autori i zjarrvënies në fshatin Kakavijë.

Kurbin: Procedohet penalisht një shtetas që dogji një sipërfaqe në zonën e mbrojtur të Shkopetit, si pasojë e një konflikti me banorët.

Dibër: Procedohet penalisht një shtetas që shkaktoi djegien e një sipërfaqeje të konsiderueshme me bimësi, në fshatin Dovolan.

Shkodër: Procedohet penalisht një shtetas që ndezi mbeturina dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogj një sipërfaqe me bimësi.

Poliçan: Procedohet penalisht njĂ« 57-vjeçar, pasi ndezi zjarr nĂ« fshatin LybeshĂ« dhe si pasojĂ« u dogj njĂ« sipĂ«rfaqe toke me bimĂ«si, nĂ« vendin e quajtur “Berthanes”.

Belsh/Cërrik: Arrestohet në flagrancë një shtetas, pasi dyshohet se ndezi zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën një sipërfaqe toke me ullinj dhe një sipërfaqe pylli.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka kaluar në gatishmëri të gjitha strukturat vendore, me porosi të qarta për intensifikimin e masave parandaluese, hetimore dhe ndëshkimore ndaj çdo rasti zjarrvënieje, të qëllimshme apo të shkaktuar nga pakujdesia.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët, dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast të mos ndezin zjarr, sepse do të përballen me forcën e ligjit. Po ashtu, qytetarët duhet të tregojnë kujdes maksimal, veçanërisht moshedhjen e cigareve të ndezura buzë rrugëve, pasi mund të shkaktojnë zjarr.

Konflikti/Rama: Pezullimi i policit masa e parë, të dorëzohet në duart e drejtësisë

Pas përfshirjes së punonjësit të policisë në një konflikt fizik në Vlorë, ka reaguar në rrjetin X kryeministri Rama.

Kreu i qeverisĂ« shkruan se ‘pezullimi nga detyra i efektivit tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit DibĂ«r, qĂ« jashtĂ« shĂ«rbimit ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« njĂ« konflikt tĂ« shĂ«mtuar fizik nĂ« VlorĂ«, Ă«shtĂ« vetĂ«m masa e parĂ« qĂ« duhet tĂ« pasohet nga pĂ«rjashtimi i kĂ«tij individi pa kthim nĂ« radhĂ«t e policisĂ«, si edhe nga dorĂ«zimi i tij nĂ« duart e drejtĂ«sisĂ« sapo tĂ« dalĂ« nga spitali’.

Sa i takon planit tĂ« masave pĂ«r reformĂ«n e kontrollit tĂ« territorit, Rama thotĂ« se punonjĂ«sve tĂ« shtetit nuk do t’u tolerohen shkeljet e qĂ« cĂ«nojnĂ« komunitetin apo qytetarin, qoftĂ« gjatĂ« orĂ«ve tĂ« shĂ«rbimit,  qoftĂ« jashtĂ« orĂ«ve tĂ« shĂ«rbimit

‘NdĂ«rkohĂ« nĂ« pakon e masave tĂ« reja tĂ« reformĂ«s sĂ« kontrollit tĂ« territorit, janĂ« pĂ«rshirĂ« edhe rritje tĂ« peshĂ«s sĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« para ligjit tĂ« tĂ« gjithĂ« punonjĂ«sve tĂ« shtetit qĂ« operojnĂ« nĂ« kontakt mĂ« komunitetet e me qytetarĂ«t, tĂ« cilĂ«ve nuk do t’u tolerohen shkeljet e asnjĂ« natyre qĂ« cĂ«nojnë  komunitetin apo qytetarin, qoftĂ« gjatĂ« orĂ«ve tĂ« shĂ«rbimit qoftĂ« jashtĂ« orĂ«ve tĂ« shĂ«rbimit’, shkruan Rama.

Sipas kryeministrit, çdo punonjës shteti që zotëron një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo që shfrytëzon një hapësirë publike për të nxjerrë fitim do të ndiqet penalisht dhe do të përjashtohet nga detyra pa të drejtë kthimi.

‘Shembull: Çdo punonjĂ«s i shtetit qĂ« zotĂ«ron njĂ« ngrehinĂ« pa leje pĂ«r qĂ«llim fitimi apo qĂ« shfrytĂ«zon njĂ« hapĂ«sirĂ« publike pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« fitim (pĂ«rveç ndĂ«shkimeve tĂ« njĂ«jta pĂ«r tĂ« gjithĂ«) do tĂ« ndiqet penalisht dhe do tĂ« pĂ«rjashtohet nga detyra pa tĂ« drejtĂ« kthimi nĂ« njĂ« punĂ« nĂ« sektorin shtetĂ«ror pĂ«r njĂ« numĂ«r tĂ« konsiderueshĂ«m vitesh’ shkruan Rama nĂ« rrjetin X.

Vlorë, ja si dhunohet kamarieri 18-vjeçar për një shishe ujë (VIDEO)

Në pamjet që po shihni, ky kamarier 18-vjeçar, i punësuar në bar-restorantin e një hoteli në Vlorë, qëllohet brutalisht nga një person në sy të një nënkomisari policie. Madje zyrtari i policisë, me inicialet A.I, me detyrë në policinë kufitare të Dibrës, është i pari që nis konfliktin duke e kapur për mjekër kamarierin 18-vjeçar.

Më pas, miku i tij, me inicialet L.B, 57 vjeç, e godet disa herë të riun që sapo kishte mbushur 18 vjeç, ndërsa polici nuk reagon, por bëhet spektator i kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ajo që e bën më skandaloze gjithë situatën është se dhuna ka ndodhur pas një debati absurd për një shishe ujë që kamarieri ka çuar më tepër në tavolinë. Kështu e tregojnë ngjarjen vetë 18-vjeçari dhe kolegu i tij 17-vjeç, që i kishte marrë porosinë tavolinës ku gjendeshin nënkomisari i policisë dhe miku i tij.

Policia e Shtetit njoftoi se drejtori i përgjithshëm ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të efektivit dhe se ndaj tij është hapur procedurë disiplinore për sjellje që cenon rëndë figurën e uniformës blu.

Ndërsa vetë polici gjendet në spital, por policia nuk sqaron arsyen në njoftimin e saj. Nga burime të tjera mësohet se nënkomisari është goditur nga dy persona të tjerë që janë përfshirë më pas në konflikt dhe ka pësuar dëmtime.

Teksa hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, pyetja që ngrihet është se si mund të pretendohet të bëhet turizëm në një vend ku edhe policët përfshihen në konflikte të dhunshme me kamarierë adoleshentë për një shishe ujë, apo kur sheh ende njerëz që zihen nëpër plazhe, lokale plazhesh e nëpër rrugë, për një çadër, për një shikim apo për një të gërvishtur makine.

Të tilla pamje, që qarkullojnë me shpejtësi në mbarë botën nëpërmjet internetit, janë anti-reklama më e madhe e Shqipërisë turistike. Klan News

Lezhë, ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur/ Pranga 55 vjeçarit

Arrestohet një 55 vjeçar në Lezhë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.

SpecialistĂ«t e Seksionit pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« LezhĂ« arrestuan nĂ« flagrancĂ« shtetasin B. B., 55 vjeç, banues nĂ« lagjen “Gurra”.

‘SpecialistĂ«t e Seksionit pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« LezhĂ« arrestuan nĂ« flagrancĂ« shtetasin B. B., 55 vjeç, banues nĂ« lagjen “Gurra”, LezhĂ«, pasi dyshohet se nĂ« banesĂ«, ka ngacmuar seksualisht vajzĂ«n e tij tĂ« mitur, 14 vjeçe’, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.

Materialet procedurale iu referuan Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

GJKKO konfirmon masat për grupin e drogës/ Lirohet njëri, ishte arrestuar gabimisht

AnĂ«tarĂ«t e grupit tĂ« trafikut ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« drogĂ«s, qĂ« vepronte nĂ« vitet 2020-2021 mes KolumbisĂ« dhe EuropĂ«s, kanĂ« dalĂ« sot, 27 korrik, nĂ« GJKKO pĂ«r masat e sigurisĂ«. Mes tyre Erion Alibej dhe Plaurent Dervishaj, tĂ« cilĂ«t janĂ« nĂ«n hetim edhe pĂ«r dosjen “Plumbi i ArtĂ«â€.

Siç raportohet, janĂ« konfirmuar masat e sigurisĂ« “arrest me burg” ndaj pesĂ« personave, ndĂ«rsa Ă«shtĂ« liruar shtetasi Ilir Lloshi, pasi rezulton se Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ« pranga gabimisht. Kjo pasi ai kishte gjeneralitete dhe vendbanim tĂ« ngjashĂ«m me njĂ« tjetĂ«r person tĂ« dyshuar si pjesĂ« e grupit kriminal.

SPAK njoftoi dje, 26 korrik, se si rezultat i këtij operacioni janë sekuestruar 6 ton lëndë narkotike (kokainë e kanabis) me një vlerë në treg prej 411 milionë eurosh.

“Vendimi u ekzekutua menjĂ«herĂ« nĂ« bashkĂ«punim me strukturat e PolicisĂ« sĂ« Shtetit. MĂ« datĂ« 25.07.2025 u bĂ« e mundur arrestimi i gjashtĂ« personave nĂ« hetim: A. H, K. H, E.N, E. A, P. D, I. Ll. GjatĂ« ekzekutimit tĂ« masĂ«s sĂ« sigurisĂ«, nĂ« banesĂ«n e shtetasit A. H. u gjetĂ«n dhe sekuestruan 3 armĂ« zjarri tĂ« llojit pistoletĂ«, tĂ« mbajtura pa leje, pĂ«r tĂ« cilat Ă«shtĂ« arrestuar nĂ« flagrancĂ«. NjĂ« prej tĂ« dyshuarve, shtetasi D. P. (alias D. B., alias E. S.), Ă«shtĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim, dhe po punohet pĂ«r lokalizimin dhe kapjen e tij nĂ« bashkĂ«punim me PolicinĂ« e Shtetit dhe partnerĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ«. PĂ«r interesat e hetimit,  Prokuroria e Posaçme ka kĂ«rkuar dhe marrĂ« miratimin e GjykatĂ«s sĂ« Posaçme pĂ«r kryerjen e kontrolleve nĂ« banesa, automjete dhe persona”, thuhej nĂ« njoftimin e ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar shumë monetare (43 mijë euro), karta banke, automjete (një Mercedes Benz AMG G63, një Volkswagen Golf 7a, dhe një Volksëagen Sharan), tre pistoleta, celularë, karta banke, dornë, hard disqe, si dhe një skaf luksoz.

Në dorën e SPAK kanë rënë edhe dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama. /tvklan.al

 

Raporti final i OSBE-ODIHR, në fund të gushtit

Nota finale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të jepet në fund të gushtit me publikimin e raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR. Burime zyrtare nga kjo organizatë i thanë Tv Kombëtar Klan News se po i jepet dora e fundit këtij raporti, i cili përmbledh gjetjet e misionit vëzhgues të udhëhequr nga Ambasadori Lamberto Zannier.

Në vlerësimin e saj paraprak, OSBE-ODIHR i konsideroi zgjedhjet parlamentare të 11 majit si konkurruese dhe përgjithësisht profesionale, pavarësisht mjedisit politik të polarizuar. OSBE-ODIHR vuri në dukje rolin pozitiv të SPAK-ut, si dhe mekanizmin e ngritur në bashkëpunim me KQZ-në dhe Prokurorinë e Përgjithshme për zbulimin e krimeve zgjedhore.

Ky raport pritet me shumë interes nga klasa politike shqiptare, veçanërisht nga opozita e udhëhequr nga Sali Berisha, e cila i ka kontestuar këto zgjedhje duke i konsideruar ato si farsë elektorale.

Mbetet pĂ«r t’u parĂ« nĂ«se ky raport do tĂ« pasqyrojĂ« akuzat pĂ«r shitblerje votash, manipulim tĂ« rezultateve, keqpĂ«rdorim tĂ« administratĂ«s dhe fondeve publike, por mbi tĂ« gjitha, pritet vlerĂ«simi i vĂ«zhguesve ndĂ«rkombĂ«tarĂ« pĂ«r atĂ« se sa kanĂ« ndikuar gjetjet qĂ« ka paraqitur opozita nĂ« rezultatin e publikuar tashmĂ« nga KQZ-ja.

Partia Socialiste ka fituar 83 vende në parlamentin e ri, ndaj pret ftesën nga Presidenti Begaj për të formuar qeverinë e re. Disa nga rekomandimet e OSBE-ODIHR-it kanë mbetur ende të pazbatuara, si depolitizimi i komisioneve zgjedhore, mekanizmat e kontrollit për financimin e partive politike dhe reforma gjithëpërfshirëse zgjedhore. Klan News

Vengu e Kumbaro nga Vlora: Zonat turistike të sigurta, vatrat e zjarrit po shuhen

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha po ndjekin nga afër situatën e krijuar me zjarrin në Vlorë e jo vetëm.

Në përfundim të mbledhjes së Komitetit të Emergjencave Civile në Vlorë, ministri Vengu theksoi se angazhimi i institucioneve është i plotë dhe po punohet intensivisht për rikthimin e normalitetit në zonat e prekura.

“Situata Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« pozitive, si nĂ« aksin Korçë-LukovĂ«, ashtu edhe nĂ« lartĂ«sitĂ« e KaninĂ«s, ku vatrat janĂ« shuar plotĂ«sisht. VijojmĂ« tĂ« jemi vigjilentĂ«, me trupa tĂ« angazhuar nĂ« terren dhe mbĂ«shtetje nga ajri,” u shpreh ministri.

Ndërkohë, Ministrja Kumbaro dha një mesazh për garantimin e sigurisë në të gjitha itineraret turistike, duke theksuar se në asnjë pikë të populluar nuk ka pasur problematika.

“Çdo masĂ« merret paraprakisht, çdo sinjal apo alarm qĂ« na ndihmon duhet tĂ« njoftohet menjĂ«herĂ«. Jemi tĂ« gjithĂ« tĂ« koordinuar, tĂ« gjithĂ« nĂ« alert. KĂ«rkojmĂ« mirĂ«kuptim dhe bashkĂ«punim nga banorĂ«t, kryepleqtĂ« dhe sidomos barinjtĂ«,” tha ajo.

Ministrja vuri nĂ« dukje se zonat e mbrojtura janĂ« mĂ« tĂ« rrezikuarat. “E shpĂ«tuam LlogaranĂ« dhe duam tĂ« parandalojmĂ« çdo vatĂ«r nĂ« Karaburun, ndaj jemi tĂ« shpĂ«rndarĂ« nĂ« gjithĂ« territorin,” shtoi Kumbaro.

Edhe Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, deklaroi nga baza ajrore e FarkĂ«s se dita e sotme ka njohur pĂ«rmirĂ«sim, pas dy ditĂ«ve tejet tĂ« vĂ«shtira.

Sipas tij, vatrat më problematike janë regjistruar në malin e Shpiragut, qytetin e Vlorës, malin mbi Kaninë, si dhe në zonat e Borshit, Piqerasit dhe Bulqizës. Në shumë raste, theksoi ai, ka qenë e domosdoshme evakuimi i banorëve për të garantuar sigurinë e tyre.

Forcat e Armatosura, strukturat e Policisë së Shtetit, shërbimet vendore dhe ato qendrore janë angazhuar maksimalisht në terren, plus ndërhyrja nga ajri.

I tha se do punonte kamariere, por e shfrytëzoi për prostitucion/Pranga 46 vjeçarit

Futi në mënyrë ilegale në Shqipëri një shtetase ruse dhe më pas e shfrytëzoi për prostitucion, identifikohet dhe vihet në pranga 46-vjeçari.

Finalizohet operacioni i koduar “Gjuetari”, ku arrestohet 46-vjeçari, i cili mashtroi 20-vjeçaren se do ta punĂ«sonte si kameriere dhe mĂ« pas, nĂ«pĂ«rmjet dhunĂ«s dhe kĂ«rcĂ«nimeve, e shfrytĂ«zoi pĂ«r prostitucion pĂ«r afro dy vite.

Sekuestrohen nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale njĂ« armĂ« gjahu teke e markĂ«s “KralArms”, dy palĂ« dylbi dhe tre aparate celularĂ«.

‘NĂ« vijim tĂ« operacioneve tĂ« njĂ«pasnjĂ«shme tĂ« zhvilluara pĂ«r goditjen e rasteve tĂ« shfrytĂ«zimit pĂ«r prostitucion, bazuar nĂ« informacionet e marra dhe tĂ« ndjekura me metoda speciale tĂ« hetimit, specialistĂ«t e Seksionit pĂ«r Hetimin e Trafiqeve tĂ« Paligjshme nĂ« DrejtorinĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« DurrĂ«s organizuan dhe finalizuan njĂ« tjetĂ«r operacion, tĂ« koduar “Gjuetari”.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit u bĂ« kapja dhe arrestimi nĂ« flagrancĂ« i shtetasit K. D., 46 vjeç, banues nĂ« lagjen nr.13, DurrĂ«s, i dyshuar pĂ«r veprat penale “ShfrytĂ«zimi i prostitucionit”, “Prostitucioni”, “PĂ«rshtatja e ambienteve pĂ«r prostitucion”, “Trafikimi i personave tĂ« rritur”, “Dhuna nĂ« familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armĂ«ve tĂ« gjahut dhe sportive”.

Nga veprimet hetimore të kryera u bë i mundur dokumentimi i shfrytëzimit të prostitucionit të 20-vjeçares nga Rusia, pasi rezultoi se 46-vjeçari e ka dhunuar fizikisht dhe e ka shfrytëzuar në fushën e prostitucionit në hotele të ndryshme, me persona të ndryshëm, kundrejt vlerave monetare që varionin nga 250 deri në 300 euro për person. Këto vlera monetare i përfitonte shtetasi K. D.

Po nga hetimet rezulton se kjo shtetase është trafikuar nga shtetasi K. D., në tetor 2023, kur është futur ilegalisht në Shqipëri nga Podgorica.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit u shpall nĂ« kĂ«rkim shtetasi E. S., 39 vjeç, banues nĂ« DurrĂ«s, i dyshuar si i implikuar nĂ« kĂ«tĂ« rast pĂ«r prostitucion’, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ« sĂ« shtetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë pranë Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Humb jetën 69-vjeçarja, dyshohet se pësoi arrest kardiak pasi u fut në det

Dyshohet se pësoi arrest kardiak pasi u fut në det, humb jetën 69 vjeçarja.  Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 10:45, në plazhin e Qerretit, Kavajë, ku ka humbur jetës shtetasja L. Sh., 69 vjeçe, banuese në Tiranë.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të shkakut të humbjes së jetës së 69-vjeçares.

Informacioni i policisë

Rreth orës 10:45, në plazhin e Qerretit, Kavajë, shtetasja L. Sh., 69 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak në momentin që ka hyrë në det, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të shkakut të humbjes së jetës së 69-vjeçares.

Bashkia thirrje qytetarĂ«ve: Raportoni zaptimet e hapĂ«sirave publike nĂ« “Tirana Ime”

Bashkia e TiranĂ«s i bĂ«n apel qytetarĂ«ve qĂ« tĂ« kontribuojnĂ« pĂ«r njĂ« qytet mĂ« tĂ« pastĂ«r dhe tĂ« aksesueshĂ«m pĂ«r tĂ« gjithĂ«, duke raportuar çdo rast zaptimi tĂ« hapĂ«sirave publike nĂ« aplikacionin “Tirana Ime”.

PĂ«rmes kĂ«tij aplikacioni, qytetarĂ«t mund tĂ« njoftojnĂ« menjĂ«herĂ« pĂ«r ndĂ«rtimet pa leje mbi trotuare, nĂ« lulishte apo nĂ« hyrje pallatesh – problematika qĂ« shpesh pengojnĂ« lĂ«vizjen e lirĂ« dhe cenojnĂ« hapĂ«sirĂ«n publike.

NĂ« rubrikĂ«n “Raporto”, çdo pĂ«rdorues mund tĂ« dĂ«rgojĂ« informacion tĂ« detajuar, tĂ« shoqĂ«ruar me foto dhe vendndodhjen e saktĂ«. Pas verifikimit nĂ« terren nga strukturat pĂ«rkatĂ«se tĂ« bashkisĂ«, merren masat e nevojshme pĂ«r lirimin e hapĂ«sirĂ«s.

Bashkia nënvizon se çdo raportim ka vlerë dhe ndihmon në krijimin e një Tirane të aksesueshme për të gjithë qytetarët, pa pengesa dhe pa zaptime.

“Borshi shpĂ«toi nga zjarri”/ Inspektori i PĂ«rgjithshĂ«m-pushuesve: MirĂ« se tĂ« vini!

‘Borshi shpĂ«toi, turistĂ« e pushues mirĂ« se tĂ« vini!’ KĂ«shtu shkruan nĂ« rrjetin social Facebook, Inspektori i PĂ«rgjithshĂ«m, ShkĂ«lqim Hajdari, i cili nĂ« kĂ«tĂ« postim ka shprehur njĂ« mesazh falĂ«nderues pĂ«r tĂ« gjitha forcat qĂ« morĂ«n pjesĂ« nĂ« operacionin e shpĂ«timit nĂ« Borsh.

Ai i ka cilësuar të gjithë ata që morën pjesë në operacione si heronj të heshtur, dhe në mesazhin e tij falenderimet konkrete shkuan për zjarrfikësit, Forcat e Armatosura dhe punonjësit e policisë.

Ndërkohë, falënderime për përkushtimin në këtë situatë, Hajdari i ka shprehur edhe ministrit të Mbrotjes Pirro Vengu dhe Kryetarit të Bashkise Himarë, Vangjel Tavos.

Forca të shumta qoftë nga toka edhe nga ajri u përfshinë në shuarjen e zjarreve në fshatrat Borsh, Piqeras dhe Sasaj.

Postimi i Inspektorit të Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari

Borshi shpëtoi, turistë e pushues mirë se të vini!

Falë heronjëve të heshtur zjarrfikës, forcave të armatosura,punonjësve të policisë, gjithë pjesmarrësve në operacion,përkushtimit të Ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu dhe Kryetarit të Bashkise Himarë, mikut Vangjel Tavo.

Situatë e parë me sy dhe jetuar me zemer prej disa orësh.

 

 

Vlorë, konfliktohet jashtë shërbimit/Pezullohet nga detyra oficeri i policisë

Pezullohet nga detyra një oficer policie i përfshirë në një konflikt fizik jashtë shërbimit, në qytetin e Vlorës

Pas pĂ«rfshirjes jashtĂ« orarit tĂ« shĂ«rbimit nĂ« njĂ« konflikt fizik, nĂ« ambientet e njĂ« lokali nĂ« lagjen “PavarĂ«sia 2”, VlorĂ«, Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i PolicisĂ« sĂ« Shtetit Ilir Proda, ka urdhĂ«ruar pezullimin e menjĂ«hershĂ«m nga detyra, deri nĂ« sqarimin e plotĂ« tĂ« rrethanave, tĂ« oficerit tĂ« PolicisĂ« Kufitare DibĂ«r.

‘NdĂ«rkohĂ«, Drejtoria e Standardeve Profesionale nĂ« PolicinĂ« e Shtetit ka nisur ndaj NĂ«nkomisar A. I., me detyrĂ« Oficer Policie nĂ« Komisariatin e PolicisĂ« Kufitare DibĂ«r, procedurĂ«n disiplinore tĂ« rĂ«ndĂ«, bazuar nĂ« Ligjin nr. 82/2024 “PĂ«r PolicinĂ« e Shtetit”, qĂ« parashikon masa pĂ«r:

-raste të sjelljeve që diskreditojnë imazhin dhe dëmtojnë besimin e publikut tek Policia e Shtetit, të kryera jashtë ushtrimit të detyrës;

-kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionit apo shërbimit policor në tërësi.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se NĂ«nkomisar A. I., jashtĂ« shĂ«rbimit dhe nĂ« shoqĂ«rinĂ« e shtetasit L. B., 57 vjeç, banues nĂ« lagjen “PavarĂ«sia”, VlorĂ«, Ă«shtĂ« konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasin A. B., 18 vjeç. Pas pĂ«rshkallĂ«zimit tĂ« konfliktit, janĂ« pĂ«rfshirĂ« edhe shtetasit V. B., 53 vjeç, pronar i njĂ« hoteli nĂ« lagjen “PavarĂ«sia 2”, dhe E. M.

Aktualisht, NĂ«nkomisar A. I. ndodhet i shtruar nĂ« Spitalin Rajonal Vlorë’, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ« sĂ« shtetit.

Për këtë rast vijojnë veprimet procedurale nga oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Dogji 600 hektarëve tokë me kullota dhe bimësi në Parkun../ Pranga 63 vjeçarit

Dyshohet se ndezi zjarr në një sipërfaqe kullotë, duke shkaktuar djegien e rreth 600 hektarëve me bimësi dhe sipërfaqe natyrore në Parkun Kombëtar të Dajtit, arrestohet 63-vjeçari.

Pas njoftimit tĂ« marrĂ« se nĂ« vendin e quajtur “Mali me Gropa” kishte rĂ«nĂ« zjarr, shĂ«rbimet pĂ«rkatĂ«se kanĂ« shkuar menjĂ«herĂ« nĂ« vendngjarje.

‘Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, tĂ« kryera menjĂ«herĂ« pas ngjarjes, specialistĂ«t e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Nr. 4 bĂ«nĂ« tĂ« mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit tĂ« dyshuar, shtetasit B. H., 63 vjeç, banues nĂ« FushĂ«-StanĂ«.

Nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas dyshohet se gjatĂ« punĂ«s si bari nĂ« zonĂ«, ka ndezur zjarr nĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe kullotĂ«, nĂ« vendin e quajtur “FushĂ« StanĂ«â€, nĂ« zonĂ«n e Malit me Gropa, i cili, i favorizuar nga era e fortĂ« dhe temperaturat e larta, ka sjellĂ« si pasojĂ« djegien e rreth 600 hektarĂ«ve tokĂ« me kullota dhe bimĂ«si tĂ« ndryshme, nĂ« zona tĂ« tilla si lugina e GrykĂ«s sĂ« Mullinit, Qafa e QershisĂ«, tĂ« cilat ndodhen brenda kufijve tĂ« Parkut KombĂ«tar tĂ« Dajtit, qĂ« bĂ«n pjesĂ« nĂ« Zonat e Mbrojtura Natyrore’, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ« sĂ« TiranĂ«s.

Materialet procedurale iu referuan ProkurorisĂ«, pĂ«r veprime tĂ« mĂ«tejshme, pĂ«r veprĂ«n penale “ShkatĂ«rrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Trafiku nga Kolumbia në Europë, grupi i drogës del para GJKKO-së

Gjashtë anëtarët e grupit të trafikut ndërkombëtar të drogës, që vepronte në vitet 2020-2021 mes Kolumbisë dhe Europës, kanë dalë sot, 27 korrik, në GJKKO për masat e sigurisë.

Mes tyre janĂ« Erion Alibej dhe Plaurent Dervishaj. Ata janĂ« nĂ«n hetim edhe pĂ«r dosjen “Plumbi i ArtĂ«â€.

SPAK njoftoi dje, 26 korrik, se si rezultat i këtij operacioni janë sekuestruar 6 ton lëndë narkotike (kokainë e kanabis) me një vlerë në treg prej 411 milionë eurosh.

“Vendimi u ekzekutua menjĂ«herĂ« nĂ« bashkĂ«punim me strukturat e PolicisĂ« sĂ« Shtetit. MĂ« datĂ« 25.07.2025 u bĂ« e mundur arrestimi i gjashtĂ« personave nĂ« hetim: A. H, K. H, E.N, E. A, P. D, I. Ll. GjatĂ« ekzekutimit tĂ« masĂ«s sĂ« sigurisĂ«, nĂ« banesĂ«n e shtetasit A. H. u gjetĂ«n dhe sekuestruan 3 armĂ« zjarri tĂ« llojit pistoletĂ«, tĂ« mbajtura pa leje, pĂ«r tĂ« cilat Ă«shtĂ« arrestuar nĂ« flagrancĂ«. NjĂ« prej tĂ« dyshuarve, shtetasi D. P. (alias D. B., alias E. S.), Ă«shtĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim, dhe po punohet pĂ«r lokalizimin dhe kapjen e tij nĂ« bashkĂ«punim me PolicinĂ« e Shtetit dhe partnerĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ«. PĂ«r interesat e hetimit,  Prokuroria e Posaçme ka kĂ«rkuar dhe marrĂ« miratimin e GjykatĂ«s sĂ« Posaçme pĂ«r kryerjen e kontrolleve nĂ« banesa, automjete dhe persona”, thuhej nĂ« njoftimin e ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar shumë monetare (43 mijë euro), karta banke, automjete (një Mercedes Benz AMG G63, një Volkswagen Golf 7a, dhe një Volksëagen Sharan), tre pistoleta, celularë, karta banke, dornë, hard disqe, si dhe një skaf luksoz.

Në dorën e SPAK kanë rënë edhe dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama. /tvklan.al

Flakët në jug/ Ndërhyrjet nga ajri, niset nga Italia avioni zjarrfikës Canadair

Në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, një avion zjarrfikës Canadair është nisur nga Italia dhe do të angazhohet në operacionet ajrore për shuarjen e flakëve në jug të vendit, në zonat Borsh, Piqeras dhe Lukovë.

Minisria e Mbrotjes në një njoftim të fundit thotë se ky mjet ajror do të forcojë ndërhyrjet në terrene të vështira dhe të paarritshme nga toka, duke dhënë ndihmë në përballimin e situatës së zjarreve që kanë përfshirë këto zona.

Ndërkohë, helikopterët e Forcës Ajrore do të angazhohen pranë fshatit Zhulat, në rajonin e Gjirokastrës, si dhe në zonën e Qafëbuallit, pranë Bulqizës.

Pak më parë MM njoftoi situatën e zjarreve në vend, ku gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë evidentuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 21 mbeten aktive dhe 16 nën monitorim, ndërsa 8 janë shuar.

Situata mbetet kritike në zonat e Lurës, Bulqizës, Delvinës, Tiranës dhe Korçës, ku janë angazhuar mbi 1350 forca operacionale dhe 65 automjete zjarrfikëse. Përveç ndërhyrjeve nga toka, po përdoren edhe helikopterë nga Forcat e Armatosura dhe bashkëpunëtorët ndërkombëtarë për të frenuar përhapjen e flakëve.

SHBA/ Sulm me thikë në një supermarket, plagosen 11 persona në Michigan!

Një burrë ka plagosur me thikë 11 persona, të cilët ishin klientë të rastësishëm në një supermarket Walmart në Traverse City, Michigan.

Ngjarja ka krijuar panik dhe tmerr, ndërkohë që siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, autori është arrestuar nga policia, falë ndërhyrjes së disa qytetarëve që arritën ta neutralizonin para se të përshkallëzonte masakrën.

Sherifi i qarkut, Michael D. Shea, tha se “qytetarĂ«t i dhanĂ« fund kĂ«tij sulmi brutal”.

Të plagosurit janë dërguar në Munson Medical Center dhe raportohen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, motivi i sulmit mbetet ende i paqartë.

DĂ«shmitarĂ«t flasin pĂ«r skena tronditĂ«se. “Gjaku rridhte kudo dhe njerĂ«zit ulĂ«rinin,” tha njĂ« prej klienteve.

Autori u pa duke vrapuar nëpër korridore dhe duke goditur njerëzit njëri pas tjetrit, derisa u ndalua me forcë nga qytetarët. Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa policia ka kërkuar që banorët të shmangin zonën.

 

Zjarret, MM: 21 vatra aktive në vend/ Ndërhyrje nga ajri e qindra forca në terren

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë evidentuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 21 mbeten aktive dhe 16 nën monitorim, ndërsa 8 janë shuar.

Situata mbetet kritike në zonat e Lurës, Bulqizës, Delvinës, Tiranës dhe Korçës, ku janë angazhuar mbi 1350 forca operacionale dhe 65 automjete zjarrfikëse. Përveç ndërhyrjeve nga toka, po përdoren edhe helikopterë nga Forcat e Armatosura dhe bashkëpunëtorët ndërkombëtarë për të frenuar përhapjen e flakëve.

Zjarret kanë rrezikuar banesa dhe zona urbane, duke detyruar evakuime në disa prej tyre. Autoritetet paralajmërojnë rrezik të lartë për zjarret në pyjet e vendit edhe për ditët në vijim.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes:

-NĂ« Parkun KombĂ«tar LurĂ«, te “Liqeni i Luleve”, vazhdon aktive vatra nĂ« GropĂ«n e Madhe dhe Pllau i GjurĂ«s mbi fshatin GurĂ«-LurĂ« – janĂ« angazhuar rreth 50 forca operacionale

-NĂ« Zall Gjoçaj, bashkia Mat, zjarri ka njĂ« shtrirje mbi 14 km dhe vijon nĂ« tre kahe kryesore – nĂ« terren janĂ« rreth 46 forca

-NĂ« QafĂ« Buall, BulqizĂ«, zjarri Ă«shtĂ« pĂ«rhapur drejt Qytetit tĂ« VjetĂ«r dhe KrastĂ«s – janĂ« angazhuar 120 forca dhe 2 helikopterĂ«, janĂ« evakuuar 6 banesa

-NĂ« malin mbi fshatin KalasĂ«, bashkia DelvinĂ«, vijon ndĂ«rhyrja me 58 efektivĂ« dhe 4 mjete FA – zjarri nĂ« zona tĂ« paarritshme nga toka

-NĂ« Kopaçëz, DelvinĂ«, zjarri mbetet aktiv – nĂ« terren janĂ« 70 forca, njĂ« autoambulancĂ« dhe helikopter Cougar

-NĂ« fshatin Lugaxhi, Elbasan – mbi 50 forca nĂ« terren

-NĂ« malin e Lisecit, Gramsh – vatra nĂ« zonĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«, zjarri Ă«shtĂ« sipĂ«rfaqĂ«sor dhe pa dĂ«me

-NĂ« Shkopet, nĂ« kufirin mes Kurbin–Mirditë–Mat – mbi 80 forca tĂ« angazhuara, nuk ka rrezik pĂ«r banesat

-NĂ« fshatin Fang, MirditĂ« – nĂ« operacion janĂ« mbi 120 forca dhe 3 mjete

-NĂ« QeramicĂ«, Devoll – vatĂ«r e re, rrezikon pĂ«rhapje pĂ«r shkak tĂ« erĂ«s

-NĂ« KriçkovĂ«, Pogradec – forcat operacionale nĂ« terren

-NĂ« Parkun KombĂ«tar PrespĂ«, fshati LajthizĂ«, Pustec – sot priten tĂ« angazhohen 75 forca

-NĂ« fshatin GalinĂ«, Berat – zjarri Ă«shtĂ« ende aktiv

-NĂ« FushĂ«bardhĂ« dhe pranĂ« tunelit tĂ« SkĂ«rficĂ«s, GjirokastĂ«r – zjarri pĂ«rparon drejt zonĂ«s sĂ« mbrojtur “Bregu i Pamjes”, pritet ndĂ«rhyrje nga ajri

-NĂ« Izvor i VjetĂ«r dhe Duraj, Memaliaj – zjarri aktiv, por i izoluar nĂ« disa zona

-NĂ« Malin me Gropa, TiranĂ« – rreth 55 forca nĂ« operacion, Ă«shtĂ« arrestuar njĂ« i dyshuar pĂ«r zjarrvĂ«nie tĂ« qĂ«llimshme

-NĂ« fshatin IbĂ«, TiranĂ« – terren i vĂ«shtirĂ«, janĂ« angazhuar 2 helikopterĂ«, 6 mjete dhe 25 forca

-NĂ« fshatin Shetel, Shijak – 40 forca nĂ« terren, pritet ndĂ«rhyrje nga ajri

-NĂ« “Rraze Veshtit”, MalĂ«si e Madhe – 35 forca tĂ« angazhuara, terren i pakalueshĂ«m pĂ«r mjete zjarrfikĂ«se

Vatra të monitoruara:

UlĂ«z (Mat), Livadhet e PeladhisĂ« (BulqizĂ«), Maja e PaliskĂ«s dhe Sashic (VlorĂ«), Markat (Konispol), pyjet e Gurakuqit (Librazhd), DishnicĂ« (Korçë), StrelcĂ« (Maliq), MuzhakĂ« (Skrapar), KonisbaltĂ« (Dimal), Paftal (Berat), ZgĂ«rbonjĂ« (Poliçan), Gryka e MotinĂ«s – Dragobi dhe MamĂ«z (KukĂ«s)

Forcat në operacion:

1350 forca operacionale

65 automjete zjarrfikëse

5 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë të Forcave të Armatosura

2 helikopterë hungarezë

2 helikopterë Canadair nga Kroacia dhe Italia (në zonën e Vlorës)

Afër zgjidhjes? Von der Leyen takohet me Donald Trump

A do të arrihet një marrëveshje në mosmarrëveshjen tregtare BE-SHBA? Presidentja e KE von der Leyen takohet sot me Presidentin e SHBA Trump. Trumpi beson se ka 50% mundësi për marrëveshje.

Në mosmarrëveshjen për tarifat midis Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen takohet sot në Turnberry të Skocisë me Presidentin e SHBA Donald Trump.

Vendimi u mor pas njĂ« “bisede tĂ« mirĂ« telefonike” me Trumpin, shkroi von der Leyen nĂ« platformĂ«n X. Ata do tĂ« diskutojnĂ« pĂ«r “marrĂ«dhĂ«niet tregtare transatlantike” dhe si tĂ« mbahen ato tĂ« forta.

Trump sheh “mundĂ«si 50%”

Para se tĂ« nisej pĂ«r nĂ« Skoci, Trump i kishte vlerĂ«suar mundĂ«sitĂ« pĂ«r tĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje me BE me 50%. “Do tĂ« thoja se kemi 50% mundĂ«si, ndoshta edhe mĂ« pak, por 50% mundĂ«si pĂ«r tĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje me BE”, u tha republikani gazetarĂ«ve.

Pak çaste mĂ« vonĂ« ai shtoi: “Mendoj se BE-ja ka njĂ« shans mjaft tĂ« mirĂ« pĂ«r tĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje.”

Dy ditë më parë Trumpi premtoi të hiqte tarifat me të cilat kishte kërcënuar për importet evropiane, nëse Bashkimi Evropian hap më tej tregun e tij për Shtetet e Bashkuara. Përpara kësaj Kancelari gjerman Friedrich Merz kishte lënë të kuptohet se mund të jetë pranë një dakordim në mosmarrëveshjen tregtare.

Trumpi sapo kishte rënë dakord me Japoninë për tarifa prej 15%, shumë më poshtë se sa pritej fillimisht. Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë negociuar me BE për javë të tëra për një marrëveshje tregtare që do të shmangte tarifat prej 30% që Trump njoftoi për 1 gusht. Afati skadon pas një jave.

Konflikt doganor që nga prilli

Në fillim të prillit presidenti amerikan shkaktoi konflikt doganor me partnerët tregtarë në të gjithë botën. Ai njoftoi shtesa të larta për importet nga BEdhe shumë vende të tjera, por më vonë i uli ato në 10% për të lejuar negociatat.

Deri tani, medikamentet dhe produktet farmaceutike përjashtohen. Një tarifë doganore e lartë prej 25% vlen për automjetet dhe 50% për produktet e çelikut dhe aluminit. Në të njëjtën kohë, BE-ja ka përgatitur gjithashtu kundërdogana të mundshme për mallrat amerikane me vlerë 93 miliardë euro. DW

Shijak/ Djeg mbeturinat dhe zjarri del jashtë kontrollit, pranga 58 vjeçarit

Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të pyllëzuar në fshatin Shetel në Shijak, duke rrezikuar djegien e banesave.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, sapo morën njoftimin se mbrëmjen e djeshme në territorin e fshatit Shetel kishte rënë zjarr, i cili përfshiu një sipërfaqe të madhe të pyllëzuar dhe që rrezikonte të përfshinte edhe banesat, u nisën menjëherë drejt vendngjarjes.

‘FalĂ« veprimeve tĂ« shpejta hetimore, nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sotĂ«m, shĂ«rbimet e PolicisĂ« bĂ«nĂ« tĂ« mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit I. B., 58 vjeç, banues nĂ« fshatin Shetel, NjĂ«sia Administrative Gjepalaj, Shijak.

Arrestimi i tij u bë pasi, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfshirë një sipërfaqe të madhe të pyllëzuar në fshatin Shetel, duke rrezikuar edhe banesat pranë.

Materialet procedurale i kaluan ProkurorisĂ« sĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m DurrĂ«s, mbi bazĂ«n e nenit 206/a tĂ« Kodit Penal, “ShkatĂ«rrimi me zjarr i pyjeve ose i mjedisit pyjor”.

Policia e Shtetit apelon pĂ«r tĂ« gjithĂ« banorĂ«t tĂ« mos ndezin zjarr pĂ«r djegien e mbeturinave apo tĂ« mbetjeve tĂ« prodhimeve bujqĂ«sore, si dhe pĂ«r qytetarĂ«t tĂ« shmangin hedhjen e cigareve tĂ« ndezura pranĂ« sipĂ«rfaqeve tĂ« pyllĂ«zuara’, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.

❌