Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Berisha: Altin Hajri pagoi 700 mijë euro për t’i shpëtuar akuzës për vrasje

Këtë të enjte në deklaratën për shtyp, Sali Berisha u ndal tek Altin Hajri, një person në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Berisha tha se ai ka mrrë pjesë aktive në fushatën e 11 majit dhe madje ka kërcënuar edhe demokratët. Kreu i PD-së po ashtu aludoi se Hajri ka paguar deri në 700 mijë euro që t’i shpëtonte akuzës për vrasjen e Prengës, ndërsa shtoi se është lakuar edhe emri i…

Source

FOTO/ Don Xhoni hedh një thumb dhe e ka për Jozin: Na ishte se ç’na ishte

Don Xhoni përpos projekteve muzikore, po përflitet për një romancë. Ajo ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale, duke ndezur polemika pas një deklarate të bërë nga ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Joz Marku. Ky i fundit në një intervistë është shprehur se ”Po shoqërohet me njerëz të padëshirueshëm, bën gjeste aspak të hijshme”, një gjë që shumë ndjekës e kanë interpretuar si një thumb të…

Source

”Ura e Zogut” mbyllet përfundimisht

Ura e Milotit është mbyllur përfundimisht për qarkullimin. Vendimi ka ardhur pas dëmtimeve serioze në këmbët mbajtëse, kjo të shkaktuara si pasojë e mungesës së ndërhyrjes për mirëmbajtje dhe marrjes së inerteve në afërsi të strukturës së saj. Mbyllja është marrë si masë sigurie, pasi ura përbën një rrezik real për shembje dhe kalimi mbi të është bërë i pamundur. Nuk është dhënë asnjë…

Source

Kryeinspektorati Digjital i Territorit, Rama: Do të mbulojë hap pas hapi gamën e aktiviteteve shoqërore e shtetërore

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga puna e atij që e quajti Kryeinspektorati Digjital i Territorit, duke treguar se çfarë do të bëjë. Sipas Ramës, do të mbulojë hap pas hapi gamën e aktiviteteve shoqërore e shtetërore në territor. ”Videoja është një fragment i shkurtër i informacionit që ky Kryeinspektorat po mbledh nëpër Shqipëri, për të filluar punën për zbatimin e masave të reja…

Source

Vrau 4 studentë, jepet dënimi për 30-vjeçarin

30-vjeçari që vrau katër studentë të Universitetit të Idahos në SHBA, në nëntor të vitit 2022 është dënuar me burgim të përjetshëm. Bryan Kohberger u deklarua fajtor si pjesë e një marrëveshjeje që nënkuptonte se ai do të shmangte dënimin me vdekje. Kohberger hyri fshehurazi në një shtëpi me qira në Idaho, e cila nuk është shumë larg kampusit universitar, dhe vrau Ethan Chapin, Xana Kernodle…

Source

Rama poston foton nga Gjiri i Lalzit: Bregdeti është i të gjithë shqiptarëve, jo vetëm i disa tregtarëve

Hapësira publike e zënë nga çadrat dhe shezlongët në plazhin e gjirit të Lalzit ka marrë tjetër pamje. Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale duke ironizuar ata që sipas tij sfidojnë shtetin duke uzurpuar pronën publike. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë shtoi se kjo ndërhyrje është vetëm fillimi i një qasjeje të re ndaj vijës bregdetare, ku hapësirat publike nuk do të uzurpohen më për…

Source

Arbër Hitaj për Berishën: Dalja përditë e padobishme. Në vjeshtë ka zgjedhje, PD e papërgatitur

Gazetari Arbër Hitaj e quan strategjinë e PD-së për të denoncuar atë që ata e quajnë farsë elektorale të 11 Majit, dhe për të shtyrë për në shtator analizën e humbjes, si një ushqim që Berisha kërkon t’ja hedhë militantëve. Për të Berisha po përpiqet të fitojë kohë, po e shtyn sa më shumë analizën e zgjedhjeve, ndërkohë vera po ikën me deklarata që nuk prodhojnë politikë. ”Në shtator mund të…

Source

”PD ka bërë gabime për 11 Majin”, Jola Hysaj: Presim raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR

Jola Hysaj, kandidate e PD-së në zgjedhjet e fundit të 11 Majit, thotë do të pritet raporti final i OSBE/ODIHR pikërisht për atë që selia blu e quan fasadë elektorale, sepse është e pamundur të quhen zgjedhje. Për të edhe PD ka bërë gabime jo vetëm në këto zgjedhje, por gjatë gjithë këtyre 34 viteve, por nga ana tjetër, një analizë e thellë do të çojë në një vendim të Kryesisë së PD…

Source

VIDEO/ I blinduar nga Policia zbarkon në Rinas, Denis Bajri ekstradohet nga Dubai

Denis Bajri u arrestua në shkurt të vitit 2024 në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe këtë të mërkurë u ekstradua në vendin tonë. Policia e Shtetit tha se në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, rreth orës 16:30, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, të Denis Bajri 37-vjeç. Postimi i plotë Finalizohen procedurat…

Source

Marina kroate demonstron forcën para 30-vjetorit të “Stuhisë”

Marina Kroate ka kryer stërvitjen përfundimtare të anijeve në kazermat Lora në Split të mërkurën, duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për pjesëmarrjen në një paradë të madhe në Adriatik, e cila do të mbahet më 31 korrik për të shënuar 30-vjetorin e operacionit ushtarako-policor “Stuhia”. Parada do të mbahet njëkohësisht me paradën qendrore të Forcave të Armatosura Kroate në Zagreb…

Source

Zjarri në Parkun e Llogarasë, ministri Vengu: E shkaktuar nga dora e njeriut, shmangëm një katastrofë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu flet për situatën nga zjarret në vend. Ai tha se është shuar një vatër zjarri brenda Parkut të Llogarasë e cila për të ishte ndezur qëllimisht. Po ashtu Vengu theksoi se na vatrat e zjarrit që kanë aktive nuk ka pasur rrezik për banesat. ”Ne e kemi mision që të gjendemi pranë qytetarëve, tashmë jemi përballë një situate temperaturash ekstreme që do të vijoj deri…

Source

Financimi i partive politike, Xhafaj: Jo me dy qasje, shohim kush prevalon

Në kuadër të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit është zhvilluar sot në Kuvend një tryezë konsultimi për projektligjin “Për financimin e partive politike”. Ekspertë të Nivelit të Lartë të atashuar pranë këtij komisioni, përfaqësues të institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile, grupeve të interesit dhe partnerëve ndërkombëtarë…

Source

Ndërtues! Lexoni Vendimin e ri të qeverisë: Ndalohet dhënia e lejeve të ndërtimit për vendosjen e rrethimeve dhe trarëve

Këtë të mërkurë, në Këshillin e Ministrave u morën një sërë ndryshimesh, mes të cilave edhe ndryshime në ligjet që lidhen me lejet e ndërtimit. Qeveria ka vendosur sot ndalimin e dhënies së lejeve të ndërtimit nga autoritetet përkatëse për të kryer çdo lloj punimi apo për të vendosur rrethime apo trarë. DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.408, DATË 13.5.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE…

Source

Zjarri përfshin parkun e Llogorasë, dyshohet e qëllimshme

Një zjarr ka shpërthyer pasditen e sotme brenda Parkut Kombëtar të Llogorasë, mbi fushën e sportit, duke rrezikuar seriozisht zonën e mbrojtur me pyje pishe dhe bimësi karakteristike. Flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe, ndërsa dëmet në sipërfaqe pyjore janë ende të pakonfirmuara zyrtarisht. Banorë të zonës, kryesisht pronarë restorantesh dhe punonjës të tyre…

Source

Manjani: Nuk pashë askund asnjë demokrat që të shajë Sali Berishën, i cili ka mbrojtur Veliajn

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar mbrojtjen që Sali Berisha i bëri sot Erion Veliajn, duke thënë se nuk po sheh asnjë demokrat që të shajë kreun e PD-së. ”Unë nuk e kam mbrojtur aq shumë Erion Velinë (për të mos thënë që se kam mbrojtur fare) kur thashë se “prokurori i çështjes është sjellë pa etikë dhe me ngarkesa personale në sallën e gjyqit”. Se kundër arrestit jo…

Source

FOTO/ Rama bën humor me lokalin që ka zaptuar trotuarin në Londër: Po këtë shqipot e kanë?

Në vend vijon puna për lirimin e hapësirave publike, dhe kryeministri Edi Rama e ka çtensionuar situatën përmes një postimi në Facebook. Kreu i qeverisë ka publikuar foton e një lokali në Londër të Britanisë, ku duken shtesat që kanë bllokuar trotuarin. “Nuk e di a e kanë vërtetë shqipot këtë lokalin me shtesa mbi trotuar në Londër, po qesha shumë kur ma çuan dhe po e ndaj me ju për pak humor”…

Source

Humb jetën turistja në Himarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Himarë. Një turiste 23-vjeçare humbi jetën këtë të mërkurë në plazhin e Filikurit. Ajo rrëshqiti aksidentalisht teksa ishte duke zbritur në plazh përmes një terreni të thepisur shkëmbor. E lënduar ka mbetur edhe një 18-vjeçare. …

Source

Aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën

Aktivistja Greta Thunberg, për herë të parë ndodhet në Tiranë dhe protestoi në sheshin ”Skënderbej”, për të ngritur “zërin” për vuajtjet e popullit palestinez, të shkaktuara nga Izraeli. Protesta nisi në orën 18:00 dhe u zhvillua nën moton “Ndaloni urinë, lejoni ushqimin dhe jetën”. Ndonëse numri i të pranishmëve në këtë protestë nuk duket aq i lartë, pjesëmarrësit mbronin fort për kauzën e tyre…

Source

Sherri për mandatin, Pano Soko jep dorëheqjen nga Nisma Thurje: Shkatërruam çdo gjë për 1 javë

Sherret për një mandat ka sjellë pasoja. Pano Soko ka dhënë dorëheqjen nga Nisma Thurje. Për të ngjarjet e fundit që ndodhën, ishin një turpërim i pamerituar në sytë e gjithë atyre që i votuan dhe që me votën e tyre i ngarkuan përgjegjësinë e rëndë për të qënë zëri dhe fytyra e tyre në jetën politike e publike të vendit. “Pavarësisht se personalisht u përpoqa me sa munda që çështja të merrte…

Source

❌