Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Fluks turistësh në portin e Vlorës, mbi 1200 pasagjerë mbërrijnë mëngjesin e së dielës

3 August 2025 at 08:48

Gushti ka nisur me ritme të larta në Vlorë, duke përmbushur pritshmëritë për një sezon turistik të mbushur me vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit.

Vetëm në orët e para të mëngjesit të së dielës, 1236 pasagjerë kanë zbarkuar në Portin e Vlorës me dy tragetet e linjës detare që lidh qytetin me Brindisin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Autoritetet portuale bëjnë me dije se fluksi ka qenë në rritje që prej fundit të korrikut, ndërsa piku pritet të arrihet gjatë javës së dytë të gushtit.

Masat e sigurisë dhe të menaxhimit të fluksit janë përforcuar. Në port janë vënë në funksion të gjitha sportelet dhe shërbimet mbështetëse, duke garantuar një proces të shpejtë dhe të sigurt zbarkimi për udhëtarët.

Operatorët turistikë dhe bizneset vendase e shohin këtë rritje si një sinjal pozitiv për ekonominë lokale. Sipas tyre, Vlorës i është shtuar dukshëm vëmendja e turistëve, falë përmirësimeve të vazhdueshme në infrastrukturë, bregdetit të pasur dhe ofertës së larmishme kulturore, kulinare dhe natyrore.

Ky muaj pritet të sjellë një numër të lartë turistësh, por edhe shqiptarë që jetojnë në vendet fqinje dhe zgjedhin të kalojnë pushimet në atdhe.

Dy turistë të huaj humbin orientimin dhe rrëzohen në malet e Komanit

By: Ela
2 August 2025 at 20:29

Dy turistë të huaj kanë kërkuar ndihmë emergjente, pasi janë rrëzuar dhe kanë humbur orientimin gjatë një ecjeje në zonën malore pranë liqenit të Komanit. Ata mendohet të ndodhen pranë qytetit antik të Dalmacias dhe majës së Murges, ndërsa në vendngjarje janë nisur menjëherë zjarrfikësit e Pukës dhe një autoambulancë për t’u ardhur në ndihmë.

The post Dy turistë të huaj humbin orientimin dhe rrëzohen në malet e Komanit appeared first on BoldNews.al.

Fluks turistësh në Apoloni, Rama ndan pamjet

TIRANË, 2 gusht /ATSH/ Apolonia është ndër parqet arkeologjike më të mëdha në vend dhe pret një numër relativisht të lartë vizitorësh të kombësive të ndryshme.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale foto të turistëve të shumtë të cilët kanë zgjedhur që të vizitojnë qytetin antik të Apolonisë për trashëgiminë e tij të pasur historike dhe kulturore.

Parku Arkeologjik i Apolonisë ndodhet në jugperëndim të Fierit. Vizitorët e këtij parku, përveç qytetit antik të Apolonisë dhe monumenteve të tij, mund të shohin edhe objekte të tjera të vendosura në muzeun brenda parkut. Ky muze Arkeologjik është ndër më të pasurit e vendit, me objekte unike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe përtej saj.

Apolonia e Fierit është një nga sitet më të mëdhenj në vend, por edhe një nga qytetet më të mëdhenj në botën antike. Si një nga 27 Apolonitë e pellgut të Mesdheut, ajo është një nga vlerat e perlat e trashëgimisë sonë arkeologjike.

Arkeologët e quajnë Apoloninë “Pompei i Shqipërisë”, pasi vetëm 10% e territorit të qytetit të dikurshëm është zbuluar deri më sot.

/m.q/j.p/

The post Fluks turistësh në Apoloni, Rama ndan pamjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pafund turistë në parkun e Apolonisë, Rama poston fotot

By: redi
2 August 2025 at 15:21

Apolonia është ndër parqet arkeologjike më të mëdha në vend dhe pret një numër relativisht të lartë vizitorësh të kombësive të ndryshme. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto të turistëve të shumtë të cilët kanë zgjedhur që të vizitojnë qytetin antik të Apolonisë për trashëgiminë e tij të pasur historike dhe kulturore. Parku Arkeologjik i Apolonisë ndodhet në jugperëndim të Fierit.

Source

Rama: Turistë nga e gjithë bota shijojnë magjinë e Vlorës

2 August 2025 at 09:00

TIRANË, 2 gusht/ATSH/ Vlora po pret këtë verë turistë nga e gjithë bota, të cilët zgjedhin të zbulojnë bukuritë e fshehura të bregdetit jonian, por edhe kulinarinë e mikpritjen vendase.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Vlora, ku shëtitorja e Lungomares por edhe rrugët e qytetit ofrojnë aktivitete dhe hapësira atraktive për çdo grup-moshë.

“Me buzëqeshjet e turistëve nga e gjithë bota në këtë fillim gushti, që shijojnë magjinë e Vlorës në shëtitjen e Lungomares”, u shpreh Rama.

Qyteti bregdetar i Vlorës është një nga qendrat më të rëndësishme turistike, ku “bashkohen” Adriatiku e Joni, me një numër të madh atraksionesh kulturore dhe natyrore.

Përveç plazheve në gjirin e Vlorës, Sazani dhe Karaburuni janë po ashtu destinacione tërheqëse për turistët vendas e të huaj, të cilët udhëtojnë nga porti i Vlorës me anije turistike.

E cilësuar si perla e Rivierës shqiptare, Vlora është tejmbushur këtë sezon me turistë vendas dhe të huaj të cilët shijojnë bregdetin shkëmbor me ujërat e kristalta.

/m.m//r.e/

The post Rama: Turistë nga e gjithë bota shijojnë magjinë e Vlorës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Nuk duam më turistë Instagrami”/ Fermerët në Alpet italiane vendosin hyrje me pagesë për në mal

By: armand
2 August 2025 at 09:28

Në veri të Italisë, në zemër të Alpeve, fermerët vendas kanë vendosur barriera me pagesë në disa prej vendeve më të fotografuara në rrjetet sociale, për të ndalur turmat e turistëve që shkelin pronat e tyre. Vizitorët që duan të hyjnë në zona si Seceda dhe Tre Majat (Drei Zinnen) tani duhet të paguajnë 5 […]

The post “Nuk duam më turistë Instagrami”/ Fermerët në Alpet italiane vendosin hyrje me pagesë për në mal appeared first on BoldNews.al.

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë

29 July 2025 at 23:50

Dy turistë italianë që kishin humbur orientimin gjatë një ecjeje në natyrë në zonën malore pranë fshatit Ilias, janë shpëtuar nga ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit e Bashkisë së Himarës.

Autoritetet arritën t’i lokalizojnë dhe t’i shoqërojnë dy turistet në mënyrë të sigurt drejt strukturës ku po qëndronin, pa dëmtime dhe në gjendje të mirë shëndetësore

Himara mbetet një destinacion i bukur dhe i sigurt, por gjithmonë rekomandohet të tregohet kujdes i shtuar gjatë ecjeve në zona të thella natyrore dhe ndjekjen e shtigjeve të sinjalizuara.

Mbytet një 42-vjeçare në plazhin e Qerretit në Kavajë

27 July 2025 at 17:31

Një turiste e huaj ka humbur jetën tragjikisht pasditen e kësaj të diele, rreth orës 16:00 në plazhin e Qerretit në Kavajë. Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasja K. K., 42 vjeçe, banuese në Çeki. Duke u larë në det, dyshohet se 42-vjeçarja është mbytur aksidentalisht Policia thotë se grupi hetimor vijon punën për […]

The post Mbytet një 42-vjeçare në plazhin e Qerretit në Kavajë appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Borsh del jashtë kontrollit, banorët dhe turistët shprehin paknaqësi ndaj autoriteteve

By: Ardit
27 July 2025 at 09:54

Prej ditës së djeshme, Borshi po përballet me një situatë tejet problematike për shkak të një zjarri masiv që ka dalë jashtë kontrollit. U bë me dije se flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar panik tek banorët dhe turistët, sidomos gjatë orëve të natës, kur zjarri iu afrua rrezikshëm aksit nacional Vlorë–Sarandë. Ndërhyrja po […]

The post Zjarri në Borsh del jashtë kontrollit, banorët dhe turistët shprehin paknaqësi ndaj autoriteteve appeared first on BoldNews.al.

Rama: Vizitorë nga e gjithë bota në Butrint

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Qyteti antik i Butrintit vijon të tërheqë një numër të lartë turistësh vendas e të huaj edhe gjatë sezonit veror.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga turistët e shumtë që edhe në këto ditë të nxehta korriku zgjedhin të vizitojnë qytetin antik, që ndodhet 20 km larg Sarandës.

“Parku Kombëtar i Butrintit që zgjohet çdo ditë me zërat e vizitorëve që vijnë nga e gjithë bota për të prekur historinë dhe bukurinë”, shkruan Rama krahas pamjeve.

Ky park vijon të jetë një nga atraksionet më të vizituara turistike edhe gjatë këtij viti në Shqipëri. Kombinimi i natyrës dhe historisë mijëra vjeçare ngjall kuriozitetin e turisëve nga vende të ndryshme të botës.

Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit.

Ai është ngritur në këndin jug-lindor të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit, gjysmë të kripur dhe gjysmë të ëmbël dhe në njërën anë nga kanali i Vivarit.

/m.m/j.p/

The post Rama: Vizitorë nga e gjithë bota në Butrint appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GREQI – Protestuesit ndalojnë ankorimin e anijes izraelite në ishullin turistik

SIRIOS, 24 korrik /ATSH/ – Një anije turistike, në bordin e së cilës ndodheshin turistë izraelitë u nis të martën nga ishulli grek i Sirosit pa zbritur pasagjerët e saj, pas një proteste nga më shumë se 150 demonstruesve në port, shkruan independent.co.uk.

Protestuesit valëvitnin flamuj palestinezë dhe bënë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.

Ata mbanin pankarta që shkruanin “Ndaloni gjenocidin” dhe “Pa ajër të kondicionuar në ferr”, një referencë për kushtet me të cilat përballen palestinezët në Rripin e Gazës.

Anija, e identifikuar si ”Crown Iris” dhe e operuar nga kompania izraelite ”Mano Cruise”, kishte afërsisht 1 700 pasagjerë në bord.

”Kur anija mbërriti në Siros, u përball me një demonstratë të mbështetësve pro palestinezë dhe pasagjerët mbetën të bllokuar në bord pa leje për të zbritur”, deklaroi ”Mano Maritime”.

Media lokale raportoi se protestuesit brohoritën slogane në skelë, megjithëse nuk u raportua dhunë.

“Në këtë situatë menaxheri i ‘Mano Cruise’ ka vendosur të lundrojë drejt një destinacioni tjetër turistik”, deklaroi kompania në një njoftim për shtyp.

”Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar kontaktoi homologun e tij grek, George Gerapetritis në lidhje me incidentin’’, konfirmoi Ministria e Jashtme greke./  /os/

The post GREQI – Protestuesit ndalojnë ankorimin e anijes izraelite në ishullin turistik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bazilika e Linit, Rama: Një nga perlat e historisë dhe turizmit kulturor shqiptar

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Bazilika Paleokristiane e Linit, një monument i shekullit VI po tërheq vëmendjen e turistëve të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga vizita e turistëve të huaj në këtë bazilikë, një ndër më të vizituarat në Shqipëri.

“Një ditë e zakonshme korriku në Bazilikën e Linit, mes natyrës së qetë, trashëgimisë sonë të çmuar kulturore dhe pamjeve piktoreske që ofron ky fshat buzë liqenit, si një nga perlat e historisë dhe turizmit kulturor shqiptar”, shkruan Rama.

Bazilika Paleokristiane e Linit u shpall Monument Kulture, Kategoria I, më 10 qershor të vitit 1973. Ajo daton prej shekullit V-VI pas Krishtit.

Bazilika paleokristiane e Linit, së bashku me mozaikët që ndodhen në të, gjendet në majën e kodrës së Shën Thanasit, që përbën gadishullin e Linit. Ajo u zbulua për herë të parë në vitin 1967 gjatë një ekspedite hulumtuese të punonjësve të muzeut lokal të Pogradecit, të cilët ndërmorën edhe një fushatë gërmimesh për ta nxjerrë në pah.

Një kërkim më i hollësishëm i ndërmarrë më 1968 nga Instituti i Monumenteve në Tiranë nxori përfundimin se kjo bazilikë ishte një nga më të veçantat e zbuluara ndonjëherë në Shqipëri.

/k.s/

The post Bazilika e Linit, Rama: Një nga perlat e historisë dhe turizmit kulturor shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kishin vështirësi të dilnin në breg të liqenit nga era e fortë, Policia ndihmon dy turistë holandezë në Pogradec

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare u shkuan në ndihmë dy shtetasve holandezë (babë e bir), që kishin dalë në liqenin e Pogradecit me një mjet lundrues kanoe.

Sipas Policisë, rreth orës 18:15, shërbimet e Njësisë Policore Detare, gjatë patrullimit në liqenin e Ohrit, rreth 500 metra larg bregut, konstatuan një mjet lundrues kanoe me dy persona, të cilët, për shkak të erës së fortë dhe dallgëve që kishte liqeni, e kishin të vështirë të dilnin në breg.

Menjëherë, shërbimet e Njësisë Policore Detare u afruan për t’u dhënë ndihmë dhe siguruan kthimin e tyre në breg pa probleme.

Shtetasit holandezë falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, dhe në këtë kuadër ftojnë qytetarët që, në rast nevoje, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

/k.s//r.e/

The post Kishin vështirësi të dilnin në breg të liqenit nga era e fortë, Policia ndihmon dy turistë holandezë në Pogradec appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eurostat, Shqipëria e para në Evropë, 166% rritje të fluturimeve në qershor krahasuar me para pandeminë

By: xhir jeta
21 July 2025 at 14:59

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e pushuesve të huaj, veçanërisht pas periudhës së pandemisë. Turizmi duket se është një ndër sektorët me rritjen më të shpejtë në vend. Një ndër faktorët kryesorë që ka ndikuar në këtë zhvillim është vendosja e linjave ajrore “low-cost”, ashtu si në shumë vende të tjera të Europës, çka ka sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të fluturimeve komerciale.

Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Statistikave, për muajin qershor të vitit 2025 Shqipëria ka arritur një rezultat shumë pozitiv. Krahasuar me të njëjtin muaj para fillimit të pandemisë, numri i fluturimeve është rritur me plot 166.4% duke kryesuar Europën dhe rajonin. Kjo rritje e ndjeshme e trafikut ajror tregon jo vetëm rritjen e interesit për Shqipërinë si destinacion turistik, por edhe përmirësimin e infrastrukturës dhe ofertës turistike të vendit. Vetëm gjatë muajit qershor, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka mirëpritur rreth 1.15 milionë pasagjerë. Gjatë këtij muaji janë kryer 6,830 fluturime, që kanë lidhur Tiranën me 103 destinacione në 31 shtete, përmes 27 linjave ajrore që operojnë në këtë aeroport.

Po si paraqitet situata në rajon? Pas Shqipërisë, vendi me rritjen më të lartë të fluturimeve komerciale është Bosnja dhe Hercegovina, me një rritje prej 64.7%. Edhe Serbia ka shënuar një trend pozitiv, me një rritje prej 41.4%. Maqedonia e Veriut ka shënuar një rritje më të moderuar prej 21.8%, ndërsa Mali i Zi është i vetmi vend i rajonit që ka regjistruar një rënie në këtë drejtim, me -3.3%.

Çfarë ndodh në pjesën tjetër të Europës? Në rang europian, Shqipëria është vendi me rritjen më të madhe të numrit të fluturimeve, e ndjekur nga Islanda, me një rritje prej 106.9%. Më pas renditen Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Polonia.

Megjithatë, jo të gjitha shtetet kanë ruajtur një bilanc pozitiv. Sipas të dhënave, Letonia ka shënuar rënien më të madhe të fluturimeve komerciale, me -30.7%. Situata paraqitet gjithashtu negative për Suedinë (-23.6%), Finlandën (-22.3%) dhe Slloveninë (-21.7%).

VIETNAM – Të paktën 38 viktima pas përmbytjes së një anijeje turistike

HANOI, 20 korrik /ATSH-DPA/ – Tre trupa të tjerë janë gjetur pasi një varkë turistike u përmbys në Gjirin e famshëm Ha Long në Vietnamin verior, duke e çuar numrin e të vdekurve në të paktën 38, deklaruan autoritetet.

Varka, që mbante 48 turistë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, u përmbys mes erërave të forta të shtunën pasdite, ndërsa ishte në një turne në Gjirin Ha Long.

Kryeministri vietnamez Pham Minh Chinh u kërkoi autoriteteve të prioritizojnë operacionet e shpëtimit.

Autoritetet mobilizuan 323 persona për operacionin e shpëtimit, duke përfshirë rojet kufitare, marinën, policinë dhe autoritetet portuale.

Gjiri Ha Long, një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, shtrihet në mbi 1 500 kilometra katrorë dhe është i mbushur me gati 2,000 ishuj dhe ishuj të vegjël.

Është një nga destinacionet turistike më të njohura të Vietnamit, duke tërhequr miliona vizitorë çdo vit. /os/

The post VIETNAM – Të paktën 38 viktima pas përmbytjes së një anijeje turistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan foton: Welcome to Albania

TIRANË, 19 korrik /ATSH/ Shqipëria, tashmë kthyer në një destinacion të preferuar turistik ndërsa sezoni veror sjell në vendlindje dhe emigrantët për pushime.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjete sociale foton e një familjeje që ka zbritur në aeroportin e Tiranës dhe përshëndesin duke bërë me duar shqiponjën.

“Welcome to Albania” shkroi Rama .

Të dhënat zyrtare tregojnë se nga janari deri në maj në vendin tonë kanë hyrë rreth 3.4 milionë të huaj, një rritje kjo me gati 4% në krahasim me po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

/j.p/

The post Rama ndan foton: Welcome to Albania appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro: Qeparoi, kryevepër e arkitekturës fshehur mbi shkëmbinjtë pranë brigjeve të Jonit

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Qendra historike e fshatit Qeparo, ndodhet në bregdetin e Himarës dhe është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.

Ajo pasqyron një harmoni të rrallë mes arkitekturës dhe peizazhit natyror. E vendosur mbi kodra me pamje mahnitëse, ajo ruan kujtimet e një jete të thjeshtë mesdhetare dhe trashëgiminë e pasur kulturore të zonës.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela dhe Kumabro ndau sot pamje nga Qeparoi i Vjetër, të cilin e cilësoi një kryevepër të arkitekturës fshehur mbi shkëmbinjtë e ullinjtë shekullorë, skalitur pranë brigjeve të Jonit.

Qendra historike e fshatit Qeparo ruan një shtrirje urbane dhe ansambël karakteristik banesash të shekujve XVIII-XIX, të cilat pasqyrojnë mënyrën tradicionale të ndërtimit në zonat bregdetare.

Një karakteristikë e qendrës historike të Qeparoit është rrjeti rrugor me kalldrëm. Rrugicat pasqyrojnë mënyrën e organizimit shoqëror dhe ekonomik të qytetit.

Qeparoi është nga fshatrat më të vjetër të bregdetit shqiptar dhe ofron dëshmi të jetës dhe kulturës së banorëve vendas, ndër shekuj. Qendra historike e këtij fshati përfshin disa monumente kulture të shpallura, mes tyre banesa tradicionale dhe objekte fetare.

/m.m//a.f/

 

The post Kumbaro: Qeparoi, kryevepër e arkitekturës fshehur mbi shkëmbinjtë pranë brigjeve të Jonit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Dajçi në breg të Bunës, destinacion tërheqës për turistët e huaj


TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit të Shkodrës, ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në një atraksion gjithnjë e më të kërkuar nga vizitorët vendas dhe të huaj.

I rrethuar nga gjelbërimi dhe ujërat e pastra të Bunës, ky plazh ofron çlodhje larg zhurmës dhe temperaturave përvëluese të qytetit.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Dajçi, në breg të Bunës, është shndërruar tashmë në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për turistët e huaj.

Rama ndau sot në rrjetet sociale opinionin e dy prej tyre që vinin nga Malta dhe Spanja për të pushuar  pranë brigjeve të Bunës.

“Jam nga Malta, është hera e dytë që vij. Ma kanë sugjeruar miqtë e mi që janë shqiptarë. Më së shumti më pëlqen natyra këtu dhe temperaturat të cilat nuk janë shumë të larta dhe janë më të përshtatshme se ato në vendin prej nga vij. Sidomos për muajin korrik dhe gusht Malta është shumë e nxehtë”, u shpreh një turist.

Ai tha se fillimisht do të qëndrojë këtu për dy javë dhe në vijim do të qëndrojë më shumë në veri të vendit.

“E rekomandoj shumë Shqipërinë. Është një vend fantastik, me natyrë të mrekullueshme, njerëz shumë mikpritës dhe ushqim fantastik”, tha ai.

“Jam nga Spanja dhe më pëlqen shumë këtu plazhi. Uji është krejtësisht i pastër dhe më pëlqen që mund të bëj padel”, tha një tjetër.

Një gji i qetë dhe i mbrojtur, ku pushuesit gjejnë kombinimin perfekt mes natyrës së virgjër dhe mikpritjes lokale, plazhi i vogël në Dajç po fiton një vend të veçantë në hartën e destinacioneve alternative të turizmit në Shqipëri.

/m.m/j.p/

The post Rama: Dajçi në breg të Bunës, destinacion tërheqës për turistët e huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kroçera “Silver Whisper” me 383 turistë mbërrin në portin e Vlorës

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Në Portin e  Vlorës mbërriti sot kroçera “Silver Whisper”.

Kapiteneria e Portit të Vlorës bëri të ditur për ATSH-në se “kroçera ka në bord 383 turistë  me kombësi të ndryshme, si SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Australia, Kanadaja, etj”.

Anija kroçerë është nisur nga porti i Barit-Itali dhe do të qëndrojë në portin e Vlorës deri në orën 23:00 dhe më pas do të ketë destinacion portin e Galipolit – Itali.

Çdo vit vjen duke u shtuar numri i kroçerave që vizitojnë portin e Vlorës. Fluksi i vizitorëve me kroçera lidhet me plazhet e kristalta të detit Jon dhe trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë.

1 nga 4

/k.s/j.p/

The post Kroçera “Silver Whisper” me 383 turistë mbërrin në portin e Vlorës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌