Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Melania Trump, letër Putinit/ Iu dorëzua nga Presidenti i SHBA. Ja përmbajtja

Bashkëshortja e Presidentit të SHBA-së, Melania Trump i dërgon letër udhëheqësit rus Vladimir Putin.

Në këtë letër ajo ka ngritur çështjen e gjendjes së vështirë të fëmijëve në Ukrainë dhe Rusi, informon Reuters referuar dy zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë.

Letra iu dorëzua udhëheqësit rus Putin, personalisht nga  Presidenti Trump gjatë bisedimeve të tyre në samitin e Alaskas, thanë zyrtarët për Reuters. Përmbajtja e letrës nuk e zbulua nga zyrtarët përveçse thanë se përmendeshin rrëmbimet e fëmijëve si pasojë e luftës në Ukrainë.

Ekzistenca e letrës nuk ishte raportuar më parë. Rrëmbimi i fëmijëve ukrainas nga Rusia ka qenë një çështje thellësisht e ndjeshme për Ukrainën.

Ukraina i ka quajtur rrëmbimet e dhjetëra mijëra fëmijëve të saj të çuar në Rusi ose në territorin e pushtuar nga Moska pa pëlqimin e familjes ose kujdestarëve një krim lufte që përmbush përkufizimin e traktatit të OKB-së për gjenocidin.

Më parë, Moska ka thënë se ka mbrojtur fëmijët e cenueshëm nga një zonë lufte.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka thënë se Rusia u ka shkaktuar vuajtje miliona fëmijëve ukrainas dhe ka shkelur të drejtat e tyre që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022.  Trump dhe Putin u takuan për gati tre orë në një bazë ushtarake amerikane në Anchorage, pa arritur një marrëveshje armëpushimi në luftën në Ukrainë.

 

Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se takimi me udhëheqësin rus, Vladimir Putin, ishte “shumë produktiv”, por ata nuk arritën një marrëveshje lidhur me përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Gjatë konferencës së përbashkët për media pas takimit në Alaskë, që zgjati gati 3 orë, Trump tha se me Putinin janë pajtuar për shumë pika, por ka çështje ende për të cilat nuk janë pajtuar.

Sipas presidentit amerikan, ka gjasa të mira që palët të arrijnë në të ardhmen një marrëveshje.

“Kanë mbetur edhe disa pika, disa nuk janë të rëndësishme, por një është më e rëndësishmja”, tha ai pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.

Para samitit, ai deklaroi se shpresonte të arrihej një armëpushim në Ukrainë. “Por, ka shumë gjasa që të arrijmë deri te pajtimi. Nuk arritëm, por ka gjasa që ta bëjmë këtë”, shtoi presidenti amerikan.

Putin, në anën tjetër, e cilësoi takimin me Trumpin si “konstruktiv”. “Rusia është e interesuar që t’i jepet fund krizës ukrainase. Ne shpresojmë që mirëkuptimi që arritëm me presidentin Trump do të hapë rrugë për paqe në Ukrainë”, tha Putin.

Udhëheqësi rus tha po ashtu se pajtohet me Trumpin se siguria e Ukrainës duhet të garantohet.

Ai po ashtu insistoi në adresimin e atyre që i cilësoi si “shkaqe rrënjësore” të konfliktit – që në retorikën e Kremlinit nënkupton t’i jepet fund aspiratave të Ukrainës për anëtarësim në NATO dhe marrja e hapave për çarmatosjen e ushtrisë ukrainase.

Gjatë konferencës për media, Trump tha se tani do të bisedojë me udhëheqësit e NATO-s, me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe udhëheqës evropianë, për t’i informuar ata lidhur me samitin në Alaskë. “Do të zhvilloj disa biseda telefonike dhe do t’i informoj se çfarë ndodhi, por ne patëm një takim shumë produktiv dhe për shumë pika u pajtuam”, tha ai.

Në fund të konferencës, Trump theksoi se beson që do ta takojë Putinin sërish shumë shpejt, dhe lideri rus iu përgjigj në anglisht: “Herën tjetër, në Moskë”. Pas kësaj, Trump tha: “Mund të përballem me kritika, por e shoh si diçka që mund të ndodhë”.

Daniel Fried, bashkëpunëtor në Këshillin e Atlantikut, njëherësh arkitekt i sanksioneve amerikane kundër Rusisë, pasi Moska mori nën kontroll Krimenë më 2014, tha pas konferencës në Alaskë se SHBA-ja “duket se nuk ia dorëzoi Ukrainën” Putinit.

“Asnjë marrëveshje për Ukrainën. Putini e teproi me retorikën e ricikluar për shtensionimin e situatës. Fatmirësisht, Trump nuk duket se ia dorëzoi Ukrainën. Por, përparimi që përmendi Trump nuk është i përcaktuar dhe mund të mos ekzistojë fare. Këto përshtypje të para do të ndryshojnë me daljen e më shumë informacioneve”, shkroi ai në X.

Në takimin, që u mbajt në bazën ushtarake Elmendorf mes dy udhëheqësve, morën pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff. Po ashtu, Putin ishte i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, dhe këshilltari për çështje të jashtme, Yuri Ushakov.

Samiti historik nisi pasi avioni presidencial amerikan “Air Force One” u ul në bazën ushtarake Elmendorf, pranë Ankorixhit, rreth orës 10:20 sipas kohës lokale. Rreth 40 minuta më vonë, mbërriti edhe një aeroplan rus “Ilyushin” me Putinin në bord.

Trump dhe Putin shtrënguan duart dhe ecën krah për krah në pistë, ndërsa gazetarët u drejtuan dy liderëve me pyetje, përfshirë nëse presidenti rus do të ndalonte sulmet ndaj civilëve ose do të pranonte një armëpushim. Nuk ishte e qartë nëse ata i dëgjuan pyetjet.

Në një veprim të papritur, Putini iu bashkua Trumpit në limuzinën presidenciale amerikane, teksa të dy u nisën drejt vendtakimit – një nder i rrallë për një udhëheqës të një shteti rival.

Më pas, dy liderët u ulën së bashku me delegacionet përkatëse në vendin e takimit, dhe në prapavijë shihej një pano ku shkruante “Në kërkim të paqes”. “Ju faleminderit shumë. Faleminderit”, tha Trump, ndërsa gazetarët sërish u drejtuan me pyetje, të cilave dy presidentët nuk iu përgjigjën.

Ndërkaq gjatë fluturimit për në Alaskë, Trump i tha Fox News se beson që takimi do të shkonte mirë.

“Do të doja të shihja një armëpushim. Nuk do të isha i lumtur nëse nuk do të ndodhte kjo, por të gjithë thonë se nuk do të arrish të marrësh një armëpushim. Kjo do të ndodhë në takimin e dytë. Takimi i dytë do të jetë i mrekullueshëm. Por, nuk do të jem i lumtur nëse ky takim nuk prodhon një armëpushim”, tha ai.

Ky ishte takimi i tyre i parë ballë për ballë që kur Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë në janar. Dy udhëheqësit, megjithatë, gjatë kësaj periudhe, kishin zhvilluar të paktën pesë biseda.

Para samitit Trump-Putin, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, – shteti i të cilit është dërmuar nga lufta – tha se ukrainasit “kanë besim në SHBA-në”.

Ai tha se shpreson që ky takim të hapë “një rrugë të vërtetë drejt paqes së ndershme”, por edhe bisedimeve mes udhëheqësve në një format trepalësh: Ukraina, SHBA-ja dhe Rusia.

Më herët, Trump ka propozuar që një takim i tillë trepalësh të mbahet brenda pak ditësh. Alaska mund të ishte sërish vendi për një takim të tillë.

Udhëheqësit evropianë, të cilët, së bashku me Ukrainën janë lënë jashtë bisedimeve, janë të shqetësuar se marrëveshja e mundshme nga ky takim mund ta lërë Ukrainën në pozitë më të dobët ose t’i minojnë aftësitë e Evropës për ta mbështetur Ukrainën dhe për t’u përballur me kërcënimet e Rusisë.

Ukraina dhe Rusia kanë vija të kuqe, prandaj rruga drejt paqes nuk është e lehtë. Presidenti amerikan, Donald Trump, para samitit disa herë ka sugjeruar se çdo marrëveshje për ndaljen e luftës mund të përfshijë “shkëmbim të territoreve”. Ai nuk ka dhënë detaje për këtë dhe mbetet e paqartë se cilat territore mund të shkëmbehen, pasi Rusia ka nën kontroll pjesë të mëdha të Ukrainës, ndërsa Ukraina aktualisht nuk ka nën kontroll asnjë territor rus.

Ukraina, ndërkaq, i konsideron të papranueshme koncesionet territoriale, dhe kërkon garanci të sigurisë. Rusia kontrollon rreth një të pestën e territorit të Ukrainës, që përbën afërsisht 114.500 kilometra katrorë. Vija e frontit të luftës është rreth 1.000 kilometra e gjatë dhe kalon nëpër rajonet e Harkivit, Luhanskut, Donjeckut, Zaporizhjës dhe Hersonit. Të dyja palët vazhdojnë të përballen me humbje të mëdha, mirëpo më herët gjatë muajit Rusia ka nisur të shënojë fitore në lindje të Ukrainës, duke avancuar 10 kilometra, teksa ushtria përqendrohet rreth rajoneve të Toretskut dhe Pokrovskut. REL

Parashikimi i motit sot, 16 gusht 2025

Ditën e Shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet malore në verilindje e juglindje, cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në male në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

 

Horoskopi për ditën e sotme, 16 gusht 2025

Dashi

Drita jeshile do ndizet gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do jete akoma me harmonike se me pare. Do ia kaloni mjaft mire dhe emocionet do jene te shumëfishta. Beqaret do jene te vendosur ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do fillojnë një histori te bukur dashurie me te. Për financat mos u shqetësoni sepse do jene te mira.

Demi

Do e shfrytëzoni pa fund çdo moment kur te jeni pranë atij qe dashuroni dhe emocionet do jene shume te fuqishme. Hera herës do iu duhet sikur jeni ne një ëndërr. Beqaret do njihen me persona nga me te ndryshmit, por ata qe do kenë një sjelle te ëmbël do iu pëlqejnë me shume. Situata financiare do konsolidohet. Do bëni një riorganizim të te ardhurave.

Binjaket

Dite goxha e turbullt dhe problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do kuptoheni aspak me atë qe keni ne krah dhe gjerat nuk do shkojnë si duhet. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, për dashurinë e madhe duhet ende te presin. Për sa iu përket te ardhurave, do dini si t’i menaxhoni qe te mos keni vështirësi.

Gaforrja

Duke pare pozicionin aspak te favorshëm te Marsit, duhet thënë se jeta juaj ne çift do kaloje një faze te vështirë sot. Lodhja ne pune do beje te veten dhe nuk do duroni dot kritikat e shumta te partnerit. Kjo do sjelle edhe debate. Beqaret duhet te tregohen te matur dhe jo t’i bëjnë gjerat me sy mbyllur. Financat do i keni ne vëmendje dhe nuk do hidhni hapa te nxituara.

Luani

Do bashkëpunoni dhe do flisni për gjithçka sot me atë qe keni ne krah. Kjo do iu afroje me tepër me njeri-tjetrin dhe do i shihni gjerat me një sy tjetër. Beqaret do kenë takime pa fund, por do hezitojnë te hedhin hapa me tej. Merrni gjithë kohen e nevojshme për te mësuar kush ehte i duhuri. Te ardhurat fatmirësisht do vijnë duke u përmirësuar dalëngadalë.

Virgjeresha

Askush dhe asgjë nuk do iu pengoje sot te bëni ato qe ndjeni ne jetën tuaj ne çift. Partner do iu gjendet pranë dhe do mundohet t’ua plotësojë te gjitha dëshirat. Beqaret nuk duhet te ëndërrojnë me shume sesa duhet, por duhet te qëndrojnë sa me gjate me këmbë ne toke. Ne këtë mënyrë nuk do lëndohen. Ne planin financiar do jeni luftarake dhe do ia dilni ta përmirësoni situatën.

Peshorja

Dita e sotme do jete shume e qete dhe e bukur për ata qe janë ne një lidhje, megjithatë emocionet nuk do kenë atë intensitet qe ata prisnin. Nëse jeni beqare, edhe sot ka mundësi te vazhdoni te mbeteni me te njëjtin status. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme. Shmangni marrjen e huave dhe mundohuni qe duke ulur shpenzimet t’ia dilni.

Akrepi

Te dashuruarit do kenë një dite shume normale dhe hera herës gjithçka do duket rutine. Ne fakt duhen bere disa ndryshime para se situata te marre tatëpjetën. Beqaret do e kenë te pamundur sot t’i bëjnë balle tundimit ndaj disa personave dhe do hidhen pa u menduar shume ne krahët e tyre. Ne planin financiar nuk priten aspak vështirësi.

Shigjetari

Urani do jete planeti qe do influencoje gjate gjithë ditës jetën sentimentale te çifteve. Ai do i beje ata me te hapur edhe ndaj eksperiencave te reja. Beqaret është e kote qe te mundohen shume sepse nuk do iu arrijnë dot te krijojnë një lidhje. Te ardhurat duhen pasur me shume se kurrë ne vëmendje. Po shpenzuat me maturi nuk do kini vështirësi aspak.

Bricjapi

Jeta sentimentale e te dashuruarve do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur. Do jeni përgjithësisht ne humor dhe nuk do keni aspak konflikte me partnerin. Beqaret do bëjnë mire t’i marrin gjerat si t’iu vijnë pa bere sakrifica apo çmenduri. Financat duhen pasur ne qendër te vëmendjes. Situata nuk do jete aspak e favorshme për te kryer investime.

Ujori

Klima yjore do jete e dyzuar gjate kësaj dite për çiftet. Here do jeni ne humor te mire dhe here do debatoni aspër me partnerin për gjera elementare. Beqaret nuk duhet te bëjnë asgjë me inat, por t’ia lënë gjithçka kohës dhe momentit. Te ardhurat fatmirësisht do jene te mira. Nuk do keni as problemin me te vogël kështu qe mund te rrini te qete.

Peshqit

Hëna do jete e pozicionuar shume mire sot ne jetën tuaj ne çift. Do keni dëshira te çmendura te cilat partneri do ua plotësojë pa u menduar shume. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm nëse shohin se takimet nuk janë ashtu si ata i kane menduar. Financat do jene goxha me te mira se me pare kështu qe mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Udhëheqësi opozitar hungarez e akuzon Rusinë për ndërhyrje politike

Udhëheqësi opozitar Peter Magyar e ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në politikën hungareze pasi Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) lëshoi një deklaratë, ku pretendohej se Komisioni Evropian po shqyrton “ndryshimin e regjimit në Budapest”.

Në pushtet që nga viti 2010, kryeministri hungarez, Viktor Orban, është kritikuar nga disa udhëheqës të tjerë të Bashkimit Evropian për raportet e mira të Qeverisë së tij me Moskën dhe për kundërshtimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën – që po përballet me pushtimin rus që nga viti 2022 – ndërkohë që kabineti i tij po përpiqet të ringjallë ekonominë pas rritjes së inflacionit.

Disa analistë politikë thonë se, me partinë e tij të djathtë Fidesz që renditet pas Partisë Tisza të qendrës së djathtë të Magyarit në sondazhe, Orban po përballet me sfidën më të vështirë të sundimit të tij në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen pranverën e ardhshme.

Në njoftimin e SVR-së, të publikuar të mërkurën, u tha se bazuar në informacionin që ka pranuar ky shërbim, Komisioni evropian e sheh udhëheqjen aktuale të Hungarisë si pengesë gjithnjë e më serioze për një “Evropë të bashkuar”.

Tetorin e vitit të kaluar, Orban, i cili ka kundërshtuar fuqishëm përpjekjet e BE-së për të ndalur importet e energjisë ruse, po ashtu pretendoi se ekzekutivi i ri i BE-së po përpiqej të rrëzonte Qeverinë e tij dhe të vendoste një administratë “kukull” në Budapest.

“Brukseli është i zemëruar për përpjekjet e Budapestit për të ndjekur një politikë të pavarur dhe për të ndikuar në vendimmarrjen kolektive, veçanërisht sa i përket Rusisë dhe Ukrainës”, tha SVR-ja, duke e përshkruar Magyarin si besnik ndaj “elitave globaliste”.

Magyar tha se Rusia po përpiqet të ndërhyjë drejtpërdrejt për të ndikuar te votuesit në Hungari.

Budapesti është anëtar edhe i NATO-s, por nën udhëheqjen e Orbanit ka refuzuar që të dërgojë armë në Ukrainën fqinje.

“Dje nisi zyrtarisht një operacion kundër Hungarisë. Një shtet i huaj, një shtet jo aleat, po ndërhyn në mënyrë aktive në çështjet e brendshme të shtetit tonë”, shkroi Magyar në Facebook.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, tha se në njoftimin e SVR-së “nuk kishte asgjë të re”, duke përsëritur pretendimet euroskeptike të Orbanit se udhëheqësit e BE-së duan ta rrëzojnë nga pushteti.

Orban, i cili ka mbajtur lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin, edhe pas nisjes së luftës në Ukrainë, u bë lideri i vetëm i BE-së të hënën që nuk mbështeti një deklaratë të përbashkët që thoshte se Ukraina duhet të ketë lirinë për të vendosur për të ardhmen e saj.

Përpara mbajtjes së një samiti në Alaskë midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe Putinit të premten, Orban gjithashtu tha se Rusia kishte fituar luftën në Ukrainë. REL

Berat/ Zbulohet parcela me bimë narkotike, arrestohen 2 kushërinjtë

Kultivuan bimë Cannabisi, në fshatin Osmëzezë, kapen në parcelë dhe vihen në pranga 2 shtetas, kushërinj me njëri-tjetrin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve, të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.

‘Gjatë kontrollit të territorit, në vendin e quajtur “Moçali”, në fshatin Osmëzezë, u zbulua një parcelë ku ishin kultivuar 64 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan.

Gjatë ndërhyrjes, u kapën në flagrancë në parcelë, shtetasit S. M., 29 vjeç dhe R. M., 26 vjeç, të afërm të njëri-tjetrit, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S. M, u gjet dhe sekuestrua një armë gjahu çifte dhe disa fishekë të armës së gjahut’, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Tronditëse në Bolivi, dy serbë dhe një maqedonas gjenden të masakruar brenda…

Në Santa Cruz të Bolivisë, një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik.

Tre shtetas të huaj, respektivisht dy serbë dhe një maqedonas, u gjetën të masakruar në një vilë me qira, ndërsa dëshmitarët tregojnë për skena të tmerrshme me muzikë të lartë dhe britma që paralajmëruan krimin e rëndë. Siç raportohet nga mediat hetimet e lidhin ngjarjen me rrjetin ndërkombaëtar të trafikimit të drogës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një vilë të marrë me qira në Bolivi, aty ku policia lokale edhe zbuloi trupat e Miljan Đekić (38 vjeç) nga Nishi, Dejan Lazarevski (47 vjeç) nga Strumica, si dhe të një burri të tretë ende të paidentifikuar zyrtarisht, i njohur si “Mali Kosta”.

Përveç vrasjes, të tre viktimat ishin mbështjellë me qese të zeza plastike dhe të mbyllura me ngjitës, ndërsa trupat ishin fshehur në kuzhinë, të përgatitur për transport të mundshëm.

Sipas raportimeve të mediave boliviane, fqinjët alarmuan policinë për zhurma të pazakonta që vinin nga vila. “Rreth orës 23:00, dëgjuam muzikë me volum të lartë dhe pastaj britma të frikshme. Më pas, gjithçka u qetësua. Thirrëm policinë, dhe menjëherë u vendos një kordon sigurie”, deklaruan dëshmitarët.

Sipas mediave bëhet fjalë për një akt të planifikuar dhe brutal ndaj tre viktimave që dyshohet se mund të jenë anëtarë të Kartelit Ballkanik të drogës që operon në Amerikën Latine.

Situata me zjarret/Rama: I dimë përparimet dhe kufizimet. Të përqeshësh është si..

Në komunikimin e tij në rrjetet sociale me qytetarët, kryeministri Rama iu përgjigj kritikave edhe për mënyrën se si u menaxhuan zjarret.

Në lidhje me këtë çështje, Rama deklaroi se ‘ne i dimë përparimet, kufizimet, dimë çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëjmë, i dimë të gjitha’, por sipas tij të ngrihen akuza, të bëhen përqeshje se pse nuk u parandaluan zjarret kjo është me të lënë pa tekst, deklaroi kryeministri.

“Të gjithë kanë qenë në këmbë, 10 mijë e kusur forca janë përpjekur ditë natë në të gjitha nivelet me flakët dhe sikur të mos ishin në një kontekst më të gjerë dhe të mos kishim këto shtete në të njëjtin hall, mbase diku do të ishte pëgjegjësi më e madhe por faktikisht kur dikush të dalë dhe të më thotë se pse këto shtete më të fuqishme nuk arrijnë dot të parandalojnë zjarret dhe kanë zjarre atëherë mund të hyjmë e diskojmë ndryshe. Nuk është fjala për të hequr përgjegjësitë. Ne i dimë përparimet, kufizimet, dimë çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëjmë, i dimë të gjitha por që të flitet nga kafja apo çadra e plazhit për faktin që pati zjarre dhe të ngrihen akuza, të bëhen përqeshje etj se pse nuk u parandaluan zjarret kjo është me të lënë pa tekst.”, pohoi Rama.

 

 

Politico: Inteligjenca artificiale në ndihmë të Shqipërisë për integrimin në BE

Rrjeti prestigjioz informativ Politico ka vlerësuar faktin që Shqipëria po e shfrytëzon inteligjencën artificiale për të përshpejtuar anëtarësimin e saj në BE. Kjo është hera e parë që inteligjenca artificiale është përdorur në procesin e anëtarësimit në BE.

Ideja është që inteligjenca artificiale të kujdeset për përkthimin dhe më pas të bëjë punën e vështirë të identifikimit të divergjencave në ligjet kombëtare shqiptare me ato të BE-së. Shqipëria ka krijuar partneritet me Mira Muratin, ish-drejtoreshën kryesore të teknologjisë së OpenAI dhe krijuesen e ChatGPT, e cila ka lindur në jug të Shqipërisë.

Sipas Politico po shqyrtohet mundësia edhe e një ministrie të drejtuar nga inteligjenca artificiale. Citohet kryeministri Rama të ketë deklaruar se së shpejti ky ministër produkt i inteligjencës artificiale mund të bëhet anëtari më efikas i qeverisë shqiptare. Në këtë mënyrë, nuk do të kishte nepotizëm apo konflikte interesi ka argumentuar këtë gjetje kreu i qeverisë në Tiranë.

Nëse kjo iniciativë gjen zbatim e rendit Shqipërinë në shkallë të lartë për inovacionin dixhital dhe inteligjencën artificiale. Inteligjenca artificiale po përdoret tashmë në administratë për të menaxhuar çështjen delikate të prokurimit publik, si dhe për të analizuar transaksionet tatimore dhe doganore në kohë reale, duke identifikuar parregullsitë.

Shqipëria ka partneritet me Mira Muratin, ish-drejtoreshën kryesore të teknologjisë së OpenAI dhe krijuesen e ChatGPT, e cila ka lindur në jug të Shqipërisë. Territori i vendit po monitorohet gjithashtu nga dronë inteligjentë dhe sisteme satelitore, të cilët përdorin inteligjencën artificiale për të kontrolluar për paligjshmëri në vendet e ndërtimit dhe plazhet publike, si dhe për plantacione kanabisi në zona më rurale.

Për më tepër, ka plane për të përdorur inteligjencën artificiale për të luftuar problemet në rrugët e Shqipërisë duke përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës për të dërguar në mënyrë dixhitale një kërkesë në pajisjen mobile të shoferit për të ngadalësuar, si dhe për të dërguar detajet e gjobave për tejkalim shpejtësie me anë të mesazheve me tekst ose email-it.

Vendi aktualisht ka një nga normat më të larta të aksidenteve fatale rrugore në Evropë, sipas agjencisë shtetërore të statistikave, kryesisht për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.

Ekzistojnë gjithashtu aspirata për të përdorur inteligjencën artificiale në kujdesin shëndetësor, arsim dhe identifikimin dixhital të qytetarëve. Klan News

Rinas/ U shpall në kërkim ndërkombëtar, arrestohet shtetasi belg. Pritet ekstradimi

Një tjetër person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u vu në pranga nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i kontrolleve të shtuara, verifikimeve të dokumenteve të udhëtimit dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën vunë në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasin belg të kërkuar ndërkombëtarisht, A. K., 20 vjeç, banues në Belgjikë.

‘Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Malta, pasi Gjykata e Magjistratëve Maltë ka nxjerrë urdhër arresti për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Komploti për kryerjen e një vepre penale”, “Vjedhja”, “Posedimi ,shpërndarje ose prodhimi i materialeve pornografike që përfshijnë të mitur” dhe “Mosrespektimi i kushteve të vendosura nga Gjykata për lirimin me kusht”, parashikuar nga legjislacioni penal i Maltës’, thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Maltës.

‘Flakët te Syri i Kaltër’/ Ilir Meta: Të jenë në të ardhmen një “pikëz” betoni si..

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend.

Në këtë postim, Meta shkruan se “Rilindja” këtu ka zgjedhur prej kohësh jo vetëm t’i përzërë njerëzit nga vendi i tyre e sidomos zonat rurale, por edhe atyre të paktëve që kanë mbetur t’ua shtojë vuajtjet dhe dëmet siç po ndodh edhe këtë vit ku asnjë politikë parandaluese nuk u ndoq e jo më të shpallej Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore.

‘Ishin të pabesueshme për mua përmasat e flakëve në pyllin që rrethon dhe hijeshon Syrin e Kaltër, këtë monument natyror unik, që në këtë kohë vizitohet nga mijëra turistë çdo ditë’, shkruan Meta.

Në përfundim Meta e përmbyll komentin e tij me këtë shpeheje ‘Ndaj të mos habitemi që flakët që pamë te Syri i Kaltër të jenë në të ardhmen një “pikëz” betoni si ajo e Manastirit të Sarandës’.

Postimi i kreut të PL Ilir Meta

𝐒𝐫𝐞𝐛𝐫𝐞𝐧𝐢𝐜𝐚, 𝐒𝐲𝐫𝐢 𝐢 𝐊𝐚𝐥𝐭𝐞̈𝐫 𝐝𝐡𝐞 “𝐩𝐢𝐤𝐞̈𝐳𝐚𝐭” 𝐞 𝐑𝐢𝐥𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞𝐬

Ishin të pabesueshme për mua përmasat e flakëve në pyllin që rrethon dhe hijeshon Syrin e Kaltër, këtë monument natyror unik, që në këtë kohë vizitohet nga mijëra turistë çdo ditë.

E pamundur thashë me vete, që këto flakë apokaliptike po kapin qiellin pikërisht te Syri i Kaltër. M’u kujtua vizita ime e fundit atje para dy vitesh, te ajo mrekulli natyrore që ka një fuqi magnetizuese në rritje, që përherë të shton padurimin për t’u rikthyer.

Si shumë vizitorë të tjerë edhe unë nuk i rezistova tundimit për t’u zhytur në ujrat e freskëta të Syrit të Kaltër ku bashkë me freskinë e atij uji të bekuar, soditja e atij pylli madhështor dhe shumëshekullor e çon kënaqësinë në zenit.

Çudi sesi mund të shkonin flakët e zjarrit në qiell atje ku jo vetëm në çdo moment ka qindra vizitorë, por edhe shumë personel të policisë private, që nis nga parkingu e ndodhet kudo.

Atje ku çdo ditë mblidhen mijëra euro nga biletat e vizitorëve, atje ku ka edhe plot restorante dhe ambiente shërbimi.

Atje ku ka ujë pa fund dhe sikur vetëm kova me ujë të ishin përdorur nga policia private do ishte fikur zjarri, që në shkëndijën e parë.

Por m’u kujtua edhe “pikëza” e vogël që na tregoi Ministrja Kumbaro te Manastiri i Sarandës, që sot është kthyer në një qytezë betoni.

M’u kujtua edhe flaka që fshiu pak kohë më parë pyllin me pisha në mes të Shëngjinit, ditën për diell, që thonë se u bë për t’i çelur rrugë betonizimit fitimprurës. Ndërkohë m’u kujtua 15 vite më parë edhe vizita në Srebrenicë në përkujtim të 8 mijë viktimave që u vranë mizorisht nga kriminelët e Karaxhiçit dhe Mlladiçit.

Pas ceremonisë në kthim diskutonim për atë tragjedi të papërshkrueshme që turpëron sot e përgjithmonë, jo vetëm ata që e bënë dhe kombin e tyre, por edhe ata që nuk e parandaluan. Ndërkohë soditnim pyjet e mrekullueshme të Bosnjës, që janë të pafund dhe të mirëmbajtur me shumë përkujdesje.

Atje çdo pemë ishte e matrikulluar me çdo të dhënë. Duke diskutuar për këtë përkujdesje të jashtëzakonshme ndaj pyjeve atje, papritur bashkëbiseduesi im tha diçka që u gdhend përgjithmonë në kujtesën time.

Vërtetë ata ishin kriminelë dhe vranë mijëra njerëz, por nuk prenë asnjë pemë dhe nuk dogjën asnjë pyll.

Ndërsa “Rilindja” këtu ka zgjedhur prej kohësh jo vetëm t’i përzërë njerëzit nga vendi i tyre e sidomos zonat rurale, por edhe atyre të paktëve që kanë mbetur t’ua shtojë vuajtjet dhe dëmet siç po ndodh edhe këtë vit ku asnjë politikë parandaluese nuk u ndoq e jo më të shpallej Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore.

Si mund të pritet përgjegjshmëri nga një Kryeministër i provuar si armik i mjedisit, si shkatërrues i hapësirave të gjelbra dhe publike, armik i zonave të mbrojtura dhe promotor i betonizimit të Tiranës, që sot vetëm për këtë arsye ka një nxehtësi përvëluese disa gradë më shumë dhe po kshtu është kryeqyteti më i ndotur në kontinent.

Ndaj të mos habitemi që flakët që pamë te Syri i Kaltër të jenë në të ardhmen një “pikëz” betoni si ajo e Manastirit të Sarandës.

‘S’ka forcë magjike të ndalë zjarret’/ Rama: Spanja e Turqia në situatë të rëndë..

Akuzave të qytetarëve se pse Shqipëria nuk posedon avionë zjarrfikës, Rama u përgjigj në komunikimin në Facebook. Ai solli në vëmendje shembullin e Spanjës edhe të Turqisë që po përballen me flakët gjatë këtyre ditëve.

Sipas Ramës këto dy shtete edhe pse kanë kapacitete të mëdha për të luftuar zjarret, janë në situatë të vështirë.

“Në gusht janë djegur 440 mijë hektarë në territorin e Europës dhe pjesa dërrmuese e tyre në territorin e Europës jugore. Bëhet fjalë për dyfishin e mesatares së llogaritur të 20 viteve të fundit. Ne mund të flasim shumë, ne mund të japim shumë mendime, disa mund të thonë duhen avionë më shumë, por po flasim për fuqi të mëdha. Spanja është një nga fuqitë më të mëdha të NATO dhe është përballur me një situatë shumë të rëndë. Turqia ka 55,500 njerëz të evakuuar në këto momente që flasim. Dhe dihet se çfarë avionësh, dronësh e ushtarë ka Turqia. Duhet një reflektim i vockël për të mos bërë menjëherë nxjerrjen e konkluzioneve dhe për të kuptuar që patjetër ka gjëra që duhen bërë më shumë më mirë, që duhen përmirësuar, por nuk ka asnjë forcë magjike që të ndalojë zjarret. Ky është një fenomen që po shkon duke u bërë gjithmonë e më prezent dhe po ju them që në mes të korrikut të dhënat e Sistemit Europian të Zjarreve në Pyjeve tregojnë se 230 mijë hektarë u dogjën brenda kufijve të BE që do të thotë rreth 117% mbi mesataren e 20 viteve të fundit, më shumë se dyfishi. Dhe nuk mund të thuash që në ato vende nuk ka avionë. Këtë herë kemi pasur në dispozicion forca ajrore më shumë se çdo herë tjetër”, u shpreh kreu i qeverisë.

Ke blerë avionë për vete?!Rama: E pavërtetë, me familjen udhëtoj me..

Kryeministri Rama iu është përgjigjur në Facebook, akuzave dhe pretendimeve se udhëton me avion privat. Në këtë komunikim me qytetarët, Rama përgënjeshtroi akuzat.

Ai deklaroi se udhëton me avionin e shtetit vetëm për udhëtime zyrtare pune, ndërsa në çdo udhëtim privat përdor klasin ekonomik.

“Po të kishim vetë avionët tanë do ishte më mirë, por kush i bën llogaritë duhet t’i rikthehesh pak llogarive për të kuptuar se avionët nuk janë një fjalë goje. Disa pa mendje kanë ngrënë edhe broçkullën e madhe që unë, qeveria paskemi blerë avionë për vete. Nuk ka asnjë avion të blerë për vete. Avioni i shumëpërfolur i përdorur nga unë vetëm për udhëtimet zyrtare sepse në çdo udhëtim tjetër privat unë marr avionët e linjës dhe jam rregullisht bashkë me familjen në ekonomik, gjithmonë. Këtë e dëshmojnë të gjitha biletat e deklaruara dhe janë të verifikueshme, avioni i përdorur për udhëtimet zyrtare nuk i ka kushtuar dhe nuk i kushton shtetit shqiptar më shumë se sa shumatorja e shpenzimeve mesatare të kryera çdo vit nga Kryeministri i Shqipërisë, përfshirë mender jush edhe paraardhësin tim”, u shpreh Rama.

Kompensim për dëmet/ Zjarret, Rama: 207 shtëpi të dëmtuara, 40 familje i humbën..

Kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetet sociale bëri me dije se se 207 shtëpi janë dëmtuar nga zjarret masive që prekën vendin në orët e fundit.

Sipas tij 40 familje kanë humbur plotësisht shtëpinë, ndërkohë që ka shtuar se qeveria do të kompensojë çdo dëm.

“Jam këtu për të ndarë me ju disa përshtypje dhe patjetër disa të dhëna lidhur me 48, 72 orët e fundit, të cilat ishin tejet të vështira për shkak të zjarreve që patën zhvillim më të madh sesa çdo herë tjetër më parë këtë moment. Në radhë të parë dua që t’ju shpreh ngushëllim atyre që  humbi të afërmin e vet dhe t’ju shpreh gjithë solidaritetin atyre familjeve që faktikisht kanë humbur shtëpinë nga zjarri, tani që flasim janë 207 shtëpi të dëmtuara, të prekura nga zjarri por në këtë numër hyn 40 familje deri tani, të cilat e kanë humbur shtëpinë plotësisht. Dua t’i siguroj të gjithë qoftë familjet që kanë humbur shtëpinë plotësisht apo ata që kanë pësuar dëmtime se ne po bëjmë sipas protokollit të situatës dhe me autoritetet përkatëse inventarizimin  e plotë të këtyre dëmevve dhe padiskutim sic ka ndodhur në të shkuarën, do të ndodhë përsëri. Askush nuk do të jetë vetëm dhe nuk do të mbetet pa e parë në krah qeverinë dhe pa e pasur në krah shtetin për t’u rikthyer në një shtëpi më të mirë dhe më të fortë dhe për të marrë dëmshpërblimet përkatëse edhe për krerët e humbur. Deri tani  numërohen 3 6019 krerë të humbur, do të kompensojmë një për një pa asnjë diskutim ndërkohë që inventarizimi i tyre vazhdon.”, tha kryeministri.

Kosovë/ Gjykata urdhëron një muaj paraburgim për Morinën, i dyshuar për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë ka urdhëruar të enjten një muaj paraburgim për Ramadan Morinën, i cili u arrestua të martën nën dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në Kosovë.

Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë, tha për Radion Evropa e Lirë se gjykata e pranoi kërkesën e prokurorëve për ta paraburgosur Morinën për një muaj gjatë një seance mëngjesin e së enjtes. Prokuroria Speciale e Kosovës thotë se Morina dyshohet se mori pjesë në masakrimin e 34 civilëve shqiptarë në fillim të vitit 1999 në një fshat të Malishevës, në juglindje të vendit.

“R.M. dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, më 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës”, sipas Prokurorisë.

Prokuroria tha se kundër të akuzuarit ka siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve të ngjarjes dhe të të mbijetuarve.

Së fundi, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur disa aktakuza për krimet që janë kryer gjatë luftës më 1998-’99. Po ashtu, që nga përfundimi i luftës, dhjetëra persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX). Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-1999 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. REL

 

‘Skandali’/ PD: Shqipëria digjet, Rama dhe Balluku ndezin zjarrin e korrupsionit…

Në një deklaratë për mediat deputeti i zgjedhur i PD, Klevis Balliu u shpreh se ndërsa Shqipëria digjet nga veriu në jug e ndërsa flakët shkrumbojnë pyje, fshatra e spitale, qeveria e Edi Ramës vazhdon të vjedhë pa asnjë drojë.

Sipas Balliut, zjarret janë pasojë direkte e korrupsionit qeveritar, shpërdorimit të fondeve publike, si dhe kapjes së emergjencave civile nga klientelizmi i pushtetit.

‘Sot, ndërsa Shqipëria digjet nga veriu në jug, ndërsa flakët shkrumbojnë pyje, fshatra e spitale, ndërsa zjarrfikësit tanë luftojnë si heronj të braktisur pa mjete, qeveria e Edi Ramës vazhdon të vjedhë pa asnjë drojë.

Këto zjarre nuk janë thjesht tragjedi natyrore – ato janë pasojë direkte e korrupsionit qeveritar, e shpërdorimit të fondeve publike, e kapjes së emergjencave civile nga klientelizmi i pushtetit. Ndërsa qytetarët presin ndihmë, Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku u japin tendera miliona eurosh miqve dhe familjarëve politikë.

Shembulli i fundit është skandaloz: ARRSH, nën urdhrat e Ballukut, shpall fituese “IDK Konstruksion shpk”, kompaninë e familjes së administratorit të përgjithshëm të OSSH, Blendian Dalipaj. Jo vetëm që kjo kompani nuk ofroi çmimin më të ulët, por fitoi tenderin me 200 mijë euro më shumë se oferta më e lirë. Vlera e kontratës? 1.1 milion euro për sinjalistikë rrugore – një justifikim banal për një skemë të pastër përfitimi.

Ky është korrupsioni i pastër: një garë e manipuluar, një fitues i paracaktuar, një pushtet që grabit taksat e shqiptarëve edhe kur vendi është në emergjencë.

Partia Demokratike paralajmëron sot: çdo tender i tillë do të hetohet deri në detaj. Asnjë kontratë korruptive nuk do të mbetet pa u ç’bërë, dhe asnjë përgjegjës nuk do t’i shpëtojë të vërtetës dhe gjykimit të sovranit’, thotë në deklaratë Balliu.  Dokumentet që publikoi PD

Samiti i Alaskës, shpallet ora kur nis takimi mes Presidentëve Trump-Putin

Në Alaskë, takimi midis Vladimir Putin dhe Donald Trump do të fillojë në orën 21:30, sipas orës lokale të Tiranës, ose në orën 22:30 sipas kohës së Moskës. Lajmin e konfirmoi ndihmësi i Presidentit rus, Yuri Ushakov.

“Gjithçka do të fillojë nesër, më 15 gusht, rreth orës 11:30 sipas orës lokale, me një bisedë midis Vladimir Putin dhe Donald Trump. Kjo bisedë do të jetë në format kokë më kokë, sigurisht me praninë e përkthyesve. Kjo do të pasohet nga negociatat brenda delegacioneve, të cilat do të vazhdojnë gjatë një mëngjesi pune”, u tha Ushakov gazetarëve.

Përbërja e delegacionit amerikan që do të marrë pjesë në samitin Rusi-SHBA,  vuri në dukje ai, tashmë është i njohur. Bëhet me dije se negociatat do të jenë të natyrës biznesore dhe brenda delegacioneve ato do të zhvillohen në formatin 5 me 5.

Takimi vjen përpara bisedimeve të shumëpritura midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit rus, Vladimir Putin, në Alaska.

Përqafime dhe shtrëngime duarsh, Starmer mirëpret Zelenskyn në Downing Street

Volodymyr Zelensky, presidenti ukrainas mbërriti në Downing Street, ku u prit nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Presidenti Zelensky kaloi pranë një radhe gazetarësh ndaj kur mbërriti njëri prej tyre e pyeti nëse Trump mund të siguronte një armëpushim të drejtë.

As Zelensky dhe Kryeministri Starmer nuk iu përgjigjën pyetjeve të medias, ndaj në vend të kësaj dyshja u përqafuan dhe shtrënguan duart përpara se të hynin brenda.

Zelensky dhe Starmer pritet të diskutojnë luftën e vazhdueshme në Ukrainë, të shkaktuar nga pushtimi në shkallë të plotë i Putinit në vitin 2022 dhe si t’i japin fund luftimeve.

Situatë e vështirë nga zjarret në Spanjë/ Shkrumbohen 100 mijë hektarë në Greqi

Rajoni i Kastijas dhe Leonit në veri të Spanjës vijon të përballet me zjarre të mëdhenj, duke qenë edhe vatra më problematike e momentit, teksa kulmi i të nxehtit përvëlues me origjinë nga Afrika duket se tashmë ka kaluar.

Këto filmime dëshmojnë përpjekjet e zjarrfikësve për të vënë nën kontroll flakët në Kabesabejosa me një terren të vështirë malor. Autoritetet kanë kërkuar ndihmën e partnerëve europianë me avionë Canadair. Situata e vështirë duket se tashmë ka kaluar edhe në Greqi. Siç duket edhe në këto pamje, zjarrfikësit u përpoqën të shuajnë edhe flakët e fundit pranë Patrës, ku u rrezikuan dhjetëra shtëpi e ndërtesa industriale.

Sipas autoriteteve greke, zjarret kanë djegur mbi 100 mijë hektarë toka me pyje e bimësi deri të mërkurën. Zjarret ishin aq të mëdhenj, sa tymi vështirësonte jashtë mase edhe ndërhyrjen me avionë për shuarjen e tyre. Për këtë vit, Qendra e Bashkimit Europian për studime të përbashkëta shkencore konstaton se zjarret kanë shkrumbuar mbi 440 mijë hektarë tokë në territorin e Eurozonës, dyfishi i mesatares vjetore që prej 2006-ës. Ekspertët thonë për agjencinë e lajmeve Reuters se ngrohja globale po i bën zjarret gjithnjë e më të pamenaxhueshme.

“Temperaturat e larta, lagështia e ulët, erërat, janë kushte që i bëjnë zjarret të pakontrollueshme në zonën e Mesdheut. Zjarret me intensitet dhe shpejtësi janë diçka e re për sistemin dhe e mbingarkojnë atë. Pra, edhe shërbimi zjarrfikës më i mirëpajisur, me shumë mjete ajrore, me shumë efektivë, vihet praktikisht në një pozitë ku vetëm mund të rrijë e të vëzhgojë.”

Sipas tyre, ka ardhur koha që Europa duhet t’i përshtatet këtij realiteti të ri. Tv Klan

“The Mirror” për Rivierën Shqiptare: Maldivet e Europës

Riviera Shqiptare po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. E përditshmja britanike “The Mirror” e ka krahasuar bregdetin shqiptar me ishujt ekzotikë të Azisë Jugore, duke e cilësuar “Maldivet e Europës”.

Artikulli i gazetarit Matt Jackson përshkruan plazhet me rërë të bardhë dhe ujërat kristalore, ku vizitorët mund të zgjedhin nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara. Dhërmiu përmendet si një ndër pikat më tërheqëse, me jetën e gjallë të natës dhe çmime të përballueshme.

Më në jug, Ksamil i është kthyer një sensacion në rrjetet sociale, ndërsa kasollet buzë plazhit, të lira për më pak se 10 dollarë, janë bërë virale në TikTok.

Artikulli sjell edhe përvojën e Cepee Tabibian, një amerikane që u zhvendos në Evropë dhe kaloi një muaj në Shqipëri. Ajo vlerëson koston e ulët të jetesës, mundësitë për punë si nomade digjitale dhe bukurinë natyrore, nga Alpet në veri deri te deti Jon në jug.

Cepee rrëfen se gjatë udhëtimit në shtator, plazhet ishin pothuajse bosh, ndryshe nga destinacionet e mbipopulluara të Mesdheut, ndërsa nga Saranda, në ditët e kthjellëta, shfaqet qartë ishulli grek i Korfuzit.

Sipas saj, rritja e turizmit në Shqipëri në dekadën e fundit është një tregues se vendi po kthehet në një destinacion gjithnjë e më të preferuar në hartën turistike të Europës. Tv Klan

❌