Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

BSH: Kreditë me probleme bien në 4 për qind të huave

Niveli i kredive me probleme mbetet i qëndrueshëm. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë qershorit niveli i kredive të këqia ose i kredive që nuk shlyhen në afat rezultoi 4% nga 4.12% që u regjistrua në muajin maj. nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë ulja e nivelit të huave që nuk paguheshin në kohë rezulton më e fortë .Në qershor të 2024 ato rezultonin se ishin…

Source

Turizmi, jo vetëm bregdet/ Travel and Tour World: Turistët në Shqipëri preferojnë të eksplorojnë sa më shumë

Turistët e huaj po shfaqin gjithmonë e më tepër interes për te eksploruar sa më shumë destinacione ne Shqipëri.Platforma e njohur e udhëtimeve në botë Travel and Tours World shkruan se turizmi në Shqipëri po evoluon ndërsa preferencat e vizitorëve po ndryshojnë. Në një kohë që mbërritjet e udhëtarve të huaj rriten, çmimet e hoteleve po përshtaten për të tërhequr më shumë udhëtarë me buxhet të…

Source

Koçiu nga Golemi: Në 36 qendrat verore, shërbim shëndetësor falas

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu zhvilloi sot një inspektim në qendrën shëndetësore verore Golem, një nga 36 qendrat e hapura përgjatë vijës bregdetare dhe zonave me fluks të lartë pushuesish. Gjatë vizitës, ministrja vlerësoi punën e stafit mjekësor dhe infrastrukturën e vënë në dispozicion për të përballuar fluksin e vizitorëve në muajt e verës…

Source

Projekti për Akademinë e Forcave të Armatosura me të gjitha standardet e NATO-s (FOTO)

Akademia e Forcave të Armatosura Shqiptare do të ketë një kampus të ri që do të përmbushë të gjitha parametrat e NATO-s. Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga projekti e këtij kampusi, që është hartuar nga kompania ndërkombëtare “Bofill Taller de Arquitectura”. Kampusi do të përfshijë hapësirë akademike, stërvitore, sportive, logjistike dhe komanduese.

Source

Presidenti Begaj dekreton Arben Kingjin për mandatin e dytë si Shef i Shtabit të FA

Në një ceremoni zyrtare, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi Gjeneral Lejtnant Arben Kingji në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për një mandat të dytë. Ceremonia nisi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar dhe vijoi me leximin e dekretit të Presidentit të Republikës për emërimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm në…

Source

Reagon Rama për zjarret në vend: Të ndezësh zjarr me qëllim, tradhti ndaj tokës sonë!

“Të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë. Ja dhe pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore. Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh…

Source

Fluks i lartë automjetesh në Portin e Durrësit. 30 mijë udhëtarë në vetëm 5 ditë

Java e fundit ka shënuar pikun e mbërritjeve në Portin e Durrësit për këtë sezon veror. Që nga data 6 gusht e deri në orët e paradites së sotme, mbi 30 mijë udhëtarë dhe rreth 10 mijë automjete kanë hyrë në vend përmes trageteve, pjesa më e madhe shqiptarë të diasporës që zgjedhin të kalojnë pushimet në atdhe, por edhe turistë të huaj që vizitojnë Shqipërinë. Vetëm nga e mërkura e kaluar deri…

Source

Hapet tenderi për rikualifikimin e hyrjes Shirokë–Shkodër, Benet Beci: Nga premtimi në terren, për fjalën e mbajtur

Hapet tenderi për projektin e rikualifikimit të hyrjes Shirokë–Shkodër, i prezantuar gjatë zgjedhjeve të 11 majit. Kryebashkiaku Benet Beci shprehet që ky është një premtim i mbajtur për fjalën e dhënë më 11 maj. “Ky investim madhor, me një fond limit prej 374 milionë lekësh (rreth 3.7 milionë euro), do të transformojë plotësisht hyrjen nga Shiroka, duke e kthyer në një hapësirë moderne dhe…

Source

Trafik i rënduar Tiranë – Milot – Lezhë, 20 km vargu i makinave

Nuk është as fundjavë, por trafiku i rënduar nga Tirana për në Lezhë të bllokon në rrugë për orë të tëra. Vargu i makinave ka shkuar deri në 20 km dhe lëvizet vetëm me disa metra e jo me kilometra. Policia rrugore nuk duket askund për të lehtësuar lëvizjen. Makinat janë jo për dy por për tre korsi duke bllokuar njera tjetrën. Siç shihet edhe nga pamjet, aksi Milot – Lezhë është kthyer në kaos…

Source

Ilir Meta kërkon lirinë, seancë në GJKKO më 13 gusht. Ja kush është gjyqtari

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar datën 13 korrik ora 10:00 për të mbajtur seancën ku do të shqyrtohet kërkesa e ish-Presidentit Ilir Meta për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Mësohet se kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtari Erjon Çela, kjo për shkak se javën e kaluar gjyqtari Erjon Bani shpalli moskompetencën. Seanca e kaluar u shty…

Source

Elbasani, gjithnjë e më i vizituar, qindra turistë zbulojnë traditat dhe historinë e qytetit

Edhe në këtë stinë të nxehtë vere, Elbasani vazhdon të jetë një nga destinacionet më të frekuentuara nga vizitorë vendas dhe të huaj. Autobusë nga shoqëri të ndryshme turistike mbërrijnë çdo ditë në qytet, duke sjellë qindra turistë që duan të njohin nga afër trashëgiminë kulturore, traditat dhe historinë e pasur të Elbasanit. Një prej ndalesave më tërheqëse është Muzeu Etnografik…

Source

Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura, Gonxhja ndan pamjet nga punimet: Tiranës do t’i shtohet një tjetër dimension kulturor

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen për rikonstruksionin e Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukra, ndërsa shprehet se kjo hapësirë e re arti do t’i shtojë kryeqytetit një tjetër dimension bashkëkohor kulturor. “Mirëmëngjes nga kantieri i Muzeut të ardhshëm Kombëtar të Arteve të Bukura! Punimet po ecin me ritme të shpejta dhe dita…

Source

Arktiku goditet nga nxehtësia rekord e verës, studiuesit: Akulli po shkrin me një ritëm të përshpejtuar

Rajoni i Arktikut ka përjetuar verën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, me temperatura që janë rritur shumë mbi mesataren dhe akullin detar që ka rënë në nivele të rrezikshme, sipas një studimi të ri të publikuar në blogun Arctic News. Studimi paralajmëroi se nxehtësia ekstreme ka përkeqësuar përçarjen klimatike. Gjetjet e reja nga Qendra Kombëtare e të Dhënave për Borën dhe Akullin (NSIDC)…

Source

Zëvendëskryeministrja Balluku te “Nona” në Përmet (Foto)

“Në Përmet me Mirela Kumbaron te Festivali “Nona”, i kthyer tashmë në një traditë të përvitshme, si një hapësirë ku promovohen kulinaria, vlerat dhe resurset e shumta të të gjithë zonës. Këtë vit kishte pjesëmarrës nga Vlora, Durrësi, Kosova dhe më shumë. Përgëzime për organizatorët e kësaj feste plot energji pozitive, që tashmë ka kaluar kufijtë e Përmetit”…

Source

Balluku prezanton administratorët e rinj në Fier: Shërbime më të lehta për qytetarët

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka prezantuar ditën e sotme administratorët e rinj në Fier, të cilëve u kërkoi më shumë angazhim në shërbim të qytetarëve. “Duhet te keni në ekipe djem edhe vajza që i përgjigjen teknologjisë. Duhet të ofrojmë shërbime që të moshuarit apo të tjerë nuk i marrin dot nëpërmjet telefonit. Siç është rasti i E-Albania kur shumë noterë abuzojnë me të duke e ofruar…

Source

150 biznese në Elbasan lirojnë vullnetarisht hapësirat publike, 90 të tjera në proces zhvendosjeje

Procesi i lirimit të hapësirave publike në qytetin e Elbasanit po ecën me ritme të qëndrueshme. Deri më tani, 150 biznese kanë bashkëpunuar vullnetarisht, duke liruar ambientet e zëna jashtë kriterit, ndërsa 90 të tjera janë në proces zhvendosjeje. Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një bashkëjetese të drejtë dhe të rregullt për të gjithë qytetarët.

Source

Zhduket pa lënë asnjë gjurmë 27-vjeçari në Dhërmi

Një 27-vjeçar është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në Dhërmi. Ka qenë vëllai i tij, ai i cili ka bërë denoncimin në polici. I riu është larguar nga dhoma e hotelit ku po qëndronin pa lënë asnjë gjurmë. “Në Stacionin e Policisë Dhërmi është bërë kallëzim nga shtetasi K. Z., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 02.08.2025, vëllai i tij është larguar nga një hotel në Dhërmi dhe nuk e ka…

Source

Media e huaj: Gjithnjë e më shumë italianë po zgjedhin Shqipërinë për pushime verore

Vitet e fundit, Shqipëria është bërë një nga destinacionet më të njohura për italianët, dhe në vitin 2025, trendi është më i fortë se kurrë, shkruan Andrea Casamassima në të përditshmen italiana “alanews.it”. Me fluturime direkte që fillojnë nga 15-20 euro, hotele të përballueshme dhe një ofertë turistike që përfshin vendet kulturore, natyrën dhe detin e kristaltë – Toka e Shqiponjave ka hyrë…

Source

Nga rrugët e lashta të Kalasë te pyjet e Ginarit, bujtinat sjellin jetë të re në Elbasan

Në kohën kur Shqipëria po njeh një bum turistësh, Elbasani po i përgjigjet sfidës, duke rikthyer në përdorim thesaret e tij historike dhe natyrore, dhe duke i shndërruar ato në përvoja të paharrueshme për çdo vizitor. Brenda mureve të Kalasë së Elbasanit, në Gjinarin piktoresk dhe në Funarin e gjelbër, po marrin jetë bujtina të vogla familjare, që mishërojnë një turizëm të qëndrueshëm…

Source

❌