Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Videoja e “përqafimit” në koncert i kushton postin, jep dorëheqjen drejtoresha e Astronomer

Kristin Cabot, drejtoreshë e personelit në kompaninë teknologjike amerikane Astronomer, ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të një videoje që u bë virale në rrjetet sociale. Pamjet e xhiruara në një koncert të grupit Coldplay e treguan atë duke u përqafuar me drejtorin ekzekutiv të kompanisë, Andy Byron, në një ekran gjigant gjatë eventit. Videoja u […]

The post Videoja e “përqafimit” në koncert i kushton postin, jep dorëheqjen drejtoresha e Astronomer appeared first on BoldNews.al.

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

Gjykata ka lëshuar një urdhër-arrest ndaj Atilla Kardesh, ish-konkurrent në Big Brother VIP Kosova 3, për shkak të mungesës së pajustifikuar në seancën gjyqësore të 23 korrikut, ku po gjykohet për një çështje me ish-bashkëshorten e tij, Drenusha Latifi. Seanca u mbajt deri në orën 13:40, ndërsa avokati i Kardesh deklaroi në sallën e gjyqit […]

The post Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3 appeared first on BoldNews.al.

Vdekja e Matthew Perry, që mjeku akuzohet për furnizim të paligjshëm me ketaminë pranon fajësinë

Në një zhvillim të ri lidhur me vdekjen tragjike të aktorit të njohur amerikan Matthew Perry, mjeku i tij, Dr. Salvador Plasencia, ka pranuar fajësinë për katër akuza federale në Los Angeles për shpërndarje të paligjshme të ketaminës, substancë që dyshohet të ketë shkaktuar vdekjen e aktorit në tetor 2023. Perry, i njohur për rolin […]

The post Vdekja e Matthew Perry, që mjeku akuzohet për furnizim të paligjshëm me ketaminë pranon fajësinë appeared first on BoldNews.al.

Joz Marku: “Loredena ka marrë një rrugë jo të mirë…”

Iftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Jozefin Marku. Ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP” ka zbuluar ekskluzivisht më shumë detaje në lidhje me karrierën muzikore, projektet që do të vijnë, jetën personale dhe jo vetëm kaq…

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” historia e tij e dashurisë me Loredanën ka qenë në qendër të vëmendjes, por edhe pas përfundimit të reality show-t, marrëdhënia e tyre ka ngjallur interes të madh. Si vazhdon historia e tyre?

Ronaldo: Lori ka folur shumë tek “Goca dhe Gra” për ty, nuk e di nëse t’i kanë çuar fansat. Njëherë thotë se nuk i pëlqejnë meshkujt me muskuj ndërkohë që ka qenë e dashuruar me një djalë me muskuj. Në episodin e fundit kishte thënë që jam shumë mirë tani dhe e lumtur. Kur je takuar ti me Loredanën për herë të fundit?

Jozi: Ka disa muaj që nuk takohem dhe për atë që ka thënë se i pëlqejnë meshkujt me bark, ka sa të duash.

Ronaldo: Nuk tha këtë. Ajo u shpreh se nuk i pëlqejnë meshkujt me muskuj.

Jozi: Okej, ti e di që i kam pak qejf këto… normalisht aty duhet të dalë kur nuk preferon ato me muskuj i bie që ashtu kemi sa të duash.

Ronaldo: I keni mbyllur përfundimisht gjërat ju? Kur “BBV” mbaroi unë e kam intervistuar në tapetin e kuq dhe ajo më tha se e dua ende. Pavarësisht se rrjeti ziente, disa prej njerëzve të gjykonin dhe tashmë të duan, Loredana tha që unë e dua. Ajo i doli kundër babait të saj dhe publikut pak në një periudhë kohe. Ku mbaroi kjo dashuria juaj?

Jozi: Unë ndoshta nuk kam folur shumë por kam mbajtur shumë e më shumë ndërsa dikush ka folur shumë dhe nuk ka mbajtur hiç.

Ronaldo: Ti je i veprave?

Jozi: Aty preferoj të rri, jo shumë tek fjalët.

Ronaldo: Tek “Goca dhe Gra” si ishte takimi me Loredanën? Thjesht si moderatore emisioni apo…

Jozi: Prisja një tjetër reagim, ishte diçka e ftohtë shumë.

Ronaldo: E ftohtë në ekran apo edhe jashtë ekranit?

Jozi: Në ekran, prisja një tjetër reagim të them të drejtën.

Ronaldo: Po jashtë kamerave folët ose shkëmbyet një bisedë?

Jozi: Jo. m.p.

Ish-tenistja konfirmon ndarjen nga Schweinsteiger: Dallime të pajustifikueshme!

Ish-tenistja, Ana Ivanovic, ka njoftuar ndarjen nga bashkëshorti i saj, Bastian Schweinsteiger, ish-futbollist dhe kampion bote me kombëtaren gjermane. Lajmi është konfirmuar nga avokati i Ivanovic, i cili foli për “dallime të pajustifikueshme”, duke shtuar se nuk do të ketë deklarata të tjera “në respekt të privatësisë së klientes time, sidomos për sa iu përket […]

The post Ish-tenistja konfirmon ndarjen nga Schweinsteiger: Dallime të pajustifikueshme! appeared first on BoldNews.al.

“E paska zënë”, modelja shqiptare i përgjigjet ndjekësit për raportin me Butrint Imerin

Modelja dhe influencuesja shqiptare, Melisa, ka reaguar së fundmi ndaj një komenti që ka qarkulluar në rrjete sociale pas paraqitjes së saj në videoklipin më të ri të këngëtarit Butrint Imeri, të titulluar “Harrom”.

Një ndjekës kishte komentuar: “E paska zënë Butrinti”, duke lënë të nënkuptohet se mes dyshes mund të ketë lindur diçka më shumë se një bashkëpunim profesional.
Melisa nuk ka nguruar të përgjigjet me ton të drejtpërdrejtë dhe ironik: “Okej, sot është 2025. Nuk do të thotë që një çikë e një djalë po e bëjnë një klip bashkë që i kanë 25 fëmijë bashkë, edhe që janë martu edhe që gjithë jetën kanë me qenë bashkë”.

Ajo sqaroi më tej se bashkëpunimi i tyre ishte thjesht profesional dhe nuk ka vend për spekulime.

“Një klip e kemi bërë dhe aty ka përfunduar puna”, shtoi ndër të tjerash.

Reagimi i Melisës ka marrë vëmendje të madhe në rrjete, duke hapur diskutime mbi pritshmëritë e publikut kur vjen puna te bashkëpunimet artistike mes vajzave dhe djemve në industrinë shqiptare të muzikës.

Paraqitja e saj në klip gjithashtu mori reagime të shumta e mjaft pozitive nga fansat e dyshes./e.t

Arrestohet Meriton Mjekiqi, përfundon në pranga dhe vëllai i tij

Prezantuesi Meriton Mjekiqi, është arrestuar së bashku me të vëllanë e tij, Rinorin.

Siç dihet, ngjarja ka të bëjë me një përleshje fizike ku viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dyshja është vënë në pranga më 22 korrik, pas hetimeve që pasuan incidentin.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Mjekiqi dhe vëllai i tij dyshohet se kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Të dyshuarit janë intervistuar nga organet kompetente dhe me vendim të prokurorit të çështjes, janë dërguar në mbajtje.

“Më 22.07.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, më 11.07.2025”, thuhet në raportin e policisë./E.T

Arrestohen Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij

Burime të besueshme të Sinjalit mësojnë se sot, më 22 korrik 2025, janë arrestuar Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi, lidhur me një rast të lëndimit të rëndë trupor, që dyshohet të ketë ndodhur më 11 korrik 2025. Sipas informatave që posedon Sinjali, të dyshuarit ishin në arrati prej datës së incidentit, por janë paraqitur sot […]

The post Arrestohen Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi në Ibiza! Gjendet i vdekur DJ i njohur italian, babai akuzon policinë spanjolle

Një ngjarje e rëndë dhe e mistershme ka tronditur botën e muzikës elektronike dhe opinionin publik në Itali.

DJ dhe producenti italian Michele Noschese, i njohur me emrin artistik “Godzi”, ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta në Ibiza, Spanjë, gjatë natës mes 18 dhe 19 korrikut. Ai ishte vetëm 35 vjeç.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët dhe është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale dhe mediat e specializuara në muzikë techno, ku shumë artistë dhe ndjekës kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e një talenti të njohur në skenën ndërkombëtare.

Sipas burimeve mediatike dhe dëshmive të para, dyshohet se Guardia Civil spanjolle mund të jetë përfshirë në incidentin që çoi në vdekjen e DJ-t. Sipas një versioni, policia ndërhyri në një festë private të organizuar nga Noschese në shtëpinë e tij në Ibiza, pas ankesave për zhurmë nga fqinjët. Aty dyshohet se ndodhi një konflikt fizik mes forcave të rendit dhe Noschese, i cili më pas humbi jetën.

Burime pranë autoriteteve spanjolle kanë pohuar se vdekja mund të jetë shkaktuar nga një arrest kardiak pas konsumit të alkoolit dhe substancave narkotike, por kjo mbetet për t’u verifikuar.

Giuseppe Noschese, babai i Michele-s, një mjek dhe ish-primar, ka dorëzuar një padi për vrasje të qëllimshme ndaj policisë në prokurorinë spanjolle. Në një intervistë për “La Repubblica”, ai deklaroi: “Ka pasur një rrahje brutale nga ana e policisë. Festa përfundoi me një konflikt dhe më pas arrestimin e djalit tim. Një nga djemtë që ishte në shtëpi, u zgjua dhe pa gjithçka: Michele po goditej nga agjentët. Ai ishte një sportist, në gjendje të shkëlqyer fizike dhe shëndetësore. Dy gjëra janë të padiskutueshme: djali im ndërroi jetë ndërsa ishte nën kujdesin e policisë dhe nuk u dërgua në spital, por drejt e në morg.”

Autoritetet spanjolle kanë nisur një hetim zyrtar, ndërsa është kryer edhe autopsia, rezultatet e së cilës priten të hedhin dritë mbi shkaqet e vërteta të vdekjes. Disa nga të pranishmit në festë kanë pohuar se Noschese u dhunua pa shkak nga policët, dhe dëshmitë e tyre janë përfshirë në kallëzimin penal të paraqitur nga babai i tij.

Edhe ambasada italiane në Spanjë po ndjek nga afër zhvillimet e çështjes.

Ka pasur gjithashtu edhe reagime politike, ku eurodeputeti Fulvio Martusciello, sekretar i Forza Italia në Campania, është shprehur: “Duam të vërtetën për vdekjen e Michele Noschese. Duhet të dimë çfarë ka ndodhur dhe cili është përgjegjës për këtë humbje. Nuk mund të lejojmë që vdekja e një të riu të suksesshëm dhe të dashur si Michele, të mbetet në errësirë.”

Ngjarja vazhdon të tronditë Italinë dhe komunitetin artistik ndërkombëtar, ndërsa opinioni publik kërkon transparencë dhe drejtësi për një vdekje që ngre shumë pikëpyetje./E.T

Publikoi foto nga pushimet, rrjeti “kryqëzon” këngëtaren shqiptare

Në kohërat e sotme, kur çdo gjë postohet në rrjetet sociale, edhe një palë pushime mund të kthehen në një debat nacionalist.

Kështu ka ndodhur me këngëtaren e njohur shqiptare Arilena Ara.

Ajo është duke pushuar në ishullin e njohur grek Mykonos.

Dhe me këtë rast ka postuar edhe disa foto.

Por në rrjet kanë shpërthyer komentet, duke e etiketuar atë si “tradhtare” që shkon e bën pushime në Greqi./kb

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025 Dashi Duke pasur Jupiterin në krah sot do jeni më të gatshëm për të negociuar për çdo gjë dhe do jeni edhe mjaft bindës. Për ju të dashuruarit do ndodhin veçse gjëra të mira. Do bëni shumë për njëri-tjetrin dhe besimi do jetë reciprok. Edhe nëse keni pasur probleme […]

The post Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Egli këndoi “Mora Fjalë”, Albina Kelmendi: Turp të kesh!

Eftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë artistja e njohur Albina Kelmendi. Ajo ka sqaruar deklaratën e saj ku ka shprehur hapur mospëlqimin ndaj një prej performancave të Egli Takos, e cila në një nga koncertet e saj, interpretoi këngën “Mora fjalë” të artistes Shkurte Fejza, duke u bërë virale në rrjete sociale për shkak të veshjes, që nga shumë komentues u cilësua si mungesë respekti ndaj kësaj kënge patriotike.

Në postimin e Albina Kelmendit në InstaStory shkruhej:

Më falni dhe mua që po e bëj share. Uroj që kjo të jetë një montazh e keqe!

Rolando e pyeti se çfarë e shqetësoi më shumë Albinën që bëri këtë reagim. Këngëtarja u përgjigj duke thënë se:

Së pari më vjen keq që reagimi im është keqkuptuar në rrjetet sociale. Qëllimi im nuk ka qenë kurrë që të paragjykoj dikë dhe aq më pak ta sulmoj dikë për pamjen apo veshjen. Unë nuk njihem për këto gjëra dhe nuk i kam bërë kurrë në karrierën time sepse nuk më përkasin si natyrë.

E them me shumë respekt që nuk i ka hije një artisti që të sillet në këtë mënyrë. Nuk e kam zgjedhur që kjo rastësi të ndodhi me Egli Takon. Më vjen shumë keq, ja që ndodhi. Nuk po flas për të si person, por flas për veprimin që ndodhi publikisht. Kur e pashë videon ishte thjeshtë e papranueshme për mua si arstiste dhe si njeri që e do këtë vend dhe këto këngë me shpirt.

Më tej ajo shtoi se:

Të dëgjosh këngën “Mora fjalë” me zërin e Shkurte Fejzës dhe një këngëtar që del në skenë dhe lëviz vetëm buzët, bën sikur po këndon është turp, sidomos kur bëhet fjalë për një këngë për një hero të Kosovës dhe vëmendja shkon tek ‘playback’-u dhe paraqitja e ekzagjeruar. Rrjetet e mia sociale ishin stërmbushur, nëse mendojnë se kërkoj famë përmes kësaj dhe iu prek idhulli disa fansave besoj se unë e kam dëshmuar që unë nuk jam pjesë e këtyre diskutimeve boshe. Nuk më interesojnë dramat, por kur e kalon çdo kufi dhe kur shkelet një këngë me aq peshë sigurisht që nuk mundem të hesht. Duhet t’i respektojmë edhe ata artist që kanë kënduar në kohë lufte, me shpirt dhe me lot e me rrezik mbi kokë. Për mua kjo pjesë nuk është normale.

Ndodhi që të ishte Egli, një rastësi. Nuk jam femër paragjykuese dhe nuk më pendon paraqitja e askujt se si vishet. Mua më acaron fakti që mund të kesh zgjedhur me ‘playback’, por jo në këtë mënyrë të lutem. A është normale të dalësh me ‘playback’ me një këngë si “Mora Fjalë”? A është normale të përdorësh zërin e Shkurte Fejzës sikur po këndon? Pa asnjë respekt për emocionin dhe historinë që ka kjo këngë.

Gjithashtu Albina tha se ‘playback’-u në përgjithësi nuk është normal, por ka artistë që e kanë zgjedhur dhe që publiku i do.

‘Playback’-u në përgjithësi nuk është normal. Ka artistë që e kanë zgjedhur dhe publiku i do. Nuk është normale që një këngë për një hero të Kosovës të shndërrohet në show, për të marrë disa klikime dhe për të plotësuar minutazhin e koncertit. m.p.

“Hajde se br*kët…”/ Nita Latifi ironizon performancën e Egli Takos

Egli Tako ka ngjallur debat në rrjete sociale pas interpretimit të këngës ikonike “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës, gjatë një koncerti së fundmi. Edhe pse kënga mban një peshë të veçantë patriotike për publikun shqiptar, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veshja e këngëtares, e konsideruar nga shumë si e papërshtatshme për kontekstin. Pamja […]

The post “Hajde se br*kët…”/ Nita Latifi ironizon performancën e Egli Takos appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi, e hënë, 21 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, e hënë, 21 Korrik 2025 Dashi Gjatë kësaj dite do jeni shumë të frymëzuar dhe çdo orë do jetë e mbushur me aktivitete. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e begate. Do filloni projekte të përbashkëta me atë që keni në krah dhe do njihni një tjetër anë të karakterit të tij. […]

The post Horoskopi, e hënë, 21 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

“Dua poezi, por jo pa njerëzi”. Egla Ceno i kthen reston Mimoza Ahmetit

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuar mbrëmë në ‘’Goca dhe Gra’’ dhe dukej qartë që nuk kishte ndonjë simpati të madhe për Egla Cenon. Kjo u konfirmua në momentin që aktorja Egla Ceno i kërkoi poetes Mimoza Ahmeti që t’i vendoste një autograf në një nga librat që kishte sjellë me vete, por Mimoza refuzoi duke thënë e prerë: Jo.

Aktorja ka zgjedhur ta ironizojë këtë veprim të shkrimtares ndaj saj, ku përmes një postimi shkruan se po i shkruan nga fundi i krevatit të spitalit ku është shtruar nëna e saj.

“Ti je artiste dhe siç e dimë tashmë, artistët nuk janë të detyruar të jenë njerëz”, shkruan Egla duke shtuar se veprimi i shkrimtares ishte “një simfoni hipokrizie e shoqëruar me simptoma të një narçizmi të veshur me ‘poezi’ dhe ftohtësi që as metaforat nuk e ngrohin dot”.

Reagimi i plotë i Egla Ceno:

E dashur Moza, ose më saktë: Moza që u ngrit mbi dorëshkrimet e një epoke, që hëngri metafora me lugë floriri e na mësoi të mos i kërkojmë dedikim poetëve, sepse ata janë mbi ne, si retë, si mjegulla, si keqkuptimi.

Po të shkruaj një letër publike nga fundi i një shtrati spitali ku shtrirë është nëna ime, sepse… le të themi që ti e meriton.

Moza e dashur, të ndoqa me kureshtje naive (impenjimi do kishte qenë i tepërt) gjatë intervistës që më ra për pjesë të të bëj, ku erdhe bashkë me librin tënd, plot 5 kopje, ndoshta për ta treguar, ndoshta për ta lexuar, ndoshta thjesht për të patur diçka që të mbash në dorë.

Unë në një akt njerëzor tu afrova me stilolaps në dorë, me lutjen e heshtur të një lexuesi që kërkon një dedikim dhe ti nuk ma dhe. Keqardhje? Jo. Habi? As që bëhet fjalë. Ti je artiste dhe siç e dimë tashmë, artistët nuk janë të detyruar të jenë njerëz.

E pra, Moza e madhe, nëse një lexues nuk e meriton një dedikim, pse ta marrë librin? Dhe nëse një autore nuk e sheh të arsyeshme të bëjë një dedikim, pse ta sjellë librin në televizor? Sepse, në fund të fundit, kjo është një simfoni hipokrizie e shoqëruar me simptoma të një narçizmi të veshur me “poezi” dhe ftohtësi që as metaforat nuk e ngrohin dot. Ti nuk më le dot si “pemë”, më le si dikë që po i kërkonte dedikim dikujt që ka stil përbuzjen si art. Dhe ky është zhanër më vete. Me përshëndetje të përmbajtura, një lexuese që do poezi, por jo pa njerëzi. m.p.

Momenti i sikletshëm/ Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos (VIDEO)

Një moment i sikletshëm është regjistruar në emisionin “Goca & Gra”, në nisje të intervistës me shkrimtaren Mimoza Ahmeti. Aktorja Egla Ceno iu afrua me një prej 5 librave që kishte sjellë shkrimtarja në studoi dhe i kërkoi një autograf Mimoza Ahmetit, por mori një refuzim nga ana e kësaj të fundit. Egla mbeti shumë […]

The post Momenti i sikletshëm/ Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

“Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve”, Efi reagon pas akuzave

Personazhi i njohur, Efi Dhedhes, është përballur së fundmi me akuza se ka pasur kontakte me persona të dënuar në burgje.

Një ndjekëse e ka akuzuar atë publikisht se është përfshirë në një listë vajzash të njohura të shoëbiz-it shqiptar që dyshohet se takojnë të burgosurit në qeli.

“Të ka dal emri që u bën qejfin të burgosurve”, ka shkruar ndjekësja në profilin e Efit.

Pasi i është kthyer ndjekëses, influencerja ka publikuar edhe një video në rrjete sociale, ku shprehet se kjo nuk është e vërtetë dhe se portalet që duan klikime duhet të ndalojnë së shpifuri.

“Dëgjoni tani se ju lashë, sa ju lashë të komentoni dhe të më bëni pis postimet e mia, tani them që të ndaloni, duhet të vendoset ndonjë ligj për shpifje, për këto pseudo portale që duan të bëjnë klikime nuk e di nga i marrin informacionet që janë kaq të sigurt, nuk më duket aspak e drejtë, qofsh personazh publik apo njeri i thjeshtë, unë njeri jam, dhe nuk mendoj se fakti i të qenit personazh publik i jep të drejtën dikujt të flasë në këtë lloj mënyre, nuk është se ma ndjen, nëse po e bëj këtë story është se të lutem aman a u kënaqët, a mbaruat punë ju njerëzit e mjerë që s’keni punë të tjera dhe jeni të palumtur, nëse keni mbaruar punë më thoni që të vazhdoj të postoj prap. Për ta mbyllur, inicialet e mia janë I.Dh., jo E.Dh., nëse do të ishte shkruar diku emri im do të ishte E.Dh”, ka thënë ajo./kb

Romanca me Dakun mori fund? Modelja Vesa Vllasaliu zbulon detaje, çfarë ndodhi mes çiftit

Prej disa muajsh, modelja Vesa Vllasaliu, është në qendër të vëmendjes për shkak të një romance të përfolur me futbollistin e njohur të kombëtares së Kosovës, Mirlind Daku. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar publikisht një lidhje dashurie, fansat dhe ndjekësit në rrjete sociale kanë vërejtur detaje të shumta që nxisin dyshimet për […]

The post Romanca me Dakun mori fund? Modelja Vesa Vllasaliu zbulon detaje, çfarë ndodhi mes çiftit appeared first on BoldNews.al.

Laert Vasili tregon aksidentin e rëndë: M’u zhvendos një rruazë e..

Aktori i njohur dhe ish-banori i Big Brother Albania VIP 4, Laert Vasili, ka rrëfyer për “Hipokrati” një moment të vështirë në jetën e tij.

Ai tregon për një rast kur është dërguar me urgjencë në spital, pas një aksidenti të frikshëm me motor, duke thënë:

“Për veten time kam shkuar në spital kur ka ndodhur ndonjë tragjedi. Për shembull përplasje me motor, fluturoj 22 metra, bie në tokë, thyej këmbën, zhvendoset një rruazë e shtyllës kurrizore, në ’98-ën kjo. Se si më doli diçka përpara. Ishte natë, nuk shihja, isha dhe pak turbullt.
Kur kam qenë i vogël më pëlqente të isha sëmurë, sepse merrja tre ditë raport. Më sillnin disa kompostot. Rrija në divan. Nuk më zgjonte askush në 6 të mëngjesit. Nuk bëja as atë fizkulturën e mëngjesit. Dhe kur isha sëmurë më pëlqente, sepse i shmangia të gjitha këto”./kb

 

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”.

Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila i kërkoi autores t’i vendoste një autograf në një nga librat që kishte sjellë me vete. Por, Ahmeti refuzoi ta bënte këtë, pasi sikurse tha, nuk i dhuron librat.

Egla: A mund të më vendosësh një autograf.

Mimoza: Më fal, ky është libri që solla unë?

Egla: Kam përshtypjen po.

Mimoza: Këto i kam për punë.

Egla: A mund t’i blejmë këto?

Mimoza: Jo, e kam për punë.

Kleoniki: A kanë ndryshim këto libra me të tjerë që keni?

Mimoza: Kam udhëtime për të bërë. Do shkoj në Gjermani, nuk do blej libra. Nuk i dhuroj njeriu libra. Duhet të ketë bërë të pamundurën për mua që t’i dhuroj libra. m.p.

❌