Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

SPAK mbyll hetimet, Ilir Meta: S’kam pasur ftesë zyrtare, jam njoftuar nga një gardian

Reagim i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta: 𝐏𝐞̈𝐫 𝐭𝐫𝐚𝐧𝐬𝐩𝐚𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞̈ 𝐦𝐞 𝐨𝐩𝐢𝐧𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐢𝐫𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐢𝐦𝐢𝐭 Nuk kam patur as ftesë dhe as shkresë zyrtare nga SPAK deri sot në ora 08:30, kur një gardian i IEVP “Jordian Misja” më komunikoi verbalisht se në orën 09:50 më kërkonin te SPAK, pa dhënë asnjë lloj sqarimi. U lidha me avokatin tim…

Source

Monika Kryemadhi shkon në SPAK: Kam projektet e mia, po bëj gati skenarin për filmin e radhës

Monika Kryemadhi ka reaguar pas komunikimit të akuzës nga SPAK, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të paraqitet në gjykatë. Kryemadhi tha mund të mos shkojë fare në gjykatë, pasi se do të përfaqësohet nga një ekip avokatësh dhe ajo ka projektet e saj personale. “Avokati im është në një masë sigurie tjetër dhe jam i bindur se do kemi një ekip të mirë avokatësh. Kam marrë vesh se kur shkon…

Source

Ndjekje si nëpër filma, Policia: Kapet kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare (VIDEO)

Forcat “Shqiponja” arrestuan sot të shumëkërkuarin I. Koçiaj, 59 vjeç. Në videon e publikuar nga policia, shihet momenti ku i shumëkërkuari ka tentuar që t’i shpëtojë efektivëve duke u arratisur me automjetin e tij tip “Audi Q5”. Njoftimi i Policisë së Shtetit Finalizohet operacioni policor i koduar “Hierarkia”. Kapet kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare…

Source

Berisha paraqet variant tjetër për ngjarjen me kamarierin e Vlorës

Reagim i kreut të PD-së, Sali Berisha në Facebook: Edhe një herë për keqtrajtimin e kamerierit në Vlorë! Kam dënuar dhe dënoj me forcën më të madhe goditjen e 17-vjeçarit për një shishe uji në lokal! Por vëllai i oficerit të policisë që u akuzua për goditjen e kamerierit mohon në mënyrë kategorike se oficeri ka goditur vetë kamerierin ndërkohë që një grup prej disa vetësh kanë goditur dhe…

Source

Ministria e Mbrojtjes për zjarret në vend: Gjatë 24 orëve janë raportuar 52 vatra, 46 janë shuar

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 52 vatra zjarri, ndër të cilat 2 janë ende aktive, 4 vatra janë në monitorim dhe 46 janë shuar. Vatrat ende aktive: Në zonën perëndimore të tunelit të Skërficës, bashkia Gjirokastër, ku ndërhyrja nuk mundëson futjen e trupave, për shkak të terrenit të thepisur dhe bimësisë shumë të dendur. Ditën e sotme vatra e…

Source

Avokatët e Veliajt: Të shqetësuar nga përpjekjet për ta shndërruar një procedim penal në një gjyq publik

Reagimi i plotë i avokatëve të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj: “Ne, avokatët mbrojtës të z. Erion Veliaj, shprehim shqetësimin tonë të thellë për përpjekjet e përsëritura, për të shndërruar një procedim penal në një gjyq publik spektakolar përmes përdorimit të mediave të lidhura me SPAK dhe shkeljeve flagrante të ligjit, siç është zbulimi i paligjshëm i sekretit hetimor.

Source

Pamjet fantastike nga rruga e re Ersekë – Leskovik: Një një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të kësaj zone

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje fantastike nga rruga e re Ersekë – Leskovik, e cila shkurton ndjeshëm disatancat në juglindje të vendit. “Rruga e re Ersekë – Leskovik, jo vetëm një investim që shkurton distancat, por një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të kësaj zone, që nxit turizmin, zhvillon sipërmarrjen lokale, ruan traditën e motivon të rinjtë të mos emigrojnë por të…

Source

Ylli Manjani: Korrupsioni është vjedhje, por s’mund të dënohesh vetëm me thashetheme pa marrë asgjë

Nga Ylli Manjani Në vijim të debatit mbi Kodin e ri Penal. **** Korrupsioni është një formë vjedhje. Synimi është të merret një pasuri që nuk është e jotja. Por është një vjedhje në rrethana të posaçme, pasi hajduti në këtë rast është mbajtës i një funksioni publik dhe e përdor funksionin për të përfituar para ose pasuri për vete. E quajnë “korrupsion” këtë formë vjedhje pikërisht për këto…

Source

Shiu fik zjarret në në gjithë qarkun e Dibrës

Reshjet e shiut të cilat nisën që mbrëmjen e kaluar kanë bërë të mundur fikjen e zjarreve të të gjitha vatrave që ishin ende aktive. Zjarret që digjnin pyjet e parkut Kombëtar “Lurë – Mali Dejës” janë fikur plotësisht, e po ashtu edhe vatrat e tjera si ato në malin e “Allushit” në Klos dhe malin e “Lepurit” në Bulqizë. Edhe vatra mbi fshatin Sinë në Arras të Dibrës është shuar plotësisht.

Source

Ikonat shqiptare udhëtojnë drejt Francës, Ministri Gonxhe: Muzeu me koleksionin më të madh në botë, thesar i trashëgimisë kulturore shqiptare

Një ekspozitë unike do të zhvillohet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, në Francë, ku mbi 45 vepra ikonografike të përzgjedhura nga koleksioni i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë, do të prezantohen për publikun francez dhe ndërkombëtar. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Source

Asfaltohet rruga në qendër të fshatit Murriqan, investim që përmirëson jetesën dhe mbështet bujqësinë

Premtimi për asfaltimin e rrugës në fshatin Murriqan është bërë realitet. Rruga që dikur ishte e pakalueshme, sot i ka dhënë një pamje krejtësisht të re fshatit. Ky projekt është realizuar në vazhdën e premtimeve të mbajtura nga bashkia, ku pas unazës bujqësore, tashmë është përfunduar edhe rruga që lidh qendrën e fshatit. Investimi i ri u ka shërbyer jo vetëm 1700 banorëve të zonës…

Source

Vrau 52-vjeçaren me thikë dhe më pas i vuri zjarrin banesës, 31-vjeçari lidhje intime me viktimën prej 3 vitesh! Detajet

Policia ka vendosur në pranga 31-vjeçarin Ilirjan Selmani, i cili akuzohet si autor i vrasjes së partneres së tij, 52-vjeçares Kozeta Teço, krim i ndodhur mëngjesin e së hënës (28 korrik) në banesën e viktimës në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit. Njoftimi: Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhen rrethanat dhe autorësia e ngjarjes së…

Source

Reshje shiu dhe ulje e ndjeshme e temperaturave, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu prej orëve të mesnatës, fillimisht në veriperëndim e pjesërisht në qendër të vendit, me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar deri në orët e para të ditës. Pas orëve të mëngjesit, reshjet do të vazhdojnë me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të…

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 29 korrik 2025

DASHI Ndodheni në një situatë të vështirë, ku duhet të tregoni vetëbesim, edhe pse ndiheni jo të sigurt. Mos lejo që emocionet e pasigurisë të të pushtojnë. Thirr fuqinë tënde të madhe dhe vazhdo përpara. DEMI Në fillim të ditës mund të ndiheni disi të pasigurt dhe të pavendosur. Megjithatë, gjatë ditës vetëbesimi yt do të rritet dhe do të ndjesh një forcë të madhe që vjen nga brenda teje.

Source

KQZ ndan mandatet për 3 qarqet e mbetura. Zegjineja e 12-a në Fier, Andia Ulliri s’ia merr dot vendin Ndojës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot shpërndarjen e mandative për qarqet e Fierit, Elbasanit dhe Durrësit. Zegjine Çaushi do të ulet në Kuvend në shtator edhe pse nga rinumërimi humbi me 10 vota diference me kandidaten Maldrita Bardho. Celibashi njohu dorëheqjen e Bardhos nga mandati duke ia dhënë zyrtarisht Çaushit. Ndërkohë, kërkesa e kandidates demokrate Andia Ulliri për t’ marrë…

Source

Berisha, kritika për kodin e ri: Burg për parkimin dysh, ky është kodi i përçudnive të mëdha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka folur për draftin i Kodit të ri Penal, i cili do të hidhet për diskutim publik. “Pa asnjë debat paraprak të gjerë, paraqesin këtu arkitekturën e plotë të kodit penal të diktaturës komuniste në raport me lirinë e fjalën dhe dënimin, trajtimin e qytetarëve. Sot me këtë kod, qytetari shqiptar dënohet me burg për një parkim…

Source

Hyri për t’u larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Ende asnjë shenjë jete për 57 vjeçarin portugez, i cili ka humbur lidhjen me miqtë pasditen e djeshme. Një skaf i Policisë Kufitare të Sarandës ka dalë mëngjesin e sotëm në kërkim të shtetasit portugez, Antonio Manuel Antunes Gonçalves, 57 vjeç, i cili ka humbur kontaktet me miqtë e tij prej pasdites të së dielës në orën 18:00. Kërkimet për të po kryhen edhe nga toka nga efektivë të…

Source

Rasti Vlorës nuk është punë rrugaçësh, është sistemi i të fortit

Dy burrecë që fryheshin si gjela përballë një fëmije në punë, janë pamja ekzakte e Shqipërisë prej disa dekadash: Të fortit – përballë të dobëtve Të veshurit me pushtet – përballë hallexhinjve Shteti – përballë qytetarëve Drejtësia – përballë atyre pa para Dhuna – përballë edukatës… Në çdo rast, për dekada me radhë kanë fituar të parët: ata që peshojnë një herë në njërën këmbë…

Source

Vrasja makabre e Anesti Ramës në Fier, mbërrijnë në gjykatë vajza dhe gruaja e viktimës dhe bashkëpunëtori i tyre

Tre të akuzuarit për vrasjen e Anesti Ramës kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Fier, për t’u njohur me masën e sigurisë. Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në fshatin Frashër të Patosit, ku viktima u dhunua për vdekje në banesën e tij. Të pandehurit janë Emanilda Rama (vajza e viktimës), Valbona Rama (bashkëshortja e tij), dhe Çlirim Dogani. Të tre akuzohen se kanë…

Source

❌