Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nokaut brutal/ Boksieri 20-vjeçar hedh në parket Dillian Whyte në raundin e parë

Moses Itauma ka dhuruar një spektakël të vërtetë në ring duke e mposhtur bindshëm Dillian Whyte.

Dueli i zhvilluar të shtunën në ANB Arena të Riadit, si pjesë e “Esports World Cup Fight Week”, zgjati më pak se dy minuta.

Vetëm 119 sekonda iu deshën 20-vjeçarit për ta detyruar gjyqtarin të ndalonte ndeshjen, pasi goditjet e fuqishme të tij nuk i lanë asnjë shans ish-kampionit britanik.

Ky sukses i shpejtë shënoi fitoren e 13-të radhazi për Itauman, i cili vazhdon të mbetet i pamposhtur në karrierën e tij profesionale./ D.C

Natë makthi për Neymar/ Santos pëson humbje të rëndë, edhe tifozët i kthejnë shpinën

Ishte një e diel makthi për Neymar dhe Santosin. Përpara një turme vendase në Vila Belmiro, skuadra e Santos pësoi një humbje të thellë 0-6 kundër Vasco da Gama në ligë.

Ky rezultat shënoi humbjen më të keqe në karrierën e yllit brazilian, pasi nuk ishte mposhtur kurrë me një diferencë të tillë (ai u lëndua në humbjen e famshme 7-1 të Brazilit në gjysmëfinale kundër Gjermanisë në Kupën e Botës 2014).

Ylli i mbrëmjes ishte Coutinho, i cili shënoi dy gola që e bënë humbjen e Santos edhe më të dhimbshme. Neymar, i paaftë të reagonte, u rrëzua në tokë në fishkëllimën e fundit dhe qau për një kohë të gjatë, i pangushëllueshëm pavarësisht përpjekjeve të shokëve të ekipit dhe madje edhe të trajnerit kundërshtar Fernando Diniz për ta inkurajuar.

Neymar chora após Santos 0 x 6 Vasco. pic.twitter.com/KaRa9LAz3U

— ge (@geglobo) August 17, 2025

“Ishte një turp. Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë në jetën time. Tifozët kanë të drejtë të na fyejnë”, pranoi numri 10 dukshëm i tronditur.

Humbja shkatërruese pati pasoja të menjëhershme. Cleber Xavier, në krye të ekipit që nga prilli, u shkarkua nga detyra e tij menjëherë. Drejtuesit e Santos, të protestuar tashmë nga tifozët, zgjodhën t’i jepnin fund një periudhe që kishte zgjatur vetëm katër muaj, duke e konsideruar poshtërimin kundër Vascos një pikë pa kthim.

Ndërkohë, skuadra po rrëshqet drejt zonës së rënies nga kategoria, në vendin e 15-të. Për Neymar, 33 vjeç, i cili u rikthye në Brazil mes pritshmërive të mëdha, por është penguar nga lëndimet, ky është një nga momentet më të vështira të karrierës së tij. Tani skuadra mund të mbështetet te Jorge Sampaoli./ D.C

A TORCIDA DO SANTOS VIROU DE COSTAS PRO JOGO

EM PROTESTO CONTRA O TIME

KKKKKKKKKKKKKKKKKKK

olha o que o Vasco está fazendo irmão pic.twitter.com/rC65qPWmQy

— Central do Braga (@CentralDoBrega) August 17, 2025

Wayne Rooney kritikon sulmuesin Alexander Isak: “Po shkon në rrugën e gabuar”

Wayne Rooney bëri debutimin e tij si komentator televiziv në Angli, duke lëshuar menjëherë fjalë të ashpra ndaj sulmuesit suedez Alexander Isak. Ish-kapiteni i Manchester United kritikoi hapur sjelljen e lojtarit, i cili aktualisht është në grevë pasi refuzoi të luante për Newcastle, duke u përpjekur ta detyronte për transferimin e tij te Liverpool.

“Refuzimi për t’u stërvitur do ta bëjë shumë të vështirë rikthimin e tij në fushë. Ka një problem me vetëbesimin; ai po shkon në rrugën e gabuar. Ndoshta nuk është i këshilluar mirë. Ekipi që përpiqet ta nënshkruajë atë, në këtë rast Liverpool, duhet të pyesë veten nëse ky është lloji i lojtarit që ata duan… dikush që braktis shokët e tij të ekipit dhe një klub të madh. Është një mundësi e mirë, por duhet të trajtohet siç duhet.”

Edhe Rooney kërkoi të largohej nga United në vitin 2010, me Chelsea në pritje, por ai theksoi ndryshimin:

“Ekziston një mënyrë e drejtë dhe një mënyrë e gabuar për ta bërë këtë. Kur kërkova të largohesha, nuk refuzova kurrë të stërvitesha ose të luaja. Sot, lojtarët japin gjithçka për klubin dhe tifozët, megjithatë shohim një lojtar tjetër që refuzon të luajë pavarësisht një kontrate trevjeçare dhe një page prej mbi 100,000 £ në javë. Kjo nuk mund të ndodhë.”/ D.C

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me 0 në “San Siro”, ndërsa shënuan Leao dhe Pulisic.

Ishte rikthim për Allegrin në “San Siro”, ndërsa e pa ndeshjen nga tribuna për shkak të pezullimit që kishte nga më përpara. Projekti i ri me Igli Tare nis kështu me sukses.

Debutuan edhe Ardon Jashari me Luka Modric. Për të dy pati duartrokitje të ngrohta nga tifozët. Lajmi i vetëm i keq ishte dëmtimi i Leaos, që la fushën e lojës pas 17 minutave lojë./ D.C

Arsenal e nis me fitore sezonin e ri ndaj United, Djajtë vazhdojnë “çalimin”

Arsenali ka fituar në transfertën e Manchester United. Sfida u vendos nga goli i vetëm i Calafiorit në minutën e 13-të. Për rastin në fjalë përgjegjësia kryesore ishte e portierit të United, Bayindir.

ANOTHER CORNER GOAL 1-0 FOR ARSENAL!!!

CALAFIORI SCORES!!! pic.twitter.com/Jst0W5Bf2p

— All About Spain 🇪🇸 (@AllAboutSpain) August 17, 2025

Dhe pse United u mundua të shkonte te barazimi, fati nuk ishte në anën e tyre. Skuadra e Amorim nuk shfrytëzoi disa momente të mira.

Në minutën e 89-të pati edhe pretendime për penallti nga ana e United. Për gjyqtarin dhe dhomën e VAR, gjithçka ishte e rregullt.

Kështu në përfundim të javës së parë, 3 pikë i përkasin skuadrës së Artetës. United ndërkohë e nis me zhgënjim në shtëpi./ D.C

Bologna arrin akord me interin për Asllanin, vendimi i takon mesfushorit kuqezi

Zhvillime pozitive sa i përket të ardhmes së Kristjan Asllanit, i cili duket gjithnjë e më larg Interit, Gazetari Gianluca Di Marzio bën të ditur se tashmë është klubi i Bolognës ai që po insiston për futbollistin e Kombëtare shqiptare.

Gazetari i njohur italian ka shpjeguar se kontaktet e fundit mes Bologna dhe Interit janë pozitive, duke caktuar parimisht një shifër për transferimin e lojtarit, me një përqindje të kartonit që u mbetet zikaltërve për një përfitim në një shitje të mundshme të ardhshme.

Tashmë është radha e akordit të Bolognës me futbollistin dhe nëse palët gjejnë gjuhën e përbashkët, nuk përjashtohet mundësia e transferimit të tij të shpejtë drejt klubit të ri, për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Vincenzo Italiano./ D.C

Samiti Trump-Putin në Alaska: Pa marrëveshje konkrete por me sinjale pozitive

Pas rreth tre orësh bisedimesh me dyer të mbyllura, presidentët Donald Trump dhe Vladimir Putin dolën para mediave në Anchorage, Alaska, për një konferencë për shtyp — ku nuk u lejuan pyetje.

Megjithëse nuk u arrit asnjë marrëveshje konkrete për paqe apo armëpushim në Ukrainë, të dy liderët dhanë sinjale për vazhdim të komunikimit dhe vullnet për negociata të mëtejshme.

Cfarë tha Donald Trump?

Asnjë marrëveshje konkrete: “Nuk ka marrëveshje derisa të ketë një të tillë,” tha Trump në fillim të deklaratës, duke pranuar mungesën e një rezultati të prekshëm.

Progres i papërcaktuar: “Bëmë përparim të madh,” tha ai, pa ofruar detaje. Ai u largua nga konferenca pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Shkëmbim ftesash me Putinin: Trump tha se “do të flasin sërish shumë shpejt” dhe u përgjigj me interes kur Putin e ftoi “herën tjetër në Moskë”, duke shtuar: “Do të kritikohem pak për këtë, por mund ta shoh të mundshme që të ndodhë.”

Cfarë tha Vladimir Putin?

Lufta lidhet me sigurinë ruse: “Situata në Ukrainë ka të bëjë me kërcënimet themelore për sigurinë tonë,” tha Putin, duke e konsideruar konfliktin si pasojë të mosadresimit të shqetësimeve strategjike të Rusisë.

Kërkesa për adresimin e “shkaqeve të konfliktit”: “Për ta bërë zgjidhjen të qëndrueshme dhe afatgjatë, duhet të eliminojmë të gjitha rrënjët e konfliktit,” u shpreh ai, duke nënkuptuar nevojën për një rikonfigurim të arkitekturës së sigurisë në Evropë.

Rusia e gatshme për bashkëpunim: “Ne jemi të përgatitur të punojmë për këtë. Shpresoj që marrëveshja që kemi arritur së bashku (me Trump) do të na ndihmojë të afrohemi me këtë qëllim.”

Përmendi sigurinë e Ukrainës: Putin theksoi se edhe siguria e Ukrainës duhet të garantohet në çdo marrëveshje të mundshme.

The post Samiti Trump-Putin në Alaska: Pa marrëveshje konkrete por me sinjale pozitive appeared first on Albeu.com.

E kryer/ Jadon Sancho arrin akord me skuadrën e Serie A

Jadon Sancho do të luajë në Serinë A. Sulmuesi anglez, ka pranuar ofertën që ka mbërritur në adresë të tij dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes.

Sanço ishte kthyer në objektiv të merkatos të skuadrave si Napoli e Juventusi, me bardhezinjtë sidomos të cilët kishin kërkuar me ngulm lojtarin duke qenë vazhdimisht në kontakt me të. Por ata u tërhoqën pasi mësuan për kërkesat ekonomike të futbollistit, i cili ka një rrogë prej 15 milionë eurosh bruto në vit te Manchester United.

Ajo që ka bërë lëvizjen e duhur ka qenë Roma, e cila ka bindur lojtarin me një kontratë pesëvjeçare, duke i ofruar një rrogë fikse prej 4,5 milionë eurosh neto në vit, plus bonuse të ndryshme që e rritin atë në mënyrë progresive deri në 6 milionë euro në sezon. Sancho ka thënë “po” dhe pritet në Itali, ndërsa Manchester United është i lumtur që e sheh të largohet. Në arkat e “djajve të kuq” do të derdhen 23 milionë euro, për formulën e cila parashikohet të jetë një huazim me detyrim blerje në fund të sezonit./ D.C

VIDEO/ Kishin ardhur në Tiranë për festë, shihni zhgënjimin e tifozëve të Hajdukut pas eliminimit nga Dinamo

Dinamo e Ilir Dajës shkruajti mbrëmë historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas triumfit 3 me 1.

Pavarësisht se bastet favorizonin kroatët dhe ishin të paktë ata që besonin te kryqytetasit, ata ja dolën të triumfonin në “Air Albania”.

Më të zhgënjyerit për këtë eliminim padyshim janë tifozët e shumtë të Hajdukut të cilët udhëtuan nga Kroacia në Shqipëri.

Të gjithë prisnin një festë të madhe pas mbylljes së sfidës, por Dinamo ua ngriu buzëqeshjen në fytyrë. “Torcida” nuk i përshëndeti farë lojtarët pas mbylljes së ndeshjes të cilët ikën menjëherë në dhomat e zhveshjes.

Tifozët thjesht qëndruan në tribuna me kokat ulura dhe pa këngë. (VIDEO)

The post VIDEO/ Kishin ardhur në Tiranë për festë, shihni zhgënjimin e tifozëve të Hajdukut pas eliminimit nga Dinamo appeared first on Albeu.com.

Presidenti Bardhi flet pas kualifikimit historik: “Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare”

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “ekstazë”. Pas triumfit historik ndaj Hajduk Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli me superlativa për trajnerin Daja dhe skuadrën e tij, teksa u shpreh:

“Unë ndenja deri në fund, kisha shumë besim tek ekipi, te çunat. Jemi përgatitur shumë dhe kisha shumë besim, që do ia dilnim. E mendoja këtë mbrëmjen. Arritja e Dajës ishte ajo që doja për të qenë në krye të Dinamos. Ishte njeriu i duhur, për të arritur këtu. Është një grup djemsh të mrekullueshëm. I përshëndes edhe iu them, forca Dinamo. Me Dajën do të shkojnë shumë larg.  

Daja ka firmosur kontratë 30 vjeçare me Dinamon. Ky është viti i dytë, i mungojnë edhe 29 të tjera. Jam shumë rehat. Është hera e parë që unë shikoj 120 minutat e Dinamos. Një nga provat që unë e kalova.  

Dinamos i takon të jetë gjithmonë pretendente për kampion. Gjithmonë objektivat e Dinamos do të jenë për të fituar kampionatin. Kemi bërë shumë gjëra për të bërë Dinamon e madhe, i bëj thirrje popullit dinamovit, që t’i bashkohen skuadrës. Janë gjithmonë të mrekullueshëm”, u shpreh presidenti Bardhi./ D.C

Dramë, lot dhe emocione/ Ilir Daja tregon çelësin e suksesit tek “blutë”

Ilir Daja është padyshim arkitekti ikualifikimit historik të Dinamos, në duelinndaj gjigantëve të Hajduk Split. Nëprononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku kryeqytetas ndër të tjera u shpreh:  

Të gjithë ishim të përlotur. Një mbrëmje historike për futbollin shqiptar, për historinë e Dinamos. Kishim përballë Hajdukun me 200 ndeshje në arenën Europianin. Kemi prezantuar në mënyrën më të mirë futbollin e klubeve të Shqipërisë. E merituan çunat, presidenti, ka qenë super korrekt. E meritojmë edhe ne si staf. Edhe puna jonë është pjesë e rezultatit në shumatoren që përmenda.  

Më duhet të dal nga vetja, përtej modestisë që më karakterizon. Do më vinte shumë keq. Në të gjithë ndeshjen, ishim me shumë raste në krahasim te Hajduku. Më bënte të besoja sjella e çunave në fushë. Filluam ta menaxhonim lojën, frika nuk është prezent, kur e menaxhon lojën. Në fund fare, jemi të lumtur që e bëmë historinë. Unë personalisht, e kam bërë njëherë historinë me Dinamo Zagrebin. 

Hajduku është një tjetër gjigant i futbollit kroat, me shumë histori. Të përballesh me kundërshtarë të nivelit të Hajdukut të Splitit dhe të kualifikohesh është një bonus shumë i madh psikologjik. Mund të bëjmë gjëra të mëdhaja si sot. Ky është bonusi më i madh. Nga ana psikologjike, lojtarët tonë hodhën një hap drejt personalitetit të shprehur në fushë. 

Të festojmë sot se na takon. Nesër do merremi me Jagellonian. E dimë që shkalla e vështirësisë është po aq e madhe sa ndaj Hajdukut. T’ia lemë fushës”, u shpreh Ilir Daja./ D.C

Egnatia largohet me kokën lartë, rrogozhinasit eliminohen në kohën shtesë ndaj Ljubjanës

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion, duke u eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një eliminim me shumë pengje, pasi ka dalë pas shtesave përballë Olimpija Ljubljanës.

Në sfidën në shtëpi, Egnatia kërkonte me çdo kusht fitoren pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë. Kështu rrogozhinasit shënuan 4 herë brenda 8 minutave të parë, por vetëm një gol, ai i Lushkjes, ishte i vlefshëm.

Rrogozhinasit vazhduan të sulmonin dhe dukeshin në kontroll, por një goditje këndi ndryshoi gjithçka dhe solli barazimin e miqve, të cilët fituan zemër dhe vunë nën trysni kampionen e Superiores. Në pjesën e dytë ata gjetën një tjetër gol dhe menjëherë pas tij Jahaja la ekipin e Egnatias me 10 lojtarë. Por Lushkja gjeti golin për të barazuar rezultatin e për të çuar sfidën në shtesa.

Aty Olimpija bëri diferencën me dy lojtarë nga stoli, Durdov e Blanko, të cilët shënuan në secilën nga kohët shtesë, duke mbyllur këtu rrugëtimin e Egnatias në këtë edicion në Europë./ D.C

HISTORIKE/ Dinamo mposht Hajdukun dhe kualifikohet në raundin final të Conference League

Mbëmje magjike në “Air Albania”! Dinamo e Ilir Dajës arrin të shkruaj historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas triumfit 3 me 1.  

Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1 me 0 falë golit të Zabërgjës. Dueli shkoi në shtesa, për shkak të triumfit me rezultatin 2 me 1 të kroatëve në duelin e parë.  

Në minutën e 99-të, kroatët vendosën përkohësisht baraspeshën me Karaçiç, ndërkohë që eurogoli i Qardakut dhe goli i Hekuran Berishës, në harkun kohor të 2 minutave, i siguruan kualifikimin madhështor skuadrës kryeqytetase./ D.C

Konferenca për shtyp e Jasharit, marrëveshja me Milanin e deri tek idhulli i fëmijërisë

Ardon Jashari ka folur për herë të parë si lojtar i Milanit në konferencën e tij të parë për media të enjten, duke ndarë mendimet e tij mbi transferimin, presionin dhe ambiciet me kuqezinjtë.

23-vjeçari iu bashkua Milanit nga Club Brugge për 37 milionë euro në gusht, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në Serie A këtë afat kalimtar.

Pavarësisht tarifës së lartë, Jashari tha se presioni është normal dhe se nuk e tremb. Ai gjithashtu shprehu besimin e tij në trajnerin Massimiliano Allegri.

“Ardhja në Milan është një ëndërr e bërë realitet për mua dhe familjen time. Është një nder ta vesh këtë fanellë. Historia e Milanit flet vetë. Kaq shumë lojtarë të shkëlqyer kanë dalë nga këtu. Pirlo ishte idhulli im si fëmijë. Kur isha më i vogël, më pëlqente të shikoja Milanin dhe Barcelonën. Kam qenë në ‘San Siro’ më parë dhe mezi pres të luaj këtu”, ka thënë fillimisht Jashari.

Negociatat midis Milanit dhe Club Brugge zgjatën javë të tëra dhe në disa momente dukeshin të vështira, duke e detyruar Jasharin të stërvitej individualisht për pjesën më të madhe të pushimit.

Ai tha se durimi ishte i nevojshëm pasi ishte një lojtar i rëndësishëm për Club Brugge.

“Sapo unë dhe Tare i nisëm bisedimet, qëllimet e mia ishin të qarta dhe ai më dha mbështetje të vazhdueshme. E dija që do të ishin negociata të vështira. Isha një lojtar i rëndësishëm për Club Brugge. Duhej të ishim të duruar. Ia dhashë fjalën klubit. Dua gjithashtu ta falënderoj Ibrahimovicin”, nënvzoi Jashari.

Jashari foli edhe për sezonin e tij të fundit në Belgjikë, i cili sipas tij ishte i suksesshëm, dhe për presionin e pritshëm te Milani.

“Presioni është normal te Milani dhe nuk më tremb. Do të punoj sa më shumë që të mundem dhe do të jap gjithçka nga vetja për ta shpërblyer besimin e klubit tek unë dhe për t’i bërë tifozët të lumtur”, pohoi mesfushori me prejardhje shqiptare.

Mesfushori kosovar ka ambicie të mëdha me Milanin, duk shprehur dëshirën për fitore.

“Në fushë ne duam të fitojmë, sepse është ajo që Milani e meriton. Dua të kontribuoj dhe t’ia jap energjinë time ekipit. Shpesh, ekipi që e dëshiron më shumë është ai që fiton. Ndihesha i lirë të luaja në Dublin, nuk kisha luajtur prej kohësh, por doja të lija një përshtypje të mirë. Ende kam shumë vend për përmirësim”, ka thënë Jashari.

Sa i përket pozicionit, Jashari e lë këtë vendim te trajneri Allegri.

“Allegri do ta vendosë këtë. Kam luajtur si 6 dhe 10, sepse mund të luaj në mbrojtje ose sulm. Gjëja më e rëndësishme është të mos pësosh gol, por padyshim, më pëlqen të shënoj dhe të asistoj”.

Ai shprehu gjithashtu entuziazmin për të luajtur përkrah Luka Modricit. “Do të jetë një privilegj të luaj përkrah një lojtari të nivelit të lartë si Luka Modric. Do ta shijoj dhe padyshim që do të më ndihmojë në zhvillimin tim.

Edhe Interi ishte në garë, duke tentuar në fund transferimin e mesfushorit, ai deklaroi se donte vetëm Milanin.

“Doja vetëm Milanin. E di sa i rëndësishëm është derbi për tifozët, por gjëja më e rëndësishme është ta çojmë Milanin përsëri në krye”, përfundoi Jashari./ D.C

VIDEO/ Zgjidhet kapiten i Sandërlendit, Granit Xhaka: Nder i madh për mua, kushdo që më njeh e di se çfarë të presë…

Granit Xhaka do të jetë kapiteni i ri i Sandërlendit. Ajo që ishte përfolur që nga mbërritja e tij në fund të korrikut, tani është konfirmuar nga klubi, i cili ia ka dhënë shiritin e kapitenit mesfushorit. 32-vjeçar zëvendëson Dan Neil dhe menjëherë ka marrë një rol qendror në ekip, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

Trajneri Regis Le Bris e shpjegoi zgjedhjen: “Graniti ka të gjitha cilësitë. Performanca e tij deri më tani ka qenë vërtet mbresëlënëse dhe mund ta shihni në fushë se ai është në një nivel shumë të lartë. Ata përreth tij e ndiejnë ndikimin e tij dhe aftësitë e tij udhëheqëse do të jenë thelbësore ndërsa ai përballet me një mjedis të ndryshëm dhe sfida të reja.”

Xhaka shprehu entuziazmin e tij për rolin: “Ndihem jashtëzakonisht krenar. Është një nder i madh të jem përkrah emrave kaq të mëdhenj që e kanë mbajtur tashmë këtë shirit në krah. Kushdo që më njeh e di se çfarë të presë. Unë jam dikush që kërkon shumë, jam fitues dhe dua të fitoj. Pres të njëjtën gjë nga shokët e mi të ekipit.”

Ai do të debutojë si kapiten të shtunën, kur Sandërlend luan në shtëpi kundër Uest Hem.

🫵 This is your captain speaking.

A message to you from Granit Xhaka 🗣️ pic.twitter.com/LR7uBooZRj

— Sunderland AFC (@SunderlandAFC) August 14, 2025

 

The post VIDEO/ Zgjidhet kapiten i Sandërlendit, Granit Xhaka: Nder i madh për mua, kushdo që më njeh e di se çfarë të presë… appeared first on Albeu.com.

Nga grekët punëtorë te krenaria e shqiptarit dhe idhujt Ramos e Brajant. Rrëfimi special i Enea Mihajt: Nëse nuk do isha futbollist…

Enea Mihaj ka nisur një aventurë të re në futbollin amerikan, ku i është bashkuar skuadrës së Atlanta Junajtid si shqiptari i parë që bëhet pjesë e saj. Dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka treguar pak nga vetja e tij për tifozët e skuadrës në një intervistë speciale për futbollin e jo vetëm.

A e mbani mend kujtimin tuaj më të hershëm duke luajtur futboll?
Është akademia e parë në të cilën mora pjesë. Ishte një fushë e vogël pesë me pesë. Ishte e këndshme. Luaja në të gjitha pozicionet e ndryshme.

Kush po të bie në sy në dhomën e zhveshjes deri tani si dikush me të cilin po shkon mirë?
Të gjithë djemtë janë miqësorë me mua. Të gjithë më qëndrojnë shumë afër.

Nëse nuk do të ishe futbollist profesionist, çfarë do të ishe duke bërë dhe pse?
Diçka që ka lidhje me natyrën. Nuk e di saktësisht se çfarë, por më pëlqen natyra. Unë ndjej lidhje me natyrën.

Si ka ndikuar rritja në Greqi në lojën e futbollit?
Në Greqi, janë punëtorë të palodhur. Lojtarët, duan me të vërtetë t;ia dalin. Kjo është gjithashtu diçka që vjen edhe nga vendi im. Ka lojtarë që janë gjithmonë të uritur për të t’ia dalë dhe për të punuar. Kjo është ajo që më ndikoi mua nga Greqia.

Meqenëse je në Shtetet e Bashkuara për herë të parë në jetën tënde, çfarë mezi pret të bësh në SHBA?
Përpiqem t’i kuptoj njerëzit, çfarë mendojnë, si është jeta e tyre. Gjithashtu, në Atlanta, mezi pres të vizitoj parqe të bukura.

Nëse gruaja jote do të të humbiste në një dyqan ushqimor, ku ka më shumë gjasa të të gjejë?
Nëse më humbet mua, ndoshta do të jem jashtë dyqanit. Ka diçka që nuk më pëlqen atje, kështu që dal.

Çfarë është një gjë pa të cilën nuk mund të jetosh?
Fëmija im.

Je një baba i ri dhe e ke balancuar këtë me një transferim në SHBA dhe fillimin tënd me një klub të ri. Si po i balancon të gjitha këto detyrime?
Është një gjë e vështirë, por gruaja ime kryesisht po ia del shumë mirë. Nga ana ime, përpiqem kur shkoj në shtëpi të ndihmoj duke luajtur me djalin tim.

Cilat janë disa nga ritualet e tua para ndeshjes?
Pak lexim, ndonjëherë analizoj gjëra specifike për kundërshtarin dhe bëj disa vizualizime rreth asaj me të cilën do të përballem në lojë.

Cili është një nga vaktet tuaja të preferuara?
Pulë dhe makarona ditën e ndeshjes. Një ditë më parë, patate të ëmbla, pulë, mish viçi ose peshk.

Ishe kapiten në klubin tënd të mëparshëm, Famalikao. Pse mendon se të është dhënë ky nder?
Sepse në momentet e vështira isha atje, dhe në momentet e mira isha pas klubit.

Cilët janë idhujt e tu, qoftë në futboll apo në jetë në përgjithësi?
Kobi Brajant dhe Serxho Ramos.

Ke jetuar kudo gjatë karrierës tënde, sa gjuhë ke mësuar në rrugëtim?
Unë kuptoj spanjisht dhe flas disa fjalë, por jo shumë gjëra. Flas greqisht, shqip, anglisht dhe portugalisht.

Çfarë krenarie mbart si shqiptar?
Krenari e madhe. Ndihem krenar nga prindërit e mi, sepse ata u detyruan të transferoheshin në një vend tjetër për të më dhënë një jetë më të mirë. Kjo është diçka që më bën të ndihem krenar për ta dhe vendin. Ne jemi një vend i vogël në numër, por jemi njerëz që synojmë, në futboll dhe në jetë, të përmirësohemi. Kjo është diçka që më bën krenar.

Cilat janë disa nga kujtimet tuaja të preferuara duke luajtur me ekipin kombëtar të Shqipërisë?
Më e preferuara ishte një ndeshje kundër Polonisë në kualifikueset për Kampionatin Europian. E dyta ishte kur luajtëm kundër Italisë në Kampionatin Europian. Nuk isha në formacionin titullar, por ishte diçka e pabesueshme.

Nëse do t’i jepnit vetes tuaj më të ri një këshillë, cila do të ishte?
Analizon ndeshjet tuaja, analizo ndeshje të tjera. Shih futboll, përpiqu të mësosh nga futbolli me gjithçka.

Çfarë doni që tifozët të dinë për ju?
Se jam këtu për të dhënë gjithçka për ta dhe për klubin, për t’i bërë krenarë.

PANORAMASPORT.AL

The post Nga grekët punëtorë te krenaria e shqiptarit dhe idhujt Ramos e Brajant. Rrëfimi special i Enea Mihajt: Nëse nuk do isha futbollist… appeared first on Albeu.com.

ZYRTARE/ Sot feston 18-vjetorin e lindjes, mesfushori merr dhuratën më të bukur. Firmos për 6 vite me Realin

Franko Mastantuono është zyrtarisht lojtar i Real Madridit. Presidenti i klubit, Florentino Perez, e mirëpriti atë në sallën e shtypit të Real Madridit ku nënshkroi një kontratë që do ta lidhë atë me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme.

Pas nënshkrimit, Mastantuonos iu dhurua një replikë e stadiumit, një orë dore dhe një fanellë që mbante emrin dhe numrin e tij 30.

Ditët e fundit, ish-lojtari i River Plate ka publikuar disa deklarata rreth aventurës së tij të re spanjolle:

“Është një moment shumë i veçantë në jetën dhe karrierën time. Mendoj se këtë vit kanë ndodhur shumë gjëra që më kanë ndikuar, si lojtar dhe si person. Të bashkohem me Real Madridin është një ëndërr e bërë realitet. Gjithmonë kam thënë se ëndrra ime ishte të luaja në Evropë, por padyshim që gjithmonë kam ëndërruar për gjënë më të madhe: Real Madridin. Është e pabesueshme që kjo ka ndodhur vërtet.”

The post ZYRTARE/ Sot feston 18-vjetorin e lindjes, mesfushori merr dhuratën më të bukur. Firmos për 6 vite me Realin appeared first on Albeu.com.

Largimi i Jack Grealish, Man. City i beson fanellën me numrin 10-të talentit francez

Manchester City i ka dorëzuar zyrtarisht fanellën ikonike me numër 10 lojtarit të ri Rayan Cherki, pas huazimit të Jack Grealish te Evertoni.

Talenti 21-vjeçar francez iu bashkua Cityt nga Lyon për 36 milionë euro (30.5 milionë funte), me bonuse të mundshme të përfshira në marrëveshje.

Transferimi i tij u finalizua pak para fillimit të sezonit të ri dhe Cherki pritet të ketë një rol kyç në skuadrën e rifreskuar të Pep Guardiolës

Me largimin e Grealish drejt Evertonit në kërkim të më shumë minutave, City synon që Cherki të sjellë energji, kreativitet dhe dinamizëm të freskët në repartin ofensiv.

Ky hap tregon besimin e klubit tek potenciali i Cherkit për të ndjekur gjurmët e emrave të mëdhenj që kanë veshur numrin 10 në Etihad./ D.C

Our new number 10 🆕💫 pic.twitter.com/r8Hx6WtlSY

— Manchester City (@ManCity) August 14, 2025

Gjest i madh nga Chelsea, një pjesë e fitimeve nga Botërori për familjarët e Diogo Jotas

Chelsea ka vendosur të dhurojë një pjesë të fondit të bonuseve të Kupës së Botës për Klube për familjen e futbollistëve të ndjerë Diogo Jota dhe Andre Silva, sipas raportimeve të The Athletic.

Klubi fitoi mbi 114 milionë dollarë pas pjesëmarrjes në turneun e korrikut, duke siguruar një fitim të konsiderueshëm financiar. Nga kjo shumë, klubi londinez la mënjanë 15.5 milionë dollarë në formë bonuse për futbollistët e tyre.

Lojtarët dhe zyrtarët e klubit ranë dakord të kontribuonin një pjesë të barabartë nga ky fond për familjen e Diogo Jotas. Ky gjest tregon solidaritetin e komunitetit të futbollit në një periudhë zie dhe humbjeje të madhe./ D.C

27 vatra zjarri aktive, situatë e rëndë në jug. Evakuohen banorët në Delvinë, Rrogozhinë, Poliçan, Tepelenë, digjen banesat në disa zona

Zjarret e fuqishme që kanë përfshirë vendin kanë detyruar evakuimin e qindra banorëve dhe kanë shkaktuar djegien e disa banesave e stallave të bagëtive.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, deri në orët e mbrëmjes së 12 gushtit janë raportuar 34 vatra, prej të cilave 27 mbeten aktive dhe 7 nën monitorim. Situata më e rëndë është në jug të vendit, ku flakët rrezikojnë zona të mbrojtura, infrastrukturë dhe qendra të banuara.

Qarku Vlorë – Vatra të mëdha në Bashkinë Delvinë, Sevaster, Mesaplik, Dropull, Parkun e “Rëzom”, zonën e Orikumit dhe qytetin e Vlorës. Në disa fshatra ka nisur evakuimi i banorëve. Operacionet po kryhen nga forcat zjarrfikëse vendase dhe ndërhyrja nga ajri me helikopterë dhe avionë të huaj.

Bashkia Delvinë – Zjarri i nisur në Finiq ka kaluar në territorin e Delvinës, duke rrezikuar edhe qytetin, pas fshatrave  Pecë, Kranë, Krongj, Kardhikaq dhe Sirakat. Po vijon evakuimi i banorëve në zonat e rrezikuara. Në terren kanë operuar helikopteri i FA-së, 2 avionë grekë PZL, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak. Bashkia Delvinë po hap breza mbrojtës me skrepa, ndërsa kërkohet mbështetje shtesë nga ajri për shkak të riskut të lartë.

Fshati Sevaster, Nj. A. Sevaster – Në terren ndodhet mjeti zjarrfikës i Selenicës me efektivët e tij. Flakët, të favorizuara nga era dhe terreni, po rrezikojnë disa banesa. Ka nisur evakuimi i banorëve.

Fshati Mesaplik, Nj. A. Brataj – Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar banesa. Forcat zjarrfikëse të Vlorës po ndërhyjnë me mjete dhe efektivë, ndërkohë që po vijon evakuimi i banorëve.

Bashkia Dropull – Zjarri i ardhur nga Finiqi është shtrirë nga lartësitë mbi fshatin Goric deri në fshatin Dhuvjan (ish-reparti ushtarak i Leftokaresë). 20 forca të bashkisë Dropull po e mbajnë nën monitorim. Nuk ka rrezik për banesat.

Parku i “Rëzom” – Maja e “Lucës” – Vatra në sipërfaqe me shkurre e pyll vazhdon aktive. Terreni i thyer nuk lejon ndërhyrje me mjete, por AdZM do të kryejë ndërhyrje në orët e para të mëngjesit.

Lagjja “15 Tetori”, Vlora – Vatër aktive në kodrën pas bashkisë. Në terren ndodhet 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë.

Rrethrrotullimi i Orikumit – Vatër aktive, ku po ndërhyhet me 1 mjet zjarrfikës dhe 3 efektivë.

Qarku Berat – Situatë kritike në Poliçan, ku zjarret kanë përfshirë fshatra dhe Rezervatin e Mbrojtur “Balloll”. Në disa zona është kryer evakuimi i banorëve.

Fshati Rehovë – Poliçan – Riaktivizim me përmasa të mëdha, që po prek fshatrat Rehovë, Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik e Panarit, si dhe Rezervatin e Mbrojtur “Balloll”. Kërkohet ndërhyrje nga ajri.

Në fshatin Vokopolë  u evakuuan banorët. Në vendngjarje janë edhe efektivë të FA dhe forca nga bashkitë përreth. Situata është kritike.

Fshati Mbrakull – Poliçan – Zjarri ka kaluar pranë ujësjellësit dhe qytetit. Po punojnë 35 forca FA, 65 forca MZSH, 15 forca bashkiake dhe mjetet zjarrfikëse të zonës.

Fshati Velçan – Sinjë – Vatër nën monitorim.

Fshati Orizaj – Qendër Skrapar – Zjarr në sipërfaqe me shkurre, po monitorohet.

Qarku Dibër– Vatra të mëdha në Ternovë dhe Biz, si dhe në fshatra të Bulqizës, Klosit e Luznisë.

Ternovë, Zerqan – Bulqizë – Zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Po punojnë forcat e MZSH-së, pyjores, bashkisë dhe kompanive minerare, si dhe 30 trupa FA.

Mali me Gropa, Biz – Martanesh – Vatër në zonë të mbrojtur, larg zonave të banuara. Monitorim nga AdZM dhe njësia vendore.

Fshati Luzni – Zjarri rrezikoi banesat, por forcat operacionale arritën ta vendosin nën kontroll.

Xibër Murriz – Klos – Vatër nën monitorim, pa rrezik.

Qarku Tiranë – Zjarre pranë banesave në Spanesh, Ferraj, Zall-Herr, Vaqarr dhe Pezë Helmës, ku janë kryer evakuime.

Spanesh – Rrogozhinë – Zjarri pranë banesave, është kryer evakuim i banorëve.

Ferraj dhe Zall-Herr – Tiranë – Forcat zjarrfikëse dhe APR po punojnë për izolimin.

Damjan dhe Isufaj – Vaqarr – Vatra e madhe po përparon drejt Pezë Helmës. Po ndërhyhet me 20 forca zjarrfikëse dhe mjete.

Mali i Bërzhitës – Ibë – Vatra aktive, pa rrezik të menjëhershëm.

Qarku Gjirokastër – Në Hormovë, Koshtan dhe Turan, flakët kanë dëmtuar banesa dhe stalla bagëtish, duke detyruar zhvendosjen e banorëve.

Hormovë – Tepelenë – Zjarri rrezikon banesat, është kryer evakuimi i banorëve. Ndërsa të gjitha strukturat janë në terren.

Koshtan – Memaliaj. Zjarri ka përhapje të madhe. Banorët janë evakuuar, por 3 banesa janë përfshirë nga zjarri. Forcat zjarrfikëse me mjetin zjarrfikës si dhe forca vullnetare dhe Policia e Shtetit janë pozicionuar në sheshin e Teqesë dhe po punojnë për të ruajtur banesat e tjera.

Turan – Tepelenë – Janë djegur dy stalla bagëtish. Po punojnë forcat tokësore dhe ajrore.

Qarku Elbasan Situatë e rënduar në Gramsh, me rrugë të bllokuara dhe banorë të evakuuar.

Kullollas – Gramsh – Situatë e rënduar, banorët janë evakuuar. Për shkak të flakëve janë bllokuar edhe disa rrugë që lidhin fshatrat. Në bashkinë Gramsh janë marrë masa për strehimin e banorëve të evakuuar.

Mukaj dhe Sojnik – Gramsh – Situatë problematike. Mbi 150 forca po punojnë për izolimin e zjarrit në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Është kërkuar ndërhyrja me 50 forca operacionale FA. Në terren janë edhe forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit afër fshatit Snosëm e Sojnik, të shoqëruara edhe nga punonjës bashkiak e banorë të zonës.

Qarku Shkodër Në Fushë Arrëz e Velipojë po punohet me mbi 170 forca për shuarjen e flakëve.

Xath – Fushë Arrëz – Po ndërhyhet me mbi 170 forca dhe mjete. Falë ndërhyrjes së koordinuar, deri tani është bërë i mundur shpëtimi i banesave që ishin në rrezik në fshatrat Xhath dhe Flet. Aktualisht po punohet me intensitet të lartë për izolimin dhe shuarjen e vatrave në disa drejtime, megjithë terrenin e vështirë.

Baks–Rrjoll – Velipojë – Vatër në kallamishte, po punohet për shuarjen.

Qyteti i Pukës – Vatra në kontroll.

Ura e Shtrejtë – Postribë – Monitorim i vazhdueshëm.

Qarku Kukës

Gegaj – Tropojë – Vatër e izoluar, pa rrezik për banesat.

Parku i Monellës – Kukës – Vatër nën monitorim.

Qarku Korçë

Gërmenj – Leskovik – Zjarri në Parkun Natyror vijon aktiv, po monitorohet.

Qarku Fier

Gjonc-Selisht – Cakran – Vatër e vendosur nën kontroll, monitorim.

Bashkia Lushnje – Vatër e re, po ndërhyhet me forcat zjarrfikëse të Divjakës.

/rtsh.al/

The post 27 vatra zjarri aktive, situatë e rëndë në jug. Evakuohen banorët në Delvinë, Rrogozhinë, Poliçan, Tepelenë, digjen banesat në disa zona appeared first on Albeu.com.

❌