Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjykimi i “Shteklit” dhe grupit të tij, shtyhet për më 7 gusht

Fillimi i procesit gjyqësor për Rade Trajkovski-Shtekli dhe nëntë persona tjerë të akuzuar për tregti me drogë shtyhet për më 7 gusht për shkak të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Rade Trajkovski-Shtekli.

Siç informon gjyqtari Ilija Tërpkov, Trajkovski në mëngjes ishte i pakomunikueshëm dhe i çorientuar, prandaj urgjentisht duhej të transferohet në Qendrën Klinike. Sulme të tilla, siç plotësoi, kishte edhe gjatë ditës së djeshme.

Seanca e sotme, e caktuar për në orën 10, së pari ishte shtyrë për në 11. Por edhe pas shtyrjes, i pandehuri ende nuk ishte dërguar në spital.

“Nga burgu morëm informacion se i pandehuri ende nuk është dërguar në spital, sepse presin asistim nga MPB. Duke qenë se ai ende nuk është dërguar dhe gjykata nuk mund të presë tërë ditën për t’u dërguar në mjek i pandehuri, gjykimi shtyhet për më 7 gusht”, tha gjyqtari Tërpkov.

Pas shtyrjes, prokurorja Verica Berzhecka Kërsteva, ka informuar se në ndërkohë, Shtekli ka dorëzuar raport psikiatrik se nuk është i aftë të ndjekë gjykimet, ndërsa prokurorja informoi se edhe Prokuroria do të kryejë ekspertizë në lidhje me atë rrethanë dhe do të kërkojë mbledhje përgatitore për të krahasuar ekspertizat.

Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dorëzoi aktakuzë kundër 10 personave për shitje të drogës, kryesisht në lagjen e Shkupit, Aerodrom.

Hetimi ka zgjatur pothuajse një vit dhe përfshinte masa të veçanta hetuese. Së pari janë përfshirë 16 persona, por shtatë prej tyre kanë lidhur marrëveshje dhe kanë marrë dënime me burg prej 3 deri 3,5 vjet.

Siç njoftuan paraprakisht nga Prokuroria, grupi është organizuar mirë, me role qartë të ndara – nga furnizimi deri te shitja e kokainës dhe marihuanës.

Sipas hetimit, droga është ruajtur në banesa me qira, ndërsa është shitur me çmim prej 4.500 deri 6.000 denarë për një gramë kokainë dhe 200 deri 300 denarë për një gramë marihuanë. Ata kanë komunikuar përmes Snapchat-it, ndërsa dëshmi të rëndësishme ishin marrë përmes sistemit “Cellebrite” për analizë të telefonave, donacion nga SHBA.

The post Gjykimi i “Shteklit” dhe grupit të tij, shtyhet për më 7 gusht appeared first on Telegrafi.

Rasti “Onkologjia”, gjykimi do të vazhdojë më 5 shtator

Procesi gjyqësor kundër katër mjekëve onkologë, në mesin e të cilëve edhe ish-drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev për mjekim të pandërgjegjshëm të pacientëve, në lëndën “Onkologjia”, u shty për më 5 shtator për shkak të mungesës së të akuzuarës së dytë, Meri Peshevska.

Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot në bankën e të akuzuarve u ul i akuzuari i parë Nikolla Vasev dhe dy të akuzuar të tjerë onkologë Simonida Cërvenkovska dhe Dragan Jakimovski, përderisa për Peshevskën avokati i saj, Jovica Strashevski në Gjykatë dorëzoi dokumentacion mjekësor nga 10 korriku dhe kërkesë për shtyrjen e seancës së sotme.

Mbrojtja, para fillimit të seancës së sotme, dorëzoi plotësim të dëshmive me të cilat kontestohen ekspertizat në Prokurori.

Avokati i Nino Vasevit, në Gjykatë ka dorëzuar dëshmi plotësuese, me të cilën, siç theksoi, dëshmohet se personi Maja Radnik, nuk ka status të ekspertit gjyqësor në Slloveni.

“Vlerësoj se dëshmitë e siguruara nga Prokuroria të cilat kanë të bëjnë me ekspertizën nga Sllovenia duhet të ndahen dhe të mos vlerësohen në procedurë”, reagoi avokati.

Prokurorja publike Ana Gogovska Jakimovska, për këtë theksoi se Aktakuza e kaloi procedurën për vlerësim dhe është e paqartë pse kjo nuk ishte theksuar në atë pjesë.

“Në këtë rast konkret, Serbisë dhe Sllovenisë i është dërguar një letër kërkese, e cila siguron ligjshmërinë e dëshmive. Nuk kontestohet përmbajtja e raporteve të ekspertëve, por procedura. Unë besoj se pretendime të tilla nga mbrojtja janë të pakuptimta, pasi ato kanë kaluar nëpër fazën e vlerësimit të aktakuzës”, deklaroi prokurorja Gogovska Jakimovska.

Gjykatësja Snezhana Markovska, e cila e udhëheq lëndën, pranoi kërkesën për shtyrjen e seancës së sotme për shkak të mungesës së të akuzuarit të dytë, dhe me qëllim, siç deklaroi edhe Gjykata të njihet me kërkesat e mbrojtjes për të hedhur poshtë disa nga dëshmitë e siguruara nga Prokuroria.

Sipas aktakuzës I akuzuari i parë, Vasev si drejtor i Klinikës, në bashkëveprim me mjek tjetër të repartit të njëjtë, akuzohet se ka kryer “vepra të rënda të vazhdueshme kundër shëndetit të njerëzve dhe mjekim të pandërgjegjshëm të të sëmurëve”.

Në aktakuzë thuhet se ekspertiza mjekësore ka përcaktuar se te 29 pacientë, i akuzuari i parë ka zbatuar një metodë trajtimi padyshim të papërshtatshme dhe, në kundërshtim me udhëzimet aktuale onkologjike, me devijime në dozë dhe në fazën e trajtimit, ka dhënë ilaçe nga gjenerata të reja të barnave të synuara dhe imunoterapike, duke dëmtuar rëndë shëndetin e pacientëve. Në disa raste, kjo është bërë e mundur nga e akuzuara e dytë, e cila i ka vënë në dispozicion atij faksimilen e saj me të cilin ai miratoi dhe përshkroi terapinë dhe emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e saj me të cilët ai rinovoi terapinë në sistemin HIS të Institucionit Publik Shëndetësor Klinika Universitare për Onkologji dhe Radioterapi.

Dy mjekët e tjerë akuzohen për veprën themelore penale “mjekim pandërgjegjshëm i të sëmurëve”, e kryer si vepër e vazhdueshme penale.

Në bazë të historive mjekësore të këtyre dy mjekëve të akuzuar, është përcaktuar se ata kanë përshkruar terapi me ilaçe të gjeneratës së re të synuara dhe imunoterapie gjatë fazës së trajtimit, kur ishte shumë e qartë se pacientët nuk do të përfitonin fare nga një ilaç i tillë për shkak të gjendjes së tyre të dobët shëndetësore dhe mungesës së kohës për zhvillimin e mekanizmit të veprimit, pa specifikuar peshën dhe gjatësinë trupore të pacientëve, me devijime në dozë, të cilat e përkeqësuan më tej gjendjen e tyre.

Në rastin “Onkologjia”, prokuroria ngriti një aktakuzë tjetër, e cila është ende në shqyrtim nga Gjykata Penale, dhe ka të bëjë me punën ekonomike të Klinikës, në të cilën ish-drejtori Vasev është gjithashtu i akuzuari i parë, së bashku me ish-drejtorin ekonomik të Klinikës. Dy drejtorët akuzohen për keqpërdorim detyre, mashtrim dhe përvetësim në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2022, gjatë së cilës i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej mbi 2,2 miliardë denarësh përmes procedurave të paligjshme për furnizimin e ilaçeve. Vasev dhe Nuhi u dënuan me 30 ditë paraburgim për këtë rast më 20 qershor të këtij viti.

Në aktakuzë qëndron se ata, në kundërshtim me ligjet dhe pa dokumentacion të vlefshëm, mundësuan pagesa nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor, me çka furnizuesit përfituan mbi 430 milionë denarë. Gjithashtu, drejtori mjekësor në mënyrë fiktive ka paguar ilaçe dhe ka përvetësuar një pjesë të tyre, me çka personalisht ka përfituar materialisht të paktën 13 milionë denarë.

Hetimin PTHP Shkup e përfundoi më 22 maj të këtij viti dhe në Penale parashtroi dy akuza për lëndën “Onkologjia”.

The post Rasti “Onkologjia”, gjykimi do të vazhdojë më 5 shtator appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Le të zgjedhë Komisioni Europian këshillin gjyqësor dhe prokurorët, thjesht t’i largojë këta që janë aktual

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot ka komentuar raportin e KE-së për vendin, ku theksohet se pushteti ekzekutiv ushtron presion mbi gjyqësorin dhe drejtësinë. Kryeministri për këtë doli me kundërpropozim ku tha se le të vijë Komisioni Europian dhe të zgjedhë një Këshill Gjyqësor dhe prokurorë, thjesht le t’i largojë këta.

Le të vijë Komisioni Evropian dhe le të zgjedhë një këshill gjyqësor dhe prokurorë, ne do të punojmë me ta. Vetëm le t’i largojnë këta, unë nuk kam pse të bëj asgjë, vetëm le t’i largojnë këta, le t’i zgjedhin ata. Çdo seancë e këshillit gjyqësor është skandal pas skandali, le t’i zgjedhin ata, ne nuk ndërhyjmë“, tha Mickoski, duke komentuar pretendimet e raportit në të cilin u vu re qartë ndërhyrja e autoriteteve të tjera në pushtetin gjyqësor.

Ai tha se gjyqësori në vend ka besueshmëri vetëm dy përqind, ndërsa vazhdon të shpenzojnë nga buxheti i shtetit.

Unë u tërhoqa. E shihni që nuk po bëjmë asgjë. Ne votuam për një interpelancë, ata me një vlerësim prej dy përqind vazhduan të shpenzonin buxhetin në shpinën tuaj me dy deri në tre mijë euro. Kaq kanë ata dy përqind. Nëse do të kisha një vlerësim prej dy përqind, do të largohesha vetë. Nuk kam fuqinë t’i detyroj të largohen që andej. Tani do të presim që mandatet e tyre të skadojnë dhe do t’i zëvendësojmë me të tjerë.

Ndërkohë, po bëjmë ndryshime në zgjidhjet ligjore që janë pjesë e planit të rritjes dhe axhendës së reformave dhe ato duhet të përfundojnë deri në fund të këtij viti. Javën tjetër kam një takim me Ministrin e Drejtësisë për të parë se ku jemi.

Kemi shumë zgjidhje ligjore që janë në proces dhe le të fillojmë t’i miratojmë ngadalë një nga një në Kuvend. E njëjta gjë vlen edhe për prokurorin. Vlerësimi i tyre është 0.1, 0.2, 0.5. Nëse flasim për drejtësi dhe nëse ata mendojnë se këta njerëz duhet të sjellin drejtësi, nuk e di kush në Maqedoni beson se ata mund të sjellin drejtësi“, tha Mickoski dhe doli me kundërpropozimin për KE-në./Telegrafi/

The post Mickoski: Le të zgjedhë Komisioni Europian këshillin gjyqësor dhe prokurorët, thjesht t’i largojë këta që janë aktual appeared first on Telegrafi.

KE vlerëson se pushteti ekzekutiv ndërhyn dhe ushtron presion mbi gjyqësorin në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Evropian, në Raportin e tij për Sundimin e Ligjit të vitit 2025, vëren se iniciativa e Qeverisë për “masa të forta” në gjyqësor, si pjesë e luftës kundër korrupsionit, ka ngritur shqetësime serioze në lidhje me respektimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe parimin e ndarjes së pushteteve. Dokumenti i Komisionit Evropian i referohet edhe procedurës për shkarkimin e Prokurorit Publik të Shtetit Ljupço Kocevski, e cila u iniciua nga Qeveria në mars të këtij viti.

Kjo, siç thuhet në Raport, zbuloi mangësi në normat ligjore për shkarkimin, por edhe një rrezik politizimi, njofton “360 stepeni”.

Dokumenti i Komisionit Evropian gjithashtu i referohet procedurës për shkarkimin e Prokurorit Publik të Shtetit Ljupço Kocevski, e cila u iniciua nga Qeveria në mars të këtij viti. Kjo, siç thuhet në Raport, zbuloi mangësi në normat ligjore për shkarkim, por edhe një rrezik politizimi.

Është interesante që Komisioni Evropian vëren se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) vazhdon të përqendrohet në parandalimin dhe bashkëpunimin institucional, por është më pak aktiv në zbulimin dhe raportimin e rasteve të korrupsionit. Sipas raportit, Komisioni Kundër Korrupsionit, i cili ka funksionuar sipas një strukture të re që nga fillimi i vitit të kaluar, shpesh mbështetet në raportet e medias për të identifikuar rastet e mundshme të korrupsionit.

Pavarësia e gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit mbeten plagë të hapura në mjedisin më të gjerë shoqëror të Maqedonisë së Veriut, pavarësisht përpjekjeve të deklaruara të autoriteteve dhe reformave të vazhdueshme për të përmirësuar situatën. Kështu mund të përmblidhen në një fjali vërejtjet dhe vëzhgimet e vërejtura në Raportin e ri të Komisionit Evropian (KE) mbi Sundimin e Ligjit në vend për vitin 2025, të publikuar dje.

Bëhet fjalë për raportin e organit ekzekutiv të Bashkimit Evropian, pasi vitin e kaluar Komisioni përfshiu Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë për herë të parë në raportet speciale që analizojnë situatën me sundimin e ligjit në nivelin e Bashkimit Evropian.

“Maqedonia e Veriut vazhdon të zbatojë reformat e saj gjyqësore”, thuhet në rreshtin e parë të përmbledhjes së raportit.

Megjithatë, në rreshtin e dyti menjëherë thotë se “ndërhyrja dhe presioni nga autoritetet e tjera shtetërore ngrenë shqetësime serioze në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit”.

Raporti trajton në detaje ngjarjet që kanë shënuar dhe ndikuar në situatën në gjyqësor gjatë vitit të kaluar, domethënë që nga korriku i vitit 2024, dhe që përkojnë me ardhjen e qeverisë së re të udhëhequr nga OBRM-PDUKM, por gjithashtu shikon prapa në vendimet e marra më parë dhe pasojat negative të të cilave ende ndihen në gjyqësor, veçanërisht në fushën e ushtrimit të drejtësisë./Telegrafi/

The post KE vlerëson se pushteti ekzekutiv ndërhyn dhe ushtron presion mbi gjyqësorin në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Gjykatësja Daniella Dimovska, u.d. kryetare e re e Gjykatës Penale në Shkup

Gjykatësja Daniella Dimovska është zgjedhur u.d kryetare e re e Gjykatës Themelore Penale Shkup. Vendimi u mor në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor.

Përveç saj për ushtrues detyre kryetarë deri në zgjedhjen përfundimtare janë zgjedhur Eljesa Aliji për Gjykatën Themelore të Gostivarit, për Gjykatën Themelore të Dibrës, Mersim Marku dhe për Gjykatën Themelore të Sveti Nikollës, Valentina Burevska të cilët do të fillojnë detyrat e tyre më 6 korrik të këtij viti.

Në diskutimin për zgjedhjen e kryetarëve të përkohshëm të Gjykatës Themelore Penale Shkup, pas largimit të Ivan Xholevit në Gjykatën e Apelit, Këshilli Gjyqësor shqyrtoi raportin e koordinatores Danka Ristova. Ajo në arsyetimin e saj tha se procedura për zgjedhjen është e kontestueshme për shkak të mënyrës së vlerësimit dhe se nuk janë plotësisht të harmonizuara dispozitat për emërimin e u.d kryetarëve. Propozimi i saj për ud. kryetare të Gjykatës Themelore Penale Shkup nga koordinatorja Ristova ishte Daniella Dimovska e cila u mbështet me shumicën e votave.

Këshilli gjyqësor në seancën e sotme shkarkoi gjyqtarët porotë në gjykatën e Sveti Nikollës, Gjykatën Themelore Penale Shkup dhe Gjykatën Themelore Civile Shkup të cilëve u skadoi mandati.

Këshilli miratoi edhe vendimin për formimin e komisioneve për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacioneve për zgjedhjen e kryetarëve të gjykatave në Dibër, Gostivar dhe Sveti Nikollë, të cilët do të drejtojnë procedurën e mëtejshme.

Pas propozimit të anëtarit të Këshillit, Selim Ademi dhe koordinatorit kompetent, Këshilli gjyqësor solli vendim me të cilën në afat prej një viti delegohet gjyqtari Dragan Jakovleski nga Gjykata Themelore e Manastirit në Gjykatën Themelore të Prilepit.

The post Gjykatësja Daniella Dimovska, u.d. kryetare e re e Gjykatës Penale në Shkup appeared first on Telegrafi.

Lënda për zjarrin në diskotekën “Pulse” do të kalojë nën kompetenca të Gjykatës Penale të Shkupit

Lënda në lidhje me zjarrin në diskotekën “Puls”, e formuar nga Prokuroria Themelore Publike – Koçan, sot u transferua nga Gjykata Themelore Koçan në Gjykatën Themelore Penale Shkup, në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme të RMV-së, me të cilin përcaktohet se gjykata e Shkupit është kompetent për të vlerësuar aktakuzën.

Siç kumtuan nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit, Gjykata Themelore Penale e Shkupit është përcaktuar si kompetente për procedurën, dhe në këtë drejtim, aktakuza e paraqitur, në përputhje me sistemin AKMIS, do t’i shpërndahet një këshilli për vlerësimin e aktakuzës, i cili më pas do t’ua dorëzojë aktakuzën të akuzuarve, pas së cilës fillon të ecë afati ligjor për ankesë të të njëjtës.

“Pas përmbushjes së kushteve të parapara për veprim, këshilli do të caktojë një seancë për të vlerësuar rezultatin, palët dhe opinioni do të njoftohen me kohë”, qëndron në kumtesën nga Gjykata Penale.

Nga atje kujtojnë se Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke vepruar sipas propozimit të Gjykatës së Apelit në Shtip, ka vendosur që Gjykata Themelore Penale në Shkup të jetë kompetente për të vepruar për lëndën konkrete, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të gjyqtarëve penalë në gjykatat në Shtip dhe Strumicë. Vendimi është marrë në bazë të një analize të kapaciteteve njerëzore dhe teknike, si dhe kompleksitetit dhe interesit publik të lëndës dhe në të theksohet nevoja për gjyqtarë me përvojë të cilët do të sigurojnë procedura efikase, profesionale dhe ligjore.

Sipas aktakuzës, 34 individë dhe tre persona juridikë të akuzuar për zjarrin në diskotekën “Puls” akuzohen për krime të rënda kundër sigurisë publike.

Midis të akuzuarve janë pronarë të lokalëve, menaxherë, inspektorë, kryetarë komunash, anëtarë të sigurimit dhe nëpunës civilë.

Për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme, procedura ndërpritet për 11 persona, përfshirë dy ish-ministra.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars të këtij viti, humbën jetën 62 persona, përfshirë gjashtë fëmijë, ndërsa mbi 200 janë lënduar.

The post Lënda për zjarrin në diskotekën “Pulse” do të kalojë nën kompetenca të Gjykatës Penale të Shkupit appeared first on Telegrafi.

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, Kostadinovski: Gjykata Kushtetuese nuk mund të vlerësojë propozim-ligjet

“Gjykata Kushtetuese, në përputhje me Kushtetutën dhe Aktin e gjykatës është kompetente që ta vlerësojë kushtetutshmërinë e ligjeve, ndërsa jo të propozim-ligjeve. Si rrjedhojë e kësaj, Gjykata Kushtetuese, nga aspekti i kontrollit abstrakt, është kompetente për të vlerësuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e së drejtës pozitive, gjegjësisht rregulloret e përgjithshme dhe aktet e përgjithshme që janë pjesë e rendit juridik dhe kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e tyre”.

Këtë e thekson në letrën me shkrim kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski dërguar si përgjigje e kërkesës së kandidateve të pavarur nga dhjetëra komuna që Gjykata të reagojë ndaj Propozim-ligjit të ri për ndryshimet në Kodin zgjedhor.

“Është e pakontestueshme se në përputhje me nenin 13 dhe 91 nga Akti i gjykatës, Gjykata Kushtetuese ndjek realizimin e kushtetutshmërisë, ligjshmërinë dhe lirinë e të drejtave të njeriut dhe qytetarit të përcaktuara me Kushtetutë dhe mund të miratojë raport të posaçëm në të cilin do të tregojë nevojën për të marrë masa për realizimin dhe mbrojtjen e tyre dhe do t’ia paraqesë atë organit kompetent, gjegjësisht në bazë të të dhënave dhe njoftimeve të marra më parë, Gjykata Kushtetuese mund të nxjerrë vendim të posaçëm me të cilin do të vërtetoj se vendimi i saj nuk është zbatuar dhe njofton prokurorinë publike kompetente, si dhe organin që emëroi ose zgjodhi udhëheqësin e organit ose trupit të cilin nuk arriti të zbatojë vendimin e Gjykatës”.

“Por, në lidhje me kërkesën tuaj për miratimin e raportit të posaçëm për Propozim-ligjin për ndryshimet dhe plotësimet në Kodin zgjedhor, me procedurë të shkurtër, ju informoj se Gjykata Kushtetuese, raporti nga aspekti i Nenit 13 nga Akti i gjykatës, mund të miratojë raport ekskluzivisht për një ligj i cili është pjesë e urdhrit parësor”, theksohet në letrën me shkrim të Kostadinovit, informojnë nga Gjykata Kushtetuese.

Letra, siç informojnë nga Kushtetuesja është dërguar deri te këshilltarët e pavarur për Karposhin – Për mbrojtjen e Karposhit në komunën e Karposhit; Këshilltarët e Pavarur nga Qyteti i gjelbër human në Qytetin e Shkupit; Këshilltarë të pavarur nga “Shansa” për Qendër në komunën Qendër; Këshilltarë të pavarur nga “Më ndryshe” në Komunën e Manastirit; Ish këshilltarët e pavarur nga Më mirë për Tetovën në Komunën e Tetovës, Iniciativa Qytetare Të Gjelbrit nga Gazi Baba etj.

The post Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, Kostadinovski: Gjykata Kushtetuese nuk mund të vlerësojë propozim-ligjet appeared first on Telegrafi.

Velibor Manev zbuloi identitetin e personit i cili e zhduku çantën e kaltër me pistoletë dhe motorolat e shfrytëzuara për vrasjet e Vanjës dhe Pançes

I akuzuari Velibor Manev në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën themelore penale për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, e zbuloi identitetin e personit i cili kishte marrë detyrë nga Palevski që ta marrë dhe ta shkatërrojë apo fshehë çantën e kaltër ku ndodhej pistoleta dhe motorolat e shfrytëzuara në dy ngjarjet penale juridike.

“Kjo është copëza e fundit e enigmës. Çanta është tek një anëtar i partisë “E Djathta”, i punësuar si teknik në Bankën popullore, mora vesh kur palevski m’u paraqit nga kufiri turk dhe më tha t’i paraqitem Zoranit, për atë që e ka marrë nga zyra, siç u shpreh Palevski “pakon”, ta mënjanojë nga ai, ta hedhë apo ta shkatërrojë, që të mos gjidnet. Pas kësaj m’u desht ta njoftoj palevskin se i jam paraqitur dhe e kam bartur porosinë. Kjo është e tëra për çantën e famshme dhe për atë se gënjej për çantën, edhe pse është në kamera”, tha Manev.

Në fjalën e vet përmbyllëse e përsëriti dëshminë e vet të dhënë paraprakisht para Gjykatës lidhur me dy ngjarjet penale juridike duke cekur se kishte vendosur që prej fillimit të gjykimit ta flet të vërtetën “pa dallim se çfarë dënimi do të merrte”.

Theksoi se Prokuroria publike insiston se ishte realizuar kontakt me babain e Vanjës, Aleksandar Gjorçevski dhe se, gjoja, nga ai e kanë ditur kohën kur del Vanja, edhe pse askush nga të akuzuarit nuk e ka njohur Aleksandrin, as ndërkaq, ai ata. Për të, tha, për herë të aprë ka dëgjuar në stacionin policor.

Në fjalët përmbyllëse, Manev theksoi se pas vrasjeve të kryera nga ana e Palevskit ka kuptuar se ai ka pasur plan të dyfishtë dhe prandaj, siç tha, i ka ruajtur xhirimet nga risiveri i tij.

“Pasi që i kreu vrasjet, e kisha të qartë, por shumë vonë kuptova se ka pasur plan të dyfishtë, kështu që i ruajta xhirimet në risiverin tim. Kam mundur t’i fshij xhirimet dhe kam mundur t’i çkyç kamerat. Por, me atë do ti kisha dhënë alibi Palevskit, ndërsa sipas deklaratës së tij, fajtorë për vrasjen do të ishim unë dhe Bore. Por, ne nuk e kryem vrasjen, ndërkaq unë personalisht as që kisha paramendim dhe as qëllim për vrasjen”, tha Manev.

The post Velibor Manev zbuloi identitetin e personit i cili e zhduku çantën e kaltër me pistoletë dhe motorolat e shfrytëzuara për vrasjet e Vanjës dhe Pançes appeared first on Telegrafi.

Gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit sot vazhdon me fjalët përmbyllëse të të akuzuarve dhe mbrojtjes së Palevskit

Gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit vazhdon sot në Gjykatën themelore penale Shkup me fjalë përmbyllëse të të akuzuarve dhe mbrojtjes së Ljupço Palevskit pasi që në seancën e kaluar mbrojtja e Velibor Manevit, Bore Videvskit, Vllatko Keshishovit dhe Aleksandar Gjorçevskit kërkuan aktvendim lirues. Prokuroria themelore publike paraprakisht kërkoi dënim maksimal me burg të përjetshëm për Palevskin, Keshishovin, Videvskin dhe Manevin, përderisa për babain e Vanjës kërkoi gjykata t’ia caktojë dënimin adekuat me burg.

Në fjalën përmbyllëse, mbrojtësi i Aleksandar Gjorçevskit, avokati Vlladimir Tufegxhiq, vlerësoi se aktakuza kundër Gjorçevskit në tërësi është e pabazë, e paargumentuar, paushalle dhe e bazuar në supozime të cilat nuk mbështeten në dëshmitë e prokurorisë. Ai theksoi se mbrojtja dëshmoi se mu i akuzuari në mënyrë të pabazë Aleksandar, si babai i Vanjës, është viktimë në këtë procedurë së bashku me nënën Zorica dhe familjen e tij dhe dëshmoi se ai nl periudhën kritike ka vepruar në mënyrën në të cilën do të vepronte secili prind në situatën kur kërkohet fëmija i tij i zhdukur.

Mbrojtësi i të akuzuarit Velibor manev, avokati Goran Boshevski, kërkoi aktvendim lirues për klientin e tij lidhur me veprën penale vrasje, ndërsa ndëshkues për veprën penale rrëmbim. Sipas avokatit, nuk ka ekzistuar marrëveshje për vrasje dhe që këtej nuk ka paramendim për kryerje të llojit të tillë të veprave penale.

Aktvendim lirues kërkoi edhe avokati Bojan Manev, mbrojtës i të akuzuarit Bore Videvski, duke cekur se prokuroria nuk e ka dëshmuar fajin e klientit të tij. Sipas tij, drejtimi në të cilin është zhvilluar hetimi për këto ngjarje penale juridike është tërësisht i gabuar, ndërsa të gjitha pranimet e fajit kanë qenë të detyruara.

Mbrojtësi i të akuzuarit Vllatko Keshishov, avokati Igor Efremov, gjithashtu, kërkoi aktvendim lirues për klientin e tij me arsyetimin se ai jo vetëm që nuk ka marrë pjesë, por as nuk ka ditur, as nuk ka pasur për qëllim që kjo të ndodhë. Faj të mundshëm, siç theksoi, mund të bartë vetëm për rrëmbimin e Vanjës.

Në seancën e kaluar Porkuroria themelore publike në fjalët përmbyllëse kërkoi dënim maksimal me burgim të përjetshëm për katër të akuzuarit Ljupço Palevski, Vllatko keshishov, Bore Videvski dhe Velibor Manev, përderisa për babain e Vanjës, të akuzuarin Aleksandar Gjorçevski gjykata t’i caktojë dënim adekuat me burg. Prokuroria publike kërkoi burgim të përjetshëm për të gjithë katër të akuzuarit, sepse, sipas tyre, nuk ka rrethana lehtësuese, ndërsa veprimet e tyre plotësisht e traumatizojnë opinionin. Siç cekën, Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanjës, nuk ka dashur ta dëmtojë, por ka marrë pjesë në rrëmbim, Velibor Manev pranoi pjesëmarrje në të dy vrasjet, Bore Videvski fillimisht pranoi fajin, por më vonë mohoi, Vllatko keshishov tentoi të shfaqet si i dëgjueshëm, por dëshmitë tregojnë rol aktiv, ndërsa Ljupço Palevski konsiderohet organizuesi i cili ka krijuar alibi dhe ka shkatërruar fakte.

Pas fjalëve përmbyllëse të Prokurorisë themelore publike, përfaqësuesit ligjorë të familjeve të dëmtuara para gjykatës deklaruan se në tërësi e pranojnë kërkesën e Prokurorisë, i bashkangjiten ndjekjes penale dhe kërkojnë dëmshpërblim juridiko-pronësor.

Fjalë përmbyllëse sot duhet të japin të akuzuarit Velibor Manev, Bore VIdevski, Vllatko Keshishov dhe Aleksandar GJorçevski, ndërkaq më pas edhe mbrojtja e Ljupço Palevskit.

Në aktakuzë qëndron se Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski, së bashku planifikuan rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim që të detyronin një anëtar të familjes së saj të ngushtë të jepte para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezhovski në Veles, sipas aktakuzës ishte me qëllim që ta detyronin atë t’ua jepte automjetin e tij “Citroen” në mënyrë që ta përdornin atë për të rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Të akuzuarit në fillim të gjykimit deklaruan se nuk ndjehen fajtorë, ndërsa i akuzuari i parë Palevski gjatë gjithë procesit pohoi se ky është është një proces i montuar politikisht.

Vanja e mitur dhe Pançe, banor i Velesit u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ndërsa më 3 dhjetor të vitit 2023 u gjetën të vdekur pranë Shkupit dhe Velesit.

The post Gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit sot vazhdon me fjalët përmbyllëse të të akuzuarve dhe mbrojtjes së Palevskit appeared first on Telegrafi.

Gjykimet ndaj Ramiz Merkos po mbarojnë, pritet vendim për disa prej tyre

Pas dy vitesh në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ramiz Merko pritet t’i dëgjojë vendimet e para këtë muaj për disa nga nëntë akuzat me të cilat përballet. Merko do të jetë përsëri në Gjykatë javën e ardhshme për blerjen e veturës luksoze Audi A6 në vlerë prej 67,000 euro dhe tre veturave të tjera me vlerë prej 114,000 euro në kohë kur Komuna e Strugës kishte llogari bankare të bllokuar dhe më pas edhe për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në disa shkolla fillore.

“Jemi në atë fazë të procedurës kur tashmë e kemi përfunduar listën e provave. Tashmë mbrojtja e të akuzuarve, e cila gjithmonë vjen në fund, ka ardhur në atë stad të procedurës kur do ta dëgjojmë edhe personalisht mbrojtjen e tyre”, tha Jordan Jovanov – gjykatës.

Për rastin e blerjes së veturës Audi A6, përbërja e mëparshme e Antikorrupsionit hapi lëndë, ndërsa Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti aktakuzë pesë vite më vonë. Megjithatë, ish-anëtarja e Komisionit kundër korrupsion nuk është e sigurt se kur do të ketë aktgjykim.

“Është e vështirë të komentohet përfundimi i tërë kësaj procedure gjyqësore, aq më tepër që ne si Komision Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit kemi dorëzuar lëndë për kryetarin e komunës së Strugës, Merkon, që në vitin 2019, e ende nuk ka epilog. Nëse nisemi nga kjo logjikë, nuk e di vërtet se kur do të mund të presim përfundim në Gjykatë”, tha Biljana Ivanovska – ish-kryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

“Është për t’u pritur që të ketë të paktën një aktgjykim të shkallës së parë për një pjesë të këtyre lëndëve, sepse disa prej tyre nuk janë raste të reja që sapo kanë filluar, e as që bëhet fjalë për raste komplekse. Kështu që për disa mund të pritet, megjithatë nuk besoj se do të ketë vendim të plotfuqishëm deri në fund të këtij viti”, u shpreh Darko Avramovski – Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”.

Për më pak se 5 muaj, përfundon mandati i katërt i Merkos si kryetar i Komunës së Strugës. /Alsat/

The post Gjykimet ndaj Ramiz Merkos po mbarojnë, pritet vendim për disa prej tyre appeared first on Telegrafi.

Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes ricaktohet për më 9 qershor

Gjykimi për rastin e vrasjes së të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi, ku i akuzuari kryesor është Ljupço Palevski – Palço, së bashku me Bore Videvskin, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babain e vajzës, Aleksandar Gjorçevski, është ricaktuar për më 9 qershor. Siç informojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup, ricaktimi është me kërkesë të prokurorit publik kompetent.

Gjykimi duhet të vazhdojë me fjalët përfundimtare të Prokurorisë, pasi me seancën e kaluar përfundoi procedura dëshmuese.

“Për shkak të interesimit të mediave dhe organizatave joqeveritare që ndjekin punën e gjykatës, njoftojmë opinionin se shqyrtimi kryesor për rastin me K. nr. 1339/24 lidhur me vrasjen e dyfishtë të të miturës V.Gj. dhe banorit nga Velesi P.Zh. e caktuar për datën 02.06.2025, me kërkesë të prokurorit publik kompetent, ricaktohet për datën e radhës, tashmë të caktuar, më datë 09.06.2025 në ora 10:00. Njëherit për shkak të vëllimit të lëndës, provave verbale dhe materiale të nxjerra, plotësimin e procedurës dëshmuese, si dhe kohën e nevojshme për përgatitje adekuate të fjalëve përfundimtare, është pranuar kërkesa për ricaktim të debatit, për të cilën palët do të njoftohen”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Penale në Shkup.

Në seancën e kaluar në Gjykatën Themelore Penale Shkup u nxorën dëshmi shtesë nga ana e mbrojtjes së të pandehurve Palevski, Videvski dhe Gjorçevski, ndërsa mbrojtja e dy të akuzuarve tjerë Manev dhe Keshishev nuk propozoi prova përveç procedurës dëshmuese. I akuzuari i parë Ljupço Palevski fillimisht e kundërshtoi shpjegimin e Prokurorisë Themelore Publike lidhur me kalkulimin e kohës. Sipas tij, koha e regjistrimeve në oborrin e Velibor Manevit, të cilat paraprakisht janë paraqitur nga Prokuroria në Gjykatë, nuk janë në kohë reale, ndonëse janë ekzaminuar në mënyrë ekspertize dhe janë konfirmuar nga Forenzika e MPB-së.

Në aktakuzë thuhet se Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski, së bashku kanë planifikuar rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja për të detyruar një anëtar të familjes së saj të ngushtë të japë para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles, sipas aktakuzës, ka qenë me qëllim që ta detyrojnë që t’ua japë automjetin e tij “Citroen” që ta përdorin për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Më 27 dhe 24 nëntor Vanja e mitur dhe banori i Velesit Pançe u raportuan të zhdukur, ndërsa më 3 dhjetor 2023 u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit.

The post Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes ricaktohet për më 9 qershor appeared first on Telegrafi.

Prokuroria zbardh emrat e viktimave që gjatë 4 viteve janë likuiduar nga grupi “Bellanoca-Baron”

Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar ka siguruar dëshmi relevante që sipas tyre çojnë në zbardhjen e disa vrasjeve nga viti 2020 deri në vitin 2024. Grupi “Bellanoca-Baron” ka pasur për detyrë që eliminon personat e caktuar është krijuar nga tre persona në vitin 2020. Koka e grupit kriminal ka pasur për detyrë t’i identifikon, lokalizon dhe përcakton mënyrën e eliminimit.

Në gusht të vitit 2020 është vrarë Ibraim Ajdini. Motivi për të ka qenë se i njëjti ka bashkëpunuar me institucionet për rastin “Monstra”. Për vrasjen e tij janë dhënë 10.000 euro dhe i njëjti është ekzekutuar në shtëpinë e tij me plumb në kokë.

Vrasja e Xhelal Ibraimit në janar të vitit 2023. Për vrasjen e tij janë dhënë 20.000 euro, ndërsa është likuiduar në shtëpinë e tij me disa plumba. Urdhrin e ka dhënë i dyshuari i parë. Motivi, zënka verbale me kreun e grupit.

Vrasja e Jeton Krivanjevës dhe Enes Iseinovit. Për ekzekutivimin e tyre janë ofruar 250 mijë euro. Vrasja u bë në lokalin Shisha Bar, autorët u arratisën dhe më pas vetura e tyre u gjet e djegur në dalje të Shkupit.

Vrasja e Ohran Bajramit i njohur si Oki në korrik të vitit 2023 në Greqi. Lokalizimi i tij është bërë përmes ndjekjes që janë realizuar duke kaluar kufirin në mënyrë legale dhe jo legale. Ndaj tij janë shkrepur 19 plumba duke i shkaktuar tri plagë të rënda.

Në vitin 2021 është formuar grup tjetër për të marr hakun ndaj vrasjeve nga grupi tjetër. Ky grup sipas prokurorisë ka bërë të paktën 3 vrasje.

Vrasja e Kamer Idrizit (Bundes) në maj të vitit 2021. Vrasja ka pas për motiv hakmarrjen ndaj vrasjes së një të afërmi të njërit nga anëtarët e grupit. Është likuiuduar me 57 plumba.

Vrasja e Abdul Bastri Ibraimovski në korrik të vitit 2024. Një konflikt paraprak ka bërë ka cuar në vrasjen e tij. Ai u vra në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër ndërroi jetë më vonë si pasojë e plagëve të mara.

Vrasja e Ibraim Ismaili Abic. U vra në Hasanbeg me 65 plumba të shkrepura ndaj tij.

Të akuzuarit ndiqen penalisht edhe për vepra tjera të rënda penale si ndezjen e veturave të gardianëve të burgut, haraç ndaj kompanive të caktuara dhe ndezjen e objekteve. Më 20 dhjetor 2024 te shtëpia e të akuzuarit të parë janë gjetur granata, eksploziv, pushkë automatike dhe municion. Ndaj 7 prej tyre rëndojnë akuza për bashkëveprim kriminal, vrasje dhe pjesëmarrje në vrasje, nxitje, ekzekutim dhe vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme. Në akuzë të ndarë nga grupi paraprak, prokuroria njoftoi sot edhe për hetimin që po rëndon ndaj Rade Trajkovskit i njohur si Shtekli i cili të paktën katër herë ishte cak i atentateve. Ai dyshohet se ka udhëhequr një grup kriminal prej 17 anëtarëve për tregti me drogë.

“Droga fshihej në bunkerë nën tokë, të ndërtuar në tokë shtetërore. Edhe bageristët nga komuna që duhej ta gërmonin terrenin ishin kërcënuar. Shtatë anëtarë të grupit e kanë pranuar fajësinë dhe janë marrë vesh me Prokurorinë. Udhëheqësi i këtij grupi, Rade Shtekli, u arrestua në janar, pikërisht në momentin kur përgatitej për arratisje”, thonë nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Prokurorët njoftuan se gjatë bastisjes në shtëpinë e Shtekli-t janë gjetur vetëm mbetje, ndërsa nga pamjet e kamerave të sigurisë është konstatuar se si e kishte larguar drogën, një pjesë e së cilës më pas është gjetur në një tjetër banesë, ndërsa pjesa tjetër në një pajisje speciale brenda bunkerit.

The post Prokuroria zbardh emrat e viktimave që gjatë 4 viteve janë likuiduar nga grupi “Bellanoca-Baron” appeared first on Telegrafi.

Florin Besimi pas shpalljes së vendimit për Spitalin Modular: Kjo nuk është drejtësi, familjarët e viktimave nuk e meritojnë këtë

Ish-drejtori i Spitalit të Tetovës Florin Besimi, i cili sot u dënua me një vit e gjashtë muaj burg për djegien e Spitalit Modular, pas shpalljes së aktgjykimit tha se kjo nuk është drejtësi dhe se familjarët e viktimave nuk e meritojnë këtë.

Ai theksoi se procesi i gjykimit nuk ka pasur për qëllim të zbulojë fajtorët e vërtetë të djegies së Spitalit Modular, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nga thellësia e shpirtit shpreh keqardhje për familjarët e viktimave. Humbja e jetëve nuk mbyllet kurrë, por padrejtësia është edhe më e rëndë. Gjykimi nuk kishte synim të zbulojë përgjegjësit e vërtetë për djegien e spitalit modular. Ky gjykim i kthye në gjykim ndaj atyre që nuk kishin faj. Mua më akuzuan për mospasje të aparateve kundër zjarrit”.

“Unë nuk e kam nënshkruar pranim-dorëzimin e objektit dhe këtë e kam dëshmuar në gjykatë, por kjo nuk u mor parasysh. Kjo nuk është drejtësi, por shmangie nga e vërteta. Familjarët e viktimave nuk e meritojnë një fajtor të rremë siç u bë sot. Për të vërtetën do të flas gjithmonë dhe nuk do të ndalem”, tha mes tjerash Florin Besimi.

Përveç tij, me një vit e gjashtë muaj burg u dënua edhe ish-drejtori ekonomik i Spitalit të Tetovës, Artan Etemi, ndërsa Spitali i Tetovës si person juridik u dënua me gjobë prej 1 milionë denarë./Telegrafi/

The post Florin Besimi pas shpalljes së vendimit për Spitalin Modular: Kjo nuk është drejtësi, familjarët e viktimave nuk e meritojnë këtë appeared first on Telegrafi.

Sot vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit

Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup me fillim në orën 10. Në seancën e kaluar gjyqësore dëshmoi i akuzuari Ljupço Palevski, i cili mohoi vepra të dhunshme penale dhe deklaroi se motivi për vrasje është jologjik dhe i padëshmuar. Në seancën e sotme gjyqësore pritet të përfundojë procedura e dëshmive dhe të fillohet me plotësim.

Pas dëshmimit të tij, gjykatësi Ivica Stefanovski u deklarua pas më shumë kërkesave të të akuzuarit Palevski të cilat ishin dorëzuar gjatë procedurës. Gjykata informoi se pranon të sigurojë xhirime nga videot nga ekspozitura e Halk Bankës për ditën 27.11.2023 prej orës 9 deri në orën 12. Nuk u pranua kërkesa që të thirren si dëshmitarë dy ekspertë të cilët bën ekspertizë të gëzhojës, sepse kërkesa nuk ishte dorëzuar në kohë, sipas Ligjit për procedurë penale. Ishte pranuar që të nxirët si dëshmi gëzhoja e gjetur në vendin ku është vrarë Pançe Zhezhovski.

Gjatë marrjes në pyetje, Palevski shfaqi bindje se i gjithë procesi është përndjekje politike kundër tij. Lidhur me motivin për vrasjen, Palevski i mohoi të gjitha akuzat, duke theksuar se nuk ekzistojnë dëshmi të cilat i ngritin akuzat e prokurorisë.

Mbrojtja e tij, avokati Jovica Strashevski dhe mbrojtësi i të akuzuarit Bore Videvski, Bojan Manev, në deklaratë për mediat atëherë theksuan se si pjesë e plotësimit të procedurës dëshmuese do të kërkojnë edhe rikonstruim të ngjarjeve, për atë që, siç theksuan, shumë gjëra në procesin e deritanishëm mbetën të pasqaruara.

Paraprakisht, përveç Palevskit dhe shumë dëshmitarëve të Prokurorisë, ishte marrë në pyetje babai Aleksandar Gjorçevski, si dhe të akuzuarit e tjerë. I akuzuari Velibor Manev i sqaroi grabitjet dhe vrasjet e Vanjës dhe Pançes, duke theksuar se organizator kryesor ishte Lupço Palevski. Boro Videvski e mohoi pjesëmarrjen e tij në ngjarje, përderisa Vllatko Keshishev theksoi se ai nuk ka qenë dëshmitar në të njëjtat, sepse shpesh i ishte dhënë detyra të ruajë rojë.

Sipas akuzës, Ljupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, akuzohen se bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

The post Sot vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit appeared first on Telegrafi.

Rigjykimi për Spitalin Modular, vendimi do të merret më 16 maj – familjarët kërkojnë të dënohen fajtorët e vërtetë

Sot në Gjykatën Themelore të Tetovës është mbajtur seanca për fjalët përfundimtare për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë. Vendimi pas procesit të rigjykimit do të merret më 16 maj.

Familjarët e viktimave në këtë tragjedi kërkuan që të ketë drejtësi dhe të dënohen fajtorët e vërtetë.

“Gjyqtari duhet të jetë më i ashpër, pasi nëse edhe ai e kalon pjesën e korrupsionit dhe krimit do të na djeg për së treti dhe për së katërti”, tha njëri prej familjarëve.

“Apeli ynë ka qenë që drejtësia të dalë në shesh. Nuk ka akuzë për djegien e spitalit. Akuza e tanishme është për gjëra tjera nëse ka pasur ose jo aparat kundër zjarrit. Presim që vendimi përfundimtar të jetë dënim maksimal për përgjegjësit”, tha një familjar tjetër.

Në këtë rast të akuzuar janë ish-drejtori mjekësor i spitalit Florin Besimi, ish-drejtori Ekonomik Artan Etemi dhe Spitali i Tetovës si person juridik.

Besimi dhe Etemi, akuzohen për veprën penale “Krime të rënda kundër sigurisë publike”, ndërsa Spitali i Tetovës për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Të akuzuarit nuk akuzohen për shkaqet e zjarrit. Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po zhvillon një hetim tjetër për këtë rast, i cili është në procedurë para hetimore./Telegrafi/

The post Rigjykimi për Spitalin Modular, vendimi do të merret më 16 maj – familjarët kërkojnë të dënohen fajtorët e vërtetë appeared first on Telegrafi.

Tre kandidatë nga RMV kalojnë filtrin për në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Prokurorja Lence Ristovska nga ish-Prokuroria Speciale Publike (PSP), avokati Jordan Apostolski dhe gjyqtarja nga Gjykata e Apelit, Gabriela Gajdova janë tre kandidatët që kaluan filtrin përmes intervistave nga 12 kandidatë të cilët më parë ishin filtruar nga 21 aplikantë.

Këta tre emra janë vendimi përfundimtar i Komisionit për përzgjedhjen e një gjyqtari të deleguar nga vendi në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg.

Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme ishte vendi ku u zhvilluan intervistat me kandidatët. Tetë intervista u përfunduan të martën, dhe disa nga kandidatët përfshinin ish-drejtoreshën e Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Natasha Gaber Damjanovska, dhe anëtarin dhe ish-kryetarin e KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Sot, Komisioni dëgjoi pikëpamjet e katër kandidatëve të mbetur. Një listë me tre kandidatë do t’i dorëzohet Qeverisë për përzgjedhje, jo më vonë se të shtunën dhe deri në fund të afatit ligjor.

Dy kritere specifike, kushte specifike që theksohen nga Këshilli i Evropës janë morali dhe cilësia. Këto kushte janë pa mundësi alternative.

Më parë, anëtari i Komisionit, Osman Kadriu, deklaroi se ishte i kënaqur me cilësinë e kandidatëve që aplikuan për pozicionin në Strasburg, me një mandat nëntëvjeçar.

“Për pozicionin e gjyqtarit të Gjykatës Evropiane, kandidati duhet të posedojë cilësi të larta morale. Dhe kjo rrethanë duhet vlerësuar. Nuk është rastësi që kërkohet, sepse personat që do të zgjidhen si gjyqtarë përfaqësojnë mishërimin e shtetit”, tha gjyqtari kushtetues Osman Kadriu./Telegrafi/

The post Tre kandidatë nga RMV kalojnë filtrin për në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut appeared first on Telegrafi.

Rasti “Frosina”, Vasil Jovanov pranon fajin

20 vjeçari Vasil Jovanov sot në Gjykatën Penale në Shkup pranoi fajin për aksidentin fatal në të cilin humbi jetën 22 vjeçarja Frosina Kullakova. Jovanov më 29 janar të këtij viti në bulevardin “Aradhet Partizane” e përplasi për vdekje Kullakovën.

Gjykimi filloi me fjalën hyrëse të prokurorit Aleksandar Markovski, i cili deklaroi se deri më tani janë marrë në pyetje tetë dëshmitarë, shumica prej tyre dëshmitarë okularë. Para gjykatës foli shkurt nëna e Frosinës. Ajo kërkoi dënim maksimal për Jovanovin, për hir të drejtësisë, jo për hakmarrje.

Babai i Frosinës theksoi se në këtë shtet drejtësia e ka humbur vlerën dhe shtoi se kjo nuk është vetëm një luftë për Frosinën, por për t’u siguruar që asnjë fëmijë më të mos përfundojë nën rrotat e ndonjë njeriu të pamëshirshëm që më pas përpiqet të ikë nga përgjegjësia.

Jovanov gjykohet për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion”, për të cilën është paraparë dënim maksimal prej 20 vitesh burg. /Alsat/

The post Rasti “Frosina”, Vasil Jovanov pranon fajin appeared first on Telegrafi.

Xholev: Mungesa e stafit dhe financave janë pengesat kryesore për përmirësimin e situatës në sistemin e drejtësisë

Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve, Ivan Dzolev, tha se gjyqësori nuk mund të jetë efikas pa mbështetje dhe burime të mjaftueshme. Në një deklaratë për mediat pas hapjes së konferencës “Forcimi i Pavarësisë dhe Llogaridhënies Gjyqësore nëpërmjet Efikasitetit më të Madh të Procedurave”, ai theksoi se mungesa e stafit dhe financave janë pengesat kryesore për përmirësimin e situatës në sistemin e drejtësisë.

“Efikasiteti është aktualisht një problem, por jo aq i madh. Efikasiteti gjenerohet nga disa struktura të tjera. Mungesa e gjyqtarëve, shërbimeve gjyqësore dhe pavarësisë financiare krijon probleme në aspektin e zgjidhjeve të personelit. Çdo vit kemi një numër në rritje të rasteve dhe një numër në rënie të nëpunësve të gjykatave dhe gjyqtarëve. Nëse duam një gjyqësor efikas, duhet të investojmë në të, të bëjmë investime kapitale, të krijojmë vende të reja pune, ta dixhitalizojmë gjyqësorin etj.”, theksoi Xholev.

Ai shtoi se gjyqësori duhet të përfshihet në mënyrë aktive në proceset e reformës.

“Shoqata e Gjyqtarëve, e cila ka më shumë se 300 anëtarë, është grupi më i madh i shkëmbimit të ideve në këtë sektor, kështu që nuk duhet injoruar, përkundrazi, besoj se duhet të përfshihemi aktivisht në këto reforma”, tha ai.

Xholev foli edhe për mbështetjen buxhetore për gjyqësorin, duke kujtuar se 0.8 përqindëshi i garantuar me ligj nga Buxheti i RMV-së, i cili duhet të ndahet për gjyqësorin, nuk është siguruar kurrë deri më tani.

“Ne arritëm në 0.38 përqind si shuma maksimale e buxhetit të ndarë për gjyqësorin”, tha Xholev./Telegrafi/

The post Xholev: Mungesa e stafit dhe financave janë pengesat kryesore për përmirësimin e situatës në sistemin e drejtësisë appeared first on Telegrafi.

Prokuroria dorëzon ankesë për vendimin e Gjykatës së Tetovës për rastin e vdekjes së Teodora Ristovskës

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë njofton se ka dorëzuar ankesë kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Tetovë në lidhje të datës 07.04.2025, me të cilin i pandehuri M.P. është dënuar me dy vjet burgim për “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve në komunikacion”.

Nga Prokuroria thonë se ankesa është bërë për shkak të masës së sanksionit penal, i cili sipas prokurorit është tepër i butë në raport me peshën e krimit të kryer dhe shkallën e përgjegjësisë penale të të pandehurit.

“Ndër rrethanat për të cilat prokuroria kërkon dënim më të rëndë janë edhe pasojat veçanërisht të rënda të aksidentit të komunikacionit, në të cilin lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja Teodora Ristovska nga të cilat më pas ka ndërruar jetë”.

“Prokuroria Publike Tetovë e ka marrë parasysh mendimin e Këshillit Gjyqësor të paraqitur në lidhje me këtë lëndë para se të përfundojë ligjërisht. Mirëpo, duke qenë se Prokuroria Publike në procedurën paraprake për këtë ngjarje në asnjë moment nuk është pajtuar me dënimin me dy vjet burgim, prokurori publik kompetent mendon se ka ende hapësirë ​​për korrigjim të sanksionit”.

“Gjithashtu, interesi i përgjithshëm publik, i shkaktuar nga shpeshtësia e krimeve të tilla si dukuri, tregon nevojën e forcimit të politikës penale si mekanizëm parandalues, prandaj prokurori publik vendosi të shfrytëzojë mundësinë ligjore dhe të kërkojë nga Gjykata e Apelit e Gostivarit ndryshimin e dënimit në dënim më të lartë. Gjithashtu, familja e viktimës, e cila nuk ka të drejtë ankese në këtë fazë të procedurës, i ka kërkuar prokurorisë që të apelojë vendimin”, thonë nga Prokuroria./Telegrafi/

The post Prokuroria dorëzon ankesë për vendimin e Gjykatës së Tetovës për rastin e vdekjes së Teodora Ristovskës appeared first on Telegrafi.

Një muaj nga tragjedia në Koçan, hetohen 60 persona fizikë dhe tre juridikë

Sot bëhen një muaj nga tragjedia në diskotekën “Pulse” në Koçan, ku humbën jetën 61 persona dhe rreth 200 u lënduan. Kjo është fatkeqësia më e madhe që nga pavarësia e vendit.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se gjatë viteve të fundit ka pasur gabime dhe lëshime sistematike, për këtë arsye hetimi deri më tani ka përfshirë gjithsej mbi 60 persona fizikë dhe tre persona juridikë, përfshirë pronarin e diskotekës, kryetarët aktualë dhe ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, ish-ministrat e ekonomisë, ish-drejtorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, si dhe zyrtarë policorë.

Hetimi është ende në vazhdim, ndërsa deri më tani janë bërë një numër i madh kontrollesh, janë marrë në pyetje dëshmitarët dhe janë mbledhur mbi një mijë prova materiale.

Dje me urdhër të prokurorit ka filluar ndalimi i shtatë policëve të tjerë dhe sot pritet të sillen para gjyqtarit për procedurë paraprake.

Prokurori publik i shtetit Ljupço Kocevski nuk e përjashton mundësinë që më shumë persona të mbahen në paraburgim deri në përfundimin e hetimeve./Telegrafi/

The post Një muaj nga tragjedia në Koçan, hetohen 60 persona fizikë dhe tre juridikë appeared first on Telegrafi.

❌