Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Situata nga zjarret, Vengu: Dronët Bayraktar TB2, fluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut

Sot pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njoftoi “se që në orët e para të mëngjesit dronët Bayraktar TB2 të Forcave Ajrore kanë realizuar mbifluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut”. Sipas Vengut “ekuipazhet e Forcave Ajrore dhe efektivët…

Source

Ambasada e SHBA: Partneritet në teknologji dhe inovacion, dy studentë shqiptarë rikthehen pas studimeve në SHBA

Dy ekspertë të rinj të teknologjisë janë rikthyer në Shqipëri, duke sjellë me vete të gjitha njohuritë e fundit që fituan gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara në programin Global Undergraduate Exchange Program (Global UGRAD). Ambasada amerikane në Tiranë vlerësoi sot se “partneriteti me Shtetet e Bashkuara, një udhëheqës global në teknologji dhe inovacion, sjell mirëqenie dhe siguri për të…

Source

Aksioni i SPAK për goditjen e grupit kriminal, identifikohet një tjetër person i arrestuar

Gjatë aksionit ditës së djeshme të SPAK për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të kokainës, është identifikuar dhe personi i katërt i arrestuar. Ai është Ilir Lloshi. Gjithashtu, dje u arrestuan Ervin e Artur Hoxhosmani, Ermir Ndreaj, pronar i disa kompanive. Arrestimi i tyre erdhi pas përgjimeve të komunikimit në SKYECC. Sot i është komunikuar akuza në qelitë e burgut ku mbahen të…

Source

Rusia nis sulme “masive” gjatë natës ndaj Dnjeprit dhe Harkivit

Forcat ruse nisën një sulm në shkallë të gjerë gjatë natës ndaj rajoneve Dnipropetrovsk dhe Harkiv të Ukrainës, duke shkaktuar disa të vdekur dhe të plagosur, si dhe dëme të mëdha. Në rajonin e Dnipropetrovskut, sulmet goditën qytetin Dnjepër dhe zonat përreth me raketa, dronë dhe bomba të drejtuara. Sipas Serhiy Lysak, kreut të administratës ushtarake rajonale, sulmi “masiv” vrau një burrë…

Source

Rama: Saranda dhe Ksamili, destinacione joshëse për turistët nga e gjithë bota

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale ku thekson rritjen e vizitave turistike në jug të Shqipërisë, veçanërisht në Sarandë dhe Ksamil. Ai ka vlerësuar detin, plazhet publike dhe mikpritjen shqiptare si faktorët kryesorë që i bëjnë këto destinacione të pëlqyera nga turistët ndërkombëtarë. “Turistë nga gjithë bota po shijojnë këto ditë detin e mrekullueshëm…

Source

Rama: Shkolla “Ndre Mjeda” në Shkodër gati të hapë dyert me kushte moderne në shtator!

Shkolla “Ndre Mjeda” në Shkodër po i nënshtrohet një transformimi tërësor, me qëllim përmirësimin e kushteve të mësimdhënies për rreth 800 nxënës dhe mësues. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se investimi i përbashkët i Qeverisë Shqiptare dhe Bashkisë Shkodër po avancon me ritme të shpejta. Rama thekson se deri tani ka përfunduar shtesa e re e godinës…

Source

Koha e njerëzve të lekut!

Në çdo shoqeri ka njerëz të parasë. Eshtë normale. Ata duhen se zhvillimi nuk vjen pa ato. Por njerëzit e mençur të parasë e ndajnë paranë nga pushteti, duke mos futur hundët kudo në qelizat e shoqerisë. Dhe ndaj respektohen. Edhe se kontribuojnë në financimin e kulturës së një kombi, edhe se nuk duan gjithçka për vete. Por në Tiranë këta njerëz që zotërojnë afro 95 përqind të parasë në…

Source

Ajo nuk bërtiti. Ajo shkroi…

Nga Saimir Kadiu: E shikoni këtë grua? Emri i saj ishte Grazia. Grazia Deledda. Ajo u hesht, u tall, u injorua. Faji i saj? Duke qenë se kishte lindur grua. Në një kohë kur shkrimi ishte një privilegj mashkullor, ajo guxoi të mendonte. Ajo guxoi të ëndërronte. Ajo guxoi të krijonte. Dhe ajo pagoi çmimin. E lindur midis shkëmbinjve të ashpër të Nuoros, në një Sardenjë aq të ashpër dhe të…

Source

Bllokimi i urës së vjetër në Milot shkakton kaos në qarkullimin rrugor drejt veriut dhe zonave turistike

Bllokimi i urës së vjetër në Milot ka shkaktuar një situatë kaotike në segmentin rrugor Laç–Lezhë, duke rënduar ndjeshëm trafikun këtë të shtunë. Radhë të gjata automjetesh, që shtrihen në disa kilometra, janë raportuar që në orët e para të mëngjesit. Pika më problematike mbetet zona e Fushë-Milotit, aty ku “Rruga e Kombit” bashkohet me superstradën Laç–Lezhë, një nyje strategjike për lëvizjen…

Source

Elbasan/ Goditet rrjeti i prostitucionit, arrestohen tutorë e punonjëse s*ksi

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin “Shame”, ku janë zbuluar dy apartamente në Elbasan të përshtatura për ushtrimin e prostitucionit. Sipas njoftimit të bluve, u arrestuan në flagrancë dy shtetas kinezë për shfrytëzim prostitucioni dhe falsifikim vulash, si dhe tre shtetase kineze dhe braziliane për veprën penale “Prostitucion”. Gjithashtu u arrestuan tre shtetas shqiptarë që kishin…

Source

Tabaku nga Como: Shqipëria ka nevojë për reforma të vërteta, jo fasada për BE-në

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, njëherazi Kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, ndodhet në Como të Italisë ku po merr pjesë në një konferencë të rëndësishme ndërkombëtare të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer (KAS), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të CDU, EPP dhe partnerëve të tjerë strategjikë të Shqipërisë. Në fokus të kësaj konference është…

Source

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Zonat me rrezik më të lartë

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se si paraqitet situata e zjarreve në vend. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 13 vatra janë ende aktive dhe 6 vatra janë në monitorim. Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Bulqizë, Vlorë, Delvinë, Selenicë, Elbasan, Peqin, Dimal, Poliçan, Skrapar, Gjirokastër, Korçë, Devoll, Maliq, Pogradec…

Source

Krimi në Fier/ Zbardhen detaje tronditëse, vajza e vrau bashkë me të dashurin e saj

Detaje tronditëse kanë dalë nga hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Frashër të Fierit, ku Anesti Rama, 58 vjeç, është gjetur i pajetë në banesën e tij. Sipas të dhënave zyrtare nga grupi hetimor, autori i dyshuar i krimit është vajza 26-vjeçare e viktimës, e cila e ka mbytur me tel, me ndihmën e Çlirim Doganit, person me të cilin dyshohet se kishte një lidhje intime.

Source

Përhapet zjarri në Sevaster të Vlorës, flakët afrohen pranë banesave

Zjarri në Sevaster të Vlorës është përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar zonat e banuara. Flakët po i afrohen banesave, ndërsa situata mbetet problematike për shkak të terrenit të thyer dhe erës që favorizon përhapjen. Zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe është përhapur në kodrat përreth, në afërsi të fshatrave Velç, Ramic, Verbas dhe Matogjin të njësisë administrative Brataj.

Source

Dosti: Deklarata e Berishës në mbrojtje te Metës dhe Veliajt, tradhti ndaj demokratëve dhe PD!

Nga Adriatik Dosti- E dëgjova deklaratën publike të Berishës, përmes së cilës ai u del në mbrojtje I. Metës dhe E. Veliajt. Të them të drejtën, u shokova, si dhe ndjeva një boshllëk e zhgënjim të madh, aq sa nuk po u besoja as syve e as veshëve të mi. Unë nuk e di pse e bëri këtë lloj deklarate publike Berisha, në çfarë kushte, rrethane e situate politike apo personale, i nxitur nga dikush…

Source

Ndihma për zhvillim, si do të kompensohen shkurtimet e SHBA-së?

Për herë të parë në 30 vjet disa nga donatorët më të mëdhenj në botë, të udhëhequr nga SHBA, po e zvogëlojnë financimin e tyre. Organizatat humanitare po kërkojnë burime të reja financimi. Si duhet të financohet ndihma për zhvillim në Lindjen e Mesme në të ardhmen? Organizata të ndryshme të shoqërisë civile në Lindjen e Mesme ofrojnë gjithmonë të njëjtën përgjigje: Është e pamundur të thuhet.

Source

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

Vala e të nxehtët në Greqi, që nisi të hënën, tani pritet të zgjasë më shumë se një javë, teksa shërbimi i motit tha se vendi u përball me temperatura afër 46 gradë Celsius më 25 korrik. Vëzhguesi Kombëtar në Athinë tha se temperatura më e lartë u regjistrua në rajonin Mesinia, ku u shënua 45.8 gradë Celsius. Në Athinë, në disa pjesë u regjistruan temperatura deri në 42 gradë.

Source

Zjarret në Delvinë, 11 banesa të djegura e mbi 2 mijë të evakuuar, flakët drejt Borshit

Vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri në zonën e Delvinës, të cilat kanë përfshirë fshatrat Kalasë, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçëz dhe Palavli, në njësinë administrative Vergo. Zjarri është përhapur edhe në kodrën përballë fshatit Palavli dhe në zonën sipër baxhos në Kopaçez, prej nga dyshohet se ka avancuar në malin mbi Borsh. Për shkak të situatës së rrezikshme, mbi 2 mijë banorë nga…

Source

Afër zgjidhjes? Von der Leyen planifikon të takohet me Trump

DW A do të arrihet një marrëveshje në mosmarrëveshjen tregtare BE-SHBA? Presidentja e KE von der Leyen planifikon të takohet me Presidentin e SHBA Trump të dielën. Trumpi beson se ka 50% mundësi për marrëveshje. Në mosmarrëveshjen për tarifat midis Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen do të takohet me Presidentin e SHBA Donald Trump në Skoci këtë të…

Source

Sot afati i fundit për kontituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do t’iu drejtohen sërish sot ulëseve të tyre në përpjekjen e radhës, e pesëdhjetë e treta, për të konstituuar Legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Vazhdimi i radhës mbahet nga ora katërmbëdhjetë, për herë të parë në më pak se 48 orë pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj seancave të Kuvendit, që nga e diela e…

Source

❌