Millie Bobby Brown flet për fëmijët dhe karrierën e aktrimit pas birësimit
Millie Bobby Brown ka tërhequr vëmendjen e fansave pas një klipi të xhiruar para birësimit të vajzës së saj të parë, ku aktorja e “Stranger Things” tregon se si do të vepronte nëse fëmijët e saj të donin të ndiqnin aktrimin si karrierë.
“Do të bëja pikërisht atë që bënë prindërit e mi me mua, duke i inkurajuar të jenë vetvetja”, tha Millie, duke shtuar se gjithmonë do t’i mbështeste dhe t’i mbronte ata, ashtu siç ishin prindërit e saj për të.
Ajo theksoi se nuk do t’i bindte fëmijët të mos hynin në industrinë e spektaklit dhe gjithmonë do t’i ndihmonte të ndiqnin ëndrrat e tyre, shkruan DailyMail.
Aktorja, 21 vjeç, së fundmi njoftoi se kishte adoptuar një vajzë me bashkëshortin e saj Jake Bongiovi.
Çifti u martua në maj të vitit 2024 në Itali dhe kanë folur hapur për dëshirën e tyre për të krijuar një familje të madhe.
Millie filloi aktrimin që fëmijë dhe arriti famë me Stranger Things në vitin 2016, ndërsa ka marrë pjesë edhe në filma si Godzilla: King of the Monsters, Godzilla vs. Kong, dhe The Electric State për Netflix.
Ajo mbetet aktive në industrinë e filmave dhe e përqendruar në kombinimin e karrierës me familjen e saj. /Telegrafi/
The post Millie Bobby Brown flet për fëmijët dhe karrierën e aktrimit pas birësimit appeared first on Telegrafi.