❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Merz për marrëveshjen SHBA-BE: U shmang një përplasje tregtare

Marrëveshja e arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe të Amerikës dhe Bashkimit Europian me 27 vende anëtare ka gëzuar Gjermaninë, një nga prodhuesit më të mëdha të automobilave, ekonomia e së cilës do të prekej rëndë në rast se hynin në fuqi tarifat ndëshkuese të Trump.

Kancelari gjerman Friedrich Merz e përshëndeti i pari marrëveshjen tregtare.

“ËshtĂ« njĂ« zhvillim pozitiv qĂ« BE dhe SHBA arritĂ«n njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r tarifat,” tha Merz, duke theksuar se me tĂ« “u shmang njĂ« pĂ«rplasje tregtare qĂ« do tĂ« ndikonte rĂ«ndĂ« ekonominĂ« gjermane, veçanĂ«risht sektorin e automobilave.”

PavarĂ«sisht nga sa u arrit Merz la tĂ« kuptohet se Gjermania nuk do tĂ« ndalet me kaq. “Do tĂ« vazhdoj tĂ« kĂ«rkoj uljen e tarifave dhe eliminimin e barrierave tregtare, pĂ«rfshirĂ« edhe marrĂ«veshje tĂ« tjera tregtare”, citohet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« ai sipas Reuters.

Nëse do të hynin në fuqi tarifat prej 30% për eksportet europiane drejt Shteteve të Bashkuara, për Shoqatën Gjermane të Makinerive dhe Inxhinierisë mund të rrezikohej ekzistenca e shumë ndërmarrjeve.

Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona

Disa persona kanë humbur jetën pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në jugperëndim të Gjermanisë, raportojnë mediat gjermane.

Policia i tha agjencisë gjermane të lajmeve dpa se të paktën tre persona janë plagosur gjithashtu në aksidentin që ndodhi pranë Riedlingen, afër Stuttgartit, në jugperëndim të vendit. Sipas raportimeve, një stuhi kishte përfshirë zonën pak përpara aksidentit.

Rreth 100 persona ndodheshin në bordin e trenit kur të paktën dy vagonë dolën nga shinat në një zonë të pyllëzuar rreth orës 18:10 me orën lokale.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë vagonë të përmbysur dhe një prani të madhe të shërbimeve të emergjencës. Në vendngjarje shihen gjithashtu edhe pemë të rrëzuara.

 

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre

Ashtu siç e kishte paralajmëruar zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, janë publikuar emrat dhe pamjet e personave të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në vend.

NĂ« njĂ« postim tĂ« ndarĂ« nĂ« rrjetet sociale, zv.kryeministrja Balluku shkruan: “ZjarrvĂ«nĂ«sit kanĂ« fytyrĂ« dhe ligji ka forcĂ«!”

Postimi shoqërohet me një video ku shfaqen personat e ndaluar, duke e bërë të qartë se nuk do të ketë më tolerancë për zjarrvënësit.

I njëjti postim është ndarë në rrjetet sociale edhe nga anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar. Sipas njoftimit, 6 persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 6 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për shkak të veprimeve që kanë shkaktuar ose favorizuar përhapjen e flakëve në disa zona të Shqipërisë.

Kujtojmë se pak orë më parë nga Bulqiza, ministrja Balluku deklaroi se në Kodin e ri Penal, do të kërkohet që zjarrvënia qoftë e qëllimshme apo e pakujdesshme, të konsiderohet vepër penale dhe të ndëshkohet me penalitete maksimale.

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

Siria do të organizojë zgjedhjet e para parlamentare nën autoritetet e reja në muajin shtator, njoftoi të dielën kryetari i organit përgjegjës për procesin zgjedhor, duke konfirmuar zhvillimin për agjencinë shtetërore SANA.

Mohammed Taha al-Ahmad, kryetar i Komisionit të Lartë për Zgjedhjet e Asamblesë Popullore, tha se zgjedhjet do të mbahen ndërmjet datave 15 dhe 20 shtator. Këto do të jenë zgjedhjet e para që prej rrëzimit të ish-presidentit Bashar al-Assad në dhjetor, pas një ofensive të shpejtë të grupeve rebele.

Një e treta e 210 ulëseve në parlament do të emërohen nga presidenti i përkohshëm, Ahmad al-Sharaa, ndërsa pjesa tjetër do të zgjidhet përmes votimit.

Në një intervistë për median Erem News, një tjetër anëtar i komisionit zgjedhor, Hassan al-Daghim, sqaroi se në çdo provincë të Sirisë do të krijohet një kolegj zgjedhor për të votuar për kandidatët.

Sipas kushtetutĂ«s sĂ« pĂ«rkohshme tĂ« nĂ«nshkruar nĂ« mars nga presidenti al-Sharaa, Ă«shtĂ« paraparĂ« krijimi i njĂ« Komiteti tĂ« Popullit, qĂ« do tĂ« shĂ«rbejĂ« si parlament i pĂ«rkohshĂ«m deri nĂ« miratimin e njĂ« kushtetute tĂ« re dhe mbajtjen e zgjedhjeve tĂ« pĂ«rgjithshme – njĂ« proces qĂ« pritet tĂ« zgjasĂ« me vite.

Njoftimi për zgjedhjet vjen në një moment të ndjeshëm për vendin, i cili po përjeton ndasi të thella për shkak të qasjes ndaj autoriteteve të reja në Damask. Fillimi i muajit u shënua nga përleshje të ashpra sektare në provincën jugore të Sueidës, ku u vranë qindra persona, duke kërcënuar ta destabilizojnë tranzicionin e brishtë të vendit pas luftës.

Përplasjet nisën pas rrëmbimeve të ndërsjella ndërmjet klaneve të armatosura beduine dhe luftëtarëve të komunitetit fetar druze. Forcat qeveritare ndërhynë formalisht për të ndalur dhunën, por sipas raportimeve, morën anën e klaneve. Disa ushtarë të regjimit thuhet se ekzekutuan civilë druzë dhe dogjën shtëpi.

Izraeli ndërhyri përmes sulmeve ajrore kundër forcave qeveritare dhe ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes, duke deklaruar se po vepronte për të mbrojtur pakicën druze në Siri./rel

U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë

NjĂ« 57-vjeçar portugez Ă«shtĂ« zhdukur nĂ« zonĂ«n e quajtur “Buka e Vivarit” nĂ« SarandĂ«.

Sipas policisë, teksa turisti po pushonte me disa miq të tij, ai u fut me not në det rreth orës 18:00 të ditës së sotme dhe pas kësaj nuk u pa më.

Po ashtu raportohet se policia kufitare e Sarandës dhe patrulla janë vënë në kërkim të tij, nga deti dhe toka.

Njoftimi i Policisë:

MĂ« datĂ« 27.07.2025, rreth orĂ«s 18:00, nĂ« afĂ«rsi tĂ« lagunĂ«s, nĂ« vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, shtetasi portugez A. G., 57 vjeç, qĂ« ndodhej me disa miq tĂ« tij, nuk Ă«shtĂ« parĂ« mĂ« nga momenti qĂ« ka hyrĂ« me not nĂ« det.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim dhe me patrullat nga toka, vijojnë kërkimet në det dhe në zonën përreth bregut, për gjetjen e tij.

Grupi hetimor i ngritur nga Komisariati i Policisë Sarandë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Shkodër/ Gjendet një trup i pajetë në ujërat e liqenit

Një 26-vjeçar është gjetur i pajetë në Liqenin e Shkodrës pasditen e sotme.

Sipas njoftimit të policisë, 26-vjeçari I.L., u gjet rreth orës 18:40 nga peshkatarët. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet se i riu vuante nga depresioni.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:40, është marrë njoftim nga Salla e DRKM Shkodër se në ujërat e Liqenit të Shkodrës është gjetur nga peshkatarët trupi i pajetë dhe pa shenja dhune i shtetasit I. L., 26 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga depresioni.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

 

Marrëveshja tregtare SHBA-BE, reagon Meloni: Hap pozitiv, por 


Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar pas marrëveshjes së arritur SHBA-BE.

Sipas saj është pozitive që BE ka arritur një marrëveshje me SHBA-në, por duhet të shohë detajet, raporton agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Presidenti amerikan, Donald Trump pĂ«rshĂ«ndeti marrĂ«veshjen si “marrĂ«veshjen mĂ« tĂ« madhe tĂ« arritur ndonjĂ«herĂ«â€ dhe shtoi se Uashingtoni po shqyrton marrĂ«veshje me “tre deri nĂ« katĂ«r vende tĂ« tjera”.

Pas takimit me Trump, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, konfirmoi se do të ketë tarifa amerikane prej 15% për mallrat nga Evropa në të gjitha nivelet.

Uashingtoni më parë kishte kërcënuar me një normë tarifore prej 30%.

Marrëveshja përfshin gjithashtu premtime për investime dhe blerje energjie me vlerë miliarda dollarë nga Brukseli.

Lirimi i hapĂ«sirave publike, Rama ndan videon: Eh mĂ«r çuna vap e modhe e di, po


Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon ende në kryeqytet.

Lidhur me këtë, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme përmes një videoje në rrjetet sociale.

Rama ka ndarë pamjet e disa personave tek po çmontojnë tendën e një biznesi.

Teksa duken mbi tendë duke çmontuar, Rama shkruan: Eh mër çuna vap e modhe e di, po duhet ajrosur lagjja apo jo?

Izraeli pezulloi luftimet, Netanyahu: Do lejojmë minimumin e nevojshëm të ndihmave

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar për herë të parë pas njoftimit zyrtar të ushtrisë izraelite për masat e reja në rritjen e ndihmës humanitare drejt Gazës.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« me video, gjatĂ« njĂ« vizite nĂ« njĂ« bazĂ« ajrore ushtarake, Netanyahu tha se Izraeli do tĂ« lejojĂ« hyrjen e “minimumit tĂ« nevojshĂ«m” tĂ« ndihmave, pavarĂ«sisht se luftimet dhe negociatat me Hamasin vazhdojnĂ«.

“Ndihmat janĂ« lejuar gjithmonĂ« tĂ« hyjnĂ« nĂ« Gaza”, theksoi Netanyahu, duke akuzuar Kombet e Bashkuara pĂ«r fajĂ«simin e qeverisĂ« sĂ« tij pĂ«r krizĂ«n humanitare me tĂ« cilĂ«n pĂ«rballen palestinezĂ«t.

Ai shtoi se rrugët e sigurta për kalimin e ndihmave ekzistojnë dhe tashmë janë shpallur zyrtarisht të hapura.

“Ka rrugĂ« tĂ« sigurta. KanĂ« qenĂ« gjithmonĂ«, por sot Ă«shtĂ« zyrtare. Nuk ka mĂ« justifikime”, tha Netanyahu.

Kryeministri izraelit përsëriti se Izraeli do të vazhdojë operacionet ushtarake në Rripin e Gazës derisa të arrihen të gjitha objektivat e luftës.

“Ne do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« luftojmĂ« dhe do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« veprojmĂ« derisa tĂ« arrijmĂ« tĂ« gjitha qĂ«llimet tona tĂ« luftĂ«s, deri nĂ« fitoren e plotĂ«â€, pĂ«rfundoi Netanyahu.

A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?

Rusia tani “po prodhon tre herĂ« mĂ« shumĂ« municion brenda tre muajsh sesa e gjithĂ« NATO-ja gjatĂ« njĂ« viti”, deklaroi sĂ« fundi sekretari i PĂ«rgjithshĂ«m i NATO-s, Mark Rutte, pĂ«r New York Times.

Radio Evropa e LirĂ« (REL) dhe Conflict Intelligence Team (CIT), analizuan prodhimin e armĂ«ve ruse dhe perĂ«ndimore pĂ«r tĂ« vlerĂ«suar nĂ«se Rusia vĂ«rtet ka njĂ« epĂ«rsi kaq tĂ« madhe tĂ« prodhimit ndaj Shteteve tĂ« Bashkuara dhe aleatĂ«ve tĂ« tij – dhe nĂ« cilat kategori armĂ«sh – artileri, municion, tanke, aeroplanĂ«, raketa, dronĂ« dhe mbrojtje ajrore – secila palĂ« ka epĂ«rsi.

Fakt apo ekzagjerim? Prodhimi i municioneve për artileri të NATO-s dhe Rusisë
Nuk Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« Rutte pretendon se Rusia po e tejkalon NATO-n sa i pĂ«rket prodhimit tĂ« artilerisĂ«. NĂ« prill, gjatĂ« njĂ« interviste pĂ«r CBS, ai tha se Rusia “po prodhon katĂ«r herĂ« mĂ« shumĂ« municion sesa e gjithĂ« NATO-ja prodhon pĂ«r njĂ« vit”.

Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë vlerësojnë se Rusia kishte prodhuar rreth 2-2.3 milionë municione për artileri më 2024, një rritje krahasuar me rreth 1.25 milionë të prodhuara më 2022, teksa Moska po investon shumë në zgjerimin e kapaciteteve të saj prodhuese.

NdĂ«rkaq, SHBA-ja planifikon tĂ« rrisĂ« prodhimin e predhave 155-milimetĂ«rshe nĂ« 1.2 milion nĂ« vit deri nĂ« fund tĂ« vitit 2025, teksa Evropa prodhon pothuajse tĂ« njĂ«jtin numĂ«r – vetĂ«m nĂ« fabrikĂ«n Rheinmetall nĂ« Gjermani planifikohen tĂ« prodhohen deri nĂ« 700.000 nĂ« vit – sipas vlerĂ«simeve konservatore.

Prodhimi aktual në SHBA i predhave është 40.000 në muaj, apo pak më pak se gjysmë milioni në vit, që do të thotë se në total, SHBA-ja dhe BE-ja kanë prodhuar rreth 1.7 milion predha këtë vit.

Për të prodhuar tri herë më shumë brenda tre muajve, ashtu siç tha Rutte, fabrikat e Rusisë do të duhej të prodhonin një sasi masive prej 20.5 milionë predhash këtë vit.

Sipas analizĂ«s sĂ« CIT-it, zgjerimet e fabrikave nĂ« Bijsk, Kazan dhe vende tĂ« tjera mund t’i lejojnĂ« RusisĂ« tĂ« prodhojĂ« rreth 4 milionĂ« predha 152-milimetrĂ«she dhe 122-milimetrĂ«she nĂ« vit.

Predhat kanë nevojë për armë
Rusia vazhdon të mbështetet shumë në rezervat e saj të sistemeve të artilerisë të epokës sovjetike për predhat që prodhon, ndërsa numri i obusëve që ka prodhuar ka rënë nga rreth 12.000 më 2022 në mbi 6.000 në mesin e vitit 2024. Sipas analistëve të CIT-it, Rusia prodhon më pak se 100 obusë vetëlëvizës në vit të llojeve Msta-S, Giatsint-K dhe Malva.

NATO ka epërsi të qartë në këtë aspekt: Franca planifikon të prodhojë 144 sisteme të artilerisë CAESAR në vitin 2025, ndërsa Polonia do të dyfishojë prodhimin e AHS Krab në 100 njësi në vit. Sllovakia pritet të prodhojë 40 obusë Zuzana, ndërsa SHBA-ja prodhon çdo vit 216 tuba topash për armët M777.

Armët e rënda
Një aspekt ku Rusia me gjasë ka epërsi janë tanket.

Sikurse artileria, shumica e prodhimit tĂ« saj tĂ« tankeve vjen nga riparimi dhe modernizimi i tankeve sovjetike qĂ« ka nĂ« stoqe. Kjo pĂ«rbĂ«n shumicĂ«n e rreth 1.500 tankeve qĂ«, sipas Christopher Cavoli, ish-komandant i lartĂ« i NATO-s pĂ«r EvropĂ«n, pritet qĂ« Rusia t’ia japĂ« ushtrisĂ« sĂ« saj mĂ« 2025.

MegjithatĂ«, Rusia ka rritur ndjeshĂ«m prodhimin “nga e para” tĂ« tankut tĂ« saj modern T-90M, duke prodhuar rreth 280 nĂ« vit.

Shumica e shteteve nĂ« EvropĂ«, ndĂ«rkaq, prodhojnĂ« shumĂ« pak tanke. Franca nuk ka prodhuar asnjĂ« tank Leclerc qĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« dekadĂ«, ndĂ«rsa Britania ka porositur 148 tanke tĂ« reja Challenger 3, qĂ« pritet t’i dorĂ«zohen deri nĂ« vitin 2030. Gjermania bĂ«n pĂ«rjashtim, pasi prodhon 50 tanke Leopard 2A8 nĂ« vit.

SHBA-ja 109 tanke M1A2 Abrams nĂ« vit – ushtria thotĂ« se kjo shifĂ«r mund tĂ« rritet deri nĂ« 420 nĂ«se Ă«shtĂ« e nevojshme – dhe po ashtu modernizon deri nĂ« 200 modele mĂ« tĂ« vjetra.

Epërsia ajrore
PĂ«rderisa Rusia prodhon mĂ« shumĂ« tanke, SHBA-ja dhe BE-ja ia kalojnĂ« tĂ« paktĂ«n pĂ«r katĂ«r herĂ« MoskĂ«s sa i pĂ«rket prodhimit tĂ« aeroplanĂ«ve luftarakĂ«. Rusia vlerĂ«sohet se mund tĂ« prodhojĂ« 50-60 aeroplanĂ« luftarakĂ« nĂ« vit, pĂ«rfshirĂ« aeroplanĂ« qĂ« mund tĂ« pĂ«rdoren pĂ«r qĂ«llime tĂ« ndryshme sikurse Su-57 dhe bombardues strategjikĂ« sikurse Tu-160M2. PavarĂ«sisht sanksioneve, shteti po prodhon mĂ« shumĂ« aeroplanĂ« se para se tĂ« niste pushtimin e UkrainĂ«s – nĂ« vitin 2018, ushtria ruse kishte pranuar vetĂ«m 36 aeroplanĂ« tĂ« rinj luftarakĂ«.

Megjithatë, prodhimi i NATO-s është shumë më i lartë. Kompania amerikane Lockheed Martin do të dorëzojë mbi 170 aeroplanë luftarakë F-35 këtë vit, përveç dhjetëra aeroplanëve Rafale (Franca), Eurofighter Typhoon (konsorciumi evropian) dhe Gripen (Suedia) që prodhohen nga vendet e BE-së dhe aleatët e tjerë të NATO-s.

Mbrojtja ajrore
Teksa Rusia lëshon breshëri raketash në Ukrainë, dhe dronët ukrainas godasin thellë brenda Rusisë, prodhimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore është vendosur në qendër të vëmendjes.

Sipas Military Balance, njĂ« vlerĂ«sim vjetor i kapaciteteve ushtarake nĂ« mbarĂ« botĂ«n, kishte 248 bateri S-400 nĂ« vitin 2024 dhe ka shtuar edhe 18 tĂ« tjera nĂ« vitin 2025, qĂ« nĂ«nkupton njĂ« kapacitet prodhimi prej rreth 36 sistemesh nĂ« vit. Prodhimi i sistemeve tĂ« tjera, si Tor, Buk dhe Pantsir, Ă«shtĂ« mĂ« i vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u vlerĂ«suar, pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« tĂ« dhĂ«nave.

Raytheon prodhon rreth 12 sisteme të mbrojtjes nga raketat Patriot në vit, ndërsa kompania gjermane Diehl planifikon të prodhojë tetë sisteme IRIS-T në vitin 2025, si dhe 800 deri në 1.000 raketa për to çdo vit. NATO gjithashtu prodhon sistemin NASAMS, i zhvilluar nga Norvegjia dhe SHBA-ja, i cili mund të përdorë raketat AIM-120 AMRAAM ose AIM-9X. SHBA-ja prodhon 1.200 përkatësisht 2.500 njësi të secilës raketë në vit.

MegjithatĂ«, mungesa e tĂ« dhĂ«nave tĂ« plota e bĂ«n tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« pĂ«rcaktohet qartĂ« se sa sisteme dhe raketa tĂ« mbrojtjes ajrore prodhojnĂ« tĂ« dy palĂ«t. Ajo qĂ« Ă«shtĂ« e qartĂ« Ă«shtĂ« se, me UkrainĂ«n dhe RusinĂ« qĂ« vazhdojnĂ« tĂ« pĂ«sojnĂ« goditje nga dronĂ« tĂ« thjeshtĂ«, normat aktuale tĂ« prodhimit nuk mjaftojnĂ« pĂ«r t’i mbrojtur nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive nga njĂ« prej tipareve mĂ« tĂ« reja dhe tĂ« qĂ«ndrueshme tĂ« kĂ«saj lufte: dronĂ«t goditĂ«s tĂ« prodhuar nĂ« masĂ« dhe me kosto tĂ« ulĂ«t.

Lufta e dronëve
Sipas Ukrainës, Rusia prodhon çdo muaj afër 5.000 dronë me rreze të gjatë veprimi të llojeve të ndryshme, apo 60.000 në vit. Këtu përfshihen dronët sulmues Geran-2 (versioni rus i dronëve Shahed të Iranit) dhe Gerbera, një dron që nuk ka municion dhe përdoret si dron mashtrues me qëllim që të mbingarkojë sistemet ukrainase të mbrojtjes ajrore.

NATO-ja aktualisht nuk prodhon asnjë dron të krahasueshëm me këta dronë të lirë kamikazë, ndërkaq SHBA-ja ka zgjedhur që të përdorë fluturake pa pilot shumë më të kushtueshëm, sikurse Reaper dhe Global Hawk.

Rusia po ashtu prodhon mbi 200 raketa lundruese dhe balistike në muaj, sipas agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës, duke bërë që prodhimi vjetor të arrijë nga 2.400 deri në 3.000 raketa. SHBA-ja, ndërkaq, vlerësohet se prodhon 700 raketa lundruese të llojit JASSM dhe 500 raketa balistike ATACMS në vit.

Kjo bën që Rusia të ketë epërsi sa i përket dronëve kamikazë dhe lundrues.

Në rast të një lufte mes Rusisë dhe NATO-s, mbrojtja ajrore e NATO-s do të ishte në një pozicion më të mirë për të neutralizuar kërcënimin nga dronët, krahasuar me mbrojtjen ajrore të Ukrainës, e cila ka vuajtur nga mungesa e aeroplanëve luftarakë që nga fillimi i pushtimit, thanë analistët nga CIT.

Teksa Rusia ka përparësi në prodhimin e raketave, mbrojtja e saj ajrore, që shpesh ka vështirësi edhe kundër dronëve të thjeshtë ukrainas, ka gjasa të ketë probleme serioze për të mbrojtur hapësirën ajrore të vendit nga raketat e NATO-s./REL

Trump ndan lajmin: SHBA dhe BE arritën një marrëveshje tregtare

Presidenti amerikan, Donald Trump ka ndarë detaje nga takimi që zhvilloi me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Trump bëri me dije se Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian, dhe e quajti atë si më të madhen marrëveshje tregtare ndonjëherë ndërmjet dy palëve.

Sipas Trump, tarifat që do të vendosen për produktet evropiane që eksportohen në SHBA do të jenë 15%, ndërsa tarifat për çelikun dhe aluminin do të mbeten të paprekura.

Në kuadër të marrëveshjes, Bashkimi Evropian do të blejë nga SHBA-ja armatim dhe energji me vlerë 150 miliardë dollarë, si dhe do të kryejë investime në vlerë 600 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara.

“Urime pĂ«r kĂ«tĂ« marrĂ«veshje”, theksoi Trump.

Nga ana e saj, Ursula von der Leyen u shpreh se kjo marrëveshje tregtare do të sjellë stabilitet në marrëdhëniet ekonomike mes dy palëve.

Zjarri në Kalasë të Delvinës, flakët përparojnë drejt zonës së banuar

Situata në fshatin Kalasë të Delvinës paraqitet e rënduar dhe serioze pasditen e kësaj të diele, ku zjarri po përhapet i favorizuar nga era e fuqishme që fryn në zonë. Zjarri ka rrezikuar seriozisht banesat dhe infrastrukturën pranë zonës së banuar, duke krijuar alarm tek banorët.

Në aksion janë angazhuar zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës, efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe zjarrfikës nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile. Për të përforcuar përpjekjet për shuarjen e zjarrit, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në zonë po operon edhe një helikopter i tipit Black Hawk, i cili po realizon hedhje uji mbi vatrat e zjarrit.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe Kryetari i Bashkisë Delvinë, Besmir Veli, ndodhen në terren, ku po ndjekin nga afër operacionin në mbështetje të banorëve dhe përpjekjet për minimizimin e rrezikut për jetën e qytetarëve.

Kujtojmë se në tre fshatra të Delvinës, dy ditë më parë u urdhërua evakuiimi i banorëve të rrezikuar për shkak të situatës kritike, e cila më pas u duk sikur u qetësua. Operacionet për shuarjen e zjarrit pritet të vazhdojnë edhe gjatë orëve në vazhdim, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim të vazhdueshëm.

Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare

Greqia po lufton për të dytën ditë me radhë zjarret që kanë shkatërruar shtëpi dhe kanë shkaktuar evakuime, me ndihmën e zjarrfikësve çekë dhe avionëve italianë që pritet të mbërrijnë më vonë.

Zjarret vazhdonin të ishin aktive të dielën në mëngjes në rajonin e Peloponezit, në perëndim të kryeqytetit, si dhe në ishujt Evia dhe Kythira, ndërsa avionët dhe helikopterët rifilluan operacionet në disa pjesë të vendit që në agim.

“Pritet qĂ« sot tĂ« jetĂ« njĂ« ditĂ« e vĂ«shtirĂ«, me rrezik shumĂ« tĂ« lartĂ« pĂ«r zjarr pothuajse nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin”, tha tĂ« dielĂ«n zĂ«dhĂ«nĂ«si i brigadĂ«s sĂ« zjarrfikĂ«sve, Vassilis Vathrakogiannis, megjithĂ«se shtoi se situata po pĂ«rmirĂ«sohet.

Parashikuesit e motit thanĂ« se erĂ«rat e forta qĂ« kanĂ« pĂ«rhapur flakĂ«t pritet tĂ« bien tĂ« dielĂ«n nĂ« shumicĂ«n e zonave, por paralajmĂ«ruan se ishulli turistik Kythira, me 3.600 banorĂ«, vazhdon tĂ« pĂ«rballet me kushte “shqetĂ«suese” pĂ«r shkak tĂ« erĂ«rave.

Mesazhe evakuimi u dërguan për banorët e ishullit, që ndodhet në juglindje të Peloponezit, herët në mëngjes të dielën, pasi zjarri po përhapej pa u ndalur.

“ShtĂ«pi, kosheret e bletĂ«ve, pemĂ« ulliri janĂ« djegur”, tha pĂ«r kanalin shtetĂ«ror ERT zĂ«vendĂ«skryetari i KomunĂ«s sĂ« Kythiras, Giorgos Komninos.

“NjĂ« manastir Ă«shtĂ« nĂ« rrezik tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« tani”, shtoi ai, duke theksuar se gjysma e ishullit Ă«shtĂ« djegur.

Dhjetëra zjarrfikës, të mbështetur nga tre helikopterë dhe dy avionë, po luftonin me zjarrin në Kythira, që kishte shpërthyer të shtunën në mëngjes dhe kishte detyruar evakuimin e një plazhi të njohur turistik.

Greqia kishte kĂ«rkuar mĂ« herĂ«t ndihmĂ« nga aleatĂ«t e Bashkimit Evropian dhe dy avionĂ« italianĂ« pritej tĂ« mbĂ«rrinin tĂ« dielĂ«n, sipas brigadĂ«s sĂ« zjarrfikĂ«sve, ndĂ«rsa njĂ«si nga Republika Çeke tashmĂ« kanĂ« filluar punĂ«n.

Njëmbëdhjetë rajone të Greqisë ende përballen me rrezik shumë të lartë për zjarre, sipas autoriteteve.

Zjarrfikësit po punojnë në disa zona të Peloponezit dhe ka pasur shumë shpërthime të reja zjarri gjatë natës në ishullin Evia, pranë Athinës, ku flakët kanë shkatërruar sipërfaqe të mëdha pyjesh dhe kanë vrarë mijëra kafshë fermash.

Punonjësit kanë filluar që në agim përpjekjet për të riparuar dëmet serioze në rrjetin elektrik të Evias dhe disa fshatra po përballen me probleme në furnizimin me ujë.

Më në jug, në Kretë, raportet thonë se zjarret që shpërthyen të shtunën pasdite dhe shkatërruan katër shtëpi dhe një kishë, tashmë janë vënë kryesisht nën kontroll.

Raportohet se policia po forcon njësitet në Kryoneri, në veri të Athinës, nga frika se grabitësit mund të synojnë shtëpitë e braktisura nga banorët që kanë ikur për shkak të zjarrit që shpërtheu të shtunën pasdite, por që të dielën ishte kryesisht nën kontroll.

Greqia po përjeton kushte të një vale të nxehti që gati një javë, me temperatura që në shumë zona kanë kaluar 40 gradë Celsius.

Të shtunën, temperatura arriti në 45.2°C në Amfilohia, në Greqinë perëndimore.

Pritet që të nxehtit ekstrem të zbutet nga e hëna.

Muajin e kaluar, zjarret në ishullin e pestë më të madh të Greqisë, Hios, në Egjeun verior, shkatërruan 4.700 hektarë tokë, ndërsa në fillim të korrikut një zjarr në Kretë detyroi evakuimin e 5.000 personave.

Viti më shkatërrimtar për zjarret ishte 2023, kur u humbën gati 175.000 hektarë dhe pati 20 viktima.

Shqipëria në flakë, Balluku zbret në terren: Dënim maksimal për zjarrvënësit!

Shqipëria prej ditësh është nën pushtetin e flakëve të zjarrit.

Ktë të diel, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka zbritur  në terren, ku vizitoi Bulqizën për të ndjekur nga afër aksionin për shuarjen e flakëve.

Nga atje, ajo deklaroi se në Kodin e ri Penal do të kërkohet që zjarrvënia të jetë vepër penale dhe të dënohet maksimalisht.

“Kemi pasur zjarrvĂ«nĂ«s tĂ« qĂ«llimshĂ«m. NĂ« Kodin e ri Penal do tĂ« kĂ«rkojmĂ« nga ligjvĂ«nĂ«sit nĂ« Parlamentin e ri qĂ« zjarrvĂ«nia e qĂ«llimshme, por edhe zjarrvĂ«nia pa dashje – duke ditur shumĂ« mirĂ« se cilat janĂ« pasojat – tĂ« jetĂ« vepĂ«r penale dhe tĂ« ketĂ« penalitete maksimale.”

Balluku tha se Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« punĂ« e mirĂ« nga policia pĂ«r identifikimin e zjarrvĂ«nĂ«sve. PĂ«r kĂ«ta tĂ« fundit, ajo u shpreh se nuk do tĂ« ketĂ« ruajtje tĂ« identitetit dhe emrat e tyre do tĂ« bĂ«hen publikĂ«, pĂ«r t’u kthyer nĂ« shembull.

“JanĂ« identifikuar zjarrvĂ«nĂ«sit nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin, tĂ« cilĂ«t do tĂ« bĂ«hen shembull, pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« tĂ« drejtĂ«n. Ky Ă«shtĂ« momenti qĂ« ne nuk duhet t’u ruajmĂ« identitetin, ashtu siç parashikohet nĂ« disa raste nga ligji. Identiteti i tyre do tĂ« jetĂ« publik, pĂ«r t’i kthyer nĂ« shembull. Nga ana tjetĂ«r, Policia e Shtetit, qeveria shqiptare dhe pushteti vendor kanĂ« qenĂ« nĂ« krye tĂ« detyrĂ«s gjatĂ« kĂ«tyre ditĂ«ve dhe do tĂ« kĂ«rkojnĂ« qĂ« tĂ« penalizohen maksimalisht.”

Neutralizohen flakët në zonën e Shpiragut dhe Kuçovës

Pas ditësh të tëra përpjekje intensive të forcave tokësore dhe ajrore për përballimin e vatrave të zjarrit në jug dhe juglindje të vendit, situata në zonat e Shpiragut dhe Kuçovës është stabilizuar këtë të dielë, më 27 korrik.

Gazetarja Glidona Daci, duke raportuar live pĂ«r Klan News nga Kuçova, bĂ«ri me dije se, sipas kontrolleve ajrore tĂ« fundit, nuk ka mĂ« vatra aktive nĂ« zonĂ«n e Shpiragut, pasi nuk janĂ« konstatuar mĂ« shenja tymi apo flakĂ«sh. Sipas saj, kjo nuk ofron siguri qĂ« kĂ«to vatra nuk do tĂ« riaktivizohen pasi “Gjithcka Ă«shtĂ« e mundur pĂ«r shkak tĂ« temperaturave tĂ« larta dhe erĂ«s sĂ« fortĂ«â€.

Në bazën ushtarake të Kuçovës, ku ka zbritur edhe një prej helikopterëve të Forcave të Armatosura, nuk është kërkuar më asistencë për fluturim, duke sinjalizuar një përmirësim të dukshëm të situatës.

“NdĂ«rkohĂ« pĂ«r sa i pĂ«rket vatrĂ«s ra ushtarake e KuçovĂ«s, ku Ă«shtĂ« ulur dhe njĂ« nga helikopterĂ«t, nuk Ă«shtĂ« kĂ«rkuar ndihmĂ« tjetĂ«r pĂ«r tĂ« fluturuar sĂ«rish dhe helikopterĂ«t e tjerĂ« tĂ« forcave ajrore janĂ« nĂ« terren duke punuar nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« bĂ«het e mundur shuarja e flakĂ«ve nĂ« zonat e tjera ku janĂ« aktive: nĂ« zonĂ«n e IbĂ«s, Borshit, Karaburunit, VorĂ«s.”, tha Daci nĂ« njĂ« lidhje tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«.

Analiza/ A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të deklaratës së tij se Mali i Zi duhet të mendojë nëse ka më shumë dëm apo dobi nga fakti që Kotori është nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Radunoviq më 24 korrik tha se mund të organizohet një referendum për qytetarët e Bokas lidhur me këtë çështje.

Kotori, një qytet mesjetar në Boka Kotorska, gëzon statusin e trashëgimisë botërore që nga viti 1979 për shkak të vlerave kulturore dhe arkitektonike.

Idenë për referendum e kanë hedhur poshtë autoritetet e Kotorit.

“Do tĂ« bĂ«jmĂ« çfarĂ« duhet. Perla do tĂ« mbetet perlĂ«â€, tha kreu i Kotorit, Vladimir Jokiq.

ÇfarĂ« e motivoi ministrin tĂ« propozojĂ« referendumin?
Deklarata e Radunoviqit erdhi pas mbledhjes së Komitetit për Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s në korrik në Paris, ku u vlerësua se ka pasur përkeqësim serioz të ruajtjes së zonës natyrore dhe historiko-kulturore të këtij qyteti.

U hap gjithashtu mundësia që Kotori të vendoset në Listën e Trashëgimisë Botërore në rrezik.

Malit të Zi iu kërkua vendosja e një moratoriumi mbi projektet ndërtimore në zonën e mbrojtur, që përfshin pjesë të komunave Kotor, Tivat, Herceg Novi dhe Cetinje.

“Duhet tĂ« mendojmĂ« nĂ«se na sjell mĂ« shumĂ« dobi tĂ« jemi nĂ« UNESCO apo mĂ« shumĂ« pĂ«rfitim nĂ«se mund tĂ« ndĂ«rtojmĂ«. KĂ«to janĂ« dĂ«me tĂ« mĂ«dha”, tha Radunoviq.

Ai shtoi se duhet hapur një debat publik mbi statusin e Kotorit.

“Dhe tĂ« shpallet njĂ« referendum pĂ«r qytetarĂ«t e Bokas qĂ« tĂ« shihet çfarĂ« do tĂ« bĂ«het mĂ« tej dhe nĂ«se duhet ende tĂ« jemi nĂ« UNESCO”, shtoi ai.

Statusi i trashëgimisë botërore në rrezik?
Sipas raportit të UNESCO-s, është theksuar se Mali i Zi nuk ka përmbushur rekomandimet kyçe që janë përsëritur për vite me radhë.

Pikat problematike përfshijnë mungesën e ekspertëve, mungesën e një Studimi për Zonën e Mbrojtur, ligje të pakoordinuara dhe mungesë transparence në planifikim.

Për këtë arsye UNESCO kërkon ndalim urgjent të lëshimit të lejeve të ndërtimit, ndryshime të ligjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ndalim të shfrytëzimit të burimeve natyrore në zonën e mbrojtur


Nevojitet gjithashtu njĂ« rishikim i planeve tĂ« zhvillimit urban pĂ«r t’u pĂ«rputhur me parimet e ruajtjes sĂ« vlerave tĂ« jashtĂ«zakonshme universale, forcimi i institucioneve dhe krijimi i njĂ« sistemi transparent tĂ« menaxhimit.

Afati për zbatimin e masave përfundon në shkurt të vitit 2026.

Ministria e Kulturës nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë për koment mbi nismën e Radunoviqit, si dhe për pasojat nëse Mali i Zi nuk zbaton rekomandimet e UNESCO-s.

‘Jemi tĂ« barabartĂ« me njĂ« fatkeqĂ«si natyrore’
Kryetari i Komunës së Kotorit, Vladimir Jokiq, e hodhi poshtë idenë për referendum, duke theksuar se ruajtja e trashëgimisë kulturore është një detyrim civilizues.

“Ruajtja e vlerave tĂ« jashtĂ«zakonshme universale nuk mund tĂ« jetĂ« objekt referendumi. As qeveria, as komuna, as qytetarĂ«t nuk duan tĂ« shkĂ«puten nga qytetĂ«rimi”, tha Jokiq.

Ish-ministrja e Urbanizmit, Ana Novakoviq Gjuroviq, vlerësoi se deklarata e Radunoviqit për një referendum të mundshëm përfaqëson një qëllim të rrezikshëm të qeverisë për të shkatërruar Boka Kotorskën dhe për ta fshirë atë nga harta e trashëgimisë botërore.

“Propozimi Ă«shtĂ« absurd, jashtĂ«zakonisht i papĂ«rgjegjshĂ«m dhe tregon njĂ« mosnjohje themelore tĂ« fakteve dhe standardeve ndĂ«rkombĂ«tare”, u shpreh Novakoviq Gjuroviq.

Edhe dega e Kotorit e LĂ«vizjes “Evropa Tani”, e kryeministrit Milojko Spajiq, deklaroi se janĂ« kundĂ«r idesĂ« pĂ«r organizimin e çfarĂ«do referendumi.

â€œĂ‡Ă«shtjet zhvillimore dhe infrastrukturore tĂ« Kotorit dhe Boka Kotorska janĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme dhe kĂ«rkojnĂ« qasje serioze, por zgjidhjet duhet tĂ« kĂ«rkohen brenda kornizĂ«s qĂ« nĂ«nkupton ruajtjen e trashĂ«gimisĂ« kulturore dhe historike”, thanĂ« nga LĂ«vizja “Evropa Tani”.

Arkitektja Biljana Gligoriq tha se Kotori mund të përfshihet së shpejti në listën e kuqe të UNESCO-s.

“Ka qenĂ« njĂ« herĂ« mĂ« parĂ« nĂ« atĂ« listĂ«. Pas tĂ«rmetit. Ja si kemi kujdesur pĂ«r tĂ«. Jemi tĂ« barabartĂ« me njĂ« fatkeqĂ«si natyrore pĂ«r kĂ«tĂ« perlĂ« tĂ« planetit”, tha Gligoriq.

‘Statusi i UNESCO-s Ă«shtĂ« njohje, jo pengesë’
NĂ«se Mali i Zi nuk i pĂ«rmbush rekomandimet deri mĂ« 1 shkurt tĂ« vitit tĂ« ardhshĂ«m, Kotori mund tĂ« pĂ«rfshihet nĂ« ListĂ«n e TrashĂ«gimisĂ« BotĂ«rore nĂ« Rrezik – njĂ« regjistĂ«r ndĂ«rkombĂ«tar i vendeve qĂ« pĂ«rballen me kĂ«rcĂ«nime serioze ndaj vlerave universale.

Statusi i trashëgimisë botërore që gëzon Kotori nën mbrojtjen e UNESCO-s përfaqëson njohje për vlerat e tij të jashtëzakonshme universale, thuhet në deklaratën e 65 organizatave joqeveritare.

“Humbja e kĂ«tij statusi do tĂ« sillte pasoja afatgjata – rĂ«nie tĂ« besimit, ulje tĂ« investimeve, humbje tĂ« interesit nga partnerĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« dhe dĂ«mtim tĂ« reputacionit tĂ« shtetit”, deklaruan organizatat joqeveritare.

Heqja dorë nga statusi i UNESCO-s do të nënkuptonte lënien e hapësirës vetëm në dorën e logjikës së tregut, duke anashkaluar interesin publik dhe identitetin kulturor, u shpreh sektori civil.

Shembuj të humbjes së statusit të UNESCO-s
Në raste ekstreme, një lokacion mund të hiqet plotësisht nga lista e UNESCO-s, siç ndodhi me Luginën e Elbës në Dresden të Gjermanisë dhe me portin e Liverpulit.

Lugina e lumit Elba pranë Dresdenit ishte vendi i parë në Evropë dhe i dyti në botë që u hoq nga lista e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s.

Dresdeni është një nga qytetet e rralla në Gjermani që ka ruajtur pamjen e tij prej 250 vitesh.

U hoq nga lista sepse autoritetet vendosën të ndërtojnë një urë moderne me katër korsi mbi lumin.

Sipas Komitetit të Trashëgimisë Botërore, ndërtimi i urës nuk e ruante vlerën universale të jashtëzakonshme të luginës së lumit Elba.

Më parë, në vitin 2007, UNESCO kishte fshirë nga lista Rezervatin e oriksit arab (një lloj i rrallë antilope) në Oman, pasi autoritetet vendase e zvogëluan zonën e mbrojtur me 90 për qind, duke shkatërruar vlerën universale të jashtëzakonshme të asaj zone./rel

Rusia zbeh festimet ndërsa dronë fluturojnë pranë vendlindjes së Putinit

Rusia mbajti ceremoni të zbehura për nder të marinës më 27 korrik në Shën Petersburg, duke përmendur shqetësime për sigurinë, ndërsa autoritetet në rajonin përreth raportuan se forcat e mbrojtjes ajrore rrëzuan disa dronë që, sipas tyre, ishin lëshuar nga Ukraina.

Ndërkohë, Rusia vazhdoi sulmet ndaj Ukrainës, ku zyrtarët thanë se ushtria rrëzoi 78 nga 83 dronët sulmues ose mashtrues të lëshuar gjatë natës dhe në mëngjes, përfshirë disa fragmente të të cilëve dëmtuan ndërtesa në rajonin Poltava, që ndodhet mes Kievit dhe vijës së frontit në lindje.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ktheu paradën e Ditës së Marinës në lumin Neva në qytetin e tij të lindjes, Shën Petersburg, në vitin 2017, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të kremtuar ushtrinë dhe për të ndezur ndjenjat patriotike.

Por, parada detare u anulua kĂ«tĂ« vit, njĂ« vendim i shpallur nga autoritetet lokale nĂ« fund tĂ« javĂ«s sĂ« kaluar. MĂ« 27 korrik, zĂ«dhĂ«nĂ«si i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarĂ«ve se “kjo lidhet me situatĂ«n e pĂ«rgjithshme, arsyet e sigurisĂ«, tĂ« cilat janĂ« mbi tĂ« gjitha”.

Zyrtarët rusë thanë se më shumë se 10 dronë u rrëzuan në mëngjes në rajonin e Leningradit, i cili rrethon Shën Petersburgun, dhe guvernatori tha se një grua u plagos lehtë nga mbetjet që ranë. Dhjetëra fluturime u pezulluan në aeroportin Pulkovo të Shën Petersburgut.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se gati 100 dronë u rrëzuan në rajone të ndryshme të Rusisë gjatë natës.

Putin ndodhej në Shën Petersburg dhe mori raporte për një stërvitje katërditore detare që përfundoi më 27 korrik dhe përfshinte anije nga Deti Baltik, përballë Shën Petersburgut, deri në Paqësor.

Ai u zotua tĂ« ndĂ«rtojĂ« mĂ« shumĂ« anije luftarake dhe tĂ« intensifikojĂ« trajnimin detar, duke thĂ«nĂ« se “fuqia goditĂ«se dhe aftĂ«sia luftarake e marinĂ«s do tĂ« ngrihen nĂ« njĂ« nivel tĂ« ri cilĂ«sie”.

Që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022, forcat e Kievit kanë fundosur ose dëmtuar disa anije luftarake ruse në Detin e Zi, duke penguar operacionet e saj atje dhe duke e detyruar të tërhiqet nga Gadishulli i pushtuar i Krimesë drejt një baze në Rusi, Novorosijsk.

Edhe pse jo me të njëjtin intensitet si sulmet ajrore të pamëshirshme që Rusia ka lëshuar mbi qytetet ukrainase në mbarë vendin dhe që janë shtuar muajt e fundit, Kievi e ka trazuar Rusinë me sulme me dronë.

NĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale mĂ« 26 korrik, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sulmet ruse ndaj qyteteve, qytezave dhe infrastrukturĂ«s “sigurisht nuk mund tĂ« mbeten pa pĂ«rgjigje, dhe dronĂ«t ukrainas me rreze tĂ« gjatĂ« veprimi e sigurojnĂ« atĂ«â€.

“NdĂ«rmarrjet ushtarake ruse, logjistika ruse dhe fushat ajrore ruse duhet tĂ« shohin se lufta e vetĂ« RusisĂ« tani po i godet ata me pasoja tĂ« vĂ«rteta”, shkroi ai. “SaktĂ«sia e dronĂ«ve tanĂ«, natyra e pĂ«rditshme e pĂ«rgjigjeve tĂ« UkrainĂ«s – janĂ« disa nga argumentet qĂ« me siguri do ta afrojnĂ« paqen”.

Negociatorët rusë dhe ukrainas nuk bënë asnjë përparim të dukshëm drejt paqes në raundin e tretë të shkurtër të negociatave të drejtpërdrejta në Stamboll më 23 korrik. Rusia ka refuzuar thirrjet e Shteteve të Bashkuara, vendeve evropiane dhe Ukrainës për armëpushim, dhe Kievi e Moska vazhdojnë të jenë larg njëra-tjetrës për çështje kyçe si territori dhe siguria.

Ndër të tjera, Rusia kërkon që Ukraina të heqë dorë nga katër rajone tokësore që ajo pretendon në mënyrë të pabazë se janë tani pjesë e saj, përfshirë edhe pjesë që forcat ruse nuk i kontrollojnë, dhe të pranojë kufizime të rrepta mbi përmasën e forcave të saj të armatosura dhe ndihmën ushtarake të huaj.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka kĂ«rkuar tĂ« ndĂ«rmjetĂ«sojĂ« njĂ« marrĂ«veshje paqeje qĂ« kur mori detyrĂ«n nĂ« janar, kĂ«rcĂ«noi mĂ« 14 korrik tĂ« vendosĂ« sanksione tĂ« reja ndaj MoskĂ«s – dhe sanksione sekondare pĂ«r vendet qĂ« blejnĂ« produkte nafte nga Rusia – nĂ«se Rusia dhe Ukraina nuk arrijnĂ« njĂ« marrĂ«veshje deri nĂ« fillim tĂ« shtatorit.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Fox News tĂ« transmetuar mĂ« 26 korrik, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Trump po bĂ«het “gjithnjĂ« e mĂ« i frustruar” qĂ«, megjithĂ«se ka pasur bashkĂ«bisedime tĂ« mira me Putinin nĂ«pĂ«rmjet telefonit, “ato nuk çojnĂ« askund”.

Trump po “humb durimin. Po humb gatishmĂ«rinĂ« pĂ«r tĂ« vazhduar tĂ« presĂ« qĂ« pala ruse tĂ« bĂ«jĂ« diçka kĂ«tu, pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund kĂ«saj lufte”, tha Rubio, duke shtuar se “nuk ka asnjĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« Putini tĂ« kishte mundur ta mbante kĂ«tĂ« luftĂ« pa mbĂ«shtetjen e KinĂ«s, veçanĂ«risht pĂ«rmes blerjes sĂ« naftĂ«s sĂ« tij”./rel

“BudallallĂ«qet e tua!” Djali akuzon rĂ«ndĂ« babain pĂ«r veprime tĂ« pahijshme

Marjana dhe Qaniu, janĂ« njĂ« çift i martuar prej 53 vjetĂ«sh qĂ« jeton nĂ« Itali. NĂ« rubrikĂ«n “Shihemi nĂ« Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” nĂ« Tv Klan, i ka sjellĂ« njĂ« konflikt i lindur nga djali i madh, Ervini. Ata kanĂ« tre fĂ«mijĂ«, por Qaniu i ka dhĂ«nĂ« gjithçka Ervinit me qĂ«llimin pĂ«r “ta sjellĂ« nĂ« rrugĂ« tĂ« drejtĂ«â€, siç shprehet ai, pasi djali luante kumar.

Sipas çiftit, djali u kishte premtuar se do t’i mbante nĂ« shtĂ«pinĂ« ku jeton me bashkĂ«shorten e dytĂ«, por tani i ka nxjerrĂ« nĂ« rrugĂ«. PrindĂ«rit po jetojnĂ« me djalin e vogĂ«l, Florindin, qĂ« banon me qira por kĂ«rkojnĂ« tĂ« kthehen nĂ« shtĂ«pinĂ« e tyre.

Ervini merr pjesë në seancë përmes lidhjes telefonike, ku thotë se ai ka kontribuar në familje, ndërsa hedh një akuzë të rëndë kundrejt babait.

Qani: A të kam thënë 10-15 herë hajde në familje të bëjmë bisedën si të ndajmë gjërat? Brenda 24 orëvee të kam thirrur tri herë, çfarë më the sot në mëngjes?

Ervin: Faji jot është, nuk është faji im, faji jot është!

Qani: PĂ«r çfarĂ« arsyeje? Se tĂ« besova qĂ« mĂ« ke lĂ«nĂ« nĂ« rrugĂ« sot? Se Florindi ka shtĂ«pinĂ« e vet me qira. UnĂ« tĂ« dhashĂ« shtĂ«pinĂ« ty, t’i dhashĂ«tĂ« gjitha, me dy shtĂ«pi, dy martesa, dy makina, gjithĂ« borxhet nĂ« Itali e ShqipĂ«ri?

Ervin: Po gjithë budallallëqet që ke bërë ti?

Qani: T’i kam bĂ«rĂ« tĂ« gjitha gjĂ«rat unĂ«!

Eni Çobani: Pse, çfarĂ« budallallĂ«qesh ka bĂ«rĂ«, Ervin? PĂ«r çfarĂ« budallallĂ«qesh flitet, Ervin? T’i thuash  babait pĂ«r budallallĂ«qet e tua Ă«shtĂ« njĂ« çikĂ« e rĂ«ndĂ« se Ă«shtĂ« babai juaj.

Ervin: MĂ« vjen zor se ka pĂ«r tĂ« ngelur me gisht nĂ« gojĂ«, por nuk po i tregoj gjĂ«rat se ai e di shumĂ« mirĂ« pĂ«r çfarĂ« po flas. QĂ« nĂ« fejesĂ«n e parĂ« qĂ« jam fejuar, qĂ« me nusen e dytĂ« qĂ« kam marrĂ« dhe gjĂ«rat e tjera i di shumĂ« bukur ai, s’dua tĂ« fus nĂ« sherr edhe plakĂ«n me gjĂ«rat qĂ« ka bĂ«rĂ« budallallĂ«qe ai, ai i di shumë  mirĂ« gjĂ«rat pĂ«r çfarĂ« flas.

Eni Çobani: Duhet tĂ« na i thuash se ne nuk e kuptojmĂ« se ai ka ardhur, tĂ« akuzon  ty qĂ« i  ke marrĂ« pronĂ«n me mashtrim.

Ervin: Nuk mund t’jua them se goca e huaj  ka krijuar familje sot.

Qani: A je i zoti të më vish këtu përballë?

Eni Çobani: NĂ« qoftĂ« se e nĂ«nkuptoj, ju po flisni se babai juaj ka bĂ«rĂ« veprime jo tĂ« duhura kundrejt nuseve tuaja?

Ervin: Ekzakt, po.

Eni Çobani: Kjo Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«! NĂ« qoftĂ« se ju akuzoni babanĂ« tuaj


Marjana: Ç’janĂ« kĂ«to fjalĂ« kĂ«shtu, znj. Eni? Ai ka punuar nĂ« mes tĂ« fabrikĂ«s sĂ« gomĂ«s, me 2500  punĂ«torë  dhe s’i ka dalĂ« zĂ«ri, ç’janĂ« kĂ«to budallallĂ«qe qĂ« nxjerr nusja e tij? Ç’janĂ« kĂ«to budallallĂ«qe, na fĂ«lliqĂ«n fare!

Qani: I djeg atij dhe do të shpifë gjëra se mua më njohin të gjithë!

U fut pĂ«r t’u larĂ« nĂ« det, mbytet turistja çeke nĂ« plazhin e Qerretit

NjĂ« turiste nga Çekia raportohet se Ă«shtĂ« mbytur teksa po lahej nĂ« plazhin e Qerretit nĂ« KavajĂ«.

Mësohet se 42-vjeçarja është mbytur aksidentalisht duke u larë në det.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orĂ«s 16:00, nĂ« plazhin e Qerretit, KavajĂ«, duke u larĂ« nĂ« det, Ă«shtĂ« mbytur aksidentalisht shtetasja K. K., 42 vjeçe, banuese nĂ« Çeki.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.

DhĂ«rmi/ “Beach bari” gjobitet me 200 mijĂ« lekĂ« pĂ«r muzikĂ«n e lartĂ«

NjĂ« “beach bar” nĂ« zonĂ«n turistike tĂ« DhĂ«rmiut Ă«shtĂ« ndĂ«shkuar me njĂ« gjobĂ« prej 200 mijĂ« lekĂ«sh, pasi gjatĂ« kontrolleve tĂ« policisĂ« rezultoi se muzika e transmetuar kishte tejkaluar kufijtĂ« e lejuar ligjorĂ« pĂ«r ndotjen akustike.

Ngjarja u konstatua më 26 korrik, kur shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi kryen kontrolle në disa lokale përgjatë vijës bregdetare.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Vlorë, gjatë verifikimeve në një prej lokaleve të natës, u konstatua se niveli i zërit tejkalonte normat e lejuara me ligj, çka çoi në vendosjen e një gjobe administrative për administratorin e lokalit, me inicialet E. P.

Autoritetet theksojnë se kontrollet do të vijojnë në mënyrë intensive në të gjitha zonat turistike të qarkut Vlorë, me qëllim garantimin e qetësisë për pushuesit dhe mbrojtjen nga ndotja akustike, një shqetësim i përsëritur gjatë sezonit veror.

Policia u bĂ«n thirrje tĂ« gjithĂ« operatorĂ«ve turistikĂ«, pronarĂ«ve tĂ« bareve, restoranteve dhe ambienteve tĂ« argĂ«timit “qĂ« tĂ« respektojnĂ« nivelin dhe orarin e lejuar pĂ«r muzikĂ«n qĂ« gjenerojnĂ« nga aktivitetet nĂ« subjektet e tyre”, pĂ«r tĂ« shmangur masa ndĂ«shkuese dhe pĂ«r tĂ« siguruar njĂ« ambient tĂ« qetĂ« pĂ«r turistĂ«t.

❌