Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nis takimi Trump-Putin në Alaskë, sytë e botës në fjalët për paqen në Ukrainë

Ka nisur zyrtarisht në Alaskë takimi mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ku në fokus të bisedimeve do të jetë arritja e një marrëveshje për paqen në Ukrainë. Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff janë ulur pranë Trump, ndërsa ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi i tij, Yuri Ushakov, janë pranë Putinit.

Source

Do kemi paqe në botë? Brenda sallës ku po takohen Trump dhe Putin

Një foto ka zbuluar detaje të reja nga vendi se ku do të mbahet takimi me presidentëve të SHBA, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin. Në tryezën e vogël, është vendosur një afishë e madhe, ku shkruhet me të mëdha “në kërkim të paqes”. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff do t’i bashkohen Trumpit në anën amerikane të tryezës së bisedimeve, ndërsa ministri i Jashtëm…

Source

VIDEO/ Pas 6 vitesh, Trump dhe Putin takohen në Alaskë

6 vite pas takimit të tyre të fundit, Donald Trump dhe Vladimir Putin janë përsëri ballë për ballë. Të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh pasi zbritën nga avionët presidencialë në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage, në Alaskë. Trump i buzëqeshur madje duartrokiti presidentin rus ndërsa ai iu afrua në tapetin e kuq. Teksa dy liderët shtrëngonin duart…

Source

💾

Brenda orarit, Vladimir Putin mbërrin në Alaskë

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Anchorage të Alaskës, për të marrë pjesë në samitin SHBA-Rusi. Homologu i tij amerikan, Donald Trump ateroi i pari në Alaska, 30 minuta para shefit të Kremlinit, por ende nuk ka zbritur nga Air Force One. Trump ndodhet ende brenda avionit presidencial, aty ku Guvernatori Dunleavy dhe senatorët e Alaskës Murkowski dhe Sullivan kanë hipur për ta…

Source

41-vjeçari që pla*osi të riun, kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu

Një tjetër ngjarje është shënuar në Korçë, ku një i ri është plagosur. Autori i arrestuar është Aleks Qiqi. 41-vjeçari raportohet se nuk ka shumë kohë që ka dalë nga burgu. Gjithashtu ai nuk ka një imazh “të pastër” para autoriteteve pasi rezulton i dënuar për disa vepra penale. Qiqi ka qenë i dënuar për falsifikime dhe vepra të tjera penale si trafikim droge. Ai rezulton i dënuar edhe në Greqi.

Source

VIDEO/ Donald Trump mbërrin i pari në Alaskë, samiti me Putin nis në orën 21:00

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur i pari në aeroportin e bazës ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage për takimin me Presidentin rus Vladimir Putin. Kurse kreu i Kremlinit pritet të mbërrijë pas pak. Trump dhe Putin do të takohen fillimisht në shkallët e avionit në aeroport. Më pas, në orën 21:00, dy Presidentët do të futen në një takim me dyer të mbyllura ‘kokë më kokë’ vetëm…

Source

Përmirësim i dukshëm i situatës së zjarreve, 3 vatra ende aktive

Ministria e Mbrojtjes informoi sot lidhur me situatën si pasojë e zjarreve në vend. MM thekson se, në 24 orët e fundit ka pasur një përmirësim të dukshëm të situatës nga zjarret në vend. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 3 vatra janë aktive dhe 6 janë në monitorim. Sipas MM, aktualisht po punohet me intensitet në disa zona. Në Tërnovë (Bashkia Bulqizë)…

Source

“Alaska 2025”, gati skena ku pritet të takohen Trump-Putin

Sapo të mbërrijnë në Alaskë, Presidentët Donald Trump dhe Vladimir Putin do të takohen fillimisht në aeroport përpara se të mbyllen në takimin me dyer të mbyllura ‘kokë më kokë’ vetëm nën praninë e përkthyesve. Në aeroport është shtruar një tapet i kuq, me avionë luftarakë të pozicionuar në të dyja anët, dhe një tabelë “Alaska 2025”. Nuk është e qartë nëse Putin është në bord. Aeroplani u nis nga…

Source

Dëmet nga zjarri, Rama: Kujt humbi shtëpinë do t’ia rindërtojmë falas

Pas dëmeve që shkaktuan zjarret në vend, kryeministri Edi Rama është shprehur se kushdo që humbi shtëpinë do t’i rindërtohet falas. Nga ana tjetër edhe fermerët që humbën krerët do të rifinancohen. ”Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare”,-shkruan Rama.

Source

Drejtori i QSUT, Spaho takon nga afër pacientët në Shërbimin Onkologjik

Drejtori i përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Florenc Spaho ka vizituar sot ambientet e Shërbimit Onkologjik për të komunikuar drejtpërdrejt me pacientët. Spaho ka vizituar shërbimin onkologjik për t’u njohur nga afër me problematikat e qytetarëve. Vetë pacientët në shërbime të tjera kanë konfirmuar me herët se drejtori i përgjithshëm Spaho ka vizituar thuajse…

Source

Trump: Dua një armëpushim sot, nuk do jem i lumtur nëse nuk ndodh!

Nëse nuk do të dali me një rezultat armëpushimi nga bisedimet maratonë të ditës së sotme në samitin e Alaskës, presidenti Donald Trump nuk do të ishte i kënaqur. “Dua të shoh një armëpushim. Nuk do të jem i lumtur nëse nuk ndodh sot”, është shprehur Trump. Presidenti i SHBA-së e deklaroi këtë afërsisht dy orë para samitit të Alaskës me udhëheqësin rus Vladimir Putin. Shtëpia e Bardhë zbuloi…

Source

Tërmet në vend, lëkundjet ndihen të forta

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në vendin tonë. Lëkundjet u ndjenë të forta në Tiranë, Durrës e Krujë, rreth orës 18:20. Forca e tërmetit është 3.6 ballë dhe deri më tani nuk raportohet për dëme. Tërmeti me thellësi fokale 5 km, e kishte epiqendrën rreth 7 km në jugperëndim të Krujës.

Source

FOTO/ Dëmet e larta nga zjarret, ministri Vengu shpjegon procedurat për dëmshpërblimin

Qeveria Rama ka premtuan dëmshpërblim për të gjithë personat e prekur nga zjarret dhe shtëpi të reja, për banorët që kanë mbetur pa to, ministri i mbrojtjes, Pirro Vengu ka dhënë detaje të mëtejshme sesi do të realizohet kjo gjë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se në çdo bashki do të ngrihet Grupi i Konstatimit me urdhër të kryetarit që do të verifikojë dëmet dhe do të…

Source

Vrasja e 14-vjeçarit, Luizi: Thika është në duart tona

Për vrasjen e 14-vjeçarit në Maliq, këngëtari Luiz Ejlli përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se kjo ngjarje është pasqyra e shoqërisë që ne kemi ndërtuar. Ndër të tjera këngëtari shprehet se pas kësaj tragjedie sy nëna sot nuk dinë ku të gjejnë frymën dhe dy familje që nuk do të jenë më të njëjta. “Dy nëna që sot nuk dinë ku të gjejnë frymën dhe dy familje që nuk do të jenë më të…

Source

Mbyllet kufiri Kosovë-Maqedoni e Veriut

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar në Kosovë ka bërë të ditur se në pasditen e së premtes është mbyllur pika kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Glloboqicë, për shkak të përhapjes së zjarreve. Përmes një postimi në Facebook, kjo organizatë qeveritare ka thënë se është njoftuar nga pala maqedonase se zjarret janë afruar afër rrugës së fshatit Jazhincë, ndërsa vendimin për mbylljen e…

Source

Kryeministri Rama uron besimtarët e krishterë: Gëzuar Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

Me rastin e festës së Fjetjes së Hyjlindëses Mari, e njohur edhe si Pashka e verës për besimtarët ortodoksë, kryeministri Edi Rama përcolli urimet për këtë ditë të shënuar të kalendarit fetar. ”Gëzuar Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari për të gjithë besimtarët ortodoksë”, uron Rama. Festa e Shën Marisë përkujton fjetjen e Nënës së Zotit dhe konsiderohet një nga momentet më të rëndësishme të…

Source

Vajza 4-vjeçare nga Kosova humbet në plazhin e Shëngjinit, Policia e gjen dhe ia dorëzon familjes

Policia e Shtetit ka gjetur fëmijën e humbur në plazhin e Shëngjinit. Efektivët e Rendit në Shëngjin njoftuan sot se i dorëzuan familjes në gjendje të mirë shëndetësore, vajzën 4-vjeçare nga Kosova. “Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga një familje pushuesish nga Kosova, se vajza e tyre e mitur ishte larguar dhe nuk po e gjenin dot. Menjëherë pas marrjes së njoftimit…

Source

Balluku tek Autoriteti Rrugor Shqiptar: Burimet njerëzore janë aseti më i rëndësishëm, meritojnë respekt dhe mirënjohje

Zv/kyeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, këtë të premte pati një vizitë tek Autoriteti Rrugor Shqiptar, ku u takua me Denisën dhe Nikollaqin. Teksa ka ndarë pamje nga takimi, Balluku shkruan se shumë prej projekteve infrastrukturore të këtij vendi, vepra arti e akse rrugore, mbajnë edhe firmën e tyre. Për këtë zv/kryeministrja nënvizon se burimet njerëzore janë aseti më i rëndësishëm…

Source

Kreu i bashkisë Gramsh, Ajazi: Të hënën nis vlerësimi i dëmeve nga zjarret, dosja gati brenda një jave

Bashkia e Gramshit, një ndër zonat më të prekura nga zjarret, do të nisë të hënën punën në terren për vlerësimin e dëmeve. Kryebashkiaku Besian Ajazi ka publikuar letrën e prefektit të qarkut Elbasan Ilir Bejtja, kjo drejtuar bashkive të tjera të këtij qarku për të ndihmuar në burime njerëzore bashkinë e Gramshit në këtë proces. “Falë mbështetjes së Prefektit të Qarkut Elbasan…

Source

❌