Drita në gjurmët e Shkëndijës në Bukuresht
Pasi u eleminuan nga Champions League, sezoni i tyre do të vazhdojë në Europa League. Gjigandët rumunë të FCSB presin Dritën në ndeshjen e parë të enjten.
Fituesja e këtij çifti do të ndeshet me Aberdeen fazën “playoff”.
Pavarësisht se shënoi e para, FCSB dështoi të përmbyste humbjen e Shkupit ndaj Shkëndijës në UEFA Champions League duke u eleminuar në rezultatin e përgjithshëm 3-1.
Dikur fituese e Kupës së Kampioneve si Steaua Bucharest, tani FCSB po has probleme për ta rifituar të njëjtin status pas 5 humbjeve në 8 ndeshjet e zhvilluara deri tani.
Ndërkohë Drita eleminoi Differdange-n për tu përballur me danezët e Copenhagen në raundin e dytë ndaj të cilëve u eleminua pas dy humbjeve në shifrat 3-0 pas 180 minutave.
Katër herë kampionët e Kosovës kanë ende shanse për të qënë në Ligën e Fazës.
Për këtë shpresojnë të shfrytëzojnë avantazhin e momentit negativ të FCSB, për ta pasur më të lehtë ndeshjen e kthimit në Prishtinë.
The post Drita në gjurmët e Shkëndijës në Bukuresht appeared first on Gazeta Si.