Nga 21 vatra zjarri të raportuara gjatë 24 orëve të fundit në vend, 14 prej tyre vijojnë ende aktive.
Në bashkinë Finiq, flakët kanë kaluar në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam. Ndërsa ndërhyrja ka nisur edhe nga ajri me avionin Kroat Canadair.
Në vendin e quajtur “Rëzom”, në afërsi të Tunelit të Skërficës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, për shkak të terrenit të thyer është e vështirë të operohet me mjete nga toka.
Një vatër aktive raportohet edhe në fshatin Lukovë, të Himarës.
Në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, vazhdon vatra e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, terreni i vështirë po vështirëson ndërhyrjen në në shuarjen e flakëve.
Edhe në Dimal, në fshatin Goriçan, është përfshirë nga flakët një sipërfaqe me me ullinj.
Në fshatin Zagore, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe, zjarri ka përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe barishte, si pasojë e terrenit të vështirë dhe të paaksesueshëm nga mjetet është e vështirë vënia nën kontroll e vatrës, ndërsa ndërhyrja vazhdon me pompa shpine.
Zjarri vijon aktiv edhe në disa zona të Tiranës, si në vendin e quajtur “Mali i Bërzhitës”, fshati Ibë, dhe në Ballaj dhe Zhabjak të bashkisë Rrogozhinë.
Ndërsa në qarqet, Durrës, Dibër dhe Lezhë, situata është nën kontroll, ndërsa forca të shumta operacionale ndodhen në terren./abcnews.al