Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shiste doza kokaine/ Gjirokastër, vihet në pranga 33-vjeçari

Një 33-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Done deal”.

Shiste doza Kokaine në lagje të ndryshme të qytetit, arrestohet 33-vjeçari.

Ndërkaq, procedohen 2 shtetas që kishin blerë doza, nga i arrestuari.

Nga kontrollet, në banesën e të arrestuarit Dhionis Proko u gjetën doza Kokaine dhe 1 peshore elektronike, ndërsa në automjetin me të cilin lëviznin 2 të proceduarit, u gjet një sasi e vogël Kokaine, e dyshuar e blerë nga 33-vjeçari./abcnews.al

Kukës, nis aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Bizneset çmontojnë strukturat e vendosura në trotuare

Në Kukës, këtë të hënë ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike, ku bizneset kanë çmontuar vullnetarisht strukturat e vendosura në trotuare dhe hapësira të tjera të përbashkëta.

Sipas Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Kukës, të gjitha bizneset janë njoftuar paraprakisht për lirimin e hapësirave, ndërsa gjatë aksionit është hasur mirëkuptim nga ana e tyre. Drejtori i IMT-së, Admir Oruçi, u shpreh se procesi ka nisur pa kundërshtime,me biznese që kanë ndërhyrë vetë për çmontimin e konstruksioneve.

Fillimisht, ndërhyrjet po fokusohen në rrugët kryesore të qytetit, me synim heqjen e konstruksioneve metalike dhe lirimin e trotuareve për kalimin e qytetarëve.

Më pas, sipas Drejtorit Oruçi,aksioni do të shtrihet edhe në lagjet e Kukësit, ku verifikimet paraprake kanë konstatuar rrethime dhe zënie pa kriter të hapësirave publike.

Ndërhyrjet në Kukës, janë pjesë e aksionit të gjerë për lirimin e hapësirave publike në gjitha bashkitë e vendit./abcnews.al

Ulen kreditë e këqija/ BSH: Kreditë me probleme bien në 4 përqind të huave

Niveli i kredive me probleme mbetet i qëndrueshëm. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë qershorit niveli i kredive të këqia ose i kredive që nuk shlyhen në afat  rezultoi 4% nga  4.12% që u regjistrua në muajin maj.

nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë ulja e nivelit të huave që nuk paguheshin në kohë rezulton më e fortë .Në qershor të 2024 ato rezultonin  se ishin 4.70% Në total në bilancet e bankave janë tashmë 357 milione euro hua me probleme duke pësuar një ulje me 17 milionë euro nëse e krahasojmë me qershorin e vitit 2024.

Nëse shohim tendencën e ndjekur  nga raporti i kredive me probleme kundrejt totalit të kredive ka ardhur në rënie, duke prekur shifrat më të ulëta historike, ndikuar edhe nga performanca e mirë ekonomike.

Ky është një tregues mjaft optimist i cili konfirmon se aftësia paguese e qytetarve dhe e bizneseve është përmirësuar në vend.Po ashtu ndikim në këtë drejtim ka pasur edhe rritja e nivelit të punësimit

Qëndrueshmëria e  nivelit të kredive e me probleme është një sinjal pozitiv për sistemin bankar dhe përmirësimin e  gjendjes financiare të huamarrësve.

Tashmë norma e interesit ka  zbritur në 2.50% si një masë për të stabilizuar çmimet e konsumit por njëkohësisht  kjo ul edhe kosttot për qytetarët dhe bizneset që kanë një kredi në monedhën kombëtare.Kjo nënkupton që këstet e kredive të reja do të jenë më të lira se ato që janë aprovuar aktualisht.

Kriza e çmimeve,duket se nuk pati ndikim negativ në drejtim të aftësisë paguese të familjeve dhe bizneseve. Kjo ka bërë që gjatë dy viteve të fundit, kreditë me probleme të vijojnë tendencën rënëse, ndërsa sektori bankar ka vijuar huadhënien e cila vlerësohet në nivele të kënaqshme./abcnews.al

Aksident në Mamurras-Thumanë/ Përplasen dy automjete, tre persona të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin e vjetër Mamurras – Thumanë, ku tre persona kanë mbetur të plagosur. tre te plagosur.

Në aksident janë përfshirë dy autovmjete, njëra me shtetas ukrainas. Dy të rinj të plagosur janë dërguar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, ndërsa një grua që udhëtonte me shtetasin e huaj ndodhet jashtë rrezikut.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit./abcnews.al

“Aksioni për hapësirat publike, i domosdoshëm”/ Meçe: Tashmë po tregohet që ka vullnet

Analisti Arben Meçe thotë se pavarësisht se është i vonuar, aksioni për lirimin e hapësirave publike, është i domosdoshëm.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Meçe u shpreh se tashmë po tregohet vullnet.

Meçe shtoi se kryeministri Edi Rama ndërhyri lidhur me këtë aksion, pasi bashkitë nuk kanë punuar.

“Të zhduken këto ndërtime. Është i vonuar si aksion, por në të gjitha rastet, është i domosdoshëm. Është i domosdoshëm sepse kishin bllokuar lëvizjen e qytetarëve, nuk guxoje të futeshe nëpër lulishtet e Tiranës. Shqipëria është i vetmi vend i mbushur me kafene, tregon parazitizëm. Janë me dhjetëra raste kur qytetarët kanë kërkuar prishjen e ndërtimeve pa leje, por në vesh të kujt? Kemi dy vjet që nuk kemi lënë vend në bashki pa vajtur, por nuk ka pasur vullnet. Tashmë po shohim vullnet. Mjafton të kesh vullent, çdo gjë bëhet. Flitet për ndërtime pa leje. Thethi tregoi një fenomen të tmerrshme, u okupua për 3 muaj ajo hapësirë që duhet të jetë e virgjër. Ligji vonon, por nuk harron. Pse duhet të ndërhyjë kryeministri për një gjë që duhet të reagojë bashkia? Çfarë biznesi? Kafeneja nuk është biznes. Ja ku e ke Tiranën. Cili biznes u godit? Janë 4 kompani që kanë kapur Tiranën, te kafja është biznesi i Shqipërisë?”, theksoi ai./abcnews.al

Protestuesit në Izrael intensifikojnë presionin kundër planit për zgjerimin e luftës në Gaza

Mijëra protestues kanë dalë në rrugë në të gjithë Izraelin, për të kundërshtuar planin e qeverisë për të zgjeruar operacionin e saj ushtarak në Gaza.

Të premten, kabineti i sigurisë i Izraelit miratoi pesë parime për t’i dhënë fund luftës që përfshinin ‘marrjen e kontrollit të sigurisë’ mbi Rripin e Gazës, me ushtrinë izraelite që tha se do të “përgatitej për marrjen e kontrollit” të qytetit të Gazës.

Protestuesit, përfshirë anëtarët e familjeve të 50 pengjeve në Gaza, 20 prej të cilëve mendohet se janë ende gjallë, kanë frikë se plani vë në rrezik jetën e pengjeve dhe i kërkuan qeverisë të sigurojë lirimin e tyre.

Udhëheqësit izraelitë kanë hedhur poshtë kritikat ndaj planit të tyre, me kryeministrin Benjamin Netanyahu që tha se “kjo do të ndihmojë në lirimin e pengjeve tona”, transmeton Telegrafi.

Një grup që përfaqëson familjet e pengjeve tha në X: “Zgjerimi i luftimeve rrezikon pengjet dhe ushtarët – populli i Izraelit nuk është i gatshëm t’i rrezikojë ata”.

Një protestues Shakha, duke u tubuar në Jerusalem të shtunën, i tha BBC-së: “Ne duam që lufta të përfundojë sepse pengjet tona po vdesin atje dhe kemi nevojë që të gjithë të jenë në shtëpi tani”.

Zjarri në Poliçan/ Aktive vatra jashtë territorit të Uzinës Mekanike, flakët afrohen pranë disa banesave

Në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, vijon aktive një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte.

Flakët kanë kaluar mbi ujësjellësin dhe janë afruar pranë një grupi banesash si dhe pranë Azilit të të Moshuarve në qytet.

Në terren po punojnë forcat zjarrfikëse të bashkive Poliçan, Berat, Skrapar, Lushnje, Patos dhe Roskovec, të ndihmuara nga 60 trupa të Forcave të Armatosura dhe mbështetje nga ajri. Pavarësisht përpjekjeve intensive, zjarri ende nuk është shuar.

Forcat operacionale vijojnë punën me intensitet për ta vendosur nën kontroll.

Trump dëshiron të dëbojë të pastrehët nga Uashingtoni

Presidenti Donald Trump u zotua të dielën të dëbojë njerëzit e pastrehë nga kryeqyteti i vendit dhe të burgosë kriminelët, pavarësisht se kryebashkiaku i Uashingtonit argumentoi se nuk ka rritje të krimit aktualisht.

“Të pastrehët duhet të largohen MENJËHERË. Do t’ju japim vende për të qëndruar, por LARM nga kryeqyteti. Kriminelët, nuk keni pse të largoheni. Do t’ju fusim në burg aty ku ju takon”, shkroi Trump në platformën Truth Social.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të shpjegonte se çfarë autoriteti ligjor do të përdorte Trump për të dëbuar njerëzit nga Uashingtoni. Presidenti republikan kontrollon vetëm tokën dhe ndërtesat federale në qytet.

Trump po planifikon të mbajë një konferencë për shtyp të hënën për të “ndaluar krimin e dhunshëm në Uashington, DC”. Nuk ishte e qartë nëse ai do të njoftonte më shumë detaje rreth planit të tij të dëbimit atëherë.

Netanyahu: Nuk ka uri në Gaza. Kryeministri izraelit: Këto janë gënjeshtra

Benjamin Netanyahu tha se Izraeli ka lejuar dy milionë ton ndihmë.

Shumica e organizatave të ndihmës thonë se sasia e ndihmës që lejohet në Gaza është shumë më e ulët se ajo që nevojitet, shkruan Sky News.

“Nëse do të kishim një politikë urie, askush në Gaza nuk do të kishte mbijetuar pas dy vitesh lufte.”

Netanyahu tha se ekziston një “fushatë globale gënjeshtrash” kundër Izraelit.

Ai pretendon se Hamasi ka plaçkitur kamionët e ndihmës dhe se ushqimi i pambledhur është “kalbur” në kufi, duke fajësuar OKB-në për mosshpërndarjen e tij.

Azerbajxhani: Bashkëpunimi energjetik me Ukrainën nuk do të pengohet nga sulmet ruse

Presidenti i Azerbajxhanit dënoi të dielën sulmet ajrore ruse mbi objektet e naftës dhe gazit të Azerbajxhanit në Ukrainë, por tha se bashkëpunimi energjetik midis dy vendeve do të vazhdojë.

Ilham Aliyev zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

“Gjatë bisedës, të dyja palët dënuan sulmet ajrore të qëllimshme nga Rusia në një objekt magazinimi nafte në pronësi të SOCAR të Azerbajxhanit në Ukrainë, si dhe në objekte të tjera azerbajxhane dhe një stacion kompresori gazi që transporton gaz azerbajxhanas në Ukrainë”, tha shërbimi për shtyp i Aliyevit në një deklaratë.

Ata theksuan besimin e tyre se këto sulme nuk do të pengonin bashkëpunimin energjetik midis Azerbajxhanit dhe Ukrainës.0

Sherr për parkimin/ Shëngjin, goditet me sende të forta një person

Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e sotme në Shëngjin ka përfunduar me plagosjen e një personi. përplasja mes disa personave ka nisur për një vend parkimi dhe është përshkallëzuar në dhunë fizike.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunës, ku një prej të përfshirëve është goditur me sende të forta në kokë. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën mjekësore të specializuar.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar njërin prej autorëve të dyshuar, i cili aktualisht po merret në pyetje.

Ndërkohë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt./abcnews.al

Turqia: Vendet myslimane të bashkohen kundër planit të Izraelit për ta marrë nën kontroll Gazën

Vendet myslimane duhet patjetër të veprojnë të bashkuara dhe ta kundërshtojnë planin e Izraelit për ta marrë nën kontroll Qytetin e Gazës, tha të shtunën ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, pas bisedimeve në Egjipt.

Fuqitë rajonale, Egjipti dhe Turqia, e dënuan planin e Izraelit të premten.

Ankaraja tha se kjo shënon një fazë e re në atë që e quajti politikë “gjenocidale dhe ekspansioniste” të Izraelit, duke bërë thirrje për masa globale për të ndaluar zbatimin e tij.

Izraeli e mohon këtë përshkrim të veprimeve të tij në Gazë.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp në El Alamein me homologun e tij egjiptian, Badr Abdelatty, pas një takimi edhe me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, Fidan tha se Organizata për Bashkëpunim Islamik (OIC) ishte thirrur në një mbledhje urgjente.

Tërmeti me magnitudë 6.1 godet Turqinë

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi Turqinë perëndimore, sipas një njoftimi nga autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive në vend, AFAD.

AFAD tha se tërmeti ndodhi në provincën Balikesir, pranë qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit, por nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme në asnjë nga provincat e prekura.

Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya deklaroi se ekipet e emergjencës nga AFAD kishin filluar inspektimet rreth Stambollit dhe provincave fqinje, por se deri më tani nuk kishte marrë raporte negative.

Sipas AFAD, tërmeti goditi në një thellësi prej 11 km, ndërsa Qendra Gjermane e Kërkimit për Gjeoshkencat (GFZ) regjistroi tërmetin me magnitudë 6.19 dhe një thellësi prej 10 km./abcnews.al

 

Zjarr në Cërrik, rrezikohen banesa dhe biznese. Dyshohet i qëllimshëm

Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer pasditen e sotme në periferi të qytetit të Cërrikut duke shkaktuar pasoja të rënda në mjedis dhe duke rrezikuar seriozisht dhjetra hektarë me ullishta , vreshta, masive me shkurre , por edhe jetën e banorëve si edhe bizneset  lokale.

Vatra e zjarrit është përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe që nis pranë zonës së ish-uzinës së rafinerisë së naftës dhe është afruar në mënyrë të rrezikshme drejt zonave të banuara dhe qendrave të aktivitetit ekonomik. Era e fortë dhe mbizotërimi i temperaturave  të larta edhe në orët e vona të kësaj të diele kanë ndihmuar në përhapjen agresive të flakëve, duke e bërë situatën të vështirë.

Me dhjetëra punonjës të shërbimit zjarrfikës janë angazhuar në përpjekjet për izolimin e flakëve, të mbështetur nga një numër i konsiderueshëm mjetesh zjarrfikëse. Përveç forcave të zjarrfikëses së Bashkisë Cërrik, në ndihmë janë angazhuar edhe ekipet zjarrfikëse nga bashkitë fqinje të Peqinit, Elbasanit dhe Belshit, duke krijuar një bashkëpunim të koordinuar në terren për të përballuar emergjencën.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se për shkak të zjarrit është rrezikuar infrastruktura e disa bizneseve. Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale priten të jenë të konsiderueshme.

Paraprakisht raportohet se nga flakët është shkrumbuar një mini kombinat druri .Ndërkohë, policia dhe grupet hetimore kanë nisur verifikimet për të zbuluar shkakun e shpërthimit të zjarrit, i cili mbetet ende i paqartë. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme , por edhe për shkaqe të lidhura me faktorë të temperaturave të larta.

Nuk përjashtohet as mundësia e një zjarri të shkaktuar nga pakujdesia njerëzore apo faktorë të tjerë . Por edhe dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike e rrjetit të Tensionit të Lartë  dhe këputja e përcjellësit të kësaj linje.Situata po monitorohet nga autoritet e bashkisë Cërrik.

Situatë kritike në Finiq/ Evakuohen fshatrat në Finiq, ndërhyrje nga ajri

Nga 21 vatra zjarri të raportuara gjatë 24 orëve të fundit në vend, 14 prej tyre vijojnë ende aktive.

Në bashkinë Finiq, flakët kanë kaluar në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam. Ndërsa ndërhyrja ka nisur edhe nga ajri me avionin Kroat Canadair.

Në vendin e quajtur “Rëzom”, në afërsi të Tunelit të Skërficës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, për shkak të terrenit të thyer është e vështirë të operohet me mjete nga toka.

Një vatër aktive raportohet edhe në fshatin Lukovë, të Himarës.

Në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, vazhdon vatra e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, terreni i vështirë po vështirëson ndërhyrjen në  në shuarjen e flakëve.

Edhe në Dimal, në fshatin Goriçan, është përfshirë nga flakët një sipërfaqe me me ullinj.

Në fshatin Zagore, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe, zjarri ka përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe barishte, si pasojë e terrenit të vështirë dhe të paaksesueshëm nga mjetet është e vështirë vënia nën kontroll e vatrës, ndërsa ndërhyrja vazhdon me  pompa shpine.

Zjarri vijon aktiv edhe në disa zona të Tiranës, si në vendin e quajtur “Mali i Bërzhitës”, fshati Ibë, dhe në Ballaj dhe Zhabjak të bashkisë Rrogozhinë.

Ndërsa në qarqet, Durrës, Dibër  dhe Lezhë, situata është nën kontroll, ndërsa forca të shumta operacionale ndodhen në terren./abcnews.al

Organizata e kokainës/ Mbeten në burg 7 të arrestuarit, detyrim paraqitje për dy shoferët

Gjykata e Posacme ka lënë në burg 7 nga të arrestuarit në kuadër të operacionit të SPAK, ku u godit grupi i Çopjave që akuzohet se trafikoi 28 ton kokainë në Evropë, nga të cilat 17 ton u kapën. Për njërin lehtësohet masa e sigurisë.

Ervis Çela, i cili së bashku me Franc Çopjan ishte kreu i organizatës kriminale që solli 28 ton kokainë nga Amerika latine në Evropë për vetëm 2 ngarkesa, është lënë në burg të dielen nga Gjykata e Posaçme në Tiranë.

Pas seancës GJKKO konfirmoi arrestet me burg edhe për 6 të prangosur të tjerë, Albin Çela alias Defrim Çela, Petrit Lakatos alias Petrit Sulejmani, Renato Musaku, Gert Çerma, Marenglen Kamami dhe Elidon Çela. I vetmi nga 8 të prangosurit për të cilin Gjykata ka zbutur masën e sigurisë është Riza Çela, të cilin e ka çuar në arrest shtëpie.

Togat e zeza kanë konfirmuar edhe masën “detyrim paraqitje” për dy shoferë autobusësh, Kujtim Gjyla dhe Ditjon Pepa.

Në kërkim vazhdojnë 5 të tjerë.

Të premten SPAK zhvilloi operacion në disa qytete të vendit, kryesisht në Elbasan, Tiranë, Durrës e Lushnjë për të zbatuar 16 masat e sigurie, 14 arreste me burg dhe 2 detyrim paraqitjeje, për organizatën kriminale të Çopjave.

Pokuroria e Posaçme njoftoi se Franc Çopja dhe Ervis Çela, të evidentuar si krerë të organizatës, operonin në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet e kokainës drejt porteve evropiane dhe investonoin fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj./abcnews.al

Zjarret, 14 vatra aktive/ Ministri Vengu: Pritet ardhja e helikopterëve nga Emiratet Arabe, Greqia dhe dy vende të BE

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu thotë se në vend, 14 vatra zjarri janë ende aktive.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vengu shprehet se avioni Canadair kroat ka operuar në Krane të Finiqit dhe Lukovë të Himarës.

Vengu shtoi se pritet ardhja e dy helikopterëve të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe, 1 Canadair nga Greqia dhe dy helikopterë të mekanizmit evropian nga Çekia dhe Sllovakia.

“Vëmendje dhe angazhim maksimal në terren nga Forcat e Armatosura, Forcat zjarrfikëse dhe ato të Policisë për të siguruar zonat e banuara përreth të cilave po punojmë për të krijuar perimetër sigurie në të gjitha vatrat problematike.

Që nga mëngjesi i sotëm janë evidentuar 21 vatra zjarri në vend, prej të cilave 7 janë shuar dhe 14 vijojnë aktive.

Avioni Canadair kroat ka operuar aty ku nevoja ka qenë më e madhe, në Krane të Finiqit dhe Lukovë të Himarës, ndërsa ekuipazhet e Bazës Ajrore Farkë kanë ndërhyrë në Ballaj dhe Zhabjak të Rrogozhinës dhe aktualisht në Poliçan, ku flakët nuk rrezikojnë perimetrin e ish-Kombinatit Mekanik.

Misionet nga ajri dhe ndërhyrja nga toka në këto zona kanë ulur rrezikun për banorët, shtëpitë dhe bizneset, por situata vazhdon të mbetet dinamike si pasojë e erërave të forta dhe temperaturave të larta që do të vazhdojnë të dominojnë në vend.

Gjatë orëve të ardhshme, flotës në veprim do t’u bashkohen edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe, 1 Canadair nga Greqia dhe dy helikopterë të mekanizmit evropian nga Çekia dhe Sllovakia të cilët do dislokohen që sonte në Rinas dhe Bazën Ajrore të Kuçovës.

Sakaq, Komiteti Shtetëror i Emergjencave Civile ka urdhëruar rritjen e gatishmërisë së Bashkive në nivelin maksimal në mbarë vendin teksa forcat operacionale janë të angazhuara në çdo vatër që konsiderohet kritike në territor.”, shkruan Vengu.

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus në Krime

Forcat ukrainase thuhet se kanë shkatërruar një radar të rrallë rus të lidhur me sistemin më të ri të mbrojtjes ajrore dhe raketore S-500 “Prometey” të vendit, sipas portalit të mbrojtjes Militarnyi.

Raporti, duke cituar komunitetin e inteligjencës me burim të hapur CyberBoroshno, tha se kjo u zbulua në pamjet e publikuara nga Drejtoria e Inteligjencës së Mbrojtjes (GUR) e Ukrainës, që tregonin sulme me dronë nga njësia e forcave speciale “Prymary” kundër instalimeve të radarëve në gadishullin e pushtuar Krime.

“Videoja e djeshme nga GUR na tërhoqi vëmendjen për shkatërrimin e një radari 96L6 nga sistemi S-400 – përveç se nuk ishte një 96L6”, shkruajnë analistët e CyberBoroshno.

“Ne analizuam tiparet vizuale të objektivit dhe mund të themi se ky është radari më i fundit 98L6 ‘Yenisei’, i cili është radari standard për sistemin S-500 ‘Prometey’”, thanë ata ndër të tjera.

Testet për 98L6 “Yenisei” u kryen midis viteve 2020 dhe 2021, dhe të dhënat nga burime të hapura tregojnë se ai u pranua zyrtarisht në shërbim në prill 2021.

❌