RTK në krizë të thellë financiare: 700 punëtorë mbi dy javë pa paga, paralajmërohen protesta
Mungesa e pagave për muajin korrik ka futur në krizë ekonomike mbi 700 familje të punonjësve të Radio Televizionit të Kosovës, ndërsa bllokimi i Kuvendit ka pamundësuar ekzekutimin e buxhetit për paga, duke nxitur paralajmërime për protesta të pandërprera.
Radio Televizioni i Kosovës (RTK) po përballet me një krizë të rëndë financiare, që ka lënë mbi 700 punëtorë pa paga për më shumë se dy javë.
Situata ka shkaktuar reagime të ashpra nga punonjësit, sindikatat dhe një pjesë e spektrit politik, ndërsa zgjidhja ende nuk është në horizont.
Mungesa e pagave pĂ«r muajin korrik ka nxitur punonjĂ«sit e RTK-sĂ« tĂ« paralajmĂ«rojnĂ« njĂ« protestĂ« paqĂ«sore mĂ« 18 gusht 2025, nga ora 09:30 deri nĂ« 10:30, para objektit tĂ« institucionit nĂ« rrugĂ«n âXhemail Prishtinaâ nĂ« PrishtinĂ«.
Organizatorët kanë theksuar se protesta nuk do të ndikojë në rendin publik dhe se kërkesa e tyre është e qartë: ekzekutimi i menjëhershëm i pagave.
Protestës i është bashkuar edhe Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK), e cila ka paralajmëruar mobilizim të përgjithshëm dhe vazhdim të aktiviteteve sindikale deri në përmbushjen e kërkesave. Sindikata ka rikujtuar se një protestë e ngjashme është mbajtur më 6 gusht dhe ka paralajmëruar se, nëse deri para datës së protestës pagat ekzekutohen, ajo do të anulohet.
âKĂ«rkesa jonĂ« Ă«shtĂ« e vetme dhe e qartĂ«: ekzekutimi i menjĂ«hershĂ«m i pagave, Ky angazhim dĂ«shmon se veprimet tona kanĂ« tĂ« vetmin qĂ«llim, sigurimin e pagave, jo interesa personaleâ thekson sindikata.
Sindikata njoftojnë se në rast se pagat ekzekutohen para datës së protestës, ajo do të anulohet, dhe do të pasojë një njoftim zyrtar për këtë.
Redaktorja e RTK-sĂ«, Pranvera Munishi, ka akuzuar qeverinĂ« pĂ«r âakt tĂ« ftohtĂ« çnjerĂ«zieâ ndaj punĂ«torĂ«ve, duke thĂ«nĂ« se ligji duhet tĂ« shĂ«rbejĂ« pĂ«r mbrojtjen e jetĂ«s dhe funksionit institucional, e jo si mjet pĂ«r tĂ« fshehur mungesĂ«n e vullnetit politik. Ajo ka kĂ«rkuar bashkim tĂ« gazetarĂ«ve dhe ka akuzuar pushtetin pĂ«r arrogancĂ« e shpĂ«rfillje.
Ndërkohë, SPERTK ka reaguar edhe ndaj deklaratave të zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se nuk ka rrugë ligjore për alokimin e mjeteve për pagat e RTK-së pa vendim të Komisionit Parlamentar për Buxhet të Kuvendit. Sindikata ka kujtuar se në raste të ngjashme në të kaluarën është gjetur zgjidhje dhe se dëmi nga mos pagesa është shumëfish më i madh se çdo pengesë procedurale.
Kryeziu ka këmbëngulur se RTK është institucion që i raporton Kuvendit dhe se vetëm ky organ mund të miratojë transferimin e mjeteve.
Sipas tij, vonesa vjen për shkak se partitë opozitare nuk kanë votuar për konstituimin e Kuvendit, ndërsa çdo zgjidhje jashtë këtij procesi do të ishte joligjore.
âRTK Ă«shtĂ« institucion i themeluar nga Kuvendi, i raporton atij dhe Kuvendi Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r sigurimin e financimit adekuat. Kuvend nuk kemi sepse partitĂ« opozitare nuk kanĂ« votuar deri mĂ« tash pĂ«r konstituimin e tij. PĂ«r tĂ« transferuar nĂ« llogari bankare mjetet qĂ« janĂ« tĂ« ndara pĂ«r RTK-nĂ«, siç po bĂ«nĂ« thirrje AGK, duhet vendim nga Komisioni Parlamentar pĂ«r Buxhet i Kuvendit, siç parasheh Neni 11, paragrafi 11 i Ligjit pĂ«r Ndarjet Buxhetore. Pa njĂ« vendim tĂ« kĂ«tij komisioni nuk Ă«shtĂ« i mundur transferimi i mjeteve. Andaj Ă«shtĂ« absurde qĂ« zgjidhja pĂ«r situatĂ«n nĂ« RTK tĂ« kĂ«rkohet pĂ«rmes rrugĂ«ve e mĂ«nyrave joligjore, e edhe mĂ« shumĂ« absurde Ă«shtĂ« qĂ« kjo mĂ«nyrĂ« e tĂ« vepruarit tâi kĂ«rkohet qeverisĂ«â.
Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundoqi, ka deklaruar se është arritur një modalitet i ligjshëm për ndihmë nga Qeveria deri në konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka bërë të ditur se kërkesa zyrtare për kredi është dorëzuar në Ministrinë e Financave dhe po trajtohet me prioritet.
âPĂ«r shkak tĂ« pamundĂ«sisĂ« pĂ«r tĂ« komunikuar drejtpĂ«rdrejt me themeluesin tonĂ«, Kuvendin e KosovĂ«s, ne iu kemi drejtuar QeverisĂ« sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, me tĂ« cilĂ«n kemi shqyrtuar tĂ« gjitha mundĂ«sitĂ« pĂ«r tejkalimin e gjendjes. GjatĂ« kĂ«saj periudhe janĂ« shqyrtuar alternativa tĂ« shumta, derisa kemi arritur bashkĂ«risht te njĂ« modalitet i ligjshĂ«m qĂ« mundĂ«son ndihmĂ«n e QeverisĂ« pĂ«r RTK-nĂ« deri nĂ« konstituimin e Kuvendit. KĂ«rkesa jonĂ« zyrtare pĂ«r kredi Ă«shtĂ« dorĂ«zuar nĂ« MinistrinĂ« e Financave dhe ajo po trajtohet me prioritet. Presim qĂ« shumĂ« shpejt ajo tĂ« realizohet, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ne tĂ« vazhdojmĂ« normalisht punĂ«n tonĂ«â, ka shkruar ai.
Situata ka marrë edhe përmasa politike. Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë ish-Kabinetin Kurti, të cilin e akuzon se ka lënë pa paga punonjësit e RTK-së, ndërsa ka marrë paga për vetë ministrat.
Ajo e ka cilësuar këtë si mungesë të përgjegjësisë dhe krahasuar me qasjen e qeverisë së saj në vitin 2021, kur sipas saj u gjet një zgjidhje ligjore për të mos lënë punëtorët pa të ardhura.
PunĂ«torĂ«t e RTK-sĂ« duhet tĂ« paguhen, askush sâka tĂ« drejtĂ« tĂ« luajĂ« me fatin e 700 familjeve. NĂ«ntoka e LĂ«vizjes VetĂ«vendosje, e cila pĂ«r gati pesĂ« vjet nĂ« pushtet me kontroll absolut nĂ« pothuaj tĂ« gjitha institucionet, nuk ka gjetur asnjĂ« shkelje, as pĂ«r Avdullah Hotin, as pĂ«r mua, sot po i bĂ«n thirrje ProkurorisĂ« Speciale tĂ« merret me ne, kinse paskemi bĂ«rĂ« shkelje nĂ« vitin 2021 kur nuk i kemi lĂ«nĂ« punĂ«torĂ«t e RTK-sĂ« pa paga. Jo, nuk ka qenĂ« shkelje ligjore. Vendimi i vitit 2021 ka qenĂ« zgjidhje pragmatike brenda ligjit, sepse ne nuk kemi pasĂ« fytyrĂ« si ju me marrĂ« paga pĂ«r vete dhe me i dĂ«nu 700 punĂ«torĂ« tĂ« Radio Televizionit Publik.â
Nga ana tjetër, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se po bëhet abuzim me pagat e gazetarëve të RTK-së. Sipas saj, qeveria po përdor buxhetin si mjet presioni politik, duke financuar projekte të dyshimta jashtë ligjit, ndërkohë që 700 familje mbeten pa të ardhura.
âGjysma e gushtit ka kaluar, por 700 punĂ«torĂ« tĂ« RTK-sĂ« dhe familjet e tyre ende nuk e kanĂ« marrĂ« pagĂ«n e korrikut. 700 familje qĂ« presin tĂ« mbulojnĂ« faturat, ushqimin dhe nevojat e pĂ«rditshme â tĂ« bllokuara nga vendime politike. Qeveria pĂ«rdor buxhetin si mjet presioni politik, duke ndarĂ« miliona pĂ«r projekte tĂ« dyshimta jashtĂ« Ligjit pĂ«r Buxhet. Ky Ă«shtĂ« sulm i hapur ndaj lirisĂ« sĂ« medias dhe tentativĂ« pĂ«r ta nĂ«nshtruar RTK-nĂ« politikisht. Ky abuzim duhet tĂ« marrĂ« fund tani.â
Ndërkohë që palët akuzojnë njëra-tjetrën dhe përgjegjësia hidhet nga Kuvendi tek Qeveria, nga Qeveria tek opozita, punëtorët e RTK-së vazhdojnë të punojnë pa pagë.
Kriza e pagave në RTK nuk është thjesht një problem financiar i brendshëm, por një pasojë direkte e bllokimit institucional në vend. Me Kuvendin e Kosovës ende të pakonstituuar, nuk ka organ funksional që të miratojë vendimin për ekzekutimin e buxhetit të pagave të punonjësve. Ligji e bën të qartë se fondet për RTK-në duhet të kalojnë përmes vendimit të Komisionit Parlamentar për Buxhet, i cili aktualisht nuk ekziston si pasojë e mosfunksionimit të Kuvendit.
Â
Â
The post RTK në krizë të thellë financiare: 700 punëtorë mbi dy javë pa paga, paralajmërohen protesta appeared first on Revista Monitor.