Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tharja e syve nga telefoni, kujdesi që duhet të tregoni

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që lubrifikojnë syrin. Një nga arsyet kryesore që shkakton tharjen e syve është përdorimi i tepërt i telefonave celularë por edhe kompjuterave. Tharja e syrit është shumë e parehatshme sepse shoqërohet me djegie. Syri ka tendencën të thahet në situate të caktuara ku…

Source

“PRINCIPE International Luxury”, marka e luksit hap zyrën e saj të re në Shqipëri

PRINCIPE International Luxury, agjencia imobiliare e specializuar në segmentin e nivelit të lartë, njofton zyrtarisht hapjen e saj në Tiranë. Një hap strategjik që synon të ndërthurë ekselencën italiane me potencialin e tregut shqiptar, duke sjellë një qasje të re në pasuritë e paluajtshme të luksit. Në bashkëpunim të ngushtë me studio italiane dhe shqiptare të arkitekturës dhe inxhinierisë…

Source

Shqipëri–Letoni, dalin në shitje biletat fizike pranë stadiumit “Air Albania”

Federata e Futbollit njofton se nga sot të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares kanë mundësi të blejnë biletat edhe fizikisht për ndeshjen e 9 shtatorit, Shqipëri – Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se biletat mund të sigurohen pranë pikës së shitjes që ndodhet tek hyrja e tribunës kryesore të stadiumit “Air…

Source

Në kërkim për trafik droge, arrestohet 46-vjeçari në Malin e Tomorrit

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim nga GJKKO është arrestuar nga policia në Malin e Tomorrit. Në kudër të operacionit “Operacionalja” u vu në pranga shtetasi me iniciale D.B.,lindur dhe banues në Durrës. Në vitin 2023, atij i ishte caktuar arrest me burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal.

Source

Ministri gjerman: Putin mos të ketë iluzione për mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainë

Ministri gjerman:Putini nuk duhet të ketë iluzione për mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duhet ta ketë të qartë se mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën nuk po zbehet, tha të hënën ministri i Financave dhe zëvendëskancelari gjerman, Lars Klingbeil, pasi mbërriti në kryeqytetin ukrainas, Kiev, për një vizitë të paparalajmëruar. “Putini nuk duhet të ketë…

Source

Ndarja papritur nga jeta e Artur Zhejit, sot homazhet për gazetarin e ndjerë në Universitetin e Arteve të Bukura

Ditën e sotme, (25 gusht 2025), do të zhvillohen homazhe për gazetarin dhe publicistin e njohur Artur Zheji, i cili u nda papritur nga jeta më 23 gusht në Sarandë, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak. Homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura, duke ofruar mundësinë për miqtë, kolegët dhe qytetarët që ta nderojnë kujtimin e tij.

Source

Velipoja, destinacioni i preferuar i turistëve për hapësirën dhe pastërtinë

Plazhi i Velipojës vazhdon të mbetet një ndër destinacionet më të frekuentuara të bregdetit shqiptar, duke tërhequr pushues vendas dhe të huaj çdo sezon veror. Hapësira e gjerë publike dhe pastërtia janë dy nga arsyet kryesore që turistët zgjedhin këtë plazh për të kaluar pushimet. Pushuesit shprehen se ndihen të lirë dhe komodë falë sipërfaqes së bollshme që ofron Velipoja…

Source

Zjarr masiv pranë hekurudhës Fier-Vlorë, tymi mbulon qytetin

Një zjarr i madh ka përfshirë këtë të shtunë një sasi të konsiderueshme trarësh prej druri të vendosur pranë hekurudhës Fier-Vlorë. Flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa shtëllunga tymi janë përhapur mbi qytetin e Fierit dhe zonat përreth, duke shqetësuar banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por raportohet se dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Source

Mbahet Panairi i Librit në Shëngjin, Ndreu: Kërkojmë ta kthejmë në një traditë

Mes zhurmës së detit dhe gjallërisë së verës, në Shëngjin po zhvillohet për herë të parë panairi i librit “Valë dhe Fjalë”. Pjesë e këtij eventi kulturor janë bërë mbi 20 shtëpi botuese me qindra tituj të rinj librash, si dhe shumë autor nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët ndajnë eksperiencat dhe emocionet e tyre me lexuesit. Shkrimtaret pjesëmarrës thonë se panaire të tilla, janë një mundësi e…

Source

Doris Pack mesazh për opozitën: S’mund të qëndrojnë vetëm në rrugë!

Ish-eurodeputetja Doris Pack, ka komentuar në News24 situatën politike në Shqipëri, ku theksoi se opozita duhet të vazhdojë betejën e saj edhe në Parlament, jo vetëm në rrugë. Ajo u shpreh se deputetët e opozitës duhet të shkojnë në Kuvend dhe të gjejnë argumentet për të gjetur mënyrën të bëjnë politikë me shumicën dhe se nuk mund të qëndrojnë jashtë. “Berisha do vazhdoj betejën…

Source

Shkarkohet shefi i inteligjencës ushtarake amerikane

Pentagoni ka shkarkuar kreun e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, thanë të premten një zyrtar i lartë i mbrojtjes dhe një senator. Ky vendim erdhi disa javë pasi agjencia hartoi një raport paraprak që kundërshtonte pretendimin e Presidentit Trump se lokacionet bërthamore të Iranit ishin “zhdukur” në sulmet ushtarake amerikane. Gjeneral-lejtnant i Forcave Ajrore Jeffrey Kruse është…

Source

Trafik i rënduar në aksin Rrëshen-Milot, automjetet në radhë për disa orë

Kjo fundjavë gushti po shoqërohet me një fluks të madh mjetesh në Rrugën e Kombit. Më problematik është segmenti nga Rrësheni në Milot dhe në drejtim të Lezhës. Dyndja e shqiptarëve të Kosovës drejt bregdetit ka krijuar radhë të gjata automjetesh që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune. Për të përshkuar rreth 17 km rrugë, qytetarët presin deri në 3 orë. Ata thonë se kjo situatë…

Source

❌